fbpx
Thursday, April 30, 2026
Home Blog Page 7

Na lodhe me foto vajzash, fansat kapen keq me Capital T

Pa pritur dhe pa kuptuar Capital T postoi një foto në prehrin e një vajze dhe rrjeti shpërtheu. Sigurisht ai e fshehu portretin e saj, teksa krah fotos shkroi: “Më pëlqen mënyra si jetoj!”, duke u vendosur edhe një herë në qendër të polemikave.

Fansat kanë vërshuar në komente, disa duke aluduar rreth vajzës misterioz, e të tjerë nuk i kanë kursyer kritikat. Por, nga ana tjetër as reperi i mirënjohuar nuk ka përtuar tu përgjigjet.

Kështu, disa fanse shkruajnë se janë lodhur nga ‘lojërat’ e tij, të cilat i cilësojnë si mënyra për të tërhequr vëmendje.

Padyshim Capo i ka mohuar këto, duke u shprehur  se thjesht ka postuar një foto.

“Vetëm për vëmendje i bën këto foto? U lodhëm duke parë ‘fake’ kudo. S’duhet tek ti!”– shkruan një komentuese, të cilës autori i hitit ‘Akull’ i është përgjigjur: “Ç’ka ka ‘fake’ këtu?”

Teksa komentuesja tjetër shkruan: “U lodhëm nga dramat e tua me gocat! Mos u bëni budallenj!”. Ndërsa përgjigja për të ishte: “A mundem unë thjesht të postoj një foto? Shiko mirë se kush po bën drama.”

Pas këtij komenti ju do mendoni se Capital T sapo pohoi faktin se ndodhet në një lidhje sepse kërkon të postoj foto, ku nuk ka asgjë të keqe, përveç fshehjes së indentitetit. Por, jo.

Nuk e ka fjalën për këtë.

Kur një komentues e pyet që të tregojë se me kë është në lidhje, artisti nga Kosova shkruan: “Kush tha se jam në lidhje?”

Nuk dimë se kush ndodhet në foton në fjalë, por kjo nuk është hera e parë që Capital T bën të tilla postime, ndaj fansat thonë se janë të lodhur.

Kështu, bëri edhe para publikimit të këngës “Je t’aime”, kur postoi një foto nga Parisi me modelen, protagoniste në klip.

Edhe në 2018 bëri shumë zhurmë kur u shfaq në helikopter përdore, teksa në dorën e tij dukeshin disa shenja buzëkuqi që të bënin të mendoje se ajo i ka dhuruar atij disa puthje.

Por, më pas rezultoi se bëhet fjalë për një Miss nga Mali i Zi e cila quhet Marija Kolinovic dhe po ashtu ishte protagoniste e klipit të tij.

E jo më larg se këtë verë, ai u shfaq krah Adrola Dushit, duke ndezur rrjetin e kur të gjithë aluduan për një lidhje të mundshme, ata u shfaqën bashkë në këngën “C’est la vie”.

Pavarësisht se ata i kanë mohuar zërat se janë në një lidhje, burime ekskluzive kanë bërë me dije për ‘iconstyle.al’ se dyshja po përjetojnë një romancë të bukur prej kohësh.

 

Ardian Bujupi djali showbizzit që vuan më tepër, poston mesazhe në Instagram

Sikundër na kishte paralajmëruar shumë shpejt Ardian Bujupi do publikojë një këngë të quajtur “Rebela”. Ai na e zbuloi këtë fakt pak ditë më parë në Instagram, teksa së fundmi ka ndarë me fansat një pjesë nga ky projekt.

Teksa shfaqet duke pirë shisha, Ardiani do vijë edhe këtë herë melankolik, teksa krah videos ka shkruar “Vetëm edhe një herë”.

Të premten ai publikoi bashkëpunimin me artistin austriak Nazar, teksa kënga quhet “Marilyn Monroe”.

Kënga tashmë ndodhet në të gjitha platformat online, teksa Ardiani po thyen zemra me refrenin e këngës. Kohët e fundit, artisti shqiptar ka reflektuar në rrjetet sociale, trishtim dhe hidhërim. Si duket ai nuk po e kapërcen dot ndarjen nga Sabrine!

Pak ditë më parë autori i hitit “Andiamo” ka publikuar disa story, ku flet për ndjenjat, duke na treguar më së miri se si ndihet.

Në njërën prej tyre thuhet “Ne mundohemi të fshehim ndjenjat tona, por harrojmë se sytë tanë flasin”.

Ndërsa, në storyn tjetër shihet një bluzë, ku lexon “Vetëm familja dhe shokët”, duke e përjashtuar “Dashurinë”.

Kujtojmë se edhe gjatë emisionit “Shiko kush luan”, ai foli për një dashuri të përfunduar, për të cilën tha se është “e vështirë të flasësh”.

Po ashtu, pak javë më parë ai na paralajmëroi se do publikojë një këngë të re të titulluar “Zarar”, duke thënë se ajo i dedikohet një dashurie 5-vjeçare toksike.

 

Nuk ka më dyshim që Loredana dhe Mozzik janë rikthyer, sërish një foto ku janë bashkë

Tashmë nuk ka më asnjë pikë dyshimi se Loredana dhe Mozzik janë ribashkuar, sepse për këtë ka dhjetëra fakte. Përveçse janë parë duke veshur rrobat e njëri-tjetrit, Loredana dhe Mozzik janë fotografuar disa herë bashkë.

Dy herë i kemi parë në shoqërinë e njëri-tjetrit në Kosovë (Kliko) dhe së fundmi ka dalë një imazh i tyre nga Zvicra. Express ka publikuar një foto të tyre nga një qendër tregtare në Zvicër, e cila është realizuar nga një fans i dyshes.

Edhe para disa kohësh ata u panë bashkë sërish në një qendër tregtare në Gjermani (Kliko) dhe që aty nisën dyshimet për një ribashkim. Ndërkohë para disa javësh Loredana është shprehur gjatë një videoje live në Tik Tok: “Mozzik është më i miri. Para se të realizoja videon ‘live’ fola me të”.

Ndërkohë disa ditë më parë Loredana publikoi në Instagramin e saj një foto të Mozzik dhe menjeherë fansat e përkthyen si një konfirmim të ribashkimit të tyre.

Big Mama kujton babain e ndjerë për 1 vjetorin: Më ka marë malli !

Në 9 nëntor të vitit të shkuar këngëtarja e njohur, Big Mama, humbi babanë e saj. Tashmë që ka kaluar plot 1 vit, dhimbja vazhdon të mbetet po e njëjtë për këngëtaren, që e ndjen çdo ditë mungesën e të atit.

Ajo ka bërë një dedikim shumë prekës në rrjete sociale dhe ka ndarë me ndjekësit një nga kujtimet më të vyera që ka me babanë e saj.

“Një vit i vështirë, një vit i gjatë, një vit me shumë mall e kujtime, një vit sa një shekull. Bab, aroma jote ende është prezente kudo, këshillat e tua për çdo ditë më kujtohen, fjalët e tua ende janë të freskëta tek unë. Pytem se pse ti nuk gaboje asnjëherë, pse ti dije të më mbrosh më së miri, pse ti më bëje ta dua jetën aq shumë….Bab, unë vazhdoj me sukseset që ti shume i dëshiroje, unë vazhdoj të trashëgojë karakterin tënd plot hare e plot humor, t’i dua njerëzit dhe t’ju ndihmoj… kur shoh videot dhe kujtimet po bindem se sa shumë të kam ngjarë ty. Bab nuk mund të përshkruaj ndjenjën çdo ditë kur më takojnë miqtë e njerëzit që të kanë njohur dhe më tregojnë veprat e tua nuk din se sa krenare ndihem dhe gjithmonë me plot krenari them me vete unë jam vajza jote…”, shkruan Big Mama në një postim.

Më pas ajo ka publikuar një video duke kërcyer në krahët e të atit të ndjerë dhe përkrah saj shkruan: “Sa më ka marrë malli”.

Ermal Fejzullahu i uron vajzës së vogël ditëlindjen nga vetura luksoze

Këngëtari Ermal Fejzullahu dhe partnerja e tij, Ariana, janë prindër të katër fëmijëve të bukur të cilët i shohim shpesh në rrjete sociale. Familja e tyre tashmë me 3 vajza dhe një djalë, është e kompletuar dhe ndër familjet më të ëmbla që shohim çdo ditë në Instagram.

Dyshja nuk i kursen pozat fëmijët ndërsa sot, s’kanë vonuar t’i urojnë ditëlindjen vajzës së tyre të vogël, Erës. Ata e quajnë Erën sheqerin e shtëpisë, e cila ëmbëlson ditët e tyre.

Në një foto të publikuar në InstaStory me të voglën, Ermali shkruan:

“Urime ditëlindjen sheqeri i babit Era”.

 

Gjithashtu, në një tjetër foto të ëmbël Ariana shkruan:

“Gëzuar ditëlindjen zemra jem Era.”

Shumë urime për Erën!

Dua Lipa dhe Miley Cyrus do vinin me një këngë bashkë, por çfarë ndodhi?

Prej disa mujash tashmë, fansat janë duke pritur me padurim bashkëpunimin e parë të dy këngëtareve të famshme, Dua Lipa dhe Miley Cyrus.

Gjatë muajit gusht, Dua postoi në Instagram disa foto me Miley-n, në të cilat dukej se ishin në një studio muzikore dhe të gjithë menduam se këngëtaret kishin bashkuar forcat për një këngë. Artistet nuk treguan asnjë detaj, mirëpo më vonë, Cyrus konfirmoi të gjithë zërat për një bashkëpunim.

 

 

 

Në fakt, kënga do të jetë pjesë e albumit të ri të Miley-t dhe nëse menduat se ky bashkëpunim ishte harruar pasi vonoi kaq shumë, gaboheni!

Vajzat po punojnë që të nxjerrin më të mirën nga vetja dhe diçka që të bëjë bujë si asnjëherë më parë.

“Ne duhet të bënim një këngë së bashku pak më parë dhe pastaj vendosëm që ajo nuk na përfaqësonte në të vërtetë”, tha Dua Lipa për Snag. “Kështu që ne donim të futeshim në studio dhe të punonim për diçka që ndihej shumë unike për ne dhe diçka që njerëzit nuk e kishin dëgjuar nga ne më parë.

Ishte vërtet e lehtë të punoje me Miley-n. Ajo është e hapur me idetë e saj.. Ajo është vërtet e ëmbël dhe me këmbë në tokë dhe me të vërtetë argëtuese. Kështu që jam e gëzuar.”- ka rrëfyer Dua.

Kjo veshje e Taynës kushton mbi 10 000 euro !

Ditën e djeshme, reperja Tayna i vuri flakën rrjetit me disa foto me bikini, teksa shijonte plazhin në nëntor. Ajo publikoi në llogarinë e saj fotot me këtë look në dukje të thjeshtë, por prisni të mësoni sa i kanë kushtuar Taynës këto rroba e aksesorë.

Faqja “Shqip closet” në Instagram ka zbuluar çmimin e look-ut të Taynës në total, e cila ka harxhuar sa qimet e kokës!

Tutat “Nike” të reperes kanë kushtuar 240 euro, atletet “Balenciaga” 750 euro dhe ora “Rolex” 11.400 euro.

Pra, në total look-u i Taynës ka kapur shifrën prej 12.390 euro!

Vajza e Eli Farës prezanton të dashurin më të madh, këngëtarja e uron publikisht

Vajza e vetme e Eli Farës, Marina, vjen shpesh në qendër të vëmendjes së mediave rozë me historitë e saj të dashurisë. Kësaj here, ajo na ka prezantuar vetë me partnerin e saj të zemrës, duke ndarë një foto me të në Instagram.

Megjithëse nuk e ka treguar emrin, Marina ka bërë publike fytyrën e djalit që i ka vjedhur zemrën.

Cifti ka pozuar në makinë dhe në foto kanë vërshuar komplimentat për dyshen, por vëmendjen na e mori komenti i të ëmës së Marinës, Elit.

Këngëtarja, e cila ka pëlqyer foton e të bijës me ‘dhëndrin”, ka komentuar gjithashtu emojin e dy fytyrave të buzëqeshura, duke lënë të kuptohet se “e miraton” lidhjen e tyre dhe e pëlqen partnerin e Marinës.

Pas një viti Vildane Zeneli pranon një takim me Getinjon

Një vit më parë, Getinjo ishte i ftuar tek “Shiko Kush Luan” dhe shprehu dëshirën për të dalë në një takim romantik me modelen seksi, Vildane Zenelin. Momentin kur Getinjo e bëri këtë deklaratë, e ripublikuan disa fanse të Vildanes.

Modelja, e cila duket se i sheh ato që publikojnë fansat e saj, iu është përgjigjur publikisht Getinjos, edhe pse një vit me vonesë.

“Kishim pas ç’ka me fol, sepse Getinjo është super inteligjent,”– shkroi bukuroshja seksi, shoqëruar me një emoji me puthje.

Getinjo e ka shprehur edhe më herët pëlqimin ndaj Vildanes, nëpërmjet komenteve të shpeshta që i bënte nëpër foto të ndryshme.

