fbpx
Friday, May 1, 2026
Home Blog Page 11

Nusretit i mbyllet restoranti, nuk respektoi masat ndaj Covid 19

Restoranti i ri në Boston i sheft të famshëm të guzhinës Nusret, i njohur gjërësisht në rrjetet sociale si “SaltBae” është mbyllur vetëm 5 ditë pas inagurimit. Shkak është bërë një video e publikuar prej vetë kuzhinierit në rrjetet sociale, ku duket se klientët e shumtë që kishin ardhur në restorant nuk respektonin asnjë masë ndaj Covid-19. Edhe pse në fakt disa prej tyre mbajnë maska.

Bordi I licensimit të qytetit vendosi të mbyllë restorantin e sapo hapur, për shkak të shkeljeve të rregullave që u gjetën pas dy inspektimeve. Inspektimi i parë sipas mediave në SHBA, ndodhi në 23 shtator dhe gjeti 9 shkelje, duke përfshirë edhe dy frigoriferë që sipas inspektimit nuk ftohnin si duhej, mosrespektim të rregullave në vendin e larjes së duarve dhe mbajtjes së ushqimit dhe temperaturë jo të duhur të paisjes së larjes së enëve.

Mësohet se inspektorët u rikthyen edhe në datën 24 shtator dhe panë se shkeljet e konstatuara në vizitën e parë nuk ishin rregulluar. Po ashtu në raportin te bordit të licensimit ishin vendosur edhe problemet e ceremonisë së hapjes në 18 shtator. Rrjeti i restoraneve që ka degë edhe në Abu Dhabi, Turqi, Neë York dhe Miami është themeluar nga Nusret Gokce, që u bë viral në platformat sociale për mënyrën si e hedh kripën. Deri tani ai ka hapur rreth 16 restorante në të gjithë botën.

 

A do të bëhet baba për herë të dytë, Sinan Hoxha tregon të vërtetën

Një prej lajmeve që qarkulloi në mediat rozë ishte një shtatzëni e mundshme e Andrra Destanit, bashkëshortes së Sinan Hoxhës. Burime për “ABC News” thanë se këngëtari dhe partnerja e tij do të bëhen prindër për të dytën herë, madje zbuluan edhe gjininë e fëmijës, djalë.

Gjithsesi Sinani vetë vendosi të reagojë në lidhje me këtë lajm dhe të tregojë të vërtetën. Në vend të një konfirmimi ai ka treguar se lajmi i shpërndarë prej disa mediave, është thjesht thashethem dhe se nuk janë në pritje të një bebi.

 

 

“Nuk është e vërtetë”- ka shkruar Hoxha në Instagram-in e tij, duke mohuar kështu hipotezat për një shtatzëni.

 

Kjo nuk është hera e parë që cifti përflitet se do të bëhen sërish prindër, ndërkohë që reagimi i Hoxhës në atë kohë ishte më epik: “Unë që fle me Andrrën çdo natë s’di gjë, portalet e dinë. Ç’të them, ishalla vjen një fëmijë tjetër kur ta ketë shkruar Zoti dhe jo gazetarët”.

Sinani dhe Andrra janë prindër të një djali 4-vjeçar të quajtur Ansi.

 

Gjiko në laboratorin e kanabisit, fansat reagojnë ndaj fotove të këngëtarit

Gjiko njihet për postimet e pazakonta në rrjet, e këtu mjafton të kujtojmë fotot me peshkaqenët e vegjël në Maldives. Këtë herë, i ka ardhur radha një tjetër momenti.

Ndër fotot e videot e fundit të reperit në InstaStory, shihet se ky i fundit ka xhiruar brenda një laboratori – ku me aq sa kuptohet – kultivohet kanabis. Gjiko duket mjaft i lumtur, ndërsa në një moment shihet duke tymosur një cigare marijuane. Reperi nuk ka preferuar të shpjegojë arsyet se pse ndodhet në këtë laborator, ashtu sikurse nga postimet vërehet se Gjiko është i shoqëruar edhe nga disa miq. Me siguri, këngëtari do të japë një shpjegim kur të vijë momenti, megjithatë videot dhe fotot kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Mozzik përlotet kur flet për vajzën e tij Hanën

Mozzik ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në premierën e emisionit “Shiko Kush LUAN”. Ndër të tjera, reperi dhuroi edhe një performancë për publikin, ku performoi disa nga hit-et e tij më të njohura, përfshirë këtu edhe “HANA”, kënga kushtuar vajzës së tij.

Pak para performancës moderatorja dhe autorja Luana Vjollca realizoi një intervistë të shkurtër me artistin në lidhje me vajzën, ku Mozzik nuk mundi të mos emocionohej teksa fliste për të voglën e tij.

 

 

Ai tha se do të donte që e bija mos të bëhej bëhej këngëtare, por të kishte një tjetër profesion. Kjo pasi ai nuk do donte që Hana të kishte jetën që ai vetë ka, të lodhshme dhe me shumë stres.  Ndërkohë në fund të intervistës moderatorja e pyeti se cili është mesazhi që do të donte të merrte vajza nga kjo intervistë, nëse do ta shohë një ditë?

“Hanës do i thoja që babi të do shumë. E gjithçka kam bërë e do të bëj, do jetë gjithmonë vetëm për ty e të mirën tënde”, u përgjigj me lot në sy Mozzik, duke emocionuar jo pak edhe të ftuarit e tjerë.

Aktorët e ‘Game of Thrones’ bëhen prindër për herë të parë

Kit Harrington aka Jon Snow dhe Rose Leslie aka Ygritte, do të bëhen prindër për herë të parë. Nëse nuk jeni fansa të “Game of Thrones”, kjo është ajo që duhet të dini: Kit dhe Rose nisën të dilnin bashkë, ndërkohë që xhironin serialin e famshëm dhe luanin një çift të dashuruar në ekran. Fatkeqësisht, personazhi i Rose, Ygritte, vdes në serial dhe Jon mbetet zemërthyer, derisa më pas takon Daenerys, por kjo është tjetër temë.

Gjithsesi, Rose dhe Kit e vazhduan historinë e tyre përtej ekranit dhe pak kohë më vonë u martuan dhe jetuan të lumtur përgjithmonë. Tani, po presin një fëmijë. Rose e bëri lajmin zyrtar teksa u shfaq me barkun e rrumbullaksour në cover-in e “Make Magazine”. Ajo mban veshur një fustan të zit, teksa shfaqet në një foto bardh e zi.

Thashethemet për një lidhje mes aktorëve nisën në vitin 2012. Ata u ndanë për disa muaj, ndërkohë që u rikthyen sërish bashkë dhe konfimuan lidhjen publikisht në prill të 2016-ës. U fejuan në 2017-ën dhe më pak se dy vite më vonë u martuan në një ceremoni tradicionale skoceze në qershor të vitit të kaluar.

Ka të gjitha kushtet, por Gigi Hadid lind fëmijën në shtëpi

Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë prindërit më të rinj të shoëbizit. Ata po jetojnë ditët më të bukura nën shoqërinë e vogëlushes së tyre, ndonëse disa detaje – si emri, për shembull – nuk i kanë zbuluar ende për fansat.

Megjithatë, burime pranë çiftit kanë treguar një fakt mjaft interesant. Gigi nuk e ka sjellë vajzën në jetë në maternitet. Po, e lexuar mirë! Modelja ka lindur në shtëpinë private në fermë, të cilën Zayn e bleu enkas për të shoqen dhe të bijën. Mësohet se ferma ndodhet në një zonë rurale në Pensilvanj, fare pranë një tjetër prone personale të Yolansa Hadid (e ëma e Gigi-t).

 

 

Burime të njejta shprehen se Gigi dhe Zayn janë izoluar që nga muaji maj në fermë, e të njejtin vend kanë zgjedhur për të sjellë në jetë më të voglën e familjes. Me siguri, gjithçka është mirëmenduar me detaje, në mënyrë që si shtatzënia, ashtu dhe lindja të mos rrezikonin asnjë moment nga situata e Covid-19. Zgjedhje interesante!

Emina Çunmulaj tregon se cila është modelja më e keqe shqiptare

E ftuar në “Shiko kush luan”, supermodelja Emina Çunmulaj u vendos përballë disa zgjedhjeve paksa të sikletshme. Asaj iu desh të zgjidhte mes modeleve shqiptare që punojnë në Amerikë, ato më të mirat dhe ato më pak të mira. Si i renditi supermodelja koleget e saj; Tika Camajn, Angela Martinin, Adrola Dushin dhe Xhesika Berberin?

Sipas Eminës më e mira është Xhesika Berberi, në vendin e dytë renditi Angela Martinin, në të tretin Adrola Dushin dhe në vend të fundit Tika Camajn.

Duke marrë parasysh që përballë Eminës ishin Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi, mund të themi që e gjithë situata ishte pak e sikletshme, megjithatë ajo e kaloi provën me sukses!

Urojmë që asnjëra nga vajzat të mos ketë hatërmbetje.

 

Stresi infektohet me virusin korona, del të festojë me miqtë e tij

Dy ditë më parë reperi Arkimed Lushaj që njihet me pseudonimin Stresi lajmëroi nëpërmjet instagramit të tij se ka rezultuar i infektuar me Covid, dhe që nga ai moment ai shkroi se do të izolohej. Gjë që duket se nuk ka ndodhur…

Gjatë gjithë ditës së diel, reperi ka postuar vazhdimisht story ku dukej se nuk ishte aspak në izolim. Video me të atin dhe nënën gjatë ditës, ndërsa në mbrëmje Stresi ka festuar ditëlindjen e mikut të tij me një grup shokësh.

 

Papërgjegjshmërinë e këngëtarit e kanë vënë në dukje, edhe ndjekësit e tij por ai ka zgjedhur të mos i përgjigjet. Duke mos dashur të besojmë se një artist që numëron mijëra fansa dhe që duhet të jetë shembull i mirë për ta, manifeston një papërgjegjshmëri të tillë, urojmë që infektimi i Stresit të ketë që një tjetër shaka (pa kripë) e tij dhe Stresi dhe të gjithë ata që janë afër tij të jenë shëndoshë e mirë.

Humbje peshe drastike, Anxhela Peristeri tregon si erdhi në formë

Përveç suksesit si këngëtare, Anxhela Peristeri ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me ndryshimin e saj drastik në peshë. Për këtë ndryshim, ajo ka folur në rubrikën më të re në “E diell”, ‘N’fermë’. Anxhela zbuloi se në të kaluarën ka peshuar 85 kilogramë, ndërsa tani falë vullnetit të hekurt ajo peshon 65. Megjithatë ajo tregon se dëshiron të humbasë edhe 2-3 kilogramë të tjerë.

Anxhela Peristeri tregoi se për këtë rezultat ka shmangur brumërat e sidomos bukën pasi sipas saj buka ka gluten dhe të fryn. Poashtu këngëtarja dietën e saj e ka shoqëruar me ushtrime për të tonifikuar trupin e saj.

Puthi të dashurin e Khloe Kardashian, Jordyn shprehet e lumtur që ndodhi

Tradhëtia e Tristan Thompson me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods në shkurt të vitit 2019 mori vëmendjen maskimale të të gjitha mediave.

Fill pas këtij momenti shoqëria e Ëoods me familjen Kardashian-Jenner mori fund, njëjtë si raporti i basketbollistit me Khloe Kardashian.

Muajt e fundit është bërë e ditur, se Khloe dhe Tristan kanë mundur ta rikuperojnë marrëdhënien e tyre, ndërsa Jordyn ka treguar në një intervistë me Natalie Manuel Lee se është shumë e lumtur për gjithçka ka ndodhur.

Duke mos lënë vend për keqkuptime, Woods ka sqaruar duke thënë: “Jam e lumtur që u bëra kjo që jam sot falë gjithë situatave që kalova. Ishte shumë për familjen time, familjet e tjera, miqtë dhe në 1 milion vjet nuk do kisha kurrë qëllim t’i bëja keq atyre që dua”.

Jordyn pohoi se e përjetoi keq gjithçka dhe se ndihej sikur ishte vetëm dhe pa asnjë njeri. Megjithatë duket se tashmë gjërat kanë ndryshuar për 22-vjeçaren pasi ajo i është kthyer normalitetit e qetë dhe e lumtur.

