fbpx
Tuesday, April 15, 2025
Home Blog Page 3

Taylor Swift tregon çfarë e lidhi me të dashurin e saj dhe muzika është pika kryesore

Taylor Swift ka ndarë detaje emocionale në lidhje me romancën e saj me aktorin britanik, Joe Alwyn, pas spekulimeve se çifti janë martuar fshehurazi.

31-vjeçarja nxiti thashethemet, pasi u shfaq e veshur me një fustan martese në kopertinën e albumit të saj të ri, raporton “Mirror”. Këngëtarja ka treguar se lidhja me 29-vjeçarin është forcuar akoma më shumë pas këngëve të trishta dhe nga dashuria për shkrimin e këngëve të tilla.

Joe ka marrë pjesë në dy albumet e fundit të Taylor, “Folklore” dhe “Evermore”, duke shkruar nën emrin “William Bowery”.

“Joe dhe unë i duam shumë këngët e trishta. Ne jemi lidhur akoma më shumë nga muzika. Ne shkruajmë këngët më të trishta. I dashurojmë vërtetë këngët e trishta. Çfarë mund të them? Ishte një surprizë që nisëm të shkruanim bashkë”,- tha Taylor në një emision. Ajo ka treguar se i dashuri e ka prezantuar gjithmonë me këngë të cilat nuk i ka dëgjuar më parë dhe që më pas i ka bërë pjesë të të preferuarave të saj. Taylor tha se Joe u kthye në bashkëpunëtorin e saj më të mirë gjatë ditëve të izolimit.

“Mendoj se nuk do e kishim marrë këtë hap nëse nuk do të kishim qenë në izolim, mendoj se nuk do të kishte ndodhur dhe jam shumë e lumtur që ndodhi”,- u shpreh artistja.

 

Kim Kardashian promovon dhe mbështet Anxhelina Hadërgjonaj para miliona fansave të saj

Anxhelina Hadërgjonaj, pas një shkêputje të gjatë nga muzika, është rikthyer me një projekt të ri, i cili titullohet “Precious” dhe është publikuar pak ditë më parë. Kënga e saj është pritur shumë mirë jo vetëm nga publiku dhe fansat e saj, por edhe nga kolegët, të cilët nuk i kanë kursyer vlerësimet në rrjetet sociale. Ndërkohë Anxhelina ka marrë mbështetje në Instagram edhe nga Kim Kardashian.

Po pikërisht kështu, pjesëtarja e famljes Kardashian ka ndarë me 194 milionë ndjekësit e saj, këngën “Precious”, duke i “treguar dashuri” Anxhelinës, të cilën e njeh si mikja e ngushtë e artistit të make up, Ariel.

Sigurisht që këngëtarja shqiptare është shprehur shumë e lumtur për postimet e Kim, duke e quajtur “Mbretëresha e botës” dhe duke i thënë që e vlerëson shumë mbështetjen e saj.

Po ashu Anxhelina i drejtohet Kim Kardashian, teksa i tregon se i është tepër mirënjohëse për publikimin dhe shprehet se ajo ka bërë gjëra të mrekullueshme me të gjitha sipërmarrjet ku është përfshirë, teksa fjalët e Ariel por edhe sytë e publikut dëshmojnë se është një person me zemër të bukur. Në fund ajo nuk harron ta falenderojë edhe një herë, e lumtur si një grua ndihmon një tjetër.

E tradhëtoi me Miss-in më të re, gruaja i merr gjysmën e pasurisë miliarderit

Beteja ligjore mes oligarkut rus Farkhad Akhmedov dhe bashkëshortes së tij, ka qenë prej kohësh në vëmendjen e mediave të Britanisë së Madhe ku cifti është vendosur prej kohësh.

64 vjecari i martuar ishte lidhur prej kohësh me një mbretëreshë bukurie që ka pothuajse gjysmën e moshës së tij, me të cilën tani ka lidhur kurorë e ka dhe tre fëmijë.

Detajet e lidhjes së pretenduar të dashurisë mes Akhmedov, dhe bjondes mahnitëse, Anna Adamova, 37, u zbuluan nga djali i tij Temur Akhmedov në një deklaratë të paraqitur tani në Gjykatën e Lartë të Londrës. Temur po lufton në gjyq në krah të të ëmës, 48 vjecares Tatiana Akhmedova, e cila pretendon se lidhja e të shoqit me Miss-in ka nisur që gjatë kohës kur ata ishin të martuar, ndërsa thotë gjithashtu se ai e fshehu të vërtetën e pasurisë së vet gjigande, në mënyrë që bashkëshortja të mos merrte 453 milionë paundët që pretendonte.

Nik Xhillaj thotë se babai nuk i foli për 6 muaj kur la shkollën dhe rrëfen rrugën e aktrimit

Nik Xhelilaj, pas një mungese të gjatë në mediat dhe ekranet shqiptare, u rikthye mbrëmjen e djeshme në Top Albania Radio, në emisionin “Pardon my French”. Aktori i njohur tregoi për Jonida Aliçkollin dhe Kejvin Kalon detaje të pazbuluara më parë nga fëmijëria e tij, arsyen pse e vazhdoi aktrimin dhe projektet e tanishme e ato që pritet të dalin.

Niku rrëfeu se në moshën 14 -vjeçare prindërit e kishin dërguar në një shkollë ushtarake në Turqi, eksperiencë që nuk zgjati shumë pasi ai vendosi të largohej pas pak kohësh e kjo gjë u bë shkak që i ati të mos i fliste për 6 muaj.

“Kam qenë 14 -vjeç kur shkova në Turqi, kujtoja se kishte qenë ideja vetëm e babit që të shkoja atje, por tani në pandemi kur isha në Shqipëri në mars, para se të ikja më thotë mami “Jo jo… unë aplikova emrin tënd…” edhe që të më vinte nga mami kjo surprizë nuk e dija, paska qenë mami fajtore… Në ato vite më kujtohet rruga që bëja nga Pallati Kulturës deri në Stamboll me autobus në ’97-98. Gjithsesi unë e lashë shkollën, vetëm 4 muaj qëndrova dhe ika, e kisha të vështirë se isha i vetmi që vija nga Tirana, djemtë e tjerë shqiptarë ishin nga rrethinat. Pas këtij vendimi për 6 muaj nuk më ka folur babai. Ai blinte biletën (50 dollarë) çdo të dielë që të nisesha të hënën për Stamboll, e ruante poshtë jastëkut..– tregoi Xhelilaj me nota humori, por duke zbuluar edhe sakfirificat që i ati bënte në atë kohë në mënyrë që ai të shkonte në Turqi dhe të merrte drejtimin ushtarak.

Kështu ai zgjodhi që të ndiqte rrugën e artit dhe të bëhej aktor, megjithëse edhe këtë në një moment ka qenë gati për ta braktisur. Niku tha se kishte qenë gati për t’u larguar nga shkolla e aktrimit, në momentin kur Pirro Milkani e kishte zgjidhur për të luajtur rolin protagonsit në “Trishtimin e Zonjës Shnajder”. Kishte qenë një kinoprovë në Akademi nga ku regjizori e kishte zgjedhur , edhe pse vetë aktori kishte qenë pesimit dhe kritik për atë që kishte bërë, e ndërsa portreti i tij po ashtu ishte zgjedhur edhe nga aktorja protagoniste.

Në kohën që filimi ishte duke u realizuar, Xhelilaj tha se i ksihte pëlqyer shumë atmosfera dhe puna në setin e filmit, por kur e kishte parë veten për herë të parë në rol nuk e kishte pëlqyer aspak. Gjithçka ndryshoi në premierën e filmit kur pedagogë të tij si Birçe Hasko e të tjerë aktorë të njohur shqiptarë e kishin komplimentuar dhe vlerësuar. Prandaj ai ja di për faleminderit profesor Milkanit që i dha mundësinë në atë projekt dhe e bëri të vendoste përfundimisht që të vazhdonte aktrimin.

Melania Trump u bën surprizë fëmijëve në spital, por sërish bën një gabim të pafalshëm

Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump, si traditë të përvitshme për Krishtlindje ka vizituar Spitalin e Fëmijëve në Ëashington, ku i lexoi një libër pacientëve të vegjël. E ulur pranë një peme Krishtlindjesh, Melania lexoi një histori të librit “Oliver the Ornament Meets Marley and Joan and Abbey”.

“Është e mrekullueshme të jem këtu. Ky është një nga eventet e mia të preferuara në fundvit”-tha Melania duke përshëndetur në veçanti një pacient.

“Përshëndetje të gjithë pacientëve që po na ndjekin dhe një përshëndetje të veçantë për Kellan, shpresoj të jesh mirë, qëndro i fortë dhe vazhdo lufto”-i tha Melania.

Melania hyri në spital me një maskë, por e hoqi kur nisi të lexojë librin, një veprim që u kritikua nga ata që e vunë re, sidomos në një kohë të tillë ku shifrat e të infektuarve me koronavirus janë në rritje.

Një zëdhënës i spitalit tha për CNN se rregullat nuk kërkojnë që dikush të vendosë maskë kur mban fjalim, për më tepër askush nuk ishte pranë Melanisë.

Unaza e këngëtares bëri lëmsh gjithë rrjetin, por përse?

8 muaj më parë Lana Del Rey i dha fund lidhjes me Sean Larkin, por shumë shpejt këngëtarja me stilin unik gjeti dashurinë sërish. Mediat e huaja raportojnë se Lana është fejuar me të dashurin e saj aktual, Clayton Johnson.

Burime bënë të ditur se muzikanti i ka propozuar Lanës dhe ajo ka pranuar. Kështu konfirmohen edhe lajmet që prej ditësh kanë qarkulluar në media, pasi këngëtarja u pa me një unazë diamanti në gishtin e martesës.

Fansat dyshojnë se Lana mund të jetë fejuar që muajin e kaluar, por këngëtarja po tregohet shumë diskrete për këtë pjesë. Mesa duket ndarjet, bashkimet, lidhjet dhe thashethemet për jetën e saj private e kanë lodhur Lanën, e cila ka vendosur që jetën private tani e tutje ta ruajë sa më hermetike.

Tom Cruise shan dhe i bërtet stafit të filmit të ri: Do t’ju heq të gjithëve!

Tom Cruise ka qortuar stafin e filmit “Mission Impossible 7”, për shkak se kanë neglizhuar rregullat anti-covid. Në një audio të publikuar nga mediat e huaja, Cruise dëgjohet duke i folur rreptë stafit dhe me të drejtë pasi ata nuk kishin ruajtur distancën.

“Në Hollywood po bëhen filma për shkakun tonë, sepse besojnë tek ne dhe ajo çfarë bëjmë! Jam duke folur në telefon me çdo studio, kompani sigurimi, producentë dhe ata na kanë shembull ne. Ne po mbajmë me punë mijëra njerëz o ‘motherfuckers’. Mos ta shoh më këtë që ndodhi sot! Kurrë më! Nëse shoh që ndodh sërish…jeni të pushuar. Nuk ka falje. Këto thuajani njerëzve që po humbasin punët e tyre dhe bukën e gojës sepse industria jonë po mbyllet. Këtë mendoj çdo natë, të ardhmen e kësaj industrie. Kështu që nuk i pranoj faljet tuaja. Unë e bëra timen, ju thashë, nëse nuk e zbatoni, përjashta! Ne nuk do e mbyllim këtë dreq industrie! Morët vesh? Jam i qartë? E kuptuat çfarë dua? E kuptoni përgjegjshmërinë që keni? Sepse nëse nuk keni logjikë, jeni të pushuar. Kaq po them!”-mësohet të ketë thënë Cruise.

Përse Ledri dhe Sara vendosën ta quajnë vajzën e tyre Poem Blu?

Ne nuk e dimë nëse mes Sarës dhe Ledrit ka ndodhur, ndoshta, një histori e ngjashme si ajo e Alban Dudushit dhe Bieta Sulos. Meqenëse nuk ranë dakord për zgjedhjen mes Kroi dhe Art, vendosën ta pagëzojnë djalin me të dy emrat. Edhe nëse ka qenë kështu apo një zgjedhje unanime, Poem Blu Vula, pa asnjë dyshim, do të jetë e veçantë po aq sa edhe emri me të cilin prindërit e kanë pagëzuar.

