fbpx
Friday, April 24, 2026
Home Blog Page 10

Lirim Zendeli, piloti i Formulas nga Maqedonia, takohet nga Edi Rama

Ditët e fundit në llogaritë e Instagramit të disa prej figurave publike kemi parë një të ri, i quajtur Lirim Zendeli. Për disa mund të jetë i njohur, por një pjesë e mirë e publikut nuk e di ende se Lirimi është një ndër emrat për të cilët do flasim me krenari pas disa vitesh. (për të mos thënë se flasim që tani)

Ishte kryeministri Edi Rama ai që postoi një foto nga zyra e tij me të riun shqiptar nga Maqedonia e Veriut, duke shkruar se një ditë ta shohim të mbështjellë me flamurin e Shqipërisë në podiumin e fituesve të Formulës 1.

Fiksojeni këtë të voglin këtu dhe mbajeni mend kur një ditë ta shihni mbështjellë me flamurin e Shqipërisë në podiumin e fituesve të Formulës 1. Ky është Lirim Zendeli, shqipe nga Maqedonia e Veriut, lindur në Gjermani, fitues në Formula 4 e në Formula 3 dhe sezonin e ardhshëm garues në Formula 2. Më vizitoi sot për të biseduar me mua për planet e të ardhmes dhe më ka mbushur zemrën plot me kënaqësinë që më dha karakteri i tij mbresëlënës. Forca vëllaçko, Zoti i Shqiptarëve qoftë me ty deri në finish.

Ditën e djeshme Noizy publikoi disa foto me Lirimin në Instagram, ku shprehej se emrin e tij do e mbajm mend gjatë.

Din për makinen time me shume se une. Emrin @lirim.zendeli do ta mbani mend shume shpejt.. Te jemi krenar për ket djalosh të ri me shume passion dhe deshire për tu ber kampioni I botes në F1.

E ditën e sotme, nuk mungoi një video nga Bes Kallaku, si gjithmonë me nota humor, ku shihej në tavolinë me Lirimin e shkruante krah videos:

Me kampionin e vetem shqiptar te garave me makina @lirim.zendeli aktualisht ne Formula 3, shume shpejt edhe ne Formula 1.

Po i tregojme njoni-tjetrit njohurite qe kemi per makinat sportive. Shikojeni ju lutem! 😂😂😂. Zoti ju rujt.

Në 29 gusht të këtij viti, një pilot shqiptar do shkruante emrin e tij në historinë e automobilizmit.

Lirim Zendelin që në pista garoi nën flamurin gjerman regjistroi fitoren e tij të parë në kampionatin Botëror të Formula 3 teksa triumfoi në garën për Çmimin e Madh të Belgjikës.

20-vjeçari që garoi me skuadrën e Charouz Racing System e nisi këtë garë nga Pole Position për ta dominuar plotësisht duke e kaluar vijën e finishit i distancuar 4.7 sekonda nga vendi i dytë.

Zendeli ishte protagonist edhe në Çmimin e Madh të Silverstone në Britaninë e madhe kur e humbi garën vetëm në xhiron e fundit teksa u parakalua nga Bent Viscaal, një situatë të cilën ai ia doli të mos e përsërisë në pistën belge të SPA.

Sezonin e ardhshëm ai do të jetë garues në Formula 2, teksa ne jemi të sigurtë se shumë shpejt do e shohim edhe në Formula 1 e do shkruajmë për triumfet e tij.

Cristiano Ronaldo mund të jetë i infektuar me Covid19, rrezikon denimin

Cristiano Ronaldo dhe disa nga lojtarët më në formë të Juventusit mund të përballen me ligjin pasi iu bashkuan ekipeve të tyre kombëtare, pavarësisht rregullave që nuk e lejonin diçka të tillë pas dy rasteve pozitive në stafin e kampionëve italianë, thanë të mërkurën autoritetet lokale shëndetësore në Torino.

Si ylli portugez, ashtu edhe disa futbollistë të Amerikës së Jugut përfshirë Paulo Dybala, Juan Cuadrado, Danilo dhe Rodrigo Bentancur u larguan nga hoteli i ekipit të Juventusit pa pritur rezultatet e tamponit.

“Vetë klubi na tha që disa lojtarë ishin larguar nga vendi i izolimit dhe për këtë arsye ne do të njoftojmë autoritetin kompetent, që është Prokuroria, për atë që ndodhi,” tha Roberto Testi, një drejtor i autoritetit shëndetësor në rajonin e Piemonte, nga agjencia e lajmeve Ansa.

E gjithë skuadra dhe stafi i Juventusit ishin izoluar nga e shtuna, një procedurë që nuk i ndalon ata të stërviten ose të luajnë, por ndalon kontaktin me personat jashtë.

Të dy personat që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 në klubin juventin ishin pjesë e stafit, pra jo futbollistë, por kjo nuk e ul shansin e infektimit të lojëtarëve.

Nuk dihet ende se çfarë dënimi mund të marrë ylli portugez dhe shokët e tij të skuadrës, dhe as nëse janë të infektuar me Covid-19.

Inboxi i Taynës është plot me reperë shqiptar dhe të huaj, çfarë bën këngëtarja?

Një femër shumë seksi dhe e talentuar si Tayna është ëndrra e çdo djali dhe të shumtë janë ata që mundohen ta bëjnë për vete.

Në ditët e sotme, mënyra më e thjeshtë për të komunikuar me dikë janë rrjetet sociale dhe merreni me mend vetë ç’bëhet në inbox-in e Taynës!

Jo vetëm persona të panjohur, por edhe emra të famshëm të shoëbiz-it shqiptar e të huaj i shkruajnë reperes shqiptare dhe ajo na e pranoi vetë.

Si një “as” nënë mëngë, Tayna përdori sot faktin që lista e saj e mesazheve është plot me emra reperësh, për të na “lënduar” ndjenjat të gjithëve.

Në një postim në InstaStory, ajo ka shkruar:

“Mendon se mund të lëndosh ndjenjat e mia? Unë i kam të gjithë reperët tuaj të preferuar në mesazhe. Kombëtarë e ndërkombëtarë!”

 

 

A e rrahu Ramushi? Anita Haradinaj e mohon, doktorët thonë të kundërtën

Dy ditë më parë në mediat online kosovare qarkulloi një lajm sipas të cilit, ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është konfrontuar fizikisht me bashkëshorten Anita Haradinaj dhe kjo e fundit ka përfunduar në spital nga plagët e marra.

Teksa lajmi ‘mori dhenë’ gazetarja Anita Muçaj- Haradinaj e ka ndjerë të nevojshme të reagojë përmes një statusi në facebook, ku mohon kategorikisht që ajo dhe bashkëshorti të kenë patur një konflikt të tillë. Ajo shpreh keqardhjen si gazetare për uljen e nivelit të medias në Kosovë.

“Kam 20 vjet qe punoj dhe jam pjese e medias ne Kosove dhe sot shpreh keqardhje për nivelin e mediave dhe tendences per te prodhuar lajme banale, tituj banal e thashetheme për dy klikime me shume a me pak, kam qene shume here pjese e lajmeve te tilla dhe e kam kuptuar qe injorimi do te ishte forme e drejte e pergjigjes se thashethemeve por kjo e mbrëmshmja ishte e pamundshme te injorohet sepse unë jam nene, motër, mike, shoqe e dikujt dhe normalisht ka shqetësuar dike diku! Prandaj është e turpshme te prodhohen lajme kaq te ulëta! Unë jam shume mire dhe kam 17 vjet qe jam shume mire me Ramushin”, shkruan Haradinaj.

Së fundmi, “Bota sot” raporton se burime nga Urgjenca e spitalit kanë konfirmuar lajmin se në spital ka mbërritur e dëmtuar fizikisht ka qenë Anita.

Po ashtu burimet bëjnë me dije se në shtëpinë e ish- kryeministrit kanë mbërritur një ekip mjekësh, por Ramushi ka pranuar që vetëm dy prej tyre të futen brenda dhe të merren me mjekimin e Anitës.

Sipas mediave mjekët nuk pranojnë që të dalin publikisht të flasin për rastin në fjalë edhe pse kanë qenë vetë ata që kanë konfirmuar se Ramush Haradinaj ka rrahur gruan e tij. Bluzat e bardha janë shprehur se kanë frikë që ta bëjnë publik rastin.

 

Zbulohet i dashuri i Gabriel Garkos

Bota ende nuk e ka marrë veten nga momenti kur Gabriel Garko pranoi publikisht para ish të dashurës së tij, Adua de Vesco, se kishte prirje të tjera seksuale dhe se këtë gjë e kishte mbajtur të fshehtë prej vitesh.

Ai gjeti kurajon të pranonte para të tjerëve dhe vetes se për disa vite kishte jetuar vetëm një përrallë në lidhjen e tij me Aduan.

Gjatë transmetimit të Grande Fratello VIP, Garko nuk e tha drejtpërdrejtë se është homoseksual me premtimin se do të zbulonte gjithçka në “Verissimo” përballë Silvia Toffanit.

Një këngë për personin e zemrës, kujt ja dedikon Capital T?

Me postimin e fundit në rrjetet sociale, këngëtari i njohur kosovar, Capital T ka njoftuar se shumë shpejt do të sjellë një projekt të ri muzikor dedikuar nënës së tij.

“FJALT E NANËS”  njo prej kangve t’zemrës qe ja kom kushtu të shtrenjtës nanë • Video se shpejti…”, ka shkruar Trimi në postimin e fundit ku ka ndarë disa foto nga ky projekt.

Ndjekësit kanë lënë menjëherë një sërë komentesh, ndërsa Capital ka zgjedhur të mos zbulojë asnjë detaj tjetër. Kujtojmë se ky është projekti i parë të artistit kosovar i cili është dedikim për njeriun më të shtrenjtë të tij, nënën.

Disa muaj më parë, Capital solli albumin e tij më të fundit muzikor, të titulluar ‘Sculpture’, këngët e të cilit u kthyen menjëherë në hite.

Bebe Rexha mëson reperen amerikane twerk me këngë shqiptare

Bebe Rexha është ndër ato artiste që tashmë ka kaluar çdo kufi me artin e saj. Së fundmi, ajo ka zbuluar se do të sjellë një bashkëpunim me reperen amerikane Doja Cat, i cili publikohet të premten. Siç mund të pritej, në prapaskena gjatë xhirimeve Bebe nuk i ndahet rrënjëve shqiptare. Ajo ka në sfond këngët popullore shqiptare dhe ka ndarë në rrjetet sociale çastin e saj të preferuar të ditës.

Bebe i ka treguar reperes Doja për këngët shqiptare dhe ka publikuar një video teksa kjo e fundit bën “tëerk” me to. Le të themi që kërcimi tradicional është pak më ndryshe, por Doja duket se po e shijon sipas stilit të saj.