U tha se u nda nga i dashuri, Luana Vjollca flet për planet e dasmës

Moderatorja Luana Vjollca ka sjellë një rubrikë të re të emisionit të saj “Shiko kush luan” e që mban titullin “After Party”. Në këtë rubrikë pas emisionit do të shohim Luanën të intervistojë të ftuarit, por intervistën e parë e ka dhënë vetë moderatorja. Luana ka zbuluar shumë për veten duke nisur me pyetje të thjeshta nëse i pëlqen kafja apo çaji, dimri apo vera, shiu apo dielli dhe për të vazhduar më pas me pyetje nga jeta private. Luana nuk preferoi të përgjigjej kur u pyet nëse është në një lidhje apo beqare, por ajo zbuloi planet e së ardhmes kur u pyet për dasmën. “Dasmë tradicionale apo dasmë private”-ishte pyetja për moderatoren e cila u përgjigj pa u menduar aspak: Private. Kështu mesa duket në të ardhmen kur Luana dhe Krenari të marrin vendimin për të mbajtur dasmë, e gjitha do zhvillohet në privatësi.

Në shtrat me një vajzë, Butrint Imeri shton misterin me foton e fundit

Pak ditë më parë, Butrint Imeri solli bashkëpunimin e radhës me Nora Istrefin. ‘Dy zemra’ u prit mjaft mirë dhe këngëtari nuk ka ngurruar t’i falenderojë të gjithë për mbështetjen e tyre. Përveç këtij fakti, si rrallëherë Imeri ka ndarë në ‘Instastory’ një foto të fytyrës së tij ku dallohen duart e një vajze tek mjekra e këngëtarit.

“Mirëmengjes ose natën e mirë”, ka shkruar Butrinti krah postimit duke ngjalluar edhe më shumë dyshime se në shoqërinë e kujt ka qenë duke kaluar orët e para të mëngjesit.
Kujtojmë se që pas komenteve të ndryshme në rrjet për një lidhje të mundshme me moderatoren Kiara Tito, Butrint Imeri nuk është përfolur për asnjë raport tjetër.

Aktori i njohur italian deklaron publikisht se është gay

Ylli i kinematografisë italiane, Gabriel Garko është homoseksual, një lajm ky i bërë me dije nga vetë artisi.

I ftuar special në episodin e djeshëm të “Big Brother VIP” në Itali, saktësisht “Grande Fratello VIP”, aktori la të kuptohej e vërteta e tij.

48-vjeçari realizoi një takim me aktoren Adua Del Vesco, me të cilën ka patur një fejesë të pavërtetë, nga viti 2015 deri në vitin 2018. Në një letër dedikuar Adua-s, Garko zbuloi të fshehtat e marrëdhënies së tyre.

“Të kam shkruar një letër dhe dua ta lexoj. Adua, Rosalinda (emri i vërtetë i Adua-s), ti kurrë nuk më ke thirrur Dario (emri i vërtetë i Gabriel Garko-s) apo jo? Një djalë që e fshiva, e vrava dhe dua ta kthej në jetë. E di që këto gjëra që do të them do të vijnë si surprizë për ty, jo sepse ti nuk i di, por sepse nuk e di që do t’i them këtu. Ne jetuam bashkë një përrallë të bukur…të bukur, por përrallë. Dua të të them të bësh si unë, të gjesh fëmijën brenda teje. A të kujtohet kur të thashë në Sanremo se doja të bëja me kokën time? Këtu dhe atje pata guximin të filloj të jetoj, thashë moshën time të vërtetë. Atje, fëmija u kthye në jetë dhe sot më shumë se kurrë dua të të them se nuk gjej dot më një maskë që më përshtatet.”

Më tej, aktori, emri i vërtetë i të cilët është Dario Oliver shtoi:

“Adua, ne jetuam një përrallë të lumtur dhe do ta jetoja një mijë herë sepse ti ishe atje. Tani, pas shumë vitesh, ndihem i lirë më shumë se kurrë dhe dua të jetoj jetën time me ty si shoqe, siç kemi qenë gjithmonë.”

‘Vetëm ti bëhu nuse’, Arifi i Elitës 5 emocionon vajzën e tij

Arif Ziberi ishte përballë vajzës së tij Elitës në Shiko Kush Luan. Babë e bijë u ‘ballafaquan’ me njëri tjetrin në një lojë ku Elita pyeste pyetje babain e saj, solistin e grupit legjendar Elita 5. Një nga pyetjet ishte se ku e shikon nuse ai Elitën në Maqedoni, Kosovë, apo Shqipëri dhe përgjigja e këngëtarit ishte që ai dëshiron ta shoh të bijën nuse, vendi nuk ka rëndësi.
Përveç kësaj Arifi tregoi se u ka mbajt sekrete familjes së tij por që lidhen me punën e tij dhe  tregoi se kënga legjendare e Elitës 5 është ‘Nuk jam Alkapone’.
Arif  Ziberi faleminderoi gruan e tij publikisht pasi në pyetjen nëse ajo është bërë xheloze ndonjëherë kur ka shkuar në koncerte, këngëtari u përgjigj se nuk është bërë aspak dhe se ajo i ka meritat për suksesin e grupit.

Elita Ziberi mori poashtu këshilla nga babai i saj duke I thënë që të jetë një arttiste e vërtetë, duke mos ndryshuar kurrë dhe kërkoi që ta bëjë krenar atë si gjithmonë që e ka bërë.

Kësaj përgjigje Elita i kthehet me patjetër duke vërtetuar kështu që ajo krenon gjithmonë babain e saj, mirëpo edhe vet është e lumtur që mban emrin e grupit dhe është e bija e këngëtarit legjendar.

Fed leaves interest rates unchanged, opens door to rate cut soon

what is federal reserve

Simply put, banks don’t need to lend to each other overnight as much. Each time the Fed adjusts interest rates, consumer borrowing costs move in lockstep. Higher rates on mortgages, car loans, personal loans and more might lead some consumers to what is accounting meaning delay big-ticket purchases that require financing. Businesses might think twice about investments or hiring expansions. Slower hiring takes away from consumers’ purchasing power in itself, while reduced spending weighs on economic activity.

Printing Money

Few officials in Washington enjoy the power and autonomy of the chair of the Federal Reserve. They act as a spokesperson for the central bank, negotiate with the executive and Congress, and control the agenda of the board and FOMC meetings. Analysts and investors hang on the chair’s every word, and markets instantly react to the faintest clues on interest rate policy. Given the immensity of its powers, the Fed is no stranger to controversy.

  1. Straight ahead is the FOMC, the Fed’s chief body for monetary policymaking.
  2. Depository institutions and lenders are the ones who “print” money through fractional reserve banking.
  3. Although the Fed has welcomed the less frothy job market, forecasters are starting to worry that policymakers may be waiting too long before chopping rates, increasing the risk of recession.
  4. Appointed by President George W. Bush, Bernanke’s two terms spanned the worst years of the 2008 crisis and its aftermath, known as the Great Recession.

Money supply

what is federal reserve

Many, or all, of the products featured on this page are from our advertising partners who compensate us when you take certain actions on our website or click to take an action on their website. This may influence which products we review and write about (and where those products appear on the site), but it in no way affects our recommendations or advice, which are grounded in thousands of hours of research. Our partners cannot pay us to guarantee favorable reviews of their products or services. And sometimes, the power of the pen can be just as mighty as the Fed’s sword. After the Sept. 11 terrorist attacks, for example, then Fed Chairman Alan Greenspan made a swift announcement that the Fed’s discount window was open, hoping to quell panic. Other countries, such as Canada, India, the United Kingdom and Japan, have their own iterations of the Fed.

What is the current federal funds rate?

Every time banks loan funds to consumers and businesses they create new money. That loaned money, in turn, gets deposited back into the banking system where it gets loaned again, creating more new money. This is because of the role of banks and other lending institutions that receive new money. Central banks have become much more technologically creative since then. The Fed figured out that money doesn’t have to be physically present to work in an exchange of money for goods and services. Businesses and consumers could use checks, debit and credit cards, balance transfers, and online transactions.

Monetary policy

One of the chief responsibilities set out in the Fed’s charter is the management of the total outstanding supply of U.S. dollars and dollar substitutes. That means the Fed is responsible for the policies that create or destroy billions of dollars every day. Impact on your credit may vary, as credit scores are independently determined by credit bureaus based on a number of factors including the financial decisions you make with other financial services organizations.

what is federal reserve

It thought that such a move—essentially charging banks for holding their funds with the Fed in order to spur them to lend—was unlikely to have much effect. The U.S. financial crisis, which expanded into a global economic crisis beginning in 2008, highlighted the systemic risk embedded in the financial system, and raised questions over the Fed’s oversight. Some economists point to the repeal of Glass-Steagall in particular as the starting gun for a “race to the bottom” among financial regulators, which allowed “too-big-to-fail” institutions to take on dangerous levels of risk. As many assets became “toxic,” especially new types of securities based on risky housing loans, the federal government was forced to step in with trillions of dollars in bailout money to avert the financial system’s collapse. New presidents have almost always reappointed the sitting Fed chair to a second term, regardless of party.

And is made up of seven members who are nominated by the President of the United States and confirmed by the U.S. The Board has regular contact with members of the President’s Council of Economic Advisers and other key economic officials. The Chair also meets from time to time with the President of the United States and has regular meetings with the Secretary of the Treasury. The Chair has formal responsibilities in the international arena as well. The Fed is also considered independent because its decisions do not have to be ratified by the president or any other government official. However, it is still subject to congressional oversight and must work within the framework of the government’s monetary and fiscal policy objectives.

The nation’s top banks are paying 5 percent or more a year on consumers’ savings, the highest in more than a decade. The opposite, when the Fed raises interest rates, is known as contractionary monetary policy. High interest rates make borrowing expensive, and increased loan costs slow growth and keep prices low.

The Federal Open Market Committee, or FOMC, is a 12-person group of Federal Reserve System officials that sets crucial U.S. monetary policy at meetings held at least 8 times each year. The Reserve Banks also provide a wealth of information on conditions across the nation—information that is vital to formulating a national monetary policy that helps maintain a healthy U.S. economy and stable financial system. The Federal Reserve has broad supervisory and regulatory authority over state-chartered banks and bank holding companies, as well as foreign banks operating in the United States. Through the CFPB, it is also involved in maintaining the credit rights of consumers.

The most recognized of the Fed’s functions is the job of the Federal Open Market Committee. The committee impacts the entire US economy through its Congressionally mandated goals of maximizing employment and achieving price stability. The Federal Reserve is the central bank of the United States and is managed by the Board of Governors of the Federal Reserve.

One of the longest chairmanships of the Federal Reserve Board was held by Alan Greenspan, who took office in August 1987 and held the post until January 2006. In 2014 Janet Yellen became the first woman to chair the board, and she served until 2018, when she was replaced by Jerome Powell. The Second Bank of the United States was established in 1816, and lost its authority to be the central bank of the U.S. twenty years later under President Jackson when its charter expired. Both banks were based upon the Bank of England.[137] Ultimately, a third national bank, known as the Federal Reserve, was established in 1913 and still exists to this day. It was created in 1913 by the Federal Reserve Act to serve as the nation’s central bank.

The Board of Governors is tasked with supervising the five functions, overseeing 12 Federal Reserve banks, and creating financial regulations. Dodd-Frank introduced what is essentially a third official mandate for the Fed, alongside its inflation and employment targets, by expanding its oversight of the financial system. It does that in part via the Fed’s participation in the newly created Financial Stability Oversight Council, which identifies risks to the system and imposes new regulations https://www.1investing.in/ as needed. The Fed advances supervision and research to improve understanding of the impacts of financial services policies on consumers and communities. The 12 Federal Reserve banks are located in Atlanta; Boston; Chicago; Cleveland; Dallas; Kansas City, Missouri; Minneapolis, Minnesota; New York City; Philadelphia; Richmond, Virginia; St. Louis, Missouri; and San Francisco. In addition, the balance sheet also indicates which assets are held as collateral against Federal Reserve Notes.

Këta janë këngëtarët që i dhanë fund karrierës së tyre (VIDEO)

E nisën mbarë, duke pasur mijëra fansa prapa vetes. Projektet e tyre muzikore, në kohën kur u sollën patën një “boom” të madh.

Por se çfarë u ndodhi e tek u ndodhi, por këto figura publike nuk janë më pjesë e skenës.

Prive këtë javë, sjellë një përmbledhje të këngëtarëve që u larguan nga skena muzikore, duke mu u shfaqur më as në shtypin rozë e as me këngë e albume të reja.

Vajza e Eli Farës ndihmoi dy të dyshuar për trafik droge që të arratisen?

Roxhensa Kapurani e njohur për publikun si Marina Fara, u përfshi në përgjimet e policisë, në operacionin “Mezhgorani” ku u arrestuan më shumë se 30 persona. Burime bëjnë me dije se dyshimet për Marina Farën janë se ka ndihmuar dy të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike të arratisen. Gazeta Shqiptare ka mësuar se policia ka qenë duke ndjekur dy persona teksa kanë qenë duke transportuar një sasi droge. Fakti që po ndiqeshin nga forcat blu është pikasur nga dy djemtë, që menjëherë kanë braktisur mjetin me drogën brenda. Pasi kanë udhëtuar në këmbë, ata kanë telefonuar Marinën, së bashku me mikeshën e saj që ti shkojnë ti marrin.

