fbpx
Thursday, April 30, 2026
Home Blog Page 4

Aurela Gaçe thotë fjalët më të mira për Adelinën: E kam admiruar që kur ka dalë në skenë

Në listën e artisteve më të mira dhe të suksesshme të viteve të fundit në Shqipëri padyshim që janë edhe Aurela Gaçe e Adelina Ismajli, të dyja me një karrierë muzikore që shtrihet në më shumë se dy dekada.

Talenti i tyre, suksesi i këngëve, risitë në skenë dhe dashuria që marrin nga publiku janë gjëra që i bashkojnë, por mesa duket edhe admirimi për njëra-tjetrën dhe marrëdhënia e mirë që kanë. Këtë e ka bërë të ditur Aurela me anë të një postimi ditën e sotme në Instagram, ku shfaqet në një foto me Adelinën dhe i dedikon disa fjalë, jo vetëm si kolege, por si një mikeshë shumë e mirë.

Ajo zbulon se është e ftuar në emisionin “Tetë a Tetë”, të cilin Adelina e drejton, ndërsa shprehet se largësia dhe pamundësia nuk i kanë dhënë mundësinë të jenë shoqe, por gjithmonë e ka admiruar që kur e ka parë për herë tv parë në skenë. Për Aurelën, Ismajli përcjell energjinë e një njeriu që e do skenën në të gjitha dimensionet, ndërsa e ka pranuar ftesën e saj pas i ngjall besim.

Kjo grua gjermane u lë pasurinë 6 milion euroshe fqinjëve të saj dhe lagjes ku jetonte

Rezidentët e një komuniteti në Gjermaninë Qëndrore kanë trashëguar në mënyrë të papritur prona dhe një portofol aksionesh që kapin vlerën e 6.2 milionë eurove, pas ndarjes nga jeta të një prej fqinjëve të tyre.

Renate Ëedel kishte jetuar në distriktin Weiperfelden në Hesse, me bashkëshortine  saj, Alfred Wedel, që prej vitit 1975, komunitet ky i përbërë nga 6 fshatra. Alfred, nëj biznesmen i suksesshëm bursash ndërroi jetë në vitin 2014 dhe Renate, e cila qëndronte në një azil në Frankfurt që prej 2016-ës, ndërroi jetë në dhjetor të 2019-ës, në moshën 81-vjeçare.

Altstadt Buedingen

Në prill të këtij viti distrikti u informua se gruaja i kishte akorduar atyre në një llogari bankare, aksione në bursa dhe të tjera të mira materiale. Motra e Renate-s, e cila ishte trashëgimtarja e saj e parë, kishte ndërruar jetë dhe tashmë pasuria i kishte kaluar automatikisht atyre. Fillimisht autoritetet nuk e kishin besuar se ishte e vërtetë ajo që kishte ndodhur, duke dyshuar për ndonjë gabim në shkrim.

Edhe Bashkia e qytetit të saj përfitoi një pronë të rëndësishme në Weiperfelden, e cila i ishte lënë një pjesëtari të familjes, por ai nuk e kishte pranuar pasi nuk mund t’i përballonte shpenzimet. Komunitetit, pra fqinjëve të familjes Wedel dhe gjithë banorëve të tjerë të zonës, të cilët tani kanë 6 milionë euro më shuë, janë të detyruar që t’i përdorin ato për infrastrukturën e zonës dhe për të tjera të mira për qytetin dhe fshatrat.

Njerëzit dhe zyrtarët e komunës sigurisht që i kanë pranuar paratë, duke falenderuar çiftin për trashëgimë e rëndësishme që kanë lënë dhe që tani po diskutojnë për çfarë do t’i përdorin, patjetër në të mirë të komunitetit.

Seldi ndahet nga partnerja sapo bëri publike lidhjen, reagon ajo: Ishte gabimi im

Ditën e sotme në mediat rozë qarkulloi lajmi se Seldi Qalliu dhe partnerja e tij, Sindi, i kishin dhënë fund lidhjes së tyre pas 3 muajsh. Kjo pasi ata nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram, lëvizje që zakonisht do të thotë se ka probleme mes një çifti, të paktën nga eksperienca e rrjeteve sociale.

Megjithatë duket se lajmi nuk është i vërtetë. Këtë e ka konfirmuar vetë Sindi me anë të një video-je të publikuar pak më parë, ku thotë se e gjitha ka qenë një keqkuptim i ndodhur për faj të saj.

Mesa duket ajo ka reaguar me impulsivitet pas një debati me Seldin dhe heqja nga Instagram-i ka qenë rezultat i kësaj, por ajo nuk e kishte menduar që ky veprim do komentohej kaq shumë.

“E gjithë kjo ishte gabim i imi. Pas një konflikti me Seldin, por edhe javën e kisha me provime dhe punën që kisha shumë të ngarkuar, plus në këtë kohë që ne jetojmë sot në pandemi, asgjë nuk është e thjeshtë… U tregova shumë impulsive. Nuk e dija që e gjithë kjo do kishte impakt kaq të madh, por unë me Seldin nuk jemi ndarë. Desha të shtoja që në fund të ditës njerëz jemi dhe njerëz ngelemi, nuk i kontrollojmë dot emocionet ose ndjenjat ndonjëherë”, është shprehur Sindi, teksa merr mbështetje dhe nga halla e saj.

Kampioni Robin Krasniqi tregon se a është në lidhje sërish me Heidi Lushtakun pas ndarjes ose jo

Kampioni i botës në boks Robin Krasniqi, ishte një prej të ftuarve në “Shiko Kush LUAN”, duke u bërë pjesë edhe e sfidës “Ndaje ose kovën”, një prej lojërave më interesante të mbrëmjes,

Krasniqit, njësoj si të gjithë të ftuarve të tjerë, iu bë një pyetje dhe nëse nuk do donte të përgjigjej i duhet të tërhiqte kovën dhe të shihte se me cfare do të mulohej. Pyetja ishte:

“Robin, ke qenë në një lidhje dashurie me modelen Heidi Lushtaku. Mediat kanë aluduar për një rikthim tuajin sëbashku. Ndaj sot duam të dimë a jeni apo jo në lidhje me Heidin. Ndaje me ne sot ose kovën…”

Teksa të gjithë nga salla i sugjeronin të tërhiqte kovën, boksieri zgjodhi të përgjigjet. Ai zbuloi se është e vërtetë që ata kanë patur një problem në lidhjen e tyre, ashtu siç ka çdo çift sipas Krasniqit, ,por ama gjërat nuk kanë përfunduar mes tyre.

“Si çdo njoni që ka patur problem në lidhje edhe ne kemi pas, sidomos kohen e fundit, por nuk ka përfunduar çdo sen.”- tha Robin, ndërkohë që në intervistën dedikuar atij, e titulluar “Kampion në boks dhe në jetë!”,  pranoi se ka patur plane për martesë këtë vit, por njësoj si shumë çifteve të tjera, këto plane ua ka prishur Covid-19.

Mbretëresha Elizabet dhe Princi Filip do të marrin të parët vaksinën anti-Covid javën e ardhshme

Mbretëresha e Britanisë Elizabeth II dhe bashkëshorti i saj, Princi Philip, do  të marrin vaksinën anti-Covid të “Pfizer-BioNTech” në javët e ardhshme, teksa Anglia u bë vendi i parë në botë pak ditë më parë që e aprovoi përdorimin e saj.

Mbretëresha 94-vjeçare dhe Duka e Edindurgh, 99 vjeç, do ta marrin dozën e parë të vaksinës herët, për shkak edhe të moshës së tyre.

Mediat britanike britanike raportojnë se monarkët më të vjetër të historisë së Mbretërisë së Bashkuar do të vaksinohen, në mënyrë që edhe qytetarët e tjerë të jenë të sigurt për efikasitetin e saj.

Të parët që do të vaksinohen në ishull do të jenë të moshuarit, kujdestarët e tyre si dhe personeli mjekësor, pra grupet më të rrezikuara nga virusi. Britania ka porositur paraprakisht 40 milionë doza të vaksinës në total, me të cilat mund të vaksinohen 20 milionë njerëx dhe do të marrë një sasi fillestar prej 800,000 për të filluar javën e ardhshme.

Maradona lë jashtë testamentit dhe pa para dy vajzat dhe ish-gruan e tij

Dalma dhe Giannina, dy vajzat e Diego Armando Maradonës, nuk do të trashëgojnë asgjë nga trashëgimia e futbollistit të famshëm që u nda nga jeta pak ditë më parë. Burime ende të pakonfirmuara zyrtarisht bëjnë me dije se asnjëra nga vajzat, madje as nëna e tyre, Claudia, e cila ishte e martuar me futbollistin për 24 vjet, nuk do të trashëgojnë asnjë qindarkë. Pas divorcit, Maradona dhe Claudia, patën edhe një betejë të gjatë ligjore për ndarjen e pasurisë.

Mësohet se Maradona i ka lënë jashtë testamentit vajzat dhe ish-bashkëshorten, sepse asnjëra prej tyre nuk ishte pranë tij në momentet më të vështira.

Burimet zyrtare pranë familjes ende nuk i kanë konfirmuar apo mohuar lajmet që kanë qarkulluar së fundi në lidhje me pasurinë e legjendës së futbollit.

Stresi zbulon bisedën me Feron dhe jep lajmin e madh për fansat

Fansat ishin të bindur se Fero do të sjellë edhe një projekt në bashkëpunim me Stresin, kjo për shkak të fotos së fundit që ka qarkulluar në rrjete sociale rreth një muaj më parë. Stresi ka udhëtuar drejt Kosovës dhe djemtë kanë shkrepur një foto në studion e “Gang Gang Entertainment”, ku Fero ka kaluar ditë të tëra duke punuar.

Dhe dyshimet kanë marrë jetë ditën e sotme. Stresi ka publikuar një foto në Instastory ku shihet së bashku me Feron duke folur me kamër, teksa ka shkruar “Sa jeni tu e prit mega Hitin??”

Ende nuk ka detaje rreth projektit por me siguri do jetë pjesë e albumit të Stresit. Albumi mban shumë bashkëpunime dhe deri tani është bërë e ditur se Stresi do të sjellë një bashkëpunim me Çartanin, me reperin Gent dhe me Don Phenom.

Ditën e djeshme Stresi ka publikuar këngën e re që mban emrin “Archimed”, njësoj si albumi. Kjo këngë flet për të gjitha, ish-miqtë, vështirësitë, pengesat e rrugës së tij, që në fund e kanë bërë atë që është sot.

Sakaq, videoklipi është tejet i veçantë pasi në një prej skenave reperi del nga dheu, duke na falur një moment drithërues.

Ndërkohë, Fero gjatë kësaj kohe ka qëndruar më shumë në studion e tij “Gang Gang Entertainment” ku po punon në albumin e tij të dytë e po ashtu për artistët e tjerë. Ai po planifikon të rikthehet fuqishëm në muzikë me projekte të reja, të cilat fansat mezi i presin.

Megjithatë, reperi kishte rezervuar një surprizë për të gjithë ditën e Pavarësisë. Ai erdhi me një super bashkëpunim që nuk e priste askush.

Reperi ka bashkuar forcat me Veli Sahitin të grupit Trix për këngën ‘Liria ka emër’ , ku vjen ndryshe nga ai që kemi parë deri tani.

 

Gold Ag shpjegon pse ja vendosi emrin djalit Gueril

Gold Ag u bë në 28 nëntor baba i një djali, të cilin e pagëzoi me emrin Gueril. Me lajmin e lindjes, reperi zbuloi edhe emrin për vogëlushin.

Ky emër hapi diskutime të shumta, ndërkohë në një intervistë të dhënë së fundmi për “Prive”, reperi iu ka shpjeguar të gjithëve domethënien e tij. Gold Ag ka treguar se emri Gueril ka të bëjë me një metodë sulmi të luftëtarëve kundër armikut dhe me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, që ka qenë ushtri guerile.

