fbpx
Tuesday, May 5, 2026
Home Blog Page 5

Fifi tregon arsyen e vërtetë pse Ledri Vula dhe Capital T refuzuan të bashkëpunojnë me të

Fifi në një bashkëpunim me Capital T dhe Fifi në një bashkëpunim me Ledrin! Të dyja duken shumë bukur dhe me siguri do ishin kthyer në hite vere, nëse dy çunat nuk do e kishim refuzuar këngëtaren.

E ftuar në “NIN”, Fifi ka treguar sot se të dy, veç e veç, i ka ftuar në bashkëpunime pak kohë më parë dhe të dy e kanë refuzuar duke u justifikuar me faktin se po lançojnë albumet përkatës. E pyetur nëse ka refuzuar ndonjë bashkëpunim Fifi jo dhe se në fakt atë e kanë refuzuar.

Ledri dhe Capital T më kanë refuzuar. Këto kohët e fundit. Nëse do kthehen për një bashkëpunim varet se me çfarë oferte do vijnë.”- tha ajo.

Pak ditë më parë, Fifi publikoi “Ninullë dashnie”, një baladë shumë e ndjerë që na preku telat të gjithëve.

Ndërkohë në fillim të vjeshtës solli një tjetër bashkëpunim. Këtë herë ajo bashkoi forcat me kushëririn e saj Ermal Fejzullahu për të sjell super këngën  “Përjetësi”.

Videoklipi i kësaj kënge ka një histori tepër interesante të një çifti të dashuruar dhe menjëherë pas publikimit, kënga ka marrë miliona klikime në Youtube.

Por, Fifi s’ka ndërmend të heqë dorë nga duetet. Së shpejti ajo do publikojë një këngë me reperin e njohur Bardhi, i cili bëri namin me këngën “Betohemi”.

Vetëm disa ditë më parë, Bardhi publikoi këngën e re “Interes”, që po pëlqehet shumë nga publiku.

Melania Trump dekoron për herë të fundit Shtëpinë e Bardhë për Krishtlindje e Vitin e Ri

Ky është sezoni i festave në Shtëpinë e Bardhë. Të gjitha sallat u zbukuruan nga mbi 125 vullnetarë këtë fundjavë dhe u zbuluan dje, kur u shfaqën dekoret klasike të festave me temën e këtij viti “Amerika e Bukura”. Këto janë Krishtlindjet e fundit të Melania dhe Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Zbukurimet e këtij viti – që vijnë gjatë një pandemie globale – përfshijnë një homazh për punëtorët thelbësorë në Dhomën e Kuqe, një zyrë postare qeramike të ndriçuar dhe një pemë me zbukurime që nderojnë punëtorët e vijës së frontit; një kamion plehrash, shkencëtar, kujdestar, pallto laboratori dhe kapelë infermieresh.

“Ne përshëndesim heronjtë e përditshëm të Amerikës që shërbejnë si reaguesit e parë dhe punëtorët e vijës së frontit. Ornamentet e bëra me dorë nxjerrin në pah shumë profesionistë dhe vullnetarë që u shërbejnë komuniteteve të tyre me një shpirt bujarie,” –është shprehur zyra e zonjës së parë, Melania Trump.

Zonja e parë dhe Presidenti Donald Trump pritet të marrin disa masa sigurie në vend si pasojë e festave dhe pushimeve, për të shmangur përkeqësimin e pandemisë.

Këtë vit, ka 106 kurora, 62 pemë, më shumë se 1,200 metra kurorë, më shumë se 3,200 drita, më shumë se 17,000 harqe dhe më shumë se 150 lloje gjethesh dhe lulesh, sipas zyrës së zonjës së parë.

Përveç nderimit të punëtorëve të vijës së frontit, ka edhe një pemë me temë Kennedy, në Vermeil Room, me zbukurime që paraqesin një portret ikonik të Presidentit John F. Kennedy dhe varka me vela. Pema qëndron pranë portretit të ish-zonjës së parë, Jacqueline Kennedy.

Në pritje të sezonit të ri, Casa De Papel do të vijë me një version dhe gjuhë tjetër

Netflix do të sjellë një version të ri të “La Casa de Papel” (Money Heist), një prej serialeve hit të platformës.

Shfaqja spanjolle, produksioni i të cilës po merret me sezonin e katër, do të ketë një version korean. Si producent ekzekutiv i versionit korean do të shërbejë po Alex Pina, krijuesi i “La Casa de Papel”. Versioni i ri do të ketë si regjisori nga Koreja e Jugut Kim-Hong-sun, i njohur për punën e tij me prodhimet e zhanrit fantazi dhe krim, ndërsa skenari do t’i besohet Ryu Yong-jae.

“Krijuesit koreanë kanë zhvilluar gjuhën e tyre dhe kulturën audiovizive për vite me rradhë,” tha Pina. “Ata kanë arritur, si serialet tona, të tejkalojnë kufijtë kulturorë dhe të bëhen një pikë referimi për mijëra shikues në të gjithë botën, veçanërisht midis të rinjve. Prandaj më duket interesante që bota e ‘La Casa de Papel’ është aq tërheqëse për krijuesit koreanë sa të bëhet një përshtatje.”

Sërish telashe për Fjolla Morinën, Prokuroria hap çështjen e saj dhe të dashurit biznesmen

Arrestimi i Fjolla Morinës pak kohë më parë ishte padyshim një nga lajmet që tërhoqi më shumë vëmendjen e publikut. Kujtojmë se këngëtarja e njohur u ndalua nga policia dhe pas kontrolloeve ju gjetën dy pistoleta në makinë. Pas përfundimit të hetimeve, ajo u akuzua zyrtarisht për “armëmbajtje pa leje” dhe u dënua me arrest shtëpie, masë e përkohshme deri në përfundim të gjyqit, ndërkohë që shoqëruesit e saj, biznesmeni Fisnik Sylaj dhe shoferi Fitim Muji, u lanë të lirë pa akuza.

Gjithsesi duket se tani çështja e Fjollës është rihapur sërish në Prokurorinë e Kukësit, duke sjellë edhe përplasje në këtë institucion. Mësohet se drejtuesja e Prokurorisë së Kukësit i ka dalë kundër prokurorit të çështjes dhe ka kërkuar që këngëtarja të gjykohet për akuzën “trafikim armësh”, në bashkëpunim me partnerin e saj dhe shoferin e tij. Ata ishin duke pritur caktimin e një datë gjyqi për Fjollën dhe përfundimin e tij, por duket se tani ngjarja ka marrë një tjetër rrjedhë.

Ndërkohë situata në jetën personale të këngëtares duket shumë më e mirë, teksa që prej bërjes publike të lidhjes me Sylën, ajo duket se po përjeton vetëm ditë të bukura dhe plot me dashuri. Në fakt ishte pikërisht kjo ngjarje që “detyroi” çiftin të konfirmonin lidhjen, megjithatë që nga ajo kohë ata ndajnë shpesh me publikun në rrjetet sociale momentet që kalojnë bashkë dhe së shpejti do të martohen.

Nuk e dimë si do të ndikojnë zhvillimet e fundit në planet e tyre, gjithsesi duhet të presim e të shohim për vendimin e Prokurorisë dhe Gjykatës së Kukësit.

Rihanna dhe Asap Rocky duket se janë në lidhje edhe pse u tha që janë miq të mirë

Mes Rihanna-s dhe reperit të njohur Asap Rocky ka padyshim “Love in the Brain”! Kështu ka zbuluar një burim pranë artistëve për revistën “People”, teksa fundjavën që lanë pas u rapprtua në disa media rozë që ata kishin kaluar kohë bashkë në New York, ndërkohë që ishin parë edhe në shoqërinë e disa miqve të përbashkët.

Rihanna dhe Asap Rocky, të cilët janë miq prej një kohë shumë të gjatë, nuk përfliten për herë të parë për një romancë të mundshme mes tyre. Zërat nisën fillimist në janar të këtij viti, kur këngëtarja i dha fund lidhjes me miliarderin Hassan Jameel. Në atë kohë “The Sun” raportoi se artistët, të dy nga 32 vjeç, frekuentonin njëri-tjetrin, por nuk ishin në një lidhje.

Më pas dyshimet u shtuan nga intervistat dyshe që ata realizuan për Vogue dhe GQ, ku duket se kishin shumë kimi me njëri-tjetrin. Ndërkohë keni edhe këtë foto të tyre bashkë, për produktet e lëkurës së Rihanna-s

Fifi i thotë të gjitha dhe e pranon që ja kontrollon të dashurit telefonin

Të gjitha vajzave u ndodh të bëhen të paktën vetëm një herë xheloze për të dashurin e tyre, për një arsye ose një tjetër. Kështu ka ndodhur edhe me Fifin, e cila e ftuar në “Ndërrimin e Natës” me Alaudin Hamitin, përballë lojës “Haje ose thuaje”, ka treguar tre gjërat e fundit për të cilat është zënë me të dashurin, mes tyre për folloëers-at në Instagram, sepse ai ka ndjekur një “x” vajzë, pse nuk ka hapur telefonin dhe pse nuk ka kthyer mesazhet.

“Janë bazike, por edhe tek unë ndodhin”, u shpreh këngëtarja.
Fifi e konfirmoi lidhjen e saj të dashurisë disa javë më parë duke ndjekur në llogarinë e saj vetëm djalin që i ka marrë zemrën. E që prej këtij momenti këngëtarja nuk ka hezituar të ndajë detaje interesante nga lidhja e saj.

Shtëpia e Ledina Çelos për festa është fiks si nëpër filma

Shumë personazhe të njohur i kanë nisur zbukurimet e festave që në nëntor. Në këtë vit të zymtë prej pandemisë së koronavirusit, ishte e madhe nevoja për pak hare dhe një ndjenjë normaliteti. Ledina Celo është një prej emrave të njohur që tregoi së fundi se atmosfera e festave ka mbërritur më herët edhe në shtëpinë e saj.

Këngëtarja postoi një foto në mediat sociale ku tregon sesa bukur e zbukuruar shtëpinë. Ngjyrat që mbizotërojnë janë jeshilja dhe e kuqja. Në sfond shihen vogëlushët e saj që shohin televizor, kretësisht të rrëmbyer nga filmi në ekran. Një foto vërtet e bukur dhe shumë e ngrohtë kjo e Ledinës!

Ndihmësi i Pallatit Mbretëror vjedh sende të çmuara dhe i shet në internet për pak para

Një ndihmës i Pallatit Buckingham ka pranuar se ka vjedhur medalje dhe fotografi nga rezidenca e mbretëreshës. Adamo Canto, 37 vjeç, u deklarua fajtor në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster për tri akuza vjedhjeje, midis 11 nëntorit të 2019-ës dhe 7 gushtit të 2020-ës.

Policia gjeti një sasi të konsiderueshme të sendeve të vjedhura në Royal Mews, në Pallatin Buckingham. Canto do të dënohet në Southwark Crown Court në një datë të mëvonshme.

Sipas gjykatës, gjatë pandemisë së Covid-19, roli i Canto-s u ndryshua për ta përfshirë më shumë në pastrim, që i ofroi atij hyrje në zyra dhe zona të tjera që më parë nuk e ka pasur.

Disa nga mallrat e vjedhura, me vlerë midis 10,000 dhe 100,000 paundë, u renditën për shitje në eBay, tha prokurori Simon Maughan. Një total prej 37 artikujsh u ofruan për shitje në eBay shumë më pak se vlera e tyre e vërtetë, ndërsa Canto fitoi 7,741 paundë.

Një nga artikujt e nxjerrë në shitje ishte një album fotografik i banketit mbretëror të vizitës së Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar, me vlerë 1,500 paundë. Canto gjithashtu mori fotografi zyrtare të nënshkruara të Dukës së Sussex dhe Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit.

Rreth 77 sende u morën nga dyqani i pallatit, ndërsa të tjerat u vodhën nga vende të tilla si dollapët e stafit, dyqani i Galerisë së Mbretëreshës dhe depoja e Dukës së Jorkut.

Gjykatësi e liroi Canto-n me kusht dhe paralajmëroi se ai do të përballej me një dënim të mundshëm me burg.

U përfol se është shtatzanë, reagon për herë të parë Arbenita

Fero dhe Arbenita janë padyshim një nga çiftet më të diskutuar në showbizin shqiptar dhe nuk ka pikë dyshimi se historia e tyre e dashurisë është një nga më të veçantat. Ata janë përfolur shumë herë për ndarje, e po aq herë kanë dëshmuar se janë të lindur për njëri-tjetrin. Dyshja kanë vite që jetojnë një histori të bukur dashurie e madje lidhjen e tyre e kanë çuar në një nivel tjetër.

Së fundmi, është raportuar se ata kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Sipas Prive, Fero dhe Arbenita i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit, por këtë gjë e dinë një rreth shumë i ngushtë i familjarëve e miqve të tyre.

Dyshja nuk kanë lënë asnjë shenjë për të dyshuar në lidhje me këtë gjë, sepse siç duket gjërat e rëndësishme në jetë duan t’i jetojnë në privatësi të plotë.

Fill pas këtyre lajmeve, disa media rozë shkruanin se Arbenita është shtatzënë dhe ata janë në pritje të fëmijës së parë.

Mirëpo, kjo rezulton të jetë e pavërtetë. Ishte vetë modelja e cila ka mohuar zërat teksa është pyetur nga një fanse në foton e publikuar së fundmi me Feron.

“A je shtatzënë a?” ka pyetur dikush, teksa Arbenita është përgjigjur: “Jo.”

 

Fifi tregon cilat janë 3 gjërat pse zihet me të dashurin e saj

Mbrëmjen e sotme Fifi ka qenë e ftuar në “N’drrimi i natës”, ku ka folur rreth shumë detajeve mbi jetën e saj personale dhe profesionale.