 

Arbenita ankohet për gjoksin e madh dhe vajzat e kuptojnë

Arbenita Ismajli tërheq gjithmonë vëmendjen e të gjithëve me format e saj. Por të pasurit një gjoks të madhë, qenka hall për bukuroshen.

Shqetësimin, ajo e ka ndarë me ndjekësit në Instagram teksa publikoi një postim ku femrat “ankoheshin” për gjoksin e madh. Në postim thuhet se këto vajza nuk duken bukur kur veshin çfarëdo lloj rrobash të tjera.

Dhe bukuroshja ka rënë dakord me mendimin e tyre duke shkruar:

“Ju betohem.”

Arbenita Ismajli është mjaft e komentuar për shkak të lidhjës së saj me ulje dhe ngritje me reperin Fero.

 

Çifti janë ndarë disa herë por gjithmonë gjejnë rrugën për tek njëri-tjetri.

 

Joe Baiden i ri, çmend vajzat në gjithë botën dhe bëhet hit në internet

Pasi votat e kolegjit elektoral shpallën fitues Joe Biden, figura të njohura si LeBron James, Cher, Jennifer Laërence, Seth Rogan, Lady Gaga, Miley Cyrus, Ariana Grande, John Legend, Chrissy Teigen, Selena Gomez apo Kim Kardashian Ëest, iu drejtuan rrjeteve sociale për të uruar presidentin e ardhshëm. Por një prej tyre tërhoqi vëmendjen: postimi i Beyonce-s.

Beyonce postoi një foto të Joe Biden kur ishte i ri dhe njerëzit nisën menjëherë me komente: “Ka qenë kaq i pashëm”, “Joe Bae-den”, “Biden është ky?” etj.

Pastaj Tëitteri u mbush me postime të rinisë së Biden, sot 77 vjeç.

 

Dorina Mema flet pa dorashka: U martova me tradita dhe isha e virgjër

Dorina Mema ka qenë e ftuar në rubrikën “N’Fermë” në “E Diell” ditën e djeshme. Ajo ka ndarë disa detaje lidhur me martesën me ish-bashkëshortin, njëkohësisht të atin e vajzës së saj.

Teksa gjatë rubrikës ishte duke u diskutuar për martesën, Dorina është shprehur se ajo dhe ish-partneri janë bashkuar me mblesëri. “Martesën e parë e kam pasur me shkes, jam martuar me ato traditat, e virgjër, unë ashtu kam qenë, babai i Irsit ishte i pari për mua. Ne kishim vetëm shkollë dhe shtëpi”, është shprehur Dorina. Më herët, ajo është shprehur se me ish-bashkëshortin ruajnë marrëdhënie shumë të mirë dhe se vajza e tyre nuk është prekur nga divorci.

Dorina sigurohet ta mbajë larg syve të publikut jetën private, ndërsa para disa kohësh pranoi se është në një lidhje.

Capital T prezanton të dashurën me foto nga prehëri i saj

Capital T u përfol gjatë për një romancë të mundshme me Adrola Dushin. Dyshja lanë vend për dyshime, megjithatë nuk e pranuan asnjëherë nëse mes tyre kishte ose jo një lidhje dashurie.

Mesa duket të vërtetën e ka zbuluar vetë Kapo ditën e sotme. Ai ka publikuar një foto në makinë, ku shihet që kokën e ka mbështetur në prehërin e një vajze. Vetëm se kjo e fundit, nuk e ka zbuluar portretin dhe gjithçka mund të dallohet janë një pjesë e flokëve. Nga aq sa mund të kuptohet, vajza pranë Capital T nuk është Adrola Dushi, duke hedhur poshtë kështu variantin se mes reperit dhe modeles ka një histori dashurie. “Më pëlqen mënyra se si jetoj”, ka shkruar Kapo, i cili duket se po e shijon në maksimum raportin me vajzën misterioze.

Aktorit më sexy amerikan i vjen një këngë dedikim nga ish e dashura Jessie J

Jessie J ka shkruar një këngë të tërë pas ndarjes nga Channing Tatum që i hedh dritë arsyeve pse një nga çiftet më të komentuara të shoëbizit, u nda. “The Sun” raporton se “Simply in Love”, është një këngë e gjitha për ish-in e këngëtares, pra aktorin Channing Tatum.

“Ti gjithmonë ëndërron për të nesërmen, ndërsa unë jam akoma duke menduar të djeshmen”

“Kudo që shkon ti, dua të të ndjek, le të bëjmë një premtim sot”

“Le ta marrim me ngadalë, me hapa të vegjël, që të mos e shkatërrojmë atë ç’ka vjen pas. Vetëm qëndro i qetë, që të mos nxitohemi, pa presione, vetëm qejf, nuk është garë, s’kemi pse të vrapojmë. Nëse do zgjasë përgjithmonë, le të jemi thjesht në dashuri”- është një pjesë e tekstit të këngës.

Jessie J dhe Channing Tatum u ndanë në Prill. Dyshja e nisën lidhjen e tyre në Tetor të vitit 2018, pasi aktori u nda nga bashkëshortja.

 

Morena Taraku mbushet plot me trëndafila nga i dashuri misterioz

Morena Taraku ka treguar se zemrën e ka plot dashuri, ndonëse nuk ka zbuluar se cili është personi që kujdeset t’i vendosë një buzëqeshje në fytyrë çdo ditë.
Këngëtarja e cila jeton prej kohësh në Turqi ka publikuar foto të trëndafilave të shumtë që kanë mbërritur në shtëpinë e saj. Duket qartë se ata të kuq janë të preferuarit e Morenës, e cila duhet ta ndjejë veten vajzë shumë me fat.
Nuk dimë nëse Taraku do na i zbulojë në ndonjë moment djaloshin e zemrës së saj, por në ditët në vazhdim ne presim të shohim trëndafila të tjerë të kuq prej tij.

 

Dua Lipa i kthen mesazhin Vesa Lumës, djali i vet bën reagimin epik

Ditën e djeshme bëri xhiron e rrjetit një video e vogëlushit të Vesa Lumës dhe Big Bastës, Lianit. Ai është befasuar kur ka dëgjuar këngëtaren Dua Lipa të flasë shqip për herë të parë dhe s’ka mbajtur dot veten nga gëzimi.

“Dua Lipa flet shqipen”- ka thënë Liani teksa mbulon dorën me gojë i habitur dhe buzëqesh me të madhe. (Kliko)

Por, nëse mendoni se gëzimi i tij përfundoi me kaq e keni gabim!

Vesa ka etiketuar këngëtaren në videon e publikuar në InstaStory dhe Dua e ka parë reagimin e të voglit për të. Madje, ajo i ka kthyer edhe përgjigje ndërsa Vesa ka publikuar mesazhet.

“Owww zemraaaa”- i shkruan Dua, duke e shoqëruar mesazhin me zemra të kuqe.

Loredana sërish merr çmimin kryesor në MTV EMA

Sukseset nuk kanë fund për Loredanën dhe ajo sapo ka shtuar një kupë në karrierën e saj. Reperja shqiptare ka fituar çmimn “Best Swiss Act”, ose “Performuesja më e mirë zvicerane” për të dytin vit radhazi. Ajo ishte e nominuar përkrah emrave të tjerë të njohur si, Sevem, Bligg, Loco Escrito dhe Pronto.

Loredana është shprehur mjaft e lumtur në rrjete sociale pas marrjesë kupës.

“Fitova çmimin e ‘MTV Award’ për herë të dytë… Faleminderit të gjithëve që më votuat! Ju dua”, shkruan Loredana e emocionuar.

Së fundmi reperja ka qenë e pranishme në Kosovë për shkak të disa projekteve mjaft të rëndësishme. “Prive” mësoi para disa ditësh se Loredana po realizon një dokumentar për jetën e saj personale e karrierën dhe pritet të publikohet shumë shpejt. (Kliko) Para disa ditësh ajo publikoi këngën e re, “Tut mir nicht leid”, që do të jetë pjesë e albumit “Medusa”, i cili do të lançohet i plotë në dhjetor.

E puth djalin në buzë, Jonida Maliqi zihet me komentuesen në Instagram

Jonida Maliqi e ka kaluar fundjavën që lamë pas në malin e Dajtit dhe ditën e sotme ajo ka ndarë një foto shumë të ëmbël me vogëlushin e saj, Danin. Këngëtarja shfaqet në një makinë me djalin, ndërkohë që puthen në buzë bashkë.

“Dashuri e pakushtëzuar që të ringjallë çdo ditë e më shumë”, ka shkruar Jonida.

Mirëpo ka pasur nga ata që nuk janë përqëndruar aspak tek imazhi nënë e bir dhe pozitiviteti që përcjellin, por tek puthja e tyre në buzë.

“Të puthësh fëmijën në buzë është kthyer në modë. Personalisht s’më duket e këndshme”, i ka komentuar një ndjekëse Maliqit.

Artistja nuk i ka pritur aspak mirë këto fjalë, ndaj përgjigja ndaj ndjekëses ka qenë e menjëhershme.

“Ç’lidhje ka moda me dashurinë nëse ti e ke problem është punë për ty. Edhe këtu pretendoni të keni akses? Merruni me gjëra më të rëndësishme në jetë se jeni dendur nga negativiteti që kërkoni domosdoshmërisht ta gjeni në çdo vend edhe atje ku nuk ju takon. Javë të mbarë!”, i është kthyer Jonida.

Në fakt edhe personazhe të tjerë të famshëm janë përballur më herët me të tilla komente për puthjen e fëmijëve në buzë. Shumë e shohin si të papranueshme, të tjerë diçka tepër normale në shprehjen e dashurisë. Epo jo më kot thonë njerëz të ndryshëm, opinione të ndryshme!

 

Bebe Rexha i ‘vjedh’ fustanin Dua Lipës për ceremoninë e famshme

Mbrëmjen e djeshme u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve “MTV EMA”, që këtë vit u organizua në kushte të jashtëzakonshme. Personazhe të njohur u shfaqën në vende të ndryshme, ndërkohë që tjerë pozuan nga shtëpitë e tyre. për shkak të rregullave anti-Covid.

Bebe Rexha kishte zgjedhur që këtë vit të vishte një fustan me të cilin dukej mjaft sensuale. Pjesa e sipërme kishte formën e një “body” që i nxirrte në pah format trupore, ndërsa poshtë kishte një fund të shkurtër.

Thuajse të njëjtën veshje ka pasur edhe Dua Lipa në “British Awards 2019”., me të vetmin ndryshim që ajo ka pasur fund të gjatë dhe në ngjyrë tjetër.

Në të dyja format kjo veshje duket mjaft bukur dhe këtë vit, Bebe është përzgjedhur si një nga vajzat e veshura më bukur. Kujtojmë se së fundmi dy artistet kanë qenë mjaft aktive në muzikë me projektet e reja. Dua Lipa publikoi 2 ditë më parë këngën “Fever” në bashkëpunim me Angele. Ndërsa Bebe Rexha solli duetin me Doja Cat para 1 muaji.

Edhe zgjedhjet edhe gruan, Donald dhe Melania Trump drejt divorcit

Joe Diden u zgjodh presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke mposhtur kështu Donald Trump. Përveç humbjes së zgjedhjeve, duket se Trump po humb edhe në jetën private.

Mediat e huaja shkruajnë se ish-presidenti ka dy ditë që po luan golf në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa herë pas here reagon në rrjetet sociale, duke akuzuar Bidenin për manipulim votash. Ndërkohë, bashkëshortja e tij Melania është gati për divorcin.

50-vjeçarja është duke bërë gati stafin juridik për të nisur procedurat dhe mësohet se ajo do të kërkojë që djali i tyre 14 vjeçar të marrë një pjesë të barabartë të pasurisë së Trump.

Melania dhe Trump kanë pasur prej kohësh probleme në martesën e tyre, mirëpo e vetmja arsye që ajo nuk kishte kërkuar divorcin ishte në mënyrë që të mos ndikonte negativisht gjatë zgjedhjeve për president.

 

Pandemia si prish punë, Beyonce do të sjell një koncert gjigand online

Nëse mendoni se pandemia i ka prishur planet Beyonce-s, e keni shumë gabim! Divën botërore të muzikës s’ka gjë që e ndal dhe këtë na e vërtetoi edhe njëherë.

Duke qenë se emergjenca Covid-19 ka ndaluar grumbullimit dhe turneu i saj s’mund të mbahet, Beyonce po bëhet gati për një koncert virtual. Këngëtarja kishte planifikuar një turne të madh botëror për vitin 2021 dhe do të mbahet që ç’ke me të!

Vetëm se kësaj here askush s’do të mund ta shohë nga afër Beyonce-n, por vetëm nëpërmjet ekranit.

Burime për “People” kanë treguar se gjatë këtij turneu, këngëtarja do të prezantojë edhe projektet e reja për të cilat ka punuar gjatë karantinës, ndërsa më shumë detaje presim t’i mësojmë në vazhdim.

 

Lidhje të lodhura, Rovena Dilo shpjegon pse u nda nga partneri 15 vjet më i ri

Rovena Dilo ka qenë gjithmonë shumë e rezervuar për jetën e saj private dhe asnjëherë nuk ka folur për lidhjet romantike. E ftuar së fundmi në emisionin “E diela shqiptare” këngëtarja e njohur ka rrëfyer si kurrë më parë gjithçka që nuk dinim për raportet e saj me meshkujt dhe historitë e së shkuarës.

