fbpx
Friday, May 1, 2026
Home Blog Page 8

Ish gruaja e Fisnik Sylës, i drejtohet Fjolla Morinës: Je mendjelehtë !

Pak kohe me pare kengetarja Fjolla Morina beri publike marredhenien e saj me Fisnik Sylen, madje cifti kane plan te martohem.

Pjese e kesaj historie ishte dhe ish bashkeshortja e Fisnikut e cila u shpreh se Fjolla i kishte marre burrin.

Diten e djeshme, perbri nje foto te sajen, Fjolla ka marre nje poezi nga Artan Mullaj, qe thote se grate jane mendjelehta. A thua valle se ishte nje dedikim per ish bashkeshorten e Fisnikut?

Artistët shqiptar solidarizohen me sulmin në Vienë, dërgojnë lutje për viktimat

Disa sulmues hapën zjarr me armë automatike në gjashtë vende në të gjithë Vjenën. Ministri austriak i Brendshëm, Karl Nehammer tha se ishte një sulm terrorist. Lidhur me ngjarjen, emra të shumtë kanë reaguar për mbrëmjen tragjike të kryeqytetit austriak.

Disa reagime nuk munguan edhe nga të famshmit shqiptarë, shumë prej të cilëve kanë publikuar imazhe në rrjetet sociale nën hashtagun “#PrayforVienna (Lutje për Vienën)”.

Në vazhdim ju sjellim disa prej reagimeve të yjeve shqiptarë lidhur me ngjarjen e kobshme të mbrëmjes të së hënës në shtetin austriak.

Princi William u infektua me virus, por Pallati Mbretëror e mbajti të fshehtë

Pak kohë pas infektimit të të atit, princit Charles, princ William , i dyti në radhën për fronin britanik, duket se u infektua me koronavirus, por një gjë e tillë u mbajt e fshehtë. Fillimisht lajmi u bë publik nga The Sun dhe më pas u konfirmua nga burime të BBC në pallat.

Pallati Kensington, rezidenca dhe zyra e princit William nuk kanë komentuar, por as kanë mohuar zërat. The Sun raporton se William i ka thënë një mbikëqyrësi në një punë të caktuar se nuk e bëri publike diagnozën sepse “po ndodhnin gjëra më të rëndësishme” dhe “nuk donte të shqetësonte askënd”.

Në mars, princi Charles rezultoi pozitiv me Covid-19. Ai tha se ishte me fat që pati vetëm simptoma të lehta.

 

Përse të gjithë mendojnë që Meghan Markle është sërish shtatzanë?

Lëvizja e fundit ligjore e Meghan Markle po i bind njerëzit se ajo është shtatzënë për herë të dytë me bashkëshortin e saj, Princ Harry-n. Po, ky është shumë informacion për t’u kuptuar nga një manovër ligjore, kështu që le ta shohim më mirë.

Në thelb, Meghan, kohët e fundit, i kërkoi gjykatës të shtyjë një datë të ardhshme për padinë e saj të privatësisë kundër Daily Mail, të cilën gjykata e dha si lajm këtë javë, duke u shprehur se shtyrja do të bëhet “për arsye konfidenciale”.

Gjyqi ishte planifikuar të fillonte në 11 janar, por të enjten, 29 tetor, gjykatësi Z. Justice Ëarby miratoi kërkesën e Meghan për të shtyrë gjyqin, i cili tani do të fillojë, jo më shpejt se 15 tetor 2021.

“Përfundimi im është që vendimi i duhur në të gjitha rrethanat është dhënia e miratimit”, tha Ëarby gjatë një seance paragjyqësore në Gjykatën e Lartë në Londër, sipas People. “Kjo do të thotë që data e vazhdimit të gjyqit 11 janar 2021, do të rivendoset për një datë të re në vjeshtë.”

Fakti që gjyqi u shty me pothuajse saktësisht nëntë muaj nuk i shpëtoi vëmendjes së shumë njerëzve.

Disa shkuan në Twitter jo shumë kohë pas publikimit të lajmit dhe dhanë teoritë e tyre:

“Meghan Markle është shtatzënë. Arsyetimi im për këtë është bazuar në shtyrjen me 9 muaj të gjyqit.”

“Meghan Markle shtyu datën e gjyqit për në vjeshtë 2021 dhe njerëzit po spekulojnë se e bëri këtë ngaqë është shtatzënë. Kështu mendoj dhe unë.”

“Arsye konfidenciale… 9 muaj…mmm..çfarë tjetër kërkon 9 muaj?”

“Unë do filloj spekulimet. Meghan Markle mund të jetë shtatzënë.”

“Domethënë, Meghan Markle është prap shtatzënë?”

“Pra, jemi të gjithë dakord: Meghan Markle është shtatzënë. Një vonesë 9 muaj është shumë specifike.”

Chiarra Ferragni është shtatzanë 5 muajshe, por shumica nuk e besojnë

Kjo është Chiara Ferragni pothuajse në muajin e pestë të shtatzënisë (19 javëshe). Siç mund ta shihni, barku i rrumbullakosur i blogeres vështirë se dallohet ndaj jo pak njerëz i shkruajnë se ajo nuk duket si shtatzënë.

Fotoja e Chiara-s shërben si provë që trupat e grave janë ndryshe dhe si të tillë, reagojnë ndryshe në një proces siç është shtatzënia.

Kush ja jep lulet më të bukura Elvana Gjatës ?

Elvana Gjata ka ndarë së fundmi momentet më të bukura të ditës së sotme, që duket se i ka kaluar me njeriun e saj më të shtrenjtë, babain.

“Vajza e babit. Lulet më të bukura m’i jep ti”, ka shkruar këngëtarja krah fotove ku dallohet buzëqeshja e të atit teksa i dhuron lulet rozë në duar. Siç duket Elvana e ka shfrytëzuar diellin dhe gjithë benefitet e natyrës ditën e sotme duke kaluar kohë me më të dashurit e saj.

Edhe në një postim të mëparshëm, Gjata tregoi se këto kohë ka zgjedhur të qëndrojë më shumë pranë prindërve të saj duke shëtitur dhe biseduar me ta.

Kujtojmë se përkohësisht Elvana ka zgjedhur të mos sjellë asnjë projekt të ri muzikor, duke i lënë kështu fansat në pritje prej disa muajsh.

Ledri ka një mesazh pak para lindjes së vajzës në foton me Sarën

Në vetëm pak javë, Ledri Vula dhe Sara Hoxha pritet të bëhen prindër për herë të parë me një vajzë. Pas publikimit të projektit të fundit të reperit, i titulluar ‘Si baba’, Ledri ka ndarë një tjetër moment të vyer me Sarën në llogarinë e tij.

“Zemrat tona në sinkron”, ka shkruar reperi krah fotos bardhezi ku shfaqet në krah të partneres së tij me barkun e rrumbullakosur.

Me siguri Ledri po e pret me padurim momentin kur do të mundet të mbajë në krahë frytin e dashurisë më Sarën. Kujtojmë se në një intervistë për rubrikën ‘Tani mund të këndosh’, Ledri pohoi se pritja e një vajze e ka bërë më të ndjeshëm edhe ndaj Sarës dhe se nuk mund ta mendojë që atë ta lëndojnë kur të rritet.

Reperi ka pohuar se e ka pritur prej kohësh këtë moment pasi të gjithë miqtë e tij më të mirë janë bërë prindër tashmë.

 

Meghan Markle akuzon drejtpërdrejt Mbretëreshën Elizabeth

Që Meghan Markle flet troç, ky fakt dihej, sidomos kur bëhet fjalë për të drejtat e grave, por që të arrish të akuzosh drejtëpërdrejt monarken dhe për më tepër për seksizëm, kjo s’kishte ndodhur kurrë më parë. Sipas saj, regullat e vendosura nga sovrania, mbi të cilat bazohet protokolli i oborrit mbrëteror janë diskriminuese. Janë pikërisht këto rregulla që e kanë tërbuar fare Meghani, duke e detyruar atë të largohet nga ky ambient.

Sipas të përditshmes Daily Express, Meghani i ka quajtur që në fillim mbytëse, të padurueshme, sidomos ato që i lënë shumë pak liri grave. Dhe në veçanti njëra, ajo e mbajtjes së fundit nën gju. Një grua në oborrin mbretëror s’mund të mbaj kurrë një fund sipër gjurit. Sipas Meghanit, kjo është e padurueshme, prek drejtpërdrejt lirinë personale të njeriut, dhe ka karakter të qartë seksist. Meghan Markle është përpjekur gjithmonë të luftojë për lirinë e shprehjes, fjalës dhe emancipimin e gruas.

Po sipas protokollit, është e ndaluar mbajtja e pantallonave, vetëm në rast eventesh që kanë të bëjnë me aktivitetet sportive në ajër të pastër, kurrë gjatë mbrëmjeve, xhinsave, minifundeve, getave ngjyrë mishi, këpucëve apo çizmeve me platformë në prani të mbretëreshës. Gjatë eventeve duhet patjetër të kesh një kapele. Pas orës 6 të pasdites, kush është e martuar duhet ta zëvendësojë kapelen me një kurorë. Zonjat e oborrit e kanë të ndaluar rreptësisht të qëndrojnë këmbë mbi këmbë, dhe në asnjë rast nuk duhet të dalin të shëtisin vetëm. Shumë prej këtyre rregullave nuk durohen nga gratë e zakonshme, dhe jo më nga rebelja Markle.

Aktorja e famshme turke tregon si shpëtoi nga tërmeti në Izmir

Tërmeti shkatërrimtar me magnitudë 6.6 në Izmir, i cili la pas 79 viktima dhe qindra të plagosur, është përjetuar shumë keq nga të gjithë qytetarët. Aktorja turke Serenay Sarikaya ka treguar se si i shpëtoi tërmetit bashkë me nënën e saj dhe si ndihet pas kësaj ngjarje.

Ajo ka rrëfyer përmes një postimi në Twitter se në momentin e tërmetit ka qenë në rrugë me të ëmën dhe se fatmirësisht nuk i ka përjetuar lëkundjet e forta. Megjithatë ajo ka shprehur ngushëllimet për gjithë jetët e humbura dhe uroi që të lënduarit të shërohen sa më shpejt.

“Kur ra tërmeti në Izmir unë dhe nëna ime ishim rrugës. Kjo që ndodhi është e pabesueshme për njerëzit. I uroj shërim të shpejt të gjithëve. Zemra dhe lutjet e mia janë me ju”, ka shkruar Sarikaya.

Ndërkohë ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë ende operacionin për gjetjen e trupave nën rrënoja dhe deri më tani raportohet për 79 të vdekur e 962 të plagosur. Tërmeti u ndje, gjithashtu, në të gjithë ishujt lindorë grekë, dhe madje edhe në kryeqytetin e Greqisë, në Athinë. Në ishullin Samos në Greqi humbën jetën dy adoleshentë nga tërmeti, ndërsa disa të tjerë mbetën të plagosur mes tyre dhe një shqiptar.

A është Loredana shatzanë për herë të dytë?

Loredana është një nga reperet më të diskutuara në showbiz, sepse sa herë që flitet për të ka interes. Madje së fundmi në rrjet kanë nisur të qarkullojnë zëra se ajo mund të jetë shtatzënë për herë të dytë.

Loredana ka paralajmëruar së fundmi se ditën e sotme do të publikojë një këngë të re. Mirëpo këtë herë nuk e ka tërhequr vëmendjen projekti muzikor, por fotot e saj. Fansat dhe ndjekësit e reperes kanë nisur të dyshojnë se ajo mund të jetë shtatzënë për herë të dytë, për shkak se në fotot e fundit barku duket pak më i fryrë se më parë.

Gjithçka ka nisur nga komenti i një ndjekësi që pyet reperen nëse është shtatzënë dhe kaq ka mjaftuar që të tjerë ta mbështesin e të shprehen se kanë menduar po njësoj. Megjithatë e gjithë kjo është thjesht aludim, sepse deri më tani Loredana nuk ka komentuar fare në lidhje me këto zëra.