Ndër të tjera, e gjendur përball lojës “Haje ose thuaje”, Fifit i është kërkuar të listojë tre gjërat e fundit për të cilat është zënë me të dashurin, dhe ajo ka listuar: Për followers-at në Instagram, sepse ai ka ndjekur një “x” vajzë, pse nuk ka hapur telefonin dhe pse nuk ka kthyer mesazhet. Janë bazike, por edhe tek unë ndodhin.”- tha këngëtarja.

Sikundër e dimë i dashuri i saj jeton në Gjermani dhe nisur nga kjo, pak javë më parë Fifi tha në një intervistë se ka jetuar në Gjermani dhe me shumë qejf do rikthehej.

Para disa javësh “iconstyle.al” vuri re se Fifi kishte hequr nga lista e personave që ndjek në Instagram të gjithë miqtë që ka pasur, përveç njërit dhe ai është i dashuri i saj, Xhuljo Tabaku.  Në këtë mënyrë, ajo e çoi në një nivel tjetër marrëdhënien e tyre, duke e zyrtarizuar atë dashur-padashur.

Në një nga puntatat e “Shiko kush luan”, Fifi u pyet se çfarë kuptimi ka fjala “stracciatella” që ajo e ka bërë tatuazh në trup dhe këngëtarja tregoi se këtë fjalë ja dedikon të dashurit të saj, që i thërret me përkëdheli në këtë mënyrë.

Fifi tha se ajo e do më shumë partnerin e saj dhe ndoshta kjo duhet të jetë dhe arsyeja pse e cilëson lidhjen të komplikuar. Kur u vendos mes zgjedhjes së një doktori apo një bad boy (djal i keq), këngëtarja zgjodhi këtë të fundit, por ne nuk e dimë nëse i dashuri i saj i zemrës është i tillë.

Cardi B si Rita Ora, festoi në shtëpi e pastaj kërkon falje që theu rregullat

Cardi B organizoi një festë të madhe me rastin e Ditës së Falenderimeve, por kjo gjë nuk u prit mirë nga fansat e saj që i janë kthyer kundër. Këngëtarja tregoi se kishte mbledhur për festën 12 fëmijë dhe 25 të rritur, duke shkuar kështu kundër rregullave anti-Covid. Menjëherë pasi zbuloi këtë gjë ndjekësit në rrjete sociale nisën deklaratat kundër saj, duke u shprehur se reperja mund të ndikojë kështu në shtimin e rasteve me Covid-19.

Për këtë arsye, Cardi B u detyrua të kërkonte falje publikisht dhe sqaroi arsyen përse organizoi festë aq të madhe.

“Më falni, nuk po përpiqesha ta bëja dikë të ndihej keq. Kisha familjen time për herë të parë në shtëpi dhe kjo më bëri të ndihesha shumë mirë. Kam shpenzuar shumë para që t’i bëja testet të gjithëve dhe ja vlejti. Nuk po përpiqesha të ofendoja askënd”, ju është përgjigjur Cardi kritikave.

Gjithashtu reperja ka treguar se ajo vetë dhe gjithë njerëzit që punojnë me të testohen rregullisht, 4 herë në javë. Cardi B nuk ka qenë ndër të vetmit personazhe të njohur që është kritikuar ashpër për të tilla organizime në kohë pandemie.

Së fundmi fansat ju kthyen kundër edhe Rita Orës, për shkak se ajo organizoi një festë me 30 miq për ditëlindjen e saj. këngëtarja kërkoi falje publikisht për këtë gjë, duke u shprehur se bëri një gabim të pafalshëm dhe serioz. Më pas policia i vendosi Ritës një gjobë të majme prej 10 mijë paund.

 

Jennifer Lawrence mbetet pa shtëpi, i bëhet shkrumb e hi nga flakët

Ferma verore e familjes së aktores Jennifer Lawrence është përfshirë nga flakët! Sipas “Fox News”, fatmirësisht nuk kishte as njerëz e as kafshë të lënduara, mirëpo dëmi material ka qenë i madh.

“Me dhimbje ju konfirmojmë lajmin se kemi humbur fermën tonë natën e kaluar në një zjarr të tmerrshëm. Ne jemi thellësisht mirënjohës që asnjë person ose kafshë nuk u lëndua, por ne ende jemi në zi për humbjen e viteve të punës së palodhur dhe kujtimeve që ndodhën në këto mure. jalët nuk mund të përshkruajnë dhimbjen që kemi, por ne jemi kaq mirënjohës për Departamentin e Zjarrfikësve Simpsonville dhe të gjithë zjarrfikësit e tjerë që iu përgjigjën urgjencës sonë. Ju jeni heronj të vërtetë. Ne jemi gjithashtu shumë mirënjohës për anëtarët e panumërt të komunitetit tonë të cilët kanë arritur të na mbështesin gjatë kësaj kohe. Dashuria dhe mirësia juaj do të thotë gjithçka për ne.”- thuhet në një postim në faqen zyrtare të kampit në Facebook.

Sipas lajmeve lokale, 30 zjarrfikës dhe gjashtë kamionë u thirrën në vendngjarje për të fikur zjarrin. Kampi është në pronësi dhe drejtohet nga vëllai i Lawrence, Blaine.

“Ne e dimë që Kampi Hi-Ho është një vend i veçantë për kaq shumë njerëz dhe kemi në plan të rindërtojmë dhe riparojmë në mënyrë që të mund të ecim përpara me një përvojë të sigurt dhe të gëzueshme të kampit këtë verë,” tha ai në deklaratën e tij.

Ndërkohë, vetë aktorja e cila duhet të jetë tepër e prekur nga kjo ngjarje, s’ka dhënë ende asnjë reagim.

7 vite i ndarë nga jeta, vajza e Paul Walker bën dedikimin e ndjerë për babain

Në 30 nëntor u bën 7 vite nga ndarja nga jeta e aktorit të ndjerë, Paul Walker. Vajza e tij e vetme e ka kujtuar Paul përmes një postimi shumë prekës në rrjete sociale.

22-vjeçarja, Meadoë Walker, ka ndarë në Instagram një foto të vjetër me të atin e saj të ndjerë dhe ka shkruar disa fjalë që të thyejnë zemrën.

“Një ditë e shëmtuar për ta kujtuar në trishtim. Disa e sotme është festë për dashurinë dhe lumturinë që ti solle në këtë botë. Kjo është një foto e imja me shokun tim më të mirë dhe unë po fle gjumë”, ka shkruar Meadow.

Në foton e publikuar ajo shfaqet duke fjetur gjumë në krahët e të atit. Paul Walker u nda tragjikisht nga jeta në vitin 2013-të në moshën 40-vjeçare. Aktori i “Fast & Furious” po udhëtonte me një makinë Porsche Carrera GT në momentin kur u përplas me dy pemë dhe një shtyllë betoni e më pas ndërroi jetë.

Ai ka lënë si trashëgimtare vetëm Meadoë, e cila ka ardhur në jetë nga lidhja që ai ka pasur me Rebecca Soteros.

Kjo dentiste u bë e famshme menjëherë vetëm se i ngjan Lady Gagës

Një Youtuber publikoi ekperiencën e saj tek dentisja në Youtube dhe papritur videoja e saj u bë virale në rrjet. Kjo për arsye se ndjekësit gjetën në këtë video sozinë e Lady Gaga-s.

Dentisja e cila kishte treguar vetëm sytë pasi mbante maskë dhe uniformën e nevojshme, kishte një ngjashmëri shumë të madhe me këngëtaren.

Fotoja e saj nisi të shpërndahej ngado dhe në pak orë ajo u bë “VIP”, ndërsa në Twitter vërshuan postimet për të.

“Lady Gaga është tani edhe dentiste”- ishte fjalia e përdorur më shpesh në postime.

Më poshtë po ju sjellim fotot që të bindeni vetë për ngjashmërinë e madhe të dentistes me këngëtaren me famë botërore.

 

Mos Ylli Limani dhe Dafina Zeqiri po vijnë me një bashkëpunim?

Po nëse ju themi se Dafina Zeqiri dhe Yll Limani po sjellin një bashkëpunim? Nuk e dimë sa të vërteta janë këto zëra, por fansat po aludojnë së fundmi se dyshja ka bashkuar forcat për të ardhur në një duet.

Shkak janë bërë fotot dhe videot që Ylli dhe Dafina kanë postuar së fundmi, nga studio dhe vende të ndryshme, nën shoqërinë e bashkëpunëtorëve të tyre.

Duke qenë se në këto kohë nuk ka as koncerte nuk mund të themi se janë bërë bashkë për ndonjë koncert dhe pse kanë miqësi të ngushtë me njëri-tjetrin. Për të qenë të sigurt duhet që njëri prej tyre të reagojë dhe deri atëherë ne po kryqëzojmë gishtat.

Duke qenë se janë dy nga artistët më të mirë në industrinë e muzikës aktualisht, me siguri ky bashkëpunim do bënte namin.

 

Ndërron jetë Enver Maliqi, biznesmeni i njohur dhe nënkryetari i Shkupit

  • Enver Maliqi, nënkryetari i qytetit të Shkupit, biznesmen i njohur dhe bamirës ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Lajmi ka tronditur familjarët, miqtë e shumtë dhe opinionin e gjerë. Biznesmeni i njohur ka ndërruar jetë sipasojë e Covid19 dhe komolikimeve tjera shëndetësore.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sipas protokoleve shëndetësore, në varrezat e qytetit në Butel në ora 13:45.

“Familja Maliqi me keqardhje të madhe dhe pikëllim të thelle ju informon se ndërroi jetë Enver Maliqi. Miqtë, familjarët dhe opinioni gjithashtu i informojmë që varrimi do të bëhet sipas protokolleve të Ministrisë së Shëndetësisë kundër COVID 19, në orën 13:45 tek varrezat në Butel.

Kujtojmë se Maliqi ishte pronar i GEMAK Group, Park hotel Residence, si dhe njëherit ishte dhe nënkryetar i Qytetit të Shkupit.

Thyerje pjatash, si reguan gjyshërit e Ledrit kur mësuan se Sara ishte shtatzanë

Në një komunikim pyetje-përgjigje me ndjekësit e saj në Instagram, Sara Hoxha ndau disa detaje të pazbuluara më parë në lidhje me shtatzëninë. Siç mund ta shihni, e pyetur nga dikush se si reagoi kur mori vesh se ishte shtatzënë, Sara publikoi një foto ku duket teksa ka telefonuar mikeshat, mes tyre edhe Dhurata Dora. Reagimi i tyre: Epik!

“Jo ashtu siç kam menduar gjithmonë që do ndodhte. Isha në Gjermani kur e kam marr vesh dhe më duhet t’ia tregoja ndërmjet telefonit me kamera,” u shpreh ajo për momentin kur i tregoi Ledrit se ishte shtatzënë.

Sara publikoi edhe një foto nga reagimi i prindërve të Ledrit,

por çmimin për “Reagimin më të paparë” e fitojnë gjyshërit e reperit, të cilët thjesht thyen pjata.

Për shkak të Covidit, Sarës dhe Ledrit iu deshën dy muaj për t’u takuar pas lajmit të shtatzënisë.

Përsa i përket momentit kur morën vesh gjininë e bebit, Sara u shpreh se nuk e mendonte kurrë se ngjyra rozë do ta bënte kaq të lumtur.

Autopsia tregon shkakun pse vdiq James Bond i parë

Mësohet se legjenda e James Bond, Sean Connery ndërroi jetë nga pneumonia, problemet me zemrën dhe mosha, sipas certifikatës së tij të vdekje, të siguruar nga TMZ.

Në certifikatë shkruhet se shkaqet e vdekjes qenë pneumonia, probleme me frymëmarrjen, mosha [dhe] fibrilacioni atrial, kjo e fundit një rrahje e parregullt e zemrës që mund të rrisë rrezikun e mpiksjes së gjakut, goditjeve në tru dhe ndalimit të zemrës.

Bashkëshortja e Connery prej 45 vjetësh, Micheline Roquebrune, tha më parë se ai kishte përjetuar një betejë të gjatë me demencën dhe “u nda nga jeta paqësisht”.

Legjenda e James Bond u nda nga jeta më 31 tetor, në moshën 90-vjeçare. Aktori skocez  u admirua nga tifozët e filmit dhe është konsideruar gjerësisht si 007 origjinal dhe më i mirë.

Sean Connery e nisi karrierën në aktrim që në moshë të hershme, por në vitet ’50 pati më shumë sukses. Pavarësisht pjesëmarrjeve nëpër teatër dhe filma, ishte James Bond me “Dr.No” çfarë i dha një tjetër status në ekran, i cili vazhdoi më pas me “From Russia ëith Love”, “Goldfinger”, “Thunderball”, “You Only Live Tëice” apo “Diamonds Are Forever”.

Fama e lejoi që të ishte pjesë e filmave jashtë James Bond, si “Marnie” me regji të Alfred Hitchcock apo “The Hill” e Sidney Lumet. Connery fitoi çmimin Oscar për “Aktorin më të mirë në rol joprotagonist” për “The Untouchables” (1988).

Connery u martua dy herë: së pari me aktoren Diane Cilento (1962-1973) me të cilën pati një djalë, Jason, dhe më pas me piktoren francezo-marokene Micheline Roquebrune në 1975.

Bashkë që nga mosha 17 vjeçare, Jonida Maliqi tregon arsyet pse u nda nga bashkëshorti

Këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi ka zgjedhur të jetë gjithmonë e sinqertë me publikun për sa i përket karrierës së saj apo jetës personale, ama çështjen e divorcit me ish-bashkëshortin, Gent Prizreni, e ka mbajtur të heshtur.