 

Nuk kishte marëdhënie, aktorja italiane flet pasi Gabriel Garko doli hapur gay

Deklaratat e Gabriel Garko në Grande Fratello VIP ishin surprizuese për të gjithë ata që nuk ia kishin idenë se aktori i famshëm, aq i pëlqyer nga gratë dhe vajzat, është gay. Dy javë pasi Garko e pranoi hapur homoseksualitetin e tij, është rrëfyer edhe aktorja Eva Grimaldi, me të cilën ai ka pasur një lidhje për 8 vite. Marrëdhënia e tyre, njësoj si ajo me Adua Del Vesco-n, ka qenë e sajuar, megjithëse mbështetej nga ndjenja të mëdha reciproke. Aktorja e zbuloi këtë gjë në një intervistë për revistën javore “Chi”.

“Historia jonë është krijuar 14 vjet më parë. Nuk ka pasur kurrë seks, ai kishte nevojë për mua dhe unë gjithmonë e mbrojta atë. Por ekziston një dashuri e thellë që na lidh, edhe sot dhe shkon përtej sferës fizike… Unë madje do të isha martuar ose do të kisha një fëmijë me të… Të qarat e tij në TV këto ditë? Janë vetëm rezultat i vuajtjeve të ndrydhura të një jete të tërë”, -thotë Grimaldi, e cila vazhdon të ruajë me Garko-n një miqësi të thellë, aq sa e ftoi atë në martesën e saj me Imma Battaglia-n.

Pas shfaqjes së tij në Grande Fratello, aktori ishte i pranishëm në emisionin Verissimo, ku dha ​​një intervistë shumë të gjatë në të cilën u hap plotësisht, duke zbuluar se kishte pasur marrëdhënie me burrat, në të kaluarën dhe në të tashmen. Në studion e Silvia Toffanin, Garko nuk foli në mënyrë të qartë për një “histori të trilluar” me Grimaldi-n, por versioni i tij ishte në thelb i njëjti: të dy kanë jetuar së bashku për tetë vjet dhe kishin një marrëdhënie intensive, por pa intimitet.

Si Grimaldi, edhe Garko, sot janë haptas homoseksualë. Nëse aktori e pranoi vetëm së fundmi, Eva e ka bërë që në vitin 2017. Ajo foli për këtë në çështje në Isola dei Famosi, duke zyrtarizuar historinë e dashurisë me Imma Battaglia-n që nisi nga viti 2010. Aktorja dhe aktivistja janë martuar më 19 maj 2019. Në të kaluarën, Eva ka qenë gjithashtu e martuar me sipërmarrësin Fabrizio Ambroso.

Ndërsa Garko pranoi në Verissimo marrëdhënien me Gabriele Rossi-n, tani e mbaruar, si dhe një lidhje të gjatë me një burrë të quajtur Riccardo.

 

 

E mbani mend Polatin? Sot aktori rrezikon 12 vite burg

Aktori turk Necati Sasmaz është shumë i njohur në vendin tonë nga roli i Polat Alemdar në serialin shumë të ndjekur “Lugina e Ujqërve”. Së fundmi aktori është në telashe pas ndarjes nga bashkëshortja e tij. Mediat turke raportojnë se Sasmaz rrezikon 12 vite burg pasi ka regjistruar zërin e bashkëshortes pa lejen e saj dhe e ka paraqitur si provë para gjykatës. Bashkëshortja e aktorit, Nagehan kërkoi të divorcohej vitin e kaluar.

Teksa gjyqi vazhdonte, Sasmaz paraqiti si provë një CD me regjistrime audio nga bisedat me bashkëshorten në Ëhatsapp. Nagehan bëri ankesë ndaj këtij veprimi duke deklaruar se 11 audiot ishin regjistruar pa e informuar atë. Tani aktori rrezikon 12 vite burg teksa vendimi i gjykatës pritet të merret në ditët në vazhdim.

 

E pabesueshme, Adele dhe Naomi Campbell në luftë për dashurinë ndaj reperit

Adele dhe Naomi Campbell kanë nisur një luftë të hapur me njëra-tjetrën për të fituar vëmendjen e reperit Skepta. Burime pranë këngëtares kanë thënë se Adele kalon shumë mirë në shoqërinë e reperit dhe ata të dy kanë nisur të afrohen me njëri-tjetrin që vitin e shkuar.

“Adele ka një afeksion ndaj Skeptas, por ajo është në konkurrencë të vërtetë me Naomin. Adele insiston se thjesht po argëtohen, por të gjithë e dinë se ajo dhe Naomi janë të çmendura pas Skeptas dhe të dyja po shpresojnë për diçka serioze”, kanë thënë disa burime shumë të afërta me Adele për revistën “Heat”.

Këngëtarja i dha fund lidhjes me bashkëshortin Simon Konecki vitin e shkuar dhe pak kohë pas divorcit u përfol për një romancë mes saj dhe Skeptas. Muajin e shkuar të dy ata u panë bashkë në Londër dhe dëshmitarët thanë se Adele e Skepta dukeshin shumë të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ndërkohë thuhet se Naomi ka qenë në lidhje me reperin në vitin 2018-të pasi u shfaqën bashkë në një kopertinë për revistën “GQ”.

 

Mozzik dhe Loredana duket se nuk janë bashkë vetëm për vajzën e tyre

Prej disa javësh rrjeti po zien nga lajmet se Mozzik dhe Loredana janë rikthyer me njëri-tjetrin, pas kohësh të ndarë. Të gjitha detajet e vogla vërtetojnë vetëm diçka: ata janë bashkë dhe po e mbajnë të fshehtë!

Madje, ata ishin sërish bashkë ditën e sotme, teksa i “tradhtoi” makina Audi me të cilën kanë udhëtuar. Fillimisht, ishte Loredana ajo që publikoi një story duke i dhënë kësaj makine:

Më pas, Mozzik ndau në InstaStory një foto të tijën po në të njëjtën makinë:

Për ata që janë të paqartë, kjo është makina për të cilën bëhet fjalë (në foton e mëposhtme makinat janë pranë shtëpisë së Loredanës).

Jo vetëm që s’janë vetëm, por me dyshen është edhe këngëtarja e njohur Kida! Madje, së bashku kanë takuar disa fansa siç mund ta shihni në provën e radhës:

Sot, Loredana dhe Kida ndanë në rrjete sociale foto e video me look-un e njëjtë, ndërsa të gjithëve na lind vetëm një pyetje: Po vjen një bashkëpunim?

U zhduk para dy muajsh, gjendet trupi i modeles së re

Një modele, e zhdukur prej disa kohësh është gjetur brenda një varri masiv. Ajo u rrëmbye në rrugë nga katër burra të armatosur e të maskuar dhe u hodh në një kamion.

Yessenia Estefania Alvarad u raportua e zhdukur nga prindërit e saj të premten e 14 gushtit. 24-vjeçarja meksikane u rrëmbye teksa bënte Pazar në qytetin e Ciudad Obregon. Ajo u gjet e vdekur brenda një varri ku ndodheshin të paktën edhe gjashtë trupa të tjerë.

Ndërkohë viktimat e tjera nuk janë identifikuar. Yessenia, e cila është nënë e një fëmijë, u identifikua nga të afërmit që njohën veshjet e saj brenda varrit masiv. Më pas analiza e AND-së vërtetoi se ishte trupi i 24-vjeçares.

Pasi ajo u zhduk, i vëllai publikoi fotografinë e saj në internet duke kërkuar ndihmë për ta gjetur.

Pasi mori vesh lajmin e vdekjes së motrës, Carlos Alvarado Rivera shkroi: “Do më mungosh shumë motra ime. Së shpejti do jemi së bashku, mbretëresha ime.”

Policia gjeti në varrin masiv mbetjet e gjashtë personave të tjerë, përfshirë tre burrave, dy grave dhe një viktime, gjinia e të cilit nuk është identifikuar.

Deri tani janë arrestuar tre persona të dyshuar për vrasjet.

 

Kim Kardashian mbush 40 vjeç, por do ta shtyjë ditëlindjen vitin e ardhshëm për këtë arsye

Kim Kardashian nuk do ta festojë ditëlindjen e 40-të ashtu siç kishte planifikuar për këtë vit. Ajo do të mbushë 40 vjeç më 21 tetor, por nuk do të festojë ditëlindjen derisa të vendosen kufizimet e koronavirusit, gjë që ajo shpreson të bëhet në vitin 2021.

Duket se shtyrja ka të bëjë edhe me dramën familjare që familja Kardashian po kalon së fundmi.

Ato anuluan shfaqjen “Keeping Up With The Kardashians”, për shkak të çrregullimeve mendore që bashkëshorti i saj, Kanye West shfaqi gjatë fushatës presidenciale.

“Unë kisha planifikuar gjithçka”,- tha nëna e 5 fëmijëve për revistën “Grazia”.

“Festa do të quhet ‘Wild Miss West’. Unë kisha planifikuar të vishja një kostum metalik. Nuk dua ta ‘harxhoj’ veshjen e personalizuar në një festë vetëm me 5 persona, prandaj do të pres deri vitin e ardhshëm”,- u shpreh Kim.

Çifti nuk i ka pasur mirë punët, që kur Kanye kandidoi si president i Shteteve të Bashkuara, periudhë gjatë së cilës Kim tha se ai kishte shfaqur sjellje bipolare. E tërë familja Kardashian nuk e mbështeste reperin në këtë rrugë që kishte marrë, megjithatë ai vendosi të mos hiqte dorë.

Mediat raportojnë se Kanye po përpiqet të “gjejë veten”, ndërkohë që Kim është përqendruar në shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve të saj.

Është zyrtare, Tom Cruise dhe Elon Musk do të xhirojnë një film në hapësirë

Planet e Tom Cruise dhe Elon Musk për të realizuar një film në hapësirë janë finalizuar. Udhëtimi i aktorit drejt hapësirës është planifikuar që të bëhet në vitin 2021.

Tom Cruise u bashkua me biznesmenin Elon Musk dhe NASA-n për të xhiruar një film të ri në hapësirën kozmike, me regjisor Doug Liman.

Projekti tani është plotësisht në rrugën e tij, pasi Space Shuttle Almanac konfirmoi në Tëitter se Stacioni Hapësinor Axiom, i pilotuar nga Michael Lopez-Alegria, do të niset për një mision në tetor 2021 me Cruise dhe Liman në bord.

NASA konfirmoi përfshirjen e tyre në projekt në fillim të këtij viti.

 

Këngë me Hadithe në shfaqje, Rihanna kërkon falje besimtarëve musliman

Modelet që reklamuan koleksionin e saj, kërcyen nën ritmet e këngës “Doom”, e cila ishte miksuar me disa vargje të shenjta islamike të hadithit mysliman, raporton “BBC”. Hadithi ka të bëjë me shenjat e ditës së gjykimit.

Të martën, Rihanna vendosi që të reagojë për herë të parë rreth kësaj çështjeje, duke bërë një shkrim të gjatë në Instastory.