Ajo ka pasur dy histori dashurie që kanë marrë fund, t ë cilat  i ka ditur edhe publiku, ndaj Ardit Gjebrea e pyeti përse nuk ka pasur një stabilitet në jetën e Rovenës.

“E shikoj si stabilitet edhe lëvizjen. Varet nga këndvështrimi. Unë kam pasur marrëdhënie të mira, të gjata, të stabilizuara por që kanë pasur një fund. Por kjo nuk do të thotë që nuk kanë qenë serioze, nuk e kanë kryer ciklin apo nuk kanë qenë të plota. Pse nuk kanë vazhduar? Mendoj se ndoshta sepse nuk më është dashur të bëj kompromise deri në fund. Kur vjen një fëmijë, njeriu bën kompromise me partnerin. Marrëdhënia është e mbushur me kompromise. Çdo marrëdhënia ka brenda kompromise. Sigurisht që kam bërë, marrëdhënia ka toleranca, të lëshosh pe, të duash etj. Ka momente që lodhet marrëdhënia, ka njerëz që e durojnë këtë lidhje dhe ka të tjerë që jo. Dhe kur nuk ke fëmijë, nuk e pyet veten, nuk bën kompromis. Kurse mua kjo gjë më nuk më ka ardhur dhe s’më është dashur të bëj të tillë kompromis, të vazhdoj një marrëdhënie që mendoj që është e lodhur, ta vazhdoj për hir të kësaj gjëje

Dashuria ime e parë ishte e fortë dhe e gjatë, zgjati gati 12 vite. Do kishte një drejtim tjetër jeta ime nëse nuk do të kisha kokën mbrapa. U ezaurua, njerëzit nuk rriten njësoj. Ka njerëz që rriten dhe të tjerë jo. Mendoj se një vajzë kërkon babain, nuk kërkon ndoshta një model tjetër, kërkon diçka të ngjashme me atë që ka parë çdo ditë. Dhe unë thellë-thellë mund të kem kërkuar babain dhe se kam gjetur. Jam e lumtur që kam pasur këtë jetë dhe këto ndjesi. Pasionet mbarojnë, ajo që i mban njerëzit është të jenë shokë, të mirëkuptohen, të mos nervozojnë njëri-tjetrin, të ushqejnë nga pakëz dashurinë”, është shprehur Dilo.

E pyetur nëse është penduar për ndonjë humbje në jetë, ajo u përgjigj shkurt “jo”, duke shtuar se është shumë kokëfortë. Ndërkohë për lidhjen me balerinin 15 vite më të ri se ajo, tha se do të donte që diferenca të ishte 7 vite, sepse lidhja do të kishte qenë më jetëgjatë.

Partneri turk i Gentës i shpreh dashurinë në shqip këngëtares

Prej më shumë se një viti, këngëtarja shqiptare Genta Ismajli dhe partneri i saj turk Usta po shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë.

Genta ka treguar më herët se ata janë ndeshur fare rastësisht bashkë dhe se më pas i ka ndihmuar “google translate” dhe nëna e këngëtares për t’u njohur më tepër.

“Ishim për një darkë me miq të përbashkët në një restorant në Kosovë. Aty u pamë dhe komunikuam për herë të parë… Duhet të jemi parë me njëri-tjetrin për 10-15 minuta, më pas ai nisi të bëjë një trëndafil me letër, me pecetë. U çua në këmbë dhe ma dhuroi në mes të një tavoline mbushur plot me miq të njohur dhe të panjohur dhe unë e pranova.”- ka thënë më herët këngëtarja.

Mirëpo, gjërat që s’i presim aspak në jetë rezultojnë më të bukurat dhe kështu ka qenë edhe dashuria e tyre.

Genta dhe Usta janë bërë të pandarë nga njëri-tjetri dhe e kanë gjetur tashmë gjuhën e përbashkët. Madje, Usta është munduar të mvsojë shqip dhe sot i ka shprehur ndjenjat këngëtares me gjuhën tonë.

Në InstaStory, ai ka publikuar një foto të Gentës ndërsa krahas saj shkruan:

“Kudo është bukur me ty, të dua më shumë se gjithçka!”

Noizy hap dyert e shtëpisë luksoze: Palestër, studio dhe lokal brenda

Noizy është nga artistët shqiptarë që jetën private e mban larg publikut, sidomos vitet e fundit, edhe pse këto kohë duket se ka nisur sërish të shfaqet në media. Në intervistën e fundit, për “Prive”, repri i njohur nuk ka nguruar madje të hapë dyert e shtëpisë së tij për kamerat. Pamjet që vijnë nga banesat e Noizyt mund të vërtetojnë një gjë me siguri, që ai është një nga artistët më të paguar në vendin tonë. Megjithtëse për këtë kanë ndikuar jo pak edhe bizneset që ka ngritur.

Reperi tregohet modest kur flet për hapsirën ku jeton, duke e cilësuar si jo luksoze, por e lehtë për syrin, por pamjet të paktën na thonë se është një kombinim i të dyjave.  Turi i Noizyt nis nga studioja e tij brenda shtëpisë, ku janë regjistruar shumë prej hiteve, ndërkohë që ngjitur me të ndodhet edhe një kënd për trofetë.

 

 

 

Plot 3 dhoma gjumi ka banesa e reperit, njëra prej tyre është si në foto, ndërkohë që ka edhe një lokal, ku ai nis dhe mbyll ditën. Banak brenda shtëpisë edhe kishim parë por një lokal të tërë…

 

Nuk mund të mungonte palestra në shtëpi, ku Noizy thotë se i pëlqen të kalojë shumë kohë. Nga ana tjetër ka edhe një “dhomë playstation-i” që është pothuajse ëndrra e cdo djali,

 

Keni ftohtë? Personazhet publik shqiptar ende shkojnë në plazh

Dita e sotme, edhe pse jemi në muajin nëntor dhe vetëm pak javë larg Krishtlindjeve, ishte vërtetë “ditë për plazh”. Këtë mundësi e kanë shfrytëzuar në maksimum disa personazhe të njohur, të cilët kanë ndarë në rrjetet sociale momentet qê kanë kaluar në bregdet.

I njohur për udhëtimet e tij, këtë vit për shkak të pandemisë vetëm në Shqipëri, Blendi Fevziu këtë të shtunë e kaloi në jug, më saktë në Dhërmi.

Edhe moderatori Alban Musa këtë fundjavë ka vendosur ta kalojë në bregdet dhe një nga fotot që ka ndarë me ndjekësit është kjo më poshtë, duke e vënë theksin te data.

Bieta Sulo gjithashtu ka shkuar bashkë me familjen në plazh dhe detin e quan si ilaçin më të mirë ndaj virusit.

Po mendoni edhe ju të njetën gjë si ne tani? Nesër për plazh…

Arsyeja e veçantë që u përlotën në studio Milaim Zeka dhe Elita Rudi

Dy nga çiftet e puntatës së sotme në “Shiko Kush LUAN” ishin Milaim Zeka dhe partnerja e tij, Edlira Qefalija edhe Gjiko së bashku me partneren e tij Elita Rudin. Siç e dimë tashmë, Gjiko u shpreh para disa javësh publikisht se nuk do dëshironte që Elita ta ftonte më Milaimin në emisionin e saj, pasi sipas reperit ai “është pak i rëndë.

Mbrëmjen e sotme, Zeka është sqaruar duke thënë me shaka se batuta që ai ka përdorur dikur për moderatoren ka qenë thjeshtë një kompliment për këtë të fundit Pas sqarimit të situatës, gazetari i ka rrëfyer Gjikos një sekret të Elitës, që i bëri të përloten të gjithë.

“Gjiko dëshiroj të të them një sekret të nuses tënde, meqenëse jemi këtu te Luana, e kam patur gjithmonë dëshirë ta them publikisht. Elita e ka ndihmuar djalin e motrës sime kur ai ka qenë me kancer, kështu që e falenderoj shumë”, duke falenderuar mes lotësh moderatoren dhe vazhdoi duke i thënë Gjikos se sa me fat është.

“Ti ke patur fat që ke marrë një njeri si Elita, njejtë ajo për ty! Elita ka dalë në rrugë bashkë me mua dhe kemi mbledhur para për shërimin e tij edhe pse ai ka vdekur. Besoj që ka qenë vendi dhe momenti më i mrekullueshëm me i shpreh respekt dhe falenderim Elitës për këtë, në mënyrë që Elita të jetë shembull për vajzat dhe të tjerë. Të jetë një kujtim për vajzën kur të lindë e të thotë “Mami e ka bërë këtë të mirë”, përfundoi Milaimi, teksa preku të gjithë me këtë rrëfim.

Një histori kjo e panjohur për publikun, por që tregoi shumë për Elitën dhe marrëdhënien e saj me Milaimin.

 

Angela Merkel i ndalohet hyrja në lokal, hakmarrje për izolimin e dytë

Kancelarja Angela Merkel dhe zyrtarët e tjerë gjermanë, nuk janë më të mirëpritur në ‘Standige Vertretung’, një lokal i famshëm në Berlin që frekuentohet nga klasa politike. Shkaku? Izolimi i pjesshëm 1-mujor që hyri në fuqi në Gjermani para pak ditësh.

Moslejimi i kancelares dhe politikanëve të tjerë në ambientet e lokalit, është mënyra që pronarët e tij kanë zgjedhur që të shprehin zemërimin ndaj vendimit  për të mbyllur bizneset dhe aktivitet për herë të dytë, me qëllim ngadalësimin e përhapjes së Covid-19. Jon Peter Brinkmann dhe Jan Philipp Bubinger(pronarët) e kanë bërë publik lajmin përmes një videoje në rrjetet sociale, ku i konsiderojnë Merkel dhe bashkëpunëtorët e saj si përgjegjës për masat shtrënguese.

“Tashmë e dini që shumë politikanë vijnë në lokalin tonë si mysafirë. Disa nga ata politikanë kanë vendosur që të mbyllin sërish bizneset  dhe shërbimet e hotelierisë, duke na ndaluar të bëjmë punën tonë. Ne po i shtojmë këta politikanë në listën tonë të zezë menjëherë, ” thanë ndër të tjera bashkë-pronarët.

Përveç Merkelit,  zyrtarët e tjerë që i është ndaluar hyrja në ‘Standige Vertretung’, janë Zv,kancelari Olaf Scholz, kryetari i Bashkisë së Berlinit Michael Muller, guvernatori i landit të Bavarisë Markus Soder dhe Ministri për Shëndetësinë Dilek Kolat.

 

Për Gjikon, Real1 dhe Dj Blunt tashmë janë të ‘vdekur’, reperi u  bën diss direkt

Një nga sfidat e famshme të “Shiko Kush LUAN” është ‘Paintball’. Gjiko, si një nga të ftuarit specialë të mbrëmjes është vënë përballë pyetjeve ‘pikante’, përgjigjen e së cilave e ka dhënë duke goditur me bojë fotot e këngëtarëve në tabelë.

“Cili nga artistët në tabelë është artisti më i dobët në karrierë?”, ishte pyetja që Fifi i drejtoi Gjikos dhe reperi bëri zgjedhjen e tij, duke shënjestruar Blunt dhe Real1. Por reperi nuk ndaloi me kaq. Një tjetër pyetje për Gjikon ishte se cilit prej reperëve në tabelë do t’i bënte diss dhe shënjestra ishin përsëri Blunt dhe Real1. Nisur nga kjo, Gjikos iu kërkua t’i kushtonte disa rreshta kolegëve. Reperi fillimisht refuzoi, duke thënë: “Pse t’i bëj të famshëm, sa kanë vdekur pse duhet t’i ringjall?” Megjithatë, dy vargje nuk kanë munguar nga Gjiko.

“Gjith i njejt Gjiki, kurr’ s’i prishet tripi
E marr Zhiten e qes n’Blunt, e smokiti”, ka qenë ky diss-i i reperit ndaj Blunt dhe Real1. Epo, ja ku e dëgjuam edhe këtë!

 

Diferenca në moshë ska rëndësi, çifti i famshëm i Instagramit bëhen prindër

Gianluca Vacchi ka zbuluar se e dashura e tij Sharon Fonseca ka sjellë në jetë një vajzë. ‘Playboy’ italian, 53 vjeç, publikoi ditën e djeshme në Instagram një video ku ishin në spital të dy duke kërcyer, për të treguar se Sharon, 25 vjeç, ishte gati për të lindur. Në këtë video, Gianluca zbuloi se ata e kishin quajtur vajzën e tyre të porsalindur Blu Jerusalem Vacchi.

Fotografia e prindërve duke parë njeri-tjetrin me adhurim dhe duke kapur dorën e bebit, tregon se janë në momentet e tyre më të bukura.

Gianluca shkruajti:”Ajo është me ne … Sharon dhe unë jemi të lumtur të njoftojmë se këtë mëngjes lindi vajza jonë, Blu Jerusalema Vacchi. Falë Zotit, ajo është e shëndetshme dhe ne thjesht e duam më shumë se jetën tonë. Gianluca & Sharon.”