Ndërkohë ditët e fundit Loredana ka qenë e pranishme në Kosovë dhe personi i parë që ka takuar ka qenë Mozzik. Ata të dy janë fotografuar bashkë dy herë në Prishtinë, brenda dhe jashtë një hoteli duke biseduar me njëri-tjetrin. Madje në një foto të publikuar nga “N’Zoom”, Mozzik është parë duke veshur në rrugë jelekun e Loredanës. Afrimi mes tyre dhe veshja e rrobave të njëjta ka çuar fansat në përfundimin se ata të dy janë rikthyer sërish bashkë.

‘Despacito’ nuk është më kënga më e dëgjuar në botë, kush ja zuri vendin?

Fiksimi jonë  i vjetër “Despacito”, i cili u lançua në vitin 2017, ka mbajtur për tre vite me radhë fronin si kënga më e klikuar në Youtube. Ky projekt latin dhe super ritmik ka arritur 7 miliard klikime, por duket se tashmë ka ardhur koha të humbasë fronin.

Një tjetër këngë po bën namin dhe e dimë që s’ka mbetur njeri pa e dëgjuar! “Baby Shark” ka tashmë 7 miliard klikime në Youtube dhe është “himni” i ri i Youtube-it! “Baby Shark” është kënga e preferuare fëmijëve në mbarë botën.

Krijuesi i saj origjinal mbetet i panjohur pasi është një ninullë nga e kaluara, megjithatë suksesi i madh u regjistrua me ndihmën e 10-vjeçares Hope Segoine.

Në 2019, Pinkfong u mor me një proces gjyqësor të ngritur nga kompozitori për fëmijë Jonathan Ëright, i cili pretendoi të kishte shkruar një version të ngjashëm që nga viti 2011 për të cilin ai ka të drejtat e autorit.

A do të bëjë dasmën Gold Ag pas pandemisë? Ja planet e çiftit

Gold Ag u celebrua pak muaj më parë me të dashurën e tij, Ermira Shkodra, në fshehtësi të plotë. Më pas ishte vetë ai që zbuloi përmes disa fotove se ata ishin martuar dhe nuk munguan as dedikimet e ëmbla nga reperi.

Gold Ag dhe Ermira u martuan sipas zakoneve të fesë islame, mirëpo nuk mundën të organizonin një dasmë për shkak të pandemisë. E duke qenë se planet e tyre nuk u realizuan, duket se nuk do të ketë një dasmë prej tyre.

Gold Ag është shprehur së fundmi në një intervistë se ai dhe Ermira kanë menduar të mos e bëjnë as në të ardhmen dasmën. Ndërkohë Gold AG pret të bëhet baba për herë të parë dhe së fundmi ka zbuluar edhe gjininë e bebushit. Ai dhe partnerja janë në pritje të një djali, i cili mund të vijë në jetë nga dita në ditë!

Adelina Ismaili ka qenë e ftuar në Sanremo dikur, por ka refuzuar ftesën

Adelina Ismaili ka pasur së fundmi të ftuar në emisionin e saj politikanin shqiptar Behgjet Pacolli, i cili ka ndarë një detaj rreth karrierës së këngëtares. Ai ka treguar se në vitin 2002 i është kërkuar nga festivali italian që të përzgjidhte një këngëtare shqiptare për t’u ftuar në të.

Pacolli tha se ai menjëherë propozoi Adelinën, mirëpo nëna e saj e ndjerë, Mona e ka refuzuar menjëherë ftesën. Këngëtarja nuk e la historinë me kaq dhe sqaroi përse e ëma nuk kishte pranuar që ajo të performonte në festivalin më të madh italian.

“Ne në vitin 2002 Z.Pacolli, ndoshta edhe unë e kam me borxh një shpjegim publik – ka qenë kohë e pasluftës, ishin vetëm dy vite sa kishte mbaruar lufta. Përveç traumave të luftës kishin filluar edhe ato të pasluftës dhe reagonim [ishin nëna dhe ne tri vajzat] me një egërsi të pashoqe, kur afrohej dikush që na jepte një të mirë, që normalisht duhet me qenë e kundërta që ta pranosh të mirën, e ne tmerroheshim. Ka vazhduar kështu një kohë të gjatë”, është shprehur Adelina Ismaili.

Pas refuzimit të saj, ju dha shansi Elsa Lilës për të performuar në “Sanremo”  këngën Valeria.

Me një foto plot klas, Shpat Kasapi më në fund pranon lidhjen serioze

Prej disa javësh, në media po përflitet për lidhjen e re të këngëtarit Shpat Kasapi, i cili prej kohësh nuk ishte bërë pjesë e thashethemeve rozë. Ai u fotografua me një bukuroshe zeshkane në një nga baret e Shkupit, ku po shijonin shoqërinë e njëri-tjetrit.

“Shpati ka më shumë se një vit i lidhur. Vajza quhet Selvije dhe në të kaluarën ka pasur një sallon bukurie të sajin. Njihet gjerësisht për punën e saj ndër vite pasi ka punuar me fytyra publike në Maqedoni”- kanë treguar për “Prive” burime pranë çiftit.

Madje, këngëtari s’ka më ndërmend ta fshehë më gjatë lidhjen e tij nga mediat e rrjetet sociale, duke pranuar për herë të parë se foton e fundit ia ka shkrepur partnerja e tij.

Në pozën e publikuar në Instagram, Shpati ka shkruar:

“Foto nga dashuria ime”, pasi mesa duket kështu e thërret partneren e tij.

Burime pranë dyshes kanë treguar se Shpati po planifikon të martohet me rastin e 35-vjetorit të tij të lindjes. Ai dhe Selvija do të kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre, sipas dëshirës së mamasë së këngëtarit, e cila më herët është shprehur:

“Kam një dëshirë: që Shpati vitet e ardhshme të dalë në emisionet tuaja me një nuse, dëshiroj një nuse”

Megjithatë, lajmet e martesës që po qarkullojnë së fundmi nuk janë konfirmuar ende nga vetë Shpati.

 

Rrëmujën që bën Milot Rashica me djalin, e ‘vuan’ gruaja e tij

Në shtator të 2019, futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, u kurorëzua me martesë me partneren e tij Belkiz Kera. Çifti u fejua që në vitin 2015 dhe pas 4 vitesh fejesë, vendosën të martohen.

E në maj të këtij viti super ylli i Kombëtares së Kosovës u bë baba për herë të parë. Partnerja e tij solli në jetë një djalë, të cilin çifti e ka pagëzuar me emrin Tian.

Miloti ndan shpesh momente të ëmla me të voglin e tij i cili po rritet dita-ditës dhe po kthehet në një shok për futbollistin.

Kështu ka bërë edhe ditën e sotme, duke postuar një foto shumë të këndshme me të birin, mirëpo vëmendjen e ka marrë ajo që ka shkruar.

Ata kanë bërë një shprehi fytyre shumë të pafajshme, duke shkruar “Kur mami na qorton përsëri që kemi bërë vendin rrëmujë!”

 

 

Adriana Matoshi prezanton të dashurin afrikan disa vite më të ri se ajo

Adriana Matoshi pranoi se është në një lidhje dashurie në “Shiko Kush LUAN”, por përgjigja mbeti me aq. Nuk ka vonuar shumë që aktorja të zbulojë jo vetëm detaje nga romanca e re në të cilën është përfshirë, por ka prezantuar për herë të parë edhe djalin që i ka rrëmbyer zemrën.

Në një intervistë për “Prive”, Adriana ka folur ‘pa dorashka’ për partnerin, futbollistin afrikan Keith Groeneveld. “Unë e kam një lokal ku rri aty dhe Keith ka ardhur aty edhe e kam parë shumë më parë, e kam pritur si klient dhe kemi folur ‘Si je, a je mirë?’ po vetëm kaq. Ne jemi duke u ndjerë shumë mirë me njëri-tjetrin, e kuptojmë njëri-tjetrin jashtëzakonisht shumë. Unë më përpara nuk e kam njohur Keithin, as Keithi nuk e ka ditur kush jam unë”, ka treguar Adriana.

Pa koment nuk ka mbetur as Keith, i cili ka rrëfyer se si ia fitoi zemrën Adriana. “Për herë të parë e pashë në Dar, vura re se ka një zemër të mirë dhe të madhe. Është shumë e sjellshme, pastaj herën e parë që dolëm për darkë folëm për shumë gjëra. Folëm për jetën e saj, jetën time dhe për gjithçka. Për planet dhe synimet tona dhe pastaj më ‘zuri’. Kjo përshtypje dhe mbeti në mendjen time gjatë gjithë kohës”, është shprehur Keith.

Adriana ka reaguar së fundmi edhe me anë të një postimi në Instagram, pas mesazheve që ka marrë lidhur me intervistën: “Dashuria edhe lidhja mua nuk më bën as njeri më të mirë, as më të keq. Dashuria vetëm mundet të më bëjë më të lumtur!”

Bleona Qerreti pjesë e fushatës së Donald Trump në Amerikë

Zgjedhjet presidenciale në Amerikë janë më pranë se kurrë dhe fokusi i mediave boterore është SHBA! Në fushatën e Presidentit formal Donald Trump është përfshirë edhe Bleona Qerreti.

Këngëtarja ka marrë pjesë në mbledhjet e fushatës së Trump dhe këtë e ka zbuluar përmes fotove të ndryshme në rrjetet sociale. Bleona nuk është e vetmja shqiptare që ka bërë një zgjedhje të tillë. Aktivistja e njohur shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari është gjithashtu pjesëmarrëse në mbledhjet e Trump. Evi dhe Bleona janë shfaqur të dyja në një takim elektoral në Miçigan. Ato kanë pozuar krahë Riçard Grenell, këshilltari që presidenti Trump e emëroi të dërguarin special për dialogun Kosovë – Serbi.

Trump është përballë Joe Biden në këto zgjedhje. Pas 3 nëntorit do të vendoset se kush do ta drejtojë Amerikën në vazhdim.

 

Vildanja ka abuzuar me mua, Kejvina Kthjella tregon të vërten e zënkës me modelen

Kejvin Kthjella ishte e ftuar sonte në “Shiko Kush LUAN”. Kejvina ka folur për herë të parë për konfliktin me Vildane Zenelin.

Në sfidên “Ndaj ose zhyt duart në…”, Kejvina u pyet: “Thuhet se shoqëria mes teje dhe Vildane Zenelit nuk ekziston më, duam të dimë arsyen e kësaj zënke. Ndaje sot me ne arsyen në “Shiko Kush Luan” ose zhyt duart në…” Kejvina refuzoi të humbiste sfidën, duke dhënë kështu edhe përgjigjen. “Po jam zënë me Vildanen, kemi kohë të gjatë që nuk flasim më dhe arsyeja është se për faktin se unë kam qenë e vetme atje, ajo është munduar disi të abuzojë pak me mua”, tha Kejvina duke shtuar me shaka: “Jemi zënë për karikues.”

 

 

Epo, vështirë të shohim sërish shoqëri mes vajzave…

Po VIP-at e huaj si u maskuan për Halloween? Mos i humbisni kostumet më të bukura

Masat e distancimit social dhe një pandemi globale mund të ketë detyruar disa njerëz të famshëm të qëndrojnë në shtëpi për Halloëeen, por nuk i ndaloi ata që t’i kushtonin kohën e duhur veshjeve me kostume të veçanta, si zakonisht. Nuk munguan kostume të referencave aktuale të kulturës pop si dhe disa klasikë të përjetshëm.Këtu janë disa nga veshjet më qesharake, më të çuditshme dhe më ekstravagante të Halloween-it të famshëm të vitit 2020, i përcaktuar si më i tmerrshmi i të gjitha viteve.

 

Dikur ziheshin me këngë, sot Rina mund të bëj një bashkëpunim me Taynën

Një nga të ftuarat e episodit të fundit të “Shiko kush Luan” ishte Rina Balaj, e cila num mund të mos vendosej në sfidën e “Paintball”, duke qenë se hera e fundit bëri disa deklarata qëu komentuan shumë në media dhe nga kolegët.