“Unë do të doja të falënderoja komunitetin mysliman për vënien në dukje të një detaji të madh që ishte padashur fyese në shfaqjen tonë. Më e rëndësishmja, do të doja t’ju kërkoja falje për këtë gabim të madh, por pa qëllim”,- shkroi fillimisht këngëtarja.

Më pas, ajo shtoi se i vjen thellësisht keq që vëllezërit dhe motrat myslimanë janë prekur nga kjo gafë.

“Ne e kuptojmë se kemi lënduar shumë nga vëllezërit dhe motrat tona myslimane dhe unë jam jashtëzakonisht e dëshpëruar nga kjo gjë. Unë nuk luaj me asnjë lloj mosrespektimi ndaj Zotit ose ndonjë feje dhe e di se përdorimi i  këngës në projektin tonë ishte plotësisht i papërgjegjshëm. Do sigurohemi që diçka e tillë mos të përsëritet më. Faleminderit për faljen dhe mirëkuptimin”, përfundoi artistja.

Kejvina Kthjella publikon foton me fotoshop, ndjekësit i kthehen keq

Kejvina Kthella ka realizuar një fotosesion e veshur me fustan nusërie. Ish-velina dukej mahnitëse me fustanin e bardhë, që i vinte në pah gjoksin e saj bombastik.

Por ndjekësit kanë vënë re një detaj në dorën e saj dhe e akuzuan për photoshop. Në një prej fotove Kejvina Kthellës i mungon tatuazhi në krahun e saj.

“Diku me tato në krah, dhe diku jo, si? 🤗”- i komentoi ndjekësja.

“Ëaaaaaaa hahahah unë se kisha vënë re 🤣”- iu kthye Kejvina Kthella.

Ndërsa ndjekësja shtoi: “Ma mori mendja 🤣😂”

Ish-velina është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe herë pas here ndan me ndjekësit foto provokuese, ku nuk ngurron të ekspozojë asetet e saj.

 

Noizy e shau në telefon, Blero pranon fajin e zënkës me reperin

Blero Muharremi së fundmi ka dhënë një intervistë për emisionin ‘Glamour Zone’ dhe ka folur për shumë gjëra nga jeta dhe karriera profesionale.

Ai ka kujtuar dhe një nga ngjarjet që bëri bujë vite më parë në mediat shqiptare, pikërisht momentin kur reperi Noizy e kërcënoi me fjalor dhe e ofendoi në telefon. Kjo bisedë që akoma ndodhet në YouTube është përmendur në emision nga moderatorja Ester Bylyku, teksa nuk mungoi një përgjigje edhe nga Blero. Siç deklaroi, ai lë të kuptohet se gjërat mes tij dhe Noizyt më në fund janë zgjedhur.

“Vite më parë, ti dhe Noizy keni patur një zënkë në telefon. Çfarë ndodhi më pas? Jeni takuar për të sqaruar gjërat?”, ka qenë pyetja e prezantueses, gjersa Blero vazhdoi duke thënë se është sqaruar çdo gjë.

“Sinqerisht, ka qenë faji im prej fillimit. Unë kam qenë ai që kam filluar zënkën kot e kot. Se kam njohur nga afër, kështu që pas asaj që ka ndodh sigurisht që jemi takuar, madje kemi bërë edhe një turne në Neë York. Nuk është ndonjë çudi e madhe”, shton Blero.

Pas shumë vitesh, Nicole Kidman pendohet që u nda nga Tom Cruise

Aktorja Nicole Kidman ka folur së fundmi për martesën e saj me Tom Cruise.Nicole është rikthyer pas në kohë duke kujtuar filmin ‘Eyes Wide Shut’ ku dyshja mori pjesë.Në një intervistë  për Neë York Times ,aktorja u shpreh se ajo dhe Tom kishin një martesë të lumtur, kur u pyet nëse  kishte ushqyer ndonjë ‘ndjenjë negative’ në lidhje me martesën e tyre gjatë asaj kohe.“Ne do të shkonim në gara pas atyre skenave”, kujtoi Kidman.

“Do merrnim me qira një vend dhe do shkonim në gara në tre të mëngjesit. Nuk e di se çfarë të them tjetër”.Kidman dhe Cruise birësuan dy fëmijë, Isabella dhe Connor para ndarjes së tyre në 2001.Më pas aktorja u martua me këngëtarin Keith Urban me të cilin ka dy vajza, Sunday 12 vjeçe dhe Faith, 9 vjeç. Tom ka vetëm një vajzë , Suringa martesa e tij gjashtë-vjeçare me Katie Holmes.

Kylie dhe Khloe Kardashian rikthehen sërish me partnerët pas ndarjeve

Kylie Jenner dhe Khloe Kardashian janë bashkuar së fundmi me ish-partnerët e tyre, Travis Scott dhe Tristan Thompson.

Kylie u ribashkua me Travis për një ditë , pasi të dy vendosën të shoqëronin vajzën e tyre, Stormin, në një tokë të mbjellë me kunguj. Ishte vetë Kylie që publikoi foto në rrjetine saj social Instagram.Por Kylie nuk ishte e vetmja nga familja që u bashkua me ish-partnerin, sepse dy ditë më parë edhe Khloe e Tristan u ritakuan për një festë që kishte lidhje me vajzën e tyre, True. Ata të dy vizituan një fermë kungulli dhe morën pjesë në një festë ku ishin të pranishëm edhe Kim Kardashian me Kanye West dhe fëmijët e tyre.

 

Bëri lëmsh Malumën dhe Neymar, modelja flet për marëdhënien mes tyre

Pas muajsh polemikash rreth Natalia Barulich, Neymar dhe Maluma, modelja thyen heshtjen për marrëdhënien e saj me dy çunat simpatikë.Padyshim, një nga lajmet që mori vëmendjen e mediave të ndryshme ndërkombëtare gjatë gjithë kësaj vere ishte trekëndëshi i dashurisë që lindi mes këngëtarit kolumbian, Maluma, ish-partneres së tij, Natalia Barulich, dhe ylli brazilian, Neymar.Për javë të tëra u aludua se ‘Hawaii’, ishte një dedikim i veçantë për Natalian.

Situata arrititi kulmin, kur Neymar dhe shokët e ekipi të tij kënduan “Hawaii”, dhe pas kësaj, Maluma mbylli llogarinë e tij në Instagram, diçka që na futi në dyshime. Sidoqoftë, Maluma i mohoi këto zëra, si dhe rivalitetin e tij me Neymar, përmes një live në Instagram, ku u shpreh se gëzon respekt për brazilianin dhe se nuk është në dijeni të lidhjes së tij me Natalian , teksa shtoi se secili mund të bëjë ç’të dojë me jetën e tij.

E teksa të gjithë donim të dini raportin e Neymar me Natalia, kjo e fundit tani, më shumë se një muaj pas polemikave, ka zgjedhur të thyejë heshtjen në lidhje me marrëdhënien aktuale që ka me Neymar, kjo përmes një interviste ekskluzive dhënë për programin televiziv meksikan, ‘Ventaneando’.Përmes kësaj, modelja kroate konfirmoi se mes saj dhe futbollistit nuk ka asgjë më shumë se një miqësi.

“Ai është një mik i shkëlqyeshëm dhe nuk e di pse mediat mendojnë se jemi bashkë, vetëm sepse bëmë një set fotografik. Unë e adhuroj atë, ai është një person i shkëlqyeshëm, ai është një mik i shkëlqyeshëm, ai gjithmonë ka qenë një djalë i adhurueshëm dhe është një person i shtrenjtë në jetën time.”- tha modelja.
Nuk kishte si të shpëtonte pa i thënë disa gjëra edhe për lidhjen e saj të vjetër me Maluma dhe polemikat që lindën rreth ‘Hawaii’, duke thënë se tashmë e ka hedhur pas krahëve këtë kapitull dhe se nuk i intereson nëse kënga ishte dedikim për të apo jo.

“Unë nuk besoj asgjë në lidhje me të. Unë nuk e di nëse ai ma kushtoi, apo jo, e vërteta është se nuk më intereson. Ai i përket të kaluarës dhe unë dua ta lë atje, ishte një kapitull në jetën time për të cilin nuk pendohem. Por është koha ta kapërcejmë këtë, sepse jemi ndarë që prej një viti.”- përfundoi ajo.

Një nga polemikat më të mëdha të 2020 është sqaruar, dhe gjithçka duket se tregon se Maluma dhe Natalia Barulich i dhanë fund marrëdhënies së tyre në mënyrë paqësore, ndërsa marrëdhënia midis modeles dhe Neymar nuk shkon përtej një miqësie të fortë.

Kendall Jenner nuk u ndahet basketbollistëve, zbulohet lidhja e re

Kendall Jenner po përflitet  prej kohësh për një me basketbollistin Devin Booker. Së fundmi burime pranë dyshes kanë treguar për ‘Hollywoodlife’ se Kendall është duke u dashuruar me Devin çdo ditë e më shumë.

“Ajo nuk është si motrat e saj, nuk po nxiton për të gjetur një partner. Kendall nuk ndien presion dhe e do pavarësinë e saj. Ajo nuk ka menduar kurrë të martohet sapo të gjejë një të dashur”, ka treguar burimi pranë modeles për revistën.

Nuk kemi kryer marëdhënie, Mariah Carey flet për lidhjen me miliarderin

Këngëtarja 50-vjeçare zbuloi gjatë një interviste për “The Guardian” arsyen përse kjo marrëdhënie nuk ishte e përfshirë në autobiografinë e saj të kujtimeve, raporton “Mirror”.

“Nëse do të ishte një marrëdhënie e rëndësishme, do të ishte në autobiografi. Nëse jo, nuk ka ndodhur”,- është shprehur këngëtarja.

“Nuk kemi pasur marrëdhënie fizike, për të qenë e sinqertë me ju”,- pranoi Mariah.

Ajo nisi një lidhje me miliarderin në 2015-tën dhe u fejua me të 9 muaj më vonë. Por vetëm 9 muaj pas vendosjes së unazës, ata u ndanë.

Ndërkohë që Carey nuk ka preferuar të flasë, James ka treguar se marrëdhënia me këngëtaren ka qenë shumë toksike dhe prandaj i dhanë fund.

Edhe pse nuk e ka përfshirë Packer në autobiografi, ajo shkruan për kohën kur shoqërohej me lojtarin e bejsbollit, Derek Jeter, duke zbuluar se ai ishte “personi i dytë me të cilin kishte fjetur”.

Mariah gjithashtu flet për martesën me Tommy Mottola, nga 1993 në 1998 dhe se si prishja e marrëdhënies së tyre çoi në një grindje midis saj dhe yllit tjetër, Jennifer Lopez .

Ajo gjithashtu përmend lidhjen me aktorin Nick Cannon. Dyshja ishin martuar nga 2008 deri në 2016 dhe kanë dy fëmijë bashkë, binjakët Moroccan dhe Monroe, 9 vjeç.