Mirëpo, në një intervistë me Ardit Gjebrean në rubrikën “Tani mund të këndosh”, Jonida folur për herë të parë për arsyet që e çuan drejt vendimit për t’u ndarë.

“Divorci erdhi si pasojë e konsumit dhe disa arsyeve të tjera që do të doja të ishin personale. Ishte ndër vendimet më të vështira të jetës sime. Ishte vendim i imi fillimisht, pastaj rrugëtuam të dy, përderisa dy njerëz nuk komunikojnë më, nuk gjejnë më gjuhën e përbashkët”, – tregoi Maliqi.

Nga ana tjetër, ajo shtoi: “Unë jam rritur në një familje të shëndetshme, me frymën se do kisha familjen ideale dhe ishte ëndrra ime që këtë gjë ta realizoja me sukses dhe unë divorcin e cilësoj si dështim të timin”.

Jonida tha ndër të tjera se u dashurua me ish-partnerin në moshën 17 vjeçare e ndarja nuk ishte e lehtë pasi u shoqërua edhe me vështirësi ekonomike.

Ama, këngëtarja e “Ktheju Tokës” rrëfeu se ia doli mbanë mjaft mirë e vetme dhe nuk i ka privuar vetes forcën për të punuar krejt vetëm.

Këngëtari i famshëm grek arrestohet me armë dhe kokainë në makinë

Mbrëmjen e djeshme policia greke ka arrestuar këngëtarin e njohur Notis Sfakianakis. Mësohet se efektivët e policisë e kanë ndaluar këngëtarin për një kontroll rutinë, në lidhje me masat kundër Covid-19, por pasi kontrolluan makinën e tij zbuluan se ai mbante në mënyrë të paligjshme një pistoletë 9-milimetërshe si dhe një sasi të vogël lënde narkotike, kokainë.

Sfakianakis u shoqërua në stacionin e policisë në Argyroupoli, nën akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe posedim të lëndëve narkotike, ndërkohë që ditën e sotme do të merret dëshmia e tij dhe do nisë një hetim për të.

Presidenti Joe Biden thyen këmbën teksa luante me qenin e tij

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, pas ekzaminimeve të bëra së fundmi ka rezultuar që ka pësuar fraktura në këmbën e tij. Mësohet se demokrati, gjatë fundjavës që ka kaluar me familjen për festën e “Thanksgiving”, është aksidentuar teksa luante me një nga qentë e tij, të cilët të fakt janë të njohur në rrjetet sociale.

Ekipi i Tij tha se ai ka bërë ekzaminimet me një mjep ortoped, për të parë me saktës çfarë problemesh ka këmba e tij. Biden, i cili do të jetë kreu i shtetit amerikan prej 20 janarit të vitit të ardhshëm, ka pësuar fraktura në kyçin e këmbës dhe tani do t’i duhet të rekuperohet.

Ndërkohë rivali i tij Donald Trump, edhe pse vazhdon të mos e njohë si fituesin e zgjedhjeve, i ka uruar “shërim të shpejtë” në Twitter. Po ashtu edhe qytetarët amerikanë i kanë çuar mesazhe të shumta atij që do të jetë Presidenti i 46-të i SHBA.

‘Mos fol pas shpine’, Capital T dhe Ardian Bujupi kapen keq në rrjete sociale

Një prej deklaratave që mori më shumë vëmendje nga intervista e Capital T në emisionin “Gjoni Black”, ishte ajo për Ardian Bujupin, me të cilin më parë ka realizuar këngën “Andiamo”. Reperi u shpreh se mendon që Bujupi nuk është mjaftueshëm mirënjohës për suksesin që bashkëpunimi i tyre i ka dhënë në tregun shqiptar.

Duket se mendimi i Kapos nuk i ka pëlqyer Ardianit, i cili me anë të një postimi në Instagram, i ka kërkuar reperit të mos flasë “pas shpine” dhe diksutimin mbi sukseset dhe meritat në këngë duhet t’i bëjnë live. Por edhe Capital T nuk e ka lënë me kaq, duke reaguar në profilin e tij në lidhje me deklaratën e Bujupit. Sipas tij, fjalët e thëna në një intervistë live nuk janë pas shpine, pasi i gjithë publiku mund t’i dëgjojë, megjithatë është i hapur për cdo sqarim.

Në fund ka ardhur një tjetër deklaratë mbi deklaratë, kësaj radhe nga Ardiani, i cili thotë se reperi nuk ja ka shprehur kurrë këto gjëra përballë dhe nuk e kupton planin e tij, megjithatë do ta sqarojnë sonte “live”

Diona Fona infektohet me Covid19, këngëtarja apel të kujdesen të gjithë

Një tjetër person publik është infektuar me Covid-19. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Diona Fona e cila ka njoftuar në rrjetet sociale se është prekur nga virusi. Ajo bën me dije se ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe është izoluar në shtëpi, teksa bën edhe një thirrje për qytetarët.

Diona ka postuar një video në Instastory ku shfaqet me maskë, teksa thotë se nuk ka qenë aktive këto ditë pikërisht sepse është infektuar. Këngëtarja ka premtuar se ditën e nesërme do realizojë një video live në Instagram, ku do bashkëbisedojë me fansat e do flasë për eksperiencën e saj.

Diona është shumë aktive në muzikë dhe ka publikuar pak kohë më parë këngën e saj “Xhani”, që rezultoi shumë e suksesshme.

Deri tani kanë qenë disa figura publike që janë infektuar nga Covid-19, si: Florjan Binaj, Stresi, Art Abazi, Nora Malaj, Rajmonda Bulku, Ledio Lako, Gent Sejko, Agron Llakaj, Albin Kurti, Blerina Gjylameti, Xhani Shqerra, Alketa Vjesiu, Valton Krasniqi, Xherdan Shaqiri, Silva Bino, Arjola Shehu, etj.

Rita Ora nuk shpëton aq lehtë, duhet të paguajë shumën marramendëse pasi thyu rregullat

Duket se 30-vjetori i ka hapur disa probleme Rita Orës e cila përveçse është përballur me një lumë kritikash nga fansat, ka marrë edhe një gjobë të majme. Sipas “DailyMail” plot £10,000 do u paguajë këngëtarja shqiptare autoriteteve britanike.

Rita ka reaguar menjëherë pas publikimit të lajmit dhe ka kërkuar publikisht falje. Ajo është shprehur se ky vendim ishte i nxituar me mendimin se Britania e Madhe po dilte nga izolimi dhe se nuk kishte problem nëse organizonte një festë. Rita thotë se ky ishte një gabim i pafalshëm dhe serioz nga ana e saj.

“Përshëndetje të gjithë, Unë organizova një festë të vogël me miqtë e mi për të festuar 30-vjetorin. Ky vendim ishte një nxitje e momentit me pikëpamjen e gabuar se ne po dilnim nga izolimi dhe se kjo ishte OK…Më vjen shumë keq që theva rregullat dhe e kuptoj se kjo i vë njerëzit në rrezik. Ky ishte një gabim serioz dhe i pafalshëm. Duke pasur parasysh kufizimet e kuptoj se sa të papërgjegjshme ishin veprimet e mia dhe unë marrë përgjegjësinë e plotë për to. Ndihem veçanërisht në siklet kur kuptoj se sa fort kanë punuar njerëzit për të përballuar këtë sëmundje të tmerrshme dhe jam plotësisht e vetëdijshme për sakrificat që njerëzit dhe bizneset kanë bërë për të na ndihmuar ne që të jemi të sigurt. Edhe pse kjo nuk do e ndreqë gabimin, dua të kërkoj sinqerisht falje”, shkruan Rita në reagimin e saj.

Rita Ora festoi 30-vjetorin e saj në një darkë të organizuar në fshehtësi me miqtë, duke thyer rregullat anti-Covid. Këngëtarja mblodhi 30 miq e të afërm për të festuar, ndryshe nga ç’ tregoi në rrjete sociale, ku u shpreh se kishte organizuar një festë të thjeshtë në shtëpi.

“The Sun” publikoi disa foto nga festa e fshehtë e Ritës dhe në to shfaqeshin disa policë që përpiqeshin të hapnin derën e restorantit ku ndodhej këngëtarja. Ky veprim i Orës i revoltoi shumë fansat e saj, të cilët u shprehën se ajo nuk mundet të thyejë rregullat vetëm sepse është e famshme dhe e pasur, sidomos në këtë kohë pandemie.

Gashi, reperi shqiptar me famë botërore del kundër nominimeve të Grammy-s

Këtë vit të shumtë ishin artistët që dolën kundër çmimeve “Grammy”, për shkak të nominimeve dhe çmimeve që u shpërndanë. I pari që doli publikisht kundër ishte “The Ëeeknd”, i cili e cilësoi eventin madhështor si të korruptuar.

“Grammys vazhdon të jetë i korruptuar. Ju më detyroheni mua, fansave të mi dhe industrisë, transparencë“, shkroi The Weeknd në një postim.

Pas tij reagoi edhe Drake, i cili u shpreh se priste shumë që ndarja e çmimeve “Grammy” të ndryshonte këtë vit, por asgjë nuk ndodhi.

“Mendoj se duhet ta ndalojmë veten të habitemi çdo vit për këtë shkëputje mes muzikës me ndikim dhe këtyre çmimeve dhe të pranojmë që ajo çfarë ishte më parë forma më e lartë e njohjes, të mos ketë rëndësi për artistët që ekzistojnë tani dhe ata që do të vijnë më pas. Është pak a shumë si një i afërm për të cilin ti pret që të ndryshojë, por ai nuk përmirësohet”, shkroi Drake.

Ndërkohë së fundmi në lidhje me këtë gjë ka reaguar edhe reperi me origjinë shqiptare, Gashi. Ai ka treguar se priste që albumi i tij më i ri “1984” të nominohej në “Grammy”, por kjo gjë nuk ndodhi. Gashi është shprehur i mërzitur për këtë fakt, por ka treguar se ndihet i lumtur dhe mirënjohës që ka fansat e mbështetësit e tij.

“Për fansat ose mbështetësit e mi. Ju jeni arsyeja pse unë jam gjallë… Albumi im 1984 nuk u nominua në çmimet Grammy dhe po kjo gjë më mërziti, por ju jeni arsyeja pse unë nuk po e humbas veten time, sepse kam punuar shumë fort për këtë gjë, por dashuria që ju më keni dhënë është shumë më e vlefshme se një çmim. Faleminderit dhe lutem që kur të kthehem në turne t’ju dëgjoj të gjithëve ju duke kënduar këngët e mia fjalë për fjalë. Pa ju ne artistët jemi asgjë”, shkruan Gashi.

Megjithatë ai ka shënuar disa suksese gjatë këtij viti në karrierë dhe para disa ditësh zbuloi se ka firmosur kontratë me një firmë veshjesh si model. Gjithashtu disa javë më parë Gashi ka nënshkruar një kontratë me studion muzikore RCA Records, që është akronim i Radio Corporation of America. Kjo studio muzikore është në pronësi të Sony Music Entertainment, që është kompania muzikore më e njohur në mbarë botën.

Capital T shpjegon si janë raportet me Eni Koçin, ndërsa Ardian Bujupit i thotë mosmirnjohës

Reperi Capital T ishte i ftuari i kësaj jave në emisionin e Merion Mjekiqit, “Gjoni Black”, ku jo vetëm bëri namin me freestyle-t e tij, por gjithashtu dha një intervistë të gjatë e të sinqetë për karrierën e tij, sukseset në muzikë, projektet e ardhshme si dhe raportet me kolegët.

Kapo s’mundi t’i shpëtonte pyetjes lidhur me Eni Koçin, pasi në emisionin e Luana Vjollcës zgjodhi foton e saj për ta qëlluar me plumb, si përgjigje të pyetjes “Cili mendon se ka qenë bashkëpunimi yt më i keq.”

Capital T sqaroi se s’ka asgjë personale me Enin dhe raportet mbeten të mira, por e gjitha ka qenë një lojë.

“Aty ka qenë lojë dhe unë jam shumë kompetitiv. E marr shumë seriozisht diçka dhe arsyeja ka qenë që unë kam dashur të marr pikë me çdo goditje. Me Eni Koçin nuk kam asgjë personale. Kam pas një bashkëpunim, kemi pas marrëdhënie shumë të mira dhe qëndrojnë ato raporte, pavarësisht se nuk kemi kontakte si kemi pas atëherë. Edhe për Gencin, që është një prej reperave të hip hop-it unë kam respekt. S’ka pas asgjë personale, thjesht ka qenë lojë. Kështu që edhe industria, edhe artistët duhet me e kuptu kur diçka është veç lojë. Nëse unë kam diçka, ndoshta jam i vetmi që e kisha thënë direkt.”- sqaroi Kapo, duke përmendur faktin që gjithashtu kishte qëlluar foton e Ledrit, duke qenë se janë miq dhe ai s’do të keqkuptohej.

Gjithashtu, gjatë emisionit “Shiko Kush Luan”, reperi goditi foton e Ardian Bujupit në pyetjen “Cili prej artistëve ka marrë më shumë famë në këngën që ka bërë me ty”. Capital T tregoi se ai ia ka rikthyer vëmendjen në Kosovë, duke u shprehur:

“Këtë s’mundet me e mohu as Ardiani, as kurrkush. Eshte artist i mirë, është punëtor, unë e vlerësoj shumë si artist që është. Mirëpo kënga “Andiamo” atë e ka çuar në tjetër nivel në tregun shqiptar. Pastaj ka ndezur dhe jashtë, po them është dhe merita e tij. Edhe ai ka punu në atë projekt. Ka bërë organizimin, klipit, ka punu shumë. Kënga është e tija, unë jam mysafir. Mirëpo këtë s’mundet me e mohu kurrkush. Ka qenë viti 2017, unë kam pas hite një pas një edhe “Andiamo” ka ardh edhe ‘perfect timing’.