“Gueril është një luftëtar që sulmon armikun në befasi me grupe të vogla. Përderisa ka lindur më 28 nëntor, për ditë të flamurit, për ditëlindje të Adem Jasharit, për daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është diçka që lidhet me emrin Gueril. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë ushtri guerile që ka vepruar në grupe të vogla kundër armiqve. Adem Jashari ka qenë luftëtar gueril. Në përgjithësi luftat tona, të shqiptarëve në trojet tona, janë bërë në stilin gueril. Kemi pasur edhe lufta frontale kuptohet por si gueril kemi vepruar gjithmonë historikisht. Kështu që gueril është ai, luftëtar që sulmon befasishëm me grupe të vogla armikun”, ka shpjeguar Gold AG.

Në të njëjtën ditë që u bë baba, reperi publikoi edhe këngën “Babë e djalë”, kushtuar lidhjes mes prindit e fëmijës e sigurisht motivimin për të luftuar për lirinë e atdheut.

Dafina Zeqiri konfirmon duetin me Ylli Limanin dhe tregon detaje nga kënga

Dafina Zeqiri konfirmoi ditën e djeshme se është gati të sjellë një nga bashkëpunimet më të bukura të vitit me Yll Limanin. Këngëtarja publikoi një video nga studioja me Limanin, duke pohuar zërat për duet.

Ndërkohë detajet po zbulohen një nga një dhe duket se dyshja kanë vendosur të plotësojnë dëshirat e fansave për ta nxjerrë bashkëpunimin brenda këtij viti. Dafina ka postuar sot në Intagram një video dhe ka treguar çdo gjë që dëshironim të dinim në lidhje me këngën.

Këngëtarja ka zbuluar se kënga do të publikohet këtë muaj, por data mbetet ende sekret. Bashkëpunimi mes tyre do të mbajë titullin “Mos shko”, e siç duket do të jetë një baladë e bukur dashurie. Kënga është regjistruar në studio dhe tani po ripërpunohet për t’u bërë gati për publikim. Dafina ka treguar se teksti është shkruar nga vetë ajo dhe nga reperi Elinel.

Tani i mësuam të gjithë detajet dhe e vetmja gjë që nga ka mbetur është që të presim publikimin dhe të shijojmë superduetin. Kujtojmë se vetë Ylli publikoi pak ditë më parë një këngë të re me titullin “Leje”. Ndryshe nga këngët paraardhëse, Limani realizoi një klip për këtë këngë por e ka sjellë në mënyrën më të thjeshtë të mundshme nëpërmjet animacioneve.

Reperi shqiptar me famë botërore qan hallet, kishte 3 punë por sërish i varfër

Gashi është një ndër shembujt më të mirë se suksesi mund të arrihet me shumë punë. Reperi shqiptar i ka ngjitur një nga  një shkallët e karrierës edhe pse shpesh ka hasur në probleme.

Ditën e sotme reperi ka publikuar një nga videoklipet e tij të para, që është realizuar 10 vite më parë. Gashi ka treguar se asokohe ishte në 3 punë dhe sërish ishte i varfër. Megjithatë ai ka dhënë një mesazh të fortë, duke u shprehur se kurrë nuk hoqi dorë dhe sot është këtu ku është.

“Isha në 3 punë kur kam xhiruar këtë video. Dhe sërish isha i varfër. Por gjëja më e mirë ishte se nuk u dorëzova… vazhdova përpara”, ka shkruar Gashi.

Më pas ai ka postuar videon nga spektakli i Jimmy Fallon, ku moderatori shfaqet duke mbajtur albumin “1984” të Gashit në duar. Reperi shprehet se 10 vite punë ja kanë vlejtur për të arritur një mbrëmje të tillë të madhe suksesi.

Shpesh reperi ka shprehur hapur shqetësimin për faktin që nuk është vlerësuar kurrë aq sa duhet në industrinë  muzikore. Së fundmi Gashi iu bashkua mesazheve të artistëve të famshëm si The Ëeeknd dhe Drake, që akuzuan “Grammy” për korrupsion. Reperi shqiptar u shpreh se ai u mërzit nga fakti që albumi i tij i fundit nuk u nominua në këtë eveniment, edhe pse ka punuar fort për të.

“Për fansat ose mbështetësit e mi

Ju jeni arsyeja pse unë jam gjallë… Albumi im 1984 nuk u nominua në çmimet Grammy dhe po kjo gjë më mërziti, por ju jeni arsyeja pse unë nuk po e humbas veten time, sepse kam punuar shumë fort për këtë gjë, por dashuria që ju më keni dhënë është shumë më e vlefshme se një çmim. Faleminderit dhe lutem që kur të kthehem në turne t’ju dëgjoj të gjithëve ju duke kënduar këngët e mia fjalë për fjalë. Pa ju ne artistët jemi asgjë”, shkroi Gashi

 

Nuk festoi siç duhej përshkak të pandemisë, Kim Kardashian i dedikon fjalë të ëmbla djalit për ditëlindje

Djali i parë i Kim Kardashian dhe Kanye West, Saint, feston sot 5-vjetorin e lindjes. I vogli nuk ka mundur ta festojë këtë ditëlindje siç e meritonte, mirëpo fjalët e bukura nga mami nuk kanë munguar.

Kim ka ndarë në Instagram disa foto përkrah djalit dhe i ka bërë një dedikim shumë të ndjerë. Ajo ka treguar se ditëlindjen e Saint e kanë festuar në kushtet e pandemisë, duke ruajtur distancën fizike e duke i parë nga larg të afërmit.

“Vogëlushi im Saint bën 5 vjeç sot. Një nga shpirtrat binjakë të jetës ime. Çdo vit unë intervistoj fëmijët e mi dhe ju bëj të njëjtën pyetje për jetën. Saint – unë mezi po pres të shohësh se si je rritur dhe si u përgjigjesh këtyre pyetjeve si një 5-vjeçar dhe të t’i tregoj kur të rritesh. E di që një festë në distancim social nuk është perfekte, por kjo është koha jonë dhe ti je shumë i kënaqur! Ti je gjithmonë kaq i lumtur dhe sjellë kaq shumë lumturi në shpirtin tim çdo ditë. Ti do të jesh gjithmonë vogëlushi im. Shijoje ditëlindjen tënde të artë këtë vit Sainty!”, ka shkruar Kim


Ndërkohë kujtojmë se vetë Kim fetsoi këtë vit 40-vjetorin bashkë me miq e të afërm të saj drejt një ishulli privat në Haiti. Ajo mori një avion privat Boeing 777 me 88 vende për të shkuar në një ishull privat me 35 vila. Kim nuk u kursye aspak në ditëlindjen e saj të 40-të dhe shpenzimet i shkuan plot 1 milion dollarë, shifër e cila ia ka vlejtur për një përvjetor që do ta mbajë mend gjatë.

Mozzik dhe Getinjo sjellin bashkëpunimin flakë, surprizë për festat e fundvitit

Sapo ora ka shënuar 00:00, dy vëllezërit më të njohur të muzikës rep, Mozzik dhe Getinjo kanë lançuar bashkëpunimin e tyre të ri. Kënga e djemve titullohet “El Chapo” dhe si një ‘dhuratë’ për festat, ky projekt vjen me dy pjesë, pra edhe me një tjetër këngë brenda saj.

Videoklipi i djemve zgjat plot 6:34 minuta dhe menjëherë pas publikimit në Youtube, po bën namin! Fansat janë dashuruar me këtë këngë të re sapo e kanë dëgjuar. Madje, kjo këngë që mezi po pritej ishte planifikuar të publikohej më datën 11 të këtij muaji.

Por pjesë të projektit nisën të lançoheshin më herët në rrjet, ndaj surpriza erdhi menjëherë sapo hyri mesnata!

Një detaj tepër i veçantë i këtij projekti është kërcimi i Mozzik dhe Getinjos, i cili jemi të bindur se do të kthehet në trendin e këtij fundviti.

Për më tepër, shijojeni vetë këtë projekt:

Me apo pa plan, Almenda Abazi tregon gjithçka rreth shtatzanisë së dytë

Disa ditë më parë, Almeda Abazi zbuloi përmes një postimi shumë të ëmbël përkrah bashkëshortit të saj, Tolgahan Sayisman, se do të bëhet sërish nënë. Aktorja zgjodhi tre poza për të dhënë lajmin e bukur, ku shfaqej me partnerin në kopshin e shtëpisë dhe mbante me dorë barkun tashmë të rrumbullakosur.

“Bebushi numër dy po vjen. Mezi po pres të të takoj, i vogli/e vogla!”, shkroi Almeda.

Më herët, Almeda ka treguar për ndjekësit e saj se shtatzënia e dytë po i shkon ndryshe nga e para. Aktorja ka treguar se në këtë shtatzëni të dytë nuk po ndjehet aq mirë.

“Shtatzënia me Efe ka qenë shumë e mbarë, ka qenë shumë e lehtë. Ndërsa këtë radhë e kam pak të vështirë se dua gjithë kohës të fle, nuk ndihem shumë mirë dhe po më shkruajnë të gjithë se kur ndodh kështu do të thotë se është vajzë”, është shprehur Almeda.

Ndërkohë disa të tjerë i kanë thënë se mund të ketë edhe binjakë, por aktorja ka treguar se e kanë parë që është vetëm një bebush, por thjesht nuk i dinë gjininë akoma.

Gjinia nuk dihet ende, ndërsa Almeda i është përgjigjur së fundmi pyetjes më të shpeshtë që i është bërë në Instagram.

Shtatzënia e saj e dytë ishte me apo pa plan?

“Me apo pa plan? Se mua më erdhi pa plan dhe ishte më mirë se rriten shumë shpejt.”- pyeti një ndjekëse të cilës aktorja iu përgjigj:

“Pa! Por sigurisht që shumë e lumtur dhe pse surprizë”

Edhe fëmijën e saj të dytë, Almeda do ta mësojë të flasë shqip, pasi ka treguar se gjithmonë në shtëpi flet shqip. Madje edhe Tolgahan ka mësuar gjuhën tonë. Për më tepër, kënga e preferuar e të voglit të tyre është në shqip.

Kujtojmë se Almeda dhe Tolgahan kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në vitin 2017-të dhe më pas në 2019-tën u bënë prindër për herë të parë me të voglin Efehan.

Loredana bën gjestin e veçantë, dhuron një shumë të madhe për fëmijët në nevojë

Mbrëmjen e sotme në Gjermani është mbajtur eventi i bamirësisë “Ein Herz für Kinder” (Një zemër për fëmijët), në të cilën kanë marrë pjesë shumë personazhe të njohur. Mes tyre ka qenë e pranishme edhe Loredana që ka bërë një gjest shumë fisnik për fëmijët që kanë nevojë për ndihmë.

Reperja ka dhuruar plot 100 mijë euro dhe ka bërë një deklaratë që ka prekur zemrat e të gjithëve. Ajo është shprehur se është vetë nënë e një vajze, Hanës, dhe dëshiron që të gjitha mamatë të kenë mundësinë të përjetojnë momentet më të bukura të fëmijëve të tyre njësoj si ajo.

“Unë kam një vajzë që së shpejti do të bëhet 2 vjeçe. Unë kam parë se si ajo ecën, si flet. Për mua si nënë është shumë e rëndësishme që edhe nënat e tjera të provojnë këtë lumturi. Të dhurojë 2 mijë euro nuk është e mjaftueshme për mua, unë fitoj pak më shumë. Do të dhurojë 100 mijë euro”, ka thënë Loredana dhe ajo ka marrë shumë duartrokitje nga të pranishmit në sallë.

Çdo euro që mblidhet në këtë event do të shkojë për ndërtimin e shkollave e kopshteve, jetimoreve e fushave sportive, financimin e operacioneve të vështira për fëmijët, ndihma në zonat e prekura nga katastrofat natyrore, mbështetjen e kërkimeve për kancerin tek fëmijët e shumë më tepër.

