fbpx
Sunday, April 20, 2025
Home Blog Page 2

Elita Rudi publikon të gjitha fotot që ne kemi turp ti publikojmë

Ju ka ndodhur ndonjëherë të qani dhe të fotografoni veten? Keni guxuar ta fotografoni veten edhe kur nuk keni pasur pikën e ‘makeup-it’ në fytyrë? Nëse po përpiqeni të gjeni përgjigjen e këtyre pyetjeve, ne ju tregojmë se të paktën Elita Rudi i ka bërë të gjitha këto. Madje moderatorja as nuk ka hezituar t’i ndajë me ndjekësit.

Elita nuk e ka kursyer as foton e pashaportës, të cilën të gjithë kujdesemi ta fshehim mirë. Me këto momente të mira apo më pak të mira, Elita Rudi sapo i vërtetoi të gjithëve se është një vajzë pa komplekse.

Vipat shqiptar e kanë kthyer në trend, por a është e rrezikshme tu hapësh fëmijëve Instagram?

Ndryshe nga njerëzit që zgjedhin të mos publikojnë foto të fëmijëve në rrjete sociale, të tjerët zgjedhin të veprojnë ndryshe, madje edhe të krijojnë një llogari personale për fëmijët në Instagram. Kujtojmë këtu disa nga personazhet e njohur shqiptarë, fëmijët e të cilëve kanë një llogari në Instagram: Hana – vajza e Mozzik dhe Loredanës, Jon Markov – djali i Adelina Tahirit, Roan – djali i Majkut dhe Majlinda Zekës, Fernando – djali i Çiljetës, Kaia – vajza e dytë e aktores Teuta Krasniqi, Ella Faria – vajza e Emina Cunmulajt, Kaimana – vajza e Linda Halimit, Tian – djali i Tunës dhe Patris Berishës. Së fundmi, edhe vajza e Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës, Poem Blu, ka një llogari.

Por a duhet që prindërit të krijojnë llogari në Instagram për fëmijët e tyre? Le ta shtrohim çështjen në një këndvështrim pro dhe kundër.

Përfitimet

  1. Përdorimi për përfitime: Shumë prindër krijojnë llogari për fëmijët në Instagram, në mënyrë që të mund ta përdorin atë për të promovuar produkte, dyqane dhe shërbime për fëmijët, kundrejt pagesës/kleringut. Me fjalë të tjera, këta prindër mund të bëhen blogerë/influencues përmes faqeve të fëmijëv.
  2. Një album fotografik virtual: Instagram është një platformë e mirë për ndarjen e fotove dhe videove të fëmijëve dhe jo vetëm. Prindërit mund ta përdorin llogarinë si një formë për të dokumentuar kujtimet.
  3. Është gjithmonë dikush që vëzhgon: Disa prindër i dinë rreziqet e ndarjes së fotove të fëmijës në internet, por mendojnë se nëse ata janë duke u vëzhguar vazhdimisht, pse të mos jenë ata që të postojnë fëmijët e tyre. Të paktën, kanë në kontroll përmbajtjen.

Rreziqet

  1. Krahasimi: Është e lehtë që prindërit të kenë pasiguri. Duke postuar foto nëpër rrjete sociale, është shumë e thjeshtë që të vendosen në një presion për të qenë në të njëjtin hap me prindërit e tjerë. Mund të ndihen sikur nuk po bëjnë sa duhet.
  2. Privatësia: Disa njerëz argumentojnë se prindërit nuk e kanë të drejtën të postojnë fotot e fëmijëve në internet pa pëlqimin e tyre. Disa prindër mendojnë se fëmijët duhet të kenë të drejtë të thonë po ose jo para se jeta e tyre të dokumentohet në internet. Kjo vlen më shumë për rastet kur prindërit janë të njohur. Ekzistojnë gjasat që fëmijët e VIP-ave të mos duan më vonë të jenë njerëz publikë. Po kështu rreziku i internetit dihet: është e lehtë të ekspozosh fëmijët ndaj ngacmuesve dhe pedofilëve.
  3. Pëlqimet dhe komentet: Disa prindër ndihen keq kur fëmijët e tyre nuk marrin vëmendjen që ata mendojnë se duhet të marrin. Por, më e keqja, janë komentet negative. Po, ka njerëz që mund të shkojnë kaq larg: Të komentojnë negativisht një fëmijë.

Përmbledhje

Zgjedhja nëse fëmija juaj duhet të ketë një llogari personale në Instagram varet vetëm nga ju. Merrni parasysh të gjitha arsyet pro dhe kundër përpara se të merrni një vendim. Mos harroni – ajo që postohet në internet, mund të qëndrojë aty përgjithmonë./ REVISTA ANABEL

Anxhela Peristeri fituesja që do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur nata finale e Festivalit të 59-të të Këngës në RTSH, ku fillimisht u prezantuan 26 këngë për t’u reduktuar më pas në 25 për shkak të tërheqjes së Manjola Nallbanit.

Pas 3 netëve spektakël, juria e festivalit ka shpallur më në fund edhe fituesin e këtij edicioni. Me një shumicë votash nga juria, fituese është shpallur Anxhela Peristeri me këngën “Karma”. Jo vetëm jurinë, por “Karma” fitoi edhe simpatinë e publikut duke numëruar një shumë të konsiderueshme klikimesh në Youtube.

Kënga fituese do të përfaqësojë Shqipërinë në Roterdam, majin e ardhshëm.

Ledri dhe Sara bëjnë xhiron e parë me karrocë me vajzën e sapo lindur

Një javë më parë Ledri Vula dhe partnerja e tij, Sara Hoxha, u bënë prindër për herë të parë, kur erdhi në jetën vajza e tyre, për të cilin çfti zgjodhi emrin e bukur, Poem Blu.

Gjatë këtyre ditëve, vajza ka qenë në qendër të mediave rozë, ndërsa babi Ledri dhe mami Sara nuk i kanë kursyer dedikimet në rrjetet sociale, me këtë të fundit që e ka quajtur si “dhurata më e bukur që ka marrë”.

Ndërkohë duket se ata kanë nisur xhirot e para me vajzën, rast që Sara e ka shfrytëzuar për të publikuar foton e parë familjare në Instagram,. Me Ledrin shumë rë qeshur dhe të lumtur, portreti i tyre i parë është ky:

Tani presim edhe një moment të Ledrit duke ndërruar pelenat dhe mendojmë se jemi mirë deri vitin tjetër.

 

Bujar Qamili në gjendje të rëndë shëndetësore pas u infektua, shtrohet në spital

Këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore, Bujar Qamili, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të Covid-19.

Artisti shkodran mësohet se po merr trajtim në Spitalin Infektiv në Tiranë. Sipas “Newsbomb” gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar ditët e fundit, ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe infermierëve të spitalit. Aktualisht këngëtari raportohet në terapi intensive.

Princi William dhe Kate akuzohen se thyen rregullat anti-Covid 19 edhe pse janë mbretërorë

Princi William dhe Kate Middleton po akuzon për thyerje të rregullave anti-covid. Çifti së bashku me fëmijët e tyre, princin George, princin Louis dhe princeshën Charlotte kanë dalë për një shëtitje në pyll, por kanë takuar xhaxhain e princit Ëilliam, bashkëshorten e tij Sophie dhe fëmijët e tyre. Ata formuan një grup prej 9 vetash duke thyer kështu rregullat pasi grumbullimet janë të ndaluara.

Fotoja ku anëtarët e familjes mbretërore shihen duke ecur në pyll po bën xhiron e rrjetit dhe britanikët po i sulmojnë me statuse Ëilliam e Kate për thyerjen e rregullave. Ja pra, jo vetëm Rita Ora, por edhe mbretërorët bëjnë gabime!

Madonna tregon pa pikë kompleksi shenjat e saj në trup para gjithë botës

Të jesh 62 vjeç mund të jetë më e thjesht sesa mendoni dhe këtë energji speciale na e transmetuan fotot e fundit të Madonnës. Këngëtarja ka publikuar disa selfie ku shfaqet në formë të shkëlqyer fizike.

Dukshëm në foto, vihen re muskujt e ikonës së muzikës, por nuk ka munguar dhe detaji i shenjës së operacionit të fundit që ajo ka realizuar. Me po të njëjtën delikatesë ajo as nuk është munduar të fshehë shenjat nga trajtimi me kupa në këmbë.

Madonna ka qenë për vite me radhë një ikonë mode, muzike, por edhe frymëzim për çdo vajzë dhe zonj

Si dukej Dafina Zeqiri 8 vite më parë? Yllka Kuqi tregon foton e këngëtares

Me siguri kjo pamje e 8 viteve më parë e Dafina Zeqirit ju ka munguar. Ajo që është bërë nostalgjike ka qenë Yllka Kuqi e cila ka publikuar një moment me miken e saj të shumë viteve më parë. Detaji i parë që të bie në sy është ‘look-u’ i këngëtares, e cila ka eksperimentuar jo pak herë me pamjen e saj.

Nga njëra ngjyrë në tjetrën, bionde apo brune, të shkurtra apo të gjata, Dafina ka eksperimentuar boll që prej fillimeve te saj në muzikë.

Nëse ju kishte munguar Zeqiri me këtë zgjedhje ekstravagante, me siguri nuk do të vonojë ndonjë ndryshim i radhës nga vetë ajo edhe në projektin e radhës muzikor, në bashkëpunim me Ylli Limanin.

Billie Eilish tregon arsyen madhore pse i mban flokët ngjyrë jeshile

Billie Eilish do thjesht që njerëzit të mos flasin më për flokët e saj. 19-vjeçarja, ka vendosur t’i kthejë njëherë e mirë përgjigje fansave në Instagram se përse flokët e saj janë gjithnjë në ngjyrë jeshile.

“Boll u tallët me mua, o Zot! Unë po përpiqem t’ju bëj një album e ndërsa ju s’pushoni duke u marrë me flokët e mi!”- shkruan Billie, duke thënë arsyen pse vendosë t’i mbajë flokët gjithnjë në atë ngjyrë.

“Sepse nuk dua të jem më në depresion dhe ju lutem lumturohuni për mua. Ka kaq shumë kohë që unë mbaj këtë ngjyrë, që kur isha 13 vjeç dhe lidhet me qëndrueshmërinë time mendore dhe rritjen, prandaj më lini të qetë.”

Ngjyra tipike jeshile duket se e ka ndihmuar për një kohë të gjatë yllin e muzikës të kalojë periudhat e vështira të problemeve me shëndetin mendor, por edhe për to do të ketë një fund.

Së fundmi, ka treguar se do t’i ndryshojë modelin dhe ngjyrën pas publikimit të dokumentarit të saj, The Ëorld’s A Little Blurry, që pritet të dalë në shkurtin e vitit të ardhshëm.

 

 

 

Paparacët duhet të mendohen dy herë pasi ti bëjnë fotografi Meghan Markles

Meghan Markle ka arritur të fitojë çështjen e saj kundër agjensisë së paparcëve, të cilët e fotografuan me të birin, Archie-n, në fillim të këtij viti në Kanada.

Kështu, Splash News dhe Picture Agency kanë rënë dakord që të mos i bëjnë më asnjë fotografi Megan-it,  princit Harr dhe djalit të tyre. “The Guardian” raporton se duka dhe dukesha morën masa ligjore më 20 janarin e kaluar ndaj agjensive, pas shkrepjes së fotove dhe pubkimit të tyre.

Në deklaratën e lexuar në gjykatë ndër të tjera thuhet se “Administratorët e Splash UK kanë vendosur që Splash nuk do të bëjë asnjë fotografi të Dukës dhe Dukeshës ose të djalit të tyre në të ardhmen.” Ndërkohë kompania ligjore e Meghan dhe Harry shprehen se “Kjo zgjidhje ligjore është një sinjal i qartë se sjellja e paligjshme dhe e pasjellshme e paparacëve nuk do të tolerohet dhe se çifti i merr seriozisht këto çështje, ashtu si çdo familje”.

Avokatja e Markle, Jenny Afia, tha gjatë seancës gjyqësore se “shkrepja e fotove përbën një shkelje të privatësisë” dhe se “ato u bënë gjatë në dalje private të familjes, ku nuk kishte interes publik për fotografitë”. Sipas avokates, një ditë para se të shkrepeshin pozat, fotografi i agjensisë kishte kryer një inspektim të plotë zbulimi të shtëpisë private të Dukës dhe Dukeshës, duke ecur rreth saj dhe duke kërkuar të identifikonte pikat e hyrjes dhe daljes, si dhe duke vendosur kamerën e tij mbi gardh.