Sharon gjithashtu ndau të njëjtin imazh në Instagramin e saj dhe shtoi mesazhin: “Vajza jonë është këtu. Nuk mund ta shprehë me fjalë këtë përvojë dhe të gjitha emocionet që po ndiejmë.”

Të gjithë jemi në pritje për përfshirjen e vogëlushes Blu Jerusalem në videot e tyre.

Kur ke nënën miliardere, Kylie Jenner mbyt në luks vajzën 2 vjeçare

Vogëlushja e Kylie Jenner, Stormi Webster, është një ndër bebushat më të njohur e të komentuar në mbarë botën. Me qëndrimin, sjelljet e ëmbëlsinë e saj, Stormi ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve dhe merr gjithmonë vëmendjen e  ndjekësve të mamasë së saj në Instagram.

Fansat e Kylie-t presin me padurim foto apo video të Stormi-t, e cila po rritet dita-ditës dhe është kthyer në një zonjushë të vogël.

Madje ajo tani e ka “të nevojshme” të kombinohet me Kylie-n në veshjet e saj, ndaj 22-vjeçarja s’ka vonuar t’i bëjë të bijës dhuratat e shtrenjta.

Stormi ka nisur që tani të mësohet me jetën e luksit dhe ndonëse është vetëm 2 vjeçe dhe sapo ka blerë një çantë që kushton më shumë se të gjitha çantat tona të mbledhura bashkë.

Disa javë më parë Kylie postoi në Instagram një foto të Stormit duke mbajtur në krahë një çantë Hermes para nisjes së kopshtit. Asokohe kjo çantë bëri xhiron e rrjetit, sepse kushtonte jo pak por 12 mijë dollarë!

Së fundmi, rrjetet sociale po ziejnë sërish rreth veshjes së Stormit, konkretisht bluzës së saj, e cila kushton 350$.

Bëhet fjalë për një hoodie portokalli ‘Balenciaga’, të cilën ia kemi parë veshur në videot e fundit të postuara nga mami Kylie në Instagram.

Që në këtë moshë ajo thuajse e ka plotësuar koleksionin me brandet më të njohura. Mjafton të përmendim këtu çantën e personalizuar Louis Vuitton, që tezja e saj, Khloe Kardashian, i bleu në fillim të këtij viti dhe që kushtoi rreth 2 mijë dollarë.

Përse Elita Rudi nuk do që Gjiko të bashkëpunojë me këtë këngëtare?

Elita Rudi dhe Gjiko ishin një ndër çiftet e ftuara në emisionin “Shiko Kush Luan” mbrëmjen e djeshme, episod i cilësuar si “puntata e Shën Valentinit”.

Sfida e fundit e programit, ndryshe nga herët e tjera ishte “Ndaje ose French Kiss”, ku çiftet duhet të putheshin nëse refuzonin t’i përgjigjeshin pyetjeve pikante dhe Elita u vu përballë kësaj situate: “Elita, meqenëse Gjiko nuk donte që t’i të intervistoje Milaim Zekën,  ndaj me ne sot në “Shiko Kush Luan” emrin e këngëtares shqiptare që nuk do ta lejoje kurrë bashkëshortin tënd të bashkëpunonte, si dhe emrin e këngëtares që mendon se do të prodhonin sukses si dyshe.”

Moderatorja nuk nguroi t’i përgjigjej kësaj pyetje dhe tha se do donte që Gjiko të bashkëpunojë me Dhurata Dorën, pasi do të ishte vërtetë sukses. Ndërsa këngëtarja që nuk do donte ta shihte në një bashkëpunim me bashkëshortin e saj, është Remzije Osmani. Arsyeja? Pasi dyshes nuk i përshtaten stilet e si rrjedhojë nuk do të shkonin fare në një projekt.

 

Alban Ramosaj niset drejt Spanjës, një tjetër artist që nuk do jetojë më në Kosovë

Alban Ramosaj e kemi parë shpesh të udhëtojë drejt Spanjës e madje duket se këtë vend e preferon më shumë nga ç’e mendonim. “Prive” ka mësuar se Ramosaj është zhvendosur në Spanjë dhe në këtë mënyrë ka vendosur të distancohet nga Shqipëria.

Nuk dihet çfarë e ka shtyrë drejt kësaj, por thuhet se ky është një vendim personal i këngëtarit. Alban Ramosaj i ka kaluar periudha të ndryshme të jetës në vende të ndryshme dhe duket se për momentin ka menduar të jetojë në Spanjë. Këngëtari ka jetuar për pak kohë në Tiranë, ndërsa fëmijërinë e tij e ka kaluar në Holandë.

Ndërkohë kujtojmë se gjatë këtij viti, Albani ka publikuar dy këngë “Unity” në bashkëpunim me Kleoniki Delijorgji dhe “I Nat Ma Fal”.

 

 

 

Kim Kardashian nuk e votoi burrin e saj në zgjedhjet presidenciale në Amerikë

Kim Kardashian i ka uruar publikisht fitoren Joe Biden dhe të gjithë janë befasuar nga veprimi i saj. Pasi Kanye West pranoi publikisht humbjen në zgjedhje, Kim ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të treguar se është e lumtur për fitoren e Biden. Ajo ka publikuar në Instagram një foto në të cilën Joe shfaqet përkrah Kamala Harris duke qëndruar përpara një flamuri gjigant të SHBA-ve.

Kim e shoqëroi fotografinë me tre zemra në ngjyrë blu, për të theksuar mbështetjen ndaj Partisë Demokratike. Ajo u shoqërua nga një numër i madh personazhesh të njohur, duke përfshirë edhe motrat e saj Khloe e Kylie, që ndanë publikisht gëzimin për fitoren e Biden.

Ky postim i Kim vjen pak ditë pasi bashkëshorti i saj, Kanye West, pranoi humbjen në zgjedhjet elektorale duke marrë vetëm 60 mijë vota nga populli. Reperi publikoi në Tëitter një foto të tijën, në të cilën shfaqej përpara një harte elektorale shoqëruar me mbishkrimin: “Help Kanye 2024”, duke konfirmuar se do të rikandidojë pas 4 vitesh.

Zbulohet një tjetër arsye shumë e madhe pse Loredana është në Kosovë

Nëse menduat se Loredana do djegë rrjetin me albumin e ri “Medusa”, na lejoni të themi se nuk keni parë gjë akoma. Reperja që po korr sukses ndërkombëtar gjithnjë e më të madh po sjell një dokumentar mbi jetën e saj dhe ne mezi po presim.

Sipas “Prive”, ky dokumentar do jetë jo vetëm mbi karrierën por edhe për jetë personale dhe pritet të publikohet shumë shpejt, ndonëse ende nuk ka një datë publikimi. Pra, përveç xhirimit të klipit për këngën e re, ardhja e saj në Kosovë lidhet edhe me këtë fakt.

A do jetë Mozzik në këtë dokumentar? Shanset janë të mëdha për “PO”, megjithatë na duhet të presim.

Ditën e djeshme ajo publikoi këngën e re të albumit të titulluar “Tut mir nicht leid” që shkaktoi bujë për shkak të fabulës.

Ndryshe nga sa mund ta prisnin në këngë Loredana vjen në rolin e në vajze që është ndarë nga personi zemrës, por i thotë “jo” lotëve dhe vuajtjeve.

Ditën e djeshme, kur një fans e ka pyetur autoren e hitit “Rockstar” lidhur me bashkëpunimin e përfolur me Mozzik dhe ajo nuk ka qëndruar në heshtje.

“Është sekret për momentin, por do e mësoni!”– ka qenë kjo përgjigja e Loredanës.

Pra, është e vërtetë ata po sjellin diçka bashkë. Ditën e djeshme u raportua se reperi do jetë pjesë e videoklipit të saj të radhës, por mundësitë e një bashkëpunimi janë të hapura.

Dy ditë më parë ajo rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve, duke publikuar në Instastoryn e saj një foto të Mozzik. Kujtojmë se kohët e fundit Loredana po përflitet se është shtatzënë për herë të dytë, për shkak se në fotot e fundit barku duket pak më i fryrë se më parë.

Megjithatë e gjithë kjo është thjesht aludim, sepse deri më tani Loredana nuk ka komentuar fare në lidhje me këto zëra.

Bardhi, reperi nga Maqedonia nuk ndalet, së shpejti bashkëpunim me Fifin

Fifi është padyshim një nga këngëtaret më të mira në industrinë e muzikës shqiptare që ka ditur gjithmonë si të vjedhë zemrat e publikut, sidomos me baladat e saj të famshme.

Këtë verë na bëri të gjithve të kërcejmë me bashkëpunimin që solli me Young Zerkën të titulluar “Pa gajle”. Ndërkohë në fillim të vjeshtës solli një tjetër bashkëpunim. Këtë herë ajo bashkoi forcat me kushëririn e saj Ermal Fejzullahu për të sjell super këngën  “Përjetësi”.

Videoklipi i kësaj kënge ka një histori tepër interesante të një çifti të dashuruar dhe menjëherë pas publikimit, kënga ka marrë milion klikime në Youtube.

Por, Fifi s’ka ndërmend të heqë dorë nga duetet. Së shpejti ajo do publikojë një këngë me reperin e njohur Bardhi, i cili bëri namin me këngën “Betohemi”.

Nuk ka ende detaje mbi këtë këngë, por raportohet se pjesë e saj do jetë edhe një DJ i njohur.

Vetëm dy ditë më parë, Bardhi publikoi këngën e re “Interes”, që po pëlqehet shumë nga publiku.

‘Ky virus po më merr shpirtin’, fjalët e fundit të artistit Koço Devole

E diela ka nisur me një lajm të hidhur nga bota e kinematografisë shqiptare, pasi aktori i mirënjohur Koço Devole është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare.

Ai po luftonte prej 18 ditësh me virusin Covid-19, ndërsa gjendja e tij u përkeqësua së fundmi, ndaj Devole u fut në intubim. Aktori u shtrua fillimisht në spital si i infektuar me Covid, por pasi tamponi i doli negativ, u shtrua sërish në spital për shkak të rëndimit nga leuçemia.

Devole vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese që e kanë vështirësuar betejën e tij me Covid-19, duke e ndarë fatkeqësisht nga jeta.

Infermieri në Spitalin Infektiv, Korab Gjana, ka treguar momentet e fundit të aktorit dhe bisedën që ka zhvilluar me të.

Ai rrëfen se ka kontrolluar çdo mëngjes të infektuarit me radhë dhe kur ka arritur tek Devole, ku i fundit i ka shprehur shqetësimin e tij:

“Në mëngjes po shikoja me nxitim të sëmuret me radhë… Kur mbërrij tek dhoma e shtrimit të Koços :

“Hë mo Koço si je sot?”

-“Ahh mor Korab si të jem”- më përgjigjet. Çfarë dreq virusi paska qenë ky që po ma merr shpirtin…”

Njeriu që do i mungojë çdokujt! Ky virus s’të kurseu as ty”- ka rrëfyer infermieri Gjana.

Zonja e Parë e Amerikës, kush është gruaja e Joe Biden, nga shkolla deri te propozimi për martesë

Duke qëndruar në një klasë bosh ku ajo jepte anglisht në vitet 1990, Jill Biden mbajti një fjalim në kongresin e Partisë Demokratike, pasi burri i saj u emërua zyrtarisht kandidat për president. Ajo iu bashkua bashkëshortit, i cili lavdëroi cilësitë e saj si një zonjë e parë e mundshme.

“Për të gjithë ju, në të gjithë vendin, thjesht mendoni për edukatoren tuaj të preferuar e cila ju dha forcën për të besuar në veten tuaj. Kjo është Zonja së parë që ju duhet… Jill Biden do të jetë ajo,” -tha Joe Biden.

Por çfarë dimë për gruan që do të jetë Zonja e parë e Amerikës?

Jill Jacobs lindi në qershor të vitit 1951 në shtetin amerikan të Neë Jersey-t. Ajo u rrit në periferi të Filadelfias, Ëilloë Grove dhe është më e madhja nga pesë motrat. Para se të martohej me Joe, ajo ishte martuar me ish-futbollistin Bill Stevenson.

Joe Biden humbi gruan e parë dhe vajzën e tij 1-vjeçare në një aksident automobilistik në 1972-shin. (Djemtë e tij, Beau dhe Hunter, të dy i mbijetuan aksidentit.) Ndërsa Beau Biden vdiq nga kanceri i trurit në maj të vitit 2015, në moshën 46-vjeçare.

Jill thotë se ajo u prezantua me Joe përmes vëllait të tij, tre vjet më vonë. Në atë kohë, ai ishte senator, ndërsa ajo ishte ende në kolegj.

“Unë kisha dalë me djem me xhinse, shapka dhe t-shirte, ai erdhi te dera dhe kishte një pallto sportive dhe këpucë serioze, dhe unë mendova: ‘Zot, kjo nuk do të funksionojë kurrë, as për një milion vjet…’ Ai ishte nëntë vjet më i madh se unë! Por ne dolëm për të parë ‘A Man and a Ëoman’ në teatrin e filmit në Filadelfia dhe me të vërtetë na pëlqeu shumë shoqëria e njëri-tjetrit,” -tha ajo për Vogue, për takimin e tyre të parë.

Jill tha se Joe e propozoi atë pesë herë para se ajo të pranonte.

