I dha gji djalit në publik: Elita Rudi revoltohet ndaj kritikave

Elita Rudi po komentohet çdo ditë e më shumë, sidomos pas lindjes së djalit.
Ajo së fundmi ka postuar një fotografi për të cilën duket se ka marrë shumë kritika.

Bëhet fjalë për një fotografi në të cilën shihet duke i dhënë gji Zërit.

“Nëse gjidhënia ime të ofendon, je i lirë të vendosësh një mbulesë në kokë. Është e drejta e fëmijës tim për t’u ushqyer!”, ka shkruar ajo poshtë fotografisë.

Advertisement
Loading...