Burime nga policia bëjnë me dije se Roxhensa Kapurani, së bashku me mikeshën e saj kanë shkuar të marrin dy djemtë. Megjithatë nuk është mundur të faktohet se vajzat kanë pasur dijeni për drogën. Superoperacioni i policisë, “Mezhgorani”, çoi në pranga ditën e djeshme më shumë se 30 persona. Me akuza për “Prodhim dhe shitje i lëndëve narkotike”, “Falsikim dokumentesh”, “Armëmbajtje pa leje”, personat janë shoqëruar në polici. Ndërkaq për vajzën e këngëtares, policia vetëm ka ushtruar kontroll banese.

Sa i përket jetës private, Marina nuk është parë në shoqërinë e një mashkulli që nga ndarja e saj me të fejuarin Edi. Vajza e këngëtares së njohur, Eli Fara i ka dhënë fund lidhjes me të fejuarin e saj biznesmen, Edi Ismaili. Një nga çiftet më të përfolura kohët e fundit i kanë dhënë fund historisë së tyre rreh 1 muaj pasi u fejuan me ceremoni. Në profilet e rrjeteve sociale, Marina dhe Edi kanë fshirë të gjitha fotot ku kishin dalë bashkë, ndërsa si për të mos mjaftuar kjo kanë kthyer edhe statusin e tyre në “single”, çka do të thotë se ata nuk janë më bashkë.

Striptistja ia dhuron të brendshmet Arian Çanit si maskë nga koronavirusi (VIDEO)

Arian Çani ka pranuar një dhuratë në puntatën e fundit.

Në emisionin ‘Zonë e lirë’ mbrëmë Arian Çani i njohur për spektakle ka pranuar një ‘maskë’ për tu mbrojtur nga koronavirusi.

Këtë dhuratë ja bëri Sofia e re e emisionit, të cilën e falënderoi vet prezantuesi pasi thotë se vetëm maskat janë ato që na mbrojnë nga këto viruse.

“Falënderoj Sofinë ruse për këtë ‘maskë’ speciale”, tha Ariani gjatë emisionit.

Arbenita në veshje të bardhë si bora, shfaqet provokuese (FOTO)

Modelja e njohur Arbenita Ismajli është një prej vajzave më të bukura që gjithmonë ka tërheur vëmendje për format trupore që ka.

Tejet e suksesshme në profesionin e saj, Arbenita ka publikuar disa fotografi, ku kishte veshur një fustan të bardhë, por e tërë vëmendja shkoi te gjoksi i saj, të cilin e kishte zbuluar pothuajse krejt.

Arbenita është edhe e dashura e reperit të njohur, Fero dhe lidhja po shkon më së miri.

Madje, nuk mungojnë as fotografitë e përbashkëta të tyre, të cilat i shpërndajnë nëpër rrjete sociale.

‘U bëre bajat me këngë për pavarësinë e atdheun’, Gold AG e bën të pendohet ndjekèsin (FOTO)

Gold AG nuk hezitoi t’i përgjigjej komentuesit që i tha të mos këndojë këngë për pavarësinë dhe atdheun.

Gold AG është shumë aktiv me këngë të reja, të cilat ia kushton atdheut e heronjve shqiptarë, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ai ka njoftuar që më 8 mars lansohet kënga “Epopeja e UÇK-së”, e në këtë postim të bie në sy komenti i një ndjekësi.

A po ban naj muzik qe ska lidhje me pavarsin apo atdheun se u bane bajat, shkruan ndjekësi.

po tash nese atdheu t’bohet bajat ki be vllau jem cka ngon tjer kengtar. Ndash droge, raki, mangupa sa dush ki me zgjedh kengtar ma shum se polic. Atdheu e Pavaresia jon seneqe nuk bohen bajat, po ti je i ri sigurt i gjenerates t’klimes sje i atyne qe e kan dasht Shqipnin pa e pa kurre. Heke followin edhe e ndjen mungesen e Atdheut dikure’ përgjigjet ndjekësi.

Kush do të vishet nga Valdrin Sahiti pas Beyonces e Cardi B-së? (VIDEO)

Dizajneri më i njohur shqiptar Valdrin Sahiti, ka kohë që e ka zgjeruar punën e tij edhe jashtë trojeve shqiptare.

Përveç të famshmeve shqiptare për të cilat ai përkujdeset pothuajse në çdo dalje publike, ai ka nisur të krijojë kreacione edhe për yjet e njohura në botë.

Cardi B ishte njëra ndër të famshmet që zgjodhi një fustan të Valdrin Sahitit dhe së fundmi diva e pop-it, Beyonce.

Por kush pas tyre?

Cili personazh i njohur në botë ka zgjedhur të punojë me dizajnerin?

Ja si përgjigjet ai në videon e mëposhtme në kuadër të rubrikës “Haje ose Thuaje” të emisionin Nd’rrimi i Natës me Alaudin Hamitin.

Valdrin Sahiti rrëfen si ia doli që Beyonce të vishte fustanin e tij: Ishte surprizë edhe për mua (FOTO)

Beyonce u shfaq në pre-Grammy me një fustan të kuq sexy që e bëri gjithë botën të fliste për të. Fustani i dizenjuar nga stilisti shqiptar Valdrin Sahiti bëri xhiron e mediave. Por, me sa duket, kjo nuk ka qenë një surprizë vetëm për ne, por edhe për vetë Valdrinin. Në një intervistë për emisionin “Nin”, stilisti ka folur për herë të parë për këtë arritje kaq të madhe.

“Nuk e dija saktësisht se do vishte atë fustan, jo saktësisht datën. Ka qenë një surprizë e njëjtë si për mua dhe krejt publikun. Nuk dihet paraprakisht se çfarë do të veshë. Zakonisht këto kontaktet mes yjeve të ndryshme botërore janë zyrtare, qëndrojnë brenda kontakteve me email të departamentit tonë të marketingut. Nuk kemi një komunikim të afërt dhe miqësor me ekipin e saj që t’i dimë detajet. Thjesht shohim çfarë kemi të arsyeshme dhe potenciale, në varësi edhe të buxhetit dhe pastaj ekipe të ndryshme, zgjedhin gjëra të ndryshme,”- u shpreh Valdrini.

Në fakt, për Beyonce-n janë diskutuar disa veshje, por me sa duket fustanit të kuq nuk i rezistoi dot. Dhe bëri shumë mirë!

Në fakt, për Beyonce-n janë diskutuar disa veshje, por me sa duket fustanit të kuq nuk i rezistoi dot. Dhe bëri shumë mirë!

“Janë vetë ata që na kontaktojnë dhe pastaj me anë të asistentëve të ndryshëm. Janë diskutuar disa veshje, jo vetëm fustani i kuq. Ka disa ide që jo gjithnjë dalin mirë në trupa të ndryshëm për të cilat ne e bëjmë një farë verifikimi të cilësisë dhe ideve. Gjithmonë kam besuar në ëndrra dhe vizione. Unë jam një përkrahës i flaktë i faktit se arti nuk ka kufi, pavarësisht moshës apo vendeve. Rrjetet sociale i ka bërë gjërat më të prekshme dhe të afërta”- rrëfeu ai gjatë bisedës në studio.

Po ashtu, ai sqaroi edhe deklaratën e Elvana Gjatës, e cila duke iu drejtuar Valdrinit, shkroi mbi një foto të Beyonce-s:

“Ka tre vjet që mbretëresha të do, të kërkon dhe sot, më në fund, Beyonce shkëlqen me ty…”

“Kemi tre vite që kemi ngritur një departament që merret me klasifikimin dhe kërkesa të ndryshme nga e gjithë bota që vijnë për bashkëpunime brenda firmës sonë. Një nga këto bashkëpunime ishte edhe ekipi i Beyonce. Ka shumë ekipe të ndryshme qe jemi në bisedime për marrëveshje bashkëpunimi. Elvana e ka idhull pafund Beyonce-n dhe është gëzuar shumë,” -sqaroi Valdrini.

Intervistën e plotë e gjeni më poshtë.

Nga supa e eshtrave deri te proshuta: Ja çfarë ha Kylie Jenner brenda një dite (VIDEO)

Në një episod të Food Diary, Kylie Jenner zbulon se çfarë saktësisht han brenda një dite.

Jenner e fillon ditën e saj me një dozë të shëndetshme të supave të eshtrave, të përzier me livando dhe limon, ose një filxhan me lëng të freskët selino. Për të gjitha nevojat e saj për kafeinën e mëngjesit të hershëm, ajo shkon me një latte të ngrirë të vaniljes me qumësht tërshërë. “Këtë pëlqej unë”, thotë ajo.

Themeluesja e Kylie Cosmetics gjithashtu shprehet se zakonisht ha mëngjesin e saj me vajzën e saj, Stormi Webster, me dy-vjeçaren duke goditur çdo nivel të piramidës së ushqimit, ndërsa ajo preferon boronica dhe proshutë.

I keni këto vija në kyçin e dorës? Zbulojeni çfarë do të thotë secila prej tyre

Vijat në dorë kanë kuptime të ndryshme, gjëja befasuese është se secila prej tyre flet për shëndetin, paranë, punën dhe famën tuaj. Le të shohim kuptimin e secilës!

Vija e parë

Vija e parë që shihni në dorë është më e rëndësishmja, është një shenjë e dukshme dhe e vërtetë e shëndetit dhe veprimtarisë suaj si një person. Nëse vija e parë në dorë është e shënuar dhe e përcaktuar mirë, pa çarje ose fshirje, ju përgëzoj! Ju jeni një person me shëndet të admirueshëm, jeta juaj do të jetë e fortë, e shëndetshme dhe nuk do keni vështirësi kur të jeni më të moshuar në lidhje me shëndetin tuaj fizik. Gjithashtu tregon se do të keni një jetë të gjatë dhe të shëndetshme. Nëse kjo vijë është prerë disa herë në rrugën e saj, është një shenjë e qartë që ju keni vështirësi në arritjen e qëllimeve dhe ëndrrave të fëmijërisë. Përqendrohuni në të tashmen, lini të kaluarën mënjanë dhe kujdesuni për gjithçka që është e nevojshme.

Vija e dytë

Nëse vija e dytë që shihni në kyçin e dorës tuaj është plotësisht e drejtë, pa shkurtime ose hapësira boshe, jeta juaj do të ketë një sukses të jashtëzakonshëm, ju do të jetoni një jetë të plotë dhe të lumtur. Nëse vija juaj e dytë është shumë e theksuar, është një shenjë e dukshme që jeta juaj do të jetë jashtëzakonisht luksoze, do t’i keni të gjitha paratë që dëshironi, do të keni gjithçka që mund të blini me para.

Vija e tretë

Gjëja e parë që dua të mbash në mend në vijën e tretë është se jo të gjithë njerëzit e kanë atë. Nëse jeni një nga ata me fat që keni këtë vijë dhe nuk keni boshllëqe ose çarje, unë ju them se do të jeni ose jeni një person me ndikim dhe famë të madhe në shoqëri, si për jetën tuaj profesionale, ashtu edhe për jetën tuaj personale. Askush nuk do t’ju harrojë!

Vija e katërt

Kjo vijë është mjaft i varfër, shumica e njerëzve nuk e kanë atë. Nëse e keni këtë vijë, jeta juaj do të jetë e gjatë, shumë e gjatë, do të keni shumë fëmijë dhe do të jeni të lumtur. Normalisht, vija e katërt do t’ju ndihmojë dhe forcojë jetën tuaj.

Si të kujdeseni për flokët kur jashtë bie borë

Nëse jetoni në një vend ku bie borë gjatë dimrit, atëherë ka të ngjarët dini se flokët tuaja pësojnë ndryshime.

Moti i dimrit është i ashpër në të gjitha strukturat dhe llojet e flokëve. Ashtu si lëkura, flokët kanë nevojë për mbrojtje nga të ftohtit për të mbetur të butë dhe të shëndetshëm.

Vini një kapele

Është e rëndësishme të mbuloni flokët tuaj gjatë muajve të dimrit për t’i mbrojtur ato nga ajri i thatë, dëbora, era dhe shiu. Kjo nuk është koha për t’u shqetësuar se sa bukur keni rregulluar flokët. Elementet që thajnë flokët tuaj, atë më të prirur për tu dëmtuar.

Prisni flokët më rregullisht

Prerja e flokëve tuaj çdo katër deri në tetë javë është një mënyrë e mirë për të ruajtur shëndetin e flokëve dhe për të mbajtur flokët tuaj të duken të freskëta. Kështu zvogëloni shanset e zhvillimit të majeve të thata dhe të ndara të flokëve.