Nuk është gjë e re që personazhet e njohur, prindërit e rinj, të mundohen të gjejnë një emër të veçantë për fëmijën e tyre që të mos e ketë askush. Ose, të paktën, ata që ta kenë në botë, të numërohen me gishtat e njërës dorë. Por edhe që një pjesë e mirë e tyre, edhe shqiptarë, kanë nisur tashmë të jenë më kreativë në zgjedhjen e emrave, nuk është gjithashtu gjë e re. Bëjnë bashkime kuptimesh dhe emrash që rrallëherë mund të jenë dëgjuar.

Si Ledri dhe Sara. Të sapobërë prindër, reperi i njohur dhe partnerja e tij janë pjesë e grupit të personazheve që kanë menduar një emër të veçantë për vajzën e tyre të sapolindur.

Nëse një pjesë e mirë e jona mendonte se Ledri do të zgjidhte një emër tipik shqiptar, si shumë personazhe të tjerë të njohur në Shqipëri e sidomos në Kosovë, në fakt jo. Edhe këtu Ledri tregoi se është modern, ndaj edhe zgjodhi një emër unik dhe, mbi të gjitha, universal.

Po pse Poem Blu, ç’është ky emër?

Poem është një emër unik për vajza që nuk përdoret gjerësisht. Por është një zgjedhje e bukur. Zakonisht, kjo zgjedhje u shkon për shtat njerëzve artistë (s’kishte si të ndodhte ndryshe), të cilët kreativitetin e kanë pjesë të jetës. Ky emër vajze të kujton edhe emra të tillë universalë si Naomi dhe Poppy. Gjerësisht për vajzat, Poem ka kuptimin “gur i çmuar”. Është një emër arti dhe, si i tillë, paraprin jetën e asaj që e mban.

Blu, ndryshe njihet edhe si “gift from god”, dhuratë nga Zoti.

Është gjithashtu një emër kreativ, i cili nuk përdoret gjerësisht. Forma më e shpeshtë e këtij emri te vajzat është Blue, që zakonisht është paraprijës i një emri tjetër.

Blu përdoret në disa gjuhë të botës në variante të ndryshme si Blue ose Bleu. Shumë prindër të njohur madje, e kanë zgjedhur si emër për fëmijët e tyre për të shoqëruar emra të tjerë të veçantë. Blu është edhe ngjyra e preferuar e shumë njerëzve, duke qenë edhe ngjyra e natyrës, ujit dhe qiellit.

 

Ellen DeGeneres flet për dhimbjen e tmerrshme të shpinës gjatë kohës që është e infektuar me Covid19

Ellen DeGeneres foli për një nga simptomat e saj të koronavirusit, pasi ajo doli pozitive. Drejtuesja e një prej emisioneve më të njohura ‘Ellen TV Shoë’, 62 vjeçe, u dha fansave një azhurnim mbi gjendjen e saj të mërkurën, duke ndarë  një video ku ajo thotë se ndihet 100% mirë, si dhe u vuri në dukje që dhimbja e mundueshme të shpinës është një simptomë, midis atyre që janë diagnostikuar me virusin e frymëmarrjes.

“Përshëndetje të gjithëve, thjesht dua të them faleminderit për të gjitha urimet. Unë ju vlerësoj shumë,” tha DeGeneres. “Po ndjehem 100%. Ndihem vërtet mirë”. “Një gjë që ata nuk ju kanë thënë është se ju keni, disi, dhimbje torturuese të shpinës,” vazhdoi ajo, duke shtuar se nuk e dinte që kjo ishte një simptomë.

Ajo tregoi për herë të parë për diagnozën e saj të koronavirusit të enjten, duke ndarë në një deklaratë në mediat sociale se ajo ishte pozitive për Covid-19.

“Për fat të mirë, tani jam mirë,” shkroi ajo në një mesazh në Tëitter. “Kushdo që ka qenë në kontakt të ngushtë me mua është njoftuar dhe unë jam duke ndjekur të gjitha udhëzimet e duhura të CDC.”

Shfaqja Ellen DeGeneres ishte xhiruar pa një audiencë në studio dhe me një përzierje të ftuarish të famshëm virtualë, që nga sezoni 18 që u shfaq në shtator.

 

2020-ta solli pasuri për këto Vipa, publikohet lista e më të pasurve të këtij viti

2020 mund të ketë qenë një nga vitet më të vështira për shumë shtete e familje, nisur nga pandemia Covid-19, por jo për yjet botëror të botës së sportit dhe artit. Edhe këtë vit ata kanë arkëtuar në llogaritë e tyre shuma marramendëse, duke shtuar edhe më shumë zerot.

Sipas “Forbes”, ky vit mban emrin e Kylie Jenner, të cilën e rendit të parën me 590 milion dollarë fitime, falë linjës së saj kozmetike. Nga shitja e 51% të aksioneve të kompanisë së saj ‘Kylie Cosmetics tek Coty’. ,Rastësisht, kunati i 23-vjeçares, Kanye West, renditet i dyti me 170 milion dollarë. Këtë gjë ai duhet t’ia atribuojë partneritetit të tij me Adidas. Pa lënë pas edhe fitimet në muzikë e biznese të tjera.

Nuk mungojnë as sportistë e ndryshëm, si: Roger Federer, Cristiano Ronaldo, Lionel Messi, Neymar dhe LeBron James. Më poshtë janë 25 personat që kanë fituar më shumë para këtë vit:

  1. Dwayne “The Rock” Johnson $87.5 million

  1. LeBron James $88.2 million

  1. Howard Stern $90 million

  1. Neymar $95.5 million

  1. Tyler Perry $97 million

  1. Lionel Messi $104 million

  1. Cristiano Ronaldo $105 million

  1. Roger Federer $106.3 million

  1. Kanye West $170 million

  1. Kylie Jenner

Tayna vazhdon të ndërrojë çdo ditë flokët, shfaqet me pamjen e re

Ose Tayna është komplet e pavendosur për pamjen e saj ose i pëlqen shumë që të eksperimentojë! Le të pranojmë që nisur nga faktet, peshorja anon pak më shumë nga ana: “I pëlqen që të eksperimentojë.”

Këngëtarja siç është në një foto, nuk është në një tjetër, duke u shfaqur gjithmonë e më sexy! Ndryshimin drastik ajo e bën kryesisht me flokët, që për hir të së vërtetës kanë një impakt shumë të madh në ndryshimin e imazhit të një personi.

Së fundmi Tayna ka publikuar një video në llogarinë e saj në Instagram ku shfaqet sërish me një model të ri flokësh. Këtë herë përveç ballukeve, ajo ka ndryshuar edhe gjatësinë e flokëve, duke i prerë deri tek qafa.

Nuk e dimë nëse ky ndryshim në look përkon edhe me projektin e saj të ri, apo thjesht Tayna kishte nevojë për eksperimentin e radhës. Kujtojmë se reperja ka bërë me dije se të enjten në orën 20:00 do publikohet kënga e saj e re.

 

 

 

Zayn Malik shfaqet në publik me një pamje drastike pas lindjes së vajzës me Gigi Hadid

Zayn Malik duket se ka përqafuar trendin “New year, new me” pak para kohe. Ish-anëtari i One Direction është fotografuar së fundmi për herë të parë pasi u bë baba dhe duket se paska ndryshuar look.

Gjatë daljes së tij në Neë York City, këngëtari i “Better” nuk njihej pothuajse fare pas këtij ndryshimi. Transformimin e tij madhor përfshin jo vetëm ndryshimin e ngjyrës së flokëve, por modelin, duke u shfaqur me të ashtuquajturin modeli “mini-mohawk”. Edhe pse nuk dihet me siguri se kur Zayn ka bërë këtë ndryshim, ai duket totalisht ndryshe.

Gjatë Halloween, Gigi ndau foton e saj të parë familjare me këngëtarin dhe vajzën e tyre të porsalindur. Në atë kohë, Zayn tregoi kostumin e tij të frymëzuar nga Harry Potter ndërsa mbante në krahë të voglën e tyre. Asokohe ai shfaqej me flokë të zeza.

Kjo nuk është hera e parë që Zayn bën flokët bjond. Në mars 2018, vetëm një javë pasi ai dhe Gigi u ndanë, këngëtari i “Pillowtalk” debutoi me flokë me hije platin.

Sidoqoftë, nëse ka një gjë që njerëzit e dinë për këngëtarin, është se ai po shijon në maksimum të qenurit baba.

Kiara Tito tashmë ka simpati për Young Zerkën dhe ndoshta mund të lidhen bashkë

Një takim romantik në formën e një loje mes Kiara Titos dhe Young Zerkës në “Shiko kush luan”, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Menjëherë pas transmetimit të emisionit nisën zërat se në fakt mes tyre kishte lindur vërtetë diçka, por e ftuar në “Roped Ëith Olsi”, Tito tha se ishte e gjitha një shaka.

“Në fakt ajo nisi aty ku ishim të ftuar jo se kishim diçka konkrete. Nisi si lojë dhe tek videoja e lojës sonë kam lexuar komente “Janë super çift”, “Duket që e pëlqejnë njëri-tjetrin” dhe fillova ta shihja realisht Zerkën me një tjetër sy gjatë kohës që po shikoja videon.(qesh) Nuk ka lindur gjë jo. Ishte thjesht një lojë”, u shpreh Kiara.

Ndërkohë ditëne  sotme e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, moderatorja ka treguar se ajo nuk e kishte takuar kurrë më parë këngëtarin. Kiara tha se mendonte se ai ishte shumë mendjemadh, por ndërroi opinion sapo u njoh me të.

“Nuk kemi asgjë. E kam njohur në atë puntatë të Luanës dhe fitova simpati për të, ishte një djalë shumë i edukuar. Deri diku kisha menduar se ka tangërllik, siç ndodh me personazhet, por asnjëherë nuk e kisha takuar, por kur e pashë live më gjuajti me top dhe më vrau tek gishti dhe më erdhi dhe më dha një përqafim”, tregoi Kiara për njohjen me Zerkën.

Gjithashtu moderatorja foli për infektimin e saj me Covid-19 dhe shpjegoi se pjesa më e vështirë për të kishte qenë menaxhimi i anës psikologjike. Ajo tha se frika më e madhe ishte se mund të infektonte gjyshërit e saj, mirëpo gjatë kësaj kohe është kujdesur shumë për ta duke i ruajtur në maksimum. Kiara shprehu hapur dëshirën për t’u rritur akoma më shumë profesionalisht dhe për të blerë në të ardhmen një shtëpi të sajën.

Familja e Ledrit i bëjnë pritjen më të ëmbël mbesës së tyre

Dy ditë më parë, Ledri Vula dhe Sara Hoxha u bënë prindër për herë të parë. Pritja e ëmbël dhe kaq shumë e gjatë mori fund dhe Sara solli në jetë vajzën e parë të çiftit.

Vetë Ledri ndau me ndjekësit e tij në Instagram një foto emocionuese ku kishte shtrënguar dorën e tij me të Sarës, ndërsa komentet e urimit për çiftin ishin të pafundme.

Kjo është mbesa e parë për prindërit e Ledrit, të cilët i kanë bërë pritjen më të ëmbël bebushes që ka ardhur në jetë. Ata i kanë përgatitur një tortë ku shkruhet “Mirë se erdhe”, zbukuruar me një kukull bebe, një karrocë dhe një trëndafil ngjyrë rozë.

 

Butrint Imeri gati të sjell këngën e re me modelen super seksi

Butrint Imeri ka gati projektin e shumëpritur “Phantom” dhe ka paralajmëruar se do të vijë më shpejt nga ç’e mendonim. Mbrëmjen e sotme këngëtari ka ndarë në Instagram trailer-in e këngës dhe ka zbuluar se çfarë duhet të presin fansat e tij. Butrinti ka zbuluar se për këtë projekt ka bashkuar forcat me modelen dhe aktoren superseksi nga Peja, Arta Nitaj. Në videoklipin e shkurtër, Arta shihet brenda një vaske teksa bën disa lëvizje sensuale.