Pak kohë më parë edhe agjensia amerikane e lajmeve X17, i kërkoi ndjesë pjesëtarëve të familjes mbretërore, pasi thuhet se përdori dronë për t’i bërë fotografi Archie-t, ndërsa familja po qëndronte në Los Angeles. Po ashtu ata kanë edhe një cështje tjetër të hapur gjyqësore ndaj një tjetër media, gjë që tregon se nëse i shkelet privatësia, Meghan dhe Harry, nuk do të qëndrojnë duarkryq. Fundja kjo ishte edhe një nga arsyet pse u larguan nga Britania.

Katy Perry i kërkon falje aktores që i ngjan dhe përdori emrin e saj për të hyrë në clube

Së fundmi, Katy Perry gjatë një Live në Instagram, në të cilin u fut dhe aktorja Zooey Deschanel, tha se për shumë kohë në të 20-at e saj, hiqej si ajo që ta lejonin nëpër club-e.

“Zooey, më duhet të të pranoj diçka. Kur erdha në Los Angeles isha askushi ndërsa ti ishe kaq e famshme gjatë asaj kohe. Kishte pushtuar botën atë periudhë dhe unë ndihesha aq me fat kur më thonin që ngjaj me ty.”-u shpreh Katy.

Në fakt, jo pak herë njerëzit kanë vënë re ngjashmërinë mes saj dhe Zooey-it. Të dyja brune dhe me sy bojëqielli. Perry tha se jo pak herë e ka përdorur emrin e aktores jo pak herë.

“Kur shkova në fillim në Los Angeles dilja shumë nëpër club-e. S’kisha as para, as pushtet, asgjë dhe ndonjëherë kur hyja në lokal më duhet të pozoja si ty.”- vazhdoi t’i tregonte aktores, kur kjo e fundit e surprizoi me përgjigjen e saj.

“Në fakt e dija! Atë kohë të gjithë njerëzit më shihnin dhe reagonin për të më treguar se më njihnin. Pastaj, të gjithë filluan të më tregonin për një vajzë, që quhej Katy dhe që ngjante shumë me mua. Unë asokohe s’e kisha idenë kush ishe.”- u shpreh aktorja, përgjigje e cila shokoi Perry që mendonte se e kishte ruajtur mirë sekretin për vite me radhë.

“Kur të takova u çlirova sepse ishe shumë e bukur dhe thashë falë Zotit! E ke parasysh që s’i dihet kurrë se si është dikush për të cilin njerëzit të thonë se të ngjan? Kur të pashë ty, e mora për kompliment sepse ishe e mrekullueshme.

 

Jennifer Lopez mund të mos martohet me Alex pasi shtyn dasmën nga pandemia

J Lo dhe i fejuari, Alex Rodriguez, kishin vendosur ta bënin dasmën e tyre në qershor të këtij viti në Itali, por pandemia iu prishi planet. Në maj, ata thanë se e shtynë dasmën “në një kohë të pacaktuar”. Ndërsa tani, mund të mos ketë fare dasmë.

Lopez u pyet në emisionin SiriusXM të Andy Cohen, Radio Andy, nëse ajo e kishte konsideruar që të mos martohej.

“Ne kemi folur në lidhje me këtë, sigurisht. Në moshën tonë, ku të dy kemi qenë të martuar më parë, ndodh të pyesim: Do martohemi? Apo jo? Çfarë do të thotë kjo për ne? Pastaj bëhet më personale: “Çfarë do ti që të bësh?” J Lo tha se s’ka asnjë nxitim për martesën, nëse ata vendosin të bëjnë një.

“Jam mërzitur pak sepse ne kishim plane të shkëlqyera, por nuk ndodhën. Unë, sidoqoftë mendoj se Zoti ka një plan më të madh. Duhet të presim dhe të shohim. Ndoshta do jetë më mirë në të ardhmen? Dua të besoj se po.”

Lopez tha për Today:

“Tani s’ka asnjë plan. Gjithçka është disi në pritje.”

Historia përlotëse pas fotografisë më të mirë të 2020-ës

Viti 2020 ka prodhuar shumë fotografi prekëse dhe me mesazhe të fuqishme. Mes shumë fotove, një shkrepje e dy pinguinëve është zgjedhur si fituese e Ocean Photograph Aëards në revistën Oceanographic.

Fotoja e bërë në Australi është realizuar nga Tobias Baumgaertner. St. Kilda Pier në Melburn ka një koloni prej rreth 1,400 pinguinësh “zana”, specia më e vogël e pinguinit me një lartësi mesatare prej vetëm 33 cm dhe e gjithë kolonia monitorohet nga vullnetarë.

“Një vullnetar m’u afrua dhe më tha se pinguini i bardhë ishte një zonjë e moshuar që kishte humbur partnerin e saj dhe mesa duket, edhe pinguini pranë saj, kishte humbur partneren e tij”, shkroi Baumgaertner në Instagram.

Ai shtoi:

“Që atëherë, pinguinët e ve takohen rregullisht, duke ngushëlluar njëri-tjetrin dhe duke qëndruar së bashku për orë të tëra nën dritat e qytetit.”

Fotografi kaloi tre mbrëmje me koloninë e pinguinëve, para se të ishte në gjendje të bënte këtë foto.

“Me pamundësinë për të mos përdorur dritë dhe me pinguinët e vegjël që lëvizin vazhdimisht, ka qenë shumë e vështirë të shkrepje një foto”, shprehet ai.

 

Rita Ora rrezikon të mbes e izoluar vetëm  në Bullgari për Krishtlindje

Rita Ora mund të bllokohet në Bullgari gjatë Krishtlindjeve, pasi vendosi të fluturonte drejt këtij shteti për të xhiruar videoklipin e saj. Për shkak të mutacionit të ri të koronavirusit, pjesa më e madhe e vendeve të Evropës kanë vendosur të bllokojnë fluturimet me Britaninë e Madhe.

Sipas “The Sun”, qeveria bullgare ka shtyrë të gjitha fluturimet deri më 31 janar, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19. Por duket se ky vendim do t’i kushtojë shtrenjtë, këngëtares shqiptare.

“Rita u largua drejt Bullgarisë pas incidentit të ditëlindjes për të marrë kohë dhe për të reflektuar për gjithçka dhe që të punonte për videoklipin. Por gjërat kanë ndryshuar shumë shpejt dhe ajo rrezikon që të mbetet aty dhe një Zot e di se për sa kohë.

Ky është fundi më i keq pas disa muajsh të mbushur me makthe”- ka thënë një burim pranë Ritës. Këngëtarja ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike këto kohë, për shkak se theu rregullat anti-Covid.

Ora organizoi 30-vjetorin me disa miq të saj në një restorant dhe udhëtoi drejt Egjiptit e nuk bëri asnjë ditë karantinë. Kjo gjë i mërziti gjithë fansat e saj, ndaj u detyrua t’u kërkonte publikisht falje.

Përveç kësaj këngëtarja mori edhe një gjobë prej 10 mijë paund për shkak të organizimit të ditëlindjes, ndërkohë që hetimet vazhdojnë ende për të.

 

Albërije Hadërgjonaj lë New Yorkun për tu zhvendosur në një tjetër qytet

Albërije Hadërgjonaj, ka jetuar prej vitesh mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo jetonte në New York prej kohësh, mirëpo duket se për këngëtaren ka ardhur momenti i ndryshimeve.

Albërija është shpërngulur drejt një tjetër vendi në SHBA, siç ka treguar edhe në një përditësim të vendbanimit të saj në Facebook. Këngëtarja ka bërë me dije se tashmë do të jetojë në Los Angeles të Kalifornisë. Në fakt, atje jeton prej kohësh edhe vajza e saj Anxhelina dhe mbase nënë e bijë kanë vendosur të jetojnë tashmë së bashku.

 

U vesh me fustan në skenë, këngëtari shqiptar merr kërcënime për vdekje

Këngëtari shqiptar Durim Morina i njohur me emrin artistik ‘Mirudi’ ka reaguar për sharjet dhe kërcënimet të cilat u provokuan nga kostumi i veçantë me të cilin u shfaq në “Festivalin e Këngës“.

“Njerëzit që degradojnë të tjerët shpesh përfundojnë duke degraduar veten e tyre” – shkruan ai duke iu përgjigjur atyre që vënë në dyshim nëse është burrë apo grua.

“Ështe qesharake sesa komente të këqija që vejnë në pikëpyetje, nëse unë jam një burrë apo grua për shkak të një veshje që kam veshur natën e kaluar në Festivale Këngës 59’. Kur në fakt ju keni parë shumë artist që nuk janë gay dhe kanë veshje edhe me femërore përshembull: Harry Styles, Bad Bunny, J Balvin, Nick Jonan etj….janë të gjithë artist straight dhe kanë veshje ende më dramatike se e imja” shkruan Mirud.

“Këto komente nuk më shqetësojnë sepse unë kam dëgjuar të gjitha këto gjëra dhe më parë. Unë jam një burrë dhe unë jam një artist dhe po bëj më mirë se shumica e të gjithë juve që janë ulur pas një kompjuteri tërë ditën duke përhapur urrejtje ndaj dikujt që në të vërtetë po përpiqet të bëjë një diçka pozitive në mënyrë që herën tjetër kur të ecni në rrugë, nuk keni pse të shqetësoheni, sepse jeni vetja.

E vë veten në rrezik të udhëtoj gjatë kësaj kohe dhe të bëj këtë shfaqje për komunitetin LGBT në Shqipëri dhe më mërzit që ka kaq shumë urrejtje nga vetë komuniteti jonë. Unë e vendos veten në rrezik duke veshur çfarë vesha dhe jam krenar që e bëra. Kërcënimet tuaja me vdekje, që më thoni të var veten, nuk më shqetësojnë.

Prandaj më thoni si do e bëjmë ndryshimin kur ne urrejmë njëri-tjetrin? Si mund të presim të na respektojnë të tjerët kur ne nuk respektojmë veten? Unë gjithmonë do jem vetvetja edhe nëse mendoni se dukem si grua apo si burrë. Në fund të ditës dukem më mirë se ju zogj të vegjël” ka thënë ai.

Kim Kardashian dhuron 500.000 dollarë për fansat e saj që kaluan periudhë të vështirë

Kim Kardashian së fundmi ka suprizuar fansat e saj duke dhuruar 500 mijë dollarë për ndjekësit që kaluan një vit të vështirë.

Përmes rrjetit të saj social Instagram, Kim ka zbuluar lajmin duke treguar se një vendim të tillë e mori pasi dëshironte që të përfundonte 2020-tën me një gjest humanitar.“Viti 2020 ka qenë i vështirë për shumë prej juve që jeni shqetësuar se nuk mund të paguani qiratë, prandaj unë dua të shpërndajë dashuri përmes 500 dollarëve për një mijë njerëz”, u shpreh Kardashian.

Bebe Rexha u jep një këshillë të rinjëve: Nuk ju duhet luks për të mësuar

Këngëtarja Bebe Rexha së fundmi ka inkurajuar të gjithë fansat duke zbuluar dicka për veten e saj. Përmes rrjetit  social,Twitter, Bebe ka treguar se nuk ishte pranuar në një kolegj muzike në Neë York.

Ajo tregoi se dëshiron të motivojë të gjithë ata që kanë dështuar të pranohen në një kolegj dhe ndjehen të zhgënjyer.“Hej, nëse po aplikon për në kolegj dhe nuk pranohesh, thjesht doja të të njoftoja. Unë po vdisja për të hyrë në NYU, Manhattan School of Music dhe Juilliard. Nuk u pranova në asnjë prej tyre dhe bëra muzikë vetë. Ju nuk keni nevojë për një kolegj luksoz për t’ju bërë të suksesshëm”, ka shkruar këngëtarja.

Reperi amerikan Diddy i dhuron nënës së tij 1 milion dollarë për ditëlindje

Reperi  Diddy së fundmi është përfolur në media për dhuratën që i bëri mamasë së tij për ditëlindje.

Përmes rrjetit social ,Instagram,reperi ka treguar se i ka dhuruar mamasë së tij 1 milion dollarë dhe një makinë luksoze.Diddy u shpreh se këtë e bëri në shenjë mirënjohjeje dhe falenderimi për mbështetjen e saj të vazhdueshme.

“Unë ekzistoj vetëm për shkak të këtij personi të bukur, të dashur, gazmor, të vërtetë, të zgjuar dhe të mrekullueshëm. Gëzuar 80 vjetorin e lindjes, mamasë më të mirë në botë! Të dua përgjithmonë!”, ka shkruar reperi krahas fotos.