Loredana është një nga emrat më të përfolur të momentit në Gjermani. Para pak ditësh ajo mori titullin si reperja më e dëgjuar në Spotify në gjithë Gjermaninë. Ajo arriti të mposhte artistë të njohur gjerman si Capital Bra, Samra, Celine dhe Juju.

 

Ledri Vulës i mungon mamaja e tij, publikon foton nga video lidhja

Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha janë larguar drejt Gjermanisë, ku Sara do të sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë. Nuk dihet nëse ata do të qëndrojnë atje për të rritur të voglën apo do të kthehen fillimisht në Kosovë, mirëpo gjithçka do të mësohet kur vajza e tyre të vijë në jetë.

Që tani, Ledrit ka nisur t’i mungojë e ëma, Xheraldina, me të cilën duket se flet shpesh në rrjete sociale. Ata kanë zhvilluar një videocall me njëri-tjetrin, ndërsa Xheraldina ka ndarë foto nga biseda në llogarinë e saj në Instagram. Të njëjtën foto e ka ripostuar dhe Ledri, duke i treguar publikisht mamasë së tij sa shumë i mungon.

“Më mungon”- shkruan reperi krahas fotos që na i shkriu zemrat të gjithëve.

Rita Ora s’gjen rehat me thyerjen e rregullave, kërkon falje sërish pas prishjes së tyre

Rita Ora organizoi një festë me 30 miq për ditëlindjen e saj, por kjo gjë i kushtoi shumë shtrenjtë. Këngëtarja thyeu rregullat anti-Covid e për këtë shkak u gjobit nga policia me 10 mijë paund. Përveç kësaj këngëtarja u përball me kritika të forta nga ndjekës të saj, pavarësisht se ajo kërkoi falje publike.

Ndërkohë vetë Rita ka nisur hetimet për të zbuluar se kush e ka spiunuar tek policia, duke qenë se vetëm miqtë e saj të afërt ishin në dijeni për festën. Këngëtarja mendon se dikush e ka tradhëtuar, ndaj ajo po përpiqet ta zbulojë, por deri më tani askush nuk ka informacion për këtë pjesë. Grumbullimi me njerëz gjatë festës së ditëlindjes nuk ishte gabimi i vetëm i Ritës.

Më herët, ajo kishte fluturuar drejt Egjiptit për një performancë të sajën, ndërsa pas kthimit sërish nuk kishte zbatuar rregullin e karantinimit për 14 ditë, por kishte organizuar festën e ditëlindjes.

Për këtë arsye, ajo kërkoi sërish falje.

“Kohët e fundit kam fluturuar për në Egjipt për të performuar në një ngjarje korporate për një kompani private, ku stafi im i udhëtimit ndoqi protokollin dhe paraqiti teste negative për Covid me rastin e hyrjes, siç kërkohet nga autoritetet egjiptiane.

Pas kthimit tim në Britani, duhet të kisha ndjekur këshillat qeveritare dhe të izolohesha për periudhën e kërkuar. Siç e dini, unë nuk i ndoqa këshillat e qeverisë dhe… Unë përsëri kërkoj falje, pa rezerva”- ka thënë Rita.

Tuna i’a ndërroi mbiemrin djalit, por Robert Berisha nuk e le me kaq, reagon këngëtari

Tuna, pasi hoqi mbiemrin Berisha nga Instagrami i saj, këtë herë ka bërë të njëjtën gjë edhe me djalin e tyre, Tian. Profili në Instagram i vogëlushit tani mban emrin Tian Sejdi. Ky veprim ka shkaktuar zhurmë në rrjet duke ndezur aludimet se Tuna e Patris i kanë dhënë fund lidhjes. Për më tepër, burime për “Prive”, bënë të ditur se Tuna është kthyer në Shkup dhe po jeton atje me djalin ndërsa Patrisi në një shtëpi më vete. Pas veprimit të Tunës me Instagramin e Tianit, ka reaguar kunati i saj, Roberti. Këngëtari ka publikuar një video të vajzës së tij, Renee duke luajtur me Tianin dhe shkruan mbiemrin e të dyve.

“Renee Berisha, Tian Berisha”-shkruan Roberti duke ia bërë të qartë Tunës se vogëlushi mban mbiemrin e tyre.

Me këtë rast kujtojmë që Roberti dhe Tuna kanë patur gjithmonë konflikte me njëri-tjetrin e pas këtij postimi na mbetet të presim reagimin e këngëtares.

Nxorri videon e vetes nudo kur ishte 3 vjeçare, vlogerja e njohur kërkon falje

Gabi DeMartino është një vlogger-e 25-vjeçare në Youtube, ku numëron më shumë 10 milionë ndjekës, në një llogari ku bën video bashkë me të motrën. Së fundmi ajo ju bashkua platformës “OnlyFans”. Meqë ra fjala OnlyFans është një platformë ku njerëzit mund të postojnë foto apo video dhe të tjerët duhet të paguajnë për t’i parë apo blerë ato. Për shumë influencerë, por edhe njerëz të thjeshtë, kjo do të thotë të postohen foto provokuese ose seski, kryesisht me përmbajtje mbi 18 vjeç, megjithatë jo çdo profil është i tillë.

DeMartino shiti një video të saj për 3 dollarë në këtë platformë, ku shfaqej vetë ajo në moshë të vogël, nudo. Pas kësaj OnlyFans vendosi që të pezullojë profilin e saj, duke thënë se ka thyer rregullat e platformës, ndërsa shumë persona e kanë akuzuar që ka shitur porongrafi për fëmijë.

Pasi llogaria e saj u fshi, influencerja e njohur ka kërkuar falje për veprimin e saj, duke i thënë fansave që e ndjekin në rrjetet e tjera sociale se “ndihet e shkëputur nga realiteti” dhe nuk e kuptoi që një video e saj në moshën 3-vjeçare do të shihej si diçka seksuale. Personat që e kanë kritikuar duket se nuk e kanë besuar gjithsesi. Një ndjekës i saj ka thënë se e mbështet prej 4 vitesh në gjithçka, por nëse gabimet e mëparshme ja kanë falur, kjo ka kaluar çdo cak.

DeMartino njihet për video-t me motrën e saj binjake në kanalin në Youtube, por edhe për ngjashmërinë me këngëtaren Ariana Grande. Madje ajo ka marrë pjesë në videoklipin e këngës së artistes ”Thank U, Next”. Në video-n ku kërkon falje ajo shprehet se do të përpiqet që të mësojë prej këtij gabimi dhe të rritet nga kjo eksperiencë, megjithëse që tani ka nisur të humbasë shumë ndjekës.

‘Për të pjell, pjell lopa’, Sara Hoxhës i vijnë në maj të hundës komentet palidhje nga fansat

Duhet ta pranojmë se që në momentin e parë kur Ledri Vula dhe partnerja e tij, Sara Hoxha, bën publik lajmin se ishin në pritje të fëmijës së parë, jo vetëm fansat e tyre, por edhe mediat, kanë ndjekur çdo moment nga pritja e ëmbël, të interesuar për të gjitha detajet.

E teksa Sara ndodhet në ditët e fundit ë shtatzanisë, duket se ka nga ata persona që po e presin aq me padurim ardhjen në jetë të vajzës së tyre sa janë në ankth. Të paktën kështu thotë ajo me anë të një postimi në Instagram, ku po ashtu zbulon se ka njerëz që i shkruajnë “Na lodhe, na lodhe”, të cilët mesa duken po lodhen nga shtatzënia e Sarës më shumë se ajo vetë. Apo ndoshta e kanë nga dashuria e tepërt dhe duan ta ndajnë lodhjen me të?

Sido që të jetë, Hoxha ka edhe një shënim në formë ironie për ata që mesa duket e kanë pyetur apo komentojnë se kur ajo do të “pjelli”, duke thënë se ajo “e di që për të pjellë, pjell lopa”, ndërsa nuk i harron edhe t”i falenderojë.

Mos ndoshta ka ardhur koha, mos ndoshta themi, që t’i jepni pak qetësisë Sarës dhe Ledrit për ca ditë të paktën?

Kim Kardashian reagon publikisht pasi Bebe Rexha e faleminderoi për frymëzimin

Më herët ditën e sotme Bebe Rexha hapi zemrën me fansat në rrjetet sociale duke bërë një rrëfim të sinqertë, ku ka treguar se është rritur në SHBA dhe ka patur modele të tilla si Britney Spears apo Merilyn Monroe dhe donte të bëhej si to, duke mos treguar nga vinte. Mirëpo, gjejeni pak kush e ka inspiruar të ishte vetvetja, pa barriera dhe pa sekrete? Kim Kardashian.

Bebe thotë se Kim duke treguar çdo gjë rreth vetes, është sot e njohur botërisht dhe tepër e suksesshme. Nisur nga ajo edhe Bebe ka kuptuar se origjina dhe kultura të cilës i përket është e rëndësishme dhe nuk duhet ta fshehim.

Po mendoj së fundmi se, jam rritur në SHBA dhe sigurisht jam një fanse e madhe e Britney, Christina shumë ikonave të tjera, të cilave doja t’ju ngjaja, të isha si to. Dua të them, se doja ta bëja këtë gjë pa treguar rreth kulturës sime, nga vija,sepse nuk kishte asnjë shqiptar kaq të njohur në botë. Dhe nuk e di. Thjesht nuk mendoja se ishte “cool” të tregoje në media sociale rreth kulturës tënde, dhe kjo me të vërtetë më bëri lëmsh. Ka diçka për të cilën i jam mirënjohëse Kim Kardashian sepse të rritesh duke parë ikonën Merilyn Monroe me flokë bjond e sy blu, dhe më pas del një vajzë si Kim Kardashian, me format e mrekullueshme dhe që në fillim është treguar e sinqertë për origjinën e saj. Të tregosh kulturën tënde është me të vërtetë bukur. Kështu po përpiqem të them se do ju tregoj më shumë rreth kulturës sime sepse kultura shqiptare më ka ndryshuar dhe inspiruar si artiste, më ka formësuar si njeri dhe jam krenare për këtë. Kaq kisha për të thënë faleminderit që më dëgjuat. Ju dua.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Kim. Ajo ka rishpërndarë videot e Bebes në Instastory, ku ka shkruar: “I love you, baby.”

Bebe nuk është shqiptarja e parë me të cilën Kim ka lidhje të ngushta. Kujtojmë se prej vitesh ajo ruan një super miqësi me grimierin e njohur Mario Dedivanovic!

Rihanna kapet mat me të dashurin e ri, lë pas historinë me të dashurin arab

Pas ndarjes nga miliarderi arab, Hassan Jameel, Rihanna ka nisur një lidhje të re dhe djali që i ka rrëmbyer zemrën këngëtares është pikërish shoku i saj i ngushtë, reperi Asap Rocky. Së fundmi u bë e ditur se prej disa kohësh Rihanna dhe Asap Rocky po dalin së bashku dhe jo si shokë, por më shumë. Shoqëria e tyre ka kaluar në një romancë, të cilën ata po mundohen ta mbajnë larg publikut.

Ditën e djeshme çifti janë fotografuar për herë të parë së bashku pas këtyre lajmeve. Rihanna dhe Asap janë munduar të fshihen me maskat e vendosura në fytyrë dhe kapuçët mbi kokë, por më kot.

Rikujtojmë që Rihanna dhe Aspak Rocky njihen me njëri-tjetrin prej vitesh dhe kanë bashkëpunuar në disa projekte.

Tuna i ndërron mbiemrit djalit dhe përfundimisht duket se është ndarë me Patrisin

Prej kohësh zëra të pakonfirmuara kanë treguar se këngëtarja Altuna Sejdiu e njohur nē publik si Tuna, i ka dhënë fund martesës me babain e djalit të saj Patris Berisha.