“Shijen bonbon ama helm je! Phantom”, ka shkruar Imeri përkrah videos duke përmendur në postim Artën.

Më pas në komente ai ka zbuluar se kënga do të vijë më shpejt nga ç’mendojmë. Mesa duket Butrinti ka vendosur ta mbyllë këtë vit me një hit tjetër, që do të jetë goxha ritmik. Në fakt kjo pjesë e këngës “Phantom” u zbulua që në verë nga modelja shqiptare, Dorina Gegiçi, e cila publikoi një video duke kërcyer nën ritmet e saj.

Pas ribashkimit, Mozzik dhe Loredana marrin një tjetër hap të rëndësishëm për lidhjen e tyre 

Mozzik dhe Loredana janë një nga çiftet më të dashura të publikut. Edhe pasi u ndanë të gjithë donim t’i shihnim sërish bashkë. E tani që janë bashkë mezi presim të mësojmë detaje të reja rreth tyre.  Që patën një krisje dhe u ndanë për disa kohë këtë e dimë, por a u divorcuan Mozzik dhe Loredana?

Asnjëri prej tyre nuk ka folur rreth kësaj pyetje dhe nuk dimë të themi nëse ata janë martuar sërish pas ribashkimit apo jo. Pak ditë më parë fansat kanë kapur një detaji tepër të bukur. Bëhet fjalë pikërisht për një unazë në gishtin e Loredanës…në fakt në gishin e martesës. Për më tepër është një unazë rreth, tipike unazë martese, dhe nuk ngjason me aksesorët e zakonshëm dhe kaq ka mjaftuar që fansat të aludojnë se ndoshta ia ka dhuruar Mozzik ose reperja ka rivendosur unazën e martesës. Ajo postoi një video në Instastory ku shihej në makinë duke pirë cigare, por gjithë vëmendjen e mori unaza e saj të cilën nuk ia kishim parë më herët.

Pas këtij detaji, duket se çifti ka marrë një tjetër vendim të rëndësishëm së fundmi ata kanë nisur të bashkëjetojnë sërish në Gjermani. Nuk ka ende detaje se kur ka rinisur bashkëjetesa e tyre, por risjellim në vëmendje se gjatë karantinës Mozzik ishte në Kosovë.

Mozzik dhe Loredana konfirmuan zërat për ribashkim disa javë më parë në publikim e pjesës së parë të dokumentarit të Loredanës ku u shfaq edhe Mozzik. Në videon e publikuar në rrjetet sociale ata shihen krah njëri-tjetrit të lumtur dhe tepër të qetë ndonëse nuk kanë dhënë detaje se kur janë ribashkuar dhe si arritën të hidhnin pas problemet.

Reperi shprehet në një moment se:

Sa i përket ndarjes që ka ndodh më shumë e kanë bërë mediat, gazetat që kanë shkrujt. Kanë fol e shkrujt gjithçka.Mendoj se gjithçka që na ka mbajt bashkë është se kena jetu shumë sene bashkë.”

 

Fantazmën nuk mund ta kapni, Stresi vazhdon të kërkohet nga Policia shqiptare

Stresi ishte ndër të parët që organizoi protestën për vrasjen e Klodian Rashës, por ka vendosur të tërhqiet. Gjatë një videoje live në Instagram, reperi është shprehur se nuk do të përfshihet më në të dhe se mund ta vazhdojë kush të dëshirojë.

Ai rikthesoi se e ngriti vetë këtë kauzë kaq të madhe se tani ka vendosur që të mos e vazhdpjë më tej. Stresi nuk e tregoi se çfarë e shtyu drejt këtij vendimi, por u shpreh se hallet e familjes së tij i di vetëm ai dhe askush tjetër. Ndërkohë reperi tha për të disatën herë se nuk ka pasur qëllime politike pas kësaj proteste, duke qenë se është akuzuar se e ka organizuar në emër të Partisë Demokratike.

Me një video nga shtëpia e tij ai tha se rrezikon burgun dhe se është ende në arrati, pasi është shpallur në kërkim nga policia. Reperi është larguar nga lagjia e tij për t’i shpëtuar policisë, të cilës i ka bërë thirrje disa herë në rrjete sociale.

Në një video live në Instagram, Stresi është shprehur se nuk ka pse t’i kërkojë ndjesë policisë, ndërsa ironizon duke i thënë policëve që ta gjejnë në Youtube.

“Unë nuk jam në Shqipëri e dashur polici shqiptare dhe as nuk e tregoj se ku ndodhem. Kështu që mos rrini tek lagjia ime 30 policë duke fjet gjumë sepse kam kamerat e pallatit. Mos hidhni përgjuesa në ballkon, e keni të kotë fantazmën nuk mund ta zini kurrë. Nëse më kërkoni mua se ku jam, futuni në Youtube dhe del fytyra ime.Mos rrini në lagjen time sepse unë nuk iu kam bërë gjë. I keni të gjitha videot dhe prandaj jeni duke plasur se nuk mund të gjeni gabim në atë protestë. Thjesht unë jam organizator i asaj proteste të parë dhe që hapi kauzën kundra shtetit që na kanë vrarë shokun dhe munden me na vrarë prap.”- ka thënë reperi.

E gjeni sa vjet i bën Tolgahan Sayisman? Almenda Abazi i bën urimin më të bukur

Tolgahan Sayisman feston sot ditëlindjen dhe gjeni pak se sa vjeç mbush? Ju sigurojmë se do e keni të vështirë e madje do habiteni kur të mësoni moshën e tij.

Aktori turk, që është bërë shumë i njohur përmes disa serialeve të suksesshëm, bën sot 39 vjeç. Në këtë ditë speciale ai ka marrë një mesazh tepër të veçantë urimi nga bashkëshortja e tij, Almeda Abazi. Bukuroshja shqiptare ka ndarë në rrjete sociale një nga fotot e tyre më të bukura, në të cilat shihen duke u puthur bashkë teksa lundrojnë në det të hapur me anije.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës sime… jemi me fat që të kemi në jetët tona. Babai më i mirë! Të duam përgjithmonë”, ka shkruar Almeda përkrah fotos.

Dhuratën më të bukur për ditëlindje, Tolgahan e mori disa ditë më parë kur mësoi gjininë e fëmijës së dytë që presin të vijë në jetë. Çifti do të bëhen prindër të një vajze dhe aktori ishte ai që mbeti më i surprizuar kur mësoi këtë lajm të bukur.

Kujtojmë se përveç fëmijës që po presin, ata të dy janë prindër edhe të një djali 1-vjeçar.

Ledri Vula dhe Sara Hoxha na zbukurojnë mëngjesin me fotot e vogëlushes së tyre

Tre ditë më parë, reperi Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha morën në duar bekimin e tyre të parë. Sara solli në jetë vogëlushen që kaq shumë e kishin pritur, të cilën e pagëzuan me emrin Poem Blu.

Dyshja nuk na e kurseu në rrjete sociale portretin e të voglës, që u kthye menjëherë në bebushin më të komentuar në Shqipëri e Kosovë.

Komentet e urimit për dyshen ishin të panumërta, ashtu si dhe komplimentat për të voglën bukuroshe. Poem është kthyer në personazhin kryesor në llogarinë e mami Sarës dhe babi Ledrit. Sot, Sara ka ripostuar disa foto të portretit të ëmbël të bebushes së saj, e cila na e zbukuroi të gjithëve mëngjesin.

Si ju duket, cilit prej prindërve i ngjan më shumë vogëlushja?

Presidenti i Francës Emmanuel Macron, infektohet me Covid19

Presidenti francez Emmanuel Macron ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmi është bërë me dije pak minuta më parë nga një njoftim i presidencës franceze, ku thuhet se Macron pasi ka shfaqur simptpma, ka bërë testin që ka rezultuar pozitiv dhe tashmë ndodhet i izoluar, duke marrë shërbimet e nevojshme mjekësore.

Njoftohet se Macron ka shfaqur simptoma të lehta dhe do të qëndrojë i izoluar për shtatë ditë, ndërsa punën do e vijojë nga jashtë zyrave presidenciale.

Nuk është vetëm Rita Ora, të famshmit e huaj që thyen rregullat kundër pandemisë

Lajmi se Rita Ora theu rregullat anti-covid duke organizuar një darkë mes miqsh për ditëlindjen e saj bëri bujë në mediat e huaja gjatë këtyre ditëve. Madje këngëtarja pagoi gjobë dhe kërkoi falje publike. Mirëpo nuk është Rita e vetmja që theu masat, ndonëse për të u bë shumë zhurmë.

Në nëntor, edhe P Diddy organizoi një festë për 51-vjetorin e tij duke ftuar personazhe të njohur e duke postuar video në Instagram. Reperi u sulmua nga fansat, të cilët e quajtën “egoist”.

Kendall Jenner ishte një tjetër e famshme që në tetor, kur mbushi 25 vjeç organizoi një festë. Edhe modelja u sulmua, por e ëma Kris Jenner i doli në mbrojtje. “Njerëzit kanë opinione të ndryshme. E vetmja gjë që mund të bëjmë është të jemi të përgjegjshëm në mënyrën tonë dhe ne po e bëjmë”.

Motra e Kenallit, Kim Kardashian gjithashtu nuk pyeti për pandeminë duke ftuar njerëzit e saj të dashur në një festë në një ishull privat. Kim u kritikua jo vetëm nga fansat, por edhe nga personazhe të famshëm.

The Chainsmokers u sulmuan në Twitter pasi organizuan një koncert në korrik. Nga videot e publikuara, njerëzit nuk po mbanin distancën dhe shumica ishin pa maskë. Organizuesit e koncertit morën gjobë.

U largua për në Spanjë, por a do të kthehet sërish në vend? Ja çfarë thot Alban Ramosaj

Lajmi i largimit të këngëtarit të njohur, Alban Ramosaj ishte një lajm që sigurisht, na habiti duke marrë parasysh se po punonte për të sjellë projekte të reja. Mirëpo, prej muajsh tashmë Ramosaj është zhvendosur në Spanjë, ku po vazhdon jetën dhe projektet atje.

Mbrëmjen që lamë pas, Albani ka realizuar një seri pyetje-përgjigjesh, ku ka folur për qëndrimin në shtetin spanjoll dhe për projektet e reja. Një prej ndjekësve e ka pyetur këngëtarin nëse do të rikthehet sërish në Shqipëri apo do të qëndrojë atje përgjithmonë.

“Sigurisht që po, nuk është se shkova në një planet tjetër o njerëz”, – përgjigjet Albani. “Pastaj si dihet kurrë… ndoshta dhe kthehem [përgjithmonë] nëse nuk qëndrohet më këtej”.

Sakaq, në postimet e rradhës, këngëtari i “A më do” ka treguar se projektet e reja pret t’i publikojë vitin e ardhshëm.

Rona Nishliu bëhet nënë për herë të dytë

Rona Nishliu, me anë të një postimi në rrjetet sociale të pak momenteve më parë, ka bërë me dije lajmin se është bërë nënë për bërë nënë për herë të dytë.

Këngëtarja dhe partneri i saj janë bërë prindër të një djali, për të cilin kanë zgjedhur emrin Bardhyl. Bashkangjitur me foton ku duket vetë Rona me vogëlushi e sapo ardhur në jetë, ajo shkruan se kjo është një ditë e mrekullueshme, kur familjes së saj i është shtuar ai që tashmë është mbreti i zemrave të tyre.

Artistja në fund nuk harron të bëjë një urim për të gjithë fëmijët që vijnë në jetë gjatë ksaj kohe të vështirë pandemie.

Prezantuesja amerikane Ellen DeGeneres infektohet me Covid 19

Prezantuesja e njohur amerikane Ellen DeGeneres ka rezultuar pozitive me Covid-19. Lajmin e bëri të ditur vetë ajo me një postim në Tëitter në faqjen e emisionit të saj “The Ellen DeGeneres Shoë”.