 

Soni Malaj reagon ndaj personave që shfrytëzonin emrin e saj për të mbledhur para

Soni Malaj është mes personazheve të njohur, emri i të cilëve është përdorur nga persona të paidentifikuar për qëllime mashtrimi. Këngëtarja ka reaguar përmes disa postimeve në rrjete sociale, duke iu kërkuar ndjekësve të saj të mos bien pre e këtij mashtrimi që po bëhet.

Ajo publikoi disa foto të profilit të rremë që është hapur në emër të saj, ku shkruan se faqja është fals dhe kërkon të mashtrojë njerëzit. “jo është një faqe falso që kërkon t’iu mashtrojë. Bëjeni report,”, shkruan këngëtarja. Shumë emra të njohur janë përdorur për qëllime të tilla.

Pak ditë më parë dhe moderatori Ardit Gjebrea bëri thirrje fansave të tregojnë kujdes. “Mos jepni jepni asnjë të dhënë tuajën personale, nëse ju kërkojnë nga llogari të ndryshme me emrin tim në Facebo ok ose Instagram. Mos hyni në asnjë lojë që ka emrin apo foton time. Gjithçka është një tallje e dikujt. Vetëm kjo është faqe e imja, e verifikuar.”, shkruan Gjebrea.

Adriana Matoshi i bën dhuratën e veçantë për Krishtlindje, i dashuri i’a kthen në shqip

Kohët e fundit Adriana Matoshi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave pasi konfirmoi lidhjen me futbollistin 21-vjeçar, Keith Groeneveld. Pavarësisht paragjykimeve, çifti po e shijon në maksimum lidhjen e tyre dhe këtë e tregojnë me anë të postimeve në rrjete sociale.

Së fundmi, ka qenë Adriana e cila e ka befasuar partnerin me një dhuratë në prag të Krishtlindjeve. Keith e ka publikuar foton në rrjete sociale, krahas së cilës ka shkruar në shqip: “Të dua zemër”. Në një intervistë Adriana rrëfeu dhe se si është njohur me Keith.

Ish i dashuri i Kylie Jenner çmendet nga modelja shqiptare

Modelja shqiptare Trejsi Sejdini është shumë aktive në rrjete sociale, ku numëron mbi 300 mijë ndjekës. Ajo publikon vazhdimisht foto nga më provokueset.

Së fundmi, Trejsi ka tërhequr vëmendjen e reperit me famë botërore, Tyga, ish i dashuri i Kylie Jenner-it. Ai i ka bërë folloë në Instagram dhe modelja ia ka kthyer.

Nuk dihet ende nëse dyshja kanë folur me njëri-tjetrin apo ç’po ndodh mes tyre. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Tyga është tërhequr nga një vajzë shqiptare.

 

Vajza shqiptare shpallet më e bukura dhe fituesja e Miss Gjermanisë

Arlinda Prenaj është bukuroshja me origjinë nga Kosova që ka fituar kurorën e Miss Grand Germany 2020. Ajo është shpallur më e bukura e Gjermanisë, ndërsa në vitin 2019 ishte shpallur Miss Grand Kosovo.

Pas këtij triumfi bukuroshja në fjalë do të përfaqësojë Gjermanin në gara internacionale. Kujtojmë që Miss Grand radhitet si një ndër tre kompeticionet më të rëndësishme të bukurisë botërore.

 

Ronela Hajati do të sjell albumin e parë në Mars, me shpresë se pandemia do të mbarojë

Ronela Hajati prej disa kohësh nuk ka qenë aktive me projekte muzikore. Kënga e fundit e lansuar nga Ronela ka qenë projekti “Genjeshtar je X Pare”, publikuar në Shkurt të këtij viti. Edhe pse ka gati disa këngë, ajo është shprehur se ka vendosur t’i publikojë kur situata e krijuar nga pandemia të jetë më e qetë.

Ndërkohë, së fundmi Hajati ka bërë me dije se po punon për të sjellë një album. Përmes një postimi në Instastory, këngëtarja ka paralajmëruar se albumi do të publikojë vitin që vjen dhe se çdo këngë do të jetë shumë ndryshe nga çfarë jemi mësuar të dëgjojmë nga ajo.

“Po, unë jam duke bërë një album. Është i pari pas kaq shumë vitesh në skenë. 2021 shpresoj të na rikthejë ç’na ka marrë! Shëndetin, dashurinë dhe punën.

Kam material që i dua shumë dhe mezi po pres t’i dëgjoni. Çdo këngë do jetë ndryshe dhe secila do përfaqësojë një gjendje shpirtërore nga ato që kalojmë çdo ditë e deri tek sekretet më të thella të zemrës.

Albumi do të jetë vizual ndaj me shpresë të gjitha këngët do të jenë me video. Duhet thjesht të prisni dhe pak kohë derisa të gjitha gjërat t’i finalizoj si duhen! Në Mars është dëshira ime e madhe që të lansoj këngën e parë. Kam shumë surpriza këtë vit. Është një premtim”, shkroi Ronela.

Tayna hedh një tjetër kunjë Dafinës, zënka mes këngëtareve nuk mbaron

Rreth dy muaj më parë bëri xhiron e rrjetit lajmi se Dafina Zeqiri dhe Tayna kanë prishur marrëdhëniet mes tyre. Në rrjete sociale nuk kanë munguar thumbat e shumtë e diss-et që i kanë dhënë fund njëherë e mirë shoqërisë së tyre.

Kaq ka mjaftuar që çdo status apo deklaratë e dyshimtë prej tyre të merret si diss për palën tjetër. Së fundmi, po komentohet sërish një thumb i Dafinës, e cila ka ndarë një postim në Instastory, ku flitet rreth diss-it që Eminem i ka bërë 6ix9ine.

“Eminem përgjithmonë! Kur dështakët u bëjnë diss idhujve të tyre!“- ka shkruar ajo krah postimit.

Nuk dihet se cili është “i/e shënjestruara”, por fansat mendojnë se lidhet me Taynën.

Mirëpo, duket se kësaj here Tayna ka vendosur të ulë armët dhe me postimin e fundit në InstaStory, i ka dhënë fund luftës me Dafinën. Reperja ka publikuar një shprehje e cila shkruan:

“Nuk mund të konkurrosh me mua, unë dua që ti gjithashtu të fitosh.”

Epo me kë tjetër ta ketë, veç Dafinës?

Sherre dhe gjyqe, të famshmit shqiptar që u përleshen gjatë këtij viti

Ka pandemi, por ka edhe sherre; nga më banalet e deri tek ato që kanë përfunduar në procese gjyqësore, më poshtë ju rendisim disa prej sherreve më të bujshme të këtij viti!

Egla Ceno dhe Altin Basha

Largimi i aktores Egla Ceni nga Portokalli nuk ka kaluar pa u vënë re. Shkaqet e ndërprerjes së marrëdhënieve me emisionin e humorit , të drejtuar nga regjisori Altin Basha, “sqarohen” prej disa mesazheve të publikuara në media. Bisedat kanë në fokus pakënaqësinë e Bashës ndaj performancës së Cenos, ku regjisori i kërkon aktores të përmirësohet. Ndonëse kjo e fundit, i shpreh Bashës gatishmërinë per të rritur nivelin e performancave të saj, si dhe vlerësimin për profesionalitetin e tij, duket se pakënaqesitë nuk janë kapërcyer. Megjithatë nuk ka vonuar as reagimi i ish-regjisorit të Portokalli, i cili tregon se arsyeja e largimit të aktores nga programi i humorit ishte performanca e saj e dobët. Sherri virtual mes dyshes, ka vazhduar edhe këto ditë, ku ka qenë aktorja Ceno e cila ka komentuar pozicionin e ri të Bashës si drejtor i “Teatrit Eksperimental”

“E mirë ja, e sigurove një zyrë. Tunde bishtin kur të hodhën një kockë, të keqen u mundove ta quash të mirë, tradhëtove llojin tënd, tregove dhëmbët prej miushi me vartësit. Po do plakesh o plak…

E mirë ja, do sistemosh soj e sorrollop por falë teje dhe atyre si puna jote, gjërat shkojnë keq e më keq. Do plakesh o plak…

Do shikosh veten në pasqyrë dhe do buzëqesh i kënaqur duke menduar se në fund të fundit bëre detyrën: sistemove büthën tënde. Po do plakesh o plak…

Të plasi ty nëse qyteti, komuniteti nuk i kanë punët mirë. Se mos është faji yt. Ti për vete e gjete një büthë për gjuhën tënde. Të tjerët donin të ishin kundërshtarë, demonstrues, intelektualë. Ruajtën dinjitetin, ndershmërinë – por “po i grin uria”. Çfarë ndryshuan si përfundim? Asgjë. Dhe e di pse? “Sepse për sa kohë që do ekzistosh ti dhe ata si puna jote, e vetmja gjë që mund të ndryshohet është bütha e radhës për t’u lëpirë.”

Ti je sëmundje o plak, çfarë mund të krijosh ti? Vetëm moçale për parameca të tjerë ; shkruan Ceno në reagimin e saj

Ermal Mamaqi për Laert Vasilin: Dhuna e babit të ka lënë traumë

Pak ditë më parë Ermal Mamaqi postoi në rrjetet e tij sociale një paketë trajnimi ‘Life Coach’, vlera e të cilës shkontë deri në 24 mijë euro. Për aktorin Laert Vasili pretendimi i Mamaqit është i tepruar, dhe se ai postim nuk duhet të merret aspak seriozisht duke qenë se është shkruar nga një aktor humori, aq më tepër kur postimi ka shumë gabime drejtshkrimore.

“Pra ky njeri thotë që është trajner, life coach dhe do 24 mijë euro në vit që të hysh me vetulla dhe të dalësh pa sy, sepse me këto gabime drejtshkrimore… Ngaqë është aktor humori, mendoj se e ka nxjerrë me humor. Nuk duhet marrë seriozisht. Unë nuk jam pedagog gjuhë-letërsie, fatmirësisht ka qenë im-atë prej të cilit kam ngrënë shumë çoka në kokë që të mësoj shqip” u shpreh Vasili i ftuar në programin ‘Politikon’ lidhur me këtë çështje

Nga ana tjetër Mamaqi nuk e la pa një përgjigje, duke i kushtuar Vasilit një përgjigje të gjatë

“Laert me dhimbsesh… Më vjen keq që ke ngrënë çoka nga babi. Fatkeqësisht dhuna atëherë ka qënë modë. Sigurisht edhe unë jam prekur nga sllogani “Kush të rreh të do”. Sidoqoftë e shoh që ke nevojë për një këshillim mik… Dhuna e babit për gabimet ortografike të ka lënë një traum që të pengon të jetosh i qetë… Je i terrorizuar nga gabimet ortografike dhe nuk kupton ku është thelbi i diskutimit. Kapesh me një foto që në fakt nuk e kam publikuar unë dhe nuk është zyrtare. Sigurisht edhe unë nuk jam dakort me gabimet. Sa për informacion, ai punonjës i ekipit tim nga i cili rrodhi dhe ajo pjesë e draftit të papërfunduar, ka jetuar një kohë të gjatë në fëmijërinë e tij në Greqi dhe ja… e bëri gjëmën. Të siguroj që për këtë Herezi që bëri, atë punonjës do e “varim” te Skënderbeu. Që ta marrin vesh mirë ata që ngatërrojnë gërmën Ë.

E ke nga druri Laert… Dhe Subkoshienca jote lidh drurin e fëmijërisë për gabimet ortografike, me drurin që ha tani herë pas here për gjëra të tjera…

Siç e sheh njerëzit po vdesin, janë pa shpresë dhe e vetmja gjë për të cilën nuk kanë nevojë është mllefi yt për çdo gjë që merr frymë… Uroj ta kalosh këtë moment dhe të ftoj në takimet e mia që të kuptosh vërtet se sa është vlera e vërtetë e trajnimeve që bëj unë dhe skuadra ime. Forca mik dhe mos vrit veten po pe ndonjë gabim diku aty…Nuk është faji yt… Ti nuk do hash me çoka. Ndrysho mendimet se do mbesësh gjithë jetën “i varfër”.

Albërie Hadërgjonaj sherr publik me Arkiva Shqip

Këngëtarja e njohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, së fundmi është përfshirë në një debat të ashpër me kompaninë që deri pak kohë më parë i menaxhonte klikimet në kanalin YouTube. Kompania ArkivaShqip ka publikuar në rrjetin social Instagram video , ku shfaqin Albërien teksa komunikon me ta me një ton të ashpër duke kërkuar shkëputjen e menjëhershme të kontratës. Hadërgjonaj akuzon kompaninë se nuk po i japin mbështetje aq sa duhet siç bëjnë me këngëtarë të tjerë, ndërsa kërkon menjëherë prishjen e kontratës me ta.