I pyetur nga Meriton Mjekiqi nëse Ardiani është mirënjohës ndaj bashkëpunimit, Kapo u shpreh:

“Ardiani është shumë djalë i mirë por fatkeqësisht nuk e ka treguar maksimalisht veten si mirënjohës për këtë bashkëpunim. S’ia ka ditur vlerën aq shumë sa realisht i ka dhënë input në karrierën e tij.

Atë kohë kur ka qenë “Andiamo”, hit më të madh s’ka pas Ardiani. Pas asaj ka bërë këngë të mira, ka bërë hite të tjera. Jo vetëm atij, edhe mua ma ka dhënë një ‘push’, por atij definitivisht ia ka dhënë një ‘push’ më shumë në tregun shqiptar. S’ka qenë duke mbajt aq shumë koncerte, s’ka pas hite në tregun tonë. Ai e ka mbajt atë qëndrimin e vet “Unë jam star-i i Gjermanisë”. Prapëseprap unë s’kam asgjë kundër kësaj, unë jam rrit me disa parime të tjera. Nëse një njeri ma jep dorën, unë jam përjetësisht falenderues para atij. Mendoj që ndoshta Ardiani ka qenë i zënë me projekte, s’i ka kushtu shumë rëndësi kësaj pjese, por kur ta dëgjojë këtë intervistë besoj që kanë për t’u sqaruar gjërat dhe do të jemi ‘cool’. Eshtë artist i mirë, mua më pëlqen, por realiteti duhet me u fol.”- ka përfunduar Kapo.

 

Busti i shëmtuar i Adem Jasharit do të hiqet, merret vendimi për ta realizuar sërish

Busti i ri i komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari, ka marrë kritika të mëdha për mënyrën e realizimit të tij. Dy ditë pasi është vendosur në një qendër tregtare në Prizren, është marrë vendimi që busti të hiqet dhe të ribëhet. Kështu ka deklaruar ekipi menaxhues i qendrës tregtare.Ky vendim është marrë në bashkëpunim me familjen Jashari, e cila i ka quajtur konstruktive kritikat që janë bërë.

Në të njëjtën ditë në Prizren, më 28 nëntor, u vendos gjithashtu shtatorja e Skënderbeut, e cila gjithashtu nuk u prit aspak mirë.

Megjithatë ende nuk dihet ç’do të ndodhë me të. Pedagogu dhe skulptori Ilir Muharremi e ka cilësuar shtatoren e Skënderbeut dhe atë të Adem Jasharit si një bastardim dhe karikaturë të vërtetë. Parë nga syri i një profesionisti ai ka treguar se ku qëndron gabimi tek shtatorja e Skënderbeut në Prizren. Madje Muharremi është i mendimit që këto vepra të hiqen dhe të punohen skulptura të tjera më reale e të fuqishme.

“Ata kanë gabuar te pjesa anatomike, trupi, qafa, fytyra, kraharori nuk kanë ngjashmëri as minimale, ne mund të punojmë artistike, por shtatorja është art publik ku fëmijët duhet ta kujtojnë origjinal se si ishte heroi. Kam dëgjuar pse të krijojmë vetëm Skëndërbeun e Odhise Paskalit, ne duhet të kapim origjinali. Ne mund ta modernizojmë, por gjithnjë duke ruajtur karakterin origjinal. Ndihem i turpëruar dhe i fyer me ato që kanë prezantuar skulptorët. Këto nuk mund të përmirësohen, këto duhen të hiqen dhe të punohen skulptura më reale dhe të fuqishme. Populli e ka shumë lehtë për ta identifikuar skulpturën, ose i ngjan ose jo. Skulptori e di që duhet të përshtatet për çdo masë, çdo popull, nuk është një çështje personale“, është shprehur skulptori Ilir Muharremi.

Ai ka shtuar se në këtë rast nuk është vetëm faji i skulptorit, por edhe i komisionit të vlerësimit që vendosë çfarë duhet shfaqur para publikut. Ai nuk ka përjashtuar as faktin se interesat mund të shkojnë përtej atyre që na paraqiten ne e që janë të dukshme.

“Skëndërbeun e ka bërë me sa kam lexuar në media Sinan Aliaj. Për Adem Jasharin emri i skulptori nuk dihet, por nga sa lexova nga mediat është parukier, por e ka hobi skulpturën. Kjo është një fyerje e madhe që janë dhe ekzistojnë e kanë krijuar vepra madhështore, nga gjenerata e re, por edhe ajo e mesme dhe e vjetër. I kanë shëmtuar figurat e famshme historike. Diku thuhet që ka kushtuar 70 mijë euro krijimi i Skënderbeut, mund të këtë ndikim mjetet financiare. Fajin nuk e ka shumë skulptori, por te Komisioni se ato bëjnë përzgjedhjen, pse e pranuan një punë të tillë kur nuk i kanë plotësuar as kushtet minimale. Se skulptori si e tha, pse ta bëjmë muskuloz, t’ia heqim muskujt, ta zbresim nga kali. Okay, Skëndërbeu e meriton një skulpturë në këmbë, por i ka thyer të gjitha ato fakte historike për Skënderbeun. Për Adem Jasharin, kokën shumë të madhe dhe duart e shkurtra. Vetëm mjekra dhe dylbitë e identifikojnë. Edhe Skëndërbeun, vetëm mjekra e identifikon, edhe pse ajo nuk është punuar shumë mirë“, ka thënë Muharremi.

Festoi ditëlindjen duke thyer rregullat e izolimit, Rita Ora kërkon falje publike

Këtë fundjavë, Rita Ora vendosi të festojë hyrjen në dekadën e re, duke harruar për pak kushtet në të cilat po jeton bota.

30-vjeçarja organizoi një festë me rreth 30 veta duke shkelur kështu rregullat e vendosura kundër Covid-19 në Britaninë e Madhe. Pasi lajmi u bë publik nga shumë media, këngëtarja vendosi të kërkonte publikisht falje për festën që s’duhet të organizohej duke injoruar masat. Rita e festoi ditëlindjen mbrëmjen e së shtunës në një restorant në Notting Hill në Londër, e rrethur nga 30 miq dhe familjuarë.

“Për ditëlindjen time të 30-të organizova një event të vogël me miqtë e mi. Ishte një vendim i marrë në nxitim e sipër, duke qenë menduam se nuk do të ishte problem meqë po dalim nga karantina. Më vjen shumë keq që theva rregullat dhe e kuptoj që kjo gjë mund të vërë njerëzit në rrezik. Ky ishte një gabim serioz dhe i pafalshëm. Duke patur parasysh masat kufizuese, e kuptoj sa të papërgjegjshme kanë qenë këto veprime dhe marrë përsipër përgjegjësinë e plotë.

Ndihem veçanërisht e turpëruar duke ditur sa shumë njerëzit kanë luftuar për ta mundur këtë sëmundje dhe sa shumë sakrifica kanë bërë bizneset për të na ndihmuar ne të gjithëve të jemi të sigurtë nga kjo. Edhe pse nuk ndryshon gjë, dua t’ju kërkojë sinqerisht falje.”- shkruan këngëtarja në një Instastory.

Burimet që kanë njoftuar fillimisht policinë thonë se në festë kanë qenë të pranishëm më shumë se 30 veta, përfshi këtu modelen Cara dhe motrën e saj Poppy Delevingne.

Karantina kombëtare në Angli e cila përfundon të enjten, nuk e lejon me ligj të dalësh me më shumë se një njeri, me të cilin nuk jeton, përveç disa rasteve specifike, por këtu nuk përfshihet ditëlindja e 30-të e Rita Ora-s.

Influenceri i famshëm shfaqet në dasëm më 6 gratë e tij shtatzëna

Atëherë kur menduam se çudirat nga personazhet apo influencerat i kishim parë të gjitha, Mike Eze-Nwalie Nwogu nga Nigeria ka habitur botën.

Personazhi i njohur për veprat e tij bamirëse e i njohur si “playboy” nigerian është shfaqur në një ceremoni martesore me 6 gra, të cilat janë të gjitha në një pritje të ëmbël me “Pretty Mike” – emri i “artit”.

Në fotot e postuara në rrjetet sociale, influenceri afrikan shfaqet duke prekur dhe duke puthur barkun e rrumbullakosur të secilës prej 6 grave që shfaqeshin krah tij.

Po në rrjetet sociale, “Pretty Mike” është shprehur se është babai i të 6 fëmijëve që priten të vijnë në jetë.

Ka pasur edhe nga ato komente që shprehen se filantropisti po përpiqej të tërhiqte vëmendjen. Kujtojmë se në vitin 2017, “Pretty Mike” u shfaq në një ceremoni me dy partnere të lidhura me zinxhir, të cilat ai i mbante të burgosura… veprim që e çoi menjëherë në qeli.

Fero dhe Arbenita martohen papritur? Si qëndron e vërteta

Me ndarjet dhe ribashkimet e tyre, Fero dhe Arbenita ia kanë dalë mbanë ta tërheqin vazhdimisht vëmendjen.

Këtë herë, kjo ndodh sepse me sa duket, dyshja ka vendosur ta cojë marrëdhënien ne një tjetër nivel. Burime pranë ciftit i thanë “Prive” se Fero dhe Arbenia i thanë “Po” njëri-tjetrit por kjo është diskutuar vetëm më familjarët me miqtë e ngushtë. Po dasma e madhe, kur do të jetë? Epo, si zor ta organizojnë në këtë periudhë pandemie ashtu sic duan!

Sara Hoxha tregon si reagoi Ledri pas videos ku bënte shaka se i plasën ujërat

Pak ditë më parë Sara i punoi Ledrit një rreng që mori vëmendjen e të gjithë rrjetit dhe arriti në 1 milion shikime vetëm në profilin në Instagram të saj. Ledri mbeti shumë i mërzitur nga ky rreng e këtë e tregon sot Sara, në një bashkëbisedim me ndjekësit. Sara tregon se Ledri po e priste me aq padurim të bijën sa kur mësoi se ishte thjesht një rreng, u mërzit.

“Tani do ishim në spital”, “Tani do e kishim në krahë”, “Tani do e kishim parë”-kanë qenë fjalët e reperit, i cili i ka kushtuar edhe një këngë të bijës.

Sara ka treguar gjithashtu se Ledri nuk ka tentuar ende t’i bëjë ndonjë rreng asaj dhe se do ta ketë shumë të vështirë.

 

Lori Kaçka tregon se kur do të martohet

Këngëtarja Lori Kaçka ishte e ftuar në rubrikën “N’Fermë” të Ervin Kurtit në “E diell”. Lori së bashku me një grua krutante, qëndisi qilimë e ndërkohë bëri një bashkëbisedim. E pyetur nga gruaja krutane nëse është e martuar, Lori i tregoi se akoma nuk e ka gjetur partnerin e jetës.

“Po pse mi nënë ç’a je duke pritur ti?”-ishte pyetja që iu drejtua Lorit, e cila tregoi se do të martohet atëherë kur ta ketë shkruar Zoti dhe nuk po nxiton aspak.

“Ndonjëherë është edhe fati, varet kur e ka shkruar ai lart”-tha këngëtarja.

Ndizet sherri sërish, DJ Blunt dhe Real1 bëjnë deklaratën e fortë për Gjikon

Në shkurt 2018 Dj Blunt dhe Real One shpërthyen në të shara ndaj Ledri Vulës dhe madje publikuan një seri videosh ku e ofendonin reperin e njohur. Atae quajtën “kurvë” dhe me një seri epitetesh të tjera shumë ofenduese. Në video-t e publikuara asokohe DJ Blunt ka ofenduar rëndë edhe Gjikon.

“Ti deri më dje ke punuar në Tetovë ku shisje sanduiçë me proshutë. Je kthyer në Prishtinë ku shërbeje kafe dhe çaj dhe ke punuar si dentist. Jo se kam ndonjë gjë kundër profesionit të kamarierit apo kuzhinierit, respekt pa masë, por ti je fals, se pas një viti del ti me Lamborgini dhe këndon: ‘Shtrenjt, shtrenjt, shtrenjt…’. Je kurvë false”, ka thënë Dj Blunt për Gjikon duke theksuar se ai dhe jetën e flokët i ka me qera.

Ata i vijuan sulmet e tyre, por  Gjiko zgjodhi një mënyrë më të qytetëruar për t’iu përgjigjur në maj të po atij viti. Përmes një fotoje në Instastory ku shfaqej me para në dorë, ai shkruante “E falenderoj @bluntandreal për marketingun që po më bën”.

Ai editoi një video të transmeuar në televizionin “Klan”, ku DJ Blunt shprehej pozitivisht për të. “Të dua bre” i shkruante Gjiko- Dj Blunt teksa e shoqëronte me një zemër edhe një emoji që qesh.

Mirë, “lufta e ftohtë” mes tyre është zgjuar sërish.

Pak javë më parë, teksa ishte i ftuar në “Shiko kush luan”, Gjiko tha në lojën “Paintball” se  Real 1 dhe Dj Blunt janë më të dobtët në karrierë dhe se do ju bënte diss duke qenë se dhe ata kanë bërë shumë për të.

Madje reperi këndoi direkt në emision një frazë të shkurtër si “diss” për ta dhe pse në fillim nuk dëshiroi ta bënte këtë gjë duke u shprehur: “Nuk kam pse t’i bëj të famshëm se janë të vdekur, nuk kam pse t’i bëjë të gjallë”.

