fbpx
Friday, May 1, 2026
Home Blog Page 6

Bardhi nga Maqedonia, reagon për herë të parë nëse është në lidhje me Anën

Prej ditësh në media po qarkullohet një romancë e mundshme mes reperit Bardhyl Idrizi dhe konkurrentes aktuale të përputhen, Ana. Gjithçka nisi pas story-ve të panumërta të Anës duke dëgjuar këngën e Bardhit, “Betohemi”, për të cilën tregonte se e kishte të preferuar.

Madje, pëlqimi i këngës nuk kishte mbetur me kaq, por dy të rinjtë ishin takuar dhe në rrjet qarkulloi më herët një video e tyre së bashku.Por kjo nuk është hera e vetme kur Ana dhe Bardhi janë parë së bashku.

Burime për “Prive” i kishin kapur sërish “mat” të rinjtë, teksa zbrisnin së bashku nga makina. Siç dihet sipas rregullores së “Për’puthen’, asnjëri prej konkurrentëve s’duhet të krijojë lidhje jashtë emisionit, për sa kohë “po lufton” për të gjetur dashurinë në ekran dhe po del në takime me djemtë në emision.

Por, si qëndron puna e lidhjes së Anës dhe Bardhit?

Ky i fundit, teksa ishte i ftuar në emisionin dhe afterparty-n e Luana Vjollcës, tregoi më në fund statusin e tij aktual.

“Në lidhje apo single?”- ishte pyetja të cilës Bardhi iu përgjigjij “Single”, duke mos lënë dyshime për asgjë më shumë me Anën.

(VIDEO) Në prag të 22 Nëntorit, vjen videoja e parë 3D kushtuar alfabetit shqip për fëmijët

Në prag të Ditës së Alfabetit shpaloset videoja e parë 3D kushtuar alfabetit shqip për të gjithë fëmijët

Stella dhe Sani janë heronjtë e animacioneve të para 3D në gjuhën shqipe dhe kanë për qëllim edukimin e më të rinjve duke krijuar material me cilësie të lartë, ku do të afirmohet gjuha amtare, si dhe do të zhvillohet imagjinata fëmijërore me muzikë dhe lojëra adekuate për moshën e tyre.

Ky projekt vjen në momentin e duhur, kur imagjinata e lirë e fëmijëve dhe padyshim edhe e të  rriturve, është më e nevojshme se kurrë dhe është kyçe për zhvillimin e fëmijës në ato vite jashtëzakonisht të rëndësishme.

Projekti prezantohet në prag të Ditës së Alfabetit, 22 nëntor, me një video origjinale e cila pritet të jetë kënga e preferuar e çdo fëmije.

“E pritëm këtë datë për të filluar projektin Stella dhe Sani që nisma të ketë jehonë edhe më të madhe dhe Dita e Alfabetit në vitin 2020 të festohet me një këngë dhe video të veçantë për shkronjat tona të arta. Përpos kësaj video, në vijim do ketë edhe video të tjera që përfshijnë: mësimin për kafshët, nxitja e shprehive për higjienë personale dhe rruajtjen e mjedisit jetësor, shoqëri dhe bashkëjetesë multietnike, tolerancë dhe miqësi, mësim i ngjyrave, sendeve, rrethinës etj.  – shprehet Bleta Begu, një nga udhëheqëset e projektit.

Televizioni Alsat M do t’i shfaqë ekskluzivisht të gjitha videot e projektit duke filluar nga videoja e alfabetit të cilën mund ta ndiqni që sot.

Animacionet janë krijuar nga studioja e mirënjohur nga Maqedonia e Veriut për produksion dhe post produksion filmik “Vertigo Visual”. Deri më tani, kjo studio ka punuar efekte vizuale për më shumë se 50 filma të kategorisë së parë (A) në Hollivud, hite të njohur si Spiderman 5, Black Panther si dhe fitues të shumë çmimeve në festivale prestigjioze ndërkombëtare.

Tekstet e këngëve në shqip janë të shkruar nga gazetari, aktivisti dhe tekst-shkruesi Petrit Saraçini. “Kur bëhesh prind e kupton mungesën e materialeve në gjuhën amtare dhe prandaj fëmijët zgjedhin materiale në gjuhë të huaj. Me shumë kënaqësi e pranova ftesën për projektin “Stella dhe Sani” që të bëjmë diçka cilësore për fëmijët tanë dhe gjeneratat që vijnë. Nuk ka dyshim që këta do jenë miqtë më të mirë të fëmijëve, shumë shpejt.” – shprehet Petriti.

Projekti është i mbështetur nga Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik në suaza të thirrjes publike për kofinancim të granteve për komercializim të inovacioneve që mundësojnë qasje në përmbajtje kreative dhe cilësore.

Miley Cyrus e bën Dua Lipën si vetja, bota pret bashkëpunimin e fuqishëm

Fansat e Dua Lipës dhe Miley Cyrus kanë pritur prej disa kohësh që bashkëpunimi i tyre i paralajmëruar të publikohet dhe më në fund duekt se dita e tyre erdhi. Artistet e njohura kanë pasur në plan të bashkëpunojnë që në fillim të 2020 e megjithatë kushtet dhe rrethanat kanë bërë që projekti i tyre të vijë vetëm tani dhe sot, 19 nëntor, kënga “Prisoner” më në fund do të jetë në treg, së bashku me një videoklip.

Dua Lipa ka publikuar trailer-in, ose më mirë të themi video-n përmbledhëse të asaj që do të shohim më vonë dhe duket se këngëtarja shqiptare do të vijë nënjë version që nuk e kemi parë deri më tani. Në video, artistet shfaqen shumë seksi, por të rrëmujshme, me energji të çmendur e madje edhe si “gjakpirëse”. Sigurisht që këtë version të Miley-t e kemi parë, shpesh erë do thonim, por këtë radhë ajo duket se ka bërë edhe Duan “si veten”.

Ky bashkëpunim i tyre në fakt ishte menduar të ishte pjesë i albumit të dytë, shumë të suksesshëm të Duas,  “Future Nostalgia”, mirëpo planet ndryshuan dhe këngëtaret vendosën të punonin diçka tjetër dhe rezultati është pikërisht “Prisioner”.

Bebe Rexha i fton fansat e saj të kalojnë një natë me të

Që në fillimet e saj, Bebe Rexha është shquar për origjinalitetin dhe moskokçarjen që tregon në skenë apo në intervista të ndryshme. Mirëpo, ftesa që përgatiti këngëtarja me origjinë shqiptare për fansat ditën e sotme i kaloi pritshmëritë.

“Një natë me Bebe Rexhën” – kështu titullohet eventi virtual që do të mbahet me këngëtaren e njohur në datën 17 dhjetor të këtij viti.

Ky event do të jetë një koncert akustik virtual që Bebe do të mbajë në bashkëpunim me kompanitë “LivexLive” dhe “American Express”, i cili do të t’u mundësojë fansave të dëgjojnë dhe shohin live performancat e këngëve të tyre të preferuara.

Biletat kanë dalë tashmë në shitje dhe çmimet fillojnë nga 9,99 dollarë për biletat standarte ndërkohë paketat VIP variojnë në bazë të përmbajtjes së tyre.

Kujtojmë se koncert të ngjashëm pritet të mbajë edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Dua Lipa në 27 nëntor, “Studio2054”.

Pasuria e Jennifer Lopez është 400 milion dollarë, por ajo do të bëjë më shumë

Në fillim të kësaj jave, Jennifer Lopez lançoi kompaninë e saj të re: J.Lo Beauty. Dhe ndërsa thotë se e gjithë kjo është realizimi i një ëndrre të përjetshme, ajo nuk do të ndalet për më tej. Në një intervistë për WSJ Magazine, Lopez tha se vetëm sepse po ndërton një ‘perandori’ nuk do të thotë se ajo nuk mund të ndërtojë edhe tre ose katër më shumë. Ajo shton gjithashtu se së bashku me bashkëshortin Alex Rodriguez, ndihet sikur mund të bëjë gjithçka:

“Pse mos të ndërtojmë jo një biznes me miliarda dollarë, por tre ose katër?”

Ajo vazhdoi duke thënë se lançimi i produkteve të kujdesit ndaj lëkurës ishte diçka që Rodriguez e shtyu atë të bënte. Ajo thotë se është gati për më shumë, veçanërisht pasi ka mbështetjen e tij për t’i bërë të gjitha.


“Kur Alex hyri në jetën time, më thoshte gjithmonë:” Le të ndërtojmë kompaninë tënde të kujdesit për lëkurën. Kjo është një ëndërr e jotja. Le ta bëjmë së bashku. Le ta zotërojmë atë “-tha ajo. “‘Është sikur dikush të sjell diçka të re sa hap dhe mbyll sytë- është si një horizont i zgjeruar.”

Lopez tha se shpirti i tyre i përbashkët i sipërmarrjes është diçka që i lidh ata dhe i shtynë të përpiqen për më shumë. Pjesë e fjalimit për J.Lo Beauty është frymëzimi për gratë që dëshirojnë sipërmarrjen.

“Ndihem rinore dhe ndjehem e fuqishme dhe dua t’u tregoj grave se si të jenë të fuqishme.”

Kujtojmë që sipas Forbes, pasuria Neto e Jennifer Lopez është 400 milionë $

George Clooney është ndjerë i pa lumtur si beqar, derisa takoi gruan e tij Amal

George Clooney nuk mund të tregohej më romantik se kaq! Në një intervistë të tij të fundit aktori ka deklaruar se ka qenë i paplotësuar para se të njihte Amalin, e thënë kjo nga një prej burrave të më të dëshiruar të Hollywood-it e që është komentuar për lidhjet me aktore të listës A, nga Renee Zellweger tek Krista Allen e Stacy Keibler.

“Kisha punë, kisha miq, gjithçka shkonte mirë. Por nuk e kuptoja sa i paplotësuar isha derisa njoha Amalin. Aty gjithçka ndryshoi. Aty kuptova se më kishte munguar diçka e madhe”-u shpreh Clooney.

Aktori e takoi Amalin në vitin 2013 dhe ishte dashuri me shikim të parë. Një vit më pas çifti u martuan. Clooney tha se martesa e ka ndryshuar pasi nuk e kishte vendosur ndonjëherë veten në atë pozicion ku jeta e dikujt tjetër të ishte më e rëndësishme se e tija. Në vitin 2017 çifti u bënë prindër të dy binjakëve.

Gjatë intervistës Clooney tregoi se pandeminë e ka kaluar duke qëndruar në shtëpi i izoluar. “Kam prerë flokët e mi, të fëmijëve, kam bërë punë shtëpie çdo ditë”-tha aktori.

Afrona publikon momentet e para kur dilte me Bleron, në takimet e dashurisë

Ndonëse për Bleron dhe Afronën koha ka kaluar, ata vazhdojnë të mbeten ndër dyshet më simpatike të ‘showbiz-it’. Kujtojmë se në shtator të vitit 2019, Blero dhe Afrona e kurorëzuan dashurinë dhe lidhjen disavjeçare në martesë në Gjirin e Lalzit mes njerëzve të tyre më të dashur.

Pranë apo larg Bleros, Afrona Dika bëhet shpeshherë nostalgjike për gjithë kohën që ka kaluar deri më tani me partnerin e saj. Edhe me fotot e fundit ajo ka kthyer disa kujtime pas, që nga koha kur ishte ende një brune, e deri tani që është bionde.
“Koha fluturon. Kur ishim të rinj”, ka shkruar Dika krah pozave të ëmbla me Bleron, duke shkëmbyer përqafime e shumë dashuri.

Pas disa vitesh, Ermal Mamaqi më në fund tregon arsyen pse u largua nga televizioni

Ermali tha se u largua nga televizioni për t’u futur në fushën e kinematografisë fillimisht dhe më pas, gjatë periudhës së karantinës, aktori shprehet se ka pasur një vizion, i cili e ka shtyrë të merret me trajnime.

Korona ka ndryshuar planetin. Gjërat nuk janë më si më parë. Planeti po ndryshon. Fjetëm në një botë dhe u zgjuam në një botë tjetër. Gjithçka ka ndryshuar. Një natë unë pata një vizion. Të nesërmen  unë bëra një video, ku ndër të tjera thashë se njerëzit nuk duhet të lexojnë më romane. Është momenti për të fituar aftësi. Unë dhashë një thirrje për veprim. Brenda një dite në trajnimin tim u antarësuan rreth 5 mijë veta. Okay, thashë, tani është momenti për të vënë në zbatim planin, për t’u bërë trajner. Kjo ishte arsyeja pse e lashë emisionin tim. Arsyeja që u largova nga TV ishte se doja të futesha në fushën e kinematografisë”, u shpreh Ermali.

Sakaq, Olsi e pyeti Ermalin edhe rreth rrogës që ka patur në RTV Klan, ku sigurisht nuk ka dhënë përgjigje, por la të kuptohet se merrte shumë.

Unë kam qenë producent, nuk merrja rrogë. Dmth i ndanim përgjys. Tani ti e sheh vet se ke emision edhe ti tani. Sa merrni të gjithë ju merrja unë. (qesh)

Mirëpo, i pyetur se cili sjell më shumë të ardhura, televizioni apo bizneset private, ai zgjodhi këto të fundit.

Mozzik dhe Loredana kapen sërish mat me njëri tjetrin

Prej disa ditësh në media po raportohet se Mozzik dhe Loredana do sjellin një këngë së bashku dhe jemi të bindur se do jetë hiti i vitit. Këto zëra i konfirmoi edhe vetë reperja e cila, e pyetur lidhur me bashkëpunimin e përfolur me Mozzik në kanalin e saj në You Tube, u përgjigj:
“Është sekret për momentin, por do e mësoni!”– ka qenë kjo përgjigja e Loredanës.