Në tensione e sipër përgjatë videos dëgjohen edhe të shara nga këngëtarja, e cila mesa duket ka ngelur e pakënaqur me trajtimin që kjo kompani ka bërë ndaj saj.

Nëpërmjet një lidhje live në skype, pak muaj më parë Albërie dha versionin e saj sipas të cilës ajo u shpreh se reagimi ka ardhur në një momemt ku nervat dhe gjendja emocionale ka qenë e ezauruar, ndonëse edhe vetë ajo nuk ndihet aspak mirë për fjalorin që ka përdorur, ndoëse epitetet e shëmtuara kanë dalë jashtë konteksti. Sipas këngëtares Hadërgjonaj, Arkiva Shqip ka përfituar nga klikimet e saj dhe kanë abuzuar dhe shfrytëzuar emrin e artistes.

Ardian Bujupi i kthehet Capital T: Të hapa derën e shtëpisë, ke fjetur tek unë

Një debat mes dy reperëve të njohur ka nisur së fundmi, pas deklaratave të Capital T se Ardian Bujupi u bë i famshëm prej tij. Ardiani e mohoi këtë fakt dhe ftoi në një debat live reperin në Instagram. Gjatë live-t të tij, Ardian u shpreh se mosmarrëveshjet me Capital T nisën pasi i ofroi reperit të bashkëpunonin për një këngë, por ai kërkoi që ta bënte pjesë të albumit të tij “Skulpture”. Në momentin që Ardian Bujupi refuzoi ofertën e Capital T, reperi nuk pranoi të bashkëpunojë për këngën.

“Asnjë fjalë e tij nuk është e vërtetë. Ta kam hapur derën e shtëpisë, ke fjetur te unë, kam bërë gjithçka. Ja dërgova një këngë paraprakisht që më pëlqeu shumë, më tha: ‘E dua për albumin tim’. Kemi pas mosmarrëveshje. Më tha “jo” nuk e bëjmë hiç. OK, thashë, krejt në rregull”, u shpreh Ardiani.

Stresi ofezë ndaj moderatores Ejnxhell Shkira

Një opinion i moderatores Ejnxhell Shkira në llogarinë e saj në Instagram, për mënyrën e dhunshme të protestave të pak ditëve më parë në Tiranë, për shkak të vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv i policisë u bë shkak që të krijohet një përplasje virtuale mes saj dhe këngëtarit Stresi, i cili ishte një ndër pjesëmarësit në protestë.

Këngëtari  ka shprehur revoltën e tij në rrjetet sociale për personat që i kanë dalë kundër, mes tyre edhe Einxhel Shkirës.

Kjo e fundit në një status në rrjetet sociale shkruante se nuk doli në protestë në respekt të dhimbjes së familjes së 25-vjeçarit. Më tej, Einxhel dënonte dhunën dhe shkatërrimet e kryera nga protestuesit në kryeqytet.

Kaq ka mjaftuar që reperi ta rishpërndajë  në Instastory shkrimin e saj duke iu kthyer me një fjalor banal, siç mund ta shihni në foto. Mandej moderatorja reagoi e ftuar në programin “Ftesë në 5” ku tregoi se deklarata e Stresit për të ka prekur shumë dhe familjen e saj. Ajo u përlot në studio teksa lexoi një mesazh që i kishte dërguar e ëma.

“Shëndeti i mamit tim është më i rëndësishëm se sa unë të ngrihem për kauza. Siç mund të jetë gjynah babai i atij djalit që vdiq, ashtu është gjynah dhe mamaja ime e cila përballet me një trajtim të tillë që i bëhet fëmijës së tij pa i bërë keq askujt”; vijoi Einxhell

 

Shkurte Gashi shtatzanë për herë të parë, por asnjë nuk e dinte që ishte e lidhur

Ka qene mjaft e mbyllur në lidhje me jetën e saj private këto muajt e fundit, dhe nuk ka postuar shumë foto në rrjetet sociale, duke anashkaluar kështu edhe ato me barkun e rrumbullakosur. Ndaj nuk është cudi që shumë nuk e dinin se këngëtarja shqiptare Shkurte Gashi ishte shtatzënë.

“RTV21” njoftoi se Shkurte  është bërë nënë për herë të parë. Mediat po kështu kanë zbuluar se ajo është në pritje të një djali. Këtë vit të vështirë për shumë njerëz, këngëtarja në fakt do të kujtojë gjithmonë si vitin që i solli një dhuratë të jashtëzakonshme.

Demi Lovato vazhdon të jetojë jetën si beqare, pas ndarjes së bujshme

Nëse të gjithë janë duke ndarë foto me të dashurit e tyre, duke treguar se si po i kalojnë festat, ka edhe personazhe të tjerë si Demi Lovato që i zbulojnë publikut pse janë të lumtur.

“Pjesa më e mirë për të qenë beqare është të dish që lumturia ime nuk vjen nga askush tjetër përveç vetes time”, shkroi ajo në një ‘Instagram Story’ shoqëruar me një emoji zemre.

Demi i dha fund fejesës së saj me Max Ehrich 5 muaj pasi ata u njohën. Që nga ndarja e tyre, ata të dy kanë pasur përplasje më njëri-tjetrin edhe publikisht. Max ka ndarë shumë detaje nga lidhja e tyre në ‘Instagram’, sakaq vendosi të qajë para paparacëve në vendin e propozimit. Ehrich ndau dhe një këngë fill pas ndarjes, megjithatë vendimi i Demit nuk pati asnjë kthim pas

 

Gjyshja e Ariana e Grandes e dha bekimin e saj për fejesën e mbesës

Ditën e djeshme Ariana Grande dha një lajm të bukur duke deklaruar fejesën me të dashurin e saj Dalton Gomez. Këngëtarja e muzikës pop tregoi edhe unazën me gur diamanti në formë ovale dhe një perlë. Unaza e këngëtares u cilësua si shumë e veçantë, por akoma më i veçantë është kuptimi që kjo unazë ka për të.

Perla e kësaj unaze i përket dhuratës që Ariana mori në vitin 2014 nga gjyshja e saj.
“Gjyshja më dhuroi një unazë me perlë, të cilën e mori nga mbërthyesja e xhaketës së tij. Ajo më tregoi se gjyshi i doli në ëndërr dhe i tha të më mbronte”-u shpreh Ariana asokohe.

Profesori i Universitetit të Yale ka 5 vite që nuk bën dush

Pesë vite më parë, Dr. James Hamblin ndaloi së bëri dush. Ai thotë se shumica e produkteve për “kujdesin ndaj lëkurës”, në fakt e dëmtojnë atë dhe dëshiron të shohë më mirë se çfarë do të thotë të jesh vërtetë i pastër.

Ne e dimë se sa e rëndësishme është higjiena e mirë. Ajo na mbron nga infeksionet dhe sëmundjet virale, por çfarë ndodh nëse duke përdorur sapun, scrub trupi etj, ne po dëmtojmë shëndetin tonë?

Dr James Hamblin, gazetar dhe profesor i shëndetit publik, në librin e tij “Clean (16,99 £, Bodley Head”,  zbulon se si lëkura jonë ndikohet nga produktet që aplikojmë.

Sipas tij, përdorimi i tepërt i sapunit dhe produkteve kozmetike, të shitura tek ne me premtimin e kujdesit dhe mirëmbajtjes ndaj lëkurës sonë, mund të shkaktojnë disa nga sëmundjet apo problemet që ne po përpiqemi të trajtojmë me ato produkte.

Historikisht, njerëzit e kanë parë nevojën e larjes si të rezervuar për të pasurit ose si diçka mëkatare, por me evolimin e shoqërisë, ajo është kthyer në një nevojë të përditshme, që nëse lihet pas dore, mund të jetë “një gabim i madh social”.

Sipas James, është koha për një evolim dhe perspektivë krejt të re në atë që quajmë pastrim dhe pastërti. Një perspektivë që fillon me një reflektim personal të marrëdhënies sonë me trupin.

Aktualisht, Hamblin është profesor në Yale dhe në një interivstë për BBC ai shprehet se “donte ta provonte të mos lahej për të parë efektin që do kishte”.

 

 

Gazetarja amerikane tregon si u dashurua me Shkrelin, shqiptarin më të urryer në botë

Një ish-reportere për Bloomberg News, Stephanie Clifford, përshkroi se si gazetarja Christie Smythe hoqi dorë nga “jeta e saj e përsosur në Brooklyn” duke rënë në dashuri me Martin Shkrelin, shqiptaro-amerikani që u bë i njohur për keq vite më parë dhe u dënua me shtatë vite burg për mashtrim.

U desh shumë pak që interneti të ndizej sërish, sepse dashuria e saj, tani partneri i jetës, nuk është ndonjë i pandehur i zakonshëm, por Martin Shkrel, i ashtuquajturi ‘Pharma Bro’, i cili rriti çmimin e një ilaçi të rëndësishëm më shumë se 5,000% brenda natës. Madje bleu edhe një album të vetëm të Wu-Tang Clan për një vlerë që pretendohet të jetë 2 milionë dollarë.

Në rrëfimin e botuar në Elle, Christie përshkruan se si marrëdhënia e saj me Shkrelin u zhvillua nga reportere dhe subjekt në diçka më shumë, deri në pikën kur dhanë puthjen e parë në dhomën e vizitorëve të burgut. “Unë i thashë Martinit se e doja. Dhe ai më tha se më donte gjithashtu,” u shpreh ajo.

Stephanie thotë se ata nuk mund të prekeshin përtej një përqafimi, nuk kanë fjetur kurrë së bashku, por kanë diskutuar emrat e fëmijëve. Ajo tani i referohet Shkrelit si “partneri i saj i jetës” dhe mbështeti kërkesën e tij të pasuksesshme për t’u liruar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Në Twitter, ajo u shpreh:

“E kuptoj që është e vështirë për shumë njerëz të pranojnë që 1. Martini nuk është psikopat dhe 2. Një grua mund të zgjedhë të bëjë diçka me jetën e saj (e cila nuk ndikon te ju) të cilën ju në asnjë mënyrë nuk e aprovoni. Por kjo është në rregull. ”

Megjithatë duhet thënë se Stephanie raporton se Martin Shkreli ndaloi së komunikuari me Christie-n, kur mori vesh për artikullin. Komenti i tij i vetëm ishte:

“Z. Shkreli i uron zonjës Smythe fat më të mirë në përpjekjet e saj të ardhshme.” Elle raporton se Christie iu përgjigj komentit të Shkrelit duke thënë, “Është e këndshme, jo fort bindëse”.

Ndërkohë të shumtë janë njerëzit që akuzojnë Christie Smythe se thjesht po përpiqet të tërheqë vëmendjen. “Ka një tjetër mënyrë për ta parë gjithë këtë rrëmujë”, shkroi Katie Rosman, një reportere e Neë York Times. “Christie Smythe e shet Martin Shkrelin për famën dhe marrëveshjen e madhe për një libër. E përdor atë, e bën të gjithën për para, e mund atë në vetë lojën e tij.”

Në vitin 2015, Martin Shkreli, një biznesmen në fushën e farmaceutikës, u shndërrua në makthin e Amerikës, pasi vendosi që të rriste çmimin e një ilaçi të rëndësishëm nga 13.50 dollarë një tabletë në 750 dollarë. Shkreli, i cili ishte themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i “Turing Pharmaceuticals”, bleu të drejtat e medikamentit Daraprim në gusht të 2015-s për 55 milionë dollarë. Daraprim është një ilaç i vjetër dhe nga më të domosdoshmit për pacientët me AIDS, gratë shtatzëna dhe fëmijët, lufton toksoplasmosis, një infeksion që shkakton probleme dhe rrezik për jetën.

 

Adelina Tahiri uron burrin e saj për ditëlindje me fjalët më të ëmbla

Dy vite më parë, këngëtarja Adelina Tahiri kurorëzoi me martesë dashurinë e saj me partnerin maqedonas, Serjozha Markov. Në gusht të vitit 2018, çifti u bënë prindër për herë të parë, pasi Adelina solli në jetë bekimin e tyre të parë, djalin që e pagëzuan me emrin Jon.