Ulni temperaturën e ujit kur bëni dush.

Edhe pse një dush me avull mund të jetë ajo që po kërkoni kur temperatura është nën zero, uji i nxehtë mund të zbeh lagështinë nga flokët tuaj duke e bërë atë të brishtë dhe më të ndjeshëm ndaj prishjes. Lani flokët me ujë të vakët dhe më pas shpërlani me ujë të freskët.

Mos dilni nga shtëpia me flokë të lagur.

Flokët e lagura janë më të ndjeshëm ndaj dëmtimit sesa flokët e thatë. Ecja jashtë në dimër me kokë të lagur mund të shkaktojë që flokët të ngrihen dhe të prishen.

E shpjegon psikologu: Ja pse Injorimi i kolegëve në punë ju bën më produktiv

98% e punonjësve thonë se ndërpriten të paktën disa herë në ditë gjatë procesit të punës, nga kolegët! Dhe, sipas psikologes së kujdesit shëndetësor Ulrika Leons, të gjitha këto ndërprerje të shpeshta, veçanërisht ato ballë për ballë, mund të jenë vërtetë shkatërruese për procesin tuaj të punës.

Pse gjithmonë ndjeheni të lodhur pas punës?

Një psikolog shpjegon pse injorimi i bashkëpuntorëve tuaj mund t’ju bëjë më produktiv.

Puna në zyrë zakonisht kërkon një nivel të lartë përqendrimi në detyra të caktuara. Por kjo mund të jetë vërtetë e vështirë sepse gjithmonë jeni të rrethuar nga kolegët tuaj, të cilët herë pas here vijnë dhe ju bëjnë një pyetje të shpejtë. “Po në lidhje me këtë projekt”? ose “Po ai dokumenti, u nënshkrua”?

Kostoja reale e ndërprerjeve të shpejta

Sipas Leons, nëse dikush ju largon vëmendjen gjatë procesit tuaj të punës, mund të duhen rreth 5-25 minuta që ju të tërhiqni vëmendjen tuaj përsëri në detyrën tuaj. Përveç kësaj, kërkon shumë energji për të kaluar në mes të detyrave të ndryshme gjatë gjithë kohës.  Madje u bënë edhe hulumtime që zbuluan se ndërprerjet mund të humbin deri në 238 minuta në ditë.

Si të shpëtoni nga kjo situatë?

Disa syresh zgjedhin të shkojnë në një “burg me kufje” për t’u treguar të gjithëve përreth se janë të përqendruar në punën e tyre për momentin. Të tjerët përpiqen të ndahen fizikisht duke mbyllur derën në zyrën e tyre. Një mënyrë tjetër për të trajtuar këtë problem është të filloni të punoni herët ose të qëndroni vonë në zyrë për të bërë punë pa shpërqendrim.

Lajm i mirë nga Italia, tre shkencëtare arrijnë të izolojnë Coronavirusin

Teksa coronavirusi i ri vijon të shkaktojë viktima dhe të infektojë çdo  ditë e më shumë njerëz në të gjithë botën, një lajm i mirë vjen nga Italia.

Specialistët italianë shprehen se kanë arritur të izolojnë një pjesë të ADN-së së virusit çka shton shpresat se shumë shpejt do të jetë gati edhe vaksina që do ti jap fund coronavirusit tw ri.

Një kërkim i tillë kaq i rëndësishëm u realizua në spitalin Spallanzani në  Romë ku ishte i pranishëm edhe ministri italian i shëndetësisë  Roberto Speranza i cili u shpreh se një zhvillim i tillë do të jetë në dispozicion të strukturave ndërkombëtare për të marrë sa më shpejt masa.

“Duke izoluar virusin ne do të kemi më shumë mundësi ta studiojmë, për ta kuptuar më mirë dhe do të kemi mundësinë të testojmë më mirë atë cka mund të dëshmohet më efektive për të parandaluar përhapjen e tij.  Të gjitha njohuritë tona dhe imazhet e virusit të izoluar do të jenë menjëherë në dispozicion të komunitetit ndërkombëtar”- tha ministri.

Sipas specialistëve duke izoluar virusin është edhe më e shpejtë ora për të patur gati vaksinën. Ndërkohë Universiteti i Macau (UM) ka zhvilluar një sistem të bazuar  në çipa dixhital-mikrofluidik  për të ndihmuar që të ngadalësohet shpërthimi i epidemisë.

Me ndihmën e ‘Virus Hunter’, një pajisje e shpejtë prove e zhvilluar me teknologji të njohur i gjithë procesi i zbulimit të virusit mund të përfundojë brenda 30 minutave. Nga ana tjetër në Wuhan është gati një nga dy spitalet e ndërtuar për tetë ditë ku do të izolohen të prekurit nga virusi. Spitali i dedikuar për trajtimin e pacientëve të infektuar nga virusi i ri ka një kapacitet prej 1.000 shtretërish.

7 trajtime lëkure që luftojnë rrudhat dhe plakjen

Trajtimet për një lëkurë të bukur dhe të re, funksionojnë vërtetë?

Nëse duam të luftojmë shenjat e plakjes, mund të përfitojmë nga një seri kurash, trajtimesh që mund të na ndihmojnë vërtetë për të hequr rrudhat dhe për të pasur një lëkurë të re, të butë, kompakte.

Akupunktura kozmetike
A keni dëgjuar ndonjëherë për akupunkturën kozmetike? Sipas mjekësisë kineze, forca e jetës rrjedh përgjatë meridianëve të fytyrës. Nëse i stimulojmë ato, mund t’i zhbllokojmë duke ftuar lëkurën që të riparohet vetvetiu, duke ndihmuar oksigjenimin e saj dhe mikroqarkullimin.

Mikrodermoabrazion

Me përdorimin e mikrokristaleve, ne mund të shtresojmë sipërfaqen e lëkurës duke hequr qelizat e vdekura dhe gjithashtu duke ulur ënjtjen e shkaktuar nga ngecja e lëngjeve. Për lëkurë më të butë dhe më të ndritshme.

Masazhi
Masazhet e muskujve të fytyrës mund të ndihmojnë në përmirësimin e pamjes së lëkurës së fytyrës dhe qafës, kullimin e lëngut limfatik, zvogëlimin e ënjtjes dhe stimulimin e mikroqarkullimit.

Acidi hialuronik
Trajtimet e acidit hialuronik sigurisht që rekomandohen gjithmonë: lëkura jonë e prodhon atë në mënyrë natyrale, por me kalimin e kohës prodhimi zvogëlohet dhe duhet t’i japim një dorë.

Terapi oksigjeni

Me një furçë, ju mund të shpërndani esenca në lëkurë që mund të pastrojnë thellësisht dhe tonifikojnë lëkurën tuaj, duke zvogëluar rrudhat dhe puçrrat.

Radiofrekuencë

Një teknikë pa dhimbje dhe jo tërheqëse që stimulon sistemin limfatik përmes valëve elektromagnetike dhe përmirëson prodhimin e kolagjenit.

Trajtimi i kolagjenit dhe parafinës
Ideale për rinovimin e lëkurës së duarve, përmes një pastrimi dhe aplikimit të një hidratuesi, përpara se të zhysni duart në një enë plot me parafinë. Efekti është fantastik.

Një tjetër hit: Era Istrefi së shpejti me një projekt të ri muzikor

Era Istrefi së shpejti do të publikojë një këngë të re.

Prive merr vesh se këngëtarja me famë ndërkombëtare është në përgatitje të projekteve të reja të cilat pritet të dalin shumë shpejtë.

Ende nuk dihet saktësisht nëse Era do të vijë sërish në bashkëpunim pas duetit të saj me artistin rus dhe atë me Nora Istrefin, gjatë vitit të kaluar.

Megjithatë, ajo që dihet është se Era tashmë ka menduar për atë që do të servojë për publikun

Princi Harry dhe Meghan Markle drejt ndarjes edhe pas shpërnguljes në Kanadë

Pas kaq shumë e shumë lajmeve që keni dëgjuar a nuk ju ka shkuar mëndja dhe ju që Meghan Markle sheh vetëm interesin e saj dhe çdo gjë e bën për të përfituar?!

Epo kështu janë dhe lajmet e fundit që japin mediat britanike dhe jo vetëm. Pak kohë më parë motra e saj Samantha tha në një intervistë që Meghan ka si qëllim të arijë majat në Hollywood dhe se çdo gjë ë shfrytëzon ën funksion të kësaj.

“Revista globe” ka bërë një shkrim rreth këtij fakti duke shpjeguar se sipas studimeve të tyre midis Meghan dhe Harry do të ketë një divorc pas 3 ose 5 viteve dhe madje çifti sussex ka rëenë dakort për një divorc të paramenduar.

Arsyeja është e thjeshtë të dy vijnë nga familje me prindër të divorcuar dhe si rrjedhojë mund t’i ndodhë diçka e ngjashme.

Deri tani këto janë vetëm hamendësime, asgjë nuk është konfirmuar dhe nuk i dihet ndoshta Harry e hedh në gjyq  dhe këtë revistë!

Lady Gaga e konfirmon lidhjen e re: Artistja publikon foto me të dashurin e saj (FOTO)

Një prej këngëtareve më unike botërore Lady Gaga ka konfirmuar më në fund romancën e saj që po e përjeton.

Pas lajmeve në prag të Vitit të ri për mashkullin misterioz që e puth artisten, e pastaj pushimet në Miami pa ndonjë deklaratë Gaga ka vendosur të flas.

“Kemi bërë shumë qejf në Miami. Shumë dashuri për fansat, jeni më të mirët” – shkruhet përkrah imazhit me të dashurin e ri që është Michael Polansky.

Polansky ka përfunduar studimet në Harvard teksa është drejtor ekzekutiv i Parker Foundation.

 

 

View this post on Instagram

 

We had so much fun in Miami. Love to all my little monsters and fans, you’re the best! ❤️

A post shared by Lady Gaga (@ladygaga) on

Taynan e bën follow në Instagram reperi i njohur amerikan (FOTO)

Reperja kosovare, Tayna, duket se tashmë nuk po pëlqehet vetëm nga publiku shqiptar.

Muaj më parë, ajo u bë temë e mediave për shkak se futbollisti i njohur i Real Madridit, Vinicius Jr., publikoi një video duke dëgjuar këngën “Sicko”, teksa edhe i shkruante në Instagram, përcjellë Klan Kosova.

Reperi me famë ndërkombëtare, Tyga, i cili një kohë ka qenë në lidhje me një nga bukuroshet më të ndjekura të Instagramit, Kylie Jenner. Tashmë ka në listën e personave që ndjek në Instagram edhe këngëtaren nga Kosova.

I madh edhe jashtë skenës: I kërkoi Babagjyshit të takonte Ledrin, ja si u surpriza vogëlushja (FOTO)

Zakonisht fëmijët, në letrat për Babagjyshin kërkojnë lodra e udhëtime, por nuk ka ndodhur kështu me një vogëlushe nga Kosova të quajtur Uri Nika. Gjithçka që ajo donte këtë fundvit ishte të takohej me Ledri Vulën, të cilin e adhuron.

‘I dashur Babagjysh, këtë vit jam sjellë shumë mirë. Të lutem që këtë vit të sjellësh një surprizë për mua‘, shkruan vogëlushja duke marrë me të mirë Babagjyshin.  Më pas ajo shkruan se dëshiron të takojë Ledrin, duke e mbushur foton me zemra e vizatime.

Letra për fat të mirë i ka shkuar Babagjyshit (Ledrit në këtë rast), i cili ka vendosur t’ia plotësojë dëshirën vogëlushes. Ai ka publikuar një foto me të dhe krahas fotos,  edhe letrën që ka marrë.

Fëmijë, silluni mirë. Të gjitha dëshirat plotësohen‘, shkroi ai në Instagram duke dhënë kështu edhe një mesazh për gjithë  fëmijët e tjerë.

 

 

View this post on Instagram

 

Kids be good. All the wishes will come true. ❤️

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

Nuk mund të qëndroni indiferent, Arbenita me poza në Instagram (FOTO)

Arbenita Ismajli arrin të marrë vëmendjen e faqeve rozë sa herë që publikon fotografi në rrjetet sociale.

Modelja shqiptare që bën karrierë në Angli është e njohur për figurën mbresëlënëse trupore. Prandaj, sa herë që poston imazhe të reja nxit imagjinatën e gjinisë së fortë.

Fotografi të këtilla, ajo ka publikuar edhe gjatë këtyre ditëve në profilin e saj në Instagram, ku numëron mbi 415 mijë ndjekës.

 

 

View this post on Instagram

 

🐻

A post shared by Arbenita Ismajli (@arbenitalsmajli) on


E veshur me xhinse, bukuroshja ka vënë në plan të parë linjat trupore, ndërsa fotografia ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime nga fansat e saj.