“Përshëndetje të gjithë. Dua t’ju informoj të gjithëve se kam rezultuar pozitive me Covid-19. Për fat, ndihem mirë tani. Çdokush që ka qenë në kontakt me mua, është njoftuar dhe po ndjek çdo rregull. Do të shihemi sërish pas pushimeve. Ju lutem kujdesuni për shëndetin dhe ruani veten”-shkruan Ellen.

Ndërkohë prezantueses nuk po i shkon puna mirë as me emisionin. “Buzzfeed” raportoi sot se emisioni “The Ellen DeGeneres” ka humbur sponsorat dhe ka rënë shikueshmëria e tij.

 

 

U dobësua shumë për filmin e ri, George Clooney përfundon në spital 

Aktorët duhet të bëjnë shpesh sakrifica për rolet e tyre në filma dhe kështu i ka ndodhur edhe George Clooney-t. Për filmin “The Midnight Sky”, George duhet të mbante një dietë që i ka ndikuar në shëndetin e tij. Aktori është dërguar në spital me dhimbje të forta stomaku dhe është diagnostikuar me një problem serioz në pancreas. George ka humbur 11 kilogramë për rolin e tij si një mbijetues i një katastrofe globale. Aktorit iu desh të mbante dhe mjekër për këtë rol duke ndryshuar në mënyrë drastike pamjen.

“Mendoj se po përpiqesha më shumë se ç’duhet për të humbur peshë shpejt dhe nuk po kujdesesha për veten time. Më mori disa javë që të bëhesha më mirë. Ne ishim jashtë në mes të akullnajës në Finlandë, që na e bëri punën shumë më të vështirë”-tha aktori.

 

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla i japin fund beqarisë, martohen në mënyrë sekrete

Fisnik Syla dhe Fjolla Morina kanë qenë në qendër të mediave kohët e fundit pas zyrtarizimit të marrëdhënies së tyre. Sikundër u njoftua edhe gjatë kohës kur Fjolla dhe Fisniku u arrestuan, ku i fundit është baba i dy fëmijëve.

Kjo shkaktoi reagime të shumta në rrjet dhe kritikat ndaj këngëtares nuk munguan. Disa javë më parë erdhi edhe reagimi i Fisnikut, i cili me anë të një statusi në Instastory ka mohuar zërat që po qarkullojnë në rrjet.

Ai tha se martesa e tij ka përfunduar para njohjes me Fjollën, teksa e mbyll duke thënë se është shumë i lumtur me jetën e tij, duke konfirmuar lajmet se ai dhe Fjolla shumë shpejt do të martohen.

“Ish-martesa ime mori fund kohë më parë, para se Fjolla të bënte pjesë në jetën time. Fatkeqësisht lajmet e kota janë vetëm fjalë të kota. Ata bile nxorën edhe dy fëmijët e mi në foto, nëpër faqe të ndryshme. Do të vije koha kur këta gazetarë jo-profesionistë do të ndiqen penalisht për këto vepra të padrejta.”- shkruan ndër të tjera ai.

Së fundmi një lëvizje e papritur në Facebook ka ngjallur dyshime se ata janë martuar. Ajo ndryshoi statusin në profilin e saj zyrtar në këtë rrjet social, duke e bërë nga beqare në “e martuar me Fisnik Sylën”.

Komentet me urimet të shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve u kanë uruar çiftit jetë të gjatë dhe të lumtur bashkëshortore.

Nuk dihet nëse ata kanë organizuar edhe dasmë apo vetëm celebrim pasi deri tani nuk ka qarkulluar asnjë foto e tyre.

Prezantuesja e njohur doli kundër protestuesve në Tiranë, reperi Stresi e ofendon rëndë

Stresi është nga të paktat figura publike që ka qenë aktiv në protestën e organizuar ditën e djeshme, por edhe sot në Tiranë për Klodian Rashën.

Stresi u shpall mëngjesin e sotëm në kërkim nga policia për shkak të organizimit të protestës ditën e djeshme. Mbi reperin rëndojnë akuzat për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” “Kundershtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetesise publike” “ Shkaterrimit të pronës me zjarr” dhe” Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Ndërkohë ai ka shprehur revoltën e tij në rrjetet sociale për personat që i kanë dalë kundër siç ishte Baton Haxhiu, ose personat që nuk kanë qenë në protestë si Einxhel Shkira.

Kjo e fundit në një status në rrjetet sociale shkruante se nuk doli në protestë në respekt të dhimbjes së familjes së 25-vjeçarit. Më tej, Einxhel dënonte dhunën dhe shkatërrimet e kryera nga protestuesit në kryeqytet. Ndër të tjera ajo shprehet se nuk del në protestë për të shkatërruar qytetin e saj, por protestën e bën çdo ditë të jetës.

Kaq ka mjaftuar që reperi ta rishpërndajë  në Instastory shkrimin e saj duke iu krhyer me një fjalor krejt të papërshtatshëm, siç mund ta shihni në foto.

Einxhel ende nuk ka reguar rreth statusit të Stresit.

Ky i fundit është shfaqur pak minuta më parë në protestë teksa ka bërë thirrje për bashkim të qytetarëve edhe në rrjetet sociale ku shkruan “Sot si dje ne Oren 18:00 deri sa dikush te jap dorheqje ose …! aty JEMI dhe sonte #UnJamklodiani”.

 

Kjo është arsyeja pse Facebook dhe rrjetet tjera sociale u bllokuan sot

Aplikacionet e rrjeteve sociale në pronësi të Facebook, Instagram dhe Messenger kanë rënë për disa radhë. Sipas Doëndetector, që monitoron problemet në internet, aplikacionet e njohura nisën të shfaqnin problemet rreth orë 10:30 në mëngjes.

Më shumë se gjysma (52%) e mesazheve të raportuara në Messenger nuk mund te dërgohen e as të merren, ndërsa problemi më i madh i raportuar është ndërprerja totale e Facebook, duke zënë 41% të mesazheve të raportuara për këtë nga përdoruesit.

“Jemi të vetëdijshëm se disa përdorues kanë probleme në dërgimin e mesazheve në Messenger, Instagram dhe Ëorkplace Chat”, tha për mediat një zëdhënës i Facebook. “Jemi duke punuar për t’i kthyer gjërat në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur”.

Aplikacioni i mesazheve private të Facebook, Messenger, duket se po përballet me probleme të ngjashme edhe në Europë.

Pasi mori pjesë në protestën kundër vrasjes së të riut, Stresi shpallet në kërkim nga Policia

Pas përfundimit të protestës mbrëmjen e kaluar, Policia e Shtetit ka nisur proçedimet penale për personat pjesëmarrës në tubimin kundër brutalitetit të Policisë. Deri më tani janë arrestuar 3 persona si pjesëmarrës në protestë, ndërkohë 4 të tjerë janë proçeduar penalisht për shkak se kanë qenë të mitur.

Sipas njoftimit të Policisë, në Tiranë janë arrestuar Robert Poshnjari, Altin Koçi dhe Vilson Kulemani. Ndërkohë, në Durrës janë proçeduar edhe dy persona të tjerë për shkak se morën pjesë në protestën për Klodian Rashën. Nga ana tjetër, Policia bën me dije se është shpallur në kërkim reperi i njohur Stresi dhe 7 persona të tjerë.

 

VIP-at shqiptar reagojnë kundër vrasjes së 25 vjeçarit në Tiranë

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë ka ngritur në këmbë popullin shqiptar dhe një protestë e dhunshme u mbajt mbrëmë në kryeqytet.

25-vjeçari Klodian Rasha u vra nga një efektiv policie në zonën e Laprakës, në rrugën “Dritan Hoxha” rreth orës 1:45 të mëngjesit, ndërsa efektivi Nevaldo Hadëraj është prangosur 12 orë më pas. Polici ishte duke patrulluar në Laprakë, kur ka pikasur të riun i cili ishte duke lëvizur përtej afatit të lejuar nga autoritetet dhe i ka kërkuar të ndalojë. I riu nuk ka pranuar dhe polici e ka ndjekur të riun, e ka qëlluar duke e plagosur me dy plumba, një në kokë dhe një në shpatull.

Klodian Rasha ka ndërruar jetë në spital ndërsa familja mohoi ekzistencën e një arme në dorën e tij. Sipas të dhënave paraprake të ekspertizës, njëri prej plumbave e ka prekur 25-vjeçarin në pjesë e mbrapme të shpatullës dhe kjo i ka dëmtuar organet jetike.

Kërkimi i drejtësisë përshkallëzoi në dhunë mes qytetarëve dhe forcave të policisë, ndaj këngëtarja Jonida Maliqi ka dhënë një mesazh për këtë kaos të krijuar.

Jonida i kërkon qytetarëve të shmangin dhunën dhe të protestojnë paqësisht, sepse ajo e natës së mbrëmshme ishte një sjellje prej huliganësh.

“Ishte e tmerrshme ajo që i ndodhi Klodianit dhe jam e sigurt që drejtësi do të ketë, por pse të sillemi si huliganë në vend që të protestojmë paqësisht? Të djegim, të shkatërrojmë, të sillemi si kafshë…Kjo nuk është zgjidhje e problemit, kjo është injorancë.”- shkruan Jonida e revoltuar në InstaStory.

Gjithashtu moderatorja Fjoralba Ponari dha një mesazh të njëjtë për dhunën e përdorur gjatë protestës, duke u shprehur se nuk ishte aspak dakord.

“Dhuna gjeneron dhunë”- u shpreh ndër të tjera moderatorja, duke dhënë meazhin që dhuna nuk është zgjidhja e problemit.

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha ka prekur mbarë popullin shqiptar dhe këngëtarja e njohur Vesa Luma s’mund ta linte pa e dhënë një mesazh në rrjetet e saj sociale. Ajo ka treguar se i është këputur shpirti nga deklarata e babait të Klodianit, teksa i shpreh ngushëllimet e sinqeta familjarëve.

Mes personazheve të njohur të shoëbiz-it që kanë “dënuar” publikisht këtë ngjarje, ka reaguar edhe këngëtarja Olta Boka.

Ajo s’ka mundur dot ta shmangë për më gjatë lajmin e keq, duke i dedikuar një postim në InstaStory të riut që humbi jetën tragjikisht.

“U bëra kohë që e shmang lajmin e keq se më mërzit, por vrasja e Klodianit është më shumë se lajm i keq! Gjynah për atë filiz që iku padrejtësisht, për familjarët që iu këput një pjesë e shpirtit… Gjynah si je katandisur Shqipëri!”- janë fjalët e Oltës.

Këngëtarja e Rovena Stefa kërkon sensibilizim të artistëve për vrasjen nga policia të të riut Klodian Rashës. Ajo kritikon heshtjen atyre që bashkëpunojnë Erion Veliajn.

Në një postim në Facebook, Stefa shkruan se në këto ditë të zeza po vriten të pafajshmit. Postimi i plotë:

Drejtesi per Klodianin #unejamklodiani
Turp e faqe e zezë për të gjithë ata Vipsa Çipsa, që rrinë gjithë kohën duke bërë Giveaëay e në këto ditë të zeza që po vriten të pafajshmit, jo vetëm që nuk reagojnë, por në të kundërt të asaj që pritet më së paku nga një qënie humane e jo më nga një artist, merren si gjithmonë me plastikat e Lali Erit që shyqyr që zemërata e njerëzve të pastër, të pablerë dhe të painkriminuar nga dokrrat e kotësisë, i hodhën si zhele në tokë duke u çjerrë maskën e Hipokrizisë më të madhe që është parë gjatë dekadave të fundit, Atë të Pandemisë Kovidiane. Bravo @stresi e shumë bij nënash që ju shkatërruan fasadën fallco që ju mundoheni të shisni, shkëlqimin tuaj të rremë, përkundër popullit tuaj që sot vuan e përpëlitet për kafshatën e mjerimit.