Këngëtarja dhe avokati maqedonas po jetojnë një histori të bukur dashurie dhe Adelina ka treguar më herët se fillimet e tyre kanë qenë si një film i bukur romantikk. Pavarësisht paragjykimit të madh nga publiku për moshën e Serjozha-s dhe faktin që ai është i huaj, Adelina ka treguar se është kokë e këmbë e dashuruar me partnerin e saj. Madje, ajo i ka bërë dedikimin më të ëmbël të dashurisë në ditën e lindjes së tij, krahas një fotoje ku e përqafon.

“Urime ditëlindjen gjysma ime! Faleminderit që të kam!”- ka shkruar ajo.

Më herët këngëtarja ka folur për planet e zgjerimit të familjes dhe tregoi Adelina tha se është gati për një fëmijë të dytë. Megjithatë, ka diçka që e pengon!

Këngëtarja tha se nuk e përjeton mirë shtatzëninë, pasi me Jonin shtoi shumë kile. Ajo tha se periudha e pritjes së ëmbël për të ishte e vështirë, pasi edhe temperaturat e larta e përkeqësonin edhe më shumë situatën.

“Nuk do e lë Jonin vetëm, po e mendojmë një fëmijë të dytë”, tha këngëtarja ndër të tjera.

Je një përbindësh, Kylie Jenner sulmohet në rrugë nga aktivistët

Kylie Jenner ka revoltuar aktivistët për të drejtat e kafshëve gjatë daljes së saj të fundit për pazar gjatë fundjavës. Pasi u largua nga dyqani luksoz në Rodeo Drive të Beverly Hills, ajo hyri në automjetin e saj dhe në këtë moment katër protestues rrethuan automjetin e saj.

Nga videot e shpërndara në rrjet shihen aktivistët që i bërtasin yllit të TKUËK, teksa thërrasin:

“Turp për ty! Je një përbindësh! Turp për ty!”

23-vjeçarja shihet duke dalë nga ‘Rolls-Royce’ i saj, kurse pas saj ishin sigurimi që e mbronin prej aktivistëve. Ylli i Keeping up With the Kardashians është përballur me një situatë të ngjashme edhe në janar kur ajo tregoi papuçet e sapoblera Louis Vuitton të bëra me gëzof, vetëm disa ditë pasi u përpoq të rrisë ndërgjegjësimin për kafshët që kishin ngordhur në zjarret e Australisë.

Protestuesit nuk dukej se kishin si shënjestër Kylie pasi protesta e tyre filloi diku tjetër dhe më pas u drejtuan drejt qendrës  së famshme tregtare teksa Kylie nuk iu përgjigj atyre.

23-vjeçarja nuk kishte veshur me ndonjë veshje gëzofi në kohën e protestës, por ka veshur në të kaluarën e sigurisht aktivistët e mbanin mend këtë.

Tre vite më vonë, Afëridta Dreshaj i kthen dedikimin romantik partnerit të saj

Tre vite më parë, Afërdita Dreshaj dhe partneri i saj Jakub Kindl, u bënë kryefjala e mediave për shkak të propozimit super romantik që ky i fundit i bëri partneres. Këngëtarja shqiptare i tha “Po” sportistit dhe tre vite pas kësaj dite speciale në jetën e tyre, po bëhen prindër për herë të parë.

Sot, Afërdita ka rikujtuar në Instagram momentin e bukur të propozimit, duke i bërë edhe një dedikim super romantik Jakub-it.

“Sot tre vite më parë, ti më propozove për martesë. Të dua më shumë se fjalët mund ta tregojnë. Jam gruaja më me fat në botë! Të dua zemra ime (siç do të thoje ti).”- janë fjalët e Afërditës.

Këngëtarja dhe sportisti po presin një bebush, ndërsa më herët ndanë në rrjete sociale festën e bukur ku zbuluan gjininë e foshnjës. Ata po presin një djalë, ndërsa përgatitjet për të kanë nisur prej kohësh.

 

Fansat nuk rreshtin së foluri për detajin në unazën e fejesës së Ariana Grandes

Ariana Grande surprizoi mbrëmjen e djeshme gjithë botën me lajmin e saj të fejesës. Ishte vetë këngëtarja që postoi disa foto në Instagram ku shihej së bashku me Dalton Gomez, teksa në njërën prej tyre shihej vetëm unaza super ËOË prej diamanti. Unaza kishte përveç diamantit edhe një perlë të bardhë të bashkangjitur teksa rrethi duket të jetë ar.

Të qëndrojmë tani pak te unaza!

Ekspertët kanë nisur të analizojnë unazën e Grande-s dhe mendohet se diamanti në formë ovale është 5 karat dhe mund të kushtojë rreth 200 mijë – 250 mijë dollarë. Ndërsa fansat mendojnë se perla duhet të jetë e njëjta që këngëtarja ka marrë nga gjyshja e saj, sepse ngjason shumë me të. Megjithatë Ariana nuk e ka konfirmuar ende këtë detaj në lidhje me perlën, por nëse rezulton e vërtetë atëherë do të thotë se këngëtarja do e mbajë me shumë kujdes këtë unazë.

Lajmi për fejesën e Grande dhe Gomez vjen një vit pasi nisën thashethemet e para për lidhjen e tyre. Daljen e parë publike ata e bënë në mars për videoklipin e Ariana dhe Justin Bieber “Stuck With U”. Në video, Dalton dhe këngëtarja kërcenin së bashku në një dhomë gjumi.

Më pas në muajin tetor mediat e huaja do raportonin se ata janë “kokë e këmbë” të dashuruar me njëri-tjetrin. Teksa e përshkruanin marrëdhënie shumë “të shëndetshme”, mediat shkruanin se ata duan thjesht të jenë “normalë” dhe Ari pëlqen që ai është shumë me këmbë në tokë. Ai e ekuilibron atë nga industria e muzikës dhe bota e famës dhe të dy kalojnë shumë kohë së bashku.

Getoari dhe Majku kanë gati vaksinën…por për muzikën

Majk dhe Getoar Selimi publikuan para pak ditësh foton e një sëpate, duke paralajmëruar kështu se kënga e tyre e përbashkët ishte shumë afër. Por ne nuk e prisnim që hiti të vinte kaq shpejt, edhe pse ata të dy kanë kohë që punojnë për të.

Mbrëmjen e sotme dy reperët kanë zbuluar detje të reja nga kënga e tyre, që sigurisht do të jetë një bombë e vërtetë. Ata kanë treguar se ky projekt muzikor do të mbajë titullin “Hajde te baba” dhe kur do publikohet thoni ju? Ditën e nesërme në orën 19:00.

Kënga do të jetë pjesë e albumit të tyre, që do të mbajë një titull shumë të zakontë për kohën që po jetojmë: “Vaksina”.

Kjo do të thotë se na ndajnë më pak se 24 orë nga hiti i radhës i Majk dhe Getoar Selimit, ndaj do të presim me padurim derisa ta dëgjojmë. Majk ka bërë me dije pak muaj më parë se pjesë e këtij albumi të përbashkët me Getoarin do të jetë edhe Onat, anëtari tjetër i Babastars. Reperi është shprehur se albumi do të publikohet në stinën e dimrit dhe siç duket ka ardhur koha që të njihemi një nga një me të gjitha këngët.

Ndërkohë kujtojmë se Majk dhe Getoari kanë realizuar bashkë tre këngë shumë të suksesshme, “S’jena mo”, “Ajo” dhe “Malena”.

Pas ndarjes nga Patrisi, Tuna merr vendimin e papritur për të ikur larg

Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha kanë qenë në qendër të vëmendjes mediatike javët e fundit. Ata janë përfolur për një ndarje të mundshme dhe e gjitha nisi për shkak të disa shenjave në rrjete sociale. Tuna hoqi mbiemrin e Patrisit nga Instagrami i Tian, të birit, duke e bërë nga Tian Patris Berisha në Tian Sejdi. Madje ajo e hoqi Patrisin edhe nga lista e personave që ndjek Tian në këtë rrjet social.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe Patrisi së fundmi, duke konfirmuar në një lloj mënyre zërat për ndarje nga Tuna. Patris ka publikuar në Instagram një video me djalin, ku të dy shihen duke u puthur me njëri-tjetrin. “Tian Patris Berisha”, ka shkruar ai duke ju rikujtuar edhe një herë të gjithëve emrin që mbante më parë i biri në Instagram dhe që do të mbajë gjithë jetën.

Tuna ka lëvizur drejt Shkupit bashkë me djalin e saj, ndërsa Patrisi jeton në një lagje tjetër të kryeqytetit. Mirëpo së fundmi, këngëtarja ka ndërruar sërish destinacion. Ajo ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara dhe në rrjete sociale ka ndaë foto nga Miami.

Në postimet e saj, Tuna tregonte se po shijonte në maksimum kohën me diell dhe udhëtimin e saj, ndërsa ende s’ka publikuar një foto me të birin, ndaj nuk dihet nëse Tian është me të.

 

Të gjithë e prisnin, Mozzik dhe Loredana japin lajmin e mirë për të gjithë fansat

Në gusht të 2019, pesë muaj pas bashkëpunimit të tyre “Romeo & Juliet”, çifti i njohur i showbiz-it, Loredana dhe Mozzik u rikthye fuqishëm me një bashkëpunim të ri i cili mbante titullin “Eiskalt”. Nga gjermanishtja, kjo fjalë do të thotë “Ngrirje”. Në klipin e këngës dyshja duket shumë në harmoni dhe sigurisht me super kimi e energji.

Së fundmi, çifti kanë fituar një çmim të rëndësishëm në Gjermani. Ishte Mozzik ai që e ndau lajmin e bukur me fansat në rrjetet sociale, ku postoi një Instastory duke treguar edhe çmimin që kanë fituar.

Në videon e postuar prej tij shihet fotoja e tyre shkëputur nga videoklipi dhe pas ndarjes dhe ribashkimit kjo është hera e parë që e shohim reperen në profilin e tij në Instagram.

Më 25 nëntor u publikua pjesa e parë e dokumentarit të Loredanës. Në videon e publikuar në rrjetet sociale ata shihen krah njëri-tjetrit të lumtur dhe tepër të qetë ndonëse nuk kanë dhënë detaje se kur janë ribashkuar dhe si arritën të hidhnin pas problemet. Duket se rikthimi në krahët e njëri-tjetrit ka ndodhur shumë kohë më parë por u zbulua vetëm tani.

Lori është një tip më ndryshe prej femrave të tjera. Kjo është njëra prej arsyeve që më ka pëlqyer më shumë.”- janë këto fjalët e Mozzik për reperen.

Në një pjesë të dokumentar ata shfaqen duke i bërë një tatuazh, Loredana në barkun e Mozzik dhe Mozzik në gishtin e Loredanës, një gjest tepër i veçantë. Po ashtu, në pjesë të tjera shohim se si Mozzik fshihet pas fotove që reperja ka publikuar në rrjetet sociale në kohë të ndryshme.

Dokumentari përmban pjesë edhe nga koha kur Loredana ishte shtatzënë dhe më pas kur sapo janë bërë prindër. Disa ditë më parë u raportua se Mozzik dhe Loredana kanë nisur të bashkëjetojnë sërish në Gjermani. Nuk ka ende detaje se kur ka rinisur bashkëjetesa e tyre, por risjellim në vëmendje se gjatë karantinës Mozzik ishte në Kosovë.

Presidenti Joe Biden e merr vaksinën anti-Covid 19 para miliona njerëzve

Presidenti i zgjedhur i SHBA, Joe Biden, ka bërë live vaksinën kundër koronavirusit mbrëmjen e djeshme. Ai është vaksinuar këtë të hënë, ku siç shihet dhe në video, në krah të tij qëndron bashkëshortja Jill Biden.

Duke dhënë shembull për qytetarët njëlloj si figura të tjera publike, Biden-it iu injektua doza e parë e vaksinës së Pfizer gjatë një transmetimi televiziv.

Presidenti i zgjedhur është vaksinuar në spitalin Christiana Care dhe injektimi i është bërë nga Tabe Masa, infermiere dhe drejtuese e Shërbimeve Shëndetësore të Punonjësve.

“Ajo që unë dua të them është se ua kemi shumë borxh këtyre njerëzve. Shkencëtarët dhe njerëzit që e bënë këtë të mundur, punonjësit e vijës së parë, njerëzit që ishin ata që në të vërtetë bënë punën klinike, kjo është thjesht e mahnitshme. Do të doja të kishim kohë për të shkuar në të gjithë spitalin për të parë sa të zënë dhe të pabesueshëm që jeni të gjithë. Dhe ju detyrohemi shumë”, ka thënë Biden pasi ka bërë vaksinën.