Gjithsesi këtë herë sfida u zhvillua pak më ndryshe, teksa Rinës ju bënë pyetje mbi personazhet që e kanë “goditur” më parë në “Paintball”  dhe për emrat që ajo vetë ka “goditur”. Reoerja ja doli të na surprizojë edhe këtë radhë, me tëpaktën një prej deklaratave të saj, ndërkohë duhet thënë që ishte më paqësore në përgjigje dhe “diss”-at i kishte hedhur pas krahëve.

“Për Tayna-n je shprehur në Paintball se është FAKE; po tani që janë qetësuar gjakrat; do e bëje një bashkëpunim me të?”- u pyet Rina gjatë sfidës, ndërsa përgjigja e saj ishte mjaft e papritur:

“Kisha bashkëpunuar me gjith pa problem…”

Nëse e keni harruar, Tayna dhe Rina nuk kanë qenë edhe aq miqësore ndaj njëra-tjetrës më parë, duke mos i kursyer diss-et në tekstet e këngëve apo “kunjat” në rrjetet sociale, megjithatë duket se kjo është lënë në të kaluarën dhe një bashkëpunim mes tyre do ishte vërtetë surprizë, pothuajse po aq sa c’ishte bashkëpunimi i Ledrit dhe Noizy-t ca kohë më parë

Justin Bieber flet për vetvrasjen: Nuk edi a do kalojë kjo ndjenjë

Justin Bieber ka reflektuar rreth mendimeve vetëvrasëse dhe frikën e tij se do të ‘vuante përgjithmonë’ gjatë betejës që pati me shëndetin mendor.

Bieber, një nga muzikantët më të suksesshëm, 26 vjeç, pranoi se kishte raste kur luftonte me dhimbjen ‘e vazhdueshme’ dhe kishte frikë se kurrë nuk do të zhdukej nëse ai vet nuk do të bënte diçka për këtë.

Duke folur në dokumentarin e tij në YouTube, “Originals Justin Bieber”, ai tha: “Ka pasur raste kur kam qenë vërtet një vetëvrasës. Mendoja ‘a do të zhduket ndonjëherë kjo dhimbje?’” Dhimbja ishte e qëndrueshme, thjesht po vuaja. Kështu që preferoja të mos e ndieja dhe mendoja se si mos ta ndiej më.”

Tani Bieber është në gjendje të mirë dhe dëshiron të ndihmojë të tjerët. Ai pranon se mund të kishte shmangur shumë dhimbje nëse do të kishte dëgjuar këshillat e miqve më të mirë.

“Ndihem kaq i qetë për herë të parë në jetën time… Unë thjesht dua të inkurajoj njerëzit: ‘Hej, nëse ndiheni të vetmuar, flisni për këtë. Thuajeni me zë të lartë. Keni liri për ta bërë. Mund të kisha shmangur shumë dhimbje nëse dhe unë do e bëja.”

Pasi dokumentari u transmetua të premten, Justin ka thënë për mediat sociale se tani ndihej shumë mirë dhe ka arritur të përmirësohet shumë në tetë muajt e fundit.

Justin zbuloi se ai ka qenë duke përdorur ‘lutje dhe meditim’ për ta ndihmuar atë gjatë karantinës. Në muajin shkurt u zbulua se Bieber po kërkonte trajtim për depresionin.

‘Nuk ka asnjë lidhje me Hailey – ai është shumë i lumtur që është martuar me të”, – tha një burim për “People”.

Një tjetër burim ka thënë për “People”, se Bieber është emocional, e vuan shumë faktin që ‘përndiqet’ gjithnjë e më shumë nga fansat dhe kamerat.

Si u maskuan VIP-at shqiptar për Halloween? Shikoni kostumet fantastike

Halloween-i është një prej ditëve më të dashura për fëmijët, të cilët mezi e presin për t’u maskuar frikshëm ose si personazhet që duan më shumë, si dhe për të trokitur në dyer për një “trick or treat”. Mirëpo, as të rriturit nuk mbeten pas kur vjen puna te dëshira e madhe për t’u transformuar për Halloween. Të shumtë ishin personazhet e njohur shqiptarë, që edhe pse këtë vit festimet në ambiente të jashtme u anuluan për shkak të pandemisë, ata nuk hoqën dorë nga maskimet, qoftë për të festuar në shtëpi apo edhe vetëm për një foto.

Çfarë veshën ata? Hidhuni një sy dhe zgjidhni maskimin më interesant për ta kopjuar vitin tjetër:

Fustani si Jennifer Lopez, Luanës i kushtoi sa qimet e kokës me shumë marramendëse

Luana na surprizoi të gjithëve duke u shfaqur në Instagram me një look si të Jennifer Lopez, pamje me të cilën do e shohim gjatë mbrëmjes.

Ajo zgjodhi pikërisht fustanin që diva JLo veshi për një ndër daljet e saj më të komentuara të vitit që lamë pas, në pasarelën e firmës më të njohur në botë Versace.

Mirëpo, nëse nuk e dini, Luana ka shpenzuar sa qimet e kokës vetëm për tu dukur si super ylli botëror. Një fustan kaq mbreslënës ka një çmim po aq marramendës.

Ka qenë faqja e njohur e Instagramit, shqip.closet që ka zbuluar se moderatorja më e komentuar e ekraneve shqiptare ka shpenzuar plot 10, 650 euro.

Unë do thoja se ia vlen sepse fundja s’është kollaj të dukesh si Jennifer Lopez, qoftë edhe për disa orë. Ndërkohë, ditën e djeshme, Luana u shfaq si një pirate look-u tjetër i mbrëmjes, një tjetër rol që i shkonte shumë.

Mozzik mban veshur jelekun e Loredanës, a është rikthyer çifti?

Dy ditë më parë Loredana fluturoi drejt Kosovës, duke na bërë të gjithëve të pyesnim veten se cila është arsyeja e kësaj vizite, pasi vetëm pak ditë më parë ajo ishte në Prishtinë. Sigurisht, gjatë qëndrimit të saj në Kosovë ajo po shoqërohet nga Mozzik dhe duke qenë se janë shfaqur në publik nuk u kanë shpëtuar syve të mediave.

Në rrjet po qarkullojnë foto të ndryshme të çiftit që shihen krah njëri-tjetrit, madje në njërën prej fotove reperi ka veshur jelekun e Loredanës, gjest ky që të dy artistët e kanë bërë shpesh së fundmi.

Por, cila është arsyeja e vizitës së Loredanës këtë herë?

Sipas Prive.al, reperja po xhiron po videoklip të ri në Prishtinë që pritet të publikohet së shpejti, ndërsa detajet rreth tij mungojnë.

Ndërkohë, fansat kanë filluar të aludojnë se si një surprizë ËOË! Mozzik dhe Loredana mund të vijnë me bashkëpunimin e vitit, si pjesë e Medusa, albumit të ri të Loredanës që publikohet në dhjetor. Kujtojmë se në intron e tij ajo flet për 18 muajt e fundit të jetës së saj, mes të tjerash edhe për Mozzik.

Nëse shumë prej jush e shohin pak si të pamundur këtë, atëherë mundësia tjetër është që ajo të bashkëpunojë me Kidën. Ato befasuan fansat dy javë më parë kur pozuan krah njëra-tjetrës, me të njëjtin look, dhe ne me zor i dalluam.

Dhe hipoteza e fundit-është që Loredana të vijë vetëm në një këngë të re.

Nuk e dimë cila është e vërteta por mezi po presim ta mësojmë.

Pasi u shpall kampion, Hajdi rikthehet sërish me Robin Krasniqin

Pas katër vitesh së bashku, dyshja shumë e njohur e shoëbiz-it shqiptar, Heidi Lushtaku dhe Robin Krasniqi, i dhanë fund romancës së tyre. Ndarjen e konfirmoi vetë modelja bukuroshe, e cila në rrjete sociale shkruante:

“Ndarjet janë të vështira dhe aspak të këndshme, sidomos pas një periudhë afërsisht katërvjeçare, të cilën e kemi të mbushur me përjetime të këndshme dhe të hareshme. Nga pamundësia që ta ruajmë këtë harmoni, ekuilibër dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit në vijim, kemi vendosur para shtatë muajsh t’i japim fund fejesës sonë”

Mirëpo, duket se dashuria mes çiftit ka qenë më e fortë se gjithçka dhe ata e kanë gjetur sërish rrugën tek njëri-tjetri.

Heidi dhe Robini janë sërish bashkë, siç kanë konfirmuar burime për “Prive”. Ata i kanë dhënë edhe një shans njëri-tjetrit, për të parë nëse do të funksionojë kësaj here.

Gjiko shkrin zemrën e Elitës, e surprizon me këtë gjest romantik

Megjithëse Elita është tashmë prej vitesh partnerja e tij dhe së bashku po presin bebushin numër dy, Gjiko nuk resht së përpjekuri për ta bërë çdo herë e më shumë për vete partneren.

Në fakt, kjo është ajo që çdo mashkull duhet të bëjë për femrën e tij dhe askush s’do të ankohet nga monotonia në lidhje!

Së fundmi, pa asnjë rast të veçantë, Gjiko i ka dhuruar Elitës një buqetë me trëndafila, gjest i cili sigurisht e ka lumturuar shumë moderatoren.

Ajo ka ndarë në InstaStory buqetën romantike të trëndafilave, ndërsa krahas postimit shkruan:

“Të dua”, duke etiketuar Gjikon.

Pas të voglit Zëri, i cili është një ndër bebushat më të famshëm të shoëbiz-it shqiptar, Gjiko dhe Elita do të bëhen me vajzë.

Të gjithë jemi kuriozë për emrin super të veçantë që ata do t’i vendosin të voglës, duke marrë parasysh emrin Zëri me të cilin pagëzuan djalin e tyre.

 

Ledri sdëshiron një bashkëpunim me Gold Ag, reperi e ka një përgjigje

Reperi i njohur Gold AG ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, ku foli si për jetën personale, ashtu edhe për karrierën.

Ai nuk mundi t’i shpëtonte pyetjes lidhur me deklaratën e fortë të Ledri Vulës, i cili është shprehur se s’do të bëjë kurrë një bashkëpunim me Gold AG.

Ç’përgjigje ka reperi për këtë deklaratë? Në fakt, Gold AG i ka marrë qetësisht fjalët e Ledrit dhe nuk ka ndërmend të nxehë gjakërat.

Ai thjesht është përgjigjur se në fund të fundit, i vjen mirë që emri i tij i ka shkuar nëpër mend Ledrit.

Përsa i përket jetës private, Gold AG do të bëhet baba për herë të parë dhe së fundmi na zbuloi edhe gjininë e bebushit.

Ai dhe partnerja, Ermira, po presin një djalë i cili mund të vijë në jetë nga dita në ditë!

 

Fjolla Morina bëhet gati për dasmën, zbulohen detajet e martesës me biznesmenin

Me një buqetë gjigante me trëndafila të kuq në formë zemre dhe shkronjën “F” të formuar me trëndafila të bardhë si dhe me një unazë të bukur diamanti, Fisnik Syla i propozoi për martesë Fjolla Morinës.

Ajo i tha “PO” këtij propozimi, duke zyrtarizuar kështu lidhjen e saj dhe duke dhënë lajmin e bukur se po i jep fund beqarisë. Ajo dhe Fisniku po martohen, ndaj përgatitjet për dasmën kanë nisur që tani.

Shumë shpejt, këngëtaren do ta shohim nuse me fustanin e bardhë dhe këtë e ka zbuluar ajo vetë në një InstaStory, teksa shfaqet pranë stilistit të njohur.

“Duke gjetur ide për dasmën”- shkruan Fjolla krahas videos duke na bërë kuriozë për datën e ceremonisë së tyre, e cila s’duhet të jetë larg.

“Panorama” ka zbuluar detaje nga planet e dasmës së çiftit, e cila pritet të përfshijë 300 të ftuar.