E tradhëtoi me 8 shokët e tij, dhëndrri tregon gjithçka ditën e dasmës

Për shumicën e çifteve të lumtur, dita e martesës është një mundësi për të deklaruar dashurinë dhe përkushtimin e palëkundur ndaj njëri-tjetrit, përpara të gjithë miqve dhe familjarëve.

Por, një dhëndër i guximshëm përdori ditën e dasmës për të nxjerrë në pah gënjeshtrat dhe për ta poshtëruar nusen, që e kishte tradhtuar me tetë ish-shokët e tij.

Një i ftuar i dasmës me emrin Shawn, i cili ishte dëshmitar i dramës, tregoi historinë e tmerrshme në karrigen e kuqe të Graham Norton.

Ai tha: “Të gjithë filluan të mbanin fjalimet e tyre dhe më pas dhëndri u ngrit dhe tha ‘ne do të luajmë një lojë‘”.

Pasi bëri që të gjithë mysafirët të ngriheshin në këmbë, ai u kërkoi të kthejnë pjatat e tyre për të parë nëse kishte ngjitës të kuq në pjesën e poshtme.

Shawn vazhdoi: “Të gjithë bënë atë që dhëndri u tha, por vetëm tetë djem mbetën në këmbë“.

Dhëndri pastaj tha: “A mund të shihni të gjithë tetë zotërinjtë që kanë mbetur në këmbë?

Ata kanë fjetur me gruan time që kur jemi fejuar dhe unë tani po anulloj çdo gjë.”

Ai më pas doli nga dhoma pa thënë asgjë tjetër, duke i lënë të ftuarit në një gjendje shoku total.

Eros Grezda lutet nga spitali, nuk tregon arsyet përse është shtruar

Ditën e djeshme, futbollisti i njohur, Eros Grezda, i ka merakosur të gjithë me postimin që bëri në llogarinë e tij në Instagram.

I shtrirë dhe i lidhur me aparaturat e nevojshme, Grezda ka bërë një foto për të gjithë ndjekësit, krah së cilës shkruante: “Zoti i sfidon njerëzit.. Njerëzit që njohin karakterin tim e dinë që do bëj gjithçka që të kthehem më i fortë se kurrë.”

Përveç kësaj, partneri i Oriola Marashit nuk tregon asgjë më shumë se ç’i ka ndodhur dhe pse ndodhet në spital.

As Oriola nuk ka reaguar në lidhje me gjendjen shëndetësore të tij.

 

Dua Lipa nuk ndalet, kryeson listën e çmimeve MTV

Lady Gaga është artistja me më shumë nominime për MTV Europe Music AËards, me plot 7 të tilla, e ndjekur nga grupi K-Pop, BTS dhe Justin Bieber, me pesë nominime. Dua Lipa është gjithashtu një nga artistet që është nominuar në kategori të rëndësishme, si “Artisti më i mirë”, “Kënga më e mirë”, “Artisti më i mirë pop”. Dua është gjithashtu e përzgjedhura për “Best Act” e cila përfaqëson Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën.

Ceremonia dy-orëshe e MTV EMA do të transmetohet më 8 nëntor, ndërkohë që fansat kanë të drejtë të votojnë deri më 2 nëntor.

Lista e plotë e nominimeve për këtë vit:

VIDEOJA MË E MIRË
Billie Eilish, “everything i ëanted”
Cardi B, “ËAP” ft. Megan Thee Stallion
DJ Khaled, “POPSTAR” ft. Drake
Karol G, “Tusa” ft. Nicki Minaj
Lady Gaga, Ariana Grande, “Rain On Me”
Taylor Sëift, “The Man”
The Ëeeknd, “Blinding Lights”

ARTISTI/JA MË I/E MIRË
Dua Lipa
Harry Styles
Justin Bieber
Lady Gaga
Miley Cyrus
The Ëeeknd

KËNGA MË E MIRË
BTS, “Dynamite”
DaBaby, “Rockstar” ft. Roddy Ricch
Dua Lipa, “Don’t Start Noë”
Lady Gaga, Ariana Grande, “Rain On Me”
Roddy Ricch, “The Box”
The Ëeeknd, “Blinding Lights”

BASHKËPUNIMI MË I MIRË
BLACKPINK, Selena Gomez, “Ice Cream”
Cardi B, “ËAP” ft. Megan Thee Stallion
DaBaby, “Rockstar” ft. Roddy Ricch
Justin Bieber, “Intentions” ft. Quavo
Karol G, “Tusa” ft. Nicki Minaj
Lady Gaga, Ariana Grande, “Rain On Me”
Sam Smith, Demi Lovato, “I’m Ready”

BEST POP
BTS
Dua Lipa
Harry Styles
Justin Bieber
Katy Perry
Lady Gaga
Little Mix

GRUPI MË I MIRË
5 Seconds of Summer
BLACKPINK
BTS
Chloe x Halle
CNCO
Little Mix

ARTISTI/JA I/E RE MË I/E MIRË
BENEE
DaBaby
Doja Cat
Jack Harloë
Roddy Ricch
YUNGBLUD

ÇMIMI I FANSAVE
Ariana Grande
BLACKPINK
BTS
Justin Bieber
Lady Gaga
Taylor Sëift

BEST LATIN
Anuel AA
Bad Bunny
J Balvin
Karol G
Maluma
Ozuna

BEST ROCK
Coldplay
Green Day
Liam Gallagher
Pearl Jam
Tame Impala
The Killers

BEST HIP HOP
Cardi B
DaBaby
Drake
Eminem
Megan Thee Stallion
Roddy Ricch
Travis Scott

BEST ELECTRONIC
Calvin Harris
David Guetta
Kygo
Marshmello
Martin Garrix
The Chainsmokers

BEST ALTERNATIVE
blackbear
FKA tëigs
Hayley Ëilliams
Machine Gun Kelly
The 1975
tëenty one pilots

VIDEO FOR GOOD
Anderson .Paak, “Lockdoën”
David Guetta & Sia, “Let’s love”
Demi Lovato, “I Love Me”
H.E.R., “I Can’t Breathe”
Jorja Smith, “By Any Means”
Lil Baby, “The Bigger Picture”

BEST VIRTUAL LIVE
BTS, Map Of The Soul Concert Live Stream
J Balvin, Behind The Colores Live Experience
Katy Perry @ Tomorroë Land, Around The Ëorld
Little Mix, UNCancelled
Maluma, Papi Juancho Live
Post Malone, Nirvana Tribute

BEST ACT
Lady Gaga (SHBA)
Megan Thee Stallion (SHBA)
Cardi B (SHBA)
Justin Bieber (KANADA)
The Ëeeknd (KANADA)
Dua Lip (MBRETËRI E BASHKUAR & IRLANDË)

Kanye West qenka infektuar me virusin korona dhe ne tani e marrim vesh

Kim Kardashian, në një intervistë për Grazia, foli ndër të tjera për infektimin e Kanye West me Covid-19, të cilën Kim e cilësoi si një “eksperiencë të frikshme”.

“Kanye u infektua në fillim [të pandemisë], kur askush nuk e dinte se çfarë po ndodhte realisht. Ishte kaq e frikshme dhe e panjohur.” – tha ajo.

Çifti u izolua në shtëpi së bashku me katër fëmijët dhe nuk kishin “asnjë tjetër që t’i ndihmonte”.

“Shkoja dhe i ndërroja rrobat dhe e ndihmoja që të ngrihej nga shtrati. Ishte sfiduese, sepse çdo gjë ishte e panjohur. Të ndërroja çarçafët me doreza dhe maskë ishte një periudhë tmerruese.”

Kanye është shëruar nga virusi dhe ai së bashku me Kim thuhet se po punojnë për marrëdhënien e tyre. Në gusht, një burim tha për People se “Kim është ende duket u përqendruar që martesa të funksionojë. Ajo është goxha e qetë për planet në të ardhmen, por tani për tani, është mirë. Ai po ecën përpara me fushatën presidenciale. Ky është një vendim për të cilin askush nuk mund ta bëjë të ndryshojë mendim.”

Në fund të korrikut, Kim foli për herë të parë për betejën e reperit me çrregullimin e bipolaritetit.

Stresi se lë të dashurën nga goja, ajo i kthehet se janë të divorcuar

Teksa foli për marrëdhënien e tij me Keisin në emisionin “NIN”, Stresi deklaroi se kjo e fundit vazhdon të mbetet e shtrenjtë për të, duke dhënë edhe arsyen pse. “Ajo vajzë mban akoma mbiemrin tim”, ka theksuar Keisi.

Por, sa e vërtetë është kjo? Keisi nuk ka humbur kohë, duke treguar se si qendron puna në të vërtetë. Ajo ka fotografuar badge-n e punës, ku lexon: ‘Keisi Bezhani’. Pra, Keisi jo vetëm që nuk mban më mbiemrin Lushaj, por duket se nuk ka ndërmend ta kthejë kokën pas. “Badge më i lezetshëm i kompanisë”, ka shkruar ajo, duke shtuar edhe një ikonë feste. Ndoshta, Keisi ka pritur jo pak të shkëputet përfundimisht nga marrëdhënia me Stresin, nisur nga gjithë uljet e ngritjet që ka pësuar gjatë kësaj kohe martesa e çiftit.

Keisi jeton në Kanada prej shumë vitesh, ndërsa raporti me reperin ka qenë më së shumti një dashuri në distancë. Pra, Stresi ka patur më shumë se një arsye për tu shprehur se mes tij dhe Keisit vështirë se mund të mendohet një rikthim…

 

Xherdan Shaqiri pozitiv me virusin korona, cfarë do të ndodh me skuadrën?

Xherdan Shaqiri është infektuar me Covid-19. Lajmin e ka konfirmuar vetë Federata e Futbollit të Zvicrës.

Aktualisht, Shaqiri gëzon gjendje të mirë shëndetësore. Futbollisti është izoluar në shtëpi, deri sa të shërohet plotësisht. Shaqiri është lojtari i tretë i Liverpool-it që infektohet me Covid-19. Thiago Alcântara dhe Sadio Mané ishin dy sportistët e tjerë të skuadrës që u preken nga virusi. Ekipi i Zvicrës pritet të luajë një ndeshje miqësore me Kroacinë të mërkurën, në St. Gallen. Por, ende nuk është marrë një vendim për ndonjë izolim të mundshëm lidhur me pjesën tjetër të ekipit, që dyshohet se kanë patur kontakt me Shaqirin. Ky i fundit do të merrte pjesë në miqësoren për Zvicrën për herë të parë që nga finalet e Ligës së Kombeve UEFA në qershor 2019.

Tashmë, pritet një tjetër deklaratë nga Federata zvicerane e Futbollit lidhur me vazhdimësinë e aktivitetit spotiv të skuadrës. Megjithatë, sipas të gjitha parashikimeve, me shumë mundësi ndeshja me Kroacinë nuk do të shtyhet për një datë të mëvonshme.