Teksa në rrjetet sociale të dyshes mungojnë postimet me njêri tjetrin, nga po i njëjti burim (rrjete sociale) është vënë re se këngëtarja nga Shkupi ka ndërruar mbiemrin e djalit në llogarinë e tij në instagram, duke e zëvendësuar me mbiemrin e saj. Më herët Tuna hoqi mbiemrin Berisha edhe në instagramin e saj, duke mbajtur vetëm Sejdiu. Sipas Prive dy artistēt nuk jetojnë më bashkë dhe Tuna është larguar në Shkup në familjen e saj sëbashku me të birin.

Megjithatë nga ana e Tunës dhe Patrisit nuk ka patur ende asnjë deklaratë zyrtare për të konfirmuar apo mohuar thashethemet që po qarkullojnë së fundmi sa i përket martesës së tyre.

Bebe Rexha tregon se Kim Kardashian e frymëzoi që të ndjehet krenare për origjinën e saj

Bebe Rexha është padyshim një prej artisteve shqiptare që na ka bërë të gjithëve krenarë me arritjet e saj. Jo vetëm nga projektet e suksesshme muzikore, por edhe për faktin se e tregon me krenari origjinën e saj. Si për shembull në rastin e festës së 28 Nëntorit pak ditë më parë

Gjithsesi duket se nuk ka qenë gjithmonë kështu, pasi teksa rritej dhe në fillimet e karrierës, Bebe ka pasur modele frymëzimi personazhe si Marilyn Monroe apo Brittney Spears, të cilat e bënin të mos ndihej shumë krenare për atë që ishte dhe nga vinte, duke mos pasur as modele shqiptare ku të mbështetej.

Këtë këngëtarja e pranoi në një video në një InstaStory, menjëherë pasi kishte ndarë këngën e saj shqiptare të preferuar, që mesa duket është “Kafexhiu” e Free MC’s.

Artistja shqiptare tha se ajo që i kishte dhënë një shembull ndryshe ishte Kim Kardashian. Bebe thotë se Kim duke treguar çdo gjë rreth vetes, është sot e njohur botërisht dhe tepër e suksesshme. Kështu ajo premton se në të ardhmen do ndajë më shumë me fansat e saj rreth kulturës shqiptare:

“Po mendoj së fundmi se duke u rritur në SHBA, sigurisht kam qenë një fanse e madhe e Britney, Christina shumë ikonave të tjera, të cilave doja t’ju ngjaja, të isha si to. Doja ta bëja këtë gjë pa treguar rreth kulturës sime, nga vija sepse nuk kishte asnjë shqiptar kaq të njohur në botë. Nuk e di. Thjesht nuk mendoja se ishte “cool” të tregoja rreth kulturës time dhe kjo me të vërtetë nuk ishte diçka e mirë. Ka diçka për të cilën i jam mirënjohëse Kim Kardashian sepse të rritesh duke parë ikonën Merilyn Monroe me flokë bjond e sy blu, dhe më pas del një vajzë si Kim Kardashian, me format e mrekullueshme dhe që në fillim është treguar e sinqertë për origjinën e saj. Të tregosh kulturën tënde është me të vërtetë bukur. Kështu po përpiqem të them se do ju tregoj më shumë rreth kulturës sime sepse kultura shqiptare më ka ndryshuar dhe inspiruar si artiste, më ka formësuar si njeri dhe jam krenare për këtë. Kaq kisha për të thënë faleminderit që më dëgjuat. Ju dua.”

 

Prince Harry shkon të blejë Pemën e Krishtlindjeve por e ngatërrojnë me shitësin

Princ Harry dhe partnerja e tij Meghan Markle kërkuan me dëshirë të plotë të hiqnin dorë nga statusi mbretëror dhe të bënin një jetë të thjeshtë. Ata humbën titujt dhe u larguan nga Pallati Mbretëror, për të nisur një jetë normale me të voglin e tyre, Archie Harrison.

Meghan dhe Harry, që tashmë janë vetëm ‘Duka dhe Dukesha e Sussex”, mundohen të bëjnë sa më thjeshtë çdo aktivitet të përditshmërisë. Së fundmi, ata janë pikasur duke blerë pemën e Krishtlindjeve për shtëpinë e tyre të re dhe kanë bërë pazar bashkë me njerëzit e tjerë.

Madje, ata nuk janë vënë re aspak nga qytetarët. Për më tepër një vogëlush i cili nuk e kishte idenë se kush ishte Harry, e ka ngatërruar atë me shitësin e pemëve.

“Meghan dhe princi Harry erdhën në punën time sot dhe ne i shitëm një pemë Krishtlindjesh. Një djalë i vogël vrapoi për tek Harry dhe e pyeti nëse ai punon këtu, pa e ditur se kush ishte”-tregoi një punëtor i dyqanit ku shkoi princi dhe dukesha.

Epo, kjo ishte jeta e thjeshtë që ata po kërkonin!

Rovena Stefa tregon momentin e frikshëm me një fans, më erdhi me armë në dorë dhe më tha….

Mbrëmjen e djeshme këngëtarja e njohur shqiptare Rovena Stefa ka qenë e ftuar ‘Glamour Zone’ ku ka folur rreth detajeve mjaft interesante nga jeta personale, por jo vetëm.

Kështu, ajo ka treguar çmendurinë më të madhe që një fans ka bërë për të. Ky i fundit, i dehur i ka shkuar me armë në dorë në një koncert dhe sipas saj, u desh ndërhyrja e sigurimit, që ta linte të qetë duke pranuar se ai ishte dhunuar më pas fizikisht nga truprojat e saj.

Ka qenë në Suedi, një shqiptar i fiksuar. Kam qenë në prapaskenë me 2 këngëtarë të tjerë dhe sigurimin, dhe ai ka gjetur një mënyrë dhe ka ardhur aty mbrapa (në prapaskenë) dhe kishte armë me vete. Më tha: ‘O do vish me mua o ska…’ Ishte problem sepse ai ishte i dehur, dhe kishte armë. Por mëpas e kanë marr, dhe ka ngrënë një drru të mirë (qesh).

Sa i përket komenteve të Arian Çani të para disa muajve kur u shpreh se Ballkani ka qenë i gjithi helen që u pasua nga kërkesa e Rovenës për bojkotimin e ‘Zonë e Lirë’, ajo u shpreh se fjalët e saj të ashpra, për të cilat tha se nuk ishte penduar dhe së asgjë nuk është thënë në gjaknxehtësi e sipër. Rovena Stefa më pas, u shpreh se një person publik, nuk duhet të shprehet në mënyrë të tillë, atij ose duhet t’i mbyllet emisioni ose të marr një gjobë.

Nuk do të shkoj më tek Çani. E kam mbyllur me Çanin. Unë vetë e kërkova bojkotimin e emisionit. Përderisa e kërkova për të tjerët, normalisht që nuk kam si shkoj unë. Shpresoj që Zoti t’ia mbyllë sa më shpejt (qesh). Nuk dua të keqen e Çanit, por për atë gjë që ka bërë, ose duhet të mbajë përgjegjësi, ose duhet t’i thotë ‘më fal’ të gjithë shqiptarëve.

Dyshimet nuk ishin të kota, Tuna shtatzënë për herë të dytë, po divorcohet nga Patrisi?

Që prej koncertit të saj në Gostivar, këtë shtator, këngëtarja e njohur Tuna u vu në qendër të mediave rozë për shkak të barkut të rrumbullakosur që u aludua për një shtatzani të mundshme.

Nga ana tjetër, në media kishin nisur të qarkullonin fjalë dhe shkrime për një divorc të mundshëm mes çiftit Tuna-Patris nisur nga fakti që dyshja nuk ndiqet në Instagram, jetonin prej kohësh në distancë dhe nuk shfaqeshin më sëbashku si më parë.

Me kalimin e kohës, zërat, edhe për shtatzaninë, edhe për divorcin nisin të aplifikohem, ama pa një provë të sigurtë… deri më tani. Burime ekskluzive për News31 kanë konfirmuar se këngëtarja e “Fortuna” është në një pritje të ëmbël dhe së shpejti do të sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë.

Megjithatë, kjo nuk e ka penguar Tunën që të kërkojë të divorcohet nga Patrisi. Duket se marrëdhënia mes tyre nuk ka shkuar mirë këtë periudhë, aq sa të jenë në prag divorici.

Dashuri apo projekt të ri? Tayna dhe Stanaj nuk i kursejnë fjalët e mira për njëri tjetrin

Pas shumë kohës, këngëtari shqiptar Stanaj është rikthyer me një këngë të tijën, të titulluar “Noel (He Is Born)”, të cilën e ka shoqëruar edhe me një videoklip ku na sjell aromën festive të fundvitit. Ajo çfarë na ka bërë përshtypje ka qenë postimi i Taynës, reperes shqiptare, e cila ka mbështetur Stanaj-n në këtë projekt të ri.

Këngëtari shqiptar ka ri-postuar reperen dhe ka shkruajtur: “Ti je më e mira!”.

Duket se dyshja nuk janë vetëm artistë që ndiqen në rrjete sociale, por mes tyre paska edhe miqësi. Kujtojmë se pak kohë më parë, menaxheri i Taynës bëri me dije se reperja po bëhet gati për karrierën e saj ndërkombëtare.

 

 

U tha se u martuan në fshehtësi, por Jennifer Lopez nuk e ka me nxitim dasmën

Jennifer Lopez nuk e ka me nxitim të martohet me ceremoni, sidomos në këtë kohë pandemie. Fansat e këngëtares aluduan së fundmi se ajo dhe Alex Rodriguez do të bëjnë dasmë, por një lajm i tillë nuk është i vërtetë. Në një intervistë së fundmi, Lopez tha se dasma nuk është prioritet aktualisht, ndonëse një të tillë e kishin planifikuar vitin e kaluar, por nuk ndodhi për shkak të Covid-it.

“Ne u detyruam ta anulojmë dasmën vitin e kaluar për shkak të karantinës. Njerëzit nuk e dinë, por dy herë e kemi anuluar. Dasma ime e ëndrrave nuk është prioritet tani. Më mirë të presim. Nuk e kemi me nxitim, jemi mirë, çdo gjë po shkon mirë dhe do ndodhë kur të jetë koha e duhur. Nuk mendoj se është koha për një dasmë të madhe tani”-tha këngëtarja.

Pak kohë më parë Lopez rrëfeu se ishte pak zemërthyer që nuk mundi ta realizonte dasmën, por mesa duket e ka kaluar tashmë.

“Kishim bërë plane të mëdha. Por pastaj mendoj që Zoti ka plane akoma më të mira prandaj le të presim. Mbase është më mirë kështu”-tha këngëtarja.

Vajza e Emina Çunmulajt u mëson vallen shqiptare shokëve të saj në Amerikë  me veshje kombëtare

Një familje aq e pasur sa e Eminës dhe bashkëshortit të saj Sam, të jep përshtypjen se e kanë shumë të thjeshtë të shohin jetën e tyre komode, pushimet, rrobat e shtrenjta, udhëtimet e largëta. Por jo! Emina i bën të gjitha këto, por e kthen përherë kokën pas. Ajo po e po, por u mëson edhe vajzave ta kthejnë. I sjell çdo herë në vendin e saj, u flet shqip dhe tani po na tregon edhe që u mëson vallet tona, traditat. Këtë herë Emina e ka veshur vajzën me kostum popullor malësoreje. Sepse Ella ka një mision të veçantë. Do t’u mësojë shokëve të klasës të kërcejnë shqip.

“Malësorja e mamit! Duke iu mësuar miqve të saj në shkollë për kërcimet popullore shqiptare”-shkruan Emina.

Shokët e Ellës nuk e njohin muzikën tonë, ama një gjë është e sigurt, e njohin-se njohin do kërcejnë të gjithë. Ritmeve të valleve tona nuk u reziston kush!