Mes tyre do të jenë edhe personazhe të shumtë VIP, politikanë, biznesmenë e këngëtarë. Bëhet e ditur se ceremonia e dasmës së çiftit do të mbahet në Prishtinë, mirëpo ende nuk ka një datë dhe vend të saktë.

Këngëtarja u arrestua më 18 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë me vete. Kujtojmë që këngëtarja po udhëtonte me një makinë tip ‘Audi’ ndërsa i është gjetur një armë në çantë dhe një në bagazh.

U rehatuan të gjithë, Gigi Hadid dhe Zayn publikojnë foto të vajzës së tyre

Gigi Hadid dhe Zayn Malik festuan Halloween-in si askush tjetër! Kjo ishte hera e parë që ata festonin si familje dhe ndaj nuk nguruan të ndanin foton e parë me të voglën e tyre në rrjete sociale. Ata kanë postuar një imazh, në të cilin këngëtari shfaqet duke mbajtur të voglën në krahë, ndërkohë që të dy e shohin me sy plot admirim.

“Halloween-i im i parë”, ka shkruar Gigi përkrah fotos me një sticker.

Çifti janë kujdesur që ta mbulojnë fytyrën e vajzës së tyre, të cilën as emrin nuk ja kanë zbuluar ende.

Në muajin shtator, Malik dha lajmin e ardhjes në jetë të vajzës së tij, përmes një postimi shumë të bukur në Tëitter. Deri më sot ata nuk kishin publikuar kurrë një foto të vogëlushes, përveçse të duarve të saj.

Pak ditë më parë, Gigi Hadid ndau foton e parë të saj pasi u bë nënë, duke zbuluar trupin me linja të pabesueshme në një selfie të postuar në Instagram.

Cili është bashkëpunimi më i mirë i Genës? Këngëtari e tregon drejt

Këngëtari i njohur, Gena ka qenë mbrëmjen e kaluar i ftuar në ‘Shiko Kush Luan’, aty ku përveçse lojërave ka ngritur në këmbë publikun edhe me performancat e tij.

Duke qenë se në karrierën e tij, artisti numëron një sërë bashkëpunimesh muzikore, nuk ka munguar pyetja se cili ka qenë ai më i suksesshmi dhe bashkëpunimi më i dobët.

Gena ka treguar se bashkëpunimi më i suksesshëm ka qenë ai me Nora Istrefin, i sjellë në vitin 2013. Bashkëpunimin më të dobët, Gena ka zgjedhur të mos i përgjigjet duke pranuar dënimin për të prekur çfarë ndodhej në kutinë pranë tij.

Kujtojmë se Gena është ndër këngëtarët më të dashur të estradës shqiptare, i cili numëron një sërë hitesh të sjella ndër vite.

 

Ke nevojë për burrë, për kë e kishte mesazhin Capital T?

Kur vjen puna tek jeta private e tij, të gjithë i bëjnë sytë katër për të kuptuar se kush ia ka marrë zemrën Captial T. Ndonëse reperi ka zgjedhur të mos tregojë asnjë detaj për vajzën me të cilën është në një lidhje, ai hera herës i ka ngacmuar ndjekësit me mesazhet që ka shoqëruar fotografitë në “Instagram”.

“Zemër ke nevojë për një mashkull në jetën tënde, jo një fëmijë të llastuar”, ka shkruar këngëtari krah postimit të fundit në ‘Instastory’, ku shfaqet i sapo dalë nga pishina, të cilën ka vendosur ta shijojë edhe në këtë kohë.

Capital nuk ka shtuar asnjë detaj tjetër, ndonëse mesazhi që ka dashur të japë ka qenë mjaft i qartë. Me siguri pas këtij momenti, kurreshtja e ndjekësve duhet të jetë edhe më e madhe se më kë lidhen këto postime te këngëtarit, i cili qëndron përherë shumë hermetik tek jeta private.

10 mite për seksualitetin e burrave që nuk duhet të ekzistojnë

#1 – Burrat që bëjnë seks me burra të tjerë janë homoseksualë ose biseksualë

Jo domosdoshmërisht. Tani e dimë që shumë burra tërhiqen nga seksi homoseksual, por jo nga burrat.

Kjo, sigurisht, mund të hutojë shumë njerëz, por terapistët dinë shumë më tepër sot për rrjedhshmërinë seksuale të burrave.

Këta burra e gjejnë veten të ngacmuar në aspektin erotik nga e gjithë ideja.

#2 – Burrat biseksualë tradhtojnë

Absolutist false. Burrat biseksualë janë po aq të barabartë sa burrat dhe gratë heteroseksuale.

Miti është se burrat bi nuk mund ta ndajnë mendjen dhe për këtë arsye mashtrojnë ose tradhtojnë partnerët.

Për ta kuptuar më mirë është si të themi se një burrë heteroseksual, që pëlqen kokëkuqet, martohet me një brune, por ai do të largohet për të tradhtuar gruan me një flokëkuqe, sa herë që të mundet.

Në kulturën tonë, shumë njerëz mendojnë se biseksualiteti është vetëm një portë drejt homoseksualitetit, por nuk është kështu. Është një orientim seksual i ligjshëm.

#3 – Burrat janë më të përqendruar seç duhet në seks

Burrat dhe gratë kanë mënyra të ndryshme për të shprehur lidhjen e tyre me njëri-tjetrin. Në përgjithësi, gratë e shprehin lidhjen e tyre përmes marrëdhënies së krijuar. Burrat e bëjnë këtë përmes seksit.

Kërkimet zbulojnë se ne zakonisht ndalojmë së prekuri djemtë kur ata arrijnë moshën 8 vjeçare dhe i mësojmë ata të refuzojnë aksesin ndaj ndjenjave, emocioneve dhe fjalorit emocional, sepse këto konsiderohen “tepër femërore”. Ata përfundojnë duke shprehur vetveten përmes seksit, dhunës, sporteve ose punës.

Terapistët duhet t’i ndihmojnë burrat të zbërthejnë atë që ata kërkojnë në seks, në një gjuhë emocionale. Edhe ata e duan këtë, por shpeshherë nuk dinë si t’i plotësojnë nevojat e tyre në ndonjë mënyrë tjetër, përveç seksit.

#4 – Burrat që shohin pornografi fiksohen pas saj dhe e preferojnë më shumë sesa seksin me gratë e tyre

Studime dhe libra kanë dalë në përfundime të sakta: Burrat i preferojnë të dyja, pornografinë dhe seksin me partnerët e tyre dhe nuk i zëvëndësojnë njërën me tjetrën.

#5 – Nëse një burrë dëshiron seks anal, do të thotë se është homoseksual ose biseksual

Anusi i një burri nuk ka një orientim seksual, thjesht e di që gëzon kënaqësi. Kultura jonë ka vendosur që seksi anal është i barabartë me të qenit homoseksual, por homoseksualiteti është më shumë sesa thjesht një sjellje. Nuk ka të bëjë me atë që bëni seksualisht, ka të bëjë me atë që doni, një identitet. Është si të thuash se burrat që nuk pëlqejnë seksin anal, janë në fakt, heteroseksualë.

#6 – Nëse një burrë dëshiron shumë seks, është patologjike

Qesharake. Nuk është më patologjike sesa kur disa gra duan më shumë romancë.

#7 – Varësia nga seksi është një diagnozë zyrtare

Jo, nuk është. Për më tepër, është e rëndësishme të thuhet se ka një dallim mes varësisë nga seksi dhe dëshirës për fantazi anormale seksuale.

#8 – Nëse një burrë nuk ka ereksion, ai s’e do partneren e tij

Ky është një keqkuptim i zakonshëm midis grave. Në pjesën më të madhe, gruaja është problemi i fundit. Ai mund të ketë humbur fokusin e tij erotik për arsye të shumta – duke pirë shumë, duke menduar shumë për punën ose financat, moshën e tij, problemet shëndetësore, ose mund të ketë edhe çështje të patrajtuara të abuzimit seksual.

#9 – Burrat që kanë fantazi të çuditshme gjithmonë do të dëshirojnë të veprojnë sipas tyre

Ata mund ta dëshirojnë, por kjo nuk do të thotë që është e detyrueshme për ta apo nuk e kontrollojnë dot veten. Gratë mund të jenë më të përparuara rreth emocionalitetit, por burrat janë më të përparuar rreth seksualitetit. Kjo shpjegon edhe fantazitë.

#10 – Pornografia mund t’i bëjë burrat të duan të tradhtojnë partneret e tyre

E vërteta është që pornografitë mund të parandalojë burrat të tradhtojnë bashkëshortët, dhe madje të zvogëlojë dhunën në kultura dhe komunitete të caktuara.

Njerëzit mendojnë që kjo grua nuk është Melania Trump

Përpara debatit me kundërshtarin Joe Biden, presidenti i SHBA, Donald Trump, u fotografua në shoqërinë e Melania Trump, ose së paku një personi që hiqet si ajo.

Njerëzit në internet vunë re se gruaja në foto ngjason së tepërmi me Melania-n, por dukshëm sipas tyre nuk është ajo. Arsyeja kryesore është fakti se ajo  është duke qeshur, një qëndrim jo fort tipik i Melania-s së vërtetë. Në internet, të shumtë janë njerëzit që krahasojnë formën e buzëve dhe dhëmbëve.

Nuk është hera e parë që përflitet se Zonja e Parë e SHBA ka një sozi, e cila ndodh të shoqërojë presidentin hera-herës, por Trump e ka mohuar një fakt të tillë. Sidoqoftë, ja një tjetër krahasim në internet i cili vë në dukje diferencën në gjatësi mes tyre.

Kjo është arsyeja pse Meghan Markle nuk mbajti këtë kurorë në dasëm

Që prej dasmës së majit të vitit 2018, shumë histori janë treguar në lidhje me diademën e famshme të cilën do ta vendoste Meghan Markle. Në thelb, Meghan fillimisht dëshironte të vendoste një tjetër diademë, por mbretëresha nuk e aprovoi një gjë të tillë.

Në librin “Battle of Brothers: William and Harry – The Inside Story of a Family in Tumult”, historiani dhe biografi mbretëror Robert Lacey, njëkohësisht këshilluesi historik i serialit të Netflix, “The Crown”, zbulon për herë të parë arsyet pse mbretëresha Elizabeth II nuk ra dakord me zgjedhjen e parë të Meghan Markle.

Në një fragment të librit, të botuar nga Mirror, Lacey shkruan:

“Është e pakonfimuar nga Pallati – por nuk u mohua kurrë – megjithëse na u tha se mbretëreshës iu desh t’i thoshte ‘jo’ zgjedhjes së parë të Meghan, një diademë prej smeraldi që thuhej se kishte ardhur nga Rusia.”

Në libër, biografi shkruan se diadema ishte një nga ato që kishte mbërritur në duart e mbretërisë përmes rrugësh të dyshimta gjatë Revolucionit Rus. Sipas tij, mbretëresha ishte e mendimit se nuk do t’i shkonte për shtat Pallatit dhe Meghani-t që pas dasmës, gazetat të spekulonin se cila nga princeshat, vajzat e carit Nikolla II të Rusisë, e kishte mbajtur vënë para se të vritej nga bolshevikët në vitin 1918.

Iggy Azalea prezanton djalin para botës dhe ndarjen nga i dashuri

Katër muaj pasi Iggy Azalea zbuloi se kishte mirëpritur djalin e saj të quajtur Onyx, reperja publikoi foton e parë të të birit.

Në një foto të shpërndarë në Instagram, Azalea shfaqet duke mbajtur në krahë djalin e saj të vogël, ndërsa pozon me një fustan të zi me korse. Por kjo nuk ishte e vetmja gjë e re lidhur me 30-vjeçaren. Një lajm tjetër nga Iggy, të cilin ajo e ka konfirmuar së fundmi, është edhe ndarja nga partneri i saj, reperi 24-vjeçar, Playboi Carti.

Azalea la të kuptohet për ndarjen përmes disa mesazheve të koduara të shpërndara në Instagram Story të premten.