 

John Legend nuk u reziston pozave seksi të gruas së tij, lë komentin pikant te fotoja e fundit

Këngëtari John Legend dhe partnerja e tij, Chrissy Teigen, janë një ndër çiftet më të ndjekur e të komentuar në rrjete sociale, të cilët s’e kanë aspak problem të tregojnë pa dorashka jetën e tyre. Dyshja ndan thuajse gjithçka me publikun, madje edhe komentet pikante ia bëjnë shpesh njëri-tjetrit në rrjete sociale.

Së fundmi, modelja ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram një foto shumë seksi ku shfaqet me të brendshme, ndërsa krahas saj shkruan: “Fuck it“. Gjithçka në rregull, deri në momentin që shohim komentin epik të John Legend, i cili s’i ka rezistuar dot pozës së partneres së tij.

“Mos të të vijë keq kur ta bëj”- shkruan ai, koment i cili ka habitur edhe vetë Chrissy-n.

Pak javë më parë, dyshja ndau lajmin më të dhimbshëm të jetës së tyre, abortin e fëmijës së tretë.

Ata pikëlluan ndjekësit me fotot e rrëfimin e tyre për fëmijën e humbur, ndërsa treguan se u bënë të fortë për njëri-tjetrin dhe dy fëmijët e tjerë.

 

Angela Merkel kryeson listën e grave më të fuqishme në botë, për të 10-tën herë

Forbes ndau renditjen e 17-të, të ‘Grave më të Fuqishme të Botës’, të cilat drejtojnë me zgjuarsi dhe shkathtësi vendet, komunitetet, institucionet në këto kohëra të trazuara moderne.

  1. Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, renditet në vendin e parë si gruaja më e fuqishme në botë për herë të dhjetë. Gjithashtu kjo është hera e 15-të që Merkel paraqitet në këtë listë.

2.Christine Lagarde

Presidentja e Bankës Qendrore Europiane.

3.Kamala Harris

E re në këtë list dhe në vendin e tretë, qendron Kamala Harris, e cila do të jetë Zëvendës Presidentja e parë grua, në SHBA.

4.Ursula von der Leyen

Presidente e Komisionit Europian

5.Melinda Gates

Melinda Ann Gates, filantropja amerikane dhe një ish-menaxhere e përgjithshme në Microsoft. Në vitin 2000, ajo bashkë-themeloi Fondacionin ‘Bill & Melinda Gates’ me bashkëshortin e saj Bill Gates, një organizatë bamirëse private më e madhja në botë që nga viti 2015.

Më e reja në moshë në listën e gjatë është këngëtarja e njohur, Taylor Swift.

 

Genc Prevulkaj infektohet me Covid 19, i shtohet listës së gjatë të artistëve që janë infektuar

Një tjetër emër i njohur i shtohet tashmë listës së personazheve publikë të prekur nga Covid-19. Këtë herë bëhet fjalë për një reper mjaft të dashur për publikun, Genc Prelvukaj.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Genci, i cili në një status në Facebook shkruan: “Pas gati një vit kujdes, masa mbrojtëse dhe shmangie sa më shumë nga kontaktet me njerëz, për fat të keq, pas disa shqetësimeve shëndetësore i jam nënshtruar testimit të Covid-19, me ç’rast kam rezultuar pozitiv!”

“Përkundër shqetësimeve jo të vogla shëndetësore, këtë betejë kam vendosur ta fitoj sa më parë.”, – përfundon reperi statusin e tij.

Dj Sardi tha se nuk do t’i luante kurrë këngët e Mozzik, por tani ndryshon mendje

Ndonëse nuk e tha asnjëherë arsyen pse zgjodhi emrin e reperit shqiptar, gjërat mes Sardit dhe Mozzik duket se kanë ndryshuar.

I ftuar në intervistat-episodike në kanalin e Youtube të Luana Vjollcës, Dj Sardi është pyetur se kë do të zgjidhte mes Getinjos dhe Mozzik, dj i njohur ka zgjedhur (sërish) emrin e Mozzik.

Nga ana tjetër, kur është vënë përballë Ronela Hajatit e Dafina Zeqirit dhe përballë Jonida Vokshit e Nevina Shtyllës, dj Sardi nuk ka zgjedhur asnjë nga emrat.

Kjo i shton akoma më shumë dyshimet se marrëdhëniet mes reperit dhe dj janë normalizuar, e jemi të lumtur për këtë.

 

Dua Lipa çon të dashurin e saj Anwar për të ngrënë fli dhe qebapë

Dua Lipa po përjeton prej disa kohësh një lidhje të forta dashurie me vëllain e dy motrave të famshme Bella dhe Gigi Hadid, Anwar. Përvecse babai i tyre, Mohamed Hadid është një milioner, Anwar vetë si model dhe personalitet teleiviz, ka në bankë 4 milionë dollarë në emrin e tij.

E ndërsa frekuentojnë padyshim restorantet më të mira të botës me ushqimin më të sofistikuar, Dua e ka cuar së fundi të dashurin e saj dhe disa miq në një restorant shqiptar në Neë York, për të provuar gatime tradicionale. Epo, vështië t`i rezistohet një pjate me suxhuk dhe bukës me qofte, apo flisë! Duket nga fotot që të gjithë kanë mbetur mjaft të kënaqur!

Rita Ora paska harruar që dikur ishte në lidhje me vëllain e Kim Kardashian, Rob

Qëlloka që një marrëdhënie e vjetër edhe mund të të fshihet fare nga kujtesa; Rita Orës të paktën i ka ndodhur. Këngëtarja e njohur e paska harruar fare që ka pasur një lidhje të shkurtër me Rob Kardashian në 2021-tën.

“Oh e kisha harruar fare. Ishte diçka e jetuar shumë shkurt. Isha shumë e re dhe ishte qejf. Mendoj se ka qenë realisht shumë gallatë. Kaq mbaj mend”, ka thënë ajo në një intervistë për  ‘The Sunday Times’.

Sipas “Daily Mail” sakaq, fundi I romancës së shkurtër të Ritës me Robin ishte koinciduar me disa postime të hidhura të tij në rrjetet sociale, ku në mënyrë jo të drejtpërdrejtë pretendonte se ajo e kishte tradhëtuar.

Vajza e Steve Jobs tashmë është një nga modelet më të reja në botë

Vajza e Steve Jobs është shndërruar në një zonjushë të mrekullueshme! Bjonde, e hollë dhe këmbë të gjata, Eve Jobs ka të gjithë gjasat që të kthehet në një modele të suksesshme.

Së fundi, 22 vjecarja debutuar në botën e modës me poza për një firmë kozmetike. Eve ka bërë reklamën e masave të fytyrës dhe buzëkuqit të firmës Glossier. Në foto ajo shfaqet e lyer shumë pak, duke treguar kështu bukurinë e saj natyrale.

Eve është studente e Stanford University, një prej shkollave me prestigjoze arsimore në SHBA. Por ajo nuk do ta trashëgojë pasurinë e madhe të të atit. Të paktën këtë deklaron e ëma, Laurene Jobs e cila tha për Neë York kohë pas vdekjes së të shoqit, se “ nuk i intereson rritja  e pasurisë nga brezi në brez”.” Fëmijët e mia e dinë këtë gjë. Steve nuk e donte dicka të tillë. Nëse jetoj mjaftueshëm, gjithcka do të mbarojë me mua”, u shpreh Laurene.

Kate Middleton dhe Princi William flejnë në krevate të ndarë, por ka një arsye

Kate Middleton dhe Princ William janë momentalisht në një tur brenda Mbretërisë së bashkuar. Udhëtimet nga njëri vend në tjetrin kanë bërë që dyshja të udhëtojë me tren, fakt ky që ka sjellë edhe disa situata jo shumë të dashura.

Sipas “What does it mean” Kate dhe William po flenë prej disa ditësh në krevate të ndara, përgjatë këtij turi pasi në tren nuk ka vend mjaftueshëm për krevate të mëdha.
Epo kujt ia merrte mendja se dhe dyshja mbretërore mund të kishte të tilla probleme? Besojeni ose jo Kate dhe William janë “ndarë” përkohësisht fizikisht dhe për këtë përgjigjet vetëm pallati mbretëror

Stafi i Mbretëreshës i revoltuar, dorëhiqen punëtorët që punonin më se 30 vite

Javë më parë në media qarkulloi një lajm, sipas të cilit stafi mbretëror në Sandringham ishte revoltuar për planet e mbretëreshës për Krishtlindje.

Korrespondenti mbretëror i The Express, Richard Palmer, raportoi në tetor se mbretëresha do t’i kalonte festat e fundvitit në Sandringham. Ai tha gjithashtu se kishte një revoltë në stafin e Pallatit, pas “përpjekjeve për t’i bërë ata të izoloheshin nga familjet e tyre”. Detajet në atë kohë ishin të pakta, por me sa duket madhëria e saj ishte “e tërbuar” pasi zbuloi se punëtorët po refuzonin të izoloheshin, në mënyrë që të mund t’i shërbenin mbretëreshës gjatë Krishtlindjeve.

Kështjella në Sandringham

Ndërsa së fundmi bëhet e ditur se kryekujdestarja e Pallatit Mbretëror, e cila ka punuar për mbretëreshën prej 30 vjetësh, është larguar nga puna si pasojë e kësaj drame. Lajmin e publikoi The Sun, duke raportuar se Patricia Earl ka dhënë dorëheqjen. Burimet për median britanike thonë se Earl u ndje në siklet pasi disa shërbëtorë refuzuan të izoloheshin për katër javë gjatë periudhës festive, në mënyrë që Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Philip të mund të qëndronin atje të sigurt për festa.

Për shkak të gjithë kësaj drame, Mbretëresha Elizabeth II tani do të qëndrojë në Kështjellën Ëindsor gjatë festave dhe kjo është hera e parë në 33 vjet që diçka e tillë ndodh. Ndërkohë, një zëdhënës i Pallatit Buckingham mësohet se tha për dorëheqjen e Earl se ishte një largim plotësisht miqësor.

Madonna bën tatuazhin e parë pas 62 vjetëve, ja çfarë bëri këngëtarja

Madonna, tashmë 62 vjeç, vendosi të bëj tatuazhin e saj të parë. “L.R.D.M.S.E” janë shkronjat e emrave të falimjes saj. Madonna është nënë e gjashtë fëmijëve: Lourdes 24 vjeç, Roço 20 vjeç, David 15 vjeç, Mercy 14 vjeç dhe binjakët, Estere dhe Stella 8-vjeçarë.

“Bojë për herë të parë”- shkroi këngëtarja në një postim, “Si një e virgjër”.

Ajo postoi foto në Instagram, të hënën në mbrëmje, duke dokumentuar çdo hap të procesit.

Capital T vazhdon të bëjë zhurmë me sherret me Mozzik

Në mes të zërave që flasin se i ka bërë diss Mozzik në freestyle e tij, dhe kunjave të vazhdueshme Capital T vijon me statuset e dyshimta në rrjetet sociale. Së fundmi në një Instastory ai ka shkruar: “Shumë zhurmë për asgjë”.

Nuk dihet se kujt i drejtohet ky status por fansat po mendojnë njëzëri: Mozzik (pikëpyetje) Ky i fundit dy ditë më parë solli bashkëpunimin e radhës me të vëllain Getinjo që po bën namin në rrjet. Projekti përmbledh dy këngë në një dhe titullohet “El Chapo”.

Deri më tani projekti numëron mbi 2 milionë klikime dhe pritet të na shoqëroj edhe në muajit në vijim si një hit.

E gjitha filloi në Gjoni Black, ku fraza e Capital T “Ma reper se ti është Lori” u mor si diss ndaj çiftit.

Më pas “konflikti” u zhvendos në rrjetet sociale, ku Loredana hoqi Capital T nga lista e personave që ndiqte kurse ky i fundit dhe Mozzik postuar një sërë statusesh që u dukën si kundërpërgjigje për njëri-tjetrin. Një ditë pasi lajmet morën dhenë Mozzik do shkruante:

Quhet respekt ajo që u mungon shumë njerëzve. Quhet punë ajo që me atë arrin gjithçka. Quhet para ajo që lakoj botën e njeriut. Urrejtja dhe dashuria. Pasunia dhe varfnia. Merita dhe Fati. Heshtja dhe zhurma. Mendja të qon shumë larg…por duhet edhe këmbët.