Vetëm gruan e ka të mirë, Orgesa Zaimi shpreh mendimin për Getin

Së fundmi, këngëtarja e njohur shqiptare, Orgesa Zaimi ka vendosur t’i përgjigjet një sërë pyetjesh në llogarinë e saj në ‘Instagram’. Një prej tyre që ka dalluar ka qenë ajo se çfarë mendimi gëzon Orgesa për reperin kosovar, Getoar Selimi.

“Që ka një grua të bukur jashtë dhe brenda”, është përgjigjur Orgesa krah postimit në ‘Instastory’, ku ka etiketuar edhe moderatoren, Marina Vjollca.

Orgesa i është përgjigjur gjithashtu një sërë pyetjesh të tjera duke treguar se si ia ka dalë të jetë pozitive gjatë gjithë kohës dhe të jetë po aq e suksesshme edhe në muzikë.

Kujtojmë se momentalisht Zaimi është e angazhuar në programin për fëmijë në platformën dixhtale ‘Tring’.

E akuzuan se merrej me drogë, Sadna e famshme reagon duke qarë

Aktorët Sara Khan dhe Angad Hasija, të njohur si Sadna dhe Aleku nga seriali “Bidaai”, së fundmi ishin në vëmendje të mediave turke pasi emri i tyre u përmend si pjesë e një rrjeti droge, ku ishin të përfshirë shumë personazhe të shoëbizit indian.

Pas këtij lajmi, të dy aktorët reaguan duke hedhur poshtë të gjitha akuzat. Në një intervistë të fundit, Sara tregon se kur e mësoi lajmin, u shokua aq shumë sa tenoi të vriste veten. “Pa e ditur të vërtetën e këtyre lajmeve, njerëzit filluan të më sulmonin. Më quanin përdoruese droge. Ky incident më shokoi deri në atë pikë sa desh vrara veten”-u shpreh aktorja. Sara tregoi gjithashtu se aktorja Abigail nuk i kishte përmendur emrat e tyre gjatë hetimit

A quhet vjehrra Pashule? Sara Hoxha, e dashura e Ledrit e bën

Sara Hoxha dhe Ledri Vula presin të bëhen shumë shpejt prindër të një vajze dhe së fundi, organizuan një “babyshoëer” madhështor, me shumë të ftuar e një arredim mbresëlënës. Ishte një event i shumëkomentuar në mediat rozë, por që tregoi dhe dicka tjetër përvec haresë së pjesëmarrësve.

Në fotot e postuara, u pa qartë se cfarë marrëdhënie të shkëlqyer ka Sara me nënë e Ledrit, të cilit ka vënë dhe një emër me përkëdheli, e quan “Pashule”!!

 

Rita Ora fejohet? Këngëtarja shqiptare me unazë në dorë

Në korrik të këtij viti mediat zbuluan romancën e këngëtares me origjinë shqiptare Rita Ora. Prej pak muajsh artistja e njohur po shijon lidhjen e dashurisë me partnerin Romain Gavras. Së fundmi mediat britanike kanë fotografuar çiftin duke ecur krah njëri tjëtrit, të kapur për dore rrugëve të Londrës.

Ajo çfarë ka tërhequr edhe më shumë vëmendjen ka qenë një unazë diamanti në gishtin e 29 vjeçares, ç’ka ka bërë të nisin aludimet se çifti mund të jetë fejuar.

Rita dhe Romain janë ulur në një bar, ku kanë qenë nën shoqërinë e motrës së këngëtares, Elena Ora.

Rita ka preferuar që kësaj here të mos e ekspozojë lidhjen e saj në publik dhe dyshja kujdeset që të mos shfaqë shumë intimitet kur janë në ambiente publike.

Mendohet se dyshja kanë rreth 6 muaj që dalin së bashku.

Madonna refuzon David Guettën vetëm për shenjën e horoskopit

DJ francez David Guetta, në një intervistë për McFly et Carlito në YouTube, diskutoi për kohën kur Madonna u interesua për punën e tij, pasi ky i fundit fitoi Grammy në vitin 2011 për remiksin e këngës së saj “Revolver”.

“Më tha që e pëlqeu shumë remiksin tim dhe sugjeroi që të isha producent i albumit të ardhshëm. Mbërrita për drekë. Folëm për shumë gjëra – muzikën, çfarë donte të bënte me albumin. Super këndshëm. Isha thjesht unë dhe ajo. Të relaksuar, shumë ok. Hëngrëm drekë. Ishim shumë mirë dhe po mendoja se kur do të nisnim të punonim.” – ta Guetta.

Pastaj. Boom. Ai tha shenjën e horoskopit. Akrep.

“Papritur, ndryshoi fytyrën dhe më tha, ‘Më vjen keq, nuk do të jemi në gjendje të punojmë bashkë. Ishte një kënaqësi që të njoha. Mirupafshim!’”.

 

Jemi gati për martesë, Fjolla Morina e detyruar pranon lidhjen me biznesmenin

Pas arrestimit në pikën kufitarë Kosovë-Shqipëri, Fjolla Morina është momentalisht nën arrest shtëpie. Këngëtarja u vu nën pranga pasi në çantë iu gjetën dy pistoleta.

Fjolla shoqërohej edhe nga dy shtetas të tjerë, Fitim Muji dhe Fisnik Syla. Këta të funit u lanë të lirë, pasi nuk ishte gjetur asnjë shenjë gishtërinjsh në armët që këngëtarja mbante me vete. Në një tjetër dëshmi, Fjolla ka deklaruar se me biznesmenin Fisnik Syla kishte një lidhje dashurie dhe se dyshja ishin gati për martesë. “Jam nisur nga Kosova me makinën time, për në Tiranë pasi kam pasur për të bërë muzikë. Në makinë kam pasur edhe shtetasin Fitim Muji, shofer si dhe shokun tim Fisnik Syla. Gjatë kontrollit në PKK Morinë më kanë gjetur pistoletën dhe fishekët në çantë dhe në makinë. Pistoletën ma ka bërë dhuratë një miku im nga Gjermania, i cili nuk jeton më. Personat që unë kisha në makinë nuk ishin në dijeni se unë kam pistoletë, madje edhe unë vetë nuk e dija se e kam në çantë pistoletën. Deklaroj se Fitim Mujin e kam njohur para tre muajsh dhe e kam shoferin tim dhe të Fisnikut, pasi ai punon për Fisnikun. Ndërsa me Fisnik Syla jam njohur që herët dhe tani jemi të dashur, gati për martesë, por nuk e kam nxjerrë nëpër media, duke e mbajtur privat. Dua të deklaroj se mund të jem edhe shtatzënë pasi një test paraprak më ka dalë pozitiv”, është shprehur Fjolla.

Në një tjetër dëshmi, Syla ka pranuar lidhjen me këngëtaren, ndërsa ka deklaruar se nuk ka patur dijeni për armët që kjo e fundit mbante në çantë. “Jemi nisur nga Kosova me makinën e Fjollës dhe dua të deklaroj se Fjollën e kam të dashur prej 2-3 muajsh dhe kam lidhje me të, ndërsa shtetasin Fitim Muji e kam shokun tim prej kohësh pasi jemi nga i njëjti fshat. Po vinim në Tiranë pasi Fjolla kishte një klip për të bërë dhe ne po e shoqëronim. Nuk kisha dijeni për armët në makinë, pasi po ta dija nuk kisha hipur në atë makinë, se unë kam biznesin tim dhe nuk më shkon në mendje për të bërë ndonjë të pabërë. Fitimi është shoku im dhe nuk ka lidhje me Fjollën dhe është i papërfshirë në këtë ngjarje”, ka deklaruar biznesmeni. Fisnik Syla dhe Fitim Muji janë liruar me kusht nga Gjykata e Kukësit, ndërsa Fjolla po qendron nën arrest shtëpie në një banesë me qira në këtë qytet.

Afërdita Dreshaj shtatzanë për herë të parë, zbulohet gjinia e bebit

Afërdita Dreshaj shtatzënë për herë të parël! Lajmin e pritjes së ëmbël e konfirmoi vetë këngëtarja përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagram-it.

Në fotot/videot e publikuara Dreshaj duket më e emocionuar se kurrë teksa bashkë me bashkëshortin, zbulojnë gjininë e bebit.

“Do të bëhemi me djalë! Bebi Kindl vjen së shpejti! Mars 2021!” -shkruan ajo, duke thënë se për herë të parë do të bëhet nënë e një djali.

Më 29 qershor 2018, Afërdita Dreshaj dhe hokeisti Jakub Kindl kurorëzuan dashurinë e tyre në Miami, SHBA.

I mori 1 milion franga, Loredana dëmshpërblen Petrën

Sipas një letre të dorëzuar në zyrën e prokurorit në Luzern (via 20 Minutes), Loredana ka shfaqur pendim duke pranuar sjelljen e gabuar ndaj palës së dëmtuar, në këtë rast zonja zvicerane e njohur me emrin Petra.

Zyra e prokurorit ka mbyllur çështjen kundër reperes, me kërkesë të palëve. Sipas 20Minutes, Thomas Fingerhuth, avokati i Loredanës, tha: “Ne jemi të kënaqur që qemë në gjendje të merreshim me procedurat në një mënyrë që të dyja palët të ishin të kanaqura. Gjëja më e rëndësishme është që Loredana dhe znj.Petra qenë në gjendje të flisnin me njëra-tjetrën dhe tani kanë marrëdhënie të mirë.”

Palët kërkuan që çështja të mos vazhdonte më tej dhe Loredana ka dëmshpërblyer znj.Petra me 400,000 franga zvicerane, ndërkohë që në pranverën e vitit 2019, i ka shlyer një pjesë të shumës të marrë me mashtrime dhe kërcënime. 20Minuten thekson se Loredana i kërkoi falje palës së dëmtuar për veprimet e saj dhe mori përgjegjësinë e plotë për veprimet e paligjshme.

Loredana u arrestua mbrëmjen e 7 majit pas akuzave për mashtrim, kërcënim dhe zhvatje në Zvicër, ndërsa më pas u la e lirë. Të tjera akuza u ngritën për reperen, fillimisht nga një person që pretendoi se ishte ish-shoqja dhe më pas nga avokati, emri i të cilit mendohet se u keqpërdor nga Loredana. Për të sqaruar situatën, reperja dha një konferencë për mediat në prani të avokatëve të saj. Në fund të shtatorit, Lori njoftoi se ka bërë paqe me zonjën Petra.

Adrian Gaxha gati për fejesë, kush është vajza që i ka marrë zemrën

Këngëtari Adrian Gaxha prej kohësh nuk është më aktiv në muzikë, pasi mesa duket, i është përkushtuar jetës personale.

Mësohet se ai është në një lidhje me një bukuroshe nga Kosova, e cila quhet Sideorela Dauti. Çifti janë prej kohësh bashkë dhe do t’i thonin po njëri-tjetrit më herët, por pandemia u prishi planet.

Por duket se fejesa do të ndodhë së shpejti. Që në fillim të lidhjes së tyre, Adriani i kishte bërë gjërat serioze, pasi Sidorela ishte prezantuar me prindërit e tij. Adriani është marrë edhe me biznes përveç muzikës dhe aktualisht është fokusuar tek lokali i tij në Shkup.