“Ke humbur një 1-sh të vërtetë”, shkroi ajo në një mesazh, duke shtuar në një tjetër, “Njerëzit e marrin besnikërinë si të mirëqenë dhe kjo është arsyeja pse unë preferoj të jem vetëm”.

Ajo më vonë sqaroi mesazhet e saj të mëparshme, duke shkruar:

“Ajo që unë doja të thoja natën e kaluar ishte se unë jam duke e rritur djalin tim vetëm dhe nuk jam në një lidhje”.

Azalea dhe Carti u takuan në 2018-ën, në një kohë kur ajo ishte duke bërë turne jashtë shtetit dhe filluan të frekuentoheshin më vonë.

Pas një shtatzënie të mbajtur sekret nga publiku, Azalea njoftoi lindjen e fëmijës së saj në qershor. Ajo rrëfeu se dëshiron ta mbajë jetën e saj private, por donte ta bënte të qartë se ai nuk është një sekret. Një muaj më vonë, ajo zbuloi edhe emrin e të birit.

Çfarë problemi ka Capital T me Eni Koçin?

Duke qenë se një pjesë e madhe e emrave në tabelë ishin artistë me të cilët Ademi ka bërë bashkëpunime ndër vite, nuk kishte si të mungonte pyetja se me cilin apo cilën artiste Capital T mendon se ka pasur bashkëpunimin e tij më të keq.

Tek kjo pyetje, ai nuk hezitoi të përgjigjej me anë të goditjes së tij, e na pranoi për “Shiko Kush Luan” se bashkëpunimi i tij më i keq ka qenë me këngëtaren Eni Koçi.

Nga ana tjetër në një tjetër pyetje, e cila kishte të bënte me emrin e artistit më pak të talentuar nga tabela, Ademi sërish përzgjodhi emrin e këngëtares Koçi duke goditur për herë të dytë në fotografinë e saj.

Por nuk ngeli me kaq, në një tjetër pyetje e cila ishte: “Këngët e cilit artist nuk do të dëgjoje kurrë?” Capital T ri-goditi për të tretën herë fotografinë e Eni Koçit.

Ne nuk dimë ende nëse mes dyshes ka një hatër mbetje, por ama prej Capital T morëm tri përgjigje të sinqerta.

Tayna dhe Dafina nga mike në armike, nuk ndalen kunjat në distancë

Vijon lufta e ftohtë mes Taynës dhe Dafinës. Tashmë janë dy postime në Instastory ato që po bëjnë xhiron e rrjetit dhe po përkthehen në thumba për njëra-tjetrën.

Pas zhurmës së krijuar në media duke u aluduar se diss-i i saj i dedikohet Dafinës, Tayna ka postuar një Instastory, ku thuhet:

Njerëzit që të kanë bërë keq do të mendojnë gjithmonë se postimet tuaja janë për ta!

Rreth një orë më vonë nga ky postim, Dafina duket se është kundërpërgjigjur me një Instastory, ku ka publikuar foton e Stan, protagonist në videoklipin e Eminem.

Në këngë, Stan i shkruan reperit se e ka idhull, por pasi ky i fundit nuk i kthen përgjigje, ai humb jetën në aksident me makinë.

Paralelizmat janë të qartë, dhe duket se konflikti i radhës që do na mbajë të gozhduar sapo ka nisur.

Tayna ishte e ftuar mbrëmjen e të dielës në emisionin e Meriton Mjekiqit “Gjoni Black”, ku siç e do zakoni i këtij emisioni, ka bërë edhe një freestyle. Dhe të gjithë fansat mendojnë se ai është “diss” për Dafinën dhe kundërpërgjigje ndaj këngës së saj “Zili zili”.

Ndër të tjera, reperja thotë gjatë freestyle:

Po m’vje inati? Jo bre, ty t’vjen inati. Hajde po shtyhum, sy m’sy se dorën ta zgjati. Ato nuk din me fol shqip ëoë, le mo me repovat! Dhjetë vjet karrierë për dy vjet i kom bo”

Ndërkohë, Dafina në “Zili zili” që është një diss i pastër thotë:

Inatin mrena n’shpirt e kini. S’mun dashni me dhon kur n’zemrën tane ki veq zili zili.

Sikur mos të mjaftonte kjo, vulën muhabetit i ka vendosur fakti që ato kanë hequr njëra-tjetrën nga Instagrami.

Dy artistet ishin folloë deri mbrëmjen e djeshme. Nuk e dimë se kush e ka hequr e para kë, por tashmë nuk ndiqen më.

Zërat për prishjen e raportit mes tyre nisën që në muajin korrik, pasi u vu re se dy këngëtaret nuk e mbështesnin më njëra-tjetrën për projektet e reja.

Ndryshe nga sa kishin bërë më parë, prej kohësh ato qëndronin në heshtje kur bëhej fjalë për suportin ndaj njëra-tjetrës.

Tayna dhe Dafina shfaqën jo pak kimi në bashkëpunimin e tyre të titulluar “Bye bye” që është edhe bashkëpunimi mes dy femrave shqiptare me më shumë klikime.

E kur ne prisnim që kjo dyshe e fortë të na surprizonte me ndonjë bashkëpunim tjetër, e kundërta ndodhi.

Nuk i dimë arsyet që çuan në përfundimin e kësaj marrëdhënie, por mbetemi në pritje të ndonjë reagimi prej tyre.

 

Çfarë zbulon mënyra e puthjes për marëdhenien tuaj ?

Sipas studimeve të shumta, puthja luan një rol të madh në forcimin e një lidhjeje romantike dhe kjo s’mund të ishte më e vërtetë. A e dinit se mënyra sesi e puthni partnerin tuaj mund të deshifrojë marrëdhënien që keni?

Puthja e butë

Kjo është një puthje delikate në të cilën të dy partnerët prekin butësisht buzët. Është një gjest që tregon se sa i afërt jeni me personin tuaj të dashur dhe sa rehat ndiheni në këtë marrëdhënie.

Puthja në faqe

Kjo tregon afeksion dhe kënaqësi kur jeni në shoqërinë e njëri-tjetrit. Mund të jetë gjithashtu një shenjë që lidhja juaj romantike ka ende një miqësi të fortë në rrënjët e saj.

Puthja “njeriu merimangë”

Një moment ikonik i filmit “Spiderman” ishte “puthja e njeriut merimangë”, skena ku Peter (Tobey Maguire) ishte varur me kokë poshtë dhe Mary (Kirsten Dunst) i dha atij një puthje pasionante.

Edhe pse kjo puthje nuk është praktike, realizimi i saj është një shenjë e spontanitetit në marrëdhënien tuaj dhe kjo do të thotë që pëlqeni të improvizoni dhe të gjeni mënyra të reja për të zbukuruar jetën tuaj dashurore.

Puthja e engjëllit

Nëse e gjeni veten duke puthur butësisht qepallën e mbyllur të partnerit tuaj, atëherë po jepni “puthje engjëjsh”. Ky është një akt intim që simbolizon dashurinë intensive dhe i jep të dashurit tuaj një ndjenjë paqeje dhe sigurie. Nëse preferoni këtë lloj puthjeje, kjo do të thotë që e doni thellësisht gjysmën tuaj më të mirë dhe ju pëlqen ta bëni atë person të ndihet i dashuruar.

“Baby kiss”

Kjo është një prekje e lehtë dhe e shpejtë e buzëve. Edhe pse është e thjeshtë, e pafajshme dhe jo shumë romantike, mund ta përdorni për t’i thënë “përshëndetje” ose “lamtumirë” partnerit. Nëse jeni në fillim të një marrëdhënieje të re, këto puthje janë një mënyrë e shkëlqyeshme për të eksploruar dhe provuar kiminë tuaj.

Puthja me gojën e mbyllur

Kjo është e ngjashme me “baby kiss”, por zgjat më shumë. Nëse ky është stili juaj i puthjes, kjo mund të tregojë se marrëdhënia juaj ka disa vështirësi. Puthja me gojë të mbyllur është një shenjë që ju nuk ndiheni shumë rehat me partnerin dhe për shkak të kësaj po vendosni një barrierë emocionale. Nëse nuk jeni të sigurt për ndjenjat, duhet të flisni me partnerin dhe të përpiqeni t’i zgjidhni gjërat.

Puthja franceze

Ajo shpreh sensualitetin, dëshirën dhe romancën. Nëse ky është stili juaj, atëherë me siguri jeni një partner i pasionuar dhe aventuresk. Kjo zbulon faktin se ka shumë tërheqje fizike në marrëdhënien tuaj, që mund të çojë në një lidhje më të thellë midis jush.

Fifi nuk fshihet më, zbulohet i dashuri dhe dedikimi romantik për të

Fifi ishte e pranishme mbrëmjen e djeshme në “Shiko kush luan” jo si pjesë e stafit, por si e ftuar e emisionit. Gjatë sfidës “ndaje ose haje”, këngëtarja zbuloi një detaj shumë të veçantë nga jeta e saj personale.

Fifi është pyetur se çfarë kuptimi ka fjala “stracciatella” që ajo e ka bërë tatuazh në trup dhe këngëtarja nuk ka nguruar të përgjigjet. Ajo ka treguar se këtë fjalë që ka gdhendur ja dedikon të dashurit të saj, që i thërret me përkëdheli në këtë mënyrë.

“‘Stracciatella’ e thirri atë djalin që unë e kam qejf. Qaq shumë që e du, kam dasht me e ba tattoo”, u shpreh Fifi.

Ndërkohë së fundmi është konfirmuar se “stracciatella” e Fifit e ka emrin në realitet Xhuljo Tabaku. “iconstyle.al” vuri re ditën e djeshme se Fifi ka vendosur të heqë nga lista e personave që ndjek në Instagram të gjithë miqtë që ka patur, përveç njërit dhe ai është i dashuri i zemrës, Xhuljo.

Në këtë mënyrë, ajo e çoi në një nivel tjetër marrëdhënien e tyre, duke e zyrtarizuar atë dashur-padashur.

Capital T mendon se Ardian Bujupi u bë i famshëm fal tij

Trim Ademi i njohur si Capital T u përgjigj shumë sinqerisht gjithë pyetjeve të bëra në Shiko Kush Luan

Trimi nuk mund t’i shpëtonte sfidës “Paintball” dhe mezi e kanë pritur ta shohin reperin në këtë lojë përballë artistëve të famshëm shqiptarë.

Capital T u tregua shumë sportiv edhe në këtë sfidë pikante duke u përgjigjur me mjaft sportivitet. Pyetjes se cili artist sipas Capitalit është edhe më i njohur falë tij, artisti ju përgjigj pa hezituar.

“Ardiani, dihet” tha Trimi duke “gjuajtur në fytyrë” këngëtarin shqiptar Ardian Bujupi.

Fero bëhet gati për rikthimin e fuqishëm me albumin e ri

Në shtator të këtij viti, pa pritur e pa lajmëruar, Fero u zhduk nga rrjetet sociale duke merakosur fansat e tij.

Ai çaktivizoi llogarinë  e tij në Instagram dhe të gjithë u bënë kuriozë të mësonin ç’po kurdiste Fero.

Siç zbuloi “Prive”, gjatë kësaj kohe reperi ka qëndruar më shumë në studion e tij “Gang Gang Entertainment” ku po punon në albumin e tij të dytë e po ashtu për artistët e tjerë.

Ai po planifikon të rikthehet fuqishëm në muzikë me projekte të reja, të cilat fansat mezi i presin. Madje, të njëjtat burime zbulojnë tashmë edhe emrin e albumit të ri të Feros, i cili do të titullohet “Goat”.

Ky album pritet të jetë një ndër më të suksesshmit dhe do të përfshijë bashkëpunime me reperë të njohur, ku përmendim edhe Capital Bra.

Nis Halloween-i në Shtëpinë e Bardhë, e dokoruar me pamje të frikshme

Jemi vetëm pak ditë larg festës së përvitshme Halloween, ndërsa atmosfera ka nisur të bëhet që tani “e frikshme” në Shtëpinë e Bardhë.

Donald dhe Melania Trump kanë zbukuruar rezidencën e tyre oër fundin e muajit tetor, ndërsa pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit.