 

Maluma prezanton të dashurën e re të tij me familjen, çmendet ish e dashura

Prej javësh në media po shkruhet se e dashura e re e Malumës është Susana Gómez, e cila nuk është pjesë e botës së showbizit.Kolumbiani është fotografuar në Los Angeles me të dashurën e tij, ku u panë të veshur matchy-matchy me bluzë me kapuçë ku shkruhej edhe “Haëai”, titulli i këngës së Malumas që bëri namin.

Dhe këngëtari u sigurua që të vihej re se po takohej me të dashurën e re, duke e mbyllur përfundimisht kapitullin me Natalian dhe Neymar. Maluma e kishte kombinuar bluzën me pantallona të shkurtra të verdha dhe një palë atlete portokalli. Kurse Susan kishte veshur tuta gri, teksa tërhoqi vëmendje me faktin se mbante dorën në xhepin në pjesën e pasme të pantallonave të këngëtarit ndërsa shikonte telefonin e tij.

Aktualisht autori i hitit “Parce” po shijon disa ditë pushimesh nën shoqërinë e familjes së tij dhe që thuhet se është partneri i tij aktual. Susana ndau edhe një fotografi me nënën e këngëtarit, Mar Arias, në Instastoryn e saj duke shkruar “Si askush tjetër”.

Nga ana tjetër, Maluma ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij përmes llogarisë së tij zyrtare në Instagram se po shijon ditët më të mira në shoqërinë e të dashurve të tij. Mirëpo, deri tani nuk ka konfirmuar zërat mbi romancën e tij me Susan.

Mediat e huaja ndërkohë shkruajnë se Natalia nuk e ka pritur aspak mirë këtë foto dhe prezantimin e saj me familjen e Malumës.

 

 

Mozzik dhe Getinjo nisin sfidën më të re të internetit me këngën e tyre të re

Tre ditë më parë, dy vëllezërit e njohur të shoëbiz-it, Mozzik dhe Getinjo lançuan këngën e tyre të re të titulluar “El Chapo”. Kënga është kthyer menjëherë në hit dhe deri tani numëron 2.6 milion klikime në Youtube.

Cfarë tërhoqi vëmendjen gjatë videoklipit të tyre ishte kërcimi i dy djemve, i cili po kthehet edhe në sfidën më të re në Instagram. Vetë Getinjo ka ndarë një video të fansave, të cilët realizojnë kërcimin e famshëm dhe i fton të gjithë t’i dërgojnë video duke bërë këtë kërcim.

“Sfida “Mushu n’men”- shkruan reperi i cili gjithashtu i vendosi një emër këtij kërcimi. -“Na etiketoni dhe do t’ju ripostojmë”- vazhdon ai.

Epo, mos u habisni kur t’i shihni të gjithë duke kërcyer “Mushu n’men”!

 

Zëri është djali më i ëmbël, i dhuron lule nënës së tij Elitës me mëngjes

Moderatorja Elita Rudi është tepër e lidhur me vogëlushin e saj, Zërin, me të cilin ndan shpesh momente të ëmbla në Instagram. Zëri po rritet me dashurinë e madhe të dy prindërve të tij, të cilët i kanë mësuar gjithashtu të dhurojë dashuri, njësoj siç ka bërë edhe ditën e sotme.

Mëngjesi i Elitës ka nisur plot sheqer, pasi i vogli i ka dhuruar të ëmës një lule, siç mund ta shohim edhe në foton e dashurueshme që ka publikuar Elita. Duke buzëqeshur, ai i ka dhënë të ëmës lulen që kishte në dorë, ndërsa ky moment nuk i ka shpëtuar pa dokumentuar Elitës.

“Lidhja mes një nëne dhe të birit”- shkruan Elita krahas postimit që na i shkriu zemrat.

Së shpejti, Elita dhe Gjiko do të bëhen prindër për herë të dytë. I vogli i tyre, Zëri, do të bëhet shumë shpejt me një motër.

Dafina Zeqiri dhe DJ Geek janë çifti më ‘cool’ i Instagramit

Vetëm në pak kohë, Dafina Zeqiri dhe Dj Geek arritën të kthehen në kryefjalën e mediave për shkak të lidhjes së tyre të dashurisë dhe ndarjes sa hap e mbyll sytë.

Pavarësisht se deklaruan që s’janë më bashkë, gjasat që janë bashkë janë shumë të mëdha pasi dyshen e shohim gjithmonë bashkë dhe kështu të gjithë e kanë marrë të mirëqenë faktin se ata janë rikthyer në krahët e njëri-tjetritt. Sikundër na kanë zbuluar pak muaj më parë, Dafina dhe Geek janë të fiksuar pas atleteve! Madje, ata kanë nisur të veshin atlete të njëjta dhe janë “couple goals”. Ata vetë kanë publikuar një video të lezetshme në InstaStory, ku shfaqen të veshur matchy-matchy.

“Banda”- shkruan Dj Geek krahas postimit ku duken padyshim një çift super cool.

Të dy kanë treguar edhe më herët dollapet e këpucëve të tyre, të cilat i kanë plot e përplot me atlete. Pra, duket se ky fiksim i përbashkët i ka bashkuar akoma më shumë!

Ardian Bujupi u ngrin gjakun fansave duke publikuar foton nga ‘aksidenti’ me veturë

Së fundmi, këngëtari i njohur Ardian Bujupi u bë qendër e lajmeve rozë për shkak të “debatit” virtual që pati me Capital T, për çështje personale. Ndonëse asnjëherë nuk u mësua nëse dyshja u ballafaqua, të dy morën një “PR” shumë të mirë të vetes.

Para pak minutash, këngëtari ka postuar në Instagram një video ku shfaqet brenda një makine të aksidentuar, pa ndjenja, ndërkohë që dikush e filmon dhe tenton ta zgjojë.

Me siguri, kemi të bëjmë me një skenë të klipit të ardhshëm të Ardianit, por mezi po presim të shohim çfarë ka “kurdisur” këngëtari.

Soni Malaj tregon për herë të parë pse u nda nga burri italian dhe marëdhënien me partnerin e ri

Soni Malaj ka qenë gjithmonë nga ajo kategori e personazheve të shoëbizzit shqiptar që ka tërhequr vëmendjen e publikut edhe me jetën e saj personale, por edhe me karrierën. Ndonëse për këtë të fundit kemi pasur mjaftueshëm informacione vit pas viti, për të parën, Soni është treguar mjaft hermetike duke e mbajtur vetëm për vete dhe rrethin e saj të ngushtë.

Mirëpo, në një rrëfim me Ardit Gjebrean, Soni ka vendosur që të ndajë me publikun dhe ndjekësit e saj edhe pak nga jeta personale. E pyetur lidhur me ndarjen e bujshme nga Mirko, Soni ka treguar se ndryshe nga ç’thuhet lart e poshtë, nuk ka bërë as letrat dhe as pasaportën italiane teksa ishte me balerinin.

“Njerëzit ndonjëherë kanë shumë ideale patriotike ndoshta që tani të thëna mund të më duken dhe patetike dhe njerëzit nuk do e kuptonin dot. Nuk ka qenë as çështje tradhtie, por janë disa gjëra të tjera që thellë thellë janë më të mëdha [Liria]”, – shprehet Soni duke treguar edhe që mban akoma raporte korrekte me Mirkon për shkak të Anës.

Nga ana tjetër, këngëtarja e njohur ka folur edhe për Klevin, shpirtin e saj binjak siç e quan ajo.

“Me Klevin po bëjmë gati 6 vite së bashku, pavarësisht se ndoshta nga marrëdhënia paraardhëse, e kemi marrë dalëngadalë si marrëdhënie dhe pas 4 vite e gjysmë ne pastaj vendosëm të bashkëjetonim. Kemi më shumë se një vit që bashkëjetojmë”, – shprehet Soni. “Ajo çfarë unë vlerësoj tek Klevi, është sepse më ka pranuar me diferencat e mia, le të themi diferencën që unë bëj tek femrat e tjera me ato të mirat dhe të këqijat dhe prapë unë atij i dukem e mrekullueshme dhe mua për këtë më pëlqen, e vlerësoj shumë!”

Po si e përshkruan Soni partnerin e saj: “Ka tipin që vlerëson femrat që ia dalin vetë në jetë, që nuk kanë nevojë për atë mashkullin që t’i thotë ti je më e mira, që duhet ta shtyjë mashkulli apo t’i shtrojë rrugën mashkulli. Ka vlerësuar tek unë pavarësinë, karakterin dhe gjithmonë ia kam dalë vetë pa kompromise, kjo është ajo që ka vlerësuar më së shumti tek unë!”

Duket se Soni po përjeton aktualisht përrallën e saj të dashurisë dhe kjo duket çdo ditë e më shumë e ne shpresojmë që kjo histori të v azhdojë sa më gjatë.

Ronela Hajati kërkon vetëm një gjë nga dashuria: Ta duan mbrapsht njëjtë si ajo

Ronela nuk i ka kursyer disa emra kur është pyetur nga ndjekësit se me cilët artistë shqiptarë do bashkëpunonte pa asnjë dyshim. “Bashkëpunimet janë gjithmonë shumë të bukura, si në realizim, si në feedback ama 1. Flori Mumajesi 2. Dafina Zeqiri 3. LyricalSon janë të preferuarit në muzikën shqiptare”, ka shkruar Hajati.

Përveç muzikës, Ronela ka ndarë e disa detaje nga jeta sentimentale duke treguar nëse në dashuri merr apo jep më shumë. “Dashuria është gjëja më e pakomandueshme në jetë. Unë përpiqem ta kontrolloj shumë veten, ama kur të shkëlqejnë sytë lutesh vetëm të të duan mbrapsht se nuk e llogarit fare sa fal”, është përgjigjur Ronela.

Këngëtarja ka treguar gjithashtu se brenda këtij viti nuk do të sjellë më këngë të reja dhe se momentalisht është duke punuar edhe për albumin e saj muzikor, për të cilin ka nisur të përgatitet prej disa kohësh.

Patrisi duket se pranoi ndarjen nga Tuna, publikon videon me djalin duke e puthur

Vetëm pak ditë më parë, Tuna vendosi të heqë mbiemrin Berisha nga llogaria në ‘Instagram’ e djalit të saj dhe Patrisit, Tian. Fill pas këtij momenti nuk mungoi as reagimi i xhaxhait të vogëlushit, Robertit, i cili ndau një foto të Tianit me Renee bashkangjitur me emrat: “Renee Berisha, Tian Berisha”.

Edhe vetë Patrisi ka reaguar mëngjesin e sotëm duke ndarë një video me të birin, krah së cilës ka shkruar Tian Patris Berisha.Edhe Roberti ka lënë komentin e tij duke thënë se kështu do të jetë përgjithmonë.


Epo siç duket vëllezërit Berisha janë bërë krah njëri-tjetrit më shumë se kurrë, teksa konfliktet midis Patrisit dhe Tunës nuk mungojnë.

 

Planet u’a prishi Covid 19, por Heidi Lushtaku dhe Robin Krasniqi do martoheshin edhe pse u ndanë

Një ndër të ftuarit e puntatës së të shtunës në emisionin “Shiko Kush Luan” ishte kampioni i boksit, Robin Krasniqi. Ai është përfolur shumë gjatë këtyre muajve për marrëdhënien e tij të dashurisë me modelen Heidi Lushtaku, me të cilën u nda për pak kohë. Por, çifti u bashkua sërish dhe këtë e konfirmoi vetë Robini në emisionin e Luana Vjollcës.

“Si çdo njeri që ka patur problem në lidhje edhe ne kemi pas, sidomos kohen e fundit, por nuk ka përfunduar çdo gjë”- ka treguar boksieri.