‘The Economist’ ngre në qiell artistët shqiptar: Po pushtojnë botën.

Yjet e muzikës pop me rrënjë shqiptare po pushtojnë botën.

Shqiptarët etnikë më të njohur ishin Nënë Tereza (një murgeshë që kujdesej për jetimët dhe lebrozët në Indi) dhe Enver Hoxha (një despot komunist vrasës). Tani shenjtores dhe mëkatarit duhet t’i shtohen edhe këngëtarët.

Ata janë kudo. Dua Lipa ka 55 milion dëgjues në muaj në Spotify, një platformë muzikore. Bebe Rexha ka 24 milion. Rita Ora ka patur pesë këngë në krye të listave britanike dhe ka qenë pjesë e jurisë së “X Factor”. Era Istrefi këndoi në Kupën Botërore të futbollit në vitin 2018. Njomza Vitia, një kantautore dhe Labinot Gashi, një reper, kanë ndjekje globale.

Kënga “Sëeet but Psycho” e Ava Max konsiderohet botërisht më argëtuese sesa oferta letrare e Hoxhës, “Albania Challenges Hrushchev Revisionism” (Shqipëria sfidon revizionizmin e Hrushovit).

Të gjithë këta megastarë të trashëgimisë shqiptare, përveç Era Istrefit u rritën në diasporë.

Dua Lipa, Bebe Rexha, Njomza Vitia kanë lindur respektivisht në Londër, Milëaukee, Brooklyn dhe afër Stuttgart. Vetëm Ava Max ka rrënjë në vetë Shqipërinë. Pjesa tjetër janë shqiptare të Kosovës, përveç Bebe Rexhës, familja e së cilës vjen nga Maqedonia e Veriut.

Gjatë historisë, thotë Dukagjin Lipa, babai i Duas, shqiptarët janë dërrmuar, por suksesi i kësaj gjenerate muzikantësh tregon se “duke patur rastin, ne shkëlqejmë”. Yjet e diasporës shpesh “performojnë” në shtëpi, duke u mbështjellë me flamuj shqiptarë.

Besa Luci, redaktore e revistës Kosovo 2.0, thotë se ata qartazi ndiejnë nevojë për të përfaqësuar kombin dhe në këmbim të kësaj, të marrin dashuri.

“Zemra ime rrjedh gjak shqiptar”, tha Bebe Rexha në një vizitë në Shqipëri.

Në korrik, Dua Lipa krijoi polemika, me shpërndarjen e një harte që tregonte Shqipërinë e Madhe. Ajo më vonë tha se postimi i saj ishte keqkuptuar.

Prindërit e yjeve që u rritën jashtë vendit, u larguan nga Ballkani në fillimet e trazuara të viteve 1990.

Sidoqoftë, familje si ajo e Rita Orës apo Duas, ishin pjesë e elitës së Kosovës. Të dyja vajzat ndoqën një shkollë të lartë të artit performues në Londër.

Yjet e muzikës pop, së bashku me një tufë futbollistësh shqiptarë në skuadrat kryesore në të gjithë Evropën, luajnë një “rol tepër të rëndësishëm” për të ndihmuar në ndryshimin e imazhit të shqiptarëve nga një konflikt, thotë Petrit Selimi, një ish-ministër i jashtëm i Kosovës.

Në vitin 2016, Rita Ora performoi në Romë për të festuar shenjtërimin e Nënë Terezës.

Themeluesi i markës luksoze ‘Kenzo’ humb jetën nga Covid 19

Themeluesi japonez i markës së modës, Kenzo, ka humbur jetën nga koronavirusi, sipas një zëdhënësi të firmës, të cituar nga media franceze. Kenzo Takada vdiq në Spitalin Amerikan në Paris në moshën 81 vjeç, thuhet në deklaratën e tij.

I njohur për printimet e tij shumëngjyrëshe grafike dhe me lule, ai ishte projektuesi i parë japonez që mori famë në skenën e modës në Paris. Takada u shpërngul në Francë në vitet 1960 dhe pjesën tjetër të karrierës së tij e kaloi atje.

Me “gati 8,000 modele” të tij, projektuesi japonez “nuk ndaloi së festuari modën dhe artin e të jetuarit”, tha zëdhënësi i tij.

Lindur në vitin 1939 afër Osakës, Kenzo Takada mbërriti në Francë në vitin 1965 me anije dhe u vendos në Paris. Ai themeloi markën e njohur ndërkombëtarisht me emrin e tij të parë në vitet 1970.

Takada, i shiti markën e tij të veshjeve konglomeratit luksoz LVMH, në vitin 1993 dhe u tërhoq nga moda gjashtë vjet më vonë.

Maska me gurë e Lana Del Rey-t acaron fansat e këngëtares

Në një kohë pandemie, Lana Del Rey duket se zgjodhi një moment të papërshtatshëm për t’u dukur cool. Në një video në Instagram, Lana prezantoi librin e saj me poezi, “Violet Bent Backëards Over the Grass”, ku mbante një maskë të çuditshme.

Siç mund ta shihni, këngëtarja shfaqet me një maskë-rrjet, e cila nuk ka asnjë efekt në luftën për të parandaluar koronavirusin.

Fill pas kësaj, njerëzit kritikuan zgjedhjen e Lana-s, ndërsa disa të tjerë nisën të bënin meme me albumin e dytë të saj, “Born to Die” (të lindur për të vdekur).

Lana nuk i është përgjigjur ende kritikave, por sipas The Independent, motra e saj, Caroline Grant, u shpreh se “këngëtarja kishte rezultuar negative” përpara videos.

Një teori tjetër në internet thotë se rrjeta ka një shtresë të tejdukshme, megjithëse ka pak të ngjarë të jetë vërtet kështu. Më shumë kuptim ka teoria se e gjitha ishte marketing për librin me poezi. Sidoqoftë, kaq të vështirë e kanë njerëzit të mbajnë një maskë që parandalon vërtet virusin?!

Princi dhe Princesha e Shqipërisë, prindër për herë të parë

Elia Zaharia dhe Princ Leka së shpejti do të bëhen prindër. Nëpërmjet disa fotove të siguruara nga “Panorama Plus”, çifti janë fotografuar rrugëve të kryeqytetit, ndërsa Elia shfaqet e veshur me një fustan të lirshëm.


Vëmendje tërheq barku i rrumbullakosur, duke mos lënë më vend për dyshime. Në një intervistë të mëhershme për “Panorama Plus”, Elia u shpreh se nuk kishte preferencë për gjininë: “Kur Zoti ta ketë shkruar, do të jemi të lumtur sidoqoftë! Rëndësi ka të na bekojë me fëmijë të shëndetshëm!” Bebushi po vjen 4 vite pas martesës së çiftit. Sa për shtatzëninë, nuk është zbuluar asnjë detaj i mëtejshëm, megjithatë Elia duket të jetë në tre mujorin e dytë të pritjes së ëmbël.

 

 

 

Vetë Zaharia nuk ka reaguar ende lidhur me lajmin. Me rëndësi është që familjes Zogu po i shtohet një anëtar i ri.

Djali nga Shkupi i mori zemrën, fituesja e The Voice nënë për herë të parë

Fituesja e edicionit të parë të “The Voice of Albania”, Rina Bilurdaku, është bërë nënë për herë të parë. Këngëtarja nga Prizreni, që nga viti 2012 u angazhua në projekte të ndryshme muzikore, ndërsa tani duket se ka ardhur koha t’i përkushtohet më shumë jetës personale.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Rina. Prej vitesh, ajo po shijon historinë e dashurisë me një djal nga Shkupi, Bekir Sejfula. Rina ishte vetëm 18 vjeç kur u shpall fituese e “The Voice of Albania”. Në vitin 2016, këngëtarja konfirmoi se ishte fejuar me djalin që i ka rrëmbyer zemrën. Tashmë, çifti janë bërë prindër për herë të parë. Me siguri, nuk do të vonojë shumë që Rina t’i rikthehet muzikës pas disa muajsh

 

Ismail Kadare nderohet me ‘Nobelin’ amerikan

Shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare, tashmë do të ketë në vlerësimet e krijimtarisë së tij edhe një çmim ndërkombëtar. Çmimi i Neustadt i Letërsisë konsiderohet si një ndër më të rëndësishmit në botë dhe krahasohet shpesh me atë Nobel për Letërsinë. Festivali zhvillohet çdo 2 vjet në SHBA, prandaj dhe cilësohet si “Nobeli Amerikan” . Ka qenë Ambasada e SHBA në Shqipëri ajo që ka dhënë lajmin e bukur:

“Kemi kënaqësinë të njoftojmë se shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë të këtij viti. Si një nga ngjarjet më të mëdha të letërsisë botërore, Festivali Neustadt i Letërsisë është një festim i librave dhe kulturës ndërkombëtare, sponsorizuar nga Ëorld Literature Today dhe organizuar nga Universiteti i Oklahomës. Këtë vit, ngjarja do të zhvillohet virtualisht dhe do të jetë pa pagesë për të gjitha ata që regjistrohen. Ju ftojmë të bashkoheni me ne dhe të shohim me krenari poetin dhe novelistin më të njohur të Shqipërisë teksa nderohet për arritjet e tij.”

Shumë vipa në vilën luksoze, çfarë ndodhi në festën e Ledrit dhe Sarës

Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë çifti më i përfolur i showbiz-it kohët e fundit, jo vetëm për lidhjen e tyre aq shumë të diskutuar, por edhe për faktin që shumë shpejt do të bëhen prindër. Këngëtari më i adhuruar nga vajzat nuk është më single dhe për më tepër do të marrë një status tjetër së shpejti – atë të babait. Dhe ne mezi presim ta shohim Ledrin në këtë rol!

Ndërsa Sarën e kemi parë çdo ditë përmes postimeve në Instagram, si ndryshon vazhdimisht dhe si merr hijen e nënës çdo ditë e më shumë. Si çdo vajzë në pritje të ëmbël dhe Sara ka zgjedhur ta festojë këtë ngjarje të madhe në jetën e saj përmes një baby showeri ku ka mbledhur të gjitha mikeshat e saj të ngushta.

Në një festë babyshower, Sara ka realizuar dëshirën e çdo nëne të re, që do të përjetësohet në disa foto që e bija do të mund t’i shohë me shumë dëshirë kur të rritet paksa.

Festa ishte e mbushur me gjelbërim, luledele, limona dhe shumë bardhësi. Dekori mbizotërohej nga ngjyrat neutrale – e bardhë, bezhë dhe detaje të ngjyrës rozë.


Tavolina e drurit, ndenjëset e kashtës, sotopjatat e bardha të personalizuara, serviset gold, jastëkët dhe çadrat e bardha me thekë bezhë, limonat dhe lulet e bardha astera, trëndafila e luledele i jepnin një aromë të freskët vjeshte baby shoëerit të organizuar rreth e qark pishinës, në oborrin e vilës së Sarës dhe Ledrit.