Shtëpia e Bardhë është mbushur me kunguj e gjethe portokalli të vjeshtës, ndërsa persona të shumtë me maska të frkshme kanë shkuar për të vizituar çiftin presidencial.

Cfarë na bëri përshtypje ishte një çift fëmijësh, të cilët këtë vit kishin zgjedhur të visheshin si Donald dhe Melania Trump.

Presidenti dhe bashkëshortja kanë shkrepur një pozë me “sozitë” e tyre të vogla këtë Halloween, ndërsa fotoja po bën xhiron e rrjetit.

 

Alban Skënderaj dhe Capital T bëhen bashkë sërish pas 7 vjetësh

Kanë kaluar 7 vite që kur Alban Skënderaj dhe Capital T bashkuan forcat për të sjellë një super bashkëpunim.

Dy artistët publikuan asokohe këngën e quajtur “Një ëndërr”, e cila rezultoi një sukses i vërtetë, duke numëruar miliona klikime.

Ky projekt që flet për shpresën, ëndrrat dhe jetën është edhe sot e kësaj ditë një këngë shumë e dashur për publikun dhe shërbeu si një ogur i mirë për miqësinë e tyre.

Hera herës dy artistët kanë vërtetuar se janë shumë shokë dhe marrin pjesë edhe në koncerte të përbashkëta, kujtojmë këtu edhe pjesëmarrjen e Albanit në ‘Time Capsule’.

Kështu, pas kaq vitesh të gjithë po prisnim një tjetër bashkëpunim mes tyre dhe lajmi i madh është konfirmuar nga vetë Capital T.

Teksa ishte i ftuar në “Shiko kush luan” ai tha se bashkëpunim i radhës është me Alban Skënderajn dhe ne mezi po presim.

Capital T sapo ka publikuar albumin e tij ‘Skulpturë’ në të gjitha platformat online, që po bën namin, kurse Albani këngën e fundit e kanë publikuar disa muaj më parë në bashkëpunim me Elgit Dodën, “Parajsa”.

Çfarë do të ndodh me bashkëpunimin e pritur mes Noizyt dhe Dhuratës?

Teksa ishte i ftuar në emisionin “NIN” disa javë më parë, Noizy konfirmoi zërat që po qarkullonin prej kohësh për një bashkëpunim me Dhurata Dorën.

Në fakt, një foto e dyshes kishte qarkulluar prej një viti në rrjete sociale duke u përfolur shpesh për një bashkëpunim të mundshëm, por nuk kishin pranuar asgjë.

Pas konfirmimit të Noizy-t për duetin, fansat menduan se kënga e re do të vinte shpejt. Mirëpo, burime për “Prive” kanë treguar se projekti i tyre është shtyrë.

Kjo për arsye të emergjencës Covid-19. Dy artistët nuk kanë arritur të punojnë ende së bashku në studio dhe nuk dihet nëse puna do të nisë, për shkak të rrezikut për një mbyllje të dytë.

Pra, mbetet ende për t’u parë ç’do të ndodhë.

Tayna dhe Dafina s’janë më shoqe, fillon lufta e diss-ave ndaj njëra tjetrës

Të gjitha thashethemet për prishjen e marrëdhënies mes Taynas dhe Dafina Zeqirit kanë marrë fund mbrëmjen e djeshme.

Dhe po, duket se janë të vërteta!

Tayna ishte e ftuar mbrëmjen e të dielës në emisionin e Meriton Mjekiqit “Gjoni Black”, ku siç e do zakoni i këtij emisioni, ka bërë edhe një freestyle. Dhe të gjithë fansat mendojnë se ai është “diss” për Dafinën dhe kundërpërgjigje ndaj këngës së saj “Zili zili”.

Ndër të tjera, reperja thotë gjatë freestyle:

Po m’vje inati? Jo bre, ty t’vjen inati. Hajde po shtyhum, sy m’sy se dorën ta zgjati. Ato nuk din me fol shqip ëoë, le mo me repovat! Dhjetë vjet karrierë për dy vjet i kom bo”

Ndërkohë, Dafina në “Zili zili” që është një diss i pastër thotë:

Inatin mrena n’shpirt e kini. S’mun dashni me dhon kur n’zemrën tane ki veq zili zili.

Sikur mos të mjaftonte kjo, vulën muhabetit i ka vendosur fakti që ato kanë hequr njëra-tjetrën nga Instagrami.

Dy artistet ishin follow deri mbrëmjen e djeshme. Nuk e dimë se kush e ka hequr e para kë, por tashmë nuk ndiqen më.

Zërat për prishjen e raportit mes tyre nisën që në muajin korrik, pasi u vu re se dy këngëtaret nuk e mbështesnin më njëra-tjetrën për projektet e reja.

Ndryshe nga sa kishin bërë më parë, prej kohësh ato qëndronin në heshtje kur bëhej fjalë për suportin ndaj njëra-tjetrës.

Tayna dhe Dafina shfaqën jo pak kimi në bashkëpunimin e tyre të titulluar “Bye bye” që është edhe bashkëpunimi mes dy femrave shqiptare me më shumë klikime.

E kur ne prisnim që kjo dyshe e fortë të na surprizonte me ndonjë bashkëpunim tjetër, e kundërta ndodhi.

Nuk i dimë arsyet që çuan në përfundimin e kësaj marrëdhënie, por mbetemi në pritje të ndonjë reagimi prej tyre.

 

U prish shoqëria? Capital T thot se Ledri Vula vjedh më shumë këngë

Reperi i njohur kosovar, Capital T, ka marrë pjesë në emisionin “Shiko Kush Luan” të Luana Vjollcës. Ai u përzgjodh për të marrë pjesë në një prej lojërave të emisionit, Pintball.

Në këtë lojë ai duhet t’i përgjigjej pyetjeve të sikletshme. Kur u pyet se “Cili prej artistëve vjedh më shumë këngë?”, Capital T i gjendur në vështirësi zgjodhi të godasë mikun e tij Ledri Vulën.

“E godita Ledrin se e di që do e marrë me sportivitet, dhe që e kam me shaka,” tha Capital T.

La fëmijët dhe gruan për Fjollën, reagon bashkëshortja e Fisnik Sylës

Fjolla Morina bëri një dedikim romantik së fundmi për partnerin, Fisnik Sylën, i cili pak ditë më parë i propozoi këngëtares për martesë. Por, duket se ‘telenovela’ nuk mbaron me kaq.

“n’Zoom.biz” bën me dije se Syla është i martuar dhe baba i dy fëmijëve. E njejta media online ka arritur të sugurojë fotot e biznesmenit me të shoqen, që sipas tyre janë realizuar në gusht, kohë kur Syla ka nisur edhe lidhjen me Fjollën. “n’Zoom.biz” shkruan se bashkëshortja e biznesmenit ka thënë: “Atyre që deshtën shkatërrimin e familjes marrshin nga jeta atë që e meritojnë.” Mësohet se çifti ishin të martuar prej 10 vitesh, marrëdhënie që ka marrë fund si pasojë e Fjollës.

Vetë këngëtarja nuk ka reaguar ende lidhur me një lajm të tillë, megjithatë duket se romanca mes saj dhe Sylës do të finozohet në martesë. Fjolla u bë protagoniste e mediave javët e fundit për shkak se u ndalua nga policia për armëmbajtje pa leje.

Pse i ke prishur buzët? Vesa Luma reagon ndaj komentit negativ

Një gjë në veçanti duhet të keni parasysh në rrjetet sociale: është gjithmonë një vëzhgues (i mprehtë) që zbulon gjithçka, madje edhe atëhere kur nuk ka asgjë për të zbuluar. Këtë herë, ka qenë radha e Vesa Lumës për tu përballur me një koment, që ajo vetë e ka marrë me shumë sportivitet.

Në një nga fotot e postuara, një përdoruese e rrjetit ka shkruar: “Çfarë u ke bërë buzëve moj aman? Pse shpërfytyroheni me zor?” Por, Vesa që në të vërtetë nuk ka lidhje me ndonjë ndërhyrje të mundshme – për më tepër në buzë – e ka patur gati përgjigjen. “S’i kam bërë asgjë…Mendova t’i bëj, pastaj mu kujtua që duhet të vej maskë, më kishin shku’ lekët kot”, ka shkruar këngëtarja me humor. Vesa nuk e ka lënë me kaq, duke shtuar në postimin e saj në Instagram: “Meqë ra fjala, Facebook-un e kam zjarr!”

 

 

Pas Demi Lovatos edhe Miley Cyrus thotë se ka folur me alienët

A mendonim ne në fillim të javës se do të dëgjonim jo një, por dy histori alienësh nga personazhet e famshëm gjatë këtyre ditëve? Sigurisht që jo, por ja ku jemi. Pas deklaratës që u komentua jo pak të Demi Lovato-s, e cila tregoi se kishte parë gjatë një fundjave në fshat, alienë, këtë herë është Miley Cyrus që ka rrëfyer eksperiencn e saj me krijesat jashtëtokësore.

Në një intervistë të fundit, Miley tha se ishte ndjekur nga një UFO, teksa i jepte makinës, dhe bëri kontakt “sy më sy” me një alien. Të themi të vërtetën asgjë nuk na habit më nga ky vit, por gjithsesi.

“Po i jepja makinës në San Bernardino me një shok, dhe po ndiqeshim nga një lloj UFO-je. Jam shumë e sigurtë për atë që pashë.”- tha këngëtarja gjatë intervistës, ndërkohë që pranoi se para këtij takimi kishte konsumuar marijuanë, kështu që ekziston mundësia që alienin të mos e ketë parë në realitet.

“Mënyra më e mirë për ta përshkuar është si një borëpastruese që fluturon. Kishte një pjesë të madhe përpara dhe ishte ngjyrë e verdhë. E pashë që fluturonte, dhe shoku im e pa gjthashtu”– tregon Miley.

Sipas saj, edhe të tjerë persona në rrugë ndaluan që ta shihnin objektin dhe jo të gjithë kishin konsumuar marijuanë. Ne dyshojmë për këtë po s’ka gjë. Miley po ashtu shtoi se e ulur në këtë objekt fluturues qëndronte një “qënie”, e cila e kishte parë drejt e në sy. Eksperienca për artisten ka qenë tronditëse, madje për shumë ditë kishte qenë si e shokuar, pasi nuk mund ta besonte që kishte parë një alien.

Ndërkohë kujtojmë se para disa kohësh ishte Post Malone që tha se kishte pasur një eskperiencë të ngjashme me alienët. Dy mesazhe mund të nxjerrim nga këto rrëfime. I pari është që bëni kujdes, sepse nuk jemi vetëm në këtë univers. I dyti është një mesazh për fëmiët, që mos bëjnë drogë.

Aktorja e njohur bllokoi nënën e saj në Instagram, i publikoi lajmin e shtatzanisë

Ballafaqimi i prindërve me mediat sociale mund të jetë një minë plasëse, siç zbuloi Emma Roberts këtë vit.

Gjatë një interviste me Jimmy Kimmel, të hënën në mbrëmje, Roberts u tregua e sinqertë në lidhje me shtatzëninë e saj, të cilën fillimisht po përpiqej ta mbante të fshehtë – derisa nëna e saj konfirmoi aksidentalisht lajmin tek fansat në Instagram.

“Unë po mbaja shtatzëninë time mjaft të fshehtë, por fatkeqësisht nëna ime ka Instagram. Nënat dhe Instagrami, janë një kombinim i keq,” -tha Roberts.

Në fillim të këtij viti, pasi shtatzënia e Roberts u ndërpre, ajo qëndroi në heshtje kur ngeli shtatzënë përsëri, por nëna e saj, Kelly Cunningham, falënderonte fansat në Instagram për urimet e tyre, pasi ishte publikuar një lajm për shtatzëninë e Roberts, të cilën ajo nuk e kishte aprovuar.

“Ishte një tmerr, dhe i zbulova të gjitha kur isha në aeroplan, kështu që nuk mund të shkoja tek ajo. Nuk mund ta telefonoja.”