Ai s’mundi t’i shpëtonte as pyetjes lidhur me planet për martesë. Krasniqi pranoi se ai dhe Heidi kishin planifikuar të martoheshin këtë vit, por si shumë çifteve të tjera pandemia Covis-19 i prishi planet e dasmës.

Ai nuk dha një datë tjetër për martesën e tyre, megjithatë mbetet të presim për të reja nga çifti.

 

Dua Lipa tregon si arriti të bind familjen që të largoheshte e vetme nga Kosova

Dua Lipa pa dyshim ka pushtuar gjithë botën dhe jo më kot, sepse i gjithë ky ka qenë plan i saj. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “CBS News” ajo është shprehur se e ka pasur në plan dominimin e botës dhe siç duket po e bën gjithçka realitet.

Gjatë intervistës është theksuar fakti se Dua ka lindur në Angli, por prindërit e saj janë kthyer sërish në Kosovë kur ajo ka qenë 11 vjeçe. Dua jetoi vetëm pak vite me ta dhe më pas vendosi që të rikthehej e vetme në Londër për të ndjekur ëndrrën e saj për muzikën. Babai i saj Dukagjini tha se Dua ishte e bindur për ta ndjekur këtë rrugë dhe e ëma po ashtu ka shtuar se artistja e kishte planifikuar të gjithë këtë gjë.

“Unë jam mjaft bindëse, qartë! Prindërit e mi më thoshin ‘Çfarë po bën? A je i sigurt se kjo është ajo që dëshiron të bësh?’. Dhe unë u thosha ‘Po, thjesht do të vazhdoj të shkoj”, ka treguar Lipa.

Këngëtarja është shprehur se nuk e priste kurrë që me këngën e saj të parë të merrte aq shumë famë dhe se gjithçka i ka tejkaluar pritshmëritë e saj. Dua Lipa deri më tani është vlerësuar me qindra çmime dhe vetëm pak javë më parë ajo u nominua në 6 kategori në “Grammy Awards” duke dominuar përkrah Taylor Swift dhe Beyonce.

Partnerja e Stresit ja uron ditëlindjen nënës së tij në mënyrën më të bukur, pavarësisht ndarjeve

Sot, mamaja e reperit të njohur Stresi feston ditëlindjen dhe në rrjete sociale nuk ka munguar një urim i ëmbël nga djali i saj.

“Nese nje dit nuk do jesh prane meje dije se cdo mengjes do I laj syte me
Lotet e tu , Ah moj e shtrenjta Nene falenderoj allahun e madh qe me dha mundesine te jetoja jeten dhe te njoha ty Nene . Sa tkem jet ne kete jete te jam mirnjohes. Sonte eshte ditelindja jote dhe un te uroj edhe 100 vite te lumtura e shtrenjta Nene ”- shkruante reperi krahas postimit të tij.

Jo vetëm Stresi por edhe partnerja e tij, Keisi, i ka bërë vjehrrës një super urim për ditëlindje. Pavarësisht zënkave e ribashkimeve me reperin, Keisi vazhdon të ruajë të njëjtin respekt për vjehrrën, të cilën e quan “e shtrenjta” e saj. Ajo ka publikuar në InstaStory disa foto me mamanë e Stresit, ndërsa krahas postimit shkruan:

“Gëzuar ditëlindjen! Të përqafoj me mall dhe të uroj 100 vite të lumtura! E bukura ime! Edhe 100 e shtrenjta jonë!”

U larguan nga Mbretëria, Meghan dhe Harry po sfidojnë Mbretëreshën me të njëjtin event si ajo

Meghan Markle dhe Princ Harry po planifikojnë të organizojnë një event për ndarje çmimesh, njësoj si mbretëresha Elizabeth. Duka dhe Dukesha e Sussex do të nderojnë me çmime njerëz, shoqata dhe kompani që flasin për çështjet e tyre të preferuara.

Në disa dokumente gjykate të siguruara nga “The Sun” thuhet se Meghan dhe Harry do të përqëndrohen kryesisht në personazhe të spikatur në fusha të ndryshme. Skema e ndarjes së çmimeve do të drejtohet nga fondacioni Archeëell i Dukës dhe Dukeshës, të cilin ata u përpoqën ta regjistronin si markë në muajin mars.

Ata që fitojnë çmime nga Mbretëresha Elizabeth vendosen nga komitetet e përbërë nga nëpunës të lartë civilë dhe njerëz të pavarur nga qeveria. Meghan dhe Harry vendosën muaj më parë që të shkëputeshin nga familja mbretërore dhe tashmë jetojnë vetëm me djalin e tyre në Kaliforni.

Çifti janë përballur me sfida të shumta këtë kohë, duke nisur nga përballjet me mediat e deri tek aborti i Meghan Markle, të cilin ajo e zbuloi pak kohë më parë.

Katy Perry ka gjithë ndihmën e mundshme, por kjo gjë i mungon shumë që kur u bë nënë

Katy Perry, prej muajsh ka hyrë në botën e mëmësisë dhe që prej fillimit deklaroi se s’është fare rrugëtim i lehtë. Gjatë një bisede virtuale të pak ditëve më parë me Hugh Jackman , këngëtarja ka treguar detaje të pathëna më parë nga jeta e re me Daisy-n dhe Orlando Bloom.

“Unë jam një nënë e re. Vajza ime, është dhuratë nga Zoti, por me raste është dhe sfidë që kërcënon gjumin! S’ka rëndësi sa mbështetje ke, ato 6 orë gjumë që bëja kur do t’i bëjë? Ku shkuan ato?”

Të qënit nënë duket se e ka ndryshuar komplet jetën e Katy-it dhe shqetësimi i saj kryesor mbetet pagjumësia. Çfarë po bën për ta përmirësuar këtë? Meditim!

“Meditimi më ka ndryshuar në shumë mënyra, më ka bekuar sidomos në rolin e nënës. Bëj 20 minuta në ditë dhe jo vetëm që gjej shlodhjen që më duhet dhe që trupi im e kërkon në mënyrë dëshpëruese, por ndjej sikur kam pushuar më shumë seç duhet. Ndjej pushim absolut gjatë kësaj kohe.”- vazhdon Perry, e dëshpëruar për pak gjumë të pandërprerë nga të qarat e bebushes.

Katy dhe Orlando u bënë për herë të parë prindër në 26 gusht dhe që prej asaj kohe, njerëzit dinë vetëm që vajza është një version në miniaturë e aktorit!

 

Encën nuk e ndal as pandemia, gati të publikojë 2 projektet e reja

Enca Haxhia është njëra ndër personazhet më të përfolura të “showbiz”-it shqiptar. Kohët e fundit Enca ka qëndruar më në hije sa i përket jetës së saj profesionale duke mos qenë kështu edhe shumë aktive.

Megjithatë duket se Enca ka punuar fort për të sjellë pas kaq shumë kohësh diçka të re. Këngëtarja ka punuar për dy projekte të reja ku dy prej tyre i ka totalisht gati, këtë e ka bërë të ditur vetë ajo, sepse dy këngët e saj i ka publikuar në llogarinë e saj në “Instagram”.

Kënga e saj e parë titullohet “Zemër”. Ndërsa kënga e dytë titullohet “Ndoshta”.

 

Gent Fatali publikon foton intime me të dashurën e tij, motrën e Loredanës

Gent Fatali po shijon prej dy vitesh tashmë një romancë të bukur me Rozafa Zefin, motrën e Loredanës. Mbrëmjen e djeshme, Genti publikoi në llogarinë e tij në Instagram një foto shumë të ëmbël krah partneres së tij.

Rozafa shfaqet duke e puthur, ndërkohë që në fytyrë ka shenja buzësh të ngelura nga buzëkuqi i kuq i saj.

Pavarësisht se është një ndër reperët më të talentuar që arriti të bëhej pjesë e tregut muzikor shqiptar brenda pak kohësh, artisti ka bërë disa “mungesa”. Disa muaj më parë, ai zbuloi në një intervistë se po merret me biznes dhe kjo është arsyeja pse nuk ka qenë aktiv me projekte të reja muzikore.

Pasi e kaluan karantinën të ndarë, tashmë çifti është ribashkuar dhe duken më të lumtur se kurrë.

 

Trejsi Sejdini harron bosët e krimit, në lidhje me reperin e njohur nga Kosova

Prej disa ditësh, në rrjet po qarkullon lajmi se e njohura si “Gangsterja e Elbasanit”, Trejsi Sejdini, është në një lidhje me një nga këngëtarët që mori famë brenda natës, Xhonatan Isufi, që njihet si Don Xhoni.

Shkak për këtë lajm janë bërë disa foto të publikuara, ku ata shihen duke darkuar në shoqërinë e njëri-tjetrit. Ata duken shumë të afërt si në një darkë romantike, edhe pse janë ulur ballë për ballë në tavolinë.

Asnjëri prej tyre nuk ka reaguar në lidhje me këto foto, por prej disa ditësh “Miss Universe Albania 2018” ndodhej në Prishtinë, ku është parë më shumë se një herë me reperin. Ndërkohë, postimi i fundit i Trejsit në “Instastory”, i ka shtuar edhe më shumë dyshimet.

Modelja postoi një video teksa në sfond dëgjohet kënga e Don Xhonit. Trejsi Sejdini është një ndër modelet më të komentuara këto kohë, pasi shpesh është bërë pjesë e skandaleve, duke filluar nga sherret me vajza, te jeta private.

Nga udhëtimet e shumta ka arritur të njohë Don Xhonin, fenomenin e ri në muzikë, që u bë i famshëm brenda natës. Artisti i ri nga Drenica u bë i famshëm gjatë karantinës, kur u prezantua me një freestyle në emisionin “Gjoni Black”.

 

Aurela Gaçe thotë fjalët më të mira për Adelinën: E kam admiruar që kur ka dalë në skenë

Në listën e artisteve më të mira dhe të suksesshme të viteve të fundit në Shqipëri padyshim që janë edhe Aurela Gaçe e Adelina Ismajli, të dyja me një karrierë muzikore që shtrihet në më shumë se dy dekada.

Talenti i tyre, suksesi i këngëve, risitë në skenë dhe dashuria që marrin nga publiku janë gjëra që i bashkojnë, por mesa duket edhe admirimi për njëra-tjetrën dhe marrëdhënia e mirë që kanë. Këtë e ka bërë të ditur Aurela me anë të një postimi ditën e sotme në Instagram, ku shfaqet në një foto me Adelinën dhe i dedikon disa fjalë, jo vetëm si kolege, por si një mikeshë shumë e mirë.

Ajo zbulon se është e ftuar në emisionin “Tetë a Tetë”, të cilin Adelina e drejton, ndërsa shprehet se largësia dhe pamundësia nuk i kanë dhënë mundësinë të jenë shoqe, por gjithmonë e ka admiruar që kur e ka parë për herë tv parë në skenë. Për Aurelën, Ismajli përcjell energjinë e një njeriu që e do skenën në të gjitha dimensionet, ndërsa e ka pranuar ftesën e saj pas i ngjall besim.

Kjo grua gjermane u lë pasurinë 6 milion euroshe fqinjëve të saj dhe lagjes ku jetonte

Rezidentët e një komuniteti në Gjermaninë Qëndrore kanë trashëguar në mënyrë të papritur prona dhe një portofol aksionesh që kapin vlerën e 6.2 milionë eurove, pas ndarjes nga jeta të një prej fqinjëve të tyre.

Renate Ëedel kishte jetuar në distriktin Weiperfelden në Hesse, me bashkëshortine  saj, Alfred Wedel, që prej vitit 1975, komunitet ky i përbërë nga 6 fshatra. Alfred, nëj biznesmen i suksesshëm bursash ndërroi jetë në vitin 2014 dhe Renate, e cila qëndronte në një azil në Frankfurt që prej 2016-ës, ndërroi jetë në dhjetor të 2019-ës, në moshën 81-vjeçare.