Hakun e kësaj deklarate Blunt dhe Real e kanë marrë mbrëmjen e sotme në të njëjtin emision, në të njëjtën lojë. Dy reperët, të pyetur për Gjikon thanë “Nuk ekziston më ai”, teksa e goditën që në nisje të lojës. Po ashtu, ata e cilësuan si “buzëqumësht” dhe të vetmin me të cilin kanë një problem, pasi gjuajtjet e tjera i cilësuan si lojë.

A do kundërpërgjigjet Gjiko? Mbetet për tu parë.

I dashuri turk i Gentës, Usta i bën surprizën e bukur për Ditën e Pavarësisë

Genta Ismajli po jeton momentet më të bukura të dashurisë me biznesmenin turk, Hussein Usta. Ai nuk lë rast pa shprehur dashurinë ndaj këngëtares përmes surprizave mjaft romantike.

Këngëtarja ndan shpesh foto e video në rrjetet sociale me ndjekësit e saj, dhe duhet ta pranojmë se Usta është me të vërtetë shumë romantik dhe me veprimin e fundit ka kaluar çdo pritshmëri.

Genta ka postuar në InstaStory dhuratën e veçantë që partneri i saj kishte përgatitur për të enkas për festën e Pavarësisë.

Bëhet fjalë për një tortë të gatuar nga vetë Huseyin, në të cilën shkruhej “Urime 28 nëntori”.

Siç duket ata janë më të lumtur se kurrë përkrah njëri-tjetrit, ndaj Genta është e gatshme që të martohet. Disa muaj më parë, gjatë një interviste për emisionin “Ëake Up” ajo u shpreh se si çdo vajzë ëndërron të veshë fustanin e bardhë përderisa ka gjetur njeriun e zemrës.

Ndërkohë, prej kohësh thuhet se këngëtarja është shtatzënë në pritje të fëmijës së saj të parë, madje kanë qarkulluar edhe disa foto që pretendojnë se tregojnë barkun e saj të rrumbullakosur.

Mirëpo, media të tjera i kanë hedhur poshtë këto lajme, teksa vetë çifti nuk ka reaguar ende. Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja përflitet që është në pritje të ëmbël.

Në shkurt të këtij viti, u komentua për hërë të parë që Genta është shtatzënë, por këngëtarja  ende nuk ka reaguar lidhur me këto lajme, ndërsa ne jemi gjithë sy e veshë për të reja nga çifti.

Kujtojmë se në fund të gushtit  Genta ka publikuar këngën e re në bashkëpunim me Marselin, të titulluar “Ça me bo”.

Në fakt ata kanë sjellë një version të ri të saj, pasi ju kujtojmë se kjo këngë ishte një nga hitet e karantinës.

Almenda Abazi tregon vështirësitë e shtatzanisë së dytë, fansat kërkojnë të dijnë gjininë

Para pak ditësh Almeda Abazi zbuloi përmes një postimi shumë të ëmbël përkrah bashkëshortit të saj, Tolgahan Sayisman, se do të bëhet sërish nënë. Aktorja zgjodhi tre poza për të dhënë lajmin e bukur, ku shfaqej me partnerin në kopshin e shtëpisë dhe mbante me dorë barkun tashmë të rrumbullakosur.

“Bebushi numër dy po vjen. Mezi po pres të të takoj, i vogli/e vogla!”, shkroi Almeda.

Ndërkohë mbrëmjen e sotme ajo ka treguar se si po i shkon shtatzënia e dytë. Almeda është shprehur se ndryshe nga e para, kur kishte Efehan në bark, në këtë shtatzëni të dytë nuk është ndjerë shumë mirë. Nga këto shenja që Almeda ka treguar, një pjesë e mirë e fansave të saj shprehen të bindur se ajo do të bëhet këtë herë nënë e një vajze.

“Shtatzënia me Efe ka qenë shumë e mbarë, ka qenë shumë e lehtë. Ndërsa këtë radhë e kam pak të vështirë se dua gjithë kohës të fle, nuk ndihem shumë mirë dhe po më shkruajnë të gjithë se kur ndodh kështu do të thotë se është vajzë”, është shprehur Almeda.

Ndërkohë disa të tjerë i kanë thënë se mund të ketë edhe binjakë, por aktorja ka treguar se e kanë parë që është vetëm një bebush, por thjesht nuk i dinë gjininë akoma. Kujtojmë se Almeda dhe Tolgahan kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në vitin 2017-të dhe më pas në 2019-tën u bënë prindër për herë të parë me të voglin Efehan.

Edhe ura e Bosforit ngjyroset kuq e zi për 28 Nëntor

Ura e famshme e Bosforit në Stamboll që lidh Turqinë Europiane dhe atë Aziatike është veshur me ngjyrat kuq e zi mbrëmjen e sotme.

Ky është një urim i veçantë për Shqipërinë me rastin e 108-vjetorit të Pavarësisë.

Ngjyrat kuq e zi do të qëndrojnë deri nesër në mëngjes në një ndër urat më të famshme në botë.

Yjet shqiptarë mbushin Instagramin Kuq e zi, ja urimet më të bukura

Në Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, yjet e famshëm shqiptar mbushën llogaritë e tyre me flamuj kuq e zi dhe urime për këtë  ditë.

Emra të famshëm si Elvana Gjata, Dafina Zeqiri, Vesa Luma e të tjerë postuan fotografi të tyre bashkangjitur edhe me urime.

Nuk munguan as artistët me famë botërore siç janë Rita Ora, Dua Lipa, Enisa e shumë të tjerë.

Për më tepër ndiqni fotografitë më poshtë:

The Weeknd ankohet i nervozuar se nuk u nominua në Grammy, reagon edhe Ardian Bujupi

Ditën e djeshme u publikuan nominimet të eventit më të rëndësishëm muzikor, “Grammy Aëards”, ku dominonin Beyonce, Taylor Swift dhe Dua Lipa.

Gjithsesi, në Grammys 2021 nuk munguan surprizat dhe një prej tyre është mos përfshirja në kategoritë kryesore të The Weeknd, i cili këtë vit publikoi dhe albumin e tij të ri e pati shumë hite në klasifikimet kryesore të muzikës. Këtë artisti kandadez nuk e ka pritur dhe aq mirë, duke akuzuar organizatorët e eventit si të korruptuar dhe duke i thënë se fansat dhe bashkëpunëtorët e tij meritojnë një shpjegim.

Shpërthimi i The Weeknd mesa duket ka frymëzuar Ardian Bujupin, i cili pasi ka shpërndarë postimin e këngëtarit, kërkon po ashtu shpjegim pse çdo vit sipas tij ka hiti-n më të madh në Europë, pa blerë klikime, dhe sërish nuk ka asnjë çmim.

Nuk e dimë me kë e ka saktësisht Bujupi, edhe pse në Europë ka disa evente të rëndësishme të muzikës, megjithatë ai kërkon të dijë diçka. Do ta marri apo jo shpjegimin, këtë nuk e dimë, por mund të pyesi Loredanën si ja bën që është vlerësuar vitet e fundit për projektet e saj në disa ceremoni.

Dua Lipa ja kris të qarës kur merr vesh se është nominuar 6 herë nga Grammy

Një lajm tepër i bukur erdhi sot nga Dua Lipa e cila së bashku me Beyoncé dhe Taylor Swift kryeson nominimet për çmimet Grammy 2021. Dua Lipa është nominuar gjashtë herë për kategoritë “Albumi më i mirë i vitit”dhe “Albumi më i mirë Pop Vokal” për albumin Future nostalgia,  “Regjistrimi i vitit”, “Kënga e vitit”, “Performanca më e mirë solo Pop” për Dont’start now, “Bashkëpunimi më i mirë pop” për Un Dia (One Day)” në bashkëpunim me J Balvin, Bad Bunny, and Tain.

Së fundmi, ajo ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku e përshkuan këtë lajm si “çmenduri” dhe të pabesueshëm. Po ashtu, autorja e hitit “New rules” ka shpërndarë edhe video nga momenti kur ka mësuar lajmin e madh, ku edhe ka shpërthyer në të qara nga gëzimi.

Nuk më duket e vërtetë!!!!! 6 nominime GRAMY !!! Çfarë jete !!!! NUK MUND TA BESOJ !!! 6 !!!!! Zemra ime po rreh fortë dhe jam në shok total! Kam ngrirë !!!!!! Faleminderit shumë për të gjithë dashurinë dhe mbështetjen! FALEMINDERIT @RECORDINGACADEMY !!!!!!!!!
Duhet të pushojë pak që të mbledh veten !!!!Future nostalgia forever”- shkroi ajo në Instagram.

Kujtojmë se në 2019 Dua ka shkruar historinë pasi është bërë shqiptarja e parë që rrëmben dy çmime “Grammy”. Artistja jonë fillimisht fitoi në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike”, për këngën e saj të suksesshme “Electricity”, në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplo. Po ashtu, triumfoi edhe në një ndër kategoritë më të mira të ceremonisë, atë të kategorisë “Artistja e re më e mirë”.

Meghan Markle tregon historinë e trishtë, si e humbi fëmijën e dytë

Meghan Markle rrëfeu se ka pasur një abort spontan. Dukesha është shprehur se e humbi fëmijën e saj të dytë në muajin korrik, por nuk kishte folur për këtë.

“Ishte një mëngjes normal si cdo ditë tjetër. Bëra mëngjesin. Ushqeva qentë. Mora vitaminat. Gjeta corapen që më mungonte. Kapa flokët dhe mora djalin. Në momentin që po I ndryshojë bebelinën, ndjeva një dhimbje prerëse në bark. U ula në tokë me fëmijën në krahë, e pata ndjesinë se dicka nuk ishte në rregull. E ndieva teksa përkedhja të lindurin tim të parë se po humbisja të dytin. Disa orë më vonë, isha në spital duke shtrënguar dorën e tim shoqi”, është shprehur ajo.

Dyshime për një shtatzani të dytë të Meghanit ka pasur prej kohësh, por kjo është hera e parë që ajo e rrëfen vërtet, duke treguar edhe dhimbjen e madhe të pësuar.

Almenda Abazi jep lajmin e mirë, po vjen bebi i dytë

Familja e bukur e Almeda Abazit dhe aktorit turk Tolgahan Saysman do do të rritet. Një vit e gjysmë pas sjelljes në jetë të fëmijës së parë Efehan, çifti ka lajmëruar se janë në pritje të fëmijës së dytë. Nëpërmjet një postimi në Instagram, mëngjesin e sotëm Almeda dhe Tolga lajmëruan se bebi nr. 2 po vjen!

“Bebi nr 2 po vjen. Mezi po presim të të takojmë vogëlush”; ka shkruar ish miss-i shqiptar përbri një postimi me foto ku duket barku i rrumbullakosur i bukuroshes shqiptare.

Çifti nuk e zbuloi gjininë e bebushit, që me siguri do ta bëjën publike në një moment tjetër. Almeda dhe Tolgahan janë edhe prindër të një djali, Efehan që erdhi në jetë më 6 Maj 2019.

 

Dua Lipa thyen rekorde, nominohet 6 herë nga Akademia e Grammy-s

Ndonëse për shkak të pandemisë, për artistët ky vit nuk ka qenë shumë i mirë, e kundërta ka ndodhur me Dua Lipën, e cila po shënon sukses pas suksesi. Këngëtarja është nominuar për gjashtë çmime Grammy dhe nuk mund të ishte më e lumtur se kaq. Përmes një postimi në rrjete sociale. Dua është shprehur se i duket e pabesueshme kjo që po ndodh dhe është e shokuar.

“Kjo është e pabesueshme! Gjashtë nominime Graammy! Çfarë jete! Nuk mund ta besoj! Gjashtë nominime! Zemra po më rreh fort dhe jam në shok total! Po dridhem! Faleminderit shumë për dashurinë dhe mbështetjen tuaj!”-shkruan Dua.

Dua Lipa është nominuar gjashtë herë për kategoritë: “Albumi më i mirë i vitit”dhe “Albumi më i mirë Pop Vokal” për albumin Future nostalgia, “Regjistrimi i vitit”, “Kënga e vitit”, “Performanca më e mirë solo Pop” për Don’t’ start now, “Bashkëpunimi më i mirë pop” për Un Dia në bashkëpunim me J Balvin, Bad Bunny dhe Tain.

 

Justin Bieber revoltohet pasi nuk u nominua në kategorinë e duhur në Grammy

Justin Bieber po na bën pak lëmsh se cilit zhanri i përket albumi i tij “Changes” pasi albumi i tij i pestë mori një nominim për Grammy të martën (24 nëntor) për “Albumin më të mirë pop”. Mirëpo, artisti me famë botërore thotë se ai i përket zhanrit R&B.

Ai i shkroi një letër të shkurtër “Recording Academy” duke e ndarë edhe me ndjekësit në rrjetet sociale, duke thënë se misioni i tij për të bërë një album R&B nuk u nderua si duhet duke u vendosur në këtë kategori.

“Për Grammy-të, unë jam i kënaqur që jam vlerësuar për artin time. Unë jam shumë i përpiktë dhe i qëllimshëm në lidhje me muzikën time. Unë vendosa të bëja një album R&B. “Changes” është një album R&B. Por, nuk po pranohet si një album R&B dhe kjo është shumë e çuditshme për mua. Unë jam rritur duke admiruar muzikë R&B dhe kam dashur të bëj një projekt që do të mishërojë atë. Që ky album të mos futet në atë kategori më duket e çuditshme duke marrë parasysh akordet, meloditë, stilin vokal deri dhe bateritë e hip hopit që u zgjodhën, është në mënyrë të padiskutueshme, pa dyshim, një album R&B! Të jem i qartë, unë absolutisht e dua muzikën Pop, thjesht albumi im nuk i përket këtij zhanri. Mirënjohja ime për respektin e treguar për punën time mbetet dhe jam i nderuar që jam nominuar gjithsesi. “

Bieber ka luajtur me stilin herë pop dhe herë R&B gjatë gjithë karrierës së tij dhjetëvjeçare, duke nisur me albumin e tij të dytë në 2013, Journals, kur filloi epokën e ashtuquajtur “R & Bieber”. Ai me qëllim dalloi ndërrimin e zhanrit në projektin vijues për albumin e tij pop / dance 2015 “Purpose”.

