Nuk pritej: ‘YouTube’ ndan një çmim shumë të rëndësishëm për Motrat Mustafa

Motrat Mustafa janë këngëtaret që i kanë qëndruar gjatë skenës muzikore shqiptare, ku çdo vit sjellin risi për fansat e tyre.

“Çika e nanës” – titullohet kënga e fundit e Motrave Mustafa.

Projekti dedikuar nënës së tyre e cila është shfaqur edhe në klip bashkë me tetë motrat, ka arritur miliona klikime në YouTube dhe ka qëndruar në vendin e parë të këngëve më të dëgjuara në Zvicër për disa ditë rresht.

Por, përveç këtij suksesi, Motrat Mustafa kanë arritur edhe 100 mijë abonime në kanalin e tyre zyrtar.

Për këtë arritje, YouTube i ka shpërblyer me çmim dhe këtë e kanë bërë të ditur vet ato përmes një fotografie të postuar në Instagram të cilët ju mund ta shihni më poshtë.

Advertisement
Loading...