Altstadt Buedingen

Në prill të këtij viti distrikti u informua se gruaja i kishte akorduar atyre në një llogari bankare, aksione në bursa dhe të tjera të mira materiale. Motra e Renate-s, e cila ishte trashëgimtarja e saj e parë, kishte ndërruar jetë dhe tashmë pasuria i kishte kaluar automatikisht atyre. Fillimisht autoritetet nuk e kishin besuar se ishte e vërtetë ajo që kishte ndodhur, duke dyshuar për ndonjë gabim në shkrim.

Edhe Bashkia e qytetit të saj përfitoi një pronë të rëndësishme në Weiperfelden, e cila i ishte lënë një pjesëtari të familjes, por ai nuk e kishte pranuar pasi nuk mund t’i përballonte shpenzimet. Komunitetit, pra fqinjëve të familjes Wedel dhe gjithë banorëve të tjerë të zonës, të cilët tani kanë 6 milionë euro më shuë, janë të detyruar që t’i përdorin ato për infrastrukturën e zonës dhe për të tjera të mira për qytetin dhe fshatrat.

Njerëzit dhe zyrtarët e komunës sigurisht që i kanë pranuar paratë, duke falenderuar çiftin për trashëgimë e rëndësishme që kanë lënë dhe që tani po diskutojnë për çfarë do t’i përdorin, patjetër në të mirë të komunitetit.

Seldi ndahet nga partnerja sapo bëri publike lidhjen, reagon ajo: Ishte gabimi im

Ditën e sotme në mediat rozë qarkulloi lajmi se Seldi Qalliu dhe partnerja e tij, Sindi, i kishin dhënë fund lidhjes së tyre pas 3 muajsh. Kjo pasi ata nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram, lëvizje që zakonisht do të thotë se ka probleme mes një çifti, të paktën nga eksperienca e rrjeteve sociale.

Megjithatë duket se lajmi nuk është i vërtetë. Këtë e ka konfirmuar vetë Sindi me anë të një video-je të publikuar pak më parë, ku thotë se e gjitha ka qenë një keqkuptim i ndodhur për faj të saj.

Mesa duket ajo ka reaguar me impulsivitet pas një debati me Seldin dhe heqja nga Instagram-i ka qenë rezultat i kësaj, por ajo nuk e kishte menduar që ky veprim do komentohej kaq shumë.

“E gjithë kjo ishte gabim i imi. Pas një konflikti me Seldin, por edhe javën e kisha me provime dhe punën që kisha shumë të ngarkuar, plus në këtë kohë që ne jetojmë sot në pandemi, asgjë nuk është e thjeshtë… U tregova shumë impulsive. Nuk e dija që e gjithë kjo do kishte impakt kaq të madh, por unë me Seldin nuk jemi ndarë. Desha të shtoja që në fund të ditës njerëz jemi dhe njerëz ngelemi, nuk i kontrollojmë dot emocionet ose ndjenjat ndonjëherë”, është shprehur Sindi, teksa merr mbështetje dhe nga halla e saj.

Kampioni Robin Krasniqi tregon se a është në lidhje sërish me Heidi Lushtakun pas ndarjes ose jo

Kampioni i botës në boks Robin Krasniqi, ishte një prej të ftuarve në “Shiko Kush LUAN”, duke u bërë pjesë edhe e sfidës “Ndaje ose kovën”, një prej lojërave më interesante të mbrëmjes,

Krasniqit, njësoj si të gjithë të ftuarve të tjerë, iu bë një pyetje dhe nëse nuk do donte të përgjigjej i duhet të tërhiqte kovën dhe të shihte se me cfare do të mulohej. Pyetja ishte:

“Robin, ke qenë në një lidhje dashurie me modelen Heidi Lushtaku. Mediat kanë aluduar për një rikthim tuajin sëbashku. Ndaj sot duam të dimë a jeni apo jo në lidhje me Heidin. Ndaje me ne sot ose kovën…”

Teksa të gjithë nga salla i sugjeronin të tërhiqte kovën, boksieri zgjodhi të përgjigjet. Ai zbuloi se është e vërtetë që ata kanë patur një problem në lidhjen e tyre, ashtu siç ka çdo çift sipas Krasniqit, ,por ama gjërat nuk kanë përfunduar mes tyre.

“Si çdo njoni që ka patur problem në lidhje edhe ne kemi pas, sidomos kohen e fundit, por nuk ka përfunduar çdo sen.”- tha Robin, ndërkohë që në intervistën dedikuar atij, e titulluar “Kampion në boks dhe në jetë!”,  pranoi se ka patur plane për martesë këtë vit, por njësoj si shumë çifteve të tjera, këto plane ua ka prishur Covid-19.

Mbretëresha Elizabet dhe Princi Filip do të marrin të parët vaksinën anti-Covid javën e ardhshme

Mbretëresha e Britanisë Elizabeth II dhe bashkëshorti i saj, Princi Philip, do  të marrin vaksinën anti-Covid të “Pfizer-BioNTech” në javët e ardhshme, teksa Anglia u bë vendi i parë në botë pak ditë më parë që e aprovoi përdorimin e saj.

Mbretëresha 94-vjeçare dhe Duka e Edindurgh, 99 vjeç, do ta marrin dozën e parë të vaksinës herët, për shkak edhe të moshës së tyre.

Mediat britanike britanike raportojnë se monarkët më të vjetër të historisë së Mbretërisë së Bashkuar do të vaksinohen, në mënyrë që edhe qytetarët e tjerë të jenë të sigurt për efikasitetin e saj.

Të parët që do të vaksinohen në ishull do të jenë të moshuarit, kujdestarët e tyre si dhe personeli mjekësor, pra grupet më të rrezikuara nga virusi. Britania ka porositur paraprakisht 40 milionë doza të vaksinës në total, me të cilat mund të vaksinohen 20 milionë njerëx dhe do të marrë një sasi fillestar prej 800,000 për të filluar javën e ardhshme.

Maradona lë jashtë testamentit dhe pa para dy vajzat dhe ish-gruan e tij

Dalma dhe Giannina, dy vajzat e Diego Armando Maradonës, nuk do të trashëgojnë asgjë nga trashëgimia e futbollistit të famshëm që u nda nga jeta pak ditë më parë. Burime ende të pakonfirmuara zyrtarisht bëjnë me dije se asnjëra nga vajzat, madje as nëna e tyre, Claudia, e cila ishte e martuar me futbollistin për 24 vjet, nuk do të trashëgojnë asnjë qindarkë. Pas divorcit, Maradona dhe Claudia, patën edhe një betejë të gjatë ligjore për ndarjen e pasurisë.

Mësohet se Maradona i ka lënë jashtë testamentit vajzat dhe ish-bashkëshorten, sepse asnjëra prej tyre nuk ishte pranë tij në momentet më të vështira.

Burimet zyrtare pranë familjes ende nuk i kanë konfirmuar apo mohuar lajmet që kanë qarkulluar së fundi në lidhje me pasurinë e legjendës së futbollit.

Stresi zbulon bisedën me Feron dhe jep lajmin e madh për fansat

Fansat ishin të bindur se Fero do të sjellë edhe një projekt në bashkëpunim me Stresin, kjo për shkak të fotos së fundit që ka qarkulluar në rrjete sociale rreth një muaj më parë. Stresi ka udhëtuar drejt Kosovës dhe djemtë kanë shkrepur një foto në studion e “Gang Gang Entertainment”, ku Fero ka kaluar ditë të tëra duke punuar.

Dhe dyshimet kanë marrë jetë ditën e sotme. Stresi ka publikuar një foto në Instastory ku shihet së bashku me Feron duke folur me kamër, teksa ka shkruar “Sa jeni tu e prit mega Hitin??”

Ende nuk ka detaje rreth projektit por me siguri do jetë pjesë e albumit të Stresit. Albumi mban shumë bashkëpunime dhe deri tani është bërë e ditur se Stresi do të sjellë një bashkëpunim me Çartanin, me reperin Gent dhe me Don Phenom.

Ditën e djeshme Stresi ka publikuar këngën e re që mban emrin “Archimed”, njësoj si albumi. Kjo këngë flet për të gjitha, ish-miqtë, vështirësitë, pengesat e rrugës së tij, që në fund e kanë bërë atë që është sot.

Sakaq, videoklipi është tejet i veçantë pasi në një prej skenave reperi del nga dheu, duke na falur një moment drithërues.

Ndërkohë, Fero gjatë kësaj kohe ka qëndruar më shumë në studion e tij “Gang Gang Entertainment” ku po punon në albumin e tij të dytë e po ashtu për artistët e tjerë. Ai po planifikon të rikthehet fuqishëm në muzikë me projekte të reja, të cilat fansat mezi i presin.

Megjithatë, reperi kishte rezervuar një surprizë për të gjithë ditën e Pavarësisë. Ai erdhi me një super bashkëpunim që nuk e priste askush.

Reperi ka bashkuar forcat me Veli Sahitin të grupit Trix për këngën ‘Liria ka emër’ , ku vjen ndryshe nga ai që kemi parë deri tani.

 

Gold Ag shpjegon pse ja vendosi emrin djalit Gueril

Gold Ag u bë në 28 nëntor baba i një djali, të cilin e pagëzoi me emrin Gueril. Me lajmin e lindjes, reperi zbuloi edhe emrin për vogëlushin.

Ky emër hapi diskutime të shumta, ndërkohë në një intervistë të dhënë së fundmi për “Prive”, reperi iu ka shpjeguar të gjithëve domethënien e tij. Gold Ag ka treguar se emri Gueril ka të bëjë me një metodë sulmi të luftëtarëve kundër armikut dhe me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, që ka qenë ushtri guerile.

“Gueril është një luftëtar që sulmon armikun në befasi me grupe të vogla. Përderisa ka lindur më 28 nëntor, për ditë të flamurit, për ditëlindje të Adem Jasharit, për daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është diçka që lidhet me emrin Gueril. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë ushtri guerile që ka vepruar në grupe të vogla kundër armiqve. Adem Jashari ka qenë luftëtar gueril. Në përgjithësi luftat tona, të shqiptarëve në trojet tona, janë bërë në stilin gueril. Kemi pasur edhe lufta frontale kuptohet por si gueril kemi vepruar gjithmonë historikisht. Kështu që gueril është ai, luftëtar që sulmon befasishëm me grupe të vogla armikun”, ka shpjeguar Gold AG.

Në të njëjtën ditë që u bë baba, reperi publikoi edhe këngën “Babë e djalë”, kushtuar lidhjes mes prindit e fëmijës e sigurisht motivimin për të luftuar për lirinë e atdheut.

James Van Der Beek në betejën e tij me kancerin e...

James Van Der Beek festoi ditëlindjen e 48-të duke ndarë atë që ka mësuar për botën e jetën që kur u diagnostikua me kancer...

Arsyet pse duhet të hani mjaltë para gjumit

NJIHUNI ME ALINËN, 6-VJEÇARJA MË E BUKUR NË BOTË

Një vogëlushe 6-vjeçare nga Rusia, e quajtur Alina Yakupova, është cilësuar si vajza më e bukur në botë.6-vjeçarja nga Moska e ka nisur modelimin...

‘A DO FLIJE NJË NATË ME ALBIN KURTIN?’, KËSHTU PËRGJIGJET KËNGËTARJA...

Mes të ftuarve në një emisionin ishin edhe Bledi Mane dhe Iva Aliko.Gjatë bisedës, nuk munguan ngacmimet e gazetarit për lidhjen e shumëpërfolur të...

Zonja e parë e Kosovës pozon me fustan të gjatë, siç...

Lumnije Thaçi, bashkëshortja e presidentit të Kosovës kohën e fundit dukshëm po i kushton më shumë rëndësi pamjes së saj.Së fundmi, ajo është paraqitur...

Ja si mund te dukeni bukur edhe pa make up

Çka duhet të përdorni për të pasur një fytyrë të bukur edhe pa makeup?Shumica e vajzave vendosin makeup për shkak që nuk ndihen mirë...

Nusja e Milot Rashicës sjell imazhet me të gjitha veshjet në...

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica po i jep fund beqarisë këtë muaj.E e fejuara Rashicës, Belkiz Kera, ditët e fundit ishte pjesë...