“Jo popR & bieber”, shkroi ai në Twitter më parë këtë vit përpara se “Changes” të publikohej në Ditën e Shën Valentinit (14 Shkurt).

Justin u nominua edhe në tri kategori të tjera për “Performancën më të mirë solo pop” (“Yummy”), “Performancën më të mirë dyshe pop” (“Intentions”, feat. Quavo) dhe “Performancën më të mirë dyshe” (“10,000 Hours” me Dan + Shay).

Ai tani ka 14 nominime totale që nga debutimi i tij 10 vjet më parë në Grammy e 53-të.

Don Xhoni dhe Missi shqiptar kapen duke darkuar, mos ka ndonjë lidhje të re?

Ndonjëherë për të depërtuar në tregun muzikor mjafton vetëm një ‘beat’ dhe një tekst i goditur dhe voila. Këtë na e ka vërtetuar më së miri Don Xhoni, që mori famë pas ‘freestyle’ të tij të famshëm në emisionin e Meriton Mjekiqit.

Pas asaj puntate ai u bë tepër i njohur, teksa ka publikuar “Tjera llafe” dhe bashkëpunimin me Encën dhe të dyja bënë namin. Ndërkohë, së fundmi ai po përflitet për një lidhje të mundeshme me “Miss Universe Albania 2018”, Trejsi Sejdini.

Shkak janë bërë disa foto të publikuara nga “Telegrafi.com” ku dyshja shihet duke darkuar në shoqërinë e njëri-tjetrit.

 

Ata duken mjaft të afërt, teksa deri më tani nuk kemi qenë në dijeni të ndonjë miqësie mes tyre. Asnjëri prej tyre nuk ka reaguar rreth këtyre fotove, teksa Trejsi prej disa ditësh ndodhet në Prishtinë.

Trejsi Sejdini është një ndër modelet më të komentuara shqiptare. Shpesh ajo është bërë pjesë e skandaleve në vendin tonë dhe sigurisht që nuk ka munguar as vëmendja mediatike.

E lodhur nga skandalet dhe vëmendja e madhe mediatike, Trejsi vendosi të largohej disa muaj më parë drejt Shteteve të Bashkuara, por prej kohësh ndodhet në Shqipëri teksa nuk mungojnë udhëtimet e shpeshta në Kosovë.

Ajo vazhdon të merret me modeling dhe në llogarinë e saj në Instagram nuk mungojnë fotot e shumta profesionale.

 

Thumba njëri tjetrit, lufta mes Noizyt dhe Meriton Mjekiqit sapo ka nisur

Intervista e të ftuarit të javës së kaluar të Meriton Mjekiqit, Big Kik, duket se nuk i ka pëlqyer aspak Noizy-t. Në disa postime në Instagram, Noizy ka sulmuar, jo vetëm Big Kik, por ka ironizuar edhe moderatorin e emisionit, duke u shprehur se vetë emisioni bëhet për Noizyn dhe të gjithë të ftuarit flasin për këtë të fundit nga xhelozia.

“Ty nuk të largoi njeri, por ike vetë, hape studion tënde në shtëpi dhe nuk je bërë i gjallë. Apo harrove?”, – shkruan Noizy ndër të tjera për Big Kik. “Pasi hape studion të urova fat dhe të vazhdoje rrugën. Ti OTR nuk ke qenë ndonjëherë dhe kurrë nuk do të jesh. Ke qenë një artist që ke kërkuar suport si shumë të tjerë”

Nga ana tjetër, ai shton: “Po nuk u përmend Noizy nuk ka lajm. Ai emision është bërë për mua nëse nuk e keni vënë re. Noizy, Noizy, Noizy…”
“E di që ju dhemb suksesi im, por ky ka qenë plan i Zotit, jo i imi dhe krejt estrada të bëhen bashkë, nuk mund ta ndryshojnë këtë. Jam i pandalshëm!”, – përfundon reagimi i Noizyt.

Nuk ka munguar as përgjigja e moderatorit të emisionit, Meriton Mjekiqi, i cili ka zgjedhur të mos komentojë gjatë, por të shkruajë: “Faleminderit shumë që çdo të dielë e pret me padurim emisionin Gjoni Black”.

Sakaq, në një postim tjetër ka shpërndarë foton e një ilaçi qetësues dhe shkruan: “I kalon”. Duket se ky diskutim ka mbetur me keq sepse Noizy nuk ka reaguar më.

Të gjithë i vërsulen Jennifer Lopez, kopjoi Beyoncen me performancën e saj

Duke filluar nga veshja, flokët, karrigia ku vallëzonte e deri te mënyra si binte ndriçimi, performanca e Jennifer Lopez në American Music Aëards të dielën në mbrëmje për disa dukej shumë e njohur.

Këngëtarja bëri një performancë seksi së bashku Maluma-n, për këngën e tyre “Pa’ ti”, në shfaqjen e çmimeve dhe njerëzit në rrjetet sociale filluan menjëherë të tregonin ngjashmëritë me performancën e Beyonce-s me Jay Z, në Grammys 6 vite më parë.

J.Lo veshi një body të zi, njësoj si Beyoncé kur këndoi “Drunk In Love” në Grammys. Të dyja këngëtaret kishin të njëjtin model flokësh, me onde të lagura, si dhe vallëuan në një karrige ku ndriçmimi binte i vijëzuar.

Kjo e ka bërë internetin të ndahet në dy grupe, ata që mendojnë se Jennifer e ka kopjuar Beyonce-n dhe ata që thonë se thjesht është frymëzuar. Nuk e dimë cila është e vërteta, por ngjashmëritë janë të pamohueshme.

Ditëlindja e Bes Kallakut shkoi me dënime për të ftuarit, reagon edhe Ilir Meta

Fundjavën që lamë pas, aktori i njohur i humorit Bes Kallaku festoi ditëlindjen e tij në një festë private mes miqsh dhe familjarësh, ku nuk munguan as emra të njohur të ekranit apo edhe vetë çifti Meta-Kryemadhi.

Menjëherë pas përfundimit të festës, Besi dhe miqtë e tij nisën postimet në rrjetet sociale duke bërë që Policia e Shtetit të reagonte dhe të gjobiste të 30 të pranishmit, përfshirë këtu edhe presidentin Meta dhe pronarët e ambjentit.

Në një intervistë për emisionin “Log” në ABC, Meta ka reaguar për gjobën e policisë duke thënë: “ Unë kam qenë i ftuar në ditëlindje, restorantet kanë qenë të hapura, distanca ishte shembullore. Këto , lojëra, marrëzitë që bënë me Kastriot Islamin nuk fshehin të vërtetat që kanë të bëjnë më përballjen me këto pasoja dramatike”.

“Maskën e mbaj për një mesazh për qytetarët. Ato policët të bëjnë detyrën, por duhet ta dinë se në rast se do të preket një votë, presidenti nuk do të mbajë përgjegjësi nëse policët do të përfundojnë në këmbët e popullit. Gjoba le të vënë, s’ka problem, por po u prek një votë nga një polic, duhet ta kenë të qartë se do të përfundojnë në këmbët e popullit si policët e Mubarak.  I ftoj të gjithë të bëjnë detyrën.”, – ka përfunduar fjalën e tij presidenti Meta.

Blogerja shqiptare Armina Mevlani zgjidhet imazh i Balmain

Të vishesh nga koka te këmbët me markat më të mira, më të famshme e më të shtrenjta është një gjë dhe të të zgjedhin ato aty është një gjë tjetër.

Armina Mevlanin e kanë zgjedhur. Dhe as më shumë as më pak vetë “Balmain”, një nga markat më të njohura franceze, që para pak minutash ka publikuar në faqen e saj në Instagram kushtuar linjës së flokëve @BalmainHairCouture, një spot me produktet e markës reklamuar mbi flokët e Arminës, duke na lajmëruar që diçka pikante dhe e ëmbël po vjen.

Ndërkohë Armina ka gati një javë që ka prezantuar në faqen e saj një edicion të limituar kapësesh flokësh me ar dhe gurë Sëarovski dhe disa produkte për flokët, nën kujdesin dhe sugjerimet e stilistes së flokëve Egerta Shehu, gjithashtu e përzgjedhura e “Balmain”, të cilës i është besuar ekskluziviteti i markës në Shqipëri dhe ja ku kemi dy vajza shqiptare nën logo markash të mëdha.

Paris Hillton vishet nga stilisti shqiptar në çmimet AMA

Paris Hilton mori vëmendjen mbrëmjen e djeshme në “American Music Awards” dhe veshjen e saj, artistja ia kishte besuar stilistit shqiptar Valdrin Sahiti.

Fustani ngjyrë gri, me temina dhe vezullues është dizenjuar nga Valdrini e këtë e bëri të ditur vetë Paris me një postim ku etiketoi stilistin. Gjithashtu edhe Valdrini publikoi disa foto të Paris Hilton në tapetin e kuq të AMA, krenar për këtë arritje.

Paris dukej e kënaqur me zgjedhjen e saj duke u shprehur se ndihet si një Barbie.
Artistja e kombinoi look-un e saj, me një çantë të vogël gri, taka të së njëjtës ngjyrë dhe flokët e kapura bisht.

Edhe nëse s’jeni VIP, Snapchat do paguaj përdoruesit për postimin e fotografive

Snapchati është gati t’ju paguajë vetëm që të postoni! Së fundmi, Snapchat ka publikuar një opsion të ri të quajtur “Spotlight”, i cili do të nxjerrë në pah postimet e bëra virale. Për t’i motivuar të tilla postime, Snapchat do të paguajë para për njerëzit që do t’i postojnë në Spotlight dhe pritet që vetëm për këtë të shpenzojë rreth 1 milion dollarë çdo ditë.

Opsioni i shtuar është një ndryshim i madh për Snap-in sepse më në fund u prezantua një mënyrë që lejon të shihni publikime cilësore nga të huajt.

Krahasuar me platformat e tjera gjigante, Snapchati nuk ia jep mundësinë blogerëve apo faqeve të tjera kreative të zbulohen, pasi nuk kanë një opsion që të lejon eksplorimin, siç është në Instagram, Tik Tok apo në rekomandimet e YouTube-it. Që prej 2012-it, Snapchat është përdorur në masë kryesisht për mesazhe dhe foto “të shpejta”.

Qëllimi i Snap-it, përmes opsionit të ri është ta bëjë Spotlight një vend ku edhe njerëzit e thjeshtë (jo vetëm influencer-at apo VIP-at) të mund të bëjnë para. E gjitha do të funksionojë në bazë të një algoritmi, që tregon se sa herë postimi i dikujt është dërguar tek miqtë, sa është pëlqyer apo shmangur. Në bazë të këtyre të dhënave, do të zgjidhet cili nga postimet do të qëndrojë në krye të faqes.

Edhe pagesa, do të bëhet duke u nisur nga fakti se sa viral është postimi. Eshtë ende e paqartë se si do të paguhen njerëzit çdo ditë nga kjo, por thuhet se minimumi ata do të përfitojnë rreth 250 dollarë. Pagesat do të jenë për përdoruesit nga 16 vjeç e lart dhe fillimisht vetëm për ata që jetojnë në SHBA.

 

Pse i mbyllim sytë kur puthemi?

Puthja më e gjatë në botë zgjati për 58 orë, 35 minuta dhe 58 sekonda. Ndërsa nuk e dimë se si çifti arriti të duronte për kaq shumë kohë, ne kemi një përgjigje për pyetjen e artë për të cilën të gjithë kemi menduar në një moment: Pse njerëzit puthen me sytë e mbyllur?

#1 – Ndihmon trurin tonë të përqendrohet më mirë
Sipas një studimi të kryer nga psikologë, kur ka shumë pamje ose shpërqendrime përreth, është më e vështirë që truri ynë të fokusohet. Një puthje e mirë nuk kërkon shpërqendrime.

#2 – Ju doni të ndjeni më shumë me prekjen tuaj sesa me sytë
Ashtu si mbyllja e syve ju ndihmon të hiqni qafe shpërqendrimet përreth jush, gjithashtu ju lejon të përjetoni plotësisht ndjesinë e puthjes. Duke mbyllur sytë për t’u puthur, ne i mundësojmë trurit tonë që të mbajë fokusin e tij në prekje më shumë sesa në përvojat e tjera shqisore.

#3 – Na ndihmon të ndihemi më të mbrojtur
Meqënëse puthja është një nga gjërat më personale dhe intime mes një çifti, kjo mund të bëjë që partneri juaj të ndihet “i pambrojtur”. Për të shmangur këtë dhe ndjenjën e ngathtësisë, automatikisht preferojmë të mbyllim sytë para se të puthemi.

#4 – Puthja me sytë hapur duket e sikletshme
Ndërsa kontakti me sy është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe sensual, puthja me sytë hapur mund të mos jetë e tillë.

Diçka e tillë jo vetëm që do ta vërë partnerin tuaj në siklet, por do bëjë që dhe ju mos ta ndjeni shumë puthjen apo dashurinë mes jush.