Festa mblodhi bashkë të gjitha mikeshat si Dhurata Dora, Kida Ariana Fejzullahu të nënës së ardhshme, e cila dukej më e ëmbël se kurrë e veshur me një fustan të bardhë që i nxirrte në pah barkun e rrumbullakosur, duke u lëkundur në këndin e fotove që kësaj radhe ishte konceptuar si një lisharëse druri.

Nuk ka dyshim nuri i mëmësisë e ka zbukuruar edhe më shumë Sarën, që dukej e lumtur teksa shijonte këtë moment special të pritjes së ëmbël, përkrah Ledrit që tanimë mezi pret të mbajë të bijën në duar.

Publikoi foto pa make up, Beatrix Ramosaj merr dashuri nga fansat

Ndryshe nga postimet e mëparshme, këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj ka zgjedhur të ndajë së fundmi nje foto të saj pa ‘makeup’.

Këngëtarja është shfaqur mjaft e freskët pa pasur nevojën e asnjë filtri dhe kaq ka mjaftuar që ndjekësit të lënë një sërë komentesh duke e komplimentuar.

Kjo nuk është hera e parë që Ramosaj shfaqet pa asnjë pikë grimi në fytyrën e saj, duke tërhequr jo pak vëmendjen e ndjekësve të saj. Kujtojmë se gjatë kësaj kohe Beatrix ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale duke ndarë momente të ndryshme nga përditshmëria e saj, kohën e së cilës e ka ndarë më së shumti me kushurirën e saj, Anxhelina.

Këngëtari shqiptar rrezikoi jetën nga sulmi i strucit

Rubrika e re e programit të së diellës, ‘N’fermë’ me Ervin Kurtin ka bërë bashkë personazhet e njohur si Liljana Kondakçi, Klodi Shala, Devis Xherahu dhe Eva Murati në një ditë në fshat për të bërë atje të gjitha punët e nevojshme.

Teksa kanë ndarë detyrat e ndryshme, momenti që ka marrë vëmendjen e të gjithëve ka qenë ai kur struci ka sulmuar këngëtarin e njohur, Devis Xherahu. Teksa Devisi është përpjekur t’i shpëtojë, Evën e ka mbërthyer paniku dhe ka nisur të bërtasë.

Ndërsa Klodi Shala ka treguar gjatë bisedës me Ervinin se është shpallur si kandidate për deputete. Pas orëve të gjatë në fshat, personazhet kanë mundur të finalizojnë çdo punë të tyre dhe në fund të episodit të ftuarit kanë mundur të shijojnë drekën me të gjitha produktet e fshatit.

Biznesmeni që u arrestua bashkë me Fjollën, lirohet nga burgu

Fisnik Syla, biznesmeni që u arrestua me Fjolla Morinën dhe shoferi i këngëtares, Fitim Muji janë lënë të lirë dy javë pasi u arrestuan.

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg, megjithatë Gjykata ka vlerësuar se nuk ka prova të mjaftueshme për fajësinë e Sylës, ndërsa në armën e sekuestruar nuk ka gjurmë.

“Jemi vetëm shoqëruesit e Fjollës. Nuk e dinim që ajo kishte këto pistoleta në çantën e dorës dhe në makinën e saj. Ajo kishte për të shkuar në Tiranë për muzikë dhe po e shoqëronim”, u shprehën Muji dhe Syla, të dy 29 vjeç.

Fisnik Syla është djali i biznesmenit të njohur kosovar, Agim Syla. U përfol se ai dhe Fjolla janë në një lidhje sentimentale, mirëpo këngëtarja i mohoi këto fjalë e revoltuar, duke thënë se ai është një njeri familjar. Kujtojmë se Fjolla është akoma në arrest në shtëpie, në Kukës.

 

Momenti prekës, nëna e Chrissy Teigen i jep lamtumirën nipit të ndjerë

Dy ditë më parë nëpërmjet një postimi në rrjete sociale modelja Chrissy Teigen dha lajmin e trishtë që bebi që kishte në bark nuk mundi të mbijetonte.

Nëna e saj Vilailuck Teigen ka postuar pak orë më parë video dhe foto gjatë momentit kur i dha lamtumirën nipit i cili jetoi vetëm pak orë.

“Më dhemb zemra. Të dua shumë bebi Jack”; shkruan gjyshja e bebit të ndjerë përbri fotove dhe videove.

Jack do të ishte fëmija i tretë për Chrissy Teigen dhe John legend por fatkeqësisht për shkak të komplikacioneve gjatë shtatzënisë.

Shau e ofendoi Tunën, Gold Ag kërkon falje: Nuk doja ta ofendoja

Gold AG ishte i ftuar në një program primetime, ku ndër të tjera u pyet edhe për një konflikt të tij me Tunën.

“Arsyeja e këtij sherri nuk është sherr, por është një realitet që unë s’kam pasur qejf që një femër si ajo të prezantojë degjenerim te femrat shqiptare, te motrat tona,” tha ai në “Shiko kush luan” dhe më pas deklatara u pasua nga duatrokitje.

Elisa Spiropali, e vetmja që reagoi, me të drejtë propozoi qe deklatata të pritej sepse denigronte një grua që nuk ishte në studio. Më pas, ndërhyri Luana duke thënë kërkuar “një përgjigje më delikate”.

“Vallahi edhe të ishte këtu, këtë përgjigje do t’i kisha thënë. Nuk e dua sepse ka kënduar serbisht e para. Degjenerim është zogu. Unë kam qejf që vajza ime të mos shohë nesër zogun e saj. Unë nuk jam ai që duhet t’i drejtojë femrat çfarë të nxjerrim dhe çfarë jo, por përderisa ajo ka kënduar serbisht dhe vjen në Kosovë dhe tregon zogun, te unë jo.”

Në përpjekje për të rregulluar deklaratën, Gold Ag reagoi në Instagram, duke thënë:

“Vëllezër e motra, i pashë disa komente që pse e ke fyer Tunën në intervistë te Luana Vjollca. Në asnjë gjysmë fjale s’e kam fyer e as nuk do ta fyej asnjëherë më se tani ajo është nënë. Kur më pyetën për arsyen, thjesht tregova që s’kam pasur qejf që ajo lloj kënge të prezantohet para motrave e nënave tona.”

Në këngën “Shqiptar”, Gold AG thotë “thy se zog paska ktu veq ajo Tuna e k***/Fjalt e mia për fe veshin po ja prishin/Hajt ndrroje kanalin e ta q**** 21-shin”. Siç duket, ai i referohet këngës së Tunës dhe Cozman, “Fenix”, dhe deklaratës së saj në Facebook, ironim për Gold AG, ku shkruhej “A e dini që ka do ‘Muslim for life’ krejt tatuaja!”. Gold AG ka deklaruar se është besimtar musliman.

Kjo foto e Kylie Jenner rriti për 1500% votuesit në Amerikë

Kylie Jenner po përdor fotot e saj me bikini për t’i bërë fansat të regjistrohen për të votuar dhe me sa duket po funksionon.

Kylie ndau një link të Vote.org në Instagramin e saj, duke i drejtuar fansat drejt linkut dhe bashkëngjitur vendosi foto të saj me rroba banje.

“A jeni regjistruar për të votuar? Klikoni në linkun në bio time… Le të bëjmë një plan për të votuar së bashku”, -shkroi Jenner në fillim të kësaj jave.

Mjeti online i regjistrimit dhe verifikimit të votuesve vuri re një rritje masive të përdoruesve pasi Jenner e publikoi linkun në faqen e saj. Rritja ishte 1,500% një ditë pasi Jenner bëri postimin.

“Pas postimit të Kylie Jenner në Instagram, rritja e bashkëveprimeve me mjetin e verifikimit të regjistrimit të Vote.org flet për një energji midis të rinjve amerikanë që duan të sigurohen që zëri i tyre të dëgjohet në këto zgjedhje. Duke e bërë votimin më të lehtë dhe nga ana tjetër, duke marrë më shumë njerëz për të votuar, ne krijojmë një demokraci më të fortë, më përfaqësuese”, -tha CEO i Vote.org Andrea Hailey në një deklaratë për mediat.

Të shumtë janë personazhet e famshëm që janë kundër Trump. Edhe Kardashians kanë folur kundër tij, përveç Caitlyn Jenner dhe Kanye West, që kanë treguar hapur mbështetjen e tyre ndaj presidentit aktual.

Kris Jenner paditet nga truproja për ngacmim seksual

Kris Jenner ka mohuar akuzat për ngacmime seksuale dhe për ekspozim të trupit saj, pasi ishte paditur nga ish-truproja.

Kryefamiljarja e Kardashians pretendohet se ka kryer ndaj punonjësit të sigurisë provokime seksuale, të cilat u konsideruan prej tij ‘të padëshiruara dhe të pamirëpritura’. Ai ka shprehur se këto veprime kanë ndodhur gjatë kohës kur punonte për sigurinë e saj, një pretendim ky që është konsideruar si “qesharak” nga avokati i Jenner.
Jenner, 64 vjeç, u akuzua për veprime si; masazhimi i qafës, shpatullave dhe mbështetje të dorës në ijet e tij, në pocesin gjyqësor, në Los Angeles.

Gjithashtu, ish-truproja, emri i të cilit nuk është publikuar, pretendon se ylli i “Keeping Up With Kardashians” ekspozonte para tij pjesë të trupit në mënyrë në të pahijshme.

Avokati i Jenner, Marty Singer, lëshoi një deklaratë në faqen TMZ, duke mohuar me forcë akuzat. Singer, është një avokat i Hollywood-it, i njohur për mbrojtjen e të pasurve dhe të famshmëve. Në deklaratën e tij ai u shpreh se klientja e tij kishte shumë pak ndërveprim me këtë punonjës, pasi ai punonte jashtë shtëpisë dhe nuk hyri kurrë në shtëpinë e Kris Jenner.

Gruaja e Justin Bieber, Hailey del pa vetlla në publik

Hailey Bieber u fotografua së fundmi rrugëve të Milanos me një pardesy lëkure, pantallona të zeza, sandale me takë, syze dhe një maskë fytyre; një pamje e freskët italiane, por sytë na mbetën diku tjetër: Vetullat.

Nuk është hera e parë që Hailey zbardh vetullat – pasi e ka përdorur këtë teknikë edhe në vitin 2016 për sfilatën e Matty Bovan në Londër por këtë herë pamja është krejtësisht ndryshe.

Zbardhja e vetullave nuk është një teknikë që sugjerohet ta bësh çdo muaj dhe vështirë të kuptojmë se çfarë e ka shtyrë modelen t’i nënshtrohet këtij procesi, aq më tepër duke marrë parasysh sa kohë i është dashur që t’i “rehabilitojë” ato.