“Nuk mund të bëja dhe më pas fëmijët e Joe të humbnin një nënë tjetër. Kështu që unë duhej të isha 100% e sigurt,” -shpjegoi ajo.

Çifti u martua në Neë York në 1977-ën. Vajza e tyre, Ashley, lindi në 1981-shin.

“Unë e di që nëse ne ia besojmë këtë komb Joe-s, ai do të bëjë për familjen tuaj atë që bëri për tonën – na bashkoni dhe na plotësoi. Na çon përpara në periudhën kur më shumë kemi nevojë”, -u shpreh Jill në intervistë.

Jill Biden, 69 vjeçe, ka kaluar dekada duke punuar si mësuese. Veçse një diplome bachelor, ajo ka dy diploma master dhe një doktoraturë nga Universiteti i Delaëare në 2007-ën. Para se të shkonte në Uashington, ajo dha mësim në një kolegj të komunitetit, në një shkollë të mesme publike dhe në një spital psikiatrik për adoleshentë. Ndërsa burri i saj shërbente si nënkryetar, zonja Biden ishte profesoreshë e anglishtes në Northern Virginia Community College.

 

“Mësimdhënia nuk është ajo që bëj unë. Është ajo që unë jam,” -shkroi ajo në Tëitter në gusht.

Jill Biden më parë mbante titullin e Zonjës së Dytë, ndërsa burri i saj shërbeu si nënkryetar nga viti 2009 deri në 2017-ën. Gjatë kësaj periudhe, puna e saj përfshinte promovimin e kolegjeve të komunitetit, avokimin për familjet ushtarake dhe ngritjen e vetëdijes në lidhje me parandalimin e kancerit të gjirit.

Ajo gjithashtu krijoi nismën “Joining Forces” me ish-Zonjën e Parë, Michelle Obama, e cila përfshinte ndihmën për veteranët ushtarakë dhe familjet e tyre për të hyrë në programet arsimore dhe burimet e punësimit.

 

Në vitin 2012, ajo botoi një libër për fëmijë të quajtur “Don’t Forget, God Bless Our Troops”, bazuar në përvojën e mbesës së saj, duke qenë në një familje ushtarake. Jill ka qenë një mbështetëse e madhe e burrit të saj gjatë fushatës së 2020-ës, duke u shfaqur përkrah tij dhe duke zhvilluar ngjarje dhe mbledhje fondesh.

Fansat i hakmerren Majkut, publikojnë mesazhet që ju shkruante këngëtari kur ishte single

Mbrëmjen e djeshme, reperi Majk u kthýe në kryefjalën e rrjetit për shkàk të romancës së tij të re me Blerta Veselin, Miss Universe Kosova 2020.

Gjithçka nisi pas postimeve të njëjta në Instagram, pasi çifti po darkonte në të njëjtin vend dhe si të mos mjaftonte kjo, Majk publikoi një foto të tijën në Instagram-in e Blertës.

Dikush i ka dërguar Majkut foton e tij të publikuar në InstaStory-n e Blertës, mirëpo përgjigja e reperit s’i ka pëlqyer aspak fansit.

Majk e ka kércénuar këtë të fundit se do t’i fùsë bllòk nëse flet edhe njëherë për jetën e tij private, që në fakt vetë preferoi ta ekspòzojë edhe kësaj here në media.

I revòltuar nga ky mesazh, fansi i reperit ka shkruar se nuk e ka prítur aspàk mirë këtë përgjigje nga ‘idhùlli’ i tij.

Sjellja e Majk me fansat duket se ka revòltuar shumë këta të fundit të cilët kanë filluar t’i nxjérrin të palarat.

Ata kanë zbùluar një gjést shumë të ulét të reperit, kàrshi ish-të dashurës Melita Nushi me të cilën përjetoi një romancë dy vite më parë.

Fansat kanë zbùluar se pàs ndàrjes Majk u ka dërguar atyre një foto të Melitës, në të cilën sipas tij ajo nuk kishte dalë në formën më të mirë të mundshme, duke u kërkuar atyre që ta shpërndàjnë.

Por prísni se ka akoma!

Fansat e revòltuar kanë treguar gjithashtu çfarë u ka shkruar më herët reperi dhe “nderet” që i ka kërkuar.

“Po m’kujtohet kur na çòje foto me Roanin e na thoje postoni edhe thoni që s’më len me e pa, vetëm 1 herë në 2 muaj.”

Gjithashtu, në një tjetër postim fansi i Majk shkruan:

“Portalet i bën bllòk se ky i njohur për bllòka. Neve na thonte shikoni çka kanë shkru për mu edhe boni report.”

S’dimë si do të reàgojë Majk pas këtyre deklàratave!

Konfiskimi i pasurisë së Hashim Thaçit, zbuloi lidhjen e djalit me Kejvina Kthjellën

Kejvina Kthella dhe djali i ish-presidentit Hashim Thaçit, Endrit Thaçi janë në një lidhje dashurie. Burime pranë tij kanë bërë të ditur se ai ka një lidhje të fshehtë me modelen. Flitet se Kejvina dhe Endriti janë njohur në Prishtinë nga mikesha e tyre e përbashkët, këngëtarja e njohur, Tayna.

Kjo ka qenë dhe arsyeja pse Kejvina udhëtonte shpesh drejt Prishtinës, ndërkohë që këto ditë që familja Thaçi është në telashe të mëdha dhe i është konfiskuar pasuria, edhe marrëdhënia e tyre është në udhëkryq. Kejvina Kthella ishte prezente në mediat shqiptare pak ditë më parë, pasi u shfaq në ekran si e ftuar në programin e Luana Vjollcës shkruan Panorama Plus.

Mes VIP-ave të tjerë, ajo bëri lojën e saj ndërkohë që u shfaq e kuruar në maksimum. Ndërkohë që Kejvina është përfolur herë pas here për ndonjë flirt apo lidhje me djem të pasur të muzikës apo ndonjë djalë problematik në lidhje me drejtësinë, nga ana tjetër edhe Endrit Thaçi gjithmonë ka qenë pjesë e mediave rozë, edhe për faktin se babai i tij ishte Presidenti i vendit.

Vajza të njohura të modelingut apo showbizit janë përfolur si partneret e tij, ku shpesh fotografohej ndërsa i merrte me makinat e tij të shtrenjta. Ai është përfolur edhe për një lidhje të mundshme me Lotinën, vajzën e nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, kundërshtari politik i Thaçit.

Jeta e tij gjithmonë atraktive ka bërë që t’i afrohen vajza të ndryshme nga bota e showbizz-it. Ndërkohë, ish-velina e Ermal Mamaqit, Kejvina Kthella, ka lënë Amerikën për t’u vendosur pak kohë më parë në Prishtinë, pas ndarjes nga reperi i njohur, Seven Saraqi.

E me kthimin nga Amerika, Kejvina ka krijuar kontaktet e para për punë dhe bashkëpunime si modele klipesh, siç ishte klipi i Kidës, një krijim i Mozzik. Së bashku me Megi Pojanin e Arta Elezajn, ajo shfaqej me maskë e armë në klipin e ri të saj, me titull “Edhe sa” të xhiruar në Budva.

Sipas burimeve, kumbar i këtij bashkëpunimi u bë pikërisht vëllai i Mozzik, Getinjo, i cili pak kohë më parë e shprehu hapur pëlqimin ndaj Kejvinës. Nisur nga afrimiteti i tyre u fol se ajo pati një lidhje me Getinjon, që nuk zgjati shumë. Ndërkohë që situata në të cilën ndodhet familja Thaçi ka bërë që edhe marrëdhënia e Kejvinës me Endritin të mbetet në mëshirë të fatit.

Emigrante nga India, Kamala Harris bën historinë në Shtëpinë e Bardhë

Një emigrante nga India, e cila erdhi në Shtetet e Bashkuara me ëndrrën për t’u shëruar nga kanceri, Shyamala Gopalan Harris rriti Kamala-n dhe motrën e saj, Maja, si gra të forta dhe të vetëdijshme për identitetin dhe jetën e tyre.

“Nëna ime më shihte dhe më thoshte: Kamala, ti mund të jesh e para në shumë gjëra që do bësh, por sigurohu të mos jesh e fundit.”

Në vitin 2010, Harris u bë gruaja e parë afrikano-amerikane dhe e para që shërbeu si prokurore e përgjithshme e Kalifornisë.

Në vitin 2016, ajo u bë gruaja e parë indiano-amerikane që u zgjodh në Senatin e Shteteve të Bashkuara.

Në gusht të vitit 2020, ajo u bë gruaja e parë me ngjyrë dhe gruaja e parë aziatiko-amerikane, kandidate si zëvëndëspresidente në një parti të madhe politike.

Sot, Kamala Harris është zyrtarisht zëvëndëspresidentja e parë aziatiko-amerikane në SHBA, zëvendëspresidentja e parë me ngjyrë dhe zëndendëspresidentja e parë grua.

Në daljen e saj të parë publike pas garës, Harris tha në një postim në Twitter:

“Këto zgjedhje kanë të bëjnë me shumë më shumë se rezultatet. Bëhet fjalë për shpirtin e Amerikës dhe gatishmërinë tonë për të luftuar për të. Kemi shumë punë para nesh. Le të fillojmë.”

Prania e Harris në garën e vitit 2020 ka qenë një kujtesë e fuqishme e asaj që ka munguar në politikë dhe udhëheqjen e grave.

“Është një moment i bukur dhe frymëzues për Amerikën, sepse mendoj se gratë, dhe më konkretisht gratë me ngjyrë, kanë dhënë kaq shumë dhe janë pak a shumë shtylla kurrizore e këtij vendi. Mendoj se, të jem në gjendje të shoh dikë që duket si unë, në një nga ato pozicione, është një nivel krenarie që nuk mund ta përshkruaj”, shprehet Alia Daniels, bashkëthemeluese e rrjetit botëror të mediave dixhitale queer Revry.

Harris, 56 vjeç, lindi në Oakland, Kaliforni. Nëna e sij, Shyamala Gopalan, ishte shkencëtare e kancerit të gjirit e cila emigroi nga Tamil Nadu, Indi në 1960 për të ndjekur një doktoraturë në endokrinologji në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley. I ati i saj, Donald J. Harris, ishte një profesor i njohur i ekonomisë në Universitetin Stanford, i cili emigroi nga Xhamajka në vitin 1961 për studime pasuniversitare për ekonomi në Bekerley. Të dy prindërit e saj ishin aktivistë për të drejtat e njeriut dhe në marshimet për të drejtat civile në vitet 1960, i merrnin edhe vajzat me vete. E motra e saj, Maya Harris, është ndihmësja e saj. Maya është avokate, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe ka punuar në 2016-n në fushatën e Hillary Clinton.

 

Joe Biden do të marrë qenin e tij për ta kthyer Shtëpinë e Bardhë në normalitet

Joe Biden është shpallur zyrtarisht President i 46-të i SHBA-ve pas përfundimit të numërimit të votave në Pensilvani, duke mposhtur kështu Donald Trump.

Këtij të fundit i është dashur të lërë Shtëpinë e Bardhë, ku do të jetojë tashmë presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara.

Lajmi i fitores së Biden ka bërë xhiron e rrjetit të mediave në mbarë botën, ndërsa “Vogue” ka shkruar për një detaj të rëndësishëm.

Sipas të huajës, jeta do t’i kthehet normalitetit në Shtëpinë e Bardhë pasi presidenti i ri do të marrë aty qenin e familjes Biden. Pikërisht detaji i veçantë i rikthimit të një qeni në këtë shtëpi është tregues i rikthimit të jetës në normalitet.

Joe Biden do të marrë detyrën në 20 janar dhe pas këtij momenti do të jetojë në Shtëpinë e Bardhë.

 

Arti shqiptar në zi, artisti i humorit Koço Devole humb jetën

Aktori i humorit, Koço Devole është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm. Devole ka humbur betejën me Covid-19, pas disa javësh që qendronte i shtruar në spital.

Aktori ka humbur jetën në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një numër të madh filmash e telekomedish në të cilat ka marrë pjesë si aktor dhe regjisor. Që nga viti 2009, aktori punonte në Top Channel, në disa spektakle. Kohët e fundit, ai u fokusua tek rubrikat në “Fiks Fare”. Lindur në Berat në vitin 1945, Devole do të kujtohet gjithmonë për humorin dhe krijimtarinë e tij në shumë prodhime vendase. Devole vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese, që duket se e kanë vështirësuar luftën me Covid-19.

Robert Berisha nuk i ndahet akoma Nora Istrefit

Pas ndarjes nga Nora Istrefi, Robert Berisha u përfol disa herë për një lidhje të re. Por, vetë Roberti nuk e pranoi asnjëherë diçka të tillë.

Tashmë, këngëtari vjen me një emision të vetin në Klan Kosova, “Robi plaket kur don vetë”. Lidhur me formatin, Roberti ka folur në emisionin radiofonik “Live From Tirana”. Ai është shprehur se Norën do ta shohim shumë shpejtë në rolin e të ftuarës. “Patjetër që do jetë në emisionin tim. Ajo nuk i ka qejf shumë intervistat dhe këto…dhe përton dhe me fol. Ka prit të shoh një herë emisionin nga ekrani dhe shpresoj të vijë shumë shpejt”, është shprehur Roberti.