 

Ariana Grande nuk fshihet më, me të dashurin e ri ka gjetur njeriun e jetës

Ariana Grande ka vendosur t’ia tregojë gjithë botës të dashurin e saj, Dalton Gomez. Ndonëse këngëtarja është përpjekur t’i fshihet syrit të ndjekësve, pak muaj më parë ajo konfirmoi lidhjen me Gomez.

Pavarësisht uljeve dhe ngritjeve në raportin me Dalton, Ariana ndau së fundmi disa foto të shtëpisë së zbukuruar plot ngjyra dhe drita për fundvit, qenin e saj dhe një foto ku shfaqej duke u puthur në buzë me Dalton.

Pas këtij momenti, nuk është dashur më asnjë koment nga ndjekësit e këngëtares që janë të bindur se idhulli i tyre është mëse e dashuruar tashmë.

Burime pranë Arianës kanë treguar se ajo sheh tek Dalton disa tipare që nuk i ka parë më parë në asnjë djalë tjetër, ndaj dhe po përpiqet që lidhja me të, të funksionojë.

Tha se do e donte gjithmonë, Liam Hemsworth nuk ja ndjen për deklaratën e Miley Cyrus

Ishin një cift mjaft I preferuar në botën e showbizit, ndaj dhe fansat vazhdojnë të shpresojnë në një rikthim të tyre. Këto shpresa i ndezi edhe më shumë një deklaratë e fundit e Miley Cyrus, qe tha se ende e dashuron ish bashkëshortin, me të cilin kanë pasur një lidhje 10 vjecare.

Por ajo shtoi megjithatë se mes tyre kishte shumë konflikt. “Kur shkoj në shtëpi dua të jem e qetë dhe të ndjej ngrohtësi, këtë nuk e gjeta tek raporti im me Liam. Mendoj se u nxituam me martesën”, tha Miley. Liam nuk e vuri aspak ujin në zjarr për deklaratat e saj. Ai tashmë i ka vënë kapakun asaj historie dhe është I fokusuar tek e dashura e re, Gabriella Brooks.

E dini cila ishte fjala e parë e djalit të Miriam Canit dhe Alban Skënderaj?

E ftuar tek “Rudina”, në Tv Klan, Miriam Cani u rrëfye si për eksperiencën në botën e biznesit, ashtu dhe për marrëdhënien me Albanin dhe për fëmijët. Ajo tha se Ameli dhe Duam janë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Vajza, nga sa rrëfeu Miriam, është e urtë dhe e qetë, por djali jo.

Ai është shumë i lëvizshëm, shpjegoi këngëtarja; është një fëmijë tepër aktiv. Fjala e parë që ka thënë Duam ka qenë “Drita”, ndryshe nga sa mund të ndodhë me të tjerët që thonë “Mami apo babi”. Edhe një herë, Miriam pohoi se debatet më të shpeshta me Albanin ndodhin për fëmijët, si për shembull për ushqimin.

 

‘Ktheni kohën kur burrat ishin burra’, Harry Styles u përgjigjet kritikave pasi doli me fustan

Këngëtari britanik Harry Styles u bë mashkulli i parë që u shfaq vetëm në coverin e Vogue në historinë 127-vjeçare të revistës. Teksa shfaqej duke veshur fustane e funde, ai foli për thyerjen e barrierave gjinore në veshjen e tij dhe evoluimin e stilit të tij gjatë viteve.

Sidoqoftë, jo të gjithë e mirëpritën këtë paraqitje të tij, mes tyre edhe autorja amerikane Candace Owens, e cila shkruante në një status në Twitter se shoqëria nuk mund të mbijetojë pa burra të fortë.

“Nuk ka asnjë shoqëri që mund të mbijetojë pa burra të fortë. Lindja e di këtë. Në Perëndim, feminizimi i qëndrueshëm i burrave tanë në të njëjtën kohë që Marksizmi u mësohet fëmijëve tanë nuk është një rastësi. Është një sulm i drejtpërdrejtë. Ktheni burrat!”, shkroi ajo në Twitter.

 

Statusi i saj shkaktoi një trazirë në rrjetet sociale ndërsa figura të ndryshme publike dhe fansat u bashkuan të gjithë për të mbrojtur ish-anëtarin e One Direction. Olivia Wilde ia ktheu me një koment të vetëm, duke shkruar:”Je patetike”.

Kathy Griffin gjithashtu i doli në mbrojtje këngëtarit britanik, duke shkruar “Candy Owens nuk e di se çfarë bën për të dalë kundër Harry Styles”.

Nuk mbeti pa një koment as Jameela Jamil e cila u shpreh: “Harry Styles është mjaft burrëror, sepse burrëror është çdo gjë që ti bën, jo ajo që vendosën disa persona të pasigurt, toksikë, homofobë, qindra vjet më parë. “

Kurse Zach Braff shkroi: “Të gjithë jetën tonë djemve dhe burrave u thuhet se duhet të jemi burrëror. Jeta është e shkurtër. Bëhuni cilindo që dëshironi të jeni”.

Harry Styles publikoi  në Instagram më 2 dhjetor një foto nga xhirimet e tij në kopertinën e Variety dhe me sa duket iu përgjigj statusit të Candace Owens. Artisti 26-vjeçar ndau një fotografi ku  shihej i veshur me një kostum të Palomo Spain dhe duke ngrënë një banane, teksa shkroi: “Duke kthyer burrat “burra”.

Duke folur me Variety, ish-anëtari i One Direction hodhi dritë edhe një herë mbi pikëpamjet e tij për modën.

“Për të mos veshur diçka sepse është veshje për femra, do të thotë që ti të mbyllësh një botë të tërë me rroba të shkëlqyera. Dhe unë mendoj se ajo që është emocionuese kohët e sotme është fakti që ju mund të vishni atë që ju pëlqen. Nuk ka pse të jetë X ose Y.”

 

Rita Ora nis një hetim se kush e spiunoi për festën sekrete të ditëlindjes së saj

Rita Ora ka nisur një hetim për të zbuluar këdo që ekspozoi festën e saj të 30-vjetorit të ditëlindjes të cilën e organizoi gjatë kohës sa Mbretëria e Bashkuar ishte ende në izolim.

Këngëtarja thuhet se ka dyshime që një nga miqtë e saj informoi shtypin dhe policinë për mbledhjen e saj të paligjshme në restorantin ‘Casa Cruz’ në lagjen Notting Hill të Londrës, të shtunën.

Ajo është nisur të përpiqet të identifikojë fajtorin, që sipas burimeve përfshin spiunimin e këngëtares. Ylli i muzikës pop tashmë ka rënë dakord të paguajë një gjobë prej 10,000 funtesh dhe të kërkojë ndjesë të madhe për thyerjen e rregullave të koronavirusit në organizimin e një eventi me një turmë të madhe njerëzish.

Gigi Hadid rikthehet në punë pas 3 muajsh nga lindja dhe i mungon mëmësia që tani

Gigi Hadid dhe Zayn Malik mirëpritën fëmijën e tyre të parë në muajin shtator. Çifti i famshëm u bekuan me një vajzë, emrin e së cilës vazhdojnë ende ta mbajnë sekret. Pak kohë pas lindjes, Gigi u shfaq në formën më perfekte të mundshme, ndërkohë sot ka treguar se gati 3 muaj pas ardhjes në jetë të vajzës i është rikthyer punës.

Modelja është rikthyer në zyrë për të punuar, por mëmësinë nuk e krahason me asgjë tjetër. Ajo ka treguar se të qenurit mama me kohë të plotë është shumë herë më e lodhshme dhe këtë sigurisht nuk mundet ta mohojë askush.

“Do të thosha u riktheva në punë, por të qenurit nënë është një punë si asnjë tjetër. U riktheva në zyrë”, ka shkruar Gigi përkrah një fotografie të saj.

Ndërkohë para disa ditësh modelja publikoi foton e parë me të voglën e saj, ku i dallohej vetëm pak koka. Nga imazhi dukej se vogëlushja i ka flokët të verdhë njësoj si mami Gigi, ndërsa nuk dihet ende se kujt i ngjan si pamje.

Fjolla Morina publikon foton nga pushimet kur Fisnik Syla tradhëtonte gruan e tij në fshehtësi

Arrestimi i Fjolla Morinës u bë shkak që të zbulohej ldhja e saj e fshehtë me biznesmenin Fisnik Syla. Gjatë hetimit në polici këngëtarja deklaroi se Fisniku ishte i dashuri i saj dhe se madje do të martoheshin. Ky lajm qarkulloi me shpejtësi në media, por Fjolla e mohoi në fillim lidhjen e më pas e pranoi publikisht.

Herë pas here Fjolla dhe Fisniku i bëjnë dedikime njëri-tjetrit në rrjete sociale, duke dëshmuar se kanë një lidhje shumë të fortë. Mirëpo dashuria mes tyre ka lindur kohë më parë dhe këtë gjë e ka dëshmuar vetë kënëgtarja me një foto të publikuar në Instagram. Ajo ka ndarë në rrjete sociale një foto të shkuar, gjatë pushimeve të verës. Fotografia e tyre është mjaft intime dhe ata shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Kjo do të thotë se Fjolla dhe Fisniku kanë më shumë se 6 muaj të lidhur me njëri-tejtrin, por nuk dihet me saktësi se kur ka nisur historia e tyre e dashurisë.

Ndërkohë kujtojmë se çifti këtë muaj kanë vendosur të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë, duke organizuar një ceremoni private. Data nuk dihet ende dhe nga ana tjetër ata presin për të marrë gjykimin për veprën penale që kanë kryer. Para pak ditësh prokuroria e Kukësit mori sërish në shqyrtim çështjen e tyre dhe kërkoi që Fisniku të gjykohet njësoj si Fjolla për veprën penale “trafikim armësh”.

 

Edini që Taylor Swift mund të jetë fejuar sërish në fshehtësi?

Fansat e Taylor Swift janë të bindur se këngëtarja është fejuar me Joe Alwyn. Romanca e saj me aktorin ka kaluar në një tjetër nivel, duke qenë se ata kanë 3 vite të lidhur bashkë. Këngëtarja ka nxitur dyshimet për një fejesë të mundshme, pas ndryshimit të tekstit të këngës së saj, “Love Story”. Fansat kanë vënë re se një pjesë të tekstit ajo e ka ndryshuar nga “Baby just say yes” në “Baby just said yes”.

Disa të tjerë madje kanë parashikuar se ajo do e bëjë publik këtë lajm me rastin e 31-vjetorit të lindjes në datë 13 dhjetor. Fansat e çiftit janë mëse të bindur për këtë fakt dhe tashmë thjesht po presin një konfirmim nga Taylor. Mirëpo diçka të tillë mund edhe të mos ketë, duke qenë se artistja është treguar në përgjithësi shumë e rezervuar pë jetën e saj private. Megjithatë do të na duhet të presim e të shohim nëse ka vërtetë një zyrtarzim të marrëdhënies së saj me Joe.

Së fundmi, aktori dëshmoi talentin e tij duke ndihmuar në fshehtësi Taylor për të shkruar albumin e saj “Foklore”, duke u fshehur pas emrit William Bowery. Pasi fansat ngritën këtë teori, këngëtarja e konfirmoi dhe e pranoi se kjo ishte e vërtetë.

 

Justin Bieber u përgjigjet fanseve të Selena Gomez që sulmuan gruan e tij Hailey

Pasi Justin Bieber u nda përfundimisht nga Selena Gomez për tu martuar me Hailey Bieber, ka pasur mjaft komente ku këngëtarja krahasohej me modelen dhe se cila ishte e duhura për 26-vjeçarin.

Deri tani këngëtari nuk kishte reaguar ndaj komenteve, derisa një fanse e Selena Gomez bëri thirrje për bullizmin e bashkëshortes së tij.