Pra, ajo la të kuptohet se diçka po sjellin, por nuk zbuloi detaje. Teksa në një koment tjetër shkroi se ka gati një mega hit me një artist mashkull. Madje, çifti ishte në Kosovë disa ditë më parë për xhirimet e klipit, ndërsa postimet e tyre në Instagram na e treguan këtë. Por Kosova nuk është vendi i vetëm ku çifti po xhiron për këngën që po pritet me padurim. Ata gjenden tashmë së bashku në Berlin të Gjermanisë dhe nëse doni fakte, ja ku i keni:

“Dior” në Berlin, Gjermani

Prej rreth një muaji ata po përflitet se janë ribashkuar dhe e gjitha nisi kur iconstyle.al vuri re se dyshja ndiqte ende njëri-tjetrin në TikTok, për tu pasuar nga videoja e tyre në një qendër tregtare në Gjermani e deri te deklaratat e ëmbla, veshjet, e shoqëria me njëri-tjetrin.

Për më tepër, kohët e fundit Loredana po përflitet se është shtatzënë për herë të dytë, për shkak se në fotot e fundit barku duket pak më i fryrë se më parë. Megjithatë e gjithë kjo është thjesht aludim, sepse deri më tani Loredana nuk ka komentuar fare në lidhje me këto zëra. Mozzik dhe Loredana janë ndër çiftet më të dashura shqiptare dhe mezi presim t’i dëgjojmë nga vetë ata këto lajme

 

Në fillim e kam paragjykuar, e dashura e Seldit tregon momentet e lidhjes me këngëtarin

Seldi Qalliu prezantoi në muajin shtator të dashurën e tij, Sindin, me rastin e ditëlindjes së saj. Këngëtari postoi në rrjete sociale një foto përkrah saj dhe i bëri një urim shumë romantik.

“Edhe 100 zemra ime të dua shumë”, shkroi Seldi.

Më pas të ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ata treguan se ishin njohur në një koncert në Itali dhe se lidhja mes tyre është shumë serioze e po ecën në hapat e duhur (Kliko). Ndërkohë së fundmi Sindi ka folur më tepër rreth raportit të saj me Seldin, përmes një komunikimi virtual me ndjekësit e saj në rrjete sociale.

E pyetur se çfarë është Seldi për të, ajo u përgjigj se në radhë të parë është shoku i saj më i ngushtë. Sindi ka treguar se në fillim e ka paragjykuar shumë këngëtarin, por pasi e ka njohur ka ndryshuar mendim për të.

“Në fakt në fillim e kam paragjykuar shumë Seldin, por kur u njoha pastaj më doli komplet kundër. Është një djalë shumë i thjeshtë, i sjellshëm, i edukuar dhe i respektueshëm”, ka thënë Sindi.

Ajo është shprehur se nuk bëhet xheloze për këngëtarin dhe as për të shkuarën e tij me Mimoza Shkodrën, sepse Seldi është treguar gjithmonë shumë i patër e i sinqertë me të.

Kujtojmë se para pak kohësh Seldi publikoi këngën “Nutella” si dedikim për partneren e tij dhe ishte pikërisht ajo që e shtyu ta publikonte pasi e dëgjoi projektin e tij muzikor.

Me ish të dashurat nuk ruaj kontakte, Dren Abazi tregon si i ka marëdhëniet me femrat

Shumë këngëtarë bëjnë këngë dedikuar ish-partnerëve, por kur vjen puna tek Dren Abazi nuk është kështu. Në emisionin “Live from Tirana” në “Top Albania Radio”, Dreni ka treguar se nuk ka ruan asnjë raport me ish-partneret e tij.

Artisti është shprehur se nuk mundet që të kesh miqësi me dikë që më parë e ke pasur të dashur dhe kësisoj ai as nuk është frymëzuar për të bërë ndonjë këngë për to. Ai ka thënë se është inspiruar nga histori të vërteta për projektet e tij muzikore, po asnjëra prej tyre nuk ka pasur lidhje me të dashurat që ka pasur.

“Për shumë këngëtarë ish-at shndërrohen në muza nga ku lindin albume të sukseshme por unë nuk mbaj raporte me asnjë nga ish-at e mi. Nuk besoj se pas ndarjes mund të ketë ndonjë miqësi dhe nuk do të frymëzohesha kurrë nga to” , u shpreh Abazi.

Dreni është treguar gjithmonë shumë i rezervuar për jetën e tij private dhe deri më sot nuk ka bërë asnjë lidhje publike. Ai është shprehur se ka dashur gjithmonë që njerëzit të fokusohen tek karriera e tij dhe jo tek jeta personale.

Këngëtarja amerikane tregon pse nuk ka kryer marrëdhënie gjatë shtatzanisë

Meghan Trainor dhe Dary Sabara janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku, një djalë, dhe ajo ka zbatuar një rregull interesant: Nuk ka marrëdhënie seksuale ndërsa është shtatzënë. Këngëtarja shpjegoi arsyen e saj në një intervistë të re me Today Parents:

“Ndoshta kjo është e çuditshme, por mendërisht nuk mund të bëj seks ndërsa djali ynë është mes nesh”, tha ajo. Të gjitha aplikacionet e mia të shtatzënisë thonë se nuk ka asnjë arsye pse s’duhet ta bëj, por gjithçka që mendoj është se ka një djalë të vogël në barkun tim.”

Edhe pse kjo është e drejtë, ashtu sikurse Trainor u shpesh, seksi gjatë shtatzënisë është krejtësisht normal dhe në të vërtet mund të jetë i shkëlqyer.

Në kushte të një shtatzënie normale, penetrimi është përfundimisht diçka e sigurtë. Theksojmë: shtatzëni normale. Nuk ka asnjë gjasë që seksi në shtatzëni të shkaktojë abort! Marrëdhëniet e rregullta seksuale nuk ndikojnë në shëndetin e shtatzënisë. Sidoqoftë, duhet të merret edhe një aprovim nga ana e mjekut, sepse mund të ketë ndërlikime që e bëjnë të rrezikshëm seksin gjatë shtatzënisë.

Meghan Trainor së pari njoftoi shtatzëninë e saj në tetor përmes një postimi në Instagram. Disa javë më vonë, në Kelly Clarkson Show, këngëtarja konfirmoi se priste një djalë.

Sara publikon foton me nënën, kjo është vjehrra e Ledri Vulës

Sara Hoxha është kthyer në një nga personazhet më të komentuar dhe më të klikuar në rrjet që pas bërjes publike të lidhjes së saj me Ledri Vulën.

Ndonëse lidhja u bë publike dhe ky lajm u pasua me një tjetër lajm të mirë që çifti ishte në një pritje të ëmbël, Sara është munduar të jetë hermetike lidhur me jetën e saj private, sidomos për prindërit. Mirëpo, ditën e sotme pas babyshowerit të dytë në Gjermani, Sara na ka prezantuar me mamanë e saj.

Me anë të një fotoje në Instagram ku shfaqen të përqafuara, ajo shkruan: “Komplimenti më i bukur për mua është kur më thonë që dukem si mami im çdo ditë e më shumë!”

Nga fotoja mund të kuptojmë se nga kush e paska trashëguar bukurinë Sara!

 

Dolly Parton kontribon me para për vaksinën kundër virusit, amerikanët e duartrokasin

Lajmi më mirë i këtij muaji padyshim, është krijimi i 3 vaksinave anti-Covid, të cilat priten t’i japin fund pandemisë që ka mbërthyer globin që në fillim të vitit. Një prej kompanive farmaceutike që pos jell një prej 3 vaksinave efektive është Modena, më një efektivitet prej 94.5%.

Ama, “gisht” në krijimin e vaksinës së kësaj kompanie ka edhe këngëtarja e famshme, Dolly Parton, e cila ka ndihmuar me një shumë prej 1 milion dollarësh për të financuar krijimin e kësaj vaksine.

Për këtë sigurisht, këngëtarja meriton edhe mirënjohjen tonë!

Eneda Tarifa infektohet me Covid-19, izolohet bashkë me vajzën

Lista e personazheve të njohur shqiptarë që janë prekur nga Covid-19 është shtuar ditët e fundit, në përpjesim të drejtë edhe me situatën e pandemisë në vendin tonë, teksa numri i rasteve ditore është në rritje. E fundit që ka ndarë me publikun lajmin se ka rezultuar pozitive me koronavirus është Eneda Tarifa

Këngëtarja, me anë të postimeve në Instagram, ka treguar se menjëherë sapo ka parë që ka humbur sensin e shijes dhe nuhatjes, simtoma shumë të zakonshme të Covid+19, ka bërë tamponin, i cili është kthyer pozitiv.  Kështu, Eneda është vetëizoluar menjëherë, së bashku me vajzën, e cila dy ditët e fundit ka qenë në gjendje gripale, me temperaturë 37.5-37.9. Shenja që mund të jenë edhe të koronavirusit.

“Dje më iku shija dhe nuhajta e kjo ishte shtysë që të bëja tamponin dhe dola pozitive. Rezulton që e kam marrë por nuk e di se nga ku sepse unë jam shumë e kujdesshme. Jam  komplet asimptomatike, nuk ndjej asgjë. E vetmja gjë që më shtyu të bëja edhe tamponin ishte fakti që humba nuhatjen. Unë jam një qejflie ushqimi e jashtëzakonshme dhe kur nuk ndjej shijen e ushqimit ndihem keq. Ja edhe tani po pi një kafe dhe nuk e di fare çfarë shije ka, Shpresoj të mos përkeqësohem, por mesa po kuptoj ky është maksimumi i simptomave të mia, Mjekim për momentin nuk po marr.”- thotë moderatorja e “Portokalli” në videon e parë që ka shpërndarë në Instagram.

Ndërkohë në videon e dytë Tarifa thotë se do të qëndrojë e izoluar të paktën për 10 ditë, por nuk do donte të rrinte më shumë pasi kjo do të thotë që doi duhej të humbiste dy javë nga Portokallia dhe do t´i mungonte shumë. Qëndrimin në shtëpi këngëtarja e quaj si një detyrim jo vetëm ndaj vetes dhe familjes, që nuk do t´i takojë dot këtë periudhë, por edhe ndaj miqve e kolegëve. Prandaj ajo u ka bërë thirrje të gjithë atyre që janë të infektuar, të mos dalin nga shtëpia sa të shërohen sepse çdo punë tjetër pret.

Po ashtu Tarifa ka theksuar se duke qenë shumë optimiste dhe e fortë do e kaloje lehtë këtë situatë., ndërsa falenderon të gjithë për mesazhet dhe dashurinë që i kanë dhuruar.

 

Britney Spears i ka tashmë të gjithë kundër, thyen rregullin e izolimit

Britney Spears vendosi që të arratisej bashkë me të dashurin e saj, Sam Asghari, drejt një vendi tropikal, për të festuar 39-vjetorin e lindjes. Të dy ata udhëtuan drejt Hawaii dhe Britney nuk nguroi që këtë moment ta ndante me ndjekësit e saj.

“Mu duk si një udhëtim i vogël drejt parajsës për një festë të shpejtë të ditëlindjes”, ka shkruar artistja në Instagram duke publikuar foto nga udhëtimi. Mirëpo fansat e saj nuk e kanë pritur fare mirë këtë gjë, sepse sipas tyre Spears ka thyer ligjin duke udhëtuar në mes të pandemisë.

Guvernatorit i Hawaii ka vendosur që të gjithë njerëzit që do të udhëtojnë drejt këtij vendi të vetëizolohen për 14 ditë. Çdokush që nuk e bën këtë gjë mund të vuajë dënimin me burg për 1 vit ose të marrë gjobë 5 mijë dollarë. Një numër i madh ndjekësish i janë kthyer kundër Britney për këtë gjë, duke e cilësuar si diçka mjaft egoiste vendimin e saj për të udhëtuar në një vend tjetër në mes të pandemisë.

“Ëoë! Një tjetër personazh egoist që udhëton botën ndërkohë që gjithë të tjerët qëndrojnë në shtëpi. Unfolloë”, i ka komentuar dikush këngëtares.

“Britney, të dua, por nuk duhej të kishe reklamuar faktin që je duke thyer ligjin”, shkruan një tjetër.

Por përkundër komenteve negative të fansave, Britney ka treguar se e ka shijuar në maksimum udhëtimin dhe siç duket nuk do i lejoj ata që t’i shkatërrojnë këtë moment të bukur.

 

 

Shpat Kasapi tregon detaje nga dasma që do ta bëjë së shpejti

Në fund të muajit gusht në media qarkulluan me shpejtësi disa foto të Shpat Kasapit me të dashurën, një bukursohe zeshkane e quajtur Selvije. Ai filloi të shfaqej në publik me të, e rrjedhimisht nuk iu shpëtoi dot syve të mediave.

Gjatë këtyre muajve lajmet rreth tyre ecën me shpejtësi dhe javët e fundit po flitet se ata do shkojnë drejt martesës. Diçka të tillë e konfirmoi edhe vetë këngëtari i ftuar në “Shiko kush luan”, ku u shpreh se e kanë në plan dasmën. Mirëpo Shpati nuk preferoi të japë detaje të tjera gjatë emisionit.

Me të drejtë u bëmë kuriozë, ndaj këngëtari vendosi të na e shuajë këtë kuriozitet në “Aferparty-n” e Luana Vjollcës.

I pyetur nëse dëshiron dasmë tradicionale apo private, Shpati zgjodhi këtë të dytën duke na lënë të kuptojmë se s’do ta shohim dot nga fillimi në fund dasmën e çiftit. Pyetjes nëse ai e do më shumë partneren, apo ajo Shpatin, këngëtari iu përgjigj se duhen të dy njësoj dhe po ashtu tregoi se herë dominon njëri partner në lidhje, e herë tjetri.

Pra Shpati dhe Selvija kanë gjetur mjaft mirë gjuhën e përbashkët me njëri-tjetrin, ndërsa ne mezi po presim datën e dasmës

 

Ju besohet që artisti shqiptar e ka shkruajtur këngën më të fundit të Ariana Grandes?

Vetëm pak orë më parë, këngëtarja Ariana Grande publikoi projektin e saj më të ri, në të cilin vjen ndryshe nga çdo herë tjetër. Në videoklipin e këngës së re, Ariana shfaqet si një shkencëtare mjaft seksi, ndërsa ky projekt na tërhequr vëmendje të madhe.

Kënga titullohet “34+35” dhe i ka kaluar deri tani 8 milion klikime në Youtube. Mirëpo, e dinit se në tekstin e kësaj kënge ka bashkëpunuar edhe artisti i mirënjohur shqiptar, Albert Stanaj?