Ai gjithashtu ka shtuar se është beqar. “Gocat presin”, ka thënë Roberti, duke theksuar se më shumë se kurrë do i dedikohet projekteve të tij.

Ora e Blerim Destanit kushton afër 1 milion euro, zbuloni shifrën e çmendur

Blerim Destani është një nga aktorët më të mirë shqiptarë, që na ka bërë tepër, por tepër krenarë me arritjet e tij në fushën e kinematografisë botërore.

Përveçse një aktor shumë i suksesshëm, djal simpatik dhe i përkushtuar pas familjes, Blerimi njihet edhe për jetën luksoze që bën, nxitur kjo jo vetëm nga të ardhurat e profesionit, por edhe nga fakti se vjen nga një familje tepër e pasur.

Shpeshherë vëmendja e fansave është drejtuar te çmimet e veshjeve të aktorit, që duhet ta pranojmë na kanë lënë pa fjalë, siç ndodhi edhe së fundmi.

Faqja e njohur e Instagramit “ëhat they ëearin” ka zbuluar se një nga orët e Blerimit, kushton 800,000 euro.

Nuk e dimë sa nga ju mund të shpenzonin kaq shumë për një orë, por unë as që do e çoja ndër mend, edhe nëse do i kisha ato para.

Por, duke qenë se Blerimi zotëron të gjitha cilësitë që i përmenda më sipër, ka standarde të tjera, e padyshim një orë të tillë e meriton.

Ndërkohë, më 13 nëntor 2020 pritet që në kinema të dalë filmi i tij më i ri, por mbetet për tu parë nëse pandemia do ia prishë planet.

“The comeback trail” është shkruar dhe drejtuar nga George Gallo dhe vjen si remake i filmit me të njëjtin emër të vitit 1982 nga Harry Hurëitz.

Projekti u njoftua në maj të vitit 2019, teksa xhirimet filluan në fillim të qershorit të 2019 dhe vazhduan deri në korrik në Neë Mexico. Pjesë e tij janë emra ikonë të Hollyëood, si Robert De Niros, Tommy Lee Jones dhe Morgan Freeman.

Senatorja transgjinore në Amerikë, e vetmja në histori që fiton garën

Sarah McBride fitoi garën e saj të senatit shtetëror në Delaëare të martën në mbrëmje, duke u bërë senatorja e parë transgjinore e shtetit në historinë e SHBA.

“Ne ia arritëm. Fituam zgjedhjet e përditshme. Faleminderit, faleminderit, faleminderit.”

“Gjatë gjithë këtij cikli zgjedhor, Donald Trump dhe politikanë të tjerë u përpoqën të përdorin njerëzit trans si një armë politike, duke besuar se ata mund të fitonin popullaritet me nxitjen e frikës dhe urrjejtjes”, tha Annise Parker, CEO i Fondit LGBTQ Victory, në një deklaratë.

Sipas LGBTQ Victory Fund, McBride bashkohet me vetëm katër persona të tjerë trans që aktualisht shërbejnë në legjislaturat e shtetit.

Kjo përfshin përfaqësuesen e shtetit të Kolorados, Brianna Titone, përfaqësuesit e shtetit të Neë Hampshire, Lisa Bunker dhe Gerri Cannon dhe delegatin e shtetit të Virxhinias, Danica Roem, personi i parë trans që shërbeu në një legjislaturë të shtetit.

“Fitorja dërrmuese e Sarës është një dëshmi e fuqishme e ndikimit në rritje të liderëve transgjinorë në politikën tonë dhe u jep shpresë njerëzve të panumërt trans që kërkojnë një të ardhme më të ndritur”, shtoi Parker.

Siç shpjegon faqja e internetit e McBride, fushata e saj dhe puna e politikës së ardhshme do të përqëndrohet në përballueshmërinë e kujdesit shëndetësor, lejen familjare dhe mjekësore universale të paguar, reformën në drejtësinë penale etj.

As kjo nuk është hera e parë që McBride bën histori. Siç raportoi NBC, në 2016-ën, McBride foli në Konventën Kombëtare Demokratike, duke u bërë personi i parë transgjinor që flet në një kongres të madh të partisë.

Para fillimit të zgjedhjeve në shtator, McBride i tha Associated Press:

“Identiteti im është një pjesë e asaj që unë jam, por është vetëm një pjesë.”

Ajo shtoi: “Unë do të bëj ligjvënie jo bazuar në identitetin tim, por bazuar në vlerat e mia dhe në nevojat e zgjedhësve të mi.”

Të gjithë u tallën, por zbuloni sa vota ka marrë Kanye West në zgjedhjet amerikane

Besojeni ose jo por Kanye West ka marrë më shumë se 50 mijë vota në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Reperi u fut në garë si kandidat i pavarur, ndërkohë që kandidati i Partisë Demokratike Joe Biden është në një garë vërtetë të fortë me Presidentin Donald Trump për të marrë 270 vota elektrolae që duhen për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë.

Në këto zgjedhje Kanye votoi për herë të parë në jetën e tij dhe sigurisht votën ja dha vetes. Ai humbi disa nga datat kyçe të regjistrimit të zgjedhjeve në disa prej shteteve, prandaj 50 mijë vota që mori, të paktën deri në orët e para të mëngjesit, u panë si një surprizë e madhe. Vendi ku ka marrë më shumë vota ishte Tennessee, ku mori gati 10 mijë ose 0.3% të tyre. Ai ka dalë përpara kandidatëve nga “Partia e Gjelbër” apo “Partia e Socializimit dhe Liberalizmit”. Jo keq për herë të parë dhe si i pavarur.

Shtetet ku reperi mori vota janë të fituara më së shumti nga Trump, këtu përfshihet Arkansas, Idaho, Kentucky apo Oklahoma. Gjithsesi nuk dihet si do shkonte po të ishte regjistruar në të gjitha shtetet në kohë, ndoshta do kishte lënë ndonjë gjurmë të rëndësishme në këto zgjedhje.  Sipas një raporti të “NBC Neës”, ai shpenzoi gati 5.9 dollarë për të financuar fushatën dhe besohet se do të marrë sërish pjesë në 2024.

Një video e tij ka qarkulluar në rrjetet sociale mbrëmë, teksa ndiqte rezulttet e zgjedhjeve, disi i nervozuar.

Ndoshta ka menduar se kishte ndonëj shans. Ndërkohë nuk dihet ende për kë ka votuar bashkëshortja e tij, Kim Kardashian, e cila në të kaluarën ka mbështetur gjithmonë Partinë Demokratike.

Policia e Zvicrës e arrestoi, policia e Kosovës i bën dhuratë Loredanës

Me siguri nuk e keni lënë pa dëgjuar këngën e fundit të Loredanës, të titulluar “Rockstar”. Në këtë projekt, reperja nxjerr edhe njëherë në pah faktin se është emër i lakuar, shumë i sukseeshëm dhe një “bad girl” që nuk i bëhet vonë as për policinë.

Kur vozis natën në bllokun tim
Edhe policët ndalojnë për një moment
Sepse dukem si një yll roku
Zyrtar, a ka ndonjë problem? (Hë?)
Unë nuk pashë (shih) asgjë, nuk thashë asgjë (jo, jo). Çdo polic e di që unë jam Lori
Megjithatë më trajto sikur emri im është Toni

Madje, këtë herë ka futur në valle edhe vëllezërit e saj, duke thënë se nuk u trembet prangave sepse ka vëllezërit me vete.

Këta të fundit njihen në mediat zvicerane si problematikë, madje njëri prej tyre është dënuar 73 herë për vjedhje sipas “20 min.ch”. Madje edhe vetë Loredana ka pasur probleme me policinë zvicerane, deri në momentin që mbylli plotësisht çështjen me zonjën Petra.

Me policinë zvicerane mund të mos i ketë punët mirë, por me policinë e Kosovës i ka të përkryera!

Prej disa ditësh Loredana ka ardhur në vendin e saj, ndërsa sot ka marrë edhe një dhuratë të bukur nga policia e vendit.

Reperen e kanë surprizuar me një medalje të policisë së Kosovës, ndërsa ajo s’vonoi ta publikonte në Instagram, duke falenderuar publikisht.

Arsyeja e ardhjes së saj në Kosovë lidhet me xhirimet e klipit të këngës së re që pritet të publikohet së shpejti.

 

Babai i Lady Gagës mbështeti Trumpin edhe pse e shau të bijën e tij

Babai i Lady Gaga-s, Joe Germanotta, ndjeu nevojën të mbështeste publikisht Donald Trump në garën për president të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një postim në Tëitter të martën, ai shkroi “Donald Trump 2020”.

Më pas, shtoi se bindjet e tij politike dhe shpirtërore janë të ndryshme. Nuk qenë pak njerëzit që u habitën nga postimi i tij, një ditë pas komenteve të Trump për Lady Gaga-n.

Këngëtarja është mbështetëse e kundërshtarit të Trump, Joe Biden. Ajo iu bashkua Biden në Pittsburgh, Pennsylvania. Ndërkohë Trump në Avoca, Pennsylvania, tha:

“Tani ai ka marrë Lady Gaga-n. Lady Gaga nuk është shumë e mirë. Mund t’ju them shumë histori. Mund t’ju them shumë histori për Lady Gaga-n. Di shumë histori për Lady Gaga-n.”

Nuk dihet ende se çfarë raporti ka këngëtarja me të atin, por nuk përjashtohet mundësia e një marrëdhënieje jo fort të mirë. Kujtojmë këtu se në mars, njerëzit shpërthyen kundër Lady Gaga-s, fill sapo i ati, i cili kishte në pronësi një restorant në Nju Jork, kërkoi ndihmë në GoFundMe. “Jam duke bërë të pamundurën, por u desh ta mbyllja Joanne për këtë muaj. Stafi ynë ka nevojë për ndihmë finaciare, kështu që çdo ndihmë për ne vlen,” shkroi ai në një postim në Tëitter të cilin e fshiu më vonë.

“Lady Gaga, paguaj stafin e babait. Është e neveritshme që u desh të kërkonte ndihmën e të tjerëve,” shkroi asokohe dikush. “Jam e shokuar pasi Joe Germanotta po kërkon ndihmë financiare, ndërkohë që vajza e tij ka pasuri prej 300 milionë dollarë,” ishte një tjetër koment, ndër shumë të tjerë.

Një burim pranë këngëtares tha për Page Six se Lady Gaga u ndje e turpëruar. “Ajo nuk e kishte fare idenë që ai e bëri këtë gjë. Ajo dhe mamaja e saj, Cynthia, nuk do ta lejonin kurrë. Ishte një veprim i shpejtë, impulsiv,” tha burimi.

 

Kanye West humbi zgjedhjet, por nuk heq dorë nga Shtëpia e Bardhë

Kandidimi i Kanye West për president në zgjedhjet e këtij viti duket se nuk shkoi siç duhej. Megjithatë, Kanye nuk heq dorë. Në një postim në TWitter, ai ka lënë të kuptohet se do të kandidojë sërish në zgjedhet e ardhshme.

Përkrah një fotoje të tij në profil, me një hartë zgjedhore në sfond, ai shkroi: “KANYE 2024”.

Ai mund të mos ketë siguruar vota për zgjedhjet, por të paktën një person votoi për Ëest: vetë reperi. 43-vjeçari iu drejtua Tëitter-it në Ditën e Zgjedhjeve për të treguar se ai jo vetëm që votoi për herë të parë në jetën e tij, por gjithashtu votoi për veten – që ai e quajti njeriun që i beson më shumë.

“Zoti është kaq i mirë”, shkroi Ëest të martën në mëngjes. “Sot unë jam duke votuar për herë të parë në jetën time për Presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe është për dikë që me të vërtetë i besoj… mua.”

Reperi gjithashtu ndau një video në TWitter teksa vendoste fletët në një makinë votimi, duke e bërë votën e tij zyrtare.

Gruaja e West, Kim Kardashian, bëri të ditur se ajo votoi gjithashtu. Sidoqoftë, ndryshe nga burri i saj, Kardashian nuk dha detaje se për kë e dha votën e saj.

“Unë votova! Po ju?” –shkroi 40-vjeçarja në Tëitter, së bashku me një foto bardh e zi të saj.

 

Tayna ka një mesazh të rëndësishëm për të gjitha vajzat

Tayna herë pas here jep mesazhe frymëzimi për fansat e saj dhe këtë herë ju ka dërguar një mesazh të gjitha ndjekësve femra në rrjete sociale.

“Ndaloni së krahasuari pamjen tuaj me gratë e tjera. Bukuria jote është unike dhe duhet ta shikosh veten si gruan më të bukur në botë në mënyrën tënde, sepse ti je”, ka shkruar Tayna shoqëruar me një zemër të keqe.

Ndoshta ky është mesazhi që çdo vajzë e grua duhet të lexoj në çdo ditë të jetës, ndaj disa doza pozitiviteti nuk i bëjnë dëm askujt. Tayna ka treguar se ajo lexon shumë libra frymëzues dhe meditues e këto e kanë ndihmuar për të pasur sa më shumë vetëbesim.