“Hailey Baldwin do jetë LIVE në Instagram,”- thotë fansja në një video që Justin Bieber e publikoi në rrjetin e tij social.

Ndërsa më pas shtoi: “Ajo do flasë për veten e saj, 20 pyetje me Justin Bieber. Ky është momenti kur nuk do e heqë opsionin e komenteve, ndaj le ta “bombardojmë” dukë thënë që Selena është më e mirë. Ju lutem, le ta bëjmë këtë.”

26-vjeçari vendosi t’i përgjigjej duke shkruar: “Ky njeri inkurajoi njerëzit që t’i thoshin bashkëshortes sime se marrëdhënia ime e mëparshme ishte më e mirë. Duhet ta ndaja këtë me ju për të kuptuar se me çfarë përballemi çdo ditë.”

Këngëtari u shpreh se është e vështirë të shikosh sesi njerëzit vazhdimisht bullizojnë gruan e tij. “Pasi vura re që ajo lehtësisht mund të më prishte humorin, mendova për jetën e saj dhe sesa e mjerueshme duhet të jetë që dëshiron ta kalojë jetën duke u përpjekur t’i bëjë të tjerët të ndihen keq,”– tha këngëtari, duke iu drejtuar fanses.

Modelja ripostoi fjalët e bashkëshortit të saj dhe shkroi: “Ka arritur vërtet një nivel zemërimi dhe urrejtje që është e pashëndetshme dhe e trishtueshme. Kurrë nuk do dëshiroja që një njeri të trajtohej në këtë mënyrë dhe nuk do ta fla këtë sjellje urrejtëse. Dua vetëm të mëbshtes dhe inkurajoj gratë e tjera në këtë industri dhe t’iu uroj vetëm sukses. Uroj që të gjithë ndjekësit dhe mbështetësit e mi ta bëjnë këtë gjë.”

Bes Kallaku na shkriu zemrat të gjithëve me dedikimin romantik ndaj Xhensilës

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj nuk ngurrojnë të shprehin dashurinë që kanë për njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Së fundmi, aktori i humorit publikoi një foto nga festa e 30-vjetorin të lindjes teksa përqafonte fort bashkëshorten e tij. Ai i bëri një dedikim të ëmbël, ku edhe nuk munguan notat e humorit.

“Si e ka ajo kënga: “Katunarja ime”??? 😂,”- shkroi Bes Kallaku krahas imazhit bardh e zi, ku çifti duken mjaft të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

Ndërkohë dha edhe një mesazh për ndjekësit.

“Bjer në dashuri me Zotin dhe Ai do të dërgojë personin e duhur,”- shkroi aktori.

Dua Lipa nuk zbret nga froni, këngëtarja më e dëgjuar nga të gjitha top-listat

Billboard ka publikuar këto ditë listën vjetore për top 100 femrat më mira artiste dhe të dëgjuara gjatë vitit 2020. Për herë të parë në histori, kjo listë kryesohet nga një shqiptare dhe ajo është Dua Lipa.

Dua ka arritur që të kryesojë listën e “Billboard Hot 100” për 100 artistet më të mira të këtij viti. Ajo ka lënë prapa në vendin e dytë artisten Megan Thee Stallion, gjersa në vendin e tretë renditet Billie Eilish.

Në top 5 janë gjithashtu reperja Doja Cat dhe këngëtarja Maren Morris, që përkatësisht kanë vendin e katërt dhe të pestë. Ndërkohë dhjetëshja përmbyllet edhe me emrat e njohur si: Lizzo, Taylor Swift, Gabby Barrett, Tones And I dhe Selena Gomez.

Dua Lipa ka qenë pa diskutim një nga artistet femra më të suksesshme këtë vit në tregun ndërkombëtar dhe edhe statistikat e fundvitit të nxjerra nga platforma “Spotify”, zbuluan se ajo ishte dëgjuar plot 3.8 miliardë herë gjatë vitit 2020.

 

Partnerja e Cristianos, Georgina provokon me foto nga shtrati

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, është jo pak aktive në rrjetet sociale dhe di më së miri t’i mbajë ndjekësit e saj të interesuar për të qëndruar në profilin e saj.  Janë të shpeshta pozat e Georginas me të brendshme ku ekspozon krenare format bombastike të trupit.

Së fundmi Georgina ka vendosur ta ndajë një foto ku shihet e shtrirë në krevat dhe duket atraktive.

Getinjo i del në mbrojtje vëllait, hedh kunja kundër Capital T

Capital T tek Meriton Mjekiqi ndonëse pa emër bëri një diss që u la të kuptohej se i dedikohet Mozzik. Nga ai moment, pasoi një seri postimesh të reperit të njohur në InstaStory që u duk si kundërpërgjigje për Capital T. E nuk thuhet kot se ku ka zë, s’është pa gjë!

Ndjekësit në rrjete sociale kanë pikasur detajin se Capital T nuk e ndjekë më as Mozzik e as Getinjon, gjë të cilën e ka bërë deri vonë. Rivaliteti paska kaluar në një tjetër nivel dhe ndonëse nuk është lajm i mirë për fansat, pa diskutim se një gjë është e sigurt – ky zhvillim do të prodhojë shumë lëvizje të tjera.

Loredana shpallet një nga artistet më të mira nga Youtube

Loredana Zefi çdo ditë e më shumë po numëron suksese në muzikë. Pas çmimit “Best Swiss Act” në MTV Ema për të dytin vit rradhazi, mori një tjetër vlerësim.

Reperja ka ndarë në Instagram lajmin se është vlerësuar si një nga artistet më të mira për vitin 2020 në YouTube.

“YouTube Top Artist 2020. Faleminderit” – ka shkruar Loredana në postimin e saj informues.

Në anën tjetër pritet që shumë shpejt, ajo dhe Mozzik të sjellin edhe një bashkëpunim. Lajm ky që ka qarkulluar tash e ca ditë por që nuk u konfirmua akoma nga dyshja.

 

Alban Skënderaj dhe Arilena Ara publikojnë pamjet e para nga bashkëpunimi i vitit

Ditën e djeshme, përmes postimeve të përbashkëta, Alban Skënderaj dhe Arilena Ara konfirmuan të shumëpriturin bashkëpunim të tyre. Kënga “A i sheh” do jetë edhe me videoklip.

Ndonëse nuk ka datë të saktë, publikimi nuk do jetë fare i largët. Numërimi prapa ka nisur!

Nga Elle në Elliot, aktorja e njohur amerikane ndërron gjini

Ylli i serisë “Umbrella Academy”, Ellen Page, është deklaruar publikisht si transgjinor dhe ndihet me fat ta ndajë lajmin me fansat e tij, se e ka ndërruar emrin në Elliot Page.

Tutje ai ka thënë se pavarësisht lumturisë që i ka sjellë ky vendim, megjithatë i frikësohet urrejtjes, shakave dhe dhunës që mund ta pranojë nga njerëzit.

“Përshëndetje miq, dua ta ndajë me ju lajmin se unë jam transgjinor, tash e tutje mund të më drejtoheni me përemrat ai/ata, dhe emri im i ri është Elliot”, ka shkruar ai ndër të tjerash.

Tutje në postimin e tij të gjatë, aktori Elliot i cili është i martuar me valltaren Emma Portner, ka premtuar se do jap maksimumin që ta bëjë botën sa më të mirë, për të gjithë personat transgjinorë të cilët çdo ditë përballen me ngacmime, abuzime dhe dhunë të ushtruar ndaj tyre, vetëm për faktin se shoqëria i konsideron ndryshe.

 

Adriana Matoshi çdo ditë edhe më e dashuruar me të dashurin afrikan

Pak javë më parë, Adriana Matoshi doli publikisht me të dashurin e saj Keith. Aktorja dhe futbollisti afrikan e ndanë me publikun romancën e tyre e cila nisi muaj më parë.

Se është shumë e dashuruar, artistja shqiptare e tregoi edhe sot. Ai dhe Adriana kaluan kohë në bregdet ku kjo e fundit shkroi emrin e futbollistit në rërë.

Radioja britanike vendos ta ndëshkojë Rita Orën pasi theu rregullat duke festuar

Një festë e vogël private i kushtoi shumë Rita Orës. Duke mos marrë parasysh që jetojmë në kohë pandemie, këngëtarja mblodhi miqtë e saj për një darkë pak ditë më parë, me rastin e ditëlindjes. Lajmi bëri bujë në mediat e huaja dhe Rita u detyrua të kërkojë falje. Madje këngëtarja pagoi edhe 10 mijë pound gjobë. Por prisni se paska akoma!

Tani radio britanike “Exe” ka vendosur të mos transmetojë më këngët e Ritës, për shkak të veprimit të saj. E ku ka më keq për një artist, që të ndëshkohet me mos transmetim këngësh!

Nga ana tjetër Rita po heton se kush nga miqtë e saj e nxorri zbuluar dhe tregoi për festën, por deri tani nuk ka marrë asnjë informacion.

Vazhdon lufta, Mozzik dhe Capital T sulmojnë njëri tjetrin

Mes reperëve shqiptarë duket se ka nisur një luftë me diss-e, me postime e sulme në rrjete sociale. Gjithçka nisi kur Capital T i ftuar në emisionin e Meriton Mjekiqit bëri një diss që u tha se ishte për Mozzik. Ky i fundit reagoi me një sërë postimet në rrjete sociale ku shkruante: “Quhet respekt ajo që u mungon shumë njerëzve. Quhet punë ajo që me atë arrin gjithçka. Quhet para ajo që lakoj botën e njeriut. Urrejtja dhe dashuria. Pasunia dhe varfnia. Merita dhe Fati. Heshtja dhe zhurma. Mendja të qon shumë larg…por duhet edhe këmbët”.

Shumë shpejt reagoi edhe Capital T, i cili publikoi një status ku shkruante: Burrnia nuk blihet me kurrgjo, e ju s’e keni. E pas këtyre postimeve duket qartë se reperët e kanë me njëri-tjetrin pasi Capital T nuk e ndjekë më në Instagram as Mozzikun dhe as Getinjon.

 

Habit Miley Cyrus: Nuk shkova në shtrat me Dua Lipën se është e lidhur

Dua Lipa dhe Miley Cyrus nuk janë vetëm dy bashkëpunëtore shumë të mira, por edhe mike mjaft të ngushta me njëra tjetrën. Pas ardhjes së Mileyt në Prishtinë, në “Sunny Hill Festival”, dyshja punoi për bashkëpunimin që u publikua pak javë më parë “Prisoner”,  i cili po rezulton një sukses për të dyja artistet.

Klipi i “Prisoner” përmban mjaft skena të nxehta mes Duas dhe Miley e duke marrë shkas nga deklaratat mbi biseksualitetin e kësaj të fundit, në “Stern Show”, Cyrus është ka kryer marrëdhënie seksuale me shoqen e saj.

“Nuk bëra dot seks me Duan fatkeqësisht. Ajo e ka një të dashur tashmë”, – është përgjigjur Miley. “Në fakt, nuk dua aq shumë të bëj seks me të, sepse e njoh shumë mirë si shoqe… por dua të bëj seks me të gati-gati 5%. Tani që po mendoj për këtë, akoma më shumë dua ta bëj. Dua është super-seksi!”

Aktualisht, Miley Cyrus po shijon jetën si beqare, pas ndarjes nga Cody Simpson, pak muaj më parë.

 

Obama, Bush dhe Clinton pranojnë të vaksinohet live kundër virusit korona

Në një kohë kur diskutimet nëse vaksina anti-Covid është efektive, jo efektive, e dëmshmë apo e sigurtë, tre ish-presidentë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dolën në një deklaratë duke i çuditur të gjithë.

Ka qenë Barack Obama, ai i cili ka deklaruar në një intervistë se të tre ish-presidentët janë të gatshëm të vaksinohen para kamerës, nëse dr. Fauci ua rekomandon vaksinën anti-Covid.