Ai ështv një tjetër shqiptar që po na bën krenarë nëpër botë dhe me “prekjen” e tij, kjo këngë padyshim do të jetë një sukses i vërtetë.

“ Jam me të vërtetë shumë mirënjohës për shoqërinë që kam me Ariana Granden. Thellësisht mirënjohës që jam pjesë e këtij regjistrimi. Për të gjithë ata që janë pranë meje, faleminderit. Tani kemi shumë këngë rrugës. Koha për t’ia dalë.”- është shprehur më herët Stanaj, i cili duket se është në rrugën e duhur.

Kënga në fjalë është pjesë e albumit të saj të ri “Positions”, i cili u publikua në fillim të këtij muaji dhe debutoi në numrin një në top-listën amerikane “Billboard 200”.

‘The Crown’ nisi sezonin e ri, por a e ka parë familja mbretërore serialin që flet për ta?

Sezoni i 4 i serialit të njohur ”The Crown” pati premierën në 15 nëntor dhe aktualisht është një nga ngjarjet televizive më të komentuara të momentit. Për ju që nuk e ndiqni, se ata që e shohin e dinë, familja mbretërore britanike në këtë serial nuk është se del githmonë shumë mirë, gjë që ka lënë hapësira edhe për kritika. Në vazhdim mund të keni spolier-a për sezonin e tretë, megjithëse seriali është i bazuar në historinë e vërtetë të familjes, kështu që…

Për shembull në sezonin e tretë zbulon disa sekrete jo edhe aq të bukura nga marrëdhënia e Mbretëreshës Elizabeth II me Pirncin Charles. Por si ndihet vetë familja për serialin dhe mbi të gjitha, a e kanë parë? Imagjinoni monarkët që kanë një adresë të përbashkët Netflix-i dhe e vemtja gjë që shohin është The Crown.

Sipas revistës ”Hello”, mbesa e Mbretëreshës, Eugenie, ka thënë se i ka parë disa episode dhe mesa duket i ka pëlqyer. ”Është xhiruar në mënyrë të shkëlqyer, muzika është e mrekullueshme, historia po ashtu. Ndihesh krenare kur e sheh. Nuk mund të flas për të gjithë, por kështu jam ndjerë kur e kam parë.”- ka thënë Eugenie.

Edhe Mbretëresha e pëlqen. Nuk e dimë për sezonin e ri, por Vanessa Kirby, e cila në serial luante rolin e Princeshës Margaret, duek folur për ”Vanity Fair” ka thënë se një shoqja e saj e ka dëgjuar këtë thashethem në një festë, e konfirmuar nga vetë Eugenie.

”Një shoqja ime ishte në një festë, nuk njihte askënd dhe qëndroi me një grup që po flisnin për The Crown, kur dëgjoi dikë të thoshte: ”Gjyshja ime e sheh dhe e pëlqen. Më vonë ajo kuptoi se vajza që po fliste ishte Eugenie dhe gjyshja sigurisht, Mbretëresha”- tregon aktorja.

Mesa duket ka qenë djali i saj, Princi Edward, që ja ka prezantuar serialin Mbretëreshës dhe sipas një burimi, ajo e sheh gjithmonë:

”Kanë një traditë prej shumë kohësh, Fundjavave, kur Princi i bashkohet së ëmës në Windsor për të ngrënë bashkë, ata shohin ndonjë film apo serial. Kanë një llogari në Netflix dhe Edward i tha që duhet ta shihnin The Crown. Ajo e pëlqen, edhe pse ndonjëherë ka disa ngjarje që mendon se i kanë dramatizuar më shumë se ç’duhet”

Për shembull, ajo nuk ka pëlqyer se si e kanë portretizuar marrëdhënien e Princit Philipp, bashkëshortit të saj, me Princin Charles, të birin. Në serial Phillip është paraqitur si shumë i pandjeshëm, ndërkohë që disa prej ngjarjeve me djalin nuk kanë ndodhur fare. Megjithatë ajo e kupton që nuk mund ta ndryshojë mënyrën si është shkruar seriali dhe që njerëzit besojnë se kështu ka ndodhur vërtetë.

Olivia Coman, e cila luan Mbretëreshën në sezonin 3, e takoi Princin William në Pallatin e Buckingham dhe ka zbuluar që ka pasur një bisedë vërtetë të sikletshme me të për serialin: “Ai më pyeti se çfarë po luaja për momentin, pastaj tha: Oh po e di çfarë po bën. Isha shumë e emocinuar dhe e pyeta nëse e ka ndjekur dhe më tha që JO, me vendosmëri. Megjithatë për pjesën tjetër të bisedës u tregua shumë i dashur dhe i sjellshëm.”

Pra William nuk është fans, e megjithatë ka raportime nga familja mbretërore që ai është shumë i inatosur me sezonin e ri dhe mënyrën si janë vënë ngjarjet në ekran. Ndërkohë vitin e shkuar, zyrtarë nga Pallati Mbretëror i dërguan një letër producentëve të serialit, ku i thanë se i falenderojnë për të, megjithatë duhet të sqarojnë publikun se nuk kanë marrë kurrë pëlqimin e familjes mbretërore dhe as informacione prej tyre për një portretizim të vërtetë të ngjarjeve, kështu që ata nuk duhet t’i bësojnë të gjitha ato që shfaqen në ekran.

Kështu, duket që ata pëlqejnë serialin, por jo dramën e tij. Gjithsesi, mezi presim të shohim çfarë mendojnë për sezonin e fundit, sidomos Mbretëresha, sepse drama ka shumë.

Nuk mjafton një, Sarës dhe Ledrit i organizojnë edhe një tjetër babyshower para lindjes

Pak javë më parë, çifti më i përfolur i showbizzit shqiptar, Sara dhe Ledri u bënë kryefjalë e mediave rozë për baby shoëer-in e realizuar në vilën e tyre në Prishtinë. Teksa tashmë prisnim lajmin e ardhjes në jetë të vajzës nga çifti, Sara na tregoi se na duhet të presim edhe pak për të mësuar këtë lajm.

Çifti i njohur është zhvendosur tashmë në Gjermani, ku do të presin ardhjen në jetë të bebit, por jo vetëm kaq. Ata janë surprizuar me një baby shower të dytë nga miqtë dhe familjarët, që gjenden në Gjermani për shkak të pamundësisë së këtyre të fundit për të qenë prezent në Prishtinë.

Sara ka postuar një seri videosh dhe fotosh nga ambjenti i arreduar me të njejtat ngjyra si baby shower-in e parë e duket se po i shijon këto momente.

U tha se nuk publikohet, por Miley Cyrus dhe Dua Lipa kanë gati këngën e tyre të re

Sikundër na paralajmëruan pak muaj më parë Dua Lipa dhe Miley Cyrus po sjellin një super këngë.

Në muajin gusht, këngëtarja shqiptare ka postuar në Instagram një foto me Miley Cyrus dhe Andrew Watt, nga studioja muzikore në Los Angeles. Watt është producent, kitarist dhe muzikant mjaft i njohur dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Mileyt. Ai po ashtu ka punuar edhe me Duan, për realizimin e këngës “Break my heart”.

Ndërkohë muajin që lamë pas vajzat kanë xhiruar edhe videoklipin. Miley Cyrus u shfaq në Brooklyn asokohe, teksa Dua u pa për darkë në Big Apple me partnerin Anwar Hadid.

Ndërsa ishte në xhirimin e saj në Brookly-n, Miley u shfaq e lyer me gjak nga mjekra e poshtë dhe e veshur me një korse të ngushtë të zezë për të treguar fizikun e saj elegant.

Ky projekt është pjesë e albumit të ri të Miley, të titulluar “Plastic Hearts”, nga i cili këngëtarja ka zbuluar listën e këngëve.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, autorja e hitit “We can’t stop” ka zbuluar se projekti i saj dhe i Duas mban titullin “Prisoner” dhe publikohet më 27 nëntor.

Young Zerka harron Ronela Hajatin, flitet se është në lidhje me Kiara Titon

Prej dy ditësh Kiara Tito po përflitet për një romancë të mundshme me Young Zerkën. Gjithçka nisi nga fotot e çiftit në Instagram, ku të ftuar në “Shiko Kush Luan” ata ishin “date-i” i njëri-tjetrit.

Madje “Panorama Plus” raportoi se kanë qenë burime pranë çiftit që kanë deklaruar se kjo ishte dhe arsyeja pse Luana i ftoi të dy në emision, në mënyrë që të kishte ekskluzivitetin e lidhjes së tyre në programin e saj. Ndërkohë, ditën e sotme ka ardhur edhe reagimi i parë i Kiarës lidhur me këto zëra.

Ajo ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, ku sigurisht është pyetur edhe rreth kësaj teme, por ajo  ka zgjedhur të tregohet “diplomate” dhe mos të japë përgjigje.

“Ç’thonë kështu për ty dhe Zerkën?”- ka pyetur fansja, teksa Kiara është përgjigjur: ” E pra, ç’bëhet kështu? Kur do na vijë kjo e shtuna mbrëma?”

Disa muaj më parë, Young Zerka i dha fund lidhjes 5-vjeçare me Ronela Hajatin dhe që pas ndarjes, s’kemi asnjë zhvillim të ri nga jetët e tyre private.

Ndërkohë Kiara bëhej shpesh kryefjala e mediave rozë për shkak të marrëdhënies së saj me këngëtarin Butrint Imeri.

Megjithëse lart e poshtë qarkullonin foto të dyshes që frekuentoheshin shpesh bashkë, ata nuk e pranuan asnjëherë të kishin pasur diçka me njëri-tjetrin.

 

Je trashur shumë, Bebe Rexha i jep një mësim të mirë fansit pasi e ofendoi

Bebe Rexha ka treguar gjithmonë se është gjykuar shumë gjatë jetës së saj për peshën trupore dhe për shkak të kësaj ka pasur probleme edhe në industrinë muzikore. Pavarësisht se artistja me origjinë shqiptare ka dhënë mesazhe të shumta për të mos paragjykuar askënd për këtë pjesë, duket se ka ende nga ata që vazhdojnë t’ja vënë në dukje shtimin në peshë.

Së fundmi këngëtarja ka komunikuar virtualisht me ndjekësit e saj dhe njëri prej tyre i ka bërë një pyetje që asaj nuk i ka pëlqyer aspak.

“Je shëndoshur… Pse ke shtuar kaq shumë?”, e ka pyetur një ndjekës Beben.

“E para, nuk është puna jote. E dyta, është për të qeshur që këtë gjë po e thotë një burrë”, i është përgjigjur këngëtarja ndjekësit.

Më pas ajo ka treguar disa nga arsyet që e kanë çuar drejt shtimit në peshë.

“Mendoj se është shumë pasjellshme të komentosh për peshën e dikujt. Unë ha, e dua ushqimin Marr ilaçe për shëndetin tim dhe ato më bëjnë të shtoj peshë. Gjithmonë kam pasur probleme me peshën time dhe dashurinë ndaj vetes”, i është përgjigjur Rexha.

Eurovisioni fillon përgatitjet, ja kur performojnë Maqedonia dhe Shqipëria

Eurovision pritet t’i rikthehet normalitetit vitin e ardhshëm, pas anulimit të këtij viti për shkak të pandemisë. Së fundmi është caktuar se në cilat gjysmëfinale do të performojë secili shtet. Për këtë vit është vendosur që të mos hidhet shorte, por të mbahet e njëjta ndarje që u bë në fillim të këtij viti.

Kjo do të thotë se vitin e ardhshëm Shqipëria do të këndojë në gjysmëfinalen e dytë në gjysmën e dytë, në 20 maj. Në po të njëjtën ditë do të ngjiten në skenë edhe përfaqësuesit e Austrisë, Moldavisë, Polonisë, San Marinos, Serbisë, Islandës, Republikës Çeke, Greqisë, Estonisë, Danimarkës, Bullgarisë, Zvicrës, Finlandës, Letonisë, Armenisë, Gjeorgjisë e Portugalisë. Ndërsa Maqedonia do të jetë në natën e parë të këtij festivali

Shqipëria pritet të zgjedhë përfaqësuesin e Eurovision në fund të këtij viti në finalen e Festivalit të Këngës. Ndërkohë ditën e djeshme u publikuan të gjitha këngët e artistëve që konkurrojnë këtë vit në festival.

Venera Lumani dhe Lindi nuk e tregojnë ku e kanë dhënë puthjen e parë se është turp

Çifti i njohur i artistëve shqiptarë, Venera Lumani dhe Lind Islami, ishin të ftuarit në puntatën e fundit të “E Diela Shqiptare”, në rubrikën “Tani mund të këndosh”, ku jo vetëm kanë kënduar sic dinë vetëm ata, por edhe kanë ndarë disa detaje nga lidhja dhe jeta e tyre personale.

Në intervistën me Ardit Gjebrean, këngëtarët ndër të tjera zbuluan edhe se ku e kanë dhënë puthjen e tyre të parë, edhe pse fillimisht hezituan pak sepse në të kaluarën e kanë thënë që të mos ja tregonin të tjerëve.

“Nuk e themi sepse sa herë që e kemi thënë, na i kanë marrë për keq këtu në Shqipëri.”- tregoi Lindi, ndërkohë që Gjebrea, duke u menduar të kuptojë se ku ishte ky vend tha me shaka:

“Mua mendja po më shkon në një tualet restoranti.”

Megjithatë nuk ka qenë as një tualet dhe as ndonjë vend i tillë, disi “i sikletshëm””.

“E di pse thotë Lindi kështu? Sepse sa herë i kemi treguar shoqërisë sonë, kanë thënë mos ia tregoni njeriu tjetër, mbajeni për vete sepse turp. Në daljet tona të para unë doja që me Lindin të dilja siç dilja në Shkup, në një park, të ishte takim i thjeshtë. Nuk ishte nevoja të dilnim nëpër lokale e pube dhe unë i kërkoja të ishim gjëkundi në bar, piknik. Kështu shkojmë nga Liqeni (i Tiranës) dhe ne aty u puthëm, mirëpo kur ia tregojmë shoqërisë, thonë atje nuk bëhen punë të mira.”- ka treguar mënë fund Venera.