Arbenita ka postuar edhe imazhe të tjera gjatë këtyre ditëve duke arritur të marrë pëlqimin e ndjekësve të saj të shumtë.

 

 

View this post on Instagram

 

@prettylittlething #ad

A post shared by Arbenita Ismajli (@arbenitalsmajli) on

 

 

View this post on Instagram

 

Don’t ever call me again! @ohpolly #ad

A post shared by Arbenita Ismajli (@arbenitalsmajli) on

Dhurata Dora sot ka ditëlindjen, ja sa vjeç u bë ajo (VIDEO)

Dhurata Dora sot feston ditëlindjen.

Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, mbushi plot 27 vite jetë.

“Është ditëlindja ime. Një tjetër vit mirënjohës”, ka shkruar ajo në Instagram ku ka postuar një video teksa shihet shumë e lumtur.

Dhurata mori shumë urime nga fansat e saj por edhe nga kolegët.

Kujtojmë që këtë vit, artistja solli hitin më të madh me Soolking të titulluar “Zemër” me të cilin numërojnë mbi 300 milionë klikime në YouTube.

Më pas, ajo solli bashkëpunim edhe me Maitre Gims, një tjetër emër i njohur në industrinë ndërkombëtare.

Gëzuar Dhurata!

 

 

View this post on Instagram

 

It’s my Birthday 💃 Another year wiser and more grateful ✨

A post shared by Dhurata Dora (@dhuratadora) on

 

Shpërthen Adelina Ismajli, ja çfarë thotë për fitoren e Arilenës (FOTO)

Fitorja e Arilena Arës ka ngjallur shumë komente dhe tashmë njerëzit janë ndarë në dy pjesë.

Të shumtë janë ata që nuk kanë rënë dakord me fitoren e Arilenës dhe në vorbullën e këtyre komenteve, Adelina Ismaili ka disa fjalë, për fituesen dhe për artin shqiptar.

“Ku është ajo Shqipëria që dikur ka çmuar artin? Arilena Arën për herë të parë e kam parë duke kënduar “They don’t care about us”. E admirova sepse për herë të parë pas kaq shumë kohësh po shihja një shqiptare që shkatërronte skenën dhe mua bashkë me energjinë e saj. Nuk kishte buzë të bëra, nuk buzëqeshte zvarrë. Nuk ishte servile. Nuk i shëtiste gazetarët. Nuk i paguante. As me trup, e as me para, e as me këndim”, shprehet Adelina për Arilenën.

Më pas shton se Alketa i detyrohet një borxh Arilenës.

“Alketa Vejsiu mbrëmë i mbeti borxh Arilenës. Ishte hera e parë prej dekadash që ndër shqiptarë po fitonte arti dhe artisti. Jo lëmoshët për gazetarët e rrobaqepsia, jo mafia e politikani, jo luksi fallco i korrur në lëndinat e “koncerteve” që mbajnë erë bajgash. Alketa si femra e parë shqiptare që ka arritur të mbajë mbi supe peshën e dhjetra spektakleve, mbrëmë sikur u struk nga çmenduria e atyre që sponsorët po i shanin me SMS. Nuk u ekzaltua siç u ekzaltova unë”, shkruan ndër të tjera.

Anëtarja e jurisë zbulon pse i dha më shumë pikë Arilenës se Elvanës (VIDEO)

Festivali i 58-të i këngës në RTSH do të shoqërohej me polemika të shumta sa i takon përzgjedhjes së këngës fituese; froni diskutohej mes konkurrentes Arilena Ara dhe Elvana Gjatës.

Nisur nga votimi i jurisë, e cila përbëhej nga anëtarë të huaj dhe vendas, fitoren e siguroi kënga “Shaj” e Arilenës. Fill pas rezultatit në fjalë, mbylljes së festivalit dhe bërjes publike të votave nga juria, reagime të shumta erdhën veçanërisht sa i takon vlerësimit të Elvana Gjatës nga anëtarja Mikaela Minga me vetëm 2 pikë.

Fakti që Gjata u vlerësua maksimalisht nga anëtarët e huaj, nxiti në rrjetet sociale krijimin e një teorie konspirative se votimi nga ana e anëtarëve shqiptarë ishte i qëllimtë për të favorizuar vetë Arilenën. E ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, shkrimtarja Rita Petro, anëtare e jurisë në festivalin e RTSH-së u shpreh se votimi ishte teknikisht i pastër dhe shumë i sinqertë.

“Fillimisht kur na thirrën do bëheni pjesë e festivalit, nga drejtori i RTSH-së thashë pse jo, u ndjeva shumë e vlerësuar”, tregoi Petro duke shtuar se në asnjë moment anëtarët nuk komunikuan me njëri-tjetrin gjatë dhe pas festivalit.

“Gjithë kohës që kemi qenë në koncert bisedat ishin te kënaqësia e spektaktlit, duke dëgjuar këngët harroja që isha pjesë e jurisë, edhe anëtarët e tjerë merrnin kënaqësinë  e këngëve. Nuk është diskutuar se cilat janë preferencat e secilit prej nesh, këtë e them me kompetencë. Nuk u bë llogari.Emri i Elvanës as nuk është zënë ndonjëherë as nga anëtarët e jurisë; edhe kur na mblodhën në dhomë (për të votuar) nuk është zënë në gojë as emri i Elvanës as i asnjërit këngëtar”, rrëfeu Petro.

Më tej Petro theksoi rëndësinë e një reagimi institucional:

“Nuk ishim ne që ju thamë na merrni në juri, na thirrën e pranuam u ndjemë të nderuar, duhet një reagim publik institucional, i organizatorëve, çdo gjë është bërë në rregull. Na vjen keq që na ndanë juria shqiptare e huaj, të bësh ndarjen juria shqiptare nuk janë të zotët, të korruptuar e kam ndjerë veten të fyer. Deri për Eurovizion ka kohë që të analizohen faktet, të hetohet, të ngrihet një juri tjetër.”

Mozzik rikthehet në tregun gjerman, publikon një pjesë nga kënga e tij e re (VIDEO)

Pas dy projekteve shumë të suksesshme, Mozzik ka menduar edhe për fansat e tij që flasin gjermanisht.

Reperi hyri në Instagram mbrëmë vonë për të ndarë pak nga kënga e tij e re e cila është komplet në gjuhën gjermane dhe flet për një ‘lamtumirë’.

“A jeni gati”, ka shkruar Mozzik poshtë videos ku shihet në një studio, në të cilën ka etiketuar RZON – producentin me të cilin po punon së fundmi.

Në videon e mëposhtme keni mundësinë të dëgjoni pak nga kënga e re.

 

 

Elvana bëhet e gjallë, flet për jurinë dhe Arilenën

Pas shumë komenteve në rrjete sociale për fitoren e Arilena Arës në FEST ’58, disa prej të cilave thoshin se nuk e ka merituar para Elvana Gjatës, kjo e fundit është lajmëruar në rrjete sociale.

Elvana bëri një postim të gjatë në Instagram duke I uruar suksese Arilenës dhe duke thënë se dy pikëshi I Mikaelës nuk mund ta ndalë për të dhënë dashuri.

Nëse nuk e dini, dy shqiptarë të cilët ishin në juri në natën finale të FEST ’58 vlerësuan me pikë minimale Elvanën.

“Refuzoj te flas ne keto raste, por me duhet ta bej…
Arilena… nuk eshte faji yt dhe te uroj me gjithe zemer vetem sukses💜! Dua te falenderoj te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen por dhe fansat e rinj Europiane per dashurine,mbeshtetjen qe me keni dhene qe diten qe #metana doli!
I kam pare te gjitha sondazhet e ju kam pare te kendoni e kerceni kengen me syte e mij cdo dite, e ju pashe dhe ne salle me duart lart!
Ju kam degjuar kur therrisni emrin tim plot zjarr ne festivale ne Diaspore dhe ne Prishtine,e degjova dhe dje ne Tirane si kurre me pare ne jeten time!Zemra plot!
Kam punuar fort e do punoj deri sa te kem fryme!Puna sme ka hedhur poshte kurre, as balta e helmi,me apo pa porosi!
Faleminderit jurise europiane per vleresimin maximal😍U gezova shume!
Dashni me fal as 2 pikeshi Mikaeles s’mundet me ma ndal!”, ka shkruar Elvana.

Arilena Ara do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2020 me këngën “Shaj” të punuar nga Darko Dimitrov dhe Lindon Berisha

 

 

View this post on Instagram

 

Refuzoj te flas ne keto raste, por me duhet ta bej… Arilena… nuk eshte faji yt dhe te uroj me gjithe zemer vetem sukses💜! Dua te falenderoj te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen por dhe fansat e rinj Europiane per dashurine, mbeshtetjen qe me keni dhene qe diten qe #metana doli! I kam pare te gjitha sondazhet e ju kam pare te kendoni e kerceni kengen me syte e mij cdo dite, e ju pashe dhe ne salle me duart lart! Ju kam degjuar kur therrisni emrin tim plot zjarr ne festivale ne Diaspore dhe ne Prishtine,e degjova dhe dje ne Tirane si kurre me pare ne jeten time! Zemra plot! Kam punuar fort e do punoj deri sa te kem fryme!Puna sme ka hedhur poshte kurre, as balta e helmi, me apo pa porosi! Faleminderit jurise europiane per vleresimin maximal😍U gezova shume! Dashni me fal as 2 pikeshi Mikaeles s’mundet me ma ndal! Pranojeni jeten ME TANA Gezojeni jeten ME TANA Mezi pres projektet e reja😍🙏🏻

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

 

Këngëtari i njohur shqiptar pëfundon nën pranga

Policia e Tiranës ka bërë me dije nëpërmjet një njoftimi se është arrestuar një person me inicialet A. Gj, 60- vjeç, pasi ka qenë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Bëhet me dije se personi i arrestuar është këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka.

Tiranë:

Nga specialistët e qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. Gj., 60 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi më datën 23.12.2019, rreth orës 00.15, është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4 në rrugën “Sotir Caci” duke drejtuar mjetin veturë, tip ‘Chevrolet”, njofton TCh.

Pas testimit me aparat “Drager”, nga shërbimet e Policisë Rrugore rezultoi se ky shtetas drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” .

Rroba klasike që çdo femër duhet t’i ketë në dollapin e saj

Fakt është që femrat blejnë më tepër rroba sesa që kanë nevojë.

Sigurt ju ndodh një herë në muaj të thoni se nuk kam çfarë të vesh sot. Është shumë më e thjeshtë t’i keni disa rroba klasike që gjithmonë janë në modë.

Cilat janë këto rroba që duhet t’i keni në dollapin tuaj?

Taka klasike të zeza

Xhinse që mund ti kombinoni edhe me veshje sportive edhe kur jeni të veshura elegant

Fustan të zi 

Xhemper të zi të cilin mund ta mbani saher që vjen sezona e dimrit 

Çantë të vogël dhe të zezë

Pallto e zezë lëkure 

Vathë

Mantil ngjyrë krem 

Elvana nuk fitoi Festivalin e Këngës, reagon miku i saj në Instagram

Mbrëmjen e së enjtes u çel nata e parë e ”Festivalit të Këngës” në RTSH dhe si asnjëherë më parë audienca ka qenë më e lartë se kurrë, ndodhta edhe sepse binomi Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka sollën risitë që publiku priste prek. Elvana Gjata merr pjesë në këtë edicion me këngën “Me tana”, një këngë e cila është pëlqyer nga publiku, për shkak të rimit, por edhe koreografisë duke sjellë kështu një performancë fantastike.

Si rrallëherë, menaxheri  i Elvana Gjatës, Andi Islami, njohur nga të gjithë si dj Andi, vendosi t’i dedikonte këngëtares një postim emocionues në Instagram, që vetëm një mik i mirë do të mund ta bënte.

“Jam nisur disa herë të shkruaj, por kam menduar të pres një moment tjetër, por në fakt mendoj që nuk ka një moment specifik që unë duhet të pres, ndaj dua t’i them dy fjalë. Jam krenar për ty Elvana Gjata. Këtë nuk e them thjesht për performancën tënde mbrëmë në ‘Fest58’, por jam krenar për atë që ti je sot, për ambicien tënde, për forcën tënde, për faktin që nuk u dorëzove kurrë, nuk lodhesh kurrë, nuk kënaqesh kurrë, për faktin që nuk fole kurrë thjesht për të folur. Jam krenar për lotët e tu (edhe të mitë ndonjëherë) kur publiku nuk pranonte të ikje nga skenat e festivaleve duke ulëritur ‘Edhe një, edhe një’

“Jam krenar që ja ke dale të bësh dy hapa para, për çdo hap që na ka çuar pas. Jam krenar për faktin që edhe kur bashkë me mua ke lexuar ‘lajme’ portalesh, komente nga profile fallco, pa foto, pa asnjë ndjekës, të krijuar enkas për të hedhur helm e baltë mbi ty, pa baza, pa fakte, pa asgjë të vërtetë, gjithmonë thua më vjen keq për ata që kanë kaq shumë dëshpërim dhe urrejtje brenda vetes.