“Njerëz si Anthony Fauci, të cilin unë e njoh dhe kam punuar me të, kam besim të plotë. Pra, nëse ai më thotë se kjo vaksinë është e sigurt dhe mund të fillojë vaksinimi, absolutisht, unë do ta marr!”, – u shpreh Obama. “Unë ju premtoj se kur të jetë bërë për njerëzit që janë më pak të rrezikuar, unë do ta marr atë. Unë mund ta filmojë live atë  në mënyrë që njerëzit të dinë se unë i besoj kësaj shkence dhe ajo që nuk kam besim është marrja e Covid!”

Gjithashtu, të tre emrat e njohur të politikës amerikane do të nisin një fushatë ndërgjegjësimi për të rritur besimin e njerëzve te vaksina.

Capital T nuk gjen rehat, tani kapet edhe me Mozzikun duke ofenduar përmes Loredanës

Emisioni i kaluar i “Gjoni Black” me Meriton Mjekiqin, ku i ftuar ishte Capital T vazhdon të trazojë rrjetin edhe pse po bëhe një javë që prej publikimit. Menjëherë pas emisionit, fansat dhe rrjeti menduan që Capital T i bëri një diss publik Mozzik-ut, ku përmendi edhe vargun: “Më reper se ti është Lori [Loredana]”.

Mozzik postoi në Instagram disa story, ku shkruante “Quhet respekt ajo që u mungon shumë njerëzve. Quhet punë ajo që me atë arrin gjithçka. Quhet para ajo që lakoj botën e njeriut. Urrejtja dhe dashuria. Pasunia dhe varfnia. Merita dhe Fati. Heshtja dhe zhurma. Mendja të qon shumë larg…por duhet edhe këmbët”

Nga ana tjetër, ka reaguar edhe vetë Capoja, i cili shkruan: “Burrëria nuk blihet me kurrëgjë. Dhe ju s’e keni!”.

Sakaq, mund të kuptojmë se Capital T dhe Mozzik nuk ndiqen në rrjetet sociale me njëri-tjetrin, por tashmë edhe Loreda e ka hequr autorin e hitit “DMP” nga rrjetet e saj sociale.

Marrëdhënia mes reperave duket se vazhdon të jetë e acaruar, ndërkohë që akoma nuk ka një arsye konkrete se çfarë ka krijuar këtë situatë mes dyshes.

Grimieri i famshëm Ariel i uron ditëlindjen Anxhelinës nga Amerika

Make-up artisti me famë botërore, Ariel, ruan prej vitesh një miqësi të ngushtë me këngëtaren shqiptare Anxhelina Hadërgjonaj. Ata janë miqtë më të mirë të njëri-tjetrit dhe sigurisht që në ditëlindjen e këngëtares s’do të mungonte një urim nga grimieri i Kylie Jenner.

Në llogarinë e tij në Instagram, ai ka ndarë disa prej momenteve më të bukura me Anxhelinën, si dhe e ka uruar me fjalë zemre. Sipas Anxhelinës, Ariel është shpirti i saj binjak, ndërsa urimi i tij na emocionoi të gjithëve.

“Gëzuar ditëlindjen shpirti im binjak! Të dua pafund! Zemra ime! Të dua më shumë sesa je në gjendje ta imagjinosh! Lidhja jonë është e përjetshme! Ke “ngecur” me mua motër, derisa të thinjemi e të plakemi! Mbarova, të dua më shumë se gjithçka, mbaje mend këtë! Gëzuar ditëlindjen, mezi pres të festoj me ty!”- janë fjalët e tij.

Këngëtarja ka lindur më 2 dhjetor të vitit 1993 dhe sot është 27 vjeç. Së fundmi, ajo ka lajmëruar se po rikthehet në muzikë, madje na ka mahnitur me zërin e saj në projektin muzikor që pritet të lançohet shumë shpejt.

Prince Harry tregon se si ndryshoi gjithçka kur u bë baba me Archien

Rreth një vit e gjysmë më parë, Harry dhe Meghan u bënë prindër për herë të parë. Princ Harry ka treguar se si ka ndryshuar gjithçka për të që pas ardhjes në jetë të djalit, Archie.

“Momentin që bëhesh baba, çdo gjë rreth teje ndryshon. Ti fillon dhe mendon se cili është kuptimi i sjelljes në jetë të një njeriu të vogël në këtë botë. Në s’mund t’ju vjedhim atyre të ardhmen, thjesht s’mundemi. S’është kjo detyra jonë. Gjithmonë kam besuar se fatmirësisht ne mund ta lëmë këtë botë një vend më të mirë nga çfarë gjetëm kur erdhëm”, ka thënë Harry.

Më herët, bashkëshortja e tij Meghan Markle rrëfeu se kishte pasur një abort gjatë muajve të verës, duke treguar edhe sesi e përjetoi këtë ngjarje të hidhur.

Megan Fox mezi pret që të ndahet nga burri i saj

Megan Fox i ka dhënë fund martesës 10-vjeçare me Brian Austin Green dhe tashmë ka gjetur dashurinë tek reperi Machine Gun Kelly. Muajin e kaluar aktorja i kërkoi divorcin bashkëshortit dhe tani bëhet e ditur se ajo shpreson që gjithçka të mbarojë sa më shpejt.

“Megan ka kohë që e mendonte divorcin. Ajo dhe Brian ranë dakort për kujdestarinë e fëmijëve prandaj Megan shpreson që divorci të ndodhë sa më shpejt dhe pa probleme”-tha një burim pranë aktores për “People”.

Megan dhe Brian kanë 3 fëmijë së bashku: Noah Shannon, 8 vjeç, Bodhi Ransom, 6 vjeç dhe Journey River, 4 vjeç.

Tre ditë para se t’i kërkonte divorcin Brianit, Megan u shfaq në tapetin e kuq të “American Music Aëards”, me të dashurin e saj Machine Gun Kelly. Sipas mediave të huaja, lidhja e tyre është serioze dhe po bëjnë plane bashkë për të ardhmen.

Anxhelina Hadërgjonaj feston ditëlindjen, Albërija e mbush me kujtime si dhuratë

27 vjetorin e vajzës së saj, Anxhelina, këngëtarja e njohur Albërije Hadërgjonaj, zgjodhi ta kremtonte në rrjetet sociale me një urim plot dashuri për të bijën dhe një foto mjaft të ëmbël, në të cilën shihen të dyja gjatë nje vizite në Disney Land.  Sado të rriten fëmijet, për prindin mbeten gjithmonë ata vogëluëshët e tyre të adhuruar apo jo?

“Gezuar ditelindjen e vogla e mamit @anxhelina Ti u rrite dhe tani ti je ajo qe na perkedhel te gjitheve sepse ty Zoti te solli ne jet per ti dhene kuptim jetes,dashurise dhe respektit!! Faleminderit qe kurre nuk me merzite..Ti je bekim. Të uroj shumë vite të mbushura me shëndet, dashuri, gëzim dhe prosperitet. TE DUA SHUUUME!”, ka shkruar Albërija, që e ka treguar gjithmonë se ka një marrëdhënie shumë speciale me vajzat e saj.

Gold Ag i bën dhuratën më të bukur nënës së tij për ditëlindje

Më 28 nëntor, reperi i njohur shqiptar Gold AG dhe partnerja e tij, Ermira, u bënë prindër për herë të parë. Çifti i njohur u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Gueril.

Ndërkohë në familjen e Gold Ag ka një tjetër festë ditën e sotme. Nëna e reperit feston ditëlindjen dhe Gold Ag i ka kushtuar disa fjalë shumë të veçanta. Ai shprehet se këtë vit nuk mund t’i bënte dhuratë më të bukur se nipin e vogël, Gueril.

Ai ka ndarë në rrjete sociale një foto ku shfaqet përkrah të ëmës dhe bashkëshortes së tij, e ka shkruar disa fjalë shumë të ndjera.

“Urime ditëlindjen nënë. Sot dhuratën më të mirë nga ne e ke nipin. Të paçim edhe shumë vite me shëndet e gëzime”, ka shkruar reperi.

Gold Ag ka treguar se me të ëmën ka një lidhje shumë të fortë, sepse i është dashur që të rritet pa të atin. Ndërkohë sot bashkëshortja e tij ka zbuluar se është kthyer nga materniteti me vogëlushin dhe në shtëpi i kanë pritur me një tortë me flamurin shqiptar për t’ju uruar mirëseardhjen.

“Faleminderit zot, për dhuratën më të bukur në jetë djalin tonë, faleminderit dashni @arianagushi, tash dashnin tonë e bën edhe më të plotë Guerili. Lindi më 28 nëntor në një datë të veçantë për popullin tonë e qoftë i veçantë për ne dhe për të gjithë kombin. Faleminderit të gjithëve për urimet e shumta që i keni dërguar e ua kthefshim në të mirë e në gëzimet tuaja”, shkroi Ermira përkrah fotos së tortës.

Pasi u nda nga Butrinti, Kiara Tito e sheh me sy tjetër Young Zerkën

Në çdo intervistë të mundshme të Kiara Titos një pyetje është e pashmangshme: “Pse u ndave nga Butrinti?”

Nuk e kanë pranuar kurrë se kanë qenë bashkë, por fotot nga paparaci, shfaqja në vendet e njëjta dhe e fundit pjesëmarrja e Kiarës në këngën e Butrintit “Hajt hajt” kanë treguar të kundërtën.

E kur ka kaluar 1 vit që nga ai videoklip, asnjë ndodhi e dyshimtë n uk ka ndodhur. Ata nuk ndiqen në Instagram, teksa fotot nga paparacët dhe në vendet e njëjta nuk qarkullojnë më. Por vetëm diçka ka mbetur. Pyetja e sipërpërmendur.

Edhe sot teksa ishte e ftuar në “Roped with Olsi”, Kiara nuk i shpëtoi kësaj pyetje, e cila këtë herë mori edhe nota humori nga Olsi. Është një pyetje që kanë përshtypjen që do më përndjekë gjithë jetën time. Imagjino, kur më pyet edhe gjyshja “Pse u ndave?” . Kush të tha që u ndamë. Domethënë nuk kemi qenë ndonjëherë bashkë. I paske lënë për në fillim këto pyetjet pikante…

Po ashtu, Olsi e ngacmoi edhe rreth zërave që qarkulluan se ajo dhe Young Zerka po dalin së bashku.

“Mos vallë do marrësh pjesë edhe te klipi Young Zerkës?”-pyeti Olsi me humor, referuar pjesëmarrjes së saj në klipin e Butrintit.

Ja mora dorën klipeve tani mund të dalë edhe tek ndonjë tjetër. Po pse jo, mo Olsi pse jo? Ndonëse Kiara po tregohej tepër fjalëpak, Olsi ishte i bindur të mësonte se ç’po ndodhte realisht mes tyre. Ai vijoi më tej: “Çfarë po ndodh mes jush? Sepse te “Shiko kush luan” e pamë se të dy i kishit fshirë mesazhet e atyre më parë? Ish-ëve…”

Unë kam fshirë mesazhet, por jo numrin”.-tha Kiara si për të na konfirmuar se dikur ka qenë me Butrintin. E më tej vijoi: “Në fakt ajo nisi aty kU ishim të ftuar jo se kishim diçka konkrete. Nisi si lojë dhe tek videoja e lojës sonë kam lexuar komente “Janë super çift”, “Duket që e pëlqejnë njëri-tjetrin” dhe fillova ta shihja realisht Zerkën me një tjetër sy gjatë kohës që po shikoja videon.(qesh) Nuk ka lindur gjë jo. Ishte thjesht një lojë.”

Sakaq, e vendosur përballë tre fotove, Butrint, Young Zerka dhe Mozzik ajo zgjodhi Butrintin.