Kujtojmë se Lindi dhe Venera janë bashkë që prej kohës kur ishin pjesë e “The Voice” dhe në fakt, duke menduar që kanë qenë dy të rinj nga trevat në Tiranë, në fillimin e dashurisë së tyre, Liqeni duket si vendi më i mundshëm. Mund ta tregoni më shpesh, mos dëgjoni shoqërinë.

Çfarë veshën yjet në tapetin e kuq të People Choice Awards

Ndërsa ceremonia e këtij viti, për People Choice Awards, me siguri u dukë ndryshe nga vitet e kaluara, ishte e qartë që të gjithë të nominuarit dhe të pranishmit ishin të vendosur që ta bënin mbrëmjen të ndihej sa më normale, të paktën përmes veshjes së tyre.

Duke shfaqur aktorët dhe prezantuesit, interpretuesit dhe të nominuarit, ju sjellim disa nga pamjet në tapetin e kuq, për të shuajtur kuriozitetin se çfarë kanë zgjedhur të veshin në People Choice Awards 2020.

Jennifer Lopez fiton çmimin ‘Ikonë’ dhe jep një mësim të mirë për 2020-tën

Jennifer Lopez e përmblodhi vitin 2020 nëpërmjet fjalimit të saj, kur u ngjit në skenën e ‘People Choice Awards’.

“Oh, Zoti im, 2020-ta nuk ishte shaka, apo jo?”- tha Lopez ndërsa mori çmimin ‘Icon of 2020’. “Unë dua të them, para vitit 2020 ne ishim të fiksuar për të fituar këtë çmim, duke u nominuar për atë çmim, ne ishim të kapur se kush shiti më shumë rekorde apo gjëra të çmendura. Ky vit ishte niveli më i mirë që më tregoi se çfarë kishte më shumë rëndësi dhe çfarë jo dhe për mua, e përforcoi atë që ka më shumë rëndësi”.

Lopez mori disa surpriza para se të fillonte fjalimin e saj. Nicole Kidman, Renee Zellweger dhe fëmijët e saj ishin ndër ata që u shfaqën virtualisht për të ndarë admirimin e tyre.

“Të ndihmojmë njëri-tjetrin, ta duam njëri-tjetrin, të jemi të mirë me njëri-tjetrin. Dhe rëndësia e kësaj lidhjeje, kësaj prekjeje njerëzore, është ajo për të cilën përpiqem në gjithçka që bëj, për të arritur njerëz, për të prekur njerëzit. Unë besoj se kjo është ajo që ne të gjithë duam, përvoja të përbashkëta, të dimë se nuk jemi vetëm në gjithë këtë,”-vazhdoi ajo. “Besimi juaj mua më motivon për të vazhduar dhe ndonjëherë kur jam e lodhur, e rënë përtokë, si shumë prej nesh këtë vit. Është familja ime, miqtë e mi, fëmijët e mi dhe fansat e mi,jeni ju, ata të cilët më kanë ngritur lart kur nuk mund të ngrihem vetë”.

Lopez, e cila filloi karrierën e saj si kërcimtare në “In Living Colour” para se të gjente sukses si aktore, këngëtare dhe producente, foli dhe për këmbënguljen.

“Si latine dhe si grua, ne ndonjëherë duhet të punojmë dy herë më shumë për të marrë këtë mundësi. Ndonjëherë ëndrrat e mia të mëdha dhe ambiciet e mia i bënin njerëzit përreth meje të nervozoheshin, duke më thënë: ‘je një kërcimtare, nuk mund të jesh një aktore’. Sa më shumë që thanë se nuk mundem, aq më shumë e dija se duhej ta bëja “,- tha ajo. “Kështu që tani këtu qëndroj, shumë mirënjohëse, duke e ditur që masa e vërtetë e suksesit tim nuk është në rekordet e shitura, por nga dashuria që ndiej nga të gjithë ju.”

Nuhasja dhe sqetullat, Hugh Grant tregon se po çmendeshte kur u infektua nga virusi

Hugh Grant mendoi se po çmendej pasi u infektua me Covid-19. Aktori më intervistën e tij të fundit tregon se i kishte humbur shija e nuhatja, një nga simptomat e këtij virusi dhe nuhaste plehrat dhe lulet me shpresën se do e ndjente erën e tyre. Grant e kaloi virusin së bashku me gruan e tij Anna Eberstein.

“Gjithçka filloi me djersitje, pulsim dhe ënjtje sysh. E mbaj mend shumë mirë ndjenjën e ngushtimit në kraharor. Më dukej sikur një burrë i rëndë ishte ulur në kraharorin tim. U alarmova dhe një ditë fillova të nuhas gjithçka, nga lulet tek plehrat. Por nuk nuhasja asgjë. Isha aq i dëshpëruar sa do i merrja erë edhe sqetullave të ndokujt vetëm që të nuhasja sërish”-tregoi aktori.

Luana Vjollcës i thyejnë xhamat e Ferrarit të saj teksa xhironte

Gjatë ditës së djeshme me fotot dhe videot e ndryshme, Luana na tregoi se gjendej sërish në xhirime, por pa zbuluar se për çfarë bëhej fjalë. Moderatorja ndau vetëm disa video të ëmbëlsirave nga të cilat rrethohej dhe pamjen e saj të kuruar nga artisti i ‘makeup-it’, Arbër Bytyqi.

Ndërsa pas orëve të shumta në xhirime, Luana ka ndarë një foto të makinës në ngjyrë të kuqe të goditur e të dëmtuar tek e gjithë pjesa përpara e saj.
“U qyqa, kush e bëri këtë?”, ka shkruar moderatorja krah fotos së fundit. Ndonëse në mendjen tonë mund të shkojë edhe fakti se gjithçka mund të jetë e inskenuar për ndonjë xhirim, na mbetet që më qartë të na tregojë vetë Luana.

Deri më tani moderatorja nuk e ka treguar çfarë e ka bërë të punojë sërish deri në orët e vona, por tashmë këto angazhime duhet të jenë kthyer në normalitet për Luanën, e cila ka zbuluar se dhe montazhi i ‘Shiko Kush Luan’ i merr orë të tëra pune.

Këto janë gjenitë e botës që nuk kanë përfunduar kurrë studimet e tyre

Edhe pse shumë persona nuk kanë përfunduar studimet, kjo nuk i ndali për as edhe një moment që ata të vazhdojnë të ndjekin ëndrrat e tyre  dhe sot konsiderohen si gjenitë e teknologjisë informative dhe të arketojnë miliona dollarë në vit.

Dëshmi se mund të arrihet edhe pa diplomë universitare janë Mark Zuckerberg nga Facebook dhe Bill Gates i Microsoft. Mirëpo ata nuk janë të vetmit që sot konsiderohen si “mbretër” të teknologjisë informative, dhe që kanë krijuar pasuri marramendëse.

Më poshtë ju sjellim 17 personat që janë në krye të kompanive të suksesshme dhe që asnjëherë nuk kanë arritur t’i përfundojnë studimet.

Mark Zuckerberg — bashkëthemelues dhe drejtor i përgjithshëm i Facebook

Zuckerberg ndiqte studimet në psikologji dhe shkencat kompjuterike, megjithatë asnjëherë nuk arriti t’i përfundojë ato. Ai braktisi studimet nga Universiteti i Harvardit, për të hapur kompaninë e tij me të cilën pati sukses të madh.

Matt Mullenweg — themelues i WordPress

Mullenëeg ka arritur ta zhvillojë softuerin WordPress qysh kur ishte 19-vjeçar dhe student i Universitetit të Houston, ku studionte për filozofi dhe shkenca politike. Me të dalë në vitin e dytë, ai i braktisi studimet për të filluar punën në CNET në San Franciso.

James Park — bashkëthemelues dhe drejtor i përgjithshëm i Fitbit
Sikurse shumë gjigantë të suksesshëm të teknologjisë informative, Park braktisi studimet në Universitetin e Harvardit. Sot është drejtor i përgjithshëm i Fitbit.

John dhe Patrick Collison — bashkëthemelues të Stripe
Vëllezërit Collision u rritën në Irlandë dhe që të dy filluan studimet në Boston, Patrick në MIT, kurse John në Harvard. Por, gjatë studimeve atyre u erdhi në kokë një ide për të filluar një biznes shumë fitimprurës, që sot konsiderohet si gjigant në San Francisco. Në vitin 2008 ata arritën ta shesin kompaninë Auctomatic për pesë miliardë dollarë.

Jack Dorsey — bashkëthemelues dhe drejtor i përgjithshëm i Twitter dhe Square
Dorsey kishte braktisur studimet në dy universitete. Ai fillimisht ishte regjistruar në universitetin Missouri-Rolla, por dy vite më vonë u transferua në universitetin e Nju Jorkut. Atij i kishte ardhur në mendje ideja për themelimin e Tëitter derisa ishte student në Nju Jork, ku edhe braktisi studimet për të vazhduar me kompaninë e tij në Bregun Perëndimor.

Daniel Ek — bashkëthemelues dhe drejtor i përgjithshëm i Spotify
Ek është rritur në Suedi, kurse në vitin 2002 u regjistruar në universitetin mbretëror të teknologjisë për inxhinieri. Por, studimet e tij zgjatën vetëm tetë javë, pasi i braktisi për biznes.

Larry Ellison — bashkëthemelues i Oracle
Si fëmijë jetoi në Chicago, kurse Ellison planifikonte të ndiqte studimet në mjekësi në USC, të martohet dhe të ketë fëmijë dhe më pas të vendoset në Los Angeles, ku do të punonte si mjek. Megjithatë një gjë e tillë kurrë nuk ndodhi. Edhe përkundër faktit që tentoi dy herë t’i përfundojë studimet në universitetin e Illinois në Urbana-Champaing dhe në Chicago, ai mbeti pa diplomë, por jo edhe pa biznesin e tij që i sillte miliona dollarë.

Sean Parker — bashkëthemelues i Napster dhe ish-presidenti i kompanisë Facebook
Si nxënës i shkollës së mesme, Parker fitonte 80 mijë dollarë në vit duke u marrë me projekte të ndryshme në fushën e programimit dhe të kodimit. Ishin para të mjaftueshme për të bindur prindërit e tij që të heq dorë nga universitetit dhe t’i bashkohet Shan Fanning, për të lansuar ueb-faqen për muzikë në vitin 1999 e njohur si Napster.

Steve Jobs — bashkëthemelues dhe ish-drejtor i përgjithshëm i Apple
Jobs ndoqi studimet në Reed të Portland, Oregon, një universitet privat. Por, dukej se nuk po i ecte siç kishte menduar, pasi vazhdimisht i braktiste studimet ose ndiqte ligjëratat vetëm në ato fusha që ai i cilësonte interesante. Por, kush do ta kishte menduar se ky njeri një ditë do ta sillte në treg kompjuterin Mac, që konsiderohet që bëri reformë të thellë në fushën e teknologjisë informative.

Jan Koum — bashkëthemelues i WhatsApp
Koum ishte student i universitetit San Jose derisa të njëjtën kohë punon si roje në Ernst & Young. Por, një ditë i erdhi shansi që të kontribuoj në Yahoo, ku u takua me punëdhënësin Brian Acton që më vonë do të ishte bashkëthemelues i aplikacionit WhatsApp.

Justin Moskovitz — bashkëthemelues i Facebook dhe Asana
Moskovitz studio shkencat politike në Harvard dhe banonte në një dhomë me Mark Zuckerberg. Ai vazhdimisht e ndihmonte në mënyrë vullnetare Zuckerbergun në krijimin e ueb-faqes së re dhe mësoi gjuhën e kodimit për “pak ditë”.  Kështu së bashku me Zuckerberg braktisën studimet në Harvard që të vazhdojnë të punojnë në Facebook në Palo Alto.

Travis Kalanick — bashkëthemelues dhe ish-drejtor i përgjithshëm i Uber
Kalanick u rrit në Kaliforni dhe filloi studimet në UCLA në fushën e shkencave kompjuterike. Aty u takua me MichaelTodd dhe Vince Busam, me të cilët filloi të punojë në projekte të ndryshme. Pas një kohe ndërpreu studimet për t’u fokusuar në projektin Scour.

Arash Ferdoësi — bashkëthemelues i Dropbox
Ferdoësi mendoi se do të përfundojë studimet në MIT, por jo gjithçka shkoi siç e kishte menduar dhe kështu në vitin 2007 i la anash studimet për t’u fokusuar në zhvillimin e projekt Dropbox.

Richard Branson — themelues i Virgin Group
U rrit në Londër ku Branson vazhdimisht pranoi haptazi se shkollimi nuk i kishte shkuar edhe aq shumë për dore. Dhe është interesant se si menaxhmenti i shkollës ku ai kishte vijuar mësimet vazhdimisht kishte potencuar, se si ai një ditë ose do të përfundojë prapa grilave ose do të bëhet milioner. Si 15-vjeçar, Branson nxori në shitje revistën e quajtur “Student” dhe kështu hoqi dorë nga shkolla për të vazhduar jetën me projekte të ndryshme. Por, edhe pse kjo revistë nuk pati jetë të gjatë, ai korri sukses në porositë online dhe kështu themeloi më vonë kompaninë Virgin Records.

Bill Gates — bashkëthemelues i Microsoft
Gates u largua nga universiteti i Harvardit, për të filluar punën në kompaninë Microsoft të cilën e themeloi së bashku me Paul Allen. Sot ai konsiderohet si një nga filantropët më të mëdhenj në botë dhe vazhdimisht figuron në listën e njerëzve më të pasur në botë.

Larry Ellison, chairman and co-founder of Oracle Corp., speaks during the Oracle OpenWorld 2017 conference in San Francisco, California, U.S., on Sunday, Oct. 1, 2017. OpenWorld is a business and technology conference that delivers insight into industry trends and breakthroughs in Cloud technology, hosting educational sessions as well as exhibitions from over 400 partners. Photographer: David Paul Morris/Bloomberg via Getty Images

Pak para dasmës, Fjolla Morina tregon zënkat që ka me të dashurin biznesmen

Me një buqetë gjigante me trëndafila të kuq në formë zemre dhe shkronjën “F” të formuar me trëndafila të bardhë, si dhe me një unazë të bukur diamanti, Fisnik Syla i propozoi për martesë Fjolla Morinës. Ajo i tha “PO” këtij propozimi, duke zyrtarizuar kështu lidhjen e saj dhe duke dhënë lajmin e bukur se po i jep fund beqarisë.