“Kam pothuajse dy dekada me muzikën shqiptare, që prej kohës kur me Ermal Mamaqin [te] ‘The Dreams’ bëja këngën ‘Nuk dua ta di’ apo kur në ‘Fest40’ kam dërguar këngën ‘Ekzistoj’ nga Julka, e cila nuk u fut as në finale, por ndërkohë ishte kënga hit në të gjithë Shqipërinë. Detaj i vogël, thjesht për të rifreskuar pak memorien time personale dhe tonën kolektive. Kam qenë në gjithë këto vite pranë shumë artistëve, më ka lidhur puna, më ka lidhur shoqëria, kam përjetuar shumë momente lumturie, suksesi apo vështirësie që ata kanë kaluar. E kam parë këtë treg muzikor të sotëm, ku akoma nuk ekzistonte. Kam parë ‘lojra’, kam parë hile, kam parë presione, kam parë dashuri, urrejtje, strategji, ego. Në fakt nuk di çfarë më ka mbetur pa e parë e në një bisedë me miq po mendoja mbase një ditë do të më duhet të shkruaj një libër.

Kam parë kaq shumë, e të gjitha këto kanë qenë në ndryshim nga viti në vit, por vetëm diçka nuk ka ndryshuar kurrë e këtë dua t’ia them çdo artisti të vjetër, të ri apo [atij] që do të marrë rrugën e muzikës në të ardhmen. Kur publiku e do këngën, askush nuk mund ta ndalë. Atë që të ka falur Zoti, askush nuk mund të ta marrë. Nuk ka ekuacion tjetër.”-shkruan ai.

Zbardhni dhëmbët me këtë recetë limoni

Janë dy përbërës natyralë që mund të ndihmojnë për t’i mbajtur dhëmbët tanë të bardhë, duke parandaluar njollat antiseptike: janë limoni dhe soda e bukës që së bashku ndihmojnë për të zgjatur efektin e dhëmbëve të bardhë nga dentisti.

Shtrydhni gjysmë limoni në një tas dhe shtoni një lugë kafeje sodë, përziejini mirë dhe  aplikojeni në furrcën e lagur të dhëmbëve. Lajini dhëmbët si zakonisht dhe do të vëreni menjëherë që dhëmbët tuaj janë më të bardhë.

Ledri Vula dhe Dua Lipa sëbashku në Amerikë (FOTO)

Ledri Vula ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të performuar për festat e fundvitit.

Reperi është bërë bashkë me familjen Lipa për të kaluar një natë festive dhe këtë e bëri të ditur Dukagjin Lipa.

Ai postoi një fotografi ku shihet Dua Lipa, Anesa, dhe Rina bashkë me Enis Fetahun, Drin Zatriqin dhe të tjerë.

“Një natë argëtuese”, ka shkruar Dukagjini.

Të njëjtin imazh, Ledri e ka ripostuar në instastory.

Përse nuk duhet t’i puthni fëmijët në buzë?

David Beckham e kishte puthur vajzën e tij Harper në buzë, ndërsa të njejtën gjë e bën edhe Viktoria. Për ta duket se kjo është një gjë normale, mirëpo kjo shkaktoi reagimin e opinionit publik.

Edhe pse psikologët thonë se fëmijët duhet të ndjehen të dashur dhe të sigurtë në familje, puthja e tyre në buzë nuk është mënyra më e mirë për t’ia shprehur dashurinë prindërore.

Përse?

Mund të ngatërrojë limitet personale te fëmijët 

Goja dhe buzët janë limitet personale te fëmijët. Kur e puthni fëmiun tuaj në buzë, ia bëni me dije se gjithkush mund ta bëjë atë. Prindërit invaziv mund ta zhvillojnë sindromën e viktimës te fëmijët dhe fëmija nuk do të mund të thotë jo kur nuk dëshiron diçka.

Nuk është higjienike

Stomatologët rekomandojnë që prindërit mos ta bëjnë një gjë të tillë, pasi goja ka shumë bakterie të cilat mund të mos jenë të rrezikshme për të rriturit, por te fëmijët mund të shkaktojnë infeksione të ndryshme.

Fëmija mund të fillojë t’i puth të tjerët si shenjë ngushëllimi 

Fëmija mund të fillojë ta bëjë të njejtën jashtë familjes së tij si shenjë ngushëllimi ose simpatie.

Për këto shkaqe më mirë është që t’i puthni fëmijët në faqe ose në ballë.

 

Personazhet e njohura që shëtiten pa të brendshme (FOTO)

Kur outfiti që kanë veshur, apo dëshira për tu ndjerë më komod – shumica prej tyre vendosin që të dalin nga shtëpitë e tyre pa të brendshme.

Kur femrat e njohura në showbizin botëror veshin fustane të ngushta dhe me prerje, mënyra e vetme për tu dukur perfekt është që të mos mbajnë të brendshme.

Një numër i madh nuk e kanë problem të shëtiten pa të brendshme, ndërsa në vazhdim shikojini se kush janë ato

Kendall Jenner

Miley Cyrus

Selena Gomez

Paris Hilton

Një test i thjeshtë për ta kontrolluar shëndetin e trurit tuaj

Sipas shkencëtarëve ne mund ta kontrollojmë shëndetin e trurit tonë me një test të thjeshtë. Me këtë test mund të zbulojmë gjasat që ne të kemi një sulm në tru.

Hulumtues nga Univeriziteti i Tokios kanë punuar me një grup prej 1.300 njerëzve me moshë  mesatare 68-vjeçare. Shkencëtarët kanë kërkuar nga pjesëmarrësit të qëndrojnë me një këmbë në këmbë dhe me sy të hapur.

Nga studimi është zbuluar se personat që kanë pasur vështirësi ta mbajnë balancin e tyre për 20 sekonda, kanë pasur rezultate më të këqija sa i përket funksionimit të trurit. Mes tyre ka pasur persona me probleme në qarkullimin e gjakut, që shton gjasat e tyre për të përjetuar sulm në tru.

Shkencëtarët sugjerojnë që të qëndroni në këmbë me njërën këmbë dhe me sy të hapur për ta testuar shëndetin e trurit tuaj.

 

 

 

 

 

Fëmija belbëzon? Nëse e trajtoni para kësaj moshe mund të shërohet

Për të trajtuar belbëzimin me rezultatet më të mira është e nevojshme të kujdeseni për atë herët, më së miri do të ishte para moshës 7 vjeçare, dhe në çdo rast “brenda” adoleshencës, sepse në moshë të rritur, përmirësimet janë më të vështira.

Belbëzimet vazhdojnë, shkronjat nuk mund të shqiptohen qartë dhe saktë. Dhe defekti i shqiptimit duket se përkeqësohet kur më pak e prisni, ose kur jeni të ngazëllyer. Belbëzimi është një nga çrregullimet më të shpeshta të të folurit, me një përhapje midis popullsisë botërore prej rreth 1%. Ekspertët shpjegojnë se belbëzimi mund të rikuperohet në tre nga katër raste nëse çrregullimi trajtohet në një moshë të re, para moshës shtatë vjeçare, ndërsa nëse ndërmerren veprime gjatë adoleshencës përmirësimi është i mundur por më pak i dukshëm, derisa bëhet më i rrallë dhe i vështirë nëse problemi trajtohet kur fëmija është rritur.

Udhëzimet e para evropiane

Të dhënat vijnë nga konferenca e parë italiane për çrregullimet verbale të rrjedhshmërisë e kryer nën patronazhin e Federatës Italiane të Logopedistëve (FLI), të Departamentit të Shkencave Kirurgjike të Universitetit të Torinos dhe të Universitetit Sapienza të Romës, gjatë së cilës u prezantuan rreshtat e parë të Udhëzuesit Evropian për belbëzimin, kuruar nga shoqata e terapistëve holandezë.

Kërkoni këshilla nga pediatri

Shumë fëmijë mund të mësojnë të flasin duke përsëritur pjesë të fjalëve dhe duke zgjatur zërin kur thonë zanoret. Në shumicën e rasteve ato janë sjellje kalimtare që zgjidhen në mënyrë spontane. Nëse, nga ana tjetër, kjo fazë vazhdon të manifestohet për mbi 6 muaj pa treguar përmirësim, “është mirë që të filloni ta thelloni atë duke folur për të para së gjithash me pediatrin, i cili do t’i këshillojë prindërit me kë të kontaktojnë”, shpjegon Tiziana Rossetto, Presidente e Federatës Italiane të Terapistëve të të folurit.

Ekipet multidisiplinare

Qendrat me të cilat mund të kontaktoni për sqarime dhe për t’u adresuar në lidhje me trajtimin e belbëzimit janë ato që merren me çështjet që lidhen me moshën e zhvillimin e fëmijës ku është e mundur të gjeni ekipe multidisiplinare të përbëra nga neuropsikiatër të fëmijëve, terapistë të të folurit dhe psikologë zhvillimi.

A e dinit?

Prindërit dhe mësuesit nuk duhet ta anashkalojnë rolin e tyre vëzhgues: disa studime kanë treguar që të rinjtë me probleme me belbëzimin kanë një rrezik 68% më të madh të keqtrajtohen dhe diskriminohen sesa moshatarët e tyre pa defekte në të folur./Burimi ”PËR NËNAT”

Sonte publikohet bashkëpunimi i Capital T me reperin e njohur në Gjermani (VIDEO)

Shumë gjëra të reja po priten nga Capital T.

Pas sukseseve të tij të mëdha përgjatë këtij viti, reperi e ka në plan të përmbyllë 2019-tën me një bashkëpunim ndërkombëtar.

Ai njoftoi përmes Instagramit se është bërë bashkë me reperin e njohur në vendet gjermano-folëse, ukrainasin Capital Bra.

Projekti do të publikohet sonte në Spotify ndërkaq nesër me fillim të orës 12:00 në YouTube.

Kënga titullohet “Yalla”.

Kjo nuk është e tëra. Albumi me titull ‘Skulpturë’ pritet të dalë në vitin 2020.

https://www.instagram.com/p/B6VnD4qBgvv/?utm_source=ig_web_copy_link

PUBLIKOHET PASURIA E KUZHINIERIT TË FAMSHËM TURK, JA SHIFRA MARRAMENDËSE

Të presësh e të përgatisësh mishin nuk ka qenë kurrë kaq artistik.

Dhe askujt më parë nuk i kishte shkuar mendja që hedhja e kripës mund të kthehej në një lloj arti.E gjitha meritë e kuzhinierit dhe pronarit turk të një zinxhiri restorantesh Nusr-Et Steakhouse, i cili tani më ka shtrirë biznesin tij edhe në Nju JorkNusret Gökçe, ndryshe “artisti i mishit” në internet njihet si #saltbae.Trajtimi pothuajse “erotik” që i bën një cope mishi, fotografitë pa bluzë, qëndrimet prej Marlon Brando-je euro-aziatik, takimet me personalitetet e ndryshme të artit dhe sportit që i dorëzohen tërheqjes për të shijuar pjatat më të mira të mishit në Stamboll i dhanë atij papritur famë.

Sefudnmi është publikuar vlera e kompanisë së tij ku sipas mediave turke, zinxhiri i restoranteve “Nusr-et” kap shifrën 1,5 miliard euro.

Me publikimin e këtyre statistikave, Nusret Gökçe në llogarinë e tij në instagram ka shkruar: “Para 10 vite punojsha për 400 euro kure sot posedoj një kompani me vlerë 1.5 miliard euro”.

“Fqinjët besojnë se jam shtrigë”, historia e pensionistes me 31 gishta

Një grua indiane, e cila ka lindur me 19 gishta këmbësh dhe 12 gishta duarsh tregoi ngacmimet e vazhdueshme që merr nga fqinjët.

Kumar Nayak, 63 vjeçe ka lindur me defektin gjenetik, të njohur si “polydactyly”, por banorët e zonës nuk e kuptojnë dhe mendojnë se është shtrigë.

Ajo rrallë herë del nga shtëpia e saj në Ganjam, Odishi për këtë arsye. Për ta zgjidhur këtë problem mund të operohej para disa vitesh, por familja e saj nuk kishte para.

Për këtë arsye, Kumar është mësuar të jetojë duke dëgjuar komente negative, por më së shumti qëndron brenda që ti shmangë.