Ky lloj vaksinimi në sytë e të gjithëve është bërë në mënyrë që t’u tregohet amerikanëve që vaksinat janë të sigurta.

Vaksinimi i popullsisë në SHBA ka nisur 14 dhjetor me punonjësit e shëndetësisë të parët dhe personat që janë më shumë të rrezikuar. Deri tani janë vaksinuar mbi 1.6 milion persona në të gjithë SHBA.

 

Ellen DeGeneres sërish në probleme, del pa maskë në rrugë edhe pse është me Covid 19

Para pak ditësh, Ellen DeGeneres u konfirmua pozitive me Covid-19. Ajo ka ndarë me fansat gjithë simptomat, teksa lufta e saj me virusin e rrezikshëm vazhdon. Përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, moderatorja e famshme ka rrëfyer të gjithë efektet e Covid-19.

Ellen ka thënë se në përgjithësi ndihet mirë, por ka dhimbje shpine shumë të fuqishme, gati torturuese. Ajo është shprehur se kjo ka qenë gjëja më e vështirë për të për ta përballuar.

“Ndihemi 100%. Ndihem vërtetë mirë. Diçka që ata nuk ta tregojnë, janë dhimbjet torturuese të shpinës. Nuk e dija se kjo ishte një simptomë. Kush e dinte? Si vjen? Dhimbje shpine. Keq”, është shprehur Ellen në videon e saj.

Së fundmi, DeGeneres u fotografua jashtë shtëpisë së saj pa maskë. Ajo ka dalë nga shtëpia vetëm nëntë ditë pasi ajo doli pozitive në testin ndaj Covid-19.

Në fotot që tani janë bërë virale, ajo shihet duke qëndruar në një parking ndërsa po bën një telefonatë. Ndërsa askush nuk u pa të qëndronte afër saj, mediat zbuluan se kishte qenë në Garde në Montecito, Kaliforni.

Kjo vjen pasi Ellen u vendos në qendër të vëmendjes mediatike muajt e verës, pasi një ish-punonjës deklaroi se vendi i punës në emisionin e saj ishte shumë toksik. Më pas të tjera histori pasuan dhe Ëarner Bros ndoqi një investigim për këtë rast.

Prezantuesja e njohur në Shqipëri futet në skenën e Festivalit të Këngës me kal

Mbrëmja e sotme është nata e parë live e Festivalit të 59-të të Këngës në RTSH. Plot 25 këngëtarë priten të ngjiten në skenë për të kënduar live këngët pjesëmarrëse. Mirëpo, vëmendjen fillimisht e ka marrë Jonida Vokshi, e cila pas prezantimit të Blendi Salajt, ka hyrë në skenë mbi kalë.

E veshur me një veshje trupore dhe pelerinë të tejdukshme, Jonida ka ecur me kalë përreth skenës për t’u ngjitur më skenë më pas e zbathur.

Mënyrë kjo e pa parë herë tjetër në Festival. Kështu që, bravo moderatores!

Pas një mungese të gjatë, Beatrix Ramosaj rikthehet fuqishëm me Eugent Bushpepën

Beatrix ka publikuar pak më parë një foto në Instagram, ku shfaqet krah një prej emrave më të mirë dhe më të lakmuar të skenës shqiptar, Eugent Bushpepa.

“A ju mori malli për mua?”, – shkruan Trixa, ndërkohë që e shoqëron foton me hashtagun “Duke kërcyer me Djallin”.

Kështu, këngëtarja sapo na tregoi që projekti i saj më i ri përfshin dhe Eugent Bushpepën, detaj ky që na bën të presim me padurim publikimin e këngës.

Manjola Nallbani detyrohet të braktis Festivalin e Këngës, shkak bëhet infektimi me Covid 19

Manjola Nallbani ishte një nga konkurrentet e këtij edicioni të Festivalit të Këngës në RTSH me këngën “Ora e Jetës”. Mirëpo, duket se fati nuk paska qenë në anën e Manjolës këtë vit.

Këngëtarja e njohur u infektua nga Covid-19 ditë më parë dhe duket se rikuperimi nuk ka përfunduar akoma.

E ftuar në emisionin “Kohë Moderne” në RTSH, asistent regjizorja e festivalit, Ketrin Gjocaj ka rrëfyer se Manjola Nallbani është tërhequr nga Festivali i Këngës për shkak të pasojave që ka lënë Covid-19 në shëndetin e artistes duke e bërë të pamundur pjesëmarrjen.

Sakaq, në kanalin zyrtar në Youtube të RTSH, kënga e Nallbanit është fshirë.

 

Kejvina Kthjella u rikthehet pozave të nxehta në Instagram pas një heshtje të gjatë

Kejvina Kthella iu është rikthyer pozave të  nxehta në rrjetet sociale. Ish-velina seksi pozoi me të brendshme nga dhoma e gjumit, duke ngritur temperaturat.

Ajo pozoi në këmbë pranë raftit e veshur me të brendshme dhe mbante sipër një pallto, duke vendosur në plan të parë gjoksin bombastik. Kejvina Kthella dukej mjaft joshëse dhe provokuese, teksa ekspozoi linjat perfekte trupore.

Ish-velina nuk e ka problem t’i tregojë ndjekësve asetet e saj dhe herë pas herë publikon foto të nxehta ku nuk lë vend për imagjinatën.

Bëra 50 injeksione për tu ngjitur në skenë, këngëtarja rrëfen arsyen përse u largua nga grupi

Këngëtarja Jesy Nelson ka zbuluar se iu desh që të bënte 50 injeksione për të performuar pavarësisht se kishte dhimbje shpatullash në vitin 2015.

29 vjeçarja bëri zbulimin në librin e grupit ‘Out World: Our Official Autobiography’, teksa të hënën tregoi se do largohej nga ‘Little Mix’. Jessy rrëfeu se do ikte nga grupi për shkak të ndikimit që kishte në shëndetin e saj mendor.

‘Në shtator 2015, duhej të performonim ‘Black Magic’ live në America’s Got Talent,’- shkroi ajo. ‘Gjatë ditës dëmtova shpatullën dhe nuk mund ta lëvizja. Isha në agoni, duke bërtitur. Në një pjesë të performancës duhet të kërceja, por në atë gjendje nuk e bëja dot. Ishte një makth.’

Këngëtarja rrëfeu se i dhanë shumë kafe që të qëndronte zgjuar para se të dilte në skenë. Ndërkohë në një postim në Instagram, Jesy shprehu mirënjohën për ndjekësit e saj që e mbështetën pas mori vendimin për tu larguar nga Little Mix.

‘Faleminderit shumë për gjithë mbështetjen dhe dashurinë që më keni dhënë gjatë këtyre ditëve të fundit. Disa nga mesazhet tuaja më kanë bërë të ndihem e emocionuar dhe i vlerësoj shumë. Ju dua të gjithëve,’- shkroi ajo.

I mori gjysmën e pasurisë, por ish gruaja e Jeff Bezos dhuroi për bamirësi ashtu sic premtoi

Novelistja dhe filantropistja 50-vjeçare, Mackenzie Scott, e cila më parë ka qenë e martuar me themeluesin e Amazon, Jeff Bezos, po vazhdon të mbajë premtimet që bëri duke nënshkruar The Giving Pledge vitin e kaluar.

Giving Pledge është një organizatë jofitimprurëse përmes së cilës individë të pasur zotohen të dhurojnë të paktën gjysmën e pasurisë së tyre përgjatë gjithë jetës.

Kjo seri e fundit e donacioneve do të mbështesë 384 organizata në të 50 shtetet e SHBA-së, gjatë një kohe kur shumë amerikanë po luftojnë financiarisht pas shpërthimit të koronavirusit.

Sipas një postimi në blog nga Scott, disa nga këto dhurata financiare kanë shkuar drejt mbështetjes së bankave ushqimore, fondeve të ndihmës emergjente dhe shërbimeve mbështetëse për njerëzit në nevojë.

Të tjera kanë shkuar drejt adresimit të pabarazive sistematike afatgjata, të cilat janë përkeqësuar nga kriza, duke përfshirë lehtësimin e borxheve, trajnimin për punësimin etj.

Fushat e tjera ku fondet u përqendruan përfshinin edukimin, grupe të mbrojtjes ligjore për ata që marrin diskriminim institucional etj.

Scott shkroi:

“Kjo pandemi ka qenë shkatërruese në jetën e amerikanëve. Humbjet ekonomike dhe rezultatet e shëndetit kanë qenë më të këqija për gratë, për njerëzit me ngjyrë dhe për njerëzit që jetojnë në varfëri. Ndërkohë, ajo ka rritur ndjeshëm pasurinë e miliarderëve.”

 

Ermal Mamaqi tregon momentin kur babai për pak i prishi fejesën me Amin

Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska kanë treguar shpesh herë detaje nga historia e tyre e dashurisë në intervistat dhe daljet në ekran përgjatë viteve, e megjithatë duket se komediani ka gjithmonë ndonjë ndodhi interesante për të zbuluar, qoftë nga ditët e para të lidhjes apo dhe nga ato tani në familje.

I ftuar ditën e sotme në rubrikën “N’Fermë” të “E Diell”, Ermali ka rrëfyer një moment disi të sikletshëm gjatë fejesës së tij me Amin, ku “protagonist” ishte babai i tij. Aktori tha se i ati është një nga njerëzit më me humor që njeh, por gjithsesi kur kishin takimin e dytë me prindërit e Amit, ai i kishte kërkuar që mos të bënte shumë shaka në mënyrë që gjithçka të shkonte mirë.

Pavarësisht kësaj, i jati nuk e kishte kursyer një batutë, që Ermalit në atë çast ju duk sikur o prishi fejesën.

“Kur shkuam tek shtëpia e Amit, para se të futeshim i them babit përpiqu mos të bësh shumë humor se ishte takimi i dytë dhe mos të lëmë nam. Teksa rrinim dhe po bënim muhabet, erdhi momenti kur Ami kishte marrë shamampanjën edhe sa po hapte shampanjën vetëm kur i thotë babi im me një zë: ‘Mos e hap atë shampanjë’. Të gjithë kthyen kokën ngai ai të trembur, mos thashë unë mu prish fejesa, U tmerruan vjehrri me vjehrrën. Kur babai tha pastaj: ‘Po unë nuk po shoh gotat’

Ndarje dhe divorce, Vipat shqiptar që u ndanë gjatë 2020-ës

Përpos situatës së vështirë që ka sjellë pandemia në pothuajse gjithë botën, për disa prej emrave të njohur të showbiz-it shqiptar, edhe çështjet e zemrës nuk kanë shkuar edhe fort mirë. Një martesë që merr fund, fejesë që nuk mundi dot të kalojë në një tjetër stad, apo romanca që u shkëputën në mes kanë bërë që mbyllja e vitit 2020 të vijë bashkë me një zemër të thyer…

2020-ta e Fifit konfirmim dhe përfundim i romancës

Vetëm pak javë pasi vetë këngëtarja Fifi pranoi se është në një lidhje, duket se romanca nuk ka zgjatur shumë. Ndonëse nuk e dimë nëse bëhet fjalë për një krisje të momentit, apo nëse dyshja nuk e kanë parë të arsyeshme ta vazhdojnë lidhjen, por sipas zërave thuhet se Fifi këtë fundvit është sërish ‘single’.

Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha

Prej kohësh zëra të pakonfirmuara kanë treguar se këngëtarja Altuna Sejdiu e njohur nē publik si Tuna, i ka dhënë fund martesës me babain e djalit të saj Patris Berisha.
Teksa në rrjetet sociale të dyshes mungojnë postimet me njêri tjetrin, nga po i njëjti burim (rrjete sociale) është vënë re se këngëtarja nga Shkupi ka ndërruar mbiemrin e djalit në llogarinë e tij në instagram, duke e zëvendësuar me mbiemrin e saj. Më herët Tuna hoqi mbiemrin Berisha edhe në instagramin e saj, duke mbajtur vetëm Sejdiu. Sipas Prive dy artistēt nuk jetojnë më bashkë dhe Tuna është larguar në Shkup në familjen e saj sëbashku me të birin.

Heidi Lushtaku dhe Robin Krasniqi

Në muajin Prill kur pjesa më e madhe e botës ishte në karantinë, modelja Heidi Lushtaku nëpërmjet një postimi në instagram njoftoi se historia e dashurisë mes saj dhe të fejuarit boksierit Robin Kransiqi ka marrë fund. Ndonëse modelja nuk bëri publike arsyet e ndarjes, në intervista të ndryshme ish çifti janë shprehur se ata vijojnë të mbeten miq të mirë.