 

Kohët e fundit reperja ka qenë në vëmendjen e mediave rozë, për shkak të prishjes së raportit të saj me Dafina Zeqirin. Kjo e fundit publikoi pak javë më parë projektin muzikor, Zili Zil, që të gjithë e përkthyen si një “diss” për reperen. Më pas Tayna ju përgjigj po ashtu me një “diss” në emisionin e Meriton Mjekiqit, ndërsa Dafina ju bëri “folloë” në Instagram rivaleve të ish-mikes së saj, Melinda Ademit dhe Rina Balaj.

 

Nuk dua të gënjej për lumturinë time, këngëtari latin rrëfehet për depresionin

J Balvin është treguar gjithmonë shumë i sinqertë në rrjete sociale në lidhje me ngjarjet në jetën e tij. Së fundmi këngëtari latin ka treguar se ka filluar të ketë sërish probleme me ankthin dhe depresionin dhe me këtë rast ka ndarë një mesazh të vlefshëm me fansat e tij.

“Si çdo njeri, kam kaluar disa sfida. Këtë herë është ankthi dhe depresioni. Nuk më pëlqen që të aktrojë apo të shtirem për lumturinë time apo të pretendojë se çdo gjë është perfekte. Unë jam si çdo njeri tjetër. Jam i dobët… me shumë mundësi më shumë se të gjithë ju”, është shprehur J Balvin.

Por pavarësisht ankthit dhe depresionit, këngëtari latin tha se shpreson që stuhia të kalojë.

“Do të rikthehem për të bërë shaka me të gjithë ju. Nuk jam këtu për të aktruar, por për të qenë i vërtetë dhe të ndajë me ju ndjenjat e mia të momentit”, është shprehur Balvin.

Përpara se të këndonte, J Balvin ndau dhe një mesazh me ndjekësit e tij: “Ju dua të gjithëve”. Megjithatë kjo nuk është hera e parë që këngëtari latin flet për problemet e tij me shëndetin mendor.

Gjatë turneut të tij “Arcoiris Tour” në vitin 2019-të, J Balvin diskutoi hapur për ankthin dhe depresionin. Ndërkohë në muajin gusht, ai tregoi se ishte prekur nga koronavirusi dhe se kishte humbur shpresat për të jetuar.

“A e dini se unë jam një qenie njerëzore me të njëjtat gabime, frikë, dëshira dhe presione si ju? Kjo foto është bërë nga një prej mjekëve që ishte me mua kur isha me Covid-19, Carlos dhe Sergio. Ata janë kujdesur për mua profesionalisht. E mbaj mend këtë foto sepse në atë moment unë i kisha të gjitha simptomat dhe humba shpresën, aq sa ata menduan të më shtronin në spital. Kam vuajtur nga ankthi dhe si rezultat i kësaj ngjarje, ajo u bë edhe më e fuqishme, por unë pranoj dhe ballafaqohem me aspektet që prekin trupin dhe mendjen time. Ndiej në shpirtin tim ata që kanë humbur të afërmit e tyre në këtë situatë të vështirë pandemike, për më tepër, sepse e di që familjet preken jo vetëm emocionalisht, por edhe ekonomikisht dhe profesionalisht. Sot thjesht dua të jem një zë shprese, kjo do të kalojë! Kujdesuni për veten dhe anëtarët e familjes tuaj. Ju dua”, shkroi J Balvin pasi dha lajmin në rrjete sociale.

Miley Cyrus nuk flet më me Kendall Jenner, pse e hoqi nga Instagrami?

Në fillim të kësaj jave, fansat filluan të spekulojnë se super ylli i muzikës Miley Cyrus hoqi nga Instagrami disa të famshëm duke përfshirë The Weeknd, Saweetie, Kendall Jenner dhe Kylie Jenner pasi ata u panë duke festuar në fundjavë mes pandemisë së koronavirusit, sigurisht për ditëlindjen e Kendall.

Por para se thashethemet të përhapeshin edhe më tej, Miley vendosi të vendosë pikat mbi “i’ një herë e mirë në internet. Ajo iu përgjigj një ndjeksi në postimin e fundit në Instagram, duke shkruajtur “Le të ndalojmë së foluri për ata që ndjek në Dammgram dhe të flasim për VOTIMIN! 1 ditë për të votuar! #BidenHarris.”

Atëherë, çfarë ndodhi mes tyre dhe pse i hoqi nga Instagrami, nëse nuk është kjo arsyeja?

Sa i përket asaj që shkaktoi bujë në rrjet, gjithçka filloi kur Kendall organizoi një festë ditëlindjeje në natën e Halloween në një hotel në West Hollywood. Dhjetëra familjarë dhe miq të famshëm u veshën me kostumet e frikshme dhe festuan gjithë natën nën shoqërinë e njëri-tjetrit për yllin e Keeping Up With the Kardashians.

Pasi Kendall mori kritika të shumta për nxitje të grumbullimeve mes rasteve në rritje të koronavirusit në të gjithë vendin, Kris Jenner, e ëma, vendosi të flasë.

“Në festën e Kendall, të gjithë u testuan para se të futeshin dhe duhej të prisnin një orë e gjysmë derisa të bëhej testimi dhe dilnin rezultatet. Dhe të gjithë u testuan para disa ditësh para Halloëeen. Kështu që ne jemi me të vërtetë të përgjegjshëm dhe sigurohemi që të gjithë në familjen tonë dhe miqtë tanë të jenë mirë.”

Nga ana tjetër, Miley e kaloi fundjavën duke promovuar albumin e saj të ardhshëm ‘Plastic Hearts’, që do të dalë më 27 nëntor. Ajo gjithashtu ndau disa fotografi të fansave që donin të visheshin si ish-ylli i Hannah Montana.

Ajo dhe Kendall gëzonin raporte shumë të mira, por nuk mund të themi me sigur se ç’ka ndodhur mes tyre.

Ish Miss Shqipëria, Trejsi Sejdini rikthehet me fotografitë  e nxehta

Trejsi Sejdini është një nga femrat shqiptare më hot. Gangsterja e Elbasanit është e njohur për format e saj bombastike, që nuk heziton ti ekspozojë në rrjetet sociale.

Së fundmi, ish-miss Shqipëria ka “tërbuar” ndjekësit me foto të nxehta e veshur si kukullat “Bratz”. Trejsi Sejdini vuri në plan të parë gjoksin shpërthyer me reçipetat me gur dhe zinxhirë që kishte veshur.

Modelja seksi dukej mjaft joshëse dhe provokuese në pozat e hot.

Votoi për Trumpin, e dashura ndahet nga reperi amerikan

E dashura e Lil Wayne raportohet se është ndarë nga reperi për shkak se mbështeti kandidaturën e Donald Trump si presidenti i SHBA.

38-vjeçari ishte prej disa kohësh në lidhje me modelen Denise Bidot, por u ndajnë menjëherë pas disa postimeve në Tëitter të Lil Wayne ku shpreh mbështetjen për Trump.

“Ajo u nda nga Wayne. Nuk ishte vetëm mbështetja e tij ndaj Donald Trump arsye, por kjo ishte më e rëndësishmja,”- tha një burim për MTO Neës.

Burimi shtoi se modelja u shokua kur pa postimet e Lil Wayne në favor të Trump.

“Ajo u zhgënjye kaq shumë,”- u shprej burimi.

Gjatë fundjavës, Bidot shkroi në llogarinë e saj në Instagram: “Ndonjëherë, dashuria thjesht nuk mjafton”, shoqëruar me emoji me zemër të thyer.

Çifti fshinë njëri-tjetrin nga rrjeti social, përpara se modelja të mbyllte Instagram. Romanca e tyre u bë publike në muajin qershor kur Denise postoi një foto në pishinë duke notuar dhe shkroi: “E tija.”

 

Dj shqiptar do të sjellë një bashkëpunim me TYGA-n, të dashurin e Kylie Jenner

Edhe pse vitet e fundit bashkëpunimet e këngëtarëve shqiptare me artistë të njohur ndërkombëtarë janë të shpeshta, sërish është arritje kur realizohen projekte të tilla. Këtë herë është një nga Dj-të më të përfolur të momentit, Regard, i cili mësohet se do të sjellë një bashkëpunim me reperin Tyga.

Raportohet nga mediat se artistët janë bërë bashkë për një projekt të ri, i cili pritet të bëhet publik së shpejti. Kënga po ashtu do të shoqërohet edhe me një videoklip, që do të xhirohet në muajt në vazhdim. Mesa duket, suksesi i momentit të Regard, ka bërë që talenti i tij të vihet re nga artistë të famshëm dhe shpresojmë që me Tyga-n të jetë vetm fillmi.

Për ju që nuk e dini, Regard, emri i vërtetë i të cilit është Dardan Aliu, është me origjinë nga Ferizaj. Ai ka marrë famë ndërkombëtare kohët e fundit, për shkak të remix-it të këngës “Ride It”,e  cila jo vetëm që është bërë pjesë e klasifikimeve të rëndësishme muzikore në të gjithë botën, por është edhe shumë e luajtur në TikTok, me gati 4.1 milionë klikime.

Projekti i tij i fundit, po ashtu mjaft i pëlqyer është bashkëpunimi me RAYE, “Secrets”, ndërkohë që i radhës mendohet se do të jetë me Tyga-n, vetëm nëse artisti shqiptar nga ka rezervuar të tjera surpriza. Regard së fundit është nominuar në eventin më të madh muzikor në Spanjë, “Los40 Music Aëards”, si “Artisti ose producenti më i mirë i zhanrit dance”, krah emrave të mëdhenj të muzikës.

Edhe ky aktor italian ka qenë në lidhje romantike me Gabriel Garkon

Për herë të parë, aktori dhe balerini Gabriele Rossi (i cili ka luajtur rolin e Foturnato-s në ‘Nder dhe respekt’) rrëfeu se ka qenë në një lidhje me aktorin e famshëm Gabriel Garko. Rrëfimi i tij vjen vetëm pak javë pasi Garko zbuloi se është homoseksual dhe se e ka mbajtur të fshehtë këtë gjë për vite me radhë, duke bërë një jetë të dyfishtë.

Rossi tregoi historinë e tij të dashurisë me Gabriel Garko-n në emisionin “Live – Non è la d’urso”. Sot të dy ruajnë raporte të shkëlqyera me njëri-tjetrin, madje 3 javë më parë kanë publikuar edhe një foto në rrjetet sociale.

“Unë mendoj se e kam dashur fort, duke u përpjekur shumë dhe me shumë kosto”, zbuloi Rossi, i cili më pas konfirmoi se ai ishte lumturisht i fejuar prej dhjetë muajsh me një djalë tjetër, që sipas thashethemeve që qarkullojnë në mediat italiane, duket se është një këngëtar.

Pasioni mes tyre lindi në xhirimet e “Nderi dhe Respekti 2″, kur Gabriele Rossi ishte 19 vjeç dhe Gabriel Garko ishte 36. Lidhja zgjati 5 muaj dhe u mbajt e fshehtë, pasi Garko ishte i fejuar në atë kohë.

Pastaj pas dhjetë vjetësh, në vitin 2017, të dy janë takuar përsëri dhe vendosën ta rifillojnë marrëdhënien që rezultoi shumë e vështirë.

“Me të dashurin tim të mëparshëm e kisha jetuar lirisht të qenit çift dhe me Gabriel e bëra të qartë se nuk do të bëja hapa prapa”. – kujtoi ai. “Kërkova të mos kishte gënjeshtra, të paktën me njerëzit me të cilët kemi dalë. Në fillim ai pranoi me ngurrim pastaj e kuptoi”.

Marrëdhënia u konsumua gradualisht për shkak të grindjeve dhe keqkuptimeve të ashpra.

“U deshën konfrontime, kohë, debate, përqafime të forta për të kuptuar se kishte një vizion disi të largët si për çështjet e jetës private ashtu edhe për atë profesionale. Kur je së bashku me një karakter kaq të rëndë, përfshihesh në disa mekanizma në përpjekje për ta mbrojtur atë”, -u shpreh Rossi.

 

Johny Deep shpallet fajtor për dhunë ndaj ish gruas së tij

Johnny Deep ka humbur betejën ligjore me ish-bashkëshorten e tij Amber Heard pas vitesh përpjekje. Ditën e sotme u mor vendimi që ndiqej me vëmendje mediatike, por jo vetëm prej muajsh. Gjykata d nxorri aktorin fajtor për akuzat e dhunës së vazhdueshme ndaj Amber, në periudhën kohore kur çifti i njohur ishin të martuar.

Sipas gjyqatarëve, Deep doli fajtor dukshëm nga provat dhe regjistrimet e telefonatave, apo fotot e ish-bashkëshortes, ku shiheshin shenjat e dhunës.

Kujtojmë se ylli i Piratëve të Karaibeve ka humbur edhe rolin e tij më të njohur për shkak të problemeve ligjore. Aktori humbi betejën edhe përballë kryeredaktorit të ‘The Sun’, ndaj të cilit pati ngritur një padi më herët për nxjerrje të lajmeve fallco rreth së njëjtës çështje.

Pritet që Deep dhe avokatët e tij të apelojnë vendimin.