Prej disa ditësh raportohet se ajo dhe Fisniku po martohen, ndaj përgatitjet për dasmën kanë nisur që tani. Ata do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë në fillim të muajit dhjetor. Çifti ka menduar organizimin e dasmës së tyre në Shqipëri.

Ndryshe nga sa u tha në fillim, ceremonia do të jetë private dhe jo me shumë persona të ftuar.

Në rrjete sociale Fjolla nuk i kursen momentet e veçanta me partnerin e zemrës, ndërsa sonte ka treguar arsyen për të cilën ata “grinden” më shpesh.

E kemi fjalën për peshën e Fjollës, pyetje të cilën duket se këngëtarja ia bën shpesh Fisnikut.

“Zemër, a jom e trashë a?”

“Flej tash loqk, nesër përlahem”- është biseda e tyre me nota humori, të cilën Fjolla e ndau në InstaStory.

 

Disa ditë më parë përfundoi hetimi për këngëtaren, teksa dosja për të do të kalojë në gjykim pas mbledhjes të së gjitha provave. Ndërsa sa i përket dy personave të tjerë që ndodheshin në makinë me të, bisnesmenit Fisnik Syla dhe shoferit Fitim Muji, Prokuroria ka vendosur që të pushojë çështjen pasi nuk ka gjetur vepër penale të kryer nga ta.

Këngëtarja u arrestua më 18 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë me vete. Kujtojmë që këngëtarja po udhëtonte me një makinë tip ‘Audi’ ndërsa i është gjetur një armë në çantë dhe një në bagazh.

Oriola Marashi i nënshtrohet testit për Covid, si doli rezultati?

Pavarësisht emergjencës Covid-19, modeles Oriola Marashi i është dashur shpesh të udhëtojë gjatë kësaj periudhe për shkak të punës. Mirëpo, lëvizjet e saj të shpeshta e kanë vënë në rrezik modelen, e cila i është nënshtruar një testi për Covid-19.

Oriola ka ndarë në InstaStory rezultatet e testit të saj, i cili fatmirësisht ka rezultuar negativ. Pasi ka marrë përgjigjen negative, Oriola ka mundur të takojë të dashurit e saj, siç edhe ka treguar në këtë foto.

Prej kohësh modelja bukuroshe po shijon romancën e saj me futbollistin Eros Grezda, ndërsa kjo lidhje vjen shpesh në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Herë pas here dyshja është përfolur për ndarje, por postimet në rrjete sociale kanë treguar se lidhja e bukur e dashurisë së tyre ende vazhdon.

Taylor Swift nuk është më bjondje e përhershme, këngëtarja ndryshon tërësisht pamje

Që në fillimet e saj, këngëtaren Taylor Swift e kemi parë bjonde dhe besonim se kështu do ta shihnim gjithmonë. Për vite me radhë, Taylor ka ruajtur të njëjtin look por e keni parasysh shprehjen “Kurrë mos thuaj kurrë?”

Kështu ka ndodhur edhe me këngëtaren, e cila pas kaq shumë vitesh është tunduar dhe ka vendosur të ndryshojë pamje.

Në pozën e fundit në Instagram, ku shfaqet në kopertinën e “Rolling Stone” së bashku me Paul McCartney, Taylor duket me flokët e kthyer në ngjyrën e saj natyrale.

Në fakt, kthimi i flokëve në ngjyrën natyrale apo lyerja në ngjyrat e tokës ka qenë trendi i kësaj vjeshte, e cila erdhi me plot ndryshime nga personazhet VIP.

 

Meghan Markle dhe Harry nuk e urojnë Princin Charles për ditëlindjen e tij

Princi Charles ka mbushur së fundmi 72 vjeç dhe të shumta kanë qenë urimet drejtuar atij. ‘The Royal Family’ ndau në Instagram një foto të vjetër të Princit dhe një urim publik për të.

Po ashtu, Kate Middleton dhe Princi William s’vonuan të ndajnë gjithashtu një urim për Princin Charles në rrjete sociale, por i vetmi urim që mungoi ishte ai i Meghan Marke dhe Harry-t.

Që prej largimit nga familja mbretërore dhe pasi hoqën dorë nga statusi i tyre, Meghan dhe Harry kanë nisur të sillen “çuditshëm”.

Megjithëse rrjeti ziente nga lajmet e ditëlindjes dhe urimet drejtuar Princit Charles, nuk kishim asnjë reagim publik nga Meghan dhe Harry, të cilët thuhet se i kanë prishur marrëdhëniet me pallatin mbretëror.

Momentalisht, çifti po jeton në Santa Barbara ku është shpërngulur prej pak kohësh së bashku me të voglin e tyre Archie Harrison.

Meghan dhe Harry dëshirojnë të bëjnë një jetë sa më të thjeshtë dhe larg mediave. Kjo ishte edhe një ndër arsyet kryesore që dysha hoqi dorë nga titujt mbretërorë.

 

Meghan Markle dhe Harry nuk e urojnë Princin Charles për ditëlindjen e tij

Princi Charles ka mbushur së fundmi 72 vjeç dhe të shumta kanë qenë urimet drejtuar atij. ‘The Royal Family’ ndau në Instagram një foto të vjetër të Princit dhe një urim publik për të.

Po ashtu, Kate Middleton dhe Princi William s’vonuan të ndajnë gjithashtu një urim për Princin Charles në rrjete sociale, por i vetmi urim që mungoi ishte ai i Meghan Marke dhe Harry-t. Që prej largimit nga familja mbretërore dhe pasi hoqën dorë nga statusi i tyre, Meghan dhe Harry kanë nisur të sillen “çuditshëm”.

Megjithëse rrjeti ziente nga lajmet e ditëlindjes dhe urimet drejtuar Princit Charles, nuk kishim asnjë reagim publik nga Meghan dhe Harry, të cilët thuhet se i kanë prishur marrëdhëniet me pallatin mbretëror.

Momentalisht, çifti po jeton në Santa Barbara ku është shpërngulur prej pak kohësh së bashku me të voglin e tyre Archie Harrison.

Meghan dhe Harry dëshirojnë të bëjnë një jetë sa më të thjeshtë dhe larg mediave. Kjo ishte edhe një ndër arsyet kryesore që dysha hoqi dorë nga titujt mbretërorë.

 

Mbyllen hetimet për Fjolla Morinën, ky është vendimi për të dhe të dashurin biznesmen

Prokuroria e Kukësit ka përfunduar hetimet për Fjolla Morinën, pasi këngëtarja u kap pak muaj më parë me dy pistoleta në makinë në kufirin e Morinës për të kaluar ën Shqipëri. Pas arrestimit këngëtarja deklaroi se ishte shtatzënë, por pas disa vlerësimeve nga mjekët rezultoi se kjo nuk ishte e vërtetë.

Pas përfundimit të hetimeve, Fjolla akuzohet zyrtarisht për armëmbajtje pa leje. Ndërsa për dy shoqëruesit në makinë me të, i dashuri i saj biznesmeni Fisnik Sylaj dhe shoferi Fitim Muji, është pushuar akuza. Dosja mësohet të ketë kaluar tek gjykatësi paraprak, ndërsa pritet të caktohet data e gjyqit.

Për Fjollën u vendos masa “arrest shtëpie” për të kryer hetimet në lidhje me këtë çështje. Pas ngjarjes së bujshme, këngëtarja bëri publike lidhjen me biznesmenin, Fisnik Syla dhe pritet që për pak kohë ata të kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre.

 

Prezantuesja shqiptare pranon në mes të emisionit se i ka para borxh të ftuarit

Një ndër aktoret më të dashura për publikun shqiptar, Anna Lika, i është futur tashmë moderimit. Së bashku me Enis Ujkanin, aktorja prezanton tashmë emisionin më të ri të titulluar “Gladiator”.

Të ftuarit e parë të emisionit ishin katër aktorët e “Al Pazar”, Genc Lleshi, Klejdi Gishto, Alex Prodani dhe Ersiljano Xhelollari.

Teksa po prezantonte këtë të fundit, Anna ka shkrirë së qeshur me deklaratën, pasi ka pranuar se Ersiljanos i ka disa para borxh që nga koha e Akademisë, ndaj ka zgjedhur ta ndihmojë gjatë garave në studio që t’i shlyejë borxhin.

“Nuk bëjmë lëshime. Pazare s’ka, unë ju kam shokë. Miq, vëllezër, po në gara s’ka lëshime. Faktikisht do të tregoj një sekret shumë të vogël që publiku nuk e di. Unë këtij djalit këtu i kam disa lekë borxh që nga koha e Akademisë, shpresoj të mos m’i kërkojë sot. Do ta ndihmoj te një garë dhe pastaj të mos mi quajë më”- ka treguar ajo duke qeshur.

Shqiptarët apo të huajt, Soni Malaj tregon kush janë më të mirë në shtrat

Këngëtarja Soni Malaj ishte e ftuara e radhës në emisionin “Ëhy Not” me Roza Latin, ku shoqëroi disa orë me radhë publikun me performancën e saj në studio dhe disa të qeshura të mira gjatë intervistës.

Jeta e saj private ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes së mediave, megjithëse Soni është përpjekur ta ruajë sa më hermetike.

Pas ndarjes nga Mirko, balerini italian me të cilin ka një vajzë, Soni nisi një romancë me biznesmenin nga Tirana të quajtur Klevi.

Mirëpo, këngëtarja s’ka mundur t’i shpëtonte pyetjes pikante “Cilët janë më të mirë në shtrat, shqiptarët apo të huajt”.

Soni iu përgjigj me diplomaci kësaj pyetjeje, duke thënë:

“Duhet me provu shumë të huaj që të arrihet konkluzioni. Varet personi çfarë transmeton. Është çështjë energjie çdo gjë. Ne kemi receptorë, kemi energji, kështu që jemi transmetues energjie. Varet se si ndërlidhet vibe i dy personave dhe kjo është e rëndësishme në marrëdhënie.”- ka treguar këngëtarja.

E dashura e futbollistit shqiptar dhe shoqja e Kim Kardashian infektohet me Covid 19

Para pak ditësh “Prive” zbuloi se ish-mikja e ngushtë e Kim Kardashian, Larsa Pippen, është në lidhje dashurie me futbollistin me origjinë shqiptare, Liridon Krasniqi. Futbollisti dhe Larsa kanë shkëmbyer disa komente në Instagram duke përforcuar akoma më shumë dyshimet për lidhjen e tyre.

Madje në një selfie të postuar në tetor, Larsa ka shkruar në mbishkrimin e fotos “Ta ha zemrën!”.

 

Mirëpo duket se Pippen po kalon një periudhë tejet të vështirë për shkak të infektimit me Covid-19.

Në 13 nëntor Larsa bëri një story në Instagram, për të treguar se ishte prekur nga koronavirusi, por u pendua dhe më vonë e fshiu deklaratën. “Po luftoj me koronavirusin prej 1 jave. Nuk është shaka, nuk kam ndjerë kurrë një dhimbje të tillë”, shkroi Larsa në postimin e saj.

Por është mësuar se gjendja e saj shëndetësore është rënduar, sepse ajo ka pasur probleme me frymëmarrjen. “Po ajo po lufton prej një jave. Ka pasur dhimbje të shumta trupi dhe probleme me frymëmarrjen. Kemi marrë një doktor një shtëpi që të kujdeset për të”, kanë thënë disa përfaqësues të Larsas.

Ndërkohë së fundmi L:arsa ka shfrytëzuar izolimin për të komunikuar virtualisht me ndjekësit e saj. Kur është pyetur se kë do të zgjidhte mes Ronaldos dhe Messit, ajo ka bërë tag Liridon Kraniqin, duke treguar se është mbështetësja më e madhe e tij.

E dashura e futbollistit shqiptar dhe shoqja e Kim Kardashian infektohet me Covid 19

Para pak ditësh “Prive” zbuloi se ish-mikja e ngushtë e Kim Kardashian, Larsa Pippen, është në lidhje dashurie me futbollistin me origjinë shqiptare, Liridon Krasniqi. Futbollisti dhe Larsa kanë shkëmbyer disa komente në Instagram duke përforcuar akoma më shumë dyshimet për lidhjen e tyre.

Madje në një selfie të postuar në tetor, Larsa ka shkruar në mbishkrimin e fotos “Ta ha zemrën!”.

 

Mirëpo duket se Pippen po kalon një periudhë tejet të vështirë për shkak të infektimit me Covid-19.

Në 13 nëntor Larsa bëri një story në Instagram, për të treguar se ishte prekur nga koronavirusi, por u pendua dhe më vonë e fshiu deklaratën. “Po luftoj me koronavirusin prej 1 jave. Nuk është shaka, nuk kam ndjerë kurrë një dhimbje të tillë”, shkroi Larsa në postimin e saj.

Por është mësuar se gjendja e saj shëndetësore është rënduar, sepse ajo ka pasur probleme me frymëmarrjen. “Po ajo po lufton prej një jave. Ka pasur dhimbje të shumta trupi dhe probleme me frymëmarrjen. Kemi marrë një doktor një shtëpi që të kujdeset për të”, kanë thënë disa përfaqësues të Larsas.

 

Ndërkohë së fundmi Larsa ka shfrytëzuar izolimin për të komunikuar virtualisht me ndjekësit e saj. Kur është pyetur se kë do të zgjidhte mes Ronaldos dhe Messit, ajo ka bërë tag Liridon Kraniqin, duke treguar se është mbështetësja më e madhe e tij.

Dëshironi të ndiqni koncertin e Dua Lipës online? Studio 2054 sjell mundësinë për shqiptarët

Dua Lipa edhe pse në majat e suksesit përherë mundëson që edhe rajoni të përfshihet në projektet e saj. Ngjarja e fundit që do të realizojë e që pritet me vëmendje të madhe në gjithë botën është projekti “Studio 2054” një koncert jo tipik që do të përfshijë supriza të mëdha.