“Unë kam lindur me këtë defekt dhe nuk mund të trajtohem pasi kam një familje të varfër. Kanë kaluar 63 vite dhe fqinjtë besojnë se jam shtrigë e qëndrojnë larg meje. Por ka raste që vijnë vizitorë për të parë rastin tim. Jam e detyruar të qëndroj brenda sepse trajtohem ndryshe”, u shpreh ajo.

Polydactyly prek një në 700 ose 1000 lindje në të gjithë botën, por Kumar është rast ekstrem.

 

ROBERT BERISHA: DO TË MARTOHESHA PRAPË ME NORËN

Robert Berisha ishte një nga të ftuarit e Luana Vjollcës në këtë të shtunë të “Shiko Kush Luan” . Sigurisht që do të pyetej edhe për ish-bashkëshorten e tij, Nora Istrefi, ndërsa muzikanti nuk i kurseu fjalët për të.

Në lojën me martesa, ku duhej të zgjidhte mes femrave të njohura të shoubizit, atij iu shfaq fotografia e këngëtares së famshme nga Kosova.

“Kam kaluar 14 vite të bukura me Norën dhe do të martohesha prapë me të nëse do ta dija se do të kaloja 14 vite të tjera të lumtura”, është shprehur këngëtari.

Në lojën “Ndaje ose Haje” në Shiko kush Luan, Roberti u pyet nëse kënga në festivalin e fundvitit është dedikim i hapur për Norën, transmeton Top Channel.

“Fajtore për këngën është Fifi… Unë me Norën sot kam një marrëdhënie të mirë dhe uroj që të gjitha çiftet që ndahen e sidomos kur ka fëmijë në mes ta kenë të tillë si marrëdhënia jonë…”, ka deklaruar Roberti.

SHQIPTARI FUT GJARPRIN PITON NË GOJË, SHIKONI ÇFARË NDODHI

Shqiptari Hysni Rexhaj ishte mysafirë në emisionin “Kojshia Show” ai është i njohur për dashurinë ndaj kafshëve.

Në një moment ai futi llojin e gjarprit më të madh në botë Piton në gojë.

Shikoni çfarë i ndodh nga min e 23:45.

Ja çfarë ndodhi në prapaskenë pasi Mario deklaroi se është homoseksual (VIDEO)

Me siguri të gjithë e keni parë videon e grimerit shqiptar, Mario, duke u deklaruar homoseksual 37 vjeçar dhe e cila dje u bë virale.

Por, jo edhe çfarë ka ndodhur në prapskenë madje as ai nuk e priste.

Pasi Mario përfundoi fjalimin e tij me lot në sy dhe shumë prekës, ai në prapaskenë u prit nga nëna e tij për të cilën ky i fundit ka menduar se ishte në Mal të Zi.

“Unë nuk e pashë fundin e kësaj videoje sepse nuk kam pasur asnjë moment me veten time. Motrat e mia më thanë se nëna ime është jashtë shtetit por ndjeva zemrën të rrihte tërë ditën dhe vazhdimisht thoshte: mund të ndjej nënën. Ajo është këtu. Kam pritur 37 vjet që ajo të thoshte OK në mënyrë që mos tja thyej zemrën. Faleminderit mikut tim për këtë video. Unë jam gati të mbyll një kapitull tani dhe të filloj një epokë të re”, shkroi ai ndër të tjerash.

Shikojeni videon e mëposhtme dhe mundohuni t’i mbani lotët.

 

 

View this post on Instagram

 

I didn’t even see the end of this video because I haven’t had a moment to myself. My sisters told me my mom was overseas but I felt her heart beat that entire day and repeatedly said “I can feel mommy. She is here” I waited 37 years for her to give me the OK to be free so that i would not break her heart. One day, I will share the dark places I went to numb my own heart & pain, but when I’m ready. It’s my story. I’m going to take some time to process all of this and to take a moment for myself now with my family. And maybe work on a new @YouTube channel. I’ve been trying to launch one for a while now but I kept feeling blocked. I’ll try a different Strategy now. My own. Thank you to my friend and incredible artist @huxch for this video. I’m about to close a chapter now and begin a new era. I can see clearly ♥️ No blended blocks & strings. Just For me, my way. 😉 MakeupByMario

A post shared by MAKEUP BY MARIO (@makeupbymario) on

E ofendoi rëndë, Adelina shpërthen ndaj komentuesit në Instagram (FOTO)

Përkundër se tashmë është bërë një kohë prej kur Adelina Tahiri ka zyrtarizuar romancën me burrin e saj maqedonas, kohë pas kohe nuk mungojnë reagimet në rrjete sociale në lidhje me këtë detaj.

 

 

View this post on Instagram

 

❤️

A post shared by Adelina TahiriMarkov (@adelina_tahiri1) on

Ndjekës, kryesisht të fshehur nën petkun e profileve të rreme ofendojnë këngëtaren si sot kur njëri prej komentuesve është shprehur se ‘është plakur para kohe sepse ka marrë hijen e plakut’ duke vazhduar me ofendime të tjera.

Kaq ka mjaftuar që të ketë një përgjigje edhe nga Adelina.

Këngëtarja mes tjerash e ka kthyer ofendimin me të njejtën monedhë duke degraduar edhe në fjalor.

Më poshtë komunikimi mes Adelinës dhe ndjekësit që e ofendon.

Grimeri i njohur Mario Dedivanovic ndër lot flet hapur për orientimin e tij seksual

Mario Dedivanovic u nderua më çmimin “American influence Aëards 2019”, event ky që bën bashkë të gjithë entuziastët dhe gurutë e bukurisë, i cili u mbajt në Dolby Theatre në Los Angeles.

Në skenë erdhi Kim Kardashian e cila i prezantoi atij këtë çmim, e cila nuk mund të ishte më krenare dhe mirënjohëse për udhëtimin e saj në jetë me Marion. Si shokë dhe bashkëpunëtorë për më se 11 vite, Kim e falenderon Marion që i kishte qëndruar gjithmonë bashkë në çdo sfidë dhe i kishte dhuruar asaj ndër kujtimet më të bukura.

Gjatë fjalimit të tij ku edhe pranon çmimin, aty karshi mikes së tij kim Kardashian i drejtohet të gjithë audiencës dhe popullit shqiptar, duke pranuar pranuar për herë të parë me krenari që është gay.

“Faleminderit shumë të gjithëve, faleminderit Kimberly muza ime dhe engjëlli im, për dashurinë dhe përkrahjen tënde gjatë gjithë këtyre viteve – koha do e tregojë se sa e rëndësishme kishte qenë përkrahja jote në jetën time.” – thotë Mario plot emocione teksa i drejtohet Kim Kardashian.

Pas gjithë punës së palodhshme, make up artisti shpjegon se si diçka filloi të ndodhte në jetën e tij.

“Fillova të kuptoj se po ndihesha shumë konfident e më pak i pasigurt, më i gatshëm të shfaqja veten time të vërtetë. Më rehat në lëkurën time.”

Mario tregon për një ditë në jetën e tij, kur shkoi në shtëpi dhe më fund ia plasi vajit duke i thënë nënës së tij se janë bërë vite që ai po fshihte ndjenjat e tij se kush është, kujdesej si fliste dhe ecte – sepse ai e dinte që kishte lindur ndryshe.

I kishte thënë nënës: “Isha i traumatizuar të isha vetja, kam jetuar gjithë jetën në frikë dhe turp. Isha i turpëruar se kush isha – një njeri me zemër të pastër.” – dhe ajo me zemër të thyer i kishte thënë që nga ky moment nuk do të jetosh duke u ndjerë kështu.

“Duhet t’u tregoj dicka të rëndësishme motrave dhe vëllezërve të mi shqiptar, gjakut tim! Bleva një tokë në mal të zi, për të ndërtuar një shtëpi buzë lumit, ashtu sic babi im gjithmonë kishte ëndërruar. Por dua të ndërtoj një shtëpi aty, dhe dua të ndjej në zemër krenari në momentin kur shkel atë tokë. Po ju kërkoj të gjithëve të hapni sytë, zemrën dhe shpirtin tuaj sepse shumë vajza dhe djem të vegjël po rritën në frikë dhe dhimbje sikurse unë. Shumë të tjerë konsiderojnë vetëvrasjen çdo ditë, sikurse unë. Kanë frikë të jenë ndryshe për shkak të kulturës dhe mendimit se rrethi i tyre do t’i gjykojë.  Ne s’jemi ndryshe. Jemi njësoj si gjithë të tjerët, ne dashurojmë. Sot për herë të parë, qëndroj me shumë krenari si një 37 vjecar gay! Në fund të ditës ndihem i lumtur sepse jam unë.” – thotë Mario ndër lot dhe ndër ovacione të publikut.

Fjalimin e tij të plotë mund të ndiqni në videon e mëposhtme, nëse mund të përmbani lotët deri në fund.

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni me konsumimin e sheqerit, ja përfitimet shëndetësore

Ka shumë debate sa i përket çështjes së dietave të shëndetshme.

Veganët besojnë se shmangia e produkteve të kafshëve është dieta më e mirë, ndërkaq entuziastët e dietës ketogjenike duan të hanë vetëm yndyrë ep proteina, transmeton Telegrafi.

Por, ekziston një produkt që ndjekësit e thuajse çdo diete synojnë ta shmangin: sheqerin.

Heqja dorë nga sheqeri është sfiduese sepse ky produkt gjendet në vendet më të papritura, siç është salca e domates, burgerët vegjetarianë, etj.

Megjithatë, siç tregojnë ekspertët shëndetësorë, nëse arrini të hiqni dorë nga sheqeri artificial, trupi do të përfitojë thuajse menjëherë.

Brenda një jave ju do të keni shtypje më të ulët të gjakut, nivele më të shëndetshme të yndyrës dhe nivele më të shëndetshme të insulinës.

Normalisht, mënyra se si trupi reagon ndaj mungesës së sheqerit varet nga ajo se sa sheqer konsumoni për momentin – dhe nga ajo se a konsumoni karbohidrate.

P.sh. trupi i përpunon karbohidratet komplekse, si pemët dhe tërshërën, në sheqerna të thjeshtë që i përdorë si energji.

Por, çfarë nëse i shmangni të gjitha ushqimet e larta të glikemisë, siç provojnë ta bëjnë entuziastët e dietës ketogjenike?

Për këta, ekspertët thonë se do t’i keni tri ditë të vështira.

Fillimisht, me siguri se do të ëndërroni për ëmbëlsira, nëse veç jeni një person që rregullisht hani gjëra të ëmbla në mëngjes apo darkë. Kjo ndodh sepse nuk keni sheqer për të ndihmuar ta stimuluar trurin.

Ndonëse mund të ndiheni më të trazuar, faktikisht ka shumë gjëra të mira që janë duke i ndodhur trupit tuaj gjatë asaj kohe.

Insulina, hormoni që e rregullon glukozën, zvogëlohet dhe bëhet më stabile. Në fillim do të ndiheni më të lodhur e të përgjumur, por kjo fazë kalon brenda pak ditëve.

Adrenalina do të rritet dhe do t’ju ndihmojë ta përpunoni glikogjenin, apo sheqerin, që gjendet në trup. Kjo menjëherë pastaj lirohet në sistemin tuaj të gjakut.

Përgjatë kësaj do të kaloni në më pak se 24 orë. Brenda tre deri pesë ditëve, mëlçia do të fillojë të prodhojë ketone nga yndyra sepse nuk do të ketë më glukozë, kështu që trupi do t’i përdorë ketonet si burim kryesor i energjisë.

Kjo është faza kur trupi futet në gjendjen e njohur si ketozë apo në gjendjen ku e djegë yndyrën për të pasur energji.

Si rezultat i kësaj, ju mund të përjetoni ngërçe në muskuj sepse jeni duke humbur ujë kur jeni në ketozë pasi e keni lënë sheqerin. Disa njerëz mund të përjetojnë grip ketogjenike, që shoqërohet me dhimbje koke, lodhje, etj. – por që zgjatë rreth një javë!

Posa të kalojë kjo periudhë, ju do të keni më shumë energji, do të jeni më të përqendruar dhe më të qetë.

Shoferi nuk i pa: Shikojeni reagimin e autopilotit të Teslas kur i pa rosat duke kaluar rrugën (VIDEO)

Për shkak të hijes shoferi nuk i pa rosat të cilat po e kalonin rrugën, mirëpo autopiloti i Teslas e ndryshoi kahjen dhe i shpëtoi jetën rosave.

Në rrjetet sociale është bërë virale një tjetër video me autopilotin e makinës Tesla.

Autopilotët në makina nuk janë bërë që ta drejtojnë makinën vetë, por shërbejnë si asistues gjatë ngasjes së makinës.

Policia dhe kompanitë automobilistike kanë paralajmëruar që ngasësit e veturës të jenë të vëmendshëm edhe kur autopilotët janë të aktivizuar.