Noizy sulmon reperin që e kishte në grup, shan edhe emisionin që e publikoi

Nuk ka zgjatur shumë heshtja. Noizy ka reaguar pas diss-t që i bëri reperi Big Kik në emisionin “Gjoni Black” të Meriton Mjekiqit. Nëpërmjet një story në Instagram, Noizy shkruan se ai është larguar vetë nga grupi pasi hapi studion e tij. Më tej, ai shkruan se nuk hahet me dy lugë, teksa hedh edhe një kunjë kur thotë se ai di gjithçka.

Noizy gjithashtu ka thumbuar dhe Meriton Mjekiqin, ku i thotë se i ka shkruajtur 10 herë per ta ftuar në emision por nuk e ka pranuar se nuk ia vlen.

Sa qef kanë të bihen viktima në sy  të të tjerve …mos harroni se çudia më e madhe zgjat 2 ditë.Ty s’të largoi njeri por ike vetë,hape studion tate në shpi dhe nuk je bo i gjallë apo harrove? Kaq është historia e vërtetë.Pasi hape rrugën.Ti OTR s’ke qenë naj herë dhe kurrë s’do jeshë. Ke qenë një artist që ke kërku suport si shumë tjerë.Se ça flet nëpër emisione me marr vëmendje nuk e di. Nuk hahet me 2 lugë.Dhe mos harro që unë di gjithçka.Edhe kur ke qenë me ne ke fol me armiqt tonë “me kamër”por s’të kemi bo gjo se je beb.

A ka emision që nuk përmendet Piktura madhe? Noizy’s show”. Kush mund ta bëj një përmbledhje sa here është përmendur  emri im në atë emision? Bashkë me sa herë është fol ose janë gjujt kunja kundra meje?Ma shumë herë sa ka pas të ftum besoj. Më fal qe s’ta kam pranu ftesën m’ke shkrujt nja 10 her.Po sja vlen.

Po nuk u permend Noizy s’ka lajm..ai emision është bo për mu nëse nuk e keni vënë re  Noizy,Noizy,Noizy,Noizy. E di qe ju dhemb suksesi im por ky ka qenë plan i zotit jo i imi dhe krejt estrada të bëhet bashkë s’mund ta ndryshojë këtë.I’m unstoppable.”

 

 

Arbana Osmani u përgjigjet kritikave pasi mori dënim në ditëlindjen e Bes Kallakut

Më 20 tetor Bes Kallaku festoi 35-vjetorin dhe rrjeti u mbush me urime të pafundme për artistin. Ai organizoi një festë shumë të bukur ku kishte të ftuar familjarë e miq, mes të cilëve shumë figura publike. Ata nuk ngurruan të ndanin me ndjekësit në rrjetet sociale foto e video nga festa, ku e kanë “djegur” me këngë e valle.

Mirëpo, nga ana tjetër javë vendosur edhe në qendër të kritikave, pasi siç e dimë Komiteti Teknik i Ekspertëve në fillim të javës që lamë pas, ndaloi grumbullimet me më shumë se 10 persona.

Kjo ka bërë që fansat të shpërthenin në kritika, pasi nuk janë respektuar rregullat anti-Covid. E fundit që është kritikuar është Arbana Osmani, e cila po ashtu ishte e ftuar në festë.

Ajo ka publikuar një video në Instagram ku ka lajmëruar rikthimin e “Dua të të bëj të lumtur”, mirëpo një fanse ka shkruar: “Je nga të vetmet gazetare që të ndjek që nga kohët e top radio e deri sot,  por në momentin kur si person publik u thua njerëzve “kini kujdes” dhe në krahun tjetër shfaqesh në party me 30 njerëz a më shumë, sikur del kundra atyre që keni thënë.”

Mirëpo, Arbana është përgjigjur duke thënë: “Faleminderit, polemikat e kota ua kemi lënë portaleve me kohë. Përqafime!”

 

Kujtojmë se Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka gjobitur me 1.000.000 lekë pronarin e lokalit ku u organizua ditëlindja e aktorit, si dhe ka pezulluar nga detyra 6 punonjës policie për moskryerje të kontrollit të territorit.

Gjithashtu, policia bën me dije se në bazë të pamjeve filmike janë identifikuar të gjithë personat që ishin pjesmarrës në aktivitetin e zhvilluar dhe do ndëshkohen me masë administrative për shkelje të masave kufizuese Anti-covid.

 

U zu me të për Ronela Hajatin, por çfarë mendon Young Zerka tani për Samantën?

Përgjatë këtyre muajve ndarja e Ronela Hajatit dhe Young Zerkës është komentuar gjatë në media. E kur u vërtetua se ata nuk janë më bashkë, fakti se Ronela mbështeti këngëtarin në një projekt që ai sollin pak muaj më parë la të kuptohej se ndoshta ata janë ende miq.

Por, në fakt jo. Të shtunën teksa ishte i ftuar në “Shiko kush luan” Young Zerka la të kuptohej se nuk ishin ndarë dhe aq mirë.

Në njërën prej lojërave ai u pyet rreth bisedës së fundit me Ronelën në Ëhats App duke treguar se i kishte fshirë të gjitha, së bashku me numrin.

“I ke fshirë të gjitha”- pyeti Luana, teksa ai shtoi: “Po, po i kam fshirë të gjitha nuk kam lënë më asgjë!”

Me këtë përgjigje ai ka lënë të kuptohet se pas ndarjes nuk kanë mbetur as miq dhe i kanë hedhur pas të gjitha!

Ndërkohë, ditën e sotme është publikuar edhe intervista e tij për “After party-n” e Luanës ku është vendosur përballë zgjedhjes mes Ronelës dhe Samantës.

Mirëpo, Zerka është treguar diplomat dhe është përgjigjur: Rihannën. Kujtojmë se Ronela dhe Samanta kanë qenë shoqe të ngushta, por për shkaqe që nuk dihen ende ato i prishën marrëdhëniet. Prej vitesh nuk flasin dhe debati i tyre u bë më i nxehtë pas ndërhyrjes së Zerkës. Ky i fundit në emisionin “Shiko kush luan” sezonin e kaluar tha se Samanta nuk e meriton famën.

Majk e mohon, por kaloi natën bashkë me Miss-in nga Kosova

Dy ditë më parë bëri xhiron e rrjetit lajmi se reperi i njohur Majk dhe bukuroshja nga Kosova, Blerta Veseli, kishin nisur një romancë të re.

Gjithçka nisi pasi fansat vunë re postimet e njëjta në rrjete sociale, ku dallohej qartë se Blerta dhe Majk po darkonin së bashku. Jo vetëm kaq, por reperi publikoi gjithashtu një foto të tijën në InstaStory-n e Blertës, ndaj fansat nisën të dyshojnë se diçka po zihet!

Për “Iconstyle.al”, Majk foli për herë të parë për marrëdhënien e tij me Blertën, duke u shprehur se ata nuk janë në një lidhje. Reperi tha se lajmet që kanë qarkulluar prej ditësh për ta s’janë të vërteta, por çifti i hodhi sërish benzinë zjarrit mbrëmjen e kaluar.

Si Majk, ashtu edhe Blerta, publikuan story nga i njëjti vend. Më saktë, nga shtëpia e Majk.

Me drita të fikura, ambientin e zbukuruar me dritat e festave dhe filma në televizor, ata duket se kanë kaluar mbrëmjen së bashku dhe kanë shtuar edhe më shumë dyshimet tek fansat.

 

Si e shpëtoi Barack Obama martesën pasi doli nga Shtëpia e Bardhë

Jeta për Barack dhe Michelle Obama u bë më e bukur pas përfundimit të mandatit të Barack si president dhe daljes nga Shtëpia e Bardhë. Puna e tij si president e kishte ngarkuar shumë familjen dhe pavarësisht se Michelle e kuptonte pozitën e bashkëshortit, kjo gjë e stresonte shumë.

Obama ishte tepër i fokusuar tek punët e tij dhe kjo e kishte “ftohur” disi me familjen, siç ka treguar ish-presidenti në një intervistë për “People”.

“Gjatë kohës që ishim atje, Michelle ndjente një tension të madh. Presioni, stresi, nevoja për të rregulluar gjithçka, nevoja për të qenë “gati” në çdo moment. Ka patur raste kur mendoj se ajo ishte e irrituar, e trishtuar ose e zemëruar, por e dinte që kisha Afganistanin ose krizën financiare për t’u shqetësuar, kështu që nuk më tregonte gjë.”- ka thënë Obama.

Gjithashtu, ai rrëfeu se dalja nga Shtëpia e Bardhë ishte një lehtësim i madh për familjen e tyre. Fëmijët ishin rritur, ndaj Michelle dhe Barack kishin më shumë kohë për të kaluar me njëri-tjetrin dhe për të “shpëtuar” martesën e tyre.

“Ishte sikur kishim mbajtur frymën për shumë kohë dhe më në fund, e lëshuam. U desh pak kohë që ajo të më tregonte se si ishte ndjerë, por ajo vendosi të fliste me mua dhe më në fund, ishte në gjendje të merrte frymë dhe të relaksohej. E dini fjalën e urtë: “Nëse mamaja është e lumtur, të gjithë janë të lumtur”. Kjo vlen shumë për familjen tonë.

Tani që vajzat tona u rritën dhe ne nuk kemi më aq shumë shqetësime për to, unë dhe Michelle mund të qeshim dhe të kalojmë më shumë kohë me njëri-tjetrin.”- ka treguar ish-presidenti.

Adrola Dushi mbulon gjoksin me flokët dhe djeg rrjetin

Adrola Dushi është një nga modelet më të bukura shqiptare dhe kjo s’ka nevojë për diskutime. Ajo është shpërngulur prej disa kohësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetojnë familjarët e saj dhe ku ajo vetë ka vazhduar karrierën në modeling.

Megjithëse jeton jashtë një pjesë të madhe të kohës, asaj s’i ndahet shpirti nga Shqipëria dhe kthehet shpesh për të takuar miqtë apo të afërmit e saj, apo edhe për projekte ose intervista.

Këto ditë, Adrola ndodhet pranë familjes së saj, duke ndarë shpesh foto dhe video me ndjekësit nga koha e bukur që po kalon me të dashurit e zemrës.

Ndërkohë me foton e fundit që ka postuar në Instagram i ka vënë zjarrin rrjetit. Ajo ka pozuar topless, teksa flokët e gjatë kaçurela i ka lëshuar para.

Menjëherë, ndjekësit kanë shpërthyer në komente duke e komplimentuar për look-un.

‘Po më bën të qaj’, Mozzik shfaqet i përlotur në dokumentarin e Loredanës

2020 ka qenë një vit shumë i zënë për Loredanën, profesionalisht me projekte të suksesshme dhe një album në ardhje, por edhe në jetën personale, teksa kaloi nga konfirmimi i ndarjes me Mozzik, tek thashethemet për një lidhje të re, mbyllja e çeshtjes me çiftin zviverian dhe tani, rikthimi i mundshëm me reperin. E duket se të gjitha këto ngjarje, përfshirë edhe marrjen e çmimeve në eventet e rëndësishme të muzikës europiane, do të pasqyrohen në dokumentarin për artisten, i realizuar në bashkëpunim me “Spotify”.

Ditën e sotme, Loredana ka publikuar trailer-in e parë të dokumentarit, i cili do të ketë 4 pjesë, me të parin që do të transmetohet në datën 25 nëntor. Po ashtu sot ka marrë përgjigje edhe pyetja që shumë fansat dhe ndjekës i kanë bërë reperes: “A do të jetë Mozzik pjesë e dokumentarit?”. Po, mesa duket ai do të shfaqet në këtë projekt, gjë që është konfirmuar pikërisht nga video-ja e postuar nga Loredana, ku reperi shfaqet në një moment dhe thotë: “Po më bën të qaj”, duke mos i mbajtur lotët.

Pjesë e dokumentarit duket se do të jenë bashkëpunëtorët e Loredanës, kolegë të saj, miq, familjarë, vajza Hana dhe sigurisht vetë reperja, që do të rrëfejë shumë detaje nga karriera e jo vetëm. Punua për këtë projekt duket se ka zgjatur më shumë se 1 vit, ndërkohë që do të hedhë dritë për çdo gjë që ka ndodhur me artisten gjatë dy viteve të fundit.

“Thjesht nuk është e mundur të shpjegosh 2 vitet e fundit të jetës në një intervistë, por t’i përshkruash ato me foto po. Ky është trailer-i për dokumentarin tim me 4 pjesë që kam xhiruar me “Spotify” për më shumë se 1 vit. Shumë mendojnë se udhëtimi im tashmë ka mbaruar, por ai sapo ka filluar.”- shkruan Loredana në postimin e Instagram-it.

Ndërkohë dokumentari nuk është i vetmi projekt ku ajo ka përfshirë edhe Mozzik, kujtojmë se ai është pjesë i albumit të reperes “Medusa”, me një bashkëpunim, Album që do të publikohet i plotë muajin tjetër. Nuk e dimë nëse ata janë rikthyer bashkë apo jo, edhe pse provat për këtë nuk mungojnë, megjithatë mund të themi me siguri që raporti i tyre është përmirësuar ndjeshëm.

Çifti më i ri, Kiara Tito dhe Young Zerka tregojnë mesazhet me ish-at e tyre

Kiara Tito dhe Young Zerka ishin dy ndër të ftuarit në “Shiko Kush LUAN”, pjesëmarrje për të cilën u përfolën gjatë gjithë javës për shkak të postimeve në Instagram.

Në fakt kjo nuk është hera e parë që moderatorja dhe artisti kanë vëmendjen e mediave rozë për jetën personale, kujtojmë që për një kohë të gjatë Kiara është komentuar shumë edhe në rrjetet sociale me lidhjen asnjëherë të konfirmuar me Butrint Imerin, ndërsa Zerka për historinë e dashurisë me Ronela Hajatin. Të dyja lidhjet sipas zërave i përksain të shkuarës.