Nga stafi i saj thonë se bëhet fjalë për një eksperiencë unike 
e xhiruar live në një depo massive në Londër. “Studio 2054” thonë ata “do të jetë festim i jokonvencionales dhe unikes. Dua do të lëvizë nëpër setet e krijuara posaçërisht për shfaqje, ndërsa ofron një shfaqje surreale televizive në disko me rrota, vallëzimeve ekstatike, në skena të lëvizshme, sallone të modës dhe dhoma të zhveshjes të bëra për diva. Me perfomanca të pjesëve të albumit “Future Nostalgia”, “Club Future Nostalgia” dhe albumin e saj debutues, asaj do t’i bashkohen edhe shumë super-yje botërore të muzikës që janë ftuar të papritur, për të dhënë një shpërthim euforik lumturie dhe kohë të mira”.
Për shkak të kushteve me pandeminë, kjo eksperiencë e rrallë nuk do jetë koncert tipik me publik por eventi do të mund të ndiqet vetëm në internet. Zakonisht për eksperianca të tilla të yjeve botërore në vendet tona nuk mund të ketë akes, por nuk është rasti edhe me projetin e Duas “Studio 2054”.


Dua Lipa dhe stafi i saj mundësojnë që kjo ekspriencë të ndiqet edhe këtu nëpërmjet platformës Festtix. Biletat mund të blihen edhe nga vendet tona dhe më pas e
ksperienca e re dhe shumë-dimensionale, për të cilën shkruajnë gjithë mediat botërore do të bëhet livestream dhe mund ndiqet edhe këtu, të premten, më 27 nëntor, me fillim nga ora 21:30

Kështu edhe fansat e Dua Lipës e nga vendi ynë mund të jenë pjesë e eksperiencës globale të rrallë.

Diçka po ndodh me Instagramin e Loredanës dhe nuk e dimë arsyen

Reperja Loredana Zefi është kthyer prej muajsh në kryefjalën e rrjetit dhe ngjarjet e bujshme të jetës së saj janë përfolur gjatë në media.

Skandali me çiftin zvicerian, ndarja me Mozzik, romanca e shumëpërfolur me Zunën si dhe ribashkimi me Mozzik, e kanë kthyer Loredanën në personazhin kryesor.

Madje, ajo është një ndër emrat më të ndjekur në Instagram, ku poston shpesh foto e video nga përditshmëria dhe qëndron në kontakt me fansat e saj.

Mirëpo, s’e dimë ç’ka ndodhur dhe çfarë “i mërziti” fansat e reperes, pasi numri i tyre është ulur së fundmi.

Nga 2.8 milion ndjekës, tashmë Loredana numëron 2.7 milion fansa në llogarinë e saj, ndërsa arsyen pse ka ndodhur kjo ende nuk e dimë.

 

Një pjesë e fansave të saj mendon se kjo rënie vjen si pasojë e shkëputjes së Loredanës për disa kohë nga rrjetet sociale, pasi ajo vendosi të mbyllte njëherë e mirë çështjen me çiftin zvicerian dhe iu përkushtua albumit të ri “Medusa”.

Gjatë kvtyre ditëve në media ka qarkulluar lajmi se ajo dhe Mozzik po sjellin një bashkëpunim, ndërsa miku i reperes Abidon, ka treguar se kënga vjen shumë shpejt dhe do jetë shumë emocionale.

Na mbetet vetëm të presim!

Aurela Hoxha flet për herë të parë për partnerin, nga xhelozia e tij deri tek zënkat

Aurela Hoxha po shijon prej kohësh jetën në Spanjë me partnerin e saj, për të cilin ka preferuar të flasë shumë pak. E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Shiko Kush Luan”, ajo ka pranuar t’i përgjigjet pyetjeve për marrëdhënien e saj në një prej sfidave të emisionit.

Aurela mesa duket e ka ditur që në fillim që ai ka qenë “i duhuri”, pasi ka treguar se i ka thënë “Të dua” që në takimin e parë, ku gjithashtu kanë shkëmbyer edhe puthjen e parë. Nuk i dihet nëse do të ketë dasmë së shpejti, por ajo ka treguar se preferojnë të mos flasin për martesën.

“Ai është shumë xheloz për çdo njeri tjetër që më afrohet”- është shprehur Aurela për arsyen e zënkave me të.  Ndër të tjera, ata e nisin ditën me “Zgjohu beb, se më ka marrë malli” dhe e mbyllin me puthje.

 

Shpat Kasapi refuzon ta urojë Afërdita Dreshajn për shtatzaninë, po shijon lidhjen e re

Shpat Kasapi ishte i ftuar këtë të shtunë, në emisionin ‘Shiko kush luan’. Në rubrikën “Ndaje ose tortën”, pati momente ku të ftuarit u bënë nostaligjikë. Në një atmosferë të tillë, Shpati u pyet nëse do donte ta uronte ish-partneren e tij Aferdita Dreshaj për shtatzëninë e saj të parë meqënëse kanë qenë një ndër çiftet më të pëlqyera dikur për publikun.

Ai refuzoi i vendosur për ta uruar, duke u shprehur nuk i intereson më të flasë për të dhe kështu pranoi tortën “t’i përplasej” në fytyrë.

Së fundmi këngëtari është përfolur shumë rreth marrëdhënies me partneren e tij, e cila deri më tani nuk është shfaqur në publik.

Shpat Kasapi u shpreh se ai dhe partnerja e tij e kanë në plan dhe shumë shpejt do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.

Ajo quhet Selvije dhe është shfaqur krah Shpatit në backstage-in e emisionit.

Ata janë parë së bashku shpeshherë, por kjo ishte hera e parë që Shpati foli publikisht për dashurinë e re.

Princi Charles i tha Dianës një ditë përpara dasmës se nuk e donte, por gjithsesi u martuan

Historia e dashurisë së Princit Charles dhe Princeshës Diana nuk ishte kurrë si një përrallë, sipas Penny Thornton. Penny, një astrologe e konsultuar nga Diana, kohët e fundit bëri një deklaratë besfasuese në dokumentarin e ri të ITV, “The Diana Interview: Revenge of a Princess”, i cili do të transmetohet në Mbretërinë e Bashkuar.

“Një nga gjërat më tronditëse që Diana më tha ishte se një natë para dasmës, Charles i tha asaj se ai nuk e donte atë,” tha ajo, sipas People. “Unë mendoj se Charles nuk donte të martohej me një premisë të rremë. Ai donte t’ia bënte të qartë dhe kjo ishte shkatërruese për Dianën. Ajo nuk donte ta vazhdonte dasmën në atë moment, ajo mendoi të mos merrte pjesë në dasmë.”

Dokumentari përqendrohet në intervistën e famshme të Princeshës Diana në 1995-ën me BBC, pasi ajo dhe Princi Charles u ndanë. Gjatë intervistës me reporterin Martin Bashir, Diana pranoi se ajo dhe Princi Charles kishin marrëdhënie jashtë martesës së tyre. Princi Charles vazhdonte lidhjen me gruan e tij aktuale, Camilla Parker-Boëles.

Kur u pyetën nëse çështja e Princit Charles dhe Camilla-s ishte një “faktor” në fundin e martesës, Princeshë Diana u përgjigj, “Epo, ne ishim tre në këtë martesë, kështu që ishte pak e mbipopulluar”. Ajo gjithashtu konfirmoi thashethemet për marrëdhënien e saj me ish-oficerin britanik të kalorësisë James Heëitt. “Po, e adhuroja atë. Po, isha e dashuruar me të,” tha ajo pasi u pyet për James.

Vipat shqiptar ndezin pemën e Vitit të Ri, fillon atmosfera e festave

Epo, duket se janë frymëzuar ca nga Chiara Ferragni, sepse ashtu si blogerja e famshme italiane, edhe disa emra të njohur këtu te ne, e kanë mirëpritur këtë ide edhe pse jemi në mes të nëntorit, dhe këto ditë kanë qenë plot diell! Ideja e Chiarës ishte e qartë: meqë po mbyllemi në shtëpi, hajt ta nisim më herët periudhën e festave!!!

Në familjen Kallaku, atmosfera e festave mbërriti me pemën e me zbukurimet e tjera. Xhensila dhe Besi nuk i kanë rezistuar dot gëzimit të Ajkës dhe ia kanë plotësuar dëshirën.

Sara Karaj ia mbështeti idenë. “Ah moj Chiara që kisha në plan të blija gjërat këtë fundjavë”, ka shkruar ajo në ‘Instastory’.

Edhe djali i saj, Joni i kërkoi Arbana Osmanit të njëjtën gjë, dhe me shumë gjasë, ajo do t`ia plotësojë!

Ky vit ka qenë mjaft i vështirë për shqiptarët e mbarë botën për shkak të pandemisë së koronavirusit, e ndoshta ideja për t`a afruar paska frymën e festave duket se buron edhe nga ajo dëshira e fortë e brendshme për të gjetur atë grimcë normaliteti në këtë situatë të pazakontë që po përjetojmë!

Për herë të parë Shpat Kasapi shihet bashkë me të dashurën nga Shkupi

Kohët e fundit Shpat Kasapi është përfolur shumë për një histori dashurie që po përjeton, madhe edhe për planet për dasëm, megjithatë deri më sot identiteti i partneres së tij kishte mbetur mister, me vetë këngëtarin që nuk ka dashur ta bëjë pjesë të jetës publike.

I ftuar në puntatën e sotme të “Shiko kush Luan”, Shpati ndër të tjera ka zbuluar për herë të parë se kush është e dashura e tij. Ajo quhet Selvije dhe është shfaqur krah këngëtarit në “backstage”-n e emisionit, pjesë kjo që është risi për këtë sezon dhe synon pikërisht të zbulojë “sekretet” e të ftuarëve,

Siç shihet në foton e marrë nga “backstage” i programit, Selvija shihet një vajzë mjaft simpatike dhe dyshja shkojnë shumë si çift me njëri-tjetrin, edhe pse Shpati duket pak me nerva.

Nuk na besohet, Mozzik dhe Elvana Gjata do të vijnë me një super bashkëpunim

Po nëse ju themi se Mozzik dhe Elvana Gjata po vijnë me një bashkëpunim? Nëse jeni fansa të dy artistëve mund të gëzoheni sepse ata kanë bashkuar forcat dhe janë gati ta djegin me projektin e përbashkët.

Elvana na ka munguar gjithë këto kohë, por surprizën më të bukur e paska rezervuar për në fund të vitit.

Sipas asaj që raporton “Prive”, ende nuk ka detaje rreth këtij projekti apo rreth datës së publikimit por me rëndësi është që diçka po gatuhet dhe ne nuk mund të ishim më të lumtur.

Kujtojmë se, Elvana u rikthye në fund të muajit gusht në rrjetet sociale me disa foto, ku shfaqej e veshur me të bardha në majë të një shkëmbi, duke mos i shoqëruar me asnjë koment.

Në të njëjtin vend u shfaq edhe një ndër DJ më të mirë ndërkombëtarë, Mahmut Orhan, projektet e të cilit kanë miliona klikime.

Dyshja na kanë lënë edhe më parë të kuptojmë se po përgatisin diçka së bashku e këto foto na i ngritën dyshimet, por nuk ka ende asnjë të re. (KLIKO)

Për herë të fundit këngëtaren e pamë në festivalin e RTSH ku debutoi me këngën e saj “Me tana”, por ka rreth 10 muaj dhe këngëtarja nuk ka sjellë ende asnjë këngë.

Ndërkohë, Mozzik ka qenë artisti i verës. Përveç super suksesit me albumin që solli “MozzArt”, reperi i çmendi të gjithë me këngët “Madonna” dhe “PP”, në bashkëpunim me Kidën.

Ai na lajmëroi pak kohë më parë në rrjetet sociale se po sjell një album të ri që do jetë edhe më flakë, teksa po ashtu përflitet se do vijë në një bashkëpunim me Loredanën, e kjo do ishte mbyllja më e mirë e 2020 për të.

Këto dy muaj duken se kanë rezervuar surpriza, andaj prisni të papriturën.

 

Rozana Radin e vjedhin sërish, por kësaj rradhe jo para

Me siguri e kujtoni pak muaj më parë kur Rozana Radit i vodhën dyqanin e saj, ngjarja që u përfol kudo, falë edhe denoncimit të vetë artistes në rrjetet sociale. Duket se kjo gjë ka ndodhur sërish, vetëm se këtë herë Rozanës nuk i kanë “grabitur” paratë, por i kanë vjedhur një veshje, më saktësisht idenë e stilimit dhe modelin.

Në datën 6 tetor është publikuar kjo foto në Instagram-in e biznesit të aktores, ku duket palltoja me dy ngjyra e veshur nga vetë ajo, një krijim i “Rose by Rozana Radi”:

Ndërkohë së fundmi, i njejti model është vënë re në veshjet që reklamohen nga kjo kompani, jo vetëm në një rast:

Gjë që është vënë re edhe nga ndjekësit e faqes, me një prej tyre që thotë se palltoja me dy ngjyra është nxjerrë 1 muaj më parë nga Rozana Radi në vendin tonë dhe kur vidhen idetë brenda Tiranës, ato nga jashtë nuk duhet të diskutohen fare.

 

Elita Rudi kujton kohën kur punonte në ministri, teksa priste rezultatin e testit

Së fundmi, Elita Rudi i është nënshtruar tamponit. Fatmirësisht ajo ka rezultuar negative dhe e ka ndarë rezultatin e testit me ndjekësit e saj në Instastory. Nga dokumenti i publikuar prej saj shohim se e ka kryer testin 4 ditë më parë, më 11 nëntor, por e ndau me ne vetëm ditën e sotme.

Nuk e dimë nëse moderatorja ka patur ndonjë shqetësim apo jo, por fatmirësisht nuk është infektuar. Kujtojmë se ajo është në pritje të ëmbël dhe një lajm i tillë e ka lehtësuar dyfish.

Era dhe Nora Istrefi urojnë vëllaun e tyre për ditëlindje me fjalët më të mira

Era dhe Nora Istrefi janë dy nga vajzat më të njohura të showbizit shqiptar dhe sigurisht dy nga motrat më të bukura. Para pak vitesh jo pak e njohur ishte edhe motra tjetër e tyre, Nita, e cila kujdesej për veshjen e Norës dhe e shihnim shpesh edhe në rrjetet sociale.

Sakaq, Era dhe Nora kanë edhe një vëlla më të vogël që quhet, Bledi, të cilin e shohim shumë rrallë në rrjetet sociale të dy motrave.