Mirëpo deri më tani autopilotët po tregohen mjaftë të saktë. Një situatë në Zelandën e Re e dëshmon mjaftë mirë këtë.

Një shofer për shkak të hijes nuk vëren rosat duke kaluar rrugën, ndërsa autopiloti ndërron kahje dhe i shpëton rosave jetën.

Shikojeni edhe vetë…

Merrni shembull: Mali i Zi anullon pjesmarrjen në Eurovizion për këtë vit, kjo është arsyeja

Vitet e fundit pjesmarrjet e Malit të Zi në Eurovizion nuk kanë dhënë rezultate shumë të mira në pik dhe ndoshta te kjo arsye shkon mendja si fillim, por nuk është kjo e vetmja!

Transmetuesi malazez RTCG, ka konfirmuar se arsyeja e heqjes dorë nga “Eurovision 2020” është financiare.

“Këtë vit vendosëm t’i investojmë ato para në rinovimin e mjeteve së RTCG. Plani është të blejmë vetura të reja dhe kjo përmirëson sigurinë e ekuipazheve tona, të cilët udhëtojnë mbi 1.000 kilometra në baza ditore”, bën me dije RTCG.”

Ky largim nuk do të jetë përgjithmonë por për një kohë të papërcaktuar. Vendimi është marrë për të mirën e vendit.

Një tjetër mashtrim i madh: Nëse pranoni një mesazh të tillë në Viber jeni në rrezik

Ditëve të fundit në mbarë botën përdoruesit e aplikacionit Viber kanë marrë një mesazh jo të zakonshëm.

Disa përdorues kanë pranuar mesazh nga një numër i dyshimtë +79183301602, ku shkruan se ata janë fitues në kuadër të fondit internacional të viberit.

Në mesazh shkruan se kanë fituar 500000 dollarë dhe për të marrë paratë do të duhet të jepni emailin tuaj ku do të merrni detaje më të hollësishme.

Bëhet fjalë për një tjetër mashtrim dhe duhet të keni kujdes që mos ti jepni informacionet tuaja. Qëllimi është marrja e informacioneve tuaja dhe keqpërdorim i tyre.

Viber nuk i dërgon përdoruesve emaile dhe nuk duhet të bini pre e këtyre mashtrimeve.

Në rast se merrni një mesazh të tillë, bëjeni bllok dhe raportojeni.

 

Pozicioni i gjumit që rrit vdekjen foshnjore, ja rekomandimet e pediatrëve për prindërit

Kur doni që ta vini foshnjën në gjumë, madje edhe kur dremit, shtrijeni gjithmonë në shpinë.

Ky është pozicioni më i sigurt i gjumit, për të ulur rrezikun e sindromës së vdekjes së papritur të foshnjës (SVPF). Ndonjëherë e quajtur edhe vdekja në gjumë, SVPF-ja është vdekja e papritur dhe e pashpjegueshme e një foshnje nën moshën një vjeç.

Studimet kanë treguar se foshnjat, të cilat vendosen të flenë barkas, kanë më shumë gjasa të ndërrojnë jetë nga SVPF-ja, krahasuar me ato që flenë në shpinë. Por edhe rreziku i foshnjave që flenë anash, është po aq i madh, ndoshta ngaqë nga ky pozicion, mund të kthehen shumë lehtë barkas. Që prej vitit 1992, kur Akademia Amerikane e Pediatrisë nisi të rekomandonte të fjeturin në shpinë, përqindja e SVPF-ve në Shtetet e Bashkuara ka rënë ndjeshëm. Nga ky pozicion gjumi bëjnë përjashtim ato foshnja, problemet shëndetësore të së cilave i detyrojnë që të flenë barkas. Në rast se foshnja juaj ka lindur me një defekt, vjell shpesh pasi ha, ka probleme me frymëmarrjen, mushkëritë ose zemrën, këshillohuni me mjekun pediatër për të mësuar se cili është pozicioni më i mirë i gjumit për të. Sigurohuni që kushdo që kujdeset për foshnjën, ta dijë që duhet ta shtrijë me shpinë. Këtu mund të përfshihen gjyshërit, infermieret, kujdestaret, miqtë dhe persona të tjerë.

Disa foshnjave nuk para ju pëlqen të flenë me shpinë, por do të mësohen shpejt me këtë pozicion. Shumë prindër kanë frikë se foshnja e tyre do të mbytet nëse vjell, kur është duke fjetur në shpinë, por mjekët nuk kanë konstatuar se ky pozicion ka lidhje me këtë gjë. Disa foshnjave që flenë në shpinë, mund t’u shtypet pjesa e pasme e kokës. Në shumicën e rasteve, kjo gjë zhduket pasi fëmija mëson të drejtojë trupin. Ju mund ta ndihmoni foshnjën të ketë një formë normale të kokës, duke ia ndryshuar shpesh pozicionin në krevat. Në këtë mënyrë, foshnja nuk do të flejë gjithmonë vetëm në një pozicion.

Disa këshilla të tjera që mund të zvogëlojnë rrezikun e SVPF-së.

* Ushqejeni foshnjën me qumësht gjiri. Ndonëse arsyet nuk janë krejtësisht të qarta, ushqyerja me gji mund t’i mbrojë ndaj SVPF-së.

*Visheni foshnjën me një kimono ose vendoseni në thesin e gjumit. Duke vepruar kështu, nuk është e nevojshme ta mbështillni me batanije dhe të shqetësoheni nëse ajo e pengon të marrë frymë.

* Zgjidhini me kujdes shtrojat. Përdorni një dyshek të fortë. Mos përdorni jastëk të fryrë, pasi ai mund ta pengojë foshnjën të marrë frymë, nëse e ngjesh fytyrën pas tij. Për të njëjtën arsye, mos lini në krevatin e foshnjës jastëkë apo lodra prej pelushi.

* Mos pini duhan ose mos e ekspozoni foshnjën ndaj tymit. Foshnjat, nënat e të cilave kanë pirë duhan gjatë shtatzënisë dhe vazhdojnë edhe pas saj, janë trefish më të rrezikuara nga SVPF-ja krahasuar me foshnjat, nënat e të cilave nuk pinë duhan.

*Mbajeni temperaturën në nivel të përshtatshëm. Në rast se foshnja është djersitur në qafë apo fytyrë, do të thotë se ka vapë.

Angela Martini rrëfehet për fëmijërinë e saj: Njerka s’më donte, babai…

Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, ka qenë e ftuar mbrëmjen e së martës në emisionin “Opinion”, ku ndër të tjera foli edhe për fëmijërinë e saj.

Ajo tregoi se është larguar nga Shqipëria që në moshën 10-vjeçare dhe fillimisht ka jetuar në Zvicër.

Më tej, Angela rrëfeu edhe dramën që ka përjetuar në familje, ku njerka nuk e donte dhe bënte mashtrime dhe shpikje.

Modelja zbuloi se këtë gjë e mbajti të fshehtë për vite me rradhë, pasi edhe babai s’e besonte.

Ajo tha;

“Njerka nuk më donte. Jo vetëm tek ngrohtësia, por mashtrimet, shpikjet. Babai nuk më besonte në fillim edhe atëherë unë e lashë këtë punë dhe e kam mbajtur sekret derisa jam bërë 18 vjeçe derisa ja tregova nënës sime”.

Modelja theksoi se lëvizja e saj nga Shkodra për në Zvicër, ka qenë një nga momentet më të vështira që ka përjetuar në jetën e saj.

Cilat profesione janë më të rrezikshme për shëndetin e zemrës te femrat?

Disa profesione e rrezikojnë më tepër shëndetin e zemrës te femrat, por cilat janë ato? Një studim i fundit mund ta ketë zbuluar përgjigjen.

Problemet me zemrën janë një ndër sëmundjet më të pranishme te njerëzit në ditët e sotme.

Edhe pse mjekët e dijnë se faktorët  si të ushqyerit me ushqim jo të shëndetshëm, aktiviteti i ulët fizik dhe duhani  ndikojnë në shëndetin e zemrës – një tjetër faktor më pak i përmendur që mund të ndikojë në shëndetin e zemrës është edhe profesioni.

Studimet e fundit kanë zbuluar se disa profesione mund të kenë ndikim në shëndetin e zemrës.

Një studim i fundit në Japoni ka zbuluar se individët me pozita menaxheriale, janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës.

Hulumtuesit kanë kryer një stduim në një grup prej 65000 femrave, me moshë mesatare prej 63 vjeç.

Nga ky studim është zbuluar se femrat që punojnë punë sociale janë 36% më të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës. Motrat medicinale kanë 16% më tepër gjasa për tu prekur nga sëmundjet e zemrës.

Gjithashtu nga ky studim janë zbuluar edhe profesionet më të mira për shëndetin e zemrës te femrat.

Femrat që punojnë si brokere dhe agjente shitje janë 24% më pak të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës, ndërsa asistentet në administratë janë 11% më pak të rrezikuara.

 

Si ta bëni që historia juaj në Google Chrome të fshihet automatikisht (FOTO)

Google Chrome është njëri nga brauserat më të përdorur në ditët e sotme.

Për të përmirësuar eksperiencën e përdoruesit, Google ruan shumë informacione si videot e shikuara në Youtube, lokacionin etj.

Për shkak të ligjeve të reja rreth privatësisë në Bashkimin Europian, Google ka vendosur që përdoruesve t’i jep më tepër kontroll mbi informacionet e tyre.

Google ka njoftuar se nga ky muaj do t’ia mundësojë përdoruesve një opsion të ri nëpërmjet të cilit informacionet e përdoruesve do të fshihen automatikisht.

Udhëzimet

Koha e nevojshme: 3 minuta

  1. Hapeni faqen Web & App Activity  (Kyçuni me llogarinë e Google të cilën e përdorni nëpërmjet këtij linku).

2. Gjejeni tastierën „Choose to delete automatically“.

3. Zgjedhni njërin nga opsionet dhe klikoni „Next“

-Opsioni i parë ju mundëson që të dhënat të fshihen automatikisht

-Opsioni i dytë ju mundëson që të dhënat të fshihen njëherë në 18 muaj

-Opsioni i tretë ju mundëson që të dhënat të fshihen njëherë në 3 muaj

4. Kontrollojeni se cilat informacione do të fshihen

Google e cek se cilat informacione do të fshihen menjëherë dhe cilat pas 3 muajve apo 18 muajve.

5. Konfirmojeni duke klikuar „Confirm“

Google nga tani e tutje do t’i fshijë informacionet në varësi të opsioneve që ju keni zgjedhur.

 

 

Kidën apo Loredanën? – Ja cilën zgjedh Mozzik (VIDEO)

Reperi i njohur Mozzik është shfaqur për herë të parë në një emision televiziv pas ndarjes me Loredanën.

Mozzik ishte i pranishëm në emisionin Nd’rrimi i Natës me Alaudin Hamitin në Klan Kosova.

Në rubrikën “Mozzik iu përgjigjet fansave”, reperi është dashur të zgjedh mes Kidës dhe Loredanës.

Se kë zgjodhi Mozzik shikojeni në videon e mëposhtme.

Shkalla e obezitetit në SHBA po bie, pasi shumë amerikanë po...

Shkalla e obezitetit tek të rriturit amerikanë ka nisur të bjerë për herë të parë pas më shumë se një dekade, dhe kjo duket...

Arsyet pse duhet të hani mjaltë para gjumit

NJIHUNI ME ALINËN, 6-VJEÇARJA MË E BUKUR NË BOTË

Një vogëlushe 6-vjeçare nga Rusia, e quajtur Alina Yakupova, është cilësuar si vajza më e bukur në botë.6-vjeçarja nga Moska e ka nisur modelimin...

‘A DO FLIJE NJË NATË ME ALBIN KURTIN?’, KËSHTU PËRGJIGJET KËNGËTARJA...

Mes të ftuarve në një emisionin ishin edhe Bledi Mane dhe Iva Aliko.Gjatë bisedës, nuk munguan ngacmimet e gazetarit për lidhjen e shumëpërfolur të...

Zonja e parë e Kosovës pozon me fustan të gjatë, siç...

Lumnije Thaçi, bashkëshortja e presidentit të Kosovës kohën e fundit dukshëm po i kushton më shumë rëndësi pamjes së saj.Së fundmi, ajo është paraqitur...

Ja si mund te dukeni bukur edhe pa make up

Çka duhet të përdorni për të pasur një fytyrë të bukur edhe pa makeup?Shumica e vajzave vendosin makeup për shkak që nuk ndihen mirë...

Nusja e Milot Rashicës sjell imazhet me të gjitha veshjet në...

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica po i jep fund beqarisë këtë muaj.E e fejuara Rashicës, Belkiz Kera, ditët e fundit ishte pjesë...