Emma tha se të gjithë miqtë i dërgonin foto të bisedave me nënën e saj.

“Në fillim qeshëm, më pas u përleshëm. Vendosa ta bllokoja për një moment në instagram. Kjo do të jetë një histori e bukur për fëmijën tim.”

Aktorja, gjithashtu, zbuloi se ishte në pritje të një djali.

Hana, vajza e Mozzik thyen rrejtin me foton në veshje kombëtare

Mozzik dhe Loredana kanë ndarë në llogarinë e vajzës së tyre, Hanës, foton më të ëmbël të saj. Dyshja ka publikuar një foto ku Hana është e veshur me kostumin tradicional shqiptar dhe flamurin në të.

“O sa mirë me qenë shqiptar”, është shkruar krah postimit i cili ka marrë pëlqimin dhe komentet e shumë ndjekësve.

Mes tyre ka dalluar dhe komenti i Mozzik, i cili ka lënë emojin e flamurit shqiptar. Kujtojmë se prej disa javësh Mozzik dhe Loredana janë fotografuar bashkë, duke lënë të kuptohet për të gjithë se tashmë janë rikthyer sërish me njëri-tjetrin.

Fituam njëri tjetrin, Fjolla Morina më romantike se kurrë me të dashurin

Fjolla Morina mori propozimin për martesë nga partneri pak ditë më parë. Mes trëndafilash dhe një unaze diamanti, Fjolla shkruajti: “I thashë PO dashurisë!”

Mesa duket, këngëtarja është entuziazmuar jo pak nga ky hap i hedhur në romancën e saj me Fisnik Sylën, së cilit i dedikoi disa fjalë romantike së fundmi në rrjet. “Thonë që në dashuri fiton kush ikën. Nuk është e vërtetë. Në dashuri fiton ai/ajo që rri. Dashuria nuk është e lehtë! Në dashuri duhet të dish të ndash dhimbjen, pasionin, vuajtjet. Ndonjëherë dashuria vë në dyshim gjithçka që ti ke besuar, por kur dashuria është e vërtetë atëher ajo është në gjendje të superoj çdo vështirësi, çdo pengesë, sepse dashuria fiton mbi gjithçka. Ne në çdo pengesë fituam njëri-tjetrin. Të dua”, ka shkruar Fjolla.

Epo, mesa duket pas zgjidhjeve së problemeve me ligjin dhe propozimit për martesë, këngëtarja më në fund ka gjetur qetësinë. Urimet për çiftin kanë qenë të shumta, sidomos nga personazhet e njohur.

David Beckham kopjon stilin e Bes Kallakut, aktori i shkruan publikisht

Bes Kallaku viziton shpesh fshatin në të cilin është rritur, Bubqin, dhe në jo pak raste e kemi parë duke punuar tokat apo mbjellë perime. Së fundmi stilin e tij e ka “kopjuar” edhe David Beckham, që ka kaluar disa orë bashkë me të bijën Harper në një lëndinë. Në dallim nga Besi ai nuk ka mbjellë asgjë, por ka mbledhur lule e barishte të ndryshme për të bërë kurora.

“Asnjëherë nuk e kam menduar se do e shijoja kaq shumë kërkimin, por mos u shqetësoni unë nuk isha vetëm, isha me vajzën time bukuroshe Harper. Po bëjmë kurora lulesh për vjeshtën”, ka shkruar David ku shihet në një foto me një shportë lulesh në duar.

Besit nuk i ka kaluar pa e vënë re këtë postim, ndaj i ka lënë një koment plot humor David-it poshtë fotos. Ai i ka bërë publikisht një thirrje, duke i vënë në dukje faktin që e bën këtë gjë për të marrë vëmendje.

“O Davido, i ke ra hiles ene ti e? Gjoja sikur po mbledh barishte me bo byrek. Ncncnc. Hap naj serë damotesh o loku! (Ky osht koment veç për katunarët si puna jonë”, i komentuar Besi. Më pas ai e ka ndarë edhe në profilin e tij komentin, duke shkruar: “Ja thashë, nuk e mbaja dot më!”.

Mori famë shumë i vogël, Justin Bieber tregon anën e errët të fëmijërisë

Justin Bieber mori famë vite më parë kur ishte ende një fëmijë, duke u vendosur në qendër të vëmendjes, sikundër është edhe sot.

Ndonëse e kemi parë si një djalë shumë të bukur, të talentuar, tepër të adhurueshëm, jo rrallëherë është kritikuar për sjelljet e tij në dukje të nxituara, duke e kornizuar shpesh edhe si ‘arrogant’.

Mirëpo, ka shumë gjëra që ne nuk i dimë rreth tij, për të cilat idhulli i fëmijërisë së vajzave të viteve 2000 ka folur në këngën e tij të fundit, ku na ka treguar anën e errët të fëmijërisë.

Kënga titullohet “Lonely” dhe siç mund ta kuptoni nga titulli, 26-vjeçari thotë se ka patur një fëmijëri të vështirë dhe ka qenë ‘vetëm’.

Një 14-vjeçar i quajtur Jacob Tremblay, paraqitet në rolin e këngëtarit, me stilin tipik të flokëve të tij si edhe veshjen me ngjyrë lejla.

Në video, Tremblay shihet nga Justin në një dhomë zhveshje para se producenti Benny Blanco ta bëjë të famshëm. Tremblay i këndon tekstet melankolike në një skenë boshe, në të cilën ndodhet vetëm Justin.

 

Tekstet dhe videot kanë një ton shumë më të zymtë sesa videoja muzikore me DJ Khaled dhe Drake, “Popstar”,e publikuar muajin e kaluar, ku Justin ishte protagonist në klip.

Në atë video, Bieber shihet në një feste shtëpie në një rezidencë, dhe sinkronizon buzët me fjalët e Drake për përdorimin e alkoolit dhe dekadencën e famës.

Por në “Lonely”, Bieber nuk feston për famën – përkundrazi, kënga krijon një imazh shumë më realist të asaj që do të thotë të jesh i famshëm si adoleshent.

Në shtator të vitit që lamë pas, Bieber postoi në mediat sociale një status rreth shëndetit mendor, duke reflektuar mbi gabimet që ai kishte bërë në të kaluarën e tij.

“Unë isha 18 vjeç, pa njohur botën reale, me miliona dollarë dhe mundësi për gjithçka që dëshiroja. Kjo është shumë e frikshme për këdo.”

 

Aktori turk lidhet me modelen shqiptare, 7 vite më të madhe se ai

Përkundër përpjekjeve të shumta të bëra nga aktori turk Burak Deniz për të mbajtur private lidhjen e tij me supermodelen me origjinë shqiptare Didem Soydan, ai më në fund vendosi të dilte në publik me të.

Pas një periudhe të gjatë të mohimit të vazhdueshëm të marrëdhënies së tyre për ta mbajtur atë larg vëmendjes, Burak Deniz, 29 vjeç, postoi selfien e parë me të dashurën e tij model 36 vjeçare, duke njoftuar lidhjen e tyre zyrtare.

Aktori turk shkroi krah fotos: “Nga një natë e mrekullueshme në një moment të ngrohtë, kjo është shkrepja. Ishte mirë të isha këtu…”

Përkundër këtij njoftimi të qartë, disa ndjekës janë ende të mërzitur për postimin spontan; duke thënë se ata duhet të kishin postuar një foto më të qartë.

Fatkeqësisht, Burak Deniz nuk kishte zgjidhje tjetër përveç se të zbulonte se ai ishte në shoqëri me Didem Soydan.

Katër ditë më parë, paparacët kapën fotografi të çiftit ndërsa ata kaluan natën në shtëpinë e Didem Soydan dhe u panë duke u larguar së bashku në mëngjes.

Para Didem Soydan, Burak Deniz ishte martuar me artisten Bushra Devil në 2016, por ata u divorcuan në 2018.

Rindizet lufta mes vajzave, Tayna i bëri diss Melindës?

Reperja më në zë e momentit, Tayna, është e ftuara e kësaj jave në emisionin “Gjoni Blackent” me Meriton Mjekiqin.

Ajo i ka vënë flakën studios me performancën e saj rep, ndërsa një pjesë e videos së emisionit që do të transmetohet të dielën, po qarkullon që tani në rrjet.

Si një ‘gangstere’ e vërtetë, Tayna ka repuar një pjesë free-style mirëpo teksti i saj na tërhoqi vëmendjen! Reperja përmend gjatë performancës faktin që dikush ka shkuar t’i kërkojë falje, ndërsa fansave u vjen vetëm një emër në mendje: Melinda Ademi!

Kjo për arsye të sherrit të dikurshëm mes vajzave dhe postimeve thumbese të Melindës në rrjete sociale, dedikuar Taynës.

Megjithatë, kjo mbetet për t’u parë pasi Tayna nuk pranon të flasë asnjëherë publikisht për këto tema dhe maksimumi që mund të marrim prej saj lidhur me këtë situatë, është një tjetër thumb si ky i fundit.

Soni Malaj e pranon vet, vetëm kjo këngëtare mund t’i bëj konkurencë

Këngëtarja e hitit “Ndarja”, Soni Malaj, ia ka dalë më së miri të rezistojë prej vitesh në tregun muzikor dhe të na sjellë gjithmonë projekte të bukura që na kënaqin veshët.

Prej vitesh, ajo i ka bërë njerëzit për vete me zërin dhe energjinë e saj, por e kishit pyetur ndonjëherë veten nëse Soni ka ndjerë konkurrencë?

Këngëtarja ka folur pa dorashka për mediat kosovare, duke e përmendur në fakt një emër të fortë në muzikë, të cilin e ka ndjerë konkurrent.

Bëhet fjalë për këngëtaren Genta Ismajli, pasi siç tregoi Soni, të dyja ishin tepër energjike në skenë.

Megjithatë, Soni shtoi se kjo ishte një konkurrencë e pastër përtej të cilës kishte miqësi, e cila vazhdon të ruhet edhe në ditët e sotme.

Sipas këngëtares në shoëbizin shqiptar sot nuk ka më raporte siç ka qenë dikur, ku përtej arritjeve profesionale ruhej edhe shoqëria mes tyre.

 

Nga shtëpia i karantinuar, Cristiano bën ndryshimin drastik  në pamje

Bota e futbollit u trondit dy ditë më parë pas lajmit që u dha nga federata portugeze e futbollit, e cila informoi se Cristiano Ronaldo është infektuar me Covid-19. Megjithatë, në njoftimin e tyre thuhej se Ronaldo është mirë dhe nuk ka asnjë simptomë.

Infektimi bëri që 5 herë fituesi i Topit të Artë të mungonte në ndeshjen e mbrëmshme që Portugalia zhvilloi kundër Suedisë në Ligën e Kombeve.

Megjithatë, ai tregoi mbështetjen e tij nga hoteli, ku po qëndron i izoluar nga ku ka ndarë edhe foto të tjera. Ndërkohë, ditën e sotme, futbollisti ka ndarë një foto e video, ku tregon se po ushtrohet ndonëse është i infektuar, teksa ai që ra në sy është modeli i tij i flokëve.

CR7 ka qethur flokët e tij thuajse zero, duke bërë një ndryshim goxha të madh.

Këtë vit e kemi parë se ylli portugez ka eksperimentuar goxha me look-un e tij, madje për karantinë i rriti flokët. Mirëpo, teksa Ronaldo eksperimenton me look-un, problemet e presin në Itali.

Lajmi për infektimin e Ronaldos, në funksion të ndeshjeve të ardhshme të kampionatit dhe mbi të gjitha për debutimin në Champions League ka ngritur një kambanë alarmi në dhomat e zhveshjes së Andrea Pirlo dhe ka irrituar drejtuesit e Juventusit.

Ylli portugez duhet të respektojë protokollin dhe të presë që tamponët e ardhshëm të rezultojnë negativ. Sidoqoftë, në kthimin e tij në Torino, ai mund të gjente një klimë veçanërisht të tensionuar. Klubi i Andrea Agnelli, përveç shqetësimit për shëndetin e tij, ka frikë nga pasojat ligjore pas vendimit të CR7 për të mos dëgjuar këshillat e marra nga lart.