Megjithatë, sot të dyja kanë bërë një përjashtim, sepse ai feston ditëlindjen dhe ato sigurisht e kanë uruar me fjalët më të ngrohta.

E para ishte Era ajo që ndau me ndjekësit në Instastory këtë video ku shihet krah të vëllait, duke shkruar:

Gëzuar  ditëlindjen vëllai vogël. Të dua përgjithmonë!

Edhe Nora ka postuar një video të Bledit në Instastory, ku shkruan:

Gëzuar ditëlindjen Bledinjo im.

Ajo që bie në sy është se sa shumë ka ndryshuar Bledi nga hera e fundit që e kemi parë.

Vlen të theksohet se ai  ngjan shumë me Erën, me të cilën është edhe më i lidhur.

 

Një tjetër VIP me Covid19, Skerdi Ago tregon gjendjen shëndetësore

Listës së personazheve shqiptarë të infektuar me Covid-19 i është shtuar së fundmi edhe këngëtari i njohur Skerdi Ago. Ai e ka dhënë këtë lajm në llogarinë e tij në Instagram, në një stuatus të publikuar në InstaStory.

Këngëtari ka rrëfyer se është infektuar me Covid-19, madje jo vetëm ai por edhe bashkëshortja, Vesa.

Skerdi ka bërë të ditur se edhe pak ditë i mbesin deri në përfundim të karantinës, pasi janë në shërim e sipër.

“E di që ju kam premtuar disa projekte të reja, por unë dhe gruaja ime Vesa Ago jemi duke u shëruar nga Covid-19. Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë derisa të mbaroj vetëizolimin dhe atëherë do të ketë shumë këngë të cilat i kam gati për ju. Ju dua shumë dhe faleminderit për përkrahjen e vazhdueshme. Mbroni veten dhe familjarët tuaj. Kjo situatë do të kalojë shumë shpejt.”- shkruan Skerdi.

Në muajin janar të këtij viti, Skerdi dhe Vesa u bënë prindër për herë të parë.

Bashkëshortja e tij solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Roi.

Truproja e Brad Pitt tregon çfarë shqetësimesh kishte familja për sigurinë e tyre

Angelina Jolie dhe Brad Pitt ishin çifti më i komentuar në gjithë botë. Në dukje “familje perfekte”, ata kishin rrëmbyer zemrat e të gjithëve, derisa i dhanë fund martesës disa vite më parë. Dhe tani ish-truproja aktorëve ka treguar detaje nga jeta e tyre personale.

Mark “Billy” Billingham tregoi sesi ishte të punoje me një nga çiftet më të famshme në botë.

Ai tha se shqetësimi kryesor i Angelina Jolie dhe Brad Pitt ishte siguria e fëmijëve të tyre.

“Shqetësimi më i madh për ta ishte rrëmbimi i fëmijëve, gjithçka ka të bëjë me paratë,”– tha 53-vjeçari, i cili punoi 18 muaj për familjen.

Më pas shtoi: “Angie dhe Brad janë shumë të shqetësuar se kush rri pranë fëmijëve të tyre.”

Billy gjithashtu tha se “mësoi shumë” nga yjet.

“Një gjë që më befasoi tek Brad dhe Angelina ishte menaxhimi i tyre i kohës dhe mënyra se si ata kishin kohë për të bërë gjithçka, nga jeta familjare, puna dhe aktivitetet e bamirësisë,”- u shpreh ai. “Kam marrë shumë mësime prej tyre, ata mësuan shumë nga unë dhe e mira e të punuarit së bashku ishte respekti i ndërsjellë.”

Pitt dhe Jolie aktualisht janë në një betejë të hidhur për kujdestarinë e fëmijëve pas ndarjes në 2016.

Ish-çifti, që u takuan në vitin 2004 gjatë xhirimeve të “Mr & Mrs. Smith” dhe u martuan në 2014, bënë kërkesë për divorc në shtator 2016 pas një incidenti në një aeroplan kur Brad dyshohet se humbi kontrollin e vetes dhe u përlesh me djalin Maddox, i cili ishte 16 vjeç në atë kohë.

Ata lëshuan një deklaratë të përbashkët duke zbuluar se kishin rënë dakord të zgjidhnin divorcin e tyre privatisht.

Bardhi dhe Fifi zbulojnë kur do të publikojnë bashkëpunimin e tyre, pritet të jetë super hit

Bardh Idrizi zbuloi se këngëtarja e tij e preferuar është Fifi, këngëtarja e “Shiko Kush LUAN” dhe do e ka dashur gjithmonë një bashkëpunim me të.

Mirëpo si duket ky bashkëpunim tashmë është realizuar dhe ketë e zbuloi Fifi, duke thënë: “Ne sapo e kemi mbaruar, bashkëpunimin tonë dhe del në dhjetor.”

Teksa autorja Luana Vjollca pyet Fifin nëse do jetë këngë ritmike apo jo, Fifi e quan këngën e re “smash HIT”, duke na treguar se do jetë një sukses i garantuar.

Demi Rose mahnit me format e saj nga Maldivet

Demi Rose së fundmi ka tërhequr vëmendjen, teksa shfaqet e veshur me një mantel ngjyrë rozë të ndritshëm gjatë kohës që pozonte në plazh. 25-vjeçarja tregoi linjat e mrekullueshme trupore me bikini nudo, raporton “The Sun”.

Ndërkohë që shumë njerëz në të gjithë botën janë izoluar për shkak të pandemisë, Demi ka postuar foto të bukura nga Maldivet.

“Situata e izolimit”,- shkroi ajo krahas postimit.

Modelja duket se po “merr frymë” nga situata e fundit që u krijua në rrjet. Ajo u akuzua se kishte shtuar peshë, sepse kishte veshur një bluzë të gjerë. Një muaj pas ndarjes, futbollisti I njohur direkt në lidhje të re.

Futbollisti i famshëm Patrice Evra është fejuar me modelen 25-vjeçare, Margaux Alexandra vetëm një muaj pasi u divorcua nga ish-bashkëshortja Sandra.

“Kemi qenë së bashku për më shumë se një vit, dua të them që kur më vodhe zemrën. Pas herës së dytë që u takuam, të thashë se do ishe gruaja ime për gjithë jetën. Nuk mund të jetoj pa ty tani dhe kur je pranë meje, më mungon,”- shkroi 39-vjeçari në një postim në Instagram.

Dhe ish-bashkëshortja e tij Sandra, me të cilën ka qenë në një marrëdhënie prej 25 vitesh, mësoi për të dashurën e re të ish-futbollistit të Juventus në rrjetet sociale, pasi ai publikoi një foto me Margaux Alexandra gjatë një udhëtimi të supozuar pune në Londër.

 

Tashmë 30 vjet, Rita Ora shprehet se nuk ka patur një jetë normale

Rita Ora së fundmi është shprehur se tashmë është gruaja që dëshironte të ishte, teksa përgatitet për 30-vjetorin e lindjes.

Këngëtarja me origjinë shqiptare pranoi se ka mësuar shumë nga të 20-at e saj, raporton “Standard”.

“Jam gruaja që dua të jem. 30-vjetori i madh! Jam më komode në lëkurën time se kurrë më parë. Nuk kam pasur jetë normale në të 20-tat e mia, por nuk do e ndryshoja për asgjë në botë.

 

Është diçka që e kam vënë re gjatë izolimit, nuk e kam pasur kurrë atë jetë ku ti mund të dalësh të ecësh në kopshtin tënd apo kudo tjetër dhe të mos i interesoj askujt”, tha ajo gjatë intervistës.

Ajo ka treguar se shpesh ka pasur probleme për shkak të vëmendjes së vazhdueshme nga ana e publikut.

“Për të gjithë ata që janë në qendër të vëmendjes… nuk mund të ndjekësh një shkollë për këtë gjë. Nuk ka shkollë se si të jesh i famshëm. Mendoj se unë kam mësuar në mënyrën më të vështirë. E kalon kur e pranon dhe thua ‘Ok, kjo është jeta ime tani’”, është shprehur artistja me origjinë shqiptare.

Ajo ka shtuar se në këtë rrugëtim të vështirë e kanë ndihmuar shumë familja e miq të saj të mirë.

“U bëra pjesë e kësaj industrie dhe jam shumë mirënjohëse për kaq sa kam arritur deri tani me shumë menaxhim. Jam shumë me fat që kam nënën dhe motrën time, me të cilat kam punuar që nga fillimi dhe më kanë mbrojtur”, ka treguar Rita.

Britney Spears në hasëm me babain, i mori pasurinë por i ka rrahur dhe djalin

Thuhet se Britney Spears nuk ka folur me babanë e saj për më shumë se një vit, pas “kontaktit fizik” mbi djalin e saj adoleshent në vitin 2019.Këngëtarja 38-vjeçare humbi gjithashtu edhe gjyqin kundër babait të saj, për të hequr kontrollin mbi financat dhe mbi jetën e saj personale, duke ia vështirësuar edhe më shumë jetën, raporton “Mirror”.

Pas kësaj, duket se dyshja janë shumë larg nga të zgjidhurit e problemeve që kanë me njëri-tjetrin.

Prishja e marrëdhënies me babain për Britney-n ndodhi kur ish-bashkëshorti i saj, Kevin Federline, u detyrua të paraqiste një raport ligjor në polici, sipas të cilit, Jamie (babai) kishte dhunuar djalin e çiftit, Sean Preston, i cili në atë kohë ishte 13 vjeç.

Kevin tha në polici se Jamie ishte shumë i acaruar dhe theu derën në mes të një zënke me Sean, duke e lënë djalin të tmerruar dhe të mërzitur.

“Që nga drama që ndodhi midis Preston dhe Jamie, Britney nuk ka pasur ndonjë kontakt me babanë e saj,”- tha një burim për “People”.

Ish pornostarja turpëron futbollistin portuges, tregon detaje nga marëdhënia e tyre

Pasi i dha fund karrierës si aktore porno, Mari Sielo Pajares ka vendosur që t’i hedhë kujtimet e saj në një libër autobiografik të titulluar “Kujtimet e një shtëpie”.

Në këtë libër, aktorja ka zbuluar pa hezitim marrëdhëniet e saj me meshkujt, ndërsa midis tyre ka qenë edhe një futbollist portugez. Ajo ka rrëfyer me detaje disa çaste intimiteti me futbollistin, ku me sa duket ka mbetur tepër e zhgënjyer.

“Ishte gati mëngjes dhe ne vendosëm që të shkonim në shtrat. Kur hoqa të mbathurat e tij pashë penisin më të vogël në jetën time. Ai kishte një mikropenis. Nëse duhej ta masturboja atë, më nevojitej një piskatore, një mikroskop dhe ‘GPS’”, rrëfen ish-ylli i filmave me pullë të kuqe.

Ndonëse nuk ia zbulon identitetin Mari Sielo Pajares zbulon të tjera detaje mbi futbollistin: “Unë kurrë nuk do ta them kush është sepse nuk dua t’ia shkatërroj jetën. Ne kemi pasur marrëdhënie disa herë. Bëhet fjalë për një futbollist muskuloz, por kur ai hoqi mbathjet, unë u trondita. E kishte aq të vogël, sa që dukej si një krimb i humbur në pyjet e Amazonës”, shkruan në librin e saj ish-pornostarja 44-vjeçare nga Madridi.

Franceska Jaçe bën xheloz me foto të nxehta futbollistin që shkëputen lidhjen

Ish-lojtarja e “Big Brother”, Françeska Jaçe, dhe futbollisti 23-vjeçar i Tiranës, Albi Doka, kanë hequr njëri-tjetrin nga lista në “Instagram”, duke i vënë vulën kështu ndarjes së tyre.

E direkt pas rikthimit në statusin single, Franceska u është kthyer edhe fotove hot ku poson pa të brendshme poshtë fustanit klas.

 

Ajo duket shumë e lumtur dhe në formë tashmë. Historia e ish-lojtares së “Big Brother” me futbollistin u zbulua kur ajo në kulmin e pandemisë, postoi një foto nudo artistike në profilin e saj në “Instagram”, foto që nuk mori miratimin nga Albi.

Kaq ka mjaftuar që të vërshonin komentet e shumta, përveç mbrojtësit të skuadrës së Tiranës, Albi Doka, i cili qëndroi indiferent.

Ndërkohë, Françeska është prej muajsh në një fazë të re të jetës, ku pozat sensuale topless i ka çuar në ekstrem me ato nudo, ndërkohë që provoi një histori të re dashurie, kësaj here me një futbollist.

 

Ndërsa drejton biznesin e saj, Françeska nuk heq dorë nga fotot e nxehta edhe pse po hyjmë në stinën e dimrit.

Në fakt, asgjë nuk dihej për jetën private të Françeskës deri ditën e ditëlindjes së futbollistit, i cili e festoi në krahët e ish-lojtares së “Big Brother”.

 

Futbollisti i Tiranës, që sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën e klubit kroat “HNK Gorica”, festoi 23-vjetorin e lindjes, dhe vëmendjen e asaj dite e mori ish-lojtarja e “Big Brother”.

Mbrojtësi mori një urim special teksa u pa në krah të vajzës nga Vlora, shpesh e komentuar për jetën private. Ishte kjo e fundit që publikoi një video të shkurtër në “Instastory” me Dokën, duke i uruar atij ditëlindjen.

 

Natyrisht që preferenca e tij për modelet mbetet e njëjtë, duke qenë se pas Marina Farës, ai po përflitet për lidhje romantike me Françeska Jaçen, të dyja modele “Instagrami”.

 

Vetë Françeska foli rreth jetës private në kohë pandemie, pasi u tregoi ndjekësve se po flirtonte me një djalë të njohur, duke lënë mister emrin.

 

Me gjasa fjala ka qenë për futbollistin Doka dhe nuk është çudi të jenë njohur në rrjetin social të “Instagramit” për t’u takuar pas izoimit. “Happy Birhday Champion!” i shkruante Jaçe sipër videos, ku dukeshin shumë të lumtur krah njëri-tjetrit dhe të çlirët për ta shijuar jetën ashtu siç vjen pa komplikime.