Duke qenë se fansat dhe ndjekësit kanë kuriozitet të dinë ç’po ndodh me marrëdhëniet e tyre respektive ata u vendosën përballë njëri-tjetrit në lojën e telefonit në program, ku patën si dënim të zbulonin mesazhet e fundit pikërisht me Butrintin dhe Ronelën.

Të dy zbuluan se i kishin fshirë bisedat me ta, madje Zerka tregoi se i kishte fshirë edhe emrin nga telefoni Ronelës, ndërsa Kiara ndryshe nga ai kishte fshirë vetëm bisedën, por jo numrin e këngëtarit.

 

Pse seriali ‘The Crown’ nuk e xhiroi në film dasmën e Dianës dhe Princit Charles

Ka pasur shumë dasma mbretërore përgjatë viteve, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve, por asnjëra nuk mund të krahasohet me atë të Princeshë Diana-s dhe Princit Charles. Dasma e tyre u pa në të gjithë botën nga 750 milionë njerëz, përfshirë 2 milionë që dolën në rrugët e Londrës për të festuar. Padyshim një nga ngjarjet më ikonike të historisë mbretërore. E megjithatë, ky event është lënë jashtë serialit më të famshëm të momentit, “The Crown”, i cili në sezonin e 4 tregon edhe për martesën e Charles dhe Diana.

E vërteta është që shfaqja televizive e shfaq Princeshë Diana-n me fustani e bardhë të martesës dhe meqë ra fjala. kostumografët kanë bërë një punë të mrekullueshme për të rikrijuar origjinalin.

Po ashtu tregojnë edhe moment nga prova që Charles dhe partnerja realizuan, e megjithatë episodi i dasmës mbaroi…pa një dasëm. Dhe ka një arsye për këtë. Nëse jeni duke i shkruar një mesazh gjithë inat Netflix-it duhet të ndaloni.

Arsyeja se përse dasma nuk u shfaq është shumë e thjeshtë në fakt. Pasi nuk kishte kuptim ta rikrijoje ceremoninë ikonike kur e kanë parë të gjithë. Më shumë për këtë ka folur aktorja Emma Corrin, e cila në serial luan pikërisht Diana-n.

“Ne nuk i rikrijojmë gjërat në serial vetëm sepse duhet. Nëse e shfaqin një skenë, si për shembull skena e fejesës, kur ata jain lajmin e martesës, është pasi lidhet me atë që personazhet kanë qenë duke përjetuar në atë moment. Duhet të jetë pjesë e historisë në mënyrë që edhe ngjarja të bëhet më interesante. Skena e dasmës, mund të shohësh në Youtube për 10 sekonda nëse do, kështu që besoj se nuk kishte kuptim që ta bënim.”- thotë aktorja.

Ndërkohë aktori Josh O’Connor, që luan Princin Charles po ashtu e mbështeti këtë mendim:

”Producentëve nuk i intereson që t’ju tregojnë dasmën sepse siç thotë Emma, mund ta shihni në Youtube. Ngjarjet historike janë të rëndësishme që audienca ta dijë se në çfarë momenti jemi. Ata do të vendosin zgjedhjet e Thatcher për t’i treguar ndjekësve: Jemi në këtë moment të historisë, në vend që të vendosin në ekran 20 dhejtor 1981 ose data të tjera. Më interesantja është se Diana dhe Charles në ditën e dasmës kanë mendimet dhe shqetësimet e tyre, por në dasëm ti nuk e sheh këtë, ndërsa prapa dyerve, tek provat, kemi më shumë hapsirë për të fantazuar dhe krijuar.”

Është dhe një çështje tjetër, që seriali “The Crown” është për Mbretëreshën dhe për të treguar si po e përjeton ajo dasmën, kështu që duhet të jenë të fokusuar tek ajo.

Еnca hap konkurs për të dashur të ri në Instagramin e saj

Enca e ka nisur këtë të dielë me një kërkesë të pazakontë. Në fakt kjo është e pazakontë për ne sepse e ardhur nga këngëtarja, që shpesh herë i surprizon ndjekësit në rrjetet sociale me postime të ndryshme, le të themi që është normale.

Nuk e dimë çfarë ka ndodhur me jetën personale të saj këto kohë, megjithatë Enca ka hapur aplikimet për miq të rinj dhe kush është i interesuar mund të dërgojë arsyet pse do të jetë shoqe me të në DM. Edhe një CV nuk do ishte keq.

Jo vetëm kaq po këngëtarja po kërkon edhe një mashkull të ri në jetën e saj. Theksojmë “të ri”, që do të thotë se Enca e ka pasur një partner, por mesa duket gjërat nuk kanë shkuar si duhet dhe ja tek jemi. Edhe në këtë rast aplikimet dhe arsyet pse duhet t’ju konsiderojë duhet që t’i nisni me mesazh.

Ka për të qenë një e dielë vërtetë e zënë për Encën sepse vetëm mund ta imagjinojmë sa aplikime ka për të kontrolluar.

Will Smith flet për jetesën me babain e dhunshëm, nuk ka qenë ashtu siç dukej në ekran

Në episodin e së premtes të “Red Table Talk”, Will Smith ka dhënë një rrëfim prekës për të kaluarën e tij. Ai thotë se rritja në një shtëpi abuzive e bëri atë të zhvillojë mekanizma mbrojtës, jo të shëndetshëm, që ndikuan në jetën personale dhe karrierën e tij profesionale.

“Babai im ishte i dhunshëm në shtëpi, kështu që një pjesë e tërë krijimit të Will Smith- shakatë, argëtimi, marrëzia- ishin për t’u siguruar që babai im ishte i kënaqur aq sa të mos lëndonte nënën time, ose askënd tjetër në shtëpi”,- shpjegoi Will. “Unë interpretoja, kërcëja dhe bëja shaka, ndërkohë që njerëzit që argëtoheshin ishin mekanizmi im mbrojtës”.

Në të njëjtën kohë, ai u rrit duke besuar se nëse i lëndonte njerëzit i pari, ata nuk mund ta lëndonin atë: “Unë e kuptoj që ana tjetër e saj ishte, nëse do të të lëndoj mjaft keq, nuk do të ishe në gjendje të përgjigjesh.”

Plagët e fëmijërisë së Smith ndikuan në marrëdhëniet e tij me gratë. Ai e quajti keqtrajtimin ndaj një gruaje si ‘dhimbjen më të madhe në jetë’.

“Unë mendoj se për shkak të ngjarjeve me nënën time – si një djalë i vogël, kur babai im e rrihte nënën time dhe unë nuk mund ta mbroja atë – keqtrajtimi i femrave është i padurueshëm dhe trupi im nuk mund ta tolerojë atë,”-tha ai. Gjithashtu foli për ndarjen dhe për marrëdhenien me vajzën e tij.

“Kjo është absolutisht plaga ime qendrore. Në tre vitet e fundit, unë jam duke u përballur me të në mënyrë të vazhdueshme.” Ai thotë që është veçanërisht krenar për marrëdhënien me vajzën e tij.

“Është e vetmja marrëdhënie me një grua, që unë nuk e kam prishur kurë. Jam i sigurit që Willow tani do të më thoshtë: ‘Jo, ti ke gabuar në disa gjëra’, por në mendjen time, unë kam bërë më të mirën për të.”

 

Rita Ora flet shqip në eventin e organizuar për diasporën shqiptare

Rita Ora do flasë sot shqip në përmbyllje të konferencës ‘Diaspora Flet 2020’. Ajo do jetë në një konferencë online përballë kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Lajmin e kanë dhënë vetë organizatorët e eventit në rrjetet sociale, duke na gëzuar pafund të gjithëve.

Bashkëbisedimi fillon në orën 20:30 dhe kush e di se çfarë surprizash janë përgatitur. Konferenca treditore “Diaspora Flet”, këtë vit kishte temë ‘GlobAL2020: Lidhu. Krijo. Bashkëpuno’, duke sjellë kështu edicionin e saj të dytë, këtë herë në formë virtuale.

Ajo u mbajt më 19, 20 dhe finalizohet mbrëmjen e sotme, 21 nëntor. Të treja netët ishin organizuar me sesione diskutimi, fjalime, hapësira promovuese, panair, ankande, ngritje të fondeve, si dhe mundësi rrjetëzimi!

Ajo organizohet nga “GERMIN” një nga organizatat jofitimprurëse dedikuar Angazhimit të Diasporës Shqiptare.

Konferenca e këtij viti kishte si synim të lidhte profesionistë të industrisë, biznese, komunitete, aktivistë dhe ekspertë nga e gjithë bota për të reflektuar mbi angazhimin e diasporës në 20 vitet e fundit dhe për të eksploruar se cili është roli i saj potencial në 20 vitet e ardhshme.

 

Familje gangsterash, kështu e thëret Ledri Sarën dhe vajzën e tij

Ditët po kalojnë dhe Sara Hoxha po i afrohet pak nga pak fundit të shtatzënisë. Prej pak javësh ajo dhe Ledri janë zhvendosur në Gjermani, ku do vijë në jetë vajza e tyre. Në shtetin gjerman ka jetuar edhe Sara para njohjes me Ledrin, teksa nuk dihet ende nëse ata do rikthehen në Kosovë.

Disa muaj më parë teksa tregonte se si ishin njohur, Ledri tha për një intervistë se Sarën e thërret “Culi”. Ky epitet u bë shumë i famshëm nga vetë fakti se është shumë special dhe “i personalizuar”.

Mirëpo, si duket ka edhe një epitet mjaft të bukur, tipik për reperin dhe besojmë se edhe ju e keni dëgjuar: My G.

Sara ka postuar një foto, ku shihet duke shijuar një briosh teksa të gjithë vëmendjen e ka marrë reperi me komentin e tij. Për ata që nuk e dinë “My G” ka domethënien “Gangsteria ime” dhe përdoret mes shokëve të ngushtë.

Kujtojmë se me këtë epitet Ledri quan edhe vajzën e tij që ende nuk ka ardhur në jetë. Në këngën e tij “Si baba” dedikuar të bijës Ledri thotë:

Zemër ty t’kam shpirt. Princesha babit, ty t’kom G! Ty t’kom n’ekip

Ronela Hajati dhe Young Zerka duket se nuk janë ndarë me të mira nga lidhja që kishin

Që Ronela dhe Young Zerka nuk janë bashkë kjo dihet tashmë. Lajmi u konfirmua nga vetë këngëtarja disa muaj më parë, kur në një intervistë u shpreh se është vetëm, pra beqare dhe e fokusuar te puna. Pas asaj interviste, të dy këngëtarët kanë dhënë këtë përgjigje nëpër dalje të ndryshme televizive, duke mos lënë vend për asnjë aludim.

Mirëpo, deri tani as njëri, as tjetri nuk kanë treguar arsyen e ndarjes. Ajo që tëhoqi vëmendjen e fansave në muajin korrik ishte se pavarësisht ndarjes, këngëtarja e mbështeti ish-partnerin e saj duke publikuar në Instagram këngën e tij të re.

Zerka lançoi asokohe bashkëpunimin me Fifin të titulluar “Pa gajle” dhe ndër të parat për ta mbështetur ishte Ronela. Postimi i saj na futi në dyshime nëse janë ribashkuar, apo kanë mbetur miq të mirë pas ndarjes?

Në fakt nuk qenka asnjëra prej alternativa, pasi çifti qenka ndarë jo mirë dhe nuk kanë mbetur miq. Këtë na e vërtetoi vetë Zerka sonte i ftuar në “Shiko kush luan”, kur i pyetur rreth bisedës së fundit me Ronelën në Whats App ai tregoi se i kishte fshirë të gjitha, së bashku me numrin.

“I ke fshirë të gjitha”- pyeti Luana, teksa ai shtoi: “Po, po i kam fshirë të gjitha nuk kam lënë më asgjë!”

Me këtë përgjigje ai ka lënë të kuptohet se pas ndarjes nuk kanë mbetur as miq dhe i kanë hedhur pas të gjitha!

Shkalla e obezitetit në SHBA po bie, pasi shumë amerikanë po...

Shkalla e obezitetit tek të rriturit amerikanë ka nisur të bjerë për herë të parë pas më shumë se një dekade, dhe kjo duket...

Arsyet pse duhet të hani mjaltë para gjumit

NJIHUNI ME ALINËN, 6-VJEÇARJA MË E BUKUR NË BOTË

Një vogëlushe 6-vjeçare nga Rusia, e quajtur Alina Yakupova, është cilësuar si vajza më e bukur në botë.6-vjeçarja nga Moska e ka nisur modelimin...

‘A DO FLIJE NJË NATË ME ALBIN KURTIN?’, KËSHTU PËRGJIGJET KËNGËTARJA...

Mes të ftuarve në një emisionin ishin edhe Bledi Mane dhe Iva Aliko.Gjatë bisedës, nuk munguan ngacmimet e gazetarit për lidhjen e shumëpërfolur të...

Zonja e parë e Kosovës pozon me fustan të gjatë, siç...

Lumnije Thaçi, bashkëshortja e presidentit të Kosovës kohën e fundit dukshëm po i kushton më shumë rëndësi pamjes së saj.Së fundmi, ajo është paraqitur...

Ja si mund te dukeni bukur edhe pa make up

Çka duhet të përdorni për të pasur një fytyrë të bukur edhe pa makeup?Shumica e vajzave vendosin makeup për shkak që nuk ndihen mirë...

Nusja e Milot Rashicës sjell imazhet me të gjitha veshjet në...

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica po i jep fund beqarisë këtë muaj.E e fejuara Rashicës, Belkiz Kera, ditët e fundit ishte pjesë...