
Aktori i mirënjohur i serialit O sa mirë, Jeton Zogiani këtë javë bëri publik lajmin për kyqjen e tij në politikë.
Në intervistën e dhënë për Fliltet.se ai foli për këtë vendim dhe për dallim që ai do ta ketë nga politikanët tjerë.
“Parimi im është që do të jem një militant syhapur, jo një militant i verbër. Nuk është gjithçka zi edhe terr të tjerët çka bëjnë. Secili që garon në këtë kompeticion e ka një ide për të mirën e këtij vendi”, tha Zogiani, duke shtuar se ai do të jetë zëri kumbues i popullit në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Zogiani gjithashtu theksoi se nuk ka shtet te keq, janë vetë qytetarët ata që duhet të punojnë për të arritur diçka në jetë.
Advertisement
Loading...





