Kendall Jenner thotë se ndjehej si një rosak i shëmtuar

E rritur me Kimin, Kourtney, Khloe dhe Kylie, Kendall Jenner vajza e parë e Kris dhe Caitlyn (atëherë akoma Bruce), Kendall ka deklaruar se gjatë fëmijërisë është ndjerë shumë në rolin e rosakut të vogël të shëmtuar, të përrallës së famshme, veçse në pak vite nga protagosnistja e spektaklit “Shëtitje me Kardashianët”, ka arritur të trasnformohet në një yll të vërtetë të modës, ndoshta nga më kërkuarat e shtëpive më të famshme të modës, Chanel, Dior, Givenchy,  Dolce& Gabbana. Nesër bukuroshja Kendall do të shuajë 25 qirinj.

Që në prezencën e parë në pasarelë, në 2012, u duk se donte të bënte një rrugë të jashtëzakonshme. Gjithmonë e pranishme në social media.Modelja më e paguar në 2018 dhe një nga fytyrat më të pëlqyera në fashion biz. Me 141 milionë folloëers në Instagram. Por dhe me një instikt të jashtëzakonshëm për të bërë biznes. Me motrën e vogël Kylie duke filluar që nga 2015 realizojnë koleksione për të gjitha xhepat dhe fitimet janë të konsderueshme.

Pra mund të themi që Kendall Jenner ka bërë goxha gjëra për të qenë 25 vjeçe.  Dhe ajo që pritej, Kendall ka preferuar ta festojë ditëlindjen në një ishull privat, larg pandemisë. Në një foto të postuar në Instagram, Kendall duket e mrekullueshme në bikini, duke e titulluar postimin “Location a secret”. Patjetër që do të jetë një supërfestë, me super surpriza, për një super përvjetor. Kujtojmë këtu çizmet, që ishin një mal me Sëarovski gati 8 mijë euro të shtëpisë së modës Saint Laurent, të cilat i veshi në festën e ditëlindjes në 2017.

Butrint Imeri gati të publikojë këngën me modelen sexy shqiptare

Në fund të javës që lamë pas Butrinti publikoi një video në Instastory ku shihet në studio duke kërcyer teksa ka shkruar: “Mood, kur pe nij next song!”

Pra, përveç faktit se këngëtari po sjell një këngë të re kuptuam edhe se bëhet fjalë për një këngë ritmike dhe menjëherë na shkoi mendja te projekti që modelja Dorina Gegiçi ia zbuloi në verë, por nuk u publikua.

Nëse ju kujtohet bukuroshja bjonde postoi një video në gusht, duke kërcyer nën tingujt e këngës së re të Butrintit, duke na lënë të kuptohet se do jetë pjesë e klipit.

E teksa ne prisnim me padurim publikimin e saj duket se momenti ka ardhur pikërisht tani. Autori i hitit “Xhanëm” ka publikuar disa foto në Instagram, duke i shoqëruar me vetëm një fjalë ‘Phantom’.

Është pikërisht ky komenti që ai la edhe në videon e Dorinës gjatë verës, duke na çuar automatikisht te titulli i këngës.

Po ashtu, ai ka postuar disa foto në Instastory, ku shihet i veshur si gjthmonë shumë stil, teksa foto janë shkëputur pikërisht nga xhirimet e këngës së fundit.

Nuk ka ende detaje se kur do publikohet kjo këngë, por ne kemi nisur numërimin mbrapsh.

Pak ditë më parë Butrint Imeri ka publikuar në kanalin e tij në You Tube dhe në rrjetet sociale një këngë 1:36 minuta të gjatë, si një surprizë të bukur për fansat.

Ai shihet i ulur në tokë teksa këndon për dashurinë. Edhe një herë, këngëtari na vjen me nota melankolike duke na treguar për mallin që e mundon për ‘atë’ që është larguar papritur. (në këngë)

Projekti titullohet “Anlasana” dhe për shumë fansa ky ishte një emër i dëgjuar, madje edhe vija melankolie. Bëhet fjalë pikërisht për këngën e turkut Haluk Levent, e cila mban të njëjtin titull.

Pak ditë më parë në Internet qarkulloi kënga e re e këngëtarit e titulluar “Gjeje”. Natyrisht ishte vetëm në versionin audio dhe nuk dihet se si kjo këngë ka dalë nga studioja për tu shpërndarë në rrjet pa lejen e tij.

Tashmë ajo është fshirë nga You Tube, teksa vetë Butrinti nuk ka reaguar rreth kësaj teme.

 

Sapo zgjohet nga shtrati, Angela Martini mbulohet  me trëndafila nga bashkëshorti

Angela Martini ka marrë një surprizë më shumë se të bukur nga bashkëshorti i saj, që me siguri do të shkrinte zemrat e çdo vajze. Modelja shqiptare ka treguar se mëngjesin e djeshëm është zgjuar e mbuluar nga trëndafila të kuq në shtëpi dhe e gjithë kjo ishte përgatitur nga partneri i saj, Dragos Savulescu.

Ai nuk kishte harruar të shkruante dhe një pusullë për Angelan, që ishte akoma dhe më e veçantë se surpriza me trëndafila.

“Me dashuri për gruan më të mrekullueshme në botë! Burri yt me fat”, kishte shkruar Dragos.

Ndërsa Angela ka treguar se është emocionuar dhe se mendon pas gjithë kësaj se ai e do shumë.

“U zgjova kështu këtë mëngjes dhe ëoë mendoj se ai më do”, shkroi modelja përkrah postimit.

Adele refuzon  miliona dollarë për të reklamuar programe dietike pas dobësimit

Adele ka pësuar një transformim drastik në trup dhe nuk ka njeri që nuk e ka vënë re këtë gjë. Këngëtarja ka humbur më shumë se 44 kilogramë dhe tashmë ka arritur peshën e saj ideale.

Madje artistja ka filluar të marrë oferta të majme për të reklamuar produkte të ndryshme dobësimi, por ajo nuk ka pranuar asnjë prej tyre. “The Sun” ka mësuar se Adele është bombarduar këto kohë me oferta nga marka të njohura, kompani televizive dhe firma marketingu për të reklamuar imazhin e saj të ri.

Burime pranë këngëtares kanë thënë se ofertat kanë qenë miliona paund, por ajo nuk ka pranuar, sepse nuk dëshiron të jetë një klon i motrave Kardashian. Adele ka premtuar se vitin tjetër do të publikojë një album të ri dhe siç duket gjithë vëmendjen e saj, dëshiron ta përqëndrojë vetëm tek ky projekt.

 

Kim Kardashian gati për luftë me Jennifer Aniston pasi i doli kundër burrit të saj

Jennifer Aniston ju ka bërë thirrje të gjithë fansave të saj të mos votojnë Kanye West për president të SHBA-ve dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Kim Kardashian dhe reperit. Kur aktorja votoi javën e shkuar ajo ju kërkoi amerikanëve që të mos votojnë Kanye, duke u shprehur se kjo nuk është për të qeshur.

Burime pranë çiftit kanë thënë se Kim dhe Kanye janë revoltuar pas kësaj deklarate të aktores dhe se kanë mbetur të shokuar.

“I shokoi të dy dhe sa më shumë mendojnë për të aq më shumë nevrikosen. Ata thonë se Jennifer nuk mund të shpëtojë kaq lehtë duke u tallur me Kanye në një mënyrë kaq të vrazhdë dhe tashmë kanë filluar të punojnë për hakmarrjen”, ka thënë burimi pranë çiftit.

Në fund të tetorit, Aniston shprehur hapur bindjet e saj, duke treguar se do të votonte për Joe Biden në këto zgjedhje dhe arsyetoi publikisht vendimin e saj. Mirëpo ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë pas kësaj deklarate, por duket se lufta sapo ka nisur!

 

 

Reperja shqiptare tregon se kur do të vijë në jetë fëmija e dytë

Në muajin prill të vitit që lamë pas, reperja shqiptare Gjira Kajtazi u bë nënë e një vogëlushi të cilin bashkë me partnerin e saj vendosën ta quajnë Maël.

Me ardhjen në jetë të djalit, jeta e këngëtares tashmë sigurisht që ka marrë një tjetër drejtim dhe lumturinë që ndjen e ka ndarë shpeshherë në rrjete sociale.

Lajmi i bukur është se lumturia në familjen e tyre do të shumëfishohet, pasi Gjira është sërish në pritje të ëmbël,

Kësaj here, dyshja do të bëhet me vajzë, emrin e së cilës e kanë menduar që në momentin që kan mësuar gjininë e saj.

Për më tepër, Gjira ka treguar për ndjekësit se bebushi numër dy do të vijë në jetë në muajin janar.

“E kemi një emër që prej ditës që mësuam se ishte vajzë, por kam kërkuar ende për opsione. Megjithatë, duket se asgjë s’e “mposht” dot zgjedhjen tonë të parë. Data e lindjes është në mund të muajit janar.”- ka shkruar reperja në InstaStory.

 

Bebe Rexha arratiset me të dashurin në Meksikë, kapen mat nga paparacët

Bebe Rexha duket se po shijon ditët më të bukura me partnerin e saj, Keyan Safyari. Këngëtarja me origjinë shqiptare është fotografuar me kineastin në  Cabo San Lucas në Meksikë duke shijuar rrezet e diellit së bashku.

Ata janë shfaqur shumë të afërt me njëri-tjetrin, ndërkohë që Bebe qëndronte e shtrirë pranë partnerit të saj. këngëtarja kishte zgjedhur të vishte një palë bikini në ngjyrë të kuqe dhe nuk ka harruar të marrë me vete edhe qenushin e saj.

 

 

 

 

 

Këngëtarja ka treguar në një intervistë të dhënë së fundmi se Keyan është njeriu i duhur për të dhe se ai e mbështet në çdo gjë. Ajo është shprehur se karantinën e ka kaluar me partnerin dhe se të dy kanë gatuar e kanë bërë shumë dashuri bashkë. Bebe ka treguar se komunikimi është çelësi i suksesit në marrëdhënien e saj.

“Të kuptuarit dhe komunikimi janë shumë, shumë të rëndësishme. Dhe unë jam shumë transparente. Kështu që mendoj se ajo ç’ka është e rëndësishme për një lidhje është transparenca dhe komunikimi. Kjo është diçka e rëndësishme për jetën dhe marrëdhëniet“, është shprehur Bebe.

 

Kim Kardashian i uron ditëlindjen motrës së saj me një foto fëmijërie

Kendall Jenner festoi gjithashtu ditëlindjen e saj me një festë gjigante që u bë kryefjala e mediave. Ajo u kryqëzua nga fansat për faktin që organizoi një festë në kohë pandemie, ndërsa e ëma Kris Jenner, i doli në mbrojtje.

Për tre ditë me radhë, bukuroshja Kendall ka qenë kryefjala e mediave dhe nëse menduar se ditëlindja përfundoi me kaq, e keni gabim! Urimet sapo kanë filluar dhe e para që e surprizoi ishte motra e saj Kim Kardashian.

Kjo e fundit ka ndarë në Instagram një foto të vjetër të tyren, ku shfaqen ende në moshë të vogël. Kim ishte vetëm 16 vjeç, ndërsa Kendall ende s’kishte mbushur një!

“E vogla ime Kenny! Isha 16 vjeçe këtu dhe ti nuk ishe as 1! S’më besohet që tani je 25 vjeç! Gjithmonë mezi kam pritur të të shihja si do të bëheshe kur të rriteshe. Ti ke qenë gjithmonë “kukulla e vogël Keny”. Jam e lumtur që të gjithë gjetëm njëri-tjetrin në këtë jetë. Gëzuar ditëlindjen vajzës më fantastike dhe vajzës më të bukur që njoh!”– janë fjalët e ëmbla të Kim-it për 25-vjetorin e motrës së saj.

Shkalla e obezitetit në SHBA po bie, pasi shumë amerikanë po...

Shkalla e obezitetit tek të rriturit amerikanë ka nisur të bjerë për herë të parë pas më shumë se një dekade, dhe kjo duket...

Arsyet pse duhet të hani mjaltë para gjumit

NJIHUNI ME ALINËN, 6-VJEÇARJA MË E BUKUR NË BOTË

Një vogëlushe 6-vjeçare nga Rusia, e quajtur Alina Yakupova, është cilësuar si vajza më e bukur në botë.6-vjeçarja nga Moska e ka nisur modelimin...

‘A DO FLIJE NJË NATË ME ALBIN KURTIN?’, KËSHTU PËRGJIGJET KËNGËTARJA...

Mes të ftuarve në një emisionin ishin edhe Bledi Mane dhe Iva Aliko.Gjatë bisedës, nuk munguan ngacmimet e gazetarit për lidhjen e shumëpërfolur të...

Zonja e parë e Kosovës pozon me fustan të gjatë, siç...

Lumnije Thaçi, bashkëshortja e presidentit të Kosovës kohën e fundit dukshëm po i kushton më shumë rëndësi pamjes së saj.Së fundmi, ajo është paraqitur...

Ja si mund te dukeni bukur edhe pa make up

Çka duhet të përdorni për të pasur një fytyrë të bukur edhe pa makeup?Shumica e vajzave vendosin makeup për shkak që nuk ndihen mirë...

Nusja e Milot Rashicës sjell imazhet me të gjitha veshjet në...

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica po i jep fund beqarisë këtë muaj.E e fejuara Rashicës, Belkiz Kera, ditët e fundit ishte pjesë...