Diola Dosti i jep fund martesës 12 vjeçare

Në Mars të vitit 2020, nutricienia e njohur Diola Dosti konfirmoi divorcin me ish-bashkëshortin Dardan Baftiu me të cilin ka tri vajza. Ka qenë vetë Diola ajo që bëri publike fundin e marrëdhënies 12  vjeçare nëpërmjet një statusi në facebook. Mosmarrëveshjet në çift duket se kanë qenë arsyet që kanë shtyrë të marrin vendimin për të marrë secili drejtime të ndryshme, ndonëse bashkëpunimi mes ish bashkëshortëve do të vijojë, duke qenë se prioritet në jetën e tyre janë tre vajzat.

Ardit Roshi, fejesa që mbeti aty

Gati 1 vit më parë na u bënë sytë zemra kur pamë propozimin romantik që moderatori Ardit Roshi i bëri partneres së tij, Blerina Bajko në mes të emisionit “Këndo Këngën Time”. Për disa ditë me radhë, asokohe çifti ishte kryefjala e çdo televizoni dhe portali. Por mesa duket telashet kanë nisur në parajsë. Dyshja i kanë dhënë fund marëdhënies pasi gjatë verës, Arditi konfirmoi se rrugëtimi i tyre ndali aty, pa vijuar rrugën drejt martesës.

Ronela Hajati dhe Young Zerka; një dashuri që s’u pranua kurrë, ama ndarja Po

Ndonëse në radhët e personazheve publikë dhe kolegëve të dyshes Ronela Hajati Young Zerka romanca e tyre ka qenë tejet e njohur, vetë protagonistët nuk e pranuan asnjëherë në publik se janë bashkë. Dhe në fakt ne bëmë sikur i besuam! Historia e dashurisë disa vjeçare e dy artistëve duket se ka marrë fund, e ndonëse tërthorzi Ronela dhe Zerka kanë pranuar në dalje televizive se prej muajsh ata janë ‘single’!

 

Gashi e do një nuse shqiptare dhe dasmë të madhe në Kosovë

Reperi me origjinë shqiptare dhe shumë i famshëm në SHBA, Gashi e ka shprehur gjithmonë dëshirën që nusja e tij të jetë shqiptare. Madje në Festën e Pavarësisë, Gashi bëri një urim të veçantë duke u shprehur se do dëshironte që nusja e tij të ishte krenare ashtu si ai është krenar për flamurin shqiptar.

Nusen shqiptare nuk e ka gjetur akoma ose të paktën kaq dimë ne (meqë s’ka bërë gjë publike), por reperi i ka planet e qarta. Dasmën e do në Kosovë me patjetër.

“Dasma ime duhet të mbahet në Kosovë dhe do jenë të gjithë të ftuar”-shkruan Gashi krah një videoje të shkëputur nga një dasmë.

Sara Hoxhës i mungon që tani koha e shtatzanisë edhe pse ka pak kohë që ka lindur

Fotoja më e fundit e Sarës me siguri do ju bëjë të gjitha vajzave të mendoni e të besoni se sa të pavendosura jemi ne. Vetëm pak ditë më parë Sara tregoi se mezi po priste të mbante vajzën në krahë e ta sillte në jetë. Hera të tjera kishte vetëm një pyetje kryesore: “Kur do dinte dita të ‘shfryhej’?”.

Mirëpo fill pas ardhjes në jetë të Poem Blu, Sara është bërë nostalgjike për barkun e rrumbullakosur.

“Nuk jam shtatzënë më, por nuk kam ende foto të publikueshme, kështuqë ja ku është një kujtim”, ka shkruar Sara krah fotos së fundit.
Mos vallë partneren e Ledrit e mori malli kaq shpejt shtatzëninë sa është gati të jetë sërish mami? Këtë pritet ta shohim në vazhdim.

 

Vjehrrës së Dua Lipës i mungon këngëtarja shqiptare, ish modelja e njohur se ka takuar prej kohësh

Dua Lipa është prej më shumë se një viti në një lidhje me modelin, Anwar Hadid. Dhe duket se bukuroshja shqiptare ka rrëmbyer zemrën e familjarëve të 21-vjecarit.

Vjehrra e saj, ish-modelja Yolanda Hadid e tregon këtë herë pas here me anë të postimeve në rrjetet sociale.Së fundmi, ajo publikoi  një foto në Anwar Hadid duke ecur në rrugë së bashku me qenin e tij dhe tregoi se në imazh mungon këngëtarja shqiptare.

‘Babi, djali dhe dikush që mungon…’- shkroi Yolanda Hadid, duke iu referuar Dua Lipës.

Ndërsa 25-vjecarja tregoi se po ashtu i mungon vjehrra dhe dashurinë ndaj partnerit duke komentuar emoji me sy me zemra.

Këngëtarja gjithashtu ka lidhje të ngushtë dhe me dy motrat e të dashurit, supermodelet Bella dhe Gigi Hadid.

‘Jam goca Qazimit’, Anna Oxa pas një karriere të gjatë në Itali merr nënshtetësinë shqiptare

Anna Oxa ka jetuar tërë jetën në Itali, por me origjinë këngëtarja e famshme është shqiptare. E ftuar sot në “E diela shqiptare”, Anna tregoi se nuk janë të vërteta spekulimet se ajo është mbesa e Enver Hoxhës, duke u shprehur: “Unë jam goca e Qazimit nga Kruja”.

Anna ka aplikuar për pasaportë shqiptare dhe kryeministri Rama ka shkuar në Krujë për t’ja dorëzuar vetë këngëtares.

“Teksa flija sonte, m’u shfaq në ëndërr dhe më tha është Ana Hoxha dhe jo Oxa, në kështjellën time. Duhet të shkosh dhe të konfirmosh që ajo bën pjesë në ushtrinë time të madhe të shqiptarëve që nuk heqin dorë kurrë. Ju solla pasaportën shqiptare, me një foto të bërë nga fotografi i Skënderbeut. Nga ky çast ju jeni zyrtarisht shqiptare. E dërguara e Skënderbeut në tokë përtej detit. Ju duhet të dini që fama juaj ka ardhur këtu para jush dhe nuk ka ardhur një famë si ndjekëse e heshtur e Nënë Terezës, por ka ardhur fama e një ndjekëse të Skënderbeut, e një luftëtareje që nëse nuk i hap rrugën të shpartallo”-i tha Rama këngëtares.

Jam e rreptë por… Loredana emocionon të gjithë me dedikimin për bijën e saj Hana

Vogëlushja e Loredana Zefit dhe Mozzik, Hana festoi 2-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë për të nuk mund të mos mungonte urimi i nënës së saj, e cila i emocionoi të gjithë me fjalët dedikuar vajzës.

Reperja publikoi disa foto me vogëlushen dhe shkroi: “Ndoshta nuk po bëj çdo gjë mirë, por ti duhet ta dish se po bëj më të mirën. Ndoshta udhëtoj shumë, por duhet ta dish se je gjithmonë në mendjen time dhe do e bëj për të ardhmen tënde.

Ndoshta ndonjëherë sillem ashpër me ty, por dua që të edukohesh mirë dhe të kuptosh që tani çfarë është respekti dhe dashuria. Ndoshta nuk do të blej gjithçka, edhe pse mundem, por duhet ta dish se jo çdo fëmijë ka mundësinë për të marrë gjithçka. Por gjeje çfarë? Jam shumë krenare për ty!

Në moshën 1-vjeçare mund të thoshe gjithë alfabetin, ndërsa 14-muajshe mund të numëroje deri në 30. Por ajo që bën më mirë dhe që më bën pafundësisht krenare, është që i ndan gjërat me të tjerët. Ti je jeta ime… uroj që Zoti të jetë gjithmonë me ne kudo, pa pasur rëndësi se ku shkojmë. Gëzuar ditëlindjen Hana.”

Ndërkohë kjo ditëlindje bëhet akoma më e bukur për 2-vjeçaren pasi do e festojë me prindërit e bashkuar.

Loredana Zefi dhe Mozzik pas disa kohësh të ndarë janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit, duke i dhënë edhe një mundësi martesës së tyre.

Çfarë po ndodh me jetën private të Capital T ?

Reperi i njohur, Capital T, është shpesh në qendër të vëmendjes për jetën e tij sentimentale, për të cilën fansat janë shumë kuriozë. Pas zhurmës së madhe për një lidhje të mundshme me modelen simpatike, Adrola Dushi, reperi sqaroi disa të vërteta për publikun, teksa ishte i ftuar tek “Radar”.

Ai u ndal tek pyetja për jetën e tij private, ku zbuloi se aktualisht është shumë i fokusuar tek karriera. Duket se muzika është dashuria e tij e vetme momentalisht.

Pra, Capital T pranoi publikisht se është single.

Pak ditë më parë, Kapo zbuloi gjithashtu edhe arsyen pse nuk kishte sjellë një bashkëpunim me Fifin deri tani.

Reperi tha se kënga që i ishte propozuar nga këngëtarja nuk i ishte dukur aq e mira sa këngët që ajo bën, duke shtuar se e pëlqen shumë si këngëtare.

 

75 operacione plastike për tu bërë nga burrë në grua, ‘Kukulla Ken’ habit me pamjen e fundit

Ajo nuk është e huaj për theksimin e linjave trupore në çdo postim që bën në Instagram. Jessica Alves tërhoqi sërish vëmendje me look-un që kishte zgjedhur për të bërë “shopping”.

Ylli i televizioneve, e cila është 37 vjeç, kishte veshur një bluzë me dekolte shumë të hapur, duke vënë në plan të parë gjoksin bombastik, sipas “Daily Mail”. Pantallonat e bardha që kishte zgjedhur, i theksonin edhe më shumë belin e vogël, teksa krahëve mbante një pellush të bardhë.

Flokët biondë dhe të gjatë, Alves kishte zgjedhur t’i linte të lëshuara dhe të drejta, ndërsa kishte bërë edhe një makë up profesional që i theksonte tiparet. Jessica ka treguar se do të niset drejt Stambollit për të realizuar ndërhyrjen e radhës, të cilën mendon ta bëjë në buzë.

Jessica u transformua në femër vitin e kaluar dhe gjatë gjithë jetës së saj, ka kryer më shumë se 75 ndërhyrje për të cilat ka shpenzuar shuma të mëdha.

Mbuloi këmbët e hapura me peshqir, Chrissy Teigen kritikohet ashpër për foton e fundit

Chrissy Teigen publikoi dje në llogarinë e saj në Instagram një video të çuditshme, ku shfaqej e ulur në një karrige gjatë kohës që po i stilonin flokët. 35-vjeçarja kishte hapur këmbët në formën e bretkosës, ndërkohë që pjesët intime i kishte mbuluar me një peshqir, raporton “Daily Mail”.

Teksa po bëhej gati për një xhirim, modelja ndau disa foto artistike, gjatë kohës që në kokë po i vinin një shall.

Chrissy është e martuar me këngëtarin e njohur, John Legend, me të cilin ka dy fëmijë, Luna, 4 vjeç, dhe Miles, 2 vjeç.

Çifti janë kujdesur që të sjellin një atmosferë të mrekullueshme festive në shtëpinë e tyre, posaçërisht për fëmijët.

Kënga hit e Krishtlindjeve e Mariah Careyt vazhdon të mbledhë miliona dollarë edhe pas 26 viteve

Krishtlindjet nuk mund të kalojnë pa dëgjuar zërin e Mariah Carey-t kudo që shkojmë.
“All I Want for Christmas Is You” është një ndër hitet më të njohura festive të të gjitha kohërave, raporton “Mirror”. Këtë vit, renditet për herë të parë edhe në krye të top listave në Mbretërinë e Bashkuar.

Edhe pse kanë kaluar 26 vite që kur u publikua në 1994-ën, kjo këngë ‘magjike’ vazhdon të dëgjohet ende. Por, a e dini se sa para fiton çdo vit këngëtarja me famë botërore?

Sipas disa kërkimeve, kënga mbledh më shumë se 400,000 paund vetëm në Mbretërinë e Bashkuar çdo sezon festiv, por kjo nuk është e gjitha.

Vitin e kaluar, kjo këngë u dëgjua 506,173,888 herë në “Spotify”, sipas një raporti të “Play Her Play” nga “Broadband Deals”. Ko do të thotë se Mariah Carey ka fituar plot 1,727,777,49 paund në vitin 2019, po ashtu vetëm gjatë sezonit të festave.

Sipas një raporti të publikuar nga “The Economist” në vitin 2017, kënga ka mbledhur rreth 60 milion dollarë në të gjithë botën që nga publikimi i saj.