Ish-lojtarja e “Big Brother” aktualisht i është dedikuar biznesit të saj (një agjencie udhëtimesh) jetës si modele “Instagrami”, ku shpesh pozon topless dhe historisë së re.

Edhe këtë sezon veror ajo e nisi me një pozë nga pishina, ndërkohë që mori shumë komente e reagime nga ndjekësit.

Por Françeska nuk qëndroi pasive as gjatë izolimit në karantinë, ku nëpërmjet komunikimeve të saj publike me ndjekësit në “Instagram”, tregoi se s’e kishte kaluar aspak keq.

Gjatë një bashkëbisedimi me fansat në “Instagram”, ajo rrëfeu disa detaje nga jeta private. Pyetjet e fansave ishin nga më të ndryshmet, ndërsa Françeska filloi të kthente përgjigje me dy alternativa “e kam bërë” ose “s’e kam bërë”.

Ngacmimit “Je bërë dru me mall?”, ajo iu përgjigj me “po”. Gjithashtu iu përgjigj me “e kam bërë” pyetjes së ndjekësit: “Ke bërë seks në kohë karantinimi?”

 

Ndërsa pyetjes: “A ke vazhdu me vesh të brendshme?”, ishte një pyetje tjetër, së cilës ajo iu përgjigj me “s’e kam bërë”, duke treguar se nuk i ka aspak në preferencë.

 

Ndryshe nga lidhjet e tjera VIP kur marrin fund, ata e fshinë njëri-tjetrin nga rrjetet sociale pak javë më vonë se të ndaheshin. Ndërkohë, Franceska tashmë po shijon jetën e saj ashtu siç di të bëjë ajo, duke dashur sa më shumë veten!

Vjehrra dhe vjehrri janë më të ri, 81 vjeçarja tregon lidhjen me djalin 46 vite më të ri

81-vjeçarja Iris Jones, shkaktoi shumë reagime në rrjete sociale duke përshkruar aventurat e saj seksuale me të dashurin 46 vite më të ri.

Së fundmi e moshuara ka zbuluar se i ka dhënë fund beqarisë dhe është martuar me 35-vjeçarin egjiptian Mohammed. Irisi ka thënë për medait britanike se familja i është distancuar dhe nuk e ka mbështetur romancën e saj dhe të Mohamedit.

Sipas saj, familja nuk e ka telefonuar e uruar për martesën e saj me 35-vjeçarin. Çifti nuk realizoi martesë tradicionale, por nënshkroi letër të shkruar në arabisht për t’i bërë gjërat zyrtare. 81-vjeçarja shtoi se ajo do të tentojë disa herë të vendosë kontaktin me familjen para se të kthehet në Britani në 11 dhjetor.

“Dokumenti na u dorëzua, një për Mohamedin dhe një për mua, të gjitha në arabisht, nuk e di se çfarë thotë fare. Nuk bën asnjë ndryshim. Unë jam më e vjetër se nëna dhe babai i tij, vjehrra dhe vjehrri im janë më të rinj se unë”, tha Iris për martesën me të riun.

“Nuk më intereson se ku jetojmë ose sa e pasur apo e varfër është, unë dua vetëm të jem me Iris”, tha 35-vjeçari për gazetarët.

Iris, ish pastruese, jeton në një shtëpi njëkatëshe 220,000 paund dhe fiton një pension prej 200 paund në javë si dhe merr edhe përfitim të aftësisë së kufizuar. Kujtojmë se marrëdhënia e çiftit u vu në qendër të vëmendjes në fillim të këtij viti kur Iris shkoi në ITV’s “This Morning” për të diskutuar hendekun e madh të moshës dhe përfundoi duke zbuluar detaje të jetës së tyre seksuale.

Në të njëjtën kohë, Iris vendosi që t’i bënte thirrje edhe kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson. Ajo i kërkoi kryeministrit britanik që ta linte Mohamed të vinte në Britaninë e madhe, pasi sipas saj ai do të ishte një “pasuri” për ekonominë.

Kërcim me bjonde seksi, si e kaloi Princi Wiliam natën e beqarisë

Tabloidi britanik “Daily Mail” ka publikuar disa foto, ku thuhet se shfaqet Princi William në natën e fundit të beqarisë. Në foto shihet princi teksa kërcen me një vajzë bionde.

Sipas “Daily Mail”, i dyti në radhë për fronin mbretëror e ka tepruar me alkoolin dhe nuk do t’ia dijë për asgjë.

 

Bardhi tregon kujt ja dedikoi këngën ‘Betohemi’ dhe zbulon emrin e ish të dashurës

Bardhyl Idrizi ose i njohur për publikun si Bardhi ishte i ftuar në “Shiko Kush LUAN”

Reperi u bë shumë më i dashur dhe më i pëlqyer pas HIT-it “Betohemi”, këngë kjo e cila dëgjohet ngado. I pyetur nëse kjo këngë është dedikim, Bardhi zbuloi për “Shiko Kush LUAN” se “Po” është dedikim dhe ia ka kushtuar ish-të dashurës së tij.

Ndërsa në lojës e shamisë teksa humbi në lojë reperi u “detyrua” të zbulojë si e ka emrin e dashura e tij ose ish-i i tij dhe ai u përgjigj duke thënë se ajo quhet Liberta.

Duket se duetin mes Taynës dhe Rinës do e kemi shumë shpejt, ky është detaji që i zbuloi

Tayna dhe Rina dikur njiheshin si rivale, madje ato janë përfolur shpesh për ‘diss’-e mes njëra-tjetrës. Por, gjithçka duket se ka ndryshuar pasi Rina u shkëput nga labeli me të cilin bashkëpunoi në nisje të karrierës.

Por, gjithçka duket se ka ndryshuar. Dy të shtuna më parë në “Shiko Kush LUAN”, Rina la të kuptohej se jo vetëm që nuk ka më inate mes saj dhe Tayna-s, por me shumë mundësi mund të shohim edhe një bashkëpunim mes tyre. Postimet e fundit të vajzave në rrjetet sociale gjithsesi kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave. Kjo, pasi të dyja reperet kanë publikuar të njejtën frazë: “E dini pse të huajt ju mbështesin më shumë se njerëzit që njihni? Sepse e kanë të vështirë ta pranojnë se vijnë nga i njejti vend si ti, me dallimin që ata kanë mbetur në të njejtin vend.”

Ky postim i përbashkët mes Tayna-s dhe Rinës ka nxitur fansat të mendojnë se mes vajzave do të ketë realisht një bashkëpunim. Megjithatë, kjo mund të jetë edhe thjesht një rastësi. Në të dyja rastet ndjekësit janë të lumtur që reperet i kanë sheshuar hatërmbetjet dhe rivalitetin e disa kohëve më parë.

Ky është çifti që krijuan vaksinën kundër virusit korona

Të dhënat pozitive për vaksinën ndaj COVID-19 të BioNTech dhe partnerit amerikan Pfizer Inc, janë një sukses i pabesueshëm për çiftin që qëndron pas firmës gjermane të bioteknologjisë, të cilët i kanë kushtuar jetën e tyre punës për të përdorur sistemin imunitar kundër kancerit.

Sipas Reuters, kompania Pfizer tha të hënën se vaksina e saj eksperimentale ishte më shumë se 90% efektive në parandalimin e COVID-19, bazuar në të dhënat fillestare nga një studim i madh.

Pfizer dhe BioNTech janë prodhuesit e parë të ilaçeve që tregojnë të dhëna të suksesshme nga një test klinik në shkallë të gjerë rreth një vaksine për koronavirusin.

Kompanitë thanë se deri më tani nuk kanë gjetur shqetësime serioze të sigurisë dhe presin të kërkojnë autorizimin e përdorimit nga autoritetet shëndetësore në SHBA-së më vonë këtë muaj.

Nga një djalë i një emigranti turk që punon në një fabrikë Ford në Këln, Shefi Ekzekutiv i BioNTech, Ugur Sahin, 55 vjeç, tani figuron në mesin e 100 gjermanëve më të pasur, së bashku me gruan e tij dhe anëtarin tjetër të bordit Oezlem Tuereci, 53, sipas “Ëelt am Sonntag”.

Vlera e tregut e BioNTech e listuar nga Nasdaq, të cilën dyshja e bashkëthemeluan, ishte rritur në 21 miliardë dollarë nga e premtja nga 4.6 miliardë dollarë një vit më parë, me firmën që do të luante një rol të madh në imunizimin masiv kundër coronavirusit.

“Pavarësisht arritjeve të tij, ai kurrë nuk ndryshoi nga të qenit tepër i përulur dhe i ndjeshëm”, tha Matthias Kromayer, anëtar i bordit të firmës së kapitalit sipërmarrës MIG AG, fondet e së cilës kanë mbështetur BioNTech që nga fillimi i saj në vitin 2008.

Ai shtoi se Sahin zakonisht hynte në takime biznesi i veshur me xhinse dhe mbante përkrenare dhe çantë shpine biçikletash me vete.

Duke ndjekur ëndrrën e tij të fëmijërisë për të studiuar mjekësi dhe për t’u bërë një mjek, Sahin punoi në spitalet mësimore në Këln dhe qytetin jugperëndimor të Homburgut, ku u takua me Tuereci gjatë karrierës së tij të hershme akademike, përcjell Telegrafi.

Dhe kërkimet mjekësore dhe onkologjia u bënë një pasion i përbashkët i tyre.

Tuereci, vajza e një mjeku turk i cili kishte migruar në Gjermani, tha në një intervistë për media se edhe ditën e dasmës së tyre, të dy gjetën kohë për punë laboratorike.

Jeta si sipërmarrës filloi në 2001 kur ata ngritën Ganymed Farmaceutikë për të zhvilluar antitrupa kundër kancerit, por Sahin – deri atëherë një profesor në universitetin e Mainz – kurrë nuk hoqi dorë nga kërkimi dhe mësimdhënia akademike.

Ata fituan fonde nga MIG AG si dhe nga Thomas dhe Andreas Struengmann, të cilët shitën biznesin e tyre të përgjithshëm të barnave Hexal tek Novartis në vitin 2005.

Kjo sipërmarrje u shit te Astellas e Japonisë në vitin 2016 për rreth 1.4 miliard dollarë.

Në atë kohë, ekipi që qëndronte pas Ganymed tashmë ishte i zënë me ndërtimin e BioNTech, themeluar në vitin 2008, për të ndjekur një gamë shumë më të gjerë të mjeteve të imunoterapisë nga kanceri.

 

Ekipi i ëndrrave

Për Kromayer të MIG, Tuereci dhe Sahin janë një “ekip i ëndrrave” në atë që ata synojnë në vizionet e tyre me kufizimet e realitetit.

Historia e BioNTech mori një kthesë kur Sahin në janar u përballë me një fenomen shkencor për një shpërthim të ri të coronavirusit në qytetin kinez të Ëuhan.

BioNTech caktoi shpejt rreth 500 punonjës për të për të punuar në disa përbërje të mundshme, duke fituar gjigantin e farmacisë Pfizer dhe prodhuesin e ilaçeve kineze Fosun si partnerë në mars.

Matthias Theobald, një profesor tjetër i onkologjisë në universitetin Mainz i cili ka punuar me Sahin për 20 vjet, tha se tendenca e tij drejt nënvlerësimit mohon një ambicie të paepur për të transformuar mjekësinë, e ilustruar nga kërcimi i besimit në një vaksinë ndaj COVID-19.

“Ai është një person shumë modest dhe i përulur. Paraqitjet kanë pak kuptim për të. Por ai dëshiron të krijojë struktura që e lejojnë atë të realizojë vizionet e tij dhe këtu aspiratat nuk janë aspak modeste”, tha Theobald.

Sahin i tha Reuters të hënën se ai arriti në një “shkallë të jashtëzakonshme suksesi”, por që ai nuk e dinte në fillim të vitit se sa e vështirë do të ishte detyra në përgjithësi

Jashtë formës së dikurshme, Leonardo Dicaprio shijon rrezet e diellit

Leonardo DiCaprio dhe miku i tij i vjetër, Emile Hirsch janë fotografuar nga paparacët teksa marrin rreze dielli dhe zhyten në ujrat e Malibusë. Bashkë me ta ka qenë edhe babai i aktorit të njohur e disa miq të tjerë të tij. Fundjava e djemve dukshëm është një formë e mirë relaksi sidomos për aktorin, i cili duket shumë i qeshur dhe i qetë në fotot e publikuara në ‘Daily Mail’.

Në këtë periudhë të vështirë për të gjithë, me frikën në rritje prej virusit, me siguri shumë nga ju do të donin të ishin në vendin e Leonardos dhe mikut të tij për të shijuar pak diell dhe det.

Shkalla e obezitetit në SHBA po bie, pasi shumë amerikanë po...

Shkalla e obezitetit tek të rriturit amerikanë ka nisur të bjerë për herë të parë pas më shumë se një dekade, dhe kjo duket...

Arsyet pse duhet të hani mjaltë para gjumit

NJIHUNI ME ALINËN, 6-VJEÇARJA MË E BUKUR NË BOTË

Një vogëlushe 6-vjeçare nga Rusia, e quajtur Alina Yakupova, është cilësuar si vajza më e bukur në botë.6-vjeçarja nga Moska e ka nisur modelimin...

‘A DO FLIJE NJË NATË ME ALBIN KURTIN?’, KËSHTU PËRGJIGJET KËNGËTARJA...

Mes të ftuarve në një emisionin ishin edhe Bledi Mane dhe Iva Aliko.Gjatë bisedës, nuk munguan ngacmimet e gazetarit për lidhjen e shumëpërfolur të...

Zonja e parë e Kosovës pozon me fustan të gjatë, siç...

Lumnije Thaçi, bashkëshortja e presidentit të Kosovës kohën e fundit dukshëm po i kushton më shumë rëndësi pamjes së saj.Së fundmi, ajo është paraqitur...

Ja si mund te dukeni bukur edhe pa make up

Çka duhet të përdorni për të pasur një fytyrë të bukur edhe pa makeup?Shumica e vajzave vendosin makeup për shkak që nuk ndihen mirë...

Nusja e Milot Rashicës sjell imazhet me të gjitha veshjet në...

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica po i jep fund beqarisë këtë muaj.E e fejuara Rashicës, Belkiz Kera, ditët e fundit ishte pjesë...