Gjysma zemrës time, Fisnik Syla i bën dedikimin romantik Fjolla Morinës

Që Fisnik Syla është ndër partnerët më romantikë të showbizit shqiptar, kjo dihet tashmë. Që nga propozimi i veçantë për martesë tek surprizat e dhuratat e vazhdueshme dhe deri tek dedikimet romantike, kemi kuptuar se Fjolla është me fat.

Së fundmi, ai ka bërë sërish një dedikim romantik në rrjetet sociale, duke shpërndarë një foto ku shihet krah Fjollës teksa ka shkruar:

”Personi i pare qe me vjen ne mengjes kur te zgjohem, eshte arsyja ime e lumturise..
Une jetoj me gjysem zemre.. sepse gjysmen tjeter e ke TI ! Je personi me zemerbardhe qe kam njohur ne jeten time! @fjolla.morina 🤍”, ishin fjalët e tij pranë postimit të fotos me Fjollën.

Kujtojmë se ata kanë qenë në qendër të mediave kohët e fundit pas zyrtarizimit të marrëdhënies së tyre.

Sikundër u njoftua edhe gjatë kohës kur Fjolla dhe Fisniku u arrestuan, ku i fundit është baba i dy fëmijëve.

Pak javë më parë, “n’Zoom.biz” ka siguruar disa foto të bashkëshortes dhe fëmijëve të Fisnikut, duke shkruar se fotot janë realizuar në gusht, kur Fjolla dhe biznesmeni sapo kishin nisur lidhjen.

Barack dhe Michelle Obama do krijojnë një serial komedi për Donald Trump

Dyshja e mirënjohur Michelle dhe Barack Obama do të bashkëpunojnë me aktorin e njohur të humorit, Adam Conover për të prodhuar një serial të ri komedi rreth qeverisë amerikane dhe administratës së Donald Trump.

Kompania e tyre e produksionit, “Higher Ground Productions” ka siguruar një marrëveshje me Netflix për serialin me titull “The G Word with Adam Conover”. Ky serial do të bazohet në librin e Michael Lewis, “The Fifth Risk”, libër i cili hulumton kalimin e pushtetit nga administrata e Obamës tek Donald Trump pas zgjedhjeve të vitit 2016 dhe kaosin e madh që erdhi bashkë me të.

Seriali “The G Word me Adam Conover” do të fillojë prodhimin e tij në fillim të vitit 2021. Kujtojmë se Donald Trump humbi këtë vit zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara, ndërsa mandati i tij përfundon në muajin janar.

 

Festat trokasin edhe në shtëpinë e Kidës, këngëtarja tregon bredhin e Vitit të Ri

Festat kanë trokitur edhe në shtëpinë e këngëtares së njohur Kida, e cila së fundmi ka ndarë me ndjekësit atmosferën e saj të fundvitit. Në InstaStory, Kida ka publikuar një kënd të shtëpisë që duket fiks si një kartolinë.

Ajo ka treguar pemën e zbukuruar e cila duket sikur kanë rënë flokë dëbore, si dhe dekorin pranë saj me drerë e qirinj. Kida është dashuruar me këtë pamje që i ka dhënë lezet shtëpisë së saj, ndaj s’ka mundur të mos e ndajë me ndjekësit në instagram.

Prej disa ditësh, rrjeti po zien nga lajmet e një bashkëpunimi të mundshëm me Butrint Imerin. Shkak janë bërë fotot e këngëtarëve në studio, duke ngjallur dyshime se kanë bashkuar forcat për një projekt të përbashkët.

 

 

Vesa Luma kërkon falje ndjekësve, nuk i realizova premtimet për këngë të reja

Pandemia Covid-19 duket se ka vënë në pauzë botën dhe plaet e të gjithëve kanë mbetur pezull. Po ashtu edhe këngëtarja Vesa Luma, e cila prej kohësh na ka munguar me projekte të reja, duket se do të vonojë akoma,

Për Vesën, kjo është periudha më e papërshtatshme për të mbajtur premtimet për projekte të reja. Ndaj, ajo i ka kërkuar falje publike ndjekësve të saj, duke shpjeguar se kjo periudhë e vështirë nuk i duket aspak e duhura për të sjellë projektet e saj.

Më herët, këngëtarja kishte lajmëruar se do të sillte një projekt në bashkëpunim me partnerin e saj, Big Bastën, ndaj për këtë këngë nuk i ka shpëtuar pyetjes së një ndjekësi.

“Patët postuar një video me diçka që dukej super këngë me Bigun, ça u bë?”- i shkruan ndjekësi të cilit Vesa ia kthen:

“Shumë keq po ndihem që kam premtu gjëra që nuk i realizova dot por kësaj here planet na i prishi korona. Lançimi i projekteve muzikore në kohë krize për shqiptarët do të ishte pa kuptim.”- ka sqaruar ajo.

 

Ermal Fejzullahu i jep lamtumirën e fundit gjyshes së tij

Këngëtari i njohur Ermal Fejzillahu ka humbur sot një prej personave të shtrenjtë të familjes së tij. Gjyshja e tij ka ndërruar jetë, ndërsa Ermali e dha vetë këtë lajm të hidhur në një postim në InstaStory.

Këngëtari publikoi foton e gjyshes së ndjerë pa shumë fjalë e komente, duke shkruar krahas saj:

“Lamtumirë gjyshe”

Mihrija dhe Naimi anulojnë në minutë të fundit emisionin, dyshojnë se janë infektuar nga korona

Ditën e djeshme, të ftuarit në emisionin “Rudina”, nuk ishin prezentë në studio sepse dyshojnë se janë prekur nga Covid-19. Intervista me Mihrije Brahan dhe Naim Abazin u zhvillua nëpërmjet lidhjes me “Skype”.

Dyshja është karantinuar në shtëpi, duke pritur rezultatin e tamponit, për shkak të disa simptomave që Naim Abazi ka shfaqur.
Rudina Magjistari: Më vjen keq që nuk erdhët në studio, çfarë ka ndodhur?

Naim Abazi: Ju e dini që unë jam doktor dhe vura re disa shenja dhe u frikësova se mos kam Covid dhe akoma nuk e di saktë.

Rudina Magjistari: E ke bërë tamponin?

Naim Abazi: E kam bërë dhe pres rezultatin.

Rudina Magjistari: Cilat janë simptomat e para Naim, çfarë po ndjen?

Naim Abazi: Unë kisha një kollitje të lehtë, e cila tani ka ndaluar. Por, tani është periudhë Covidi dhe duhet të jemi të kujdesshëm. E patëm frikën se nëse na i japin rezultatin qoftë edhe në momentet që jemi tek ju, nuk do ishte mirë. Me shumë dëshirë do vinim sot në tiranë.

Mihrije Braha: Na ka marrë malli.

Rudina Magjistari: Mihrije, ti ke qenë mirë? Ke pasur ndonjë simptomë?

Mihrije Braha: Mendoj që edhe unë kam disa simptoma si Naimi, por nuk e kam bërë tamponin akoma. Shohim e bëjmë. Po presim një herë përgjigjen e Naimit.

Kishte probleme tjera, Miley Cyrus rrëfen detaje nga martesa e saj me Liam Hemsworth

Miley Cyrus ka zbuluar se në martesën e saj me ish-bashkëshortin, Liam Hemsworth, ka pasur shumë konflikte, por pranoi se e do atë shumë, raporton “Daily Mail”.

Gjatë një interviste të sinqertë me Howard Stern të mërkurën, këngëtarja tha: “Pati shumë konflikte… Kur të kthehem në shtëpi, unë nuk dua dramë apo zënka”.

28 vjeçarja dhe aktori u martuan në një ceremoni private në dhjetor të vitit 2018, por u ndanë vetëm disa muaj më vonë, në gusht të 2019-ës.

Por, më pas ajo shtoi: “Ne kemi qenë bashkë që kur unë isha 16 vjeç. Shtëpia jonë u dogj nga flakët. Ne kemi qenë të fejuar dhe nuk e di nëse menduam ndonjëherë që do të martoheshim, por kur humbën shtëpinë tonë në Malibu, zëri im para dhe pas zjarrit është shumë ndryshe, pasi ajo traumë ndikoi vërtetë në të.

Gjithçka që kisha u zhduk, përfshirë edhe shumë këngë, të cilat i kisha shkruar në atë shtëpi. Çdo foto e imja që prindërit më kishin dhënë, çdo kafshë që jetonte aty, humba gjithçka. Ajo që kishte mbetur nga ajo shtëpi ishte vetëm unë dhe ai”.

Pas kësaj, këngëtarja rrëfeu: “Unë e doja shumë dhe do të vazhdoj ta dua gjithmonë”. Pas divorcit, Miley pati një romancë të shkurtër me aktorin e “Call her Daddy”, dhe pas kësaj, u lidh me Kaytlin Carter, me të cilën u nda disa muaj më vonë.

Ndërsa Liam, është në një lidhje me modelen australiane, Gabriella Brooks, me të cilën filloi të dilte në dhjetor të vitit të kaluar.

Selena Gomez u rikthehet romancave, në lidhje me yllin e NBA

Selena Gomez mund t’i jetë rikthyer romancave, pasi së fundmi është raportuar se këngëtarja po nis një histori të re dashurie, sipas “Page Six”. Rrjeti është i mbushur me thashetheme se 28-vjeçarja, u pa duke darkuar me lojtarin e “NBA”, Jimmy Butler.

“Selena Gomez është me Jimmy Butler në Lucien. Duket si një takim. 100% e sigurt se ata ishin atje së bashku, por nuk mund të flas nëse ishte vërtet një takim, por ata ishin së bashku”- tregoi një burim për mediat e huaja.

Pas disa kohësh single, duket se këngëtarja po i jep një shans njohjeve të reja. Edhe pse Justin Bieber dhe partnerja e tij, Hailey Bieber po bëjnë më shumë se një vit që kanë kurorëzuar me martesë dashurinë e tyre, Selena Gomez vazhdon të komentohet për lidhjen e saj me këngëtarin dhe ndjekësit e krahasojnë me modelen.

Përveç Bieber, këngëtarja ka pasur histori dashurie edhe me The Weeknd për gati një vit para se të ndaheshin në vitin 2017 dhe më pas u lidh për pak kohë me Niall Horan në vitin 2019.

Shkalla e obezitetit në SHBA po bie, pasi shumë amerikanë po...

Shkalla e obezitetit tek të rriturit amerikanë ka nisur të bjerë për herë të parë pas më shumë se një dekade, dhe kjo duket...

Arsyet pse duhet të hani mjaltë para gjumit

NJIHUNI ME ALINËN, 6-VJEÇARJA MË E BUKUR NË BOTË

Një vogëlushe 6-vjeçare nga Rusia, e quajtur Alina Yakupova, është cilësuar si vajza më e bukur në botë.6-vjeçarja nga Moska e ka nisur modelimin...

‘A DO FLIJE NJË NATË ME ALBIN KURTIN?’, KËSHTU PËRGJIGJET KËNGËTARJA...

Mes të ftuarve në një emisionin ishin edhe Bledi Mane dhe Iva Aliko.Gjatë bisedës, nuk munguan ngacmimet e gazetarit për lidhjen e shumëpërfolur të...

Zonja e parë e Kosovës pozon me fustan të gjatë, siç...

Lumnije Thaçi, bashkëshortja e presidentit të Kosovës kohën e fundit dukshëm po i kushton më shumë rëndësi pamjes së saj.Së fundmi, ajo është paraqitur...

Ja si mund te dukeni bukur edhe pa make up

Çka duhet të përdorni për të pasur një fytyrë të bukur edhe pa makeup?Shumica e vajzave vendosin makeup për shkak që nuk ndihen mirë...

Nusja e Milot Rashicës sjell imazhet me të gjitha veshjet në...

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica po i jep fund beqarisë këtë muaj.E e fejuara Rashicës, Belkiz Kera, ditët e fundit ishte pjesë...