Pasi dy persona në kontakt me ekipin u prekën nga Covid-19, presidenti i Juventusit në fakt u kishte kërkuar të gjithë lojtarëve të tij që të mos iu përgjigjen thirrjeve ndërkombëtare.

Por, Ronaldo u largua për në Portugali për të luajtur ndeshjet e Ligës së Kombeve. Sakaq, edhe McKennie ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Dukagjin Lipa merr një dhuratë shumë të shtrenjtë nga krushku i tij

Romanca mes Dua Lipës dhe Anëar Hadid po shkon më së miri. Çifti duken më të lumtur se kurrë dhe kujtojmë që Dua ‘braktisi’ Anglinë për të jetuar bashkë me partnerin në Los Angeles.

Por, dyshja nuk janë të vetmit që gëzojnë raport kaq të mirë. Mesa duket edhe Dukagjin Lipa dhe Mohamed Hadid, baballarët e Duas dhe Anëar, kanë krijuar një miqësi të fortë me njëri-tjetrin. Dukagjini ka postuar një foto të dhuratës që Mohamed i ka bërë së fundmi. Miliarderi ka krijuar linjën personale të caviar-ëve që mban mbiemrin e tij. Babai i Duas ka marrë si dhuratë disa nga prodhimet e Mohamed, e për këtë nuk mund të mos i bënte një falenderim publik.

“Drejtpërdrejt nga Los Angeles në Londër. Shumë dashuri për Anëar dhe Mohamed”, ka shkruar Dukagjini. Foton e të atit e ka postuar edhe Dua, duke konfirmuar kështu marrëdhënien e shkëlqyer mes dyshes. (Atë dasmën, kur do e bënin?)

 

Sara Hoxha ka një hall javët e fundit të shatzanisë, Ledri e ndihmon

Sara Hoxha dhe Ledri Vula pritet të bëhen prindër shumë shpejt. Sipas mediave në Kosovë, vogëlushja pritet të vijë në jetë gjatë muajit nëntor. Mirëpo në javët e fundit duket se Sara po has në një problem që i ndodh të gjitha femrave në shtatzëni. Ajo nuk po gjen dot rroba të përshtatshme dhe në ndihmë i vjen menjëherë partneri me rrobat e tij. Sara ka zgjedhur të veshë rrobat e gjera të reperit, me të cilat duhet të ndihet shumë rehat.

“Vetëm atletet nuk janë të tijat dhe kjo (të veshurit rrobat e Ledrit)ka qenë një shpëtim për mua së fundmi!”, shkruan Sara në një postim të fundit.

Sara Hoxha ka një hall javën e fundit të shatzanisë, Ledri e ndihmon

Sara Hoxha dhe Ledri Vula pritet të bëhen prindër shumë shpejt. Sipas mediave në Kosovë, vogëlushja pritet të vijë në jetë gjatë muajit nëntor. Mirëpo në javët e fundit duket se Sara po has në një problem që i ndodh të gjitha femrave në shtatzëni. Ajo nuk po gjen dot rroba të përshtatshme dhe në ndihmë i vjen menjëherë partneri me rrobat e tij. Sara ka zgjedhur të veshë rrobat e gjera të reperit, me të cilat duhet të ndihet shumë rehat.

“Vetëm atletet nuk janë të tijat dhe kjo (të veshurit rrobat e Ledrit)ka qenë një shpëtim për mua së fundmi!”, shkruan Sara në një postim të fundit.

Enca tregon dhuratat luksoze që mori për ditëlindjen e saj

Me postimet e fundit në rrjetet sociale, këngëtarja e njohur, Enca ka treguar se si e ka festur ditëlindjen e saj të 25-të. Ajo ka zbuluar se tema e ditëlindjes ka qenë që të gjithë të ftuarit të visheshin me pizhama saten, duke sjellë atmosferën e një mbrëmjeje të ngrohtë mes miqsh në shtëpi.

Enca ka ndarë në ‘Instastory’ gjithashtu disa nga dhuratat që ka marrë që kanë qenë buqetat e mëdha me trëndafila rozë, kutitë plot me ëmbëlsira dhe urime të përzemërta, por edhe një orë të cilën e ka vendosur menjëherë në dorën e saj.

“Vallaj unë vdes për dhurata”, ka shkruar Enca krah postimit të saj duke mos e fshehur faktin se i kanë pëlqyer të gjitha dhuratat që ka marrë.

Ajo ka zbuluar gjithashtu se ende nuk mund të ecë vetë, ndaj dhe në “party” nuk ka munguar dhe personi i duhur për ta ndihmuar Encën të lëvizë nga njëri vend në tjetrin.

Miriam Cani emocionon të gjithë me këtë fotografi të vajzës së saj

Miriam Cani e ka treguar prej kohësh së vëmendjen e saj tashmë, e kanë rrëmbyer vetëm fëmijët. Përmes postimeve të ndryshme, ajo tregon se sa shumë kohë kalon me ta, dhe cfarë ndjesish të jashtëzakonshme përjeton nga ky fakt.

Së fundi, këngëtarja ndau një foto mjaft të ëmbël të vogëlushit të saj, Duam, i cili është veshur tamam si arushi që mban në duar.

“Asgjë s’të vesh më mirë dhe më sigurt se natyra. Lëkura e bebit nuk do të ketë ndjerë asnjëherë më shumë butësi”, ka shkruar Miriami, e cila vetëm disa ditë më parë zgjodhi ta zbulonte pamjen e plotë të djalit.

 

 

As Panairi i Librit në Tiranë nuk i shpëton mbajtjes online

Këtë vit Panairi i Librit do të mbahet online, ndryshe nga herët e shkuara që organizohej në Pallatin e Kongreseve. Kjo është hera e parë në 23 vite që panairi do të mbahet online, ndaj konsiderohet si një sfidë e madhe për botuesit e lexuesit shqiptarë. Vendimi për mbajtjen e tij virtualisht u vendos nga Ministria e Shëndetësisë, sepse konsiderohej si një aktivitet i rrezikshëm për përhapjen e koronavirusit.

Por pyetja që na mundon të gjithëve është se si do të mbahet online Panairi i Librit?

I ftuar ditën e sotme në emisionin “Wake Up”, kryetari i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri shpjegoi se si do organizohet ngjarja më e madhe kulturore në mes të pandemisë. Ai u shpreh se më e rëndësishmja është shitja e librave, që do të sigurohet përmes platformave të ndryshme dhe një faqeje të re në ëeb që është në punim e sipër.

Stendat dhe aktivitetet virtuale

“Së pari do të transmetojmë të gjitha aktivitet që do të bëjmë në qytetin e Tiranës, në sheshe, në ndërtesa të ndryshme, muze, salla etj. Në ambiente të hapura do të bëjmë shumë aktivitete që i bëjmë zakonisht në panair, tani do i bëjmë jashtë panairit. Për shembull në oborrin e Universitetit të Arteve do të bëjmë një promovim libri. Një pjesë e aktivitetve do të transmetohen live, një pjesë do të regjistrohen e do të transmetohen më vonë. Do të vendosen 6-7 monitorë në pikat kryesore të Tiranës ku do të shfaqen live të gjitha aktivitetet që do të organizohen gjatë ditëve të Panairit. Do të organziojmë shumë forume për problemet e librit. Marrëdhëniet e librit me sistemin fiskal, botuesit me autorët, botuesit me përkthyesit. Pak a shumë ajo që bëhej në Pallatin e Kongreseve do të bëhet virtualisht”, shpjegoi Ymeri.

Si do të bëhet shitja e librave?

Kryetari i Shoqatës së Botuesve tha se lexuesit do të klikojnë tek faqja e Panairit të Librit dhe aty do të mund të shohin e të blejnë cilat libra të dëshirojnë. Më pas do të bëjnë porosinë online dhe një korrier do t’ju dërgojë librin në adresën që ata do të lenë. Ashtu si çdo vit, edhe këtë herë do të ketë ulje në çmim për një pjesë të madhe të librave.

Panairi i Librit do të mbahet ashtu siç ishte planifikuar prej kohësh nga data 12-15 nëntor.

 

Do më gjenin të vdekur, Kim Kardashian tregon përvojën tmerruese

Kim Kardashian ishte e ftuar në emisionin “My Next Guess Needs No Introduction” të David Letterman, ku rrëfeu me detaje se si i vodhën sendet e saj me vlerë në një hotel në Paris para 4 vitesh. Asokohe ajo udhëtoi drejt qyetetit të dashurisë bashkë me motrën e saj, Kourtney, për javën e modës në Paris. Kim ka treguar se Kourtnery mori me vete në udhëtim të gjitha bizhuteritë e saj (të Kim-it), diçka të cilën ajo nuk e kishte bërë kurrë më parë.

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” tregoi se mbrëmjen e grabitjes Kourtney u largua nga hoteli bashkë me truprojën dhe Kim mbeti e vetme në dhomë. Më pas ajo kujtoi në emision se gjatë orës 3 të mëngjesit kishte dëgjuar disa zhurma nëpër shkallë dhe po kuptonte se disa njerëz po i afroheshin dhomës së saj, ndaj vendosi të kërkonte menjëherë ndihmë.

Gjatë momentit që po fliste për ngjarjen e tmerrshme, Kim shpërtheu në të qara. Ajo tregoi se në momentin e grabitjes ishte e veshur vetëm me një rrobdishan dhe mendoi se ndonjë nga hajdutët mund ta përdhunonte.

“Po mendoja, ‘Në rregull, tani do të më përdhunojnë. Kjo do të ndodhë, thjesht përgatitu. Kështu që u përgatita dhe pastaj – nuk e di pse po qaj, kam folur për këtë më parë – dhe pastaj ai më lidhi me pranga dhe kravata me zinxhir dhe pastaj më vendosi shirit ngjitës në gojë e në sy”, rrëfeu Kim mes lotësh.

Ajo vazhdoi më tej duke u shprehur: “Mendoja vetëm për Kourney, mendoja se ajo do të vinte në shtëpi dhe do të më gjente të vdekur në dhomë dhe do të mbetej e traumatizuar për gjithë jetën”.

Kim tha se e gjithë ajo ngjarje ishte e mirëorganizuar, sepse nuk kishte se si hajdutët të hynin aq lehtë në dhomën e saj të hotelit.

Shkalla e obezitetit në SHBA po bie, pasi shumë amerikanë po...

Shkalla e obezitetit tek të rriturit amerikanë ka nisur të bjerë për herë të parë pas më shumë se një dekade, dhe kjo duket...

Arsyet pse duhet të hani mjaltë para gjumit

NJIHUNI ME ALINËN, 6-VJEÇARJA MË E BUKUR NË BOTË

Një vogëlushe 6-vjeçare nga Rusia, e quajtur Alina Yakupova, është cilësuar si vajza më e bukur në botë.6-vjeçarja nga Moska e ka nisur modelimin...

‘A DO FLIJE NJË NATË ME ALBIN KURTIN?’, KËSHTU PËRGJIGJET KËNGËTARJA...

Mes të ftuarve në një emisionin ishin edhe Bledi Mane dhe Iva Aliko.Gjatë bisedës, nuk munguan ngacmimet e gazetarit për lidhjen e shumëpërfolur të...

Zonja e parë e Kosovës pozon me fustan të gjatë, siç...

Lumnije Thaçi, bashkëshortja e presidentit të Kosovës kohën e fundit dukshëm po i kushton më shumë rëndësi pamjes së saj.Së fundmi, ajo është paraqitur...

Ja si mund te dukeni bukur edhe pa make up

Çka duhet të përdorni për të pasur një fytyrë të bukur edhe pa makeup?Shumica e vajzave vendosin makeup për shkak që nuk ndihen mirë...

Nusja e Milot Rashicës sjell imazhet me të gjitha veshjet në...

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica po i jep fund beqarisë këtë muaj.E e fejuara Rashicës, Belkiz Kera, ditët e fundit ishte pjesë...