 

 

 

Tuna takohet me Linda Halimin dhe zbuluam se sa është rritur vajza e këngëtares

Këngëtarja shqiptare, Lindita Halimi, prej vitesh jeton larg Shqipërisë. Ajo e ka ndërtuar tashmë jetën në Shtetet e Bashkuara, ku dhe ka krijuar një familje. Lindita u bë nënë për herë të parë vitin e kaluar, kur bashkë me partnerin e saj, mirëpritën në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Kaimana.

Çifti nuk i kurseu disa poza me të voglën e tyre, e cila së shpejti do të mbushë dy vjeç. Së fundmi, dyshja është vizituar nga këngëtarja Tuna Sejdi, e cila nuk mund të rrinte pa publikuar disa foto nga momentet që kanë kaluar bashkë.

Tuna publikoi në Instastory disa foto të Linditës dhe familjes së saj dhe ajo që ra në sy, ishte pikërisht Kaimana. Vogëlushja tashmë është bërë një “zonjushë” dhe duket se ka marrë tiparet më të bukura nga të dy prindërit e saj.

Në fillim, një pjesë e ndjekësve nuk ishin dakord me partnerin me ngjyrë të këngëtares dhe e “qortonin” atë të zgjidhte një mashkull shqiptar. Megjithatë, Lindita tregoi se dashuria nuk njeh kombësi apo ngjyrë lëkure dhe ajo triumfon gjithmonë mes dy njerëzve.

Kida feston ditëlindjen në shtëpi e karantinuar, por nuk i mungojnë trëndafilat me zemra

Kida feston sot 23-vjetorin e lindjes dhe me këtë rast, këngëtarja ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një foto, ku shfaqet mjaft seksi.

“1po1. Faleminderit Zot për një tjetër vit (jetë). Shumë falënderuese për secilin prej jush”, shkruante ajo krahas saj. Përveç kësaj, “vajza e ditëlindjes” ka ndarë me të gjithë edhe dhuratat e para, tortën, si dhe pamje nga dekorimi i shtëpisë së saj.

Në fotot e publikuara në Instastory, vihet re se këngëtarja ka marrë buqeta me lule e po ashtu edhe pako të tjera, të cilat nuk i ka zbuluar.

Kida mblodhi në shtëpinë e saj të gjitha mikeshat më të ngushta për ta pritur bashkë orën 00:00. 23-vjeçarja kishte veshur një palë pantallona lëkure të zeza dhe një bluzë të shkurtër, e cila i nxirrte në pah barkun e tonifikuar dhe belin e hollë.

Këngëtarja publikoi pak kohë më parë projektin e ri muzikor, të titulluar “Edhe sa”, ku nuk shfaqet më si një vajzë e ëmbël, por si një vajzë e pavarur që rrethohet nga makina, para, apo që luan bixhoz.

 

Katie Holmes zyrtarizon lidhjen me të dashurin 9 vjet më të ri, harron Tom Cruise

Katie Holmes ka shumë arsye për të qenë e lumtur në 42 vjetorin e saj të lindjes. Aktorja e famshme mori urimin më të ëmbël nga i dashuri i saj, Emilio Vitolo Jr. në një postim  në Intagram, duke bërë në këtë mënyrë zyrtare lidhjen e tyre.

Në imazhin bardh e zi, Homes shihet e ulur në prehërin e Vitolo ndërsa shikon me një buzëqeshje të madhe në fytyrë të dashurin e saj kuzhinier.

“Personi më i mahnitshëm, më i mire dhe më i bukur ndonjëherë. Sa herë që shoh fytyrën tënde kjo më bën të buzëqesh. Gëzuar ditëlindjen !!! Të dua !!”- shkroi Vitolo, 33 vjeç, krahas fotos.

 

Holmes dhe Vitolo u lidhën për herë të parë në fillim të shtatorit, kur u panë në një restorant së bashku. Çifti që nga ajo kohë është parë gjatë gjithë kohës nën shoqërinë e njëri-tjetrit në Neë York. Në fund të shtatorit, dyshja u fotografuan duke ecur të kapur për dore në qytet. Muajin e kaluar, ata gjithashtu u panë ndërsa ecnin nëpër SoHo.

Holmes ka qenë e martuar me Tom Cruise dhe kanë një vajzë 14 vjecare, Suri Cruise. Aktorja ishte gjithashtu e lidhur me Jamie Foxx për disa vjet para se të ndaheshin në 2019.

 

Çfarë do të ndodh sot me yjet? Pse nuk duhet të humbisni eventin që ndodh njëherë në qindra vjet

Sot data shënon 21/12/2020 dhe nuk është aspak ditë e zakonshme! Jupiteri dhe Saturni do të vendosen në vijë të drejtë pranë njëri-tjetrit, duke krijuar eventin e quajtur “bashkimi i madh”. Kjo datë shënon afrimin më të madh të planeteve që ndodh 1 herë në rreth 400 vite.

Kur Saturni dhe Jupiteri të takohen në 21 dhjetor, planetet do të duken si një pikë e shndërritshme që do të jetë lehtësisht e dallueshme në qiellin e natës. Gjatë gjithë javëve të fundit planetet kanë qenë duke lëvizur në drejtim të njëri-tjetrit.

Hera e fundit kur ndodhi një ngjarje hapsinore si kjo ishte 21 dhjetor i 1623-it, por njerëzit nuk mundën të shihnin asgjë pasi planetet ishin shumë pranë Diellit.

Sa e dukshme dhe e shndërritshme do të jetë?

Astrologët thonë se njerëzit s’duhet të kenë pritshmëri duke menduar se do të shohin ndonjë gjë çmendurisht të dukshme. Nuk do të shkëlqejë aq sa Hëna, por do të duket, mjafton të siguroheni që të mos jua pengojë pamjen një pemë apo pallata gjigande. Eventi planetar do të ndodhë menjëherë pas perëndimit të diellit dhe njerëzit mund ta shohin bashkimin e planeteve rreth orës 7 të pasdites. Nëse do të jeni më fat do të vini re dy pika të shndërritshme. Ai që shkëlqen më shumë është Jupiteri e ndërsa tjetri Saturni.

Kjo është drita më e bukur që mund të shohim nga qielli i 2020-ës, prandaj mos e humbisni për asnjë arsye!

Dikur ishte striptiste, Cardi B tashmë nis edhe reality show-un e vet në Instagram

Cardi B ka vendosur të vijë me një reality show. Ku? Në Instagram. Ajo ka publikuar serinë e parë, të titulluar “Cardi Tries”, ku reperja provon aktivitete që s’i ka bërë kurrë më parë.

Njerëzit do të shohin Cardi-n teksa praktikon baletin, mëson si të gatuajë sushi dhe si ta shërbejë atë në restorant, apo provon të luajë basketboll. Dikush e pyet nëse “ka bërë balet më parë” dhe reperja i përgjigjet:

“Dikur isha striptiste.”

Seriali i ri me tetë episode është krijuar nga Facebook Messenger dhe Jesse Collins Entertainment dhe është pjesë e platformës Ëatch Together, ku njerëzit mund të shohin pjesë nga Facebook dhe Instagram në kohë reale.

“Cardi Tries” do të publikojë një episode të ri çdo të enjte, deri më 4 shkurt.

 

Ava Max flet shqip në televizionin gjerman, tregon me krenari origjinën e saj

Ava Max është mes shqiptarëve që ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në tregun muzikor ndërkombëtar.

Ylli i popit u bë e njohur me këngën ‘Sëeet But Psycho’, që u kthye në hit në gjithë botën, duke i siguruar suksessin e padiskutueshëm këngëtares Dhe 26-vjecarja, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koci, i tregoi botës origjinën e saj shqiptare gjatë një interviste në televizionin gjerman ZDF.

“Si jeni të gjithë? Unë jam Amanda apo Ava Max,”– tha ajo teksa gazetarja, Arta Ramadani i kërkoi që të fliste në gjuhën shqipe.

“Edhe je shumë e bukur,”- iu kthye gazetarja.

“Faleminderit, unë i kam flokët të zeza, nuk i kam bjonde,”- shtoi këngëtarja duke qeshur.

Ndërsa gazetarja përfundoi fjalinë: “Edhe bionde po të rrinë shumë bukur”, duke komplimentuar këngëtaren shqiptare.

Ariana Grande e mbyll 2020-tën me fejesë, të gjithë sytë tek unaza e diamantit

Siç mund ta keni dëgjuar, Ariana Grande vendosi ta mbyllë 2020-ën me një lajm të madh. Kur askush s’e priste, këngëtarja shpalli fejesën! Ajo dhe partneri i saj Dalton Gomez janë bashkë prej më pak se një viti, por kaq ka mjaftuar që Grande të jetë gati për hapin e radhës. Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram, ku dukej qartë unaza e fejesës!

“Përgjithmonë dhe më shumë se aq!”- shkruan Ariana në përshkrimin e fotos e cila u pushtua nga urimet.

Ariana jo pak herë ka qenë në qendër të vëmendjes për marrëdhëniet dhe ndarjet e saj me djem të njohur, por kësaj here ndodhi ndryshe që prej fillimit. Çfarë e dallon burrin e ardhshëm nga të ish-at e tjerë? S’është i famshëm si shumica e partnerëve të mëparshëm dhe Ariana vendosi ta konfirmojë lidhjen përmes videos “Stuck With U”, që u bë jo pak virale për shkak të pranisë së tij. Sipas Us Weekly, këngëtarja është shprehur se ka parë tek ai gjëra që s’i ka parë tek askush tjetër me të cilët ka patur diçka.

“Ish-partnerët mendonin se ajo kërkesa dhe  standarte të çmendura, kurse ky është fiks tipi që po kërkonte. Eshtë shumë i përkushtuar dhe do të bënte gjithçka për Ariana-n dhe nevojat e saj.”

Tani, nëse nuk ka një tjetër surprizë, njerëzit duan detaje për dasmën!

Arilena Ara publikon foto nudo nga vaska dhe nuk lë vend për imagjinatën

Arilena Ara ka ngritur temperaturat me foto të nxehta në rrjetet sociale. Këngtarja e njohur postoi një video teksa qëndronte nudo në një vaskë të mbushur me ujë, ndërsa i kishte kthyer kurrizin kamerës, duke mbuluar kështu pjesët intime. Ajo dukej mjaft joshëse dhe tërheqëse në imazhin provokues, që e shoqëroi me titullin e këngës së saj të fundit: ‘A i sheh?’

Pak ditë më parë, Arilena Ara dhe Alban Skënderaj sollën bashkëpunimin e tyre të parë. ‘A i sheh’ u quajt kënga, që rezultoi mjaft e sukssesshme dhe u prit mjaft mirë nga publiku.

Këngëtari vlerësoi Arilena Arën, duke thënë se ajo është artistja e dytë femër, pas Miriam Canit me të cilën ka realizuar bashkëpunim.

James Van Der Beek në betejën e tij me kancerin e...

James Van Der Beek festoi ditëlindjen e 48-të duke ndarë atë që ka mësuar për botën e jetën që kur u diagnostikua me kancer...

Arsyet pse duhet të hani mjaltë para gjumit

NJIHUNI ME ALINËN, 6-VJEÇARJA MË E BUKUR NË BOTË

Një vogëlushe 6-vjeçare nga Rusia, e quajtur Alina Yakupova, është cilësuar si vajza më e bukur në botë.6-vjeçarja nga Moska e ka nisur modelimin...

‘A DO FLIJE NJË NATË ME ALBIN KURTIN?’, KËSHTU PËRGJIGJET KËNGËTARJA...

Mes të ftuarve në një emisionin ishin edhe Bledi Mane dhe Iva Aliko.Gjatë bisedës, nuk munguan ngacmimet e gazetarit për lidhjen e shumëpërfolur të...

Zonja e parë e Kosovës pozon me fustan të gjatë, siç...

Lumnije Thaçi, bashkëshortja e presidentit të Kosovës kohën e fundit dukshëm po i kushton më shumë rëndësi pamjes së saj.Së fundmi, ajo është paraqitur...

Ja si mund te dukeni bukur edhe pa make up

Çka duhet të përdorni për të pasur një fytyrë të bukur edhe pa makeup?Shumica e vajzave vendosin makeup për shkak që nuk ndihen mirë...

Nusja e Milot Rashicës sjell imazhet me të gjitha veshjet në...

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica po i jep fund beqarisë këtë muaj.E e fejuara Rashicës, Belkiz Kera, ditët e fundit ishte pjesë...