Në një intervistë për Elle në shtator, ajo tha: “Kur isha adoleshente, i shkulja vërtet keq vetullat. Kam kaluar një fazë ku mendoja se vetulla duhet të jetë e hollë. Më pas, i lashë të rriteshin dhe të mos kishin një formë. I lyeja me vaj ricini dhe mendoj se ndihmoi që të rriteshin. E përdorja çdo natë.”

Camila Cabello reagon publikisht, nuk ka ndarje me Shawn Mendes harrojeni

Herën e fundit që dëgjuam për Camila Cabello dhe Shaën Mendes, ishin shumë të dashuruar me njëri tjetrin. Karantinën e kaluan bashkë, rrugëve shfaqeshin gjithmonë në krahët e njeri tjetrit, por pavarësisht kësaj nuk i shpëtuan zërave që thonë se së fundmi dyshja është ndarë!

Fansat, nisën ta besonin një lajm të tillë, aq sa Camila u detyrua ta mohojë publikisht përmes një postimi në Instagram. Në promovimin e albumit të ri të Shawn, Camila shkuan:

“Bota mund të përdor pak magji, pak bukuri dhe mrekulli veçanërisht në këtë kohë. Ai e ka bërë këtë album me copëza të shpirtit të tij dhe me qëllimet më të pastra. Dashuria ime, jam shumë krenare për njeriun që ti je dhe shumë e emocionuar për njerëzit që do të shohin dhe dëgjojnë zemrën tënde.”- shkruan Cabello, prandaj harrojeni.

Nuk ka asnjë ndarje në horizont për aq kohë sa ajo e quan “dashuria ime”.

Që kur dyshja publikoi këngën “Senorita”, të gjthë filluan të aludonin mos ishin vërtet të lidhur. Në filim të korrikut të 2019-ës, Shaën i mohoi thashethemet, por provat e mëtejshme tregonin të kundërtën.

Nicki Minaj bëhet nënë për herë të parë !

Nicki Minaj është bërë nënë për herë të parë! Reperja dhe bashkëshorti i saj, Kenneth Petty kanë sjellë në jetë fëmijën e parë, afërsisht 3 muaj pasi bëri publik lajmin e shtatzënisë.

Vetë Nicki nuk e ka bërë ende publik lajmin në rrjete sociale, por burime për People thonë se bebushi ka lindur në 30 shtator në Los Angeles.

Në fotot e zgjedhura për të konfirmuar shtatzëninë, 37-vjeçarja shkroi: “Dashuri, martesë, bebe. E mbushur me emocione dhe mirënjohje!”

 

Ndoqi lojën e burrit me kapuç, fëmija 11 vjeçar hidhet nga ballkoni

Një fëmijë 11-vjeçar në Napoli ka rënë pre e lojës Jonathan Galindo. Emri i këtij personazhi u bë i njohur, pasi një sfidë e re si Balena Blu, u bë virale në mediat sociale. Kjo lojë nxit të rinj të pafajshëm për të kryer vetëvrasje.

Jonathan Galindo është një lojë që shfaqet në internet si një njeri me kapuç të zi, i ngjashëm me personazhin Goofy të Disney-t. Ky personazh u dërgon fëmijëve kërkesa për miqësi në çdo kanal të mundshëm social, nga Facebook, në Instagram, Tik Tok apo Tëitter. Preja e saj janë fëmijë ose adoleshentë, të cilëve u kërkon të bëhen pjesë e sfidave vdekjeprurëse.

Pikërisht kjo lojë e shtyu fëmijën nga Napoli të hidhej nga ballkoni. Sipas mediave italiane, fëmija nuk kishte ndonjë problem të veçantë, ai ishte i shëndetshëm dhe i lumtur, merrej me sport dhe ishte i integruar në mënyrë perfekte në shoqëri.

Para se të hidhej, fëmija la një letër për prindërit e tij, duke shkruar:

“Mami, babi ju dua shumë, por duhet të ndjek burrin me kapuç.”

Sëmundja po ecën shpejt, aktorja amerikane thotë se i mbetet pak kohë jetë

Duket se nuk ka paqe për aktoren e famshme Shannen Doherty. Aktorja amerikane, e njohur për rolin e Brenda-s në serialin “Beverly Hills” është sërish e sëmurë. 49-vjeçarja, prej disa muajsh po vuan fazën e katërt të kancerit. Siç shpjegon ajo në një intervistë të fundit për Elle, sëmundja po ecën me ritme të përshpejtuara, pavarësisht kujdesit intensiv. Situata e ndërlikuar e shëndetit e shtyu 49-vjeçaren të merrte një vendim të rëndësishëm: të regjistronte video mesazhe për të dashurit e saj që ata të kujtonin çdo fazë të fundit të jetës së saj.

Doherty-t iu shfaq tumori në vitin 2015, por u kurua me sukses në 2017-ën, pas një 2-vjeçari intensiv kurimi. Në 2019-ën sëmundja iu rishfaq (por u bë publike vetëm një vit më vonë).

Gjatë intervistës për Elle, Doherty zbuloi se pasi sëmundja iu shfaq sërish, nisi të vlerësonte më shumë gjërat në jetë.  Ylli i “Beverly Hills” zbuloi në fillim të këtij viti se kanceri i gjirit i ishte rikthyer dhe përhapur edhe më shumë.

“Po përpiqem të vlerësoj të gjitha çastet e vogla që shumica e njerëzve nuk i shohin dhe nuk i marrin si të mirëqena. Gjërat e vogla janë bërë me vlerë për mua. Kemi një pus të pafund brenda vetes. Vazhdojmë gërmimin aty për të gjetur forcën për të përballuar fatkeqësitë. Kështu, ne mund të shohim të gjithë bukurinë”.

Aktorja ka pranuar se kanceri është në fazën e katërt dhe nuk i ka mbetur shumë për të jetuar. Por ka planifikuar të shkruajë letra dhe të lërë videomesazhe për miqtë dhe familjen që të mund t’i dëgjojnë dhe t’i lexojnë pas vdekjes së saj.

“E vërteta është që ndihem si një qenie njerëzore e shëndetshme dhe e fortë. Është e vështirë të ndalosh ekzistencën tënde kur ndihesh sikur mund të jetosh akoma edhe 10 ose 15 vjet”,- tha Shannen Doherty për Elle.

“Ka gjëra që duhet t’ia them mamasë. Dua që bashkëshorti im të dijë se çfarë do të thotë ai për mua. Por sa herë që vjen koha për ta bërë këtë, ndihet sikur erdhi fundi, sikur po shkëputeni dhe unë s’po shkëputem. Ndihem sikur jam një qenie njerëzore shumë, shumë e shëndetshme”,- u shpreh aktorja.

Martohet mbesa e themeluesit të Lamborghini, pamje nga dasma luksoze

Mbesa e themeluesit të kompanisë gjigande automobilistike Ferruçio Lamborghini i ka dhënë fund beqarisë këtë të mërkurë.

Familja e famshme Hollandeze mblodhi miq e të afërm në një ceremoni private ku mbizotëronte luksi, teksa 26 vjeçarja Elettra dhe Dj i njohur Afrojack shmëbyen betimet për dashuri të përjetshme ne vilen Ballbiano në Liqenin e Como-s.

Reperi nga Tetova i jep fund beqarisë, martohet në Belgjikë

Reperi shqiptar, S4MM, i ka dhënë fund beqarisë. Ai është martuar me partneren e tij të quajtur Filis, në një ceremoni në Belgjikë. Një faqe në ‘Instagram’ ka publikuar video nga martesa e tyre ku ata shfaqen të kapur për dore, teksa pas ceremonisë të gjithë kanë brohoritur.

Edhe vetë reperi ka publikuar një foto pas ceremonisë, ku duket krah partneres së tij. Kujtojmë se në gusht të vitit të kaluar, në rrjet qarkulluan foto teksa reperi po fejohej me vajzën bukuroshe. Prej atij momenti, S4MM duket se ka kaluar momente mjat speciale në jetën private dhe sot ka vendosur t’i japë fund beqarisë.

 

Mario qan para koleksionit të ri, feston ditëlindjen me suksese

Artisti i njohur i make up-it, Mario Dedivanovc feston ditëlindjen. Për artistin me origjinë shqiptare nuk ka patur mënyrë më të mirë për ta festuar këtë ditë se sa me lanciminn e linjës së tij në dyqanet e “Sephora”, aty ku nisi karriera e tij 20 vite më parë.

Ai ka publikuar disa foto, në njërën prej të cilave shihet duke qarë krah nënës së tij. “Ditëlindja më e mirë. Ekzaktësisht 20 vite më parë u futa për herë të parë tek Sephora me nënën time për të aplikuar për punë”, shkruan Mario. Me sa duket Mario është emocionuar shumë, pasi e ka shprehur edhe më parë se kjo është një ëndërr e bërë realitet për të.

Melodia më e bukur, kompozitori shqiptar bëhet baba për herë të parë

Kledi Bahiti dhe partnerja Pejana Elezi janë bërë prindër për herë të parë, teksa pak minuta më parë kanë mirëpritur në jetën e tyre djalin emrin e të cilin ende nuk e kanë bërë publik.

Lajmin e ëmbël e ka ndarë me ndjekësit në rrjetin social Instagram vetë kompozitori Bahiti, ku bashkangjitur fotos ku duket dora e bebushit të porsalindur babi i ri shkruan:

“Melodia më e bukur e jetës”

Nisur edhe nga përshkrimi që Kledi i ka bërë të qarës së parë të djalit të çiftit përpos dhjetëra e qindra melodive që ai ka krijuar, me siguri asnjë prej tingujve nuk krahasohet me ndjesinë që i ka falur melodia e zërit të djalit.

Kledi dhe partnerja e tij, gazetarja e sportit Pejana Elezi vetëm pak muaj më parë pranuan se janë në një lidhje, ndërsa sot çifti mban në duar frutin e dashurisë së tyre.

Kylie Jenner çon vajzën në shkollë me çantë 12 mijë dollarëshe

Kylie Jenner publikoi në llogarinë zyrtare të Keep going with Kardashians, në InstaStory, fotot e bukuroshes së vogël, e cila dukej aq shik dhe e lumtur me çantën e shpinës “Hermes” ( 12 mije dollare), teksa nisej për filluar vitin e ri shkollor.

Mamaja krenare postoi gjithashtu një video të bijës 2 vjeç e gjysëm, tek linte e lumtur shtëpinë, me aksesorët ultra luks, për të shkuar në kopësht.

“Dita e parë e kopshtit!” “Dita e parë e kopshtit” dëgjohet teksa i thërret mamasë, e lumtur Stormi. Nga videoja, ndërkohë në sfond dëgjohet dhe e qeshura e Travis Scotti-it, babait të Stormit të vogël.

Donald Trump dhe Melanie infektohet me virusin korona nga asistentja bukuroshe

Presidenti Donald Trump është infektuar me koronavirus. Ashtu sikurse bashkëshorti, edhe Melania Trump është prekur nga Covid-19.

Lajmi vjen fill pas ditës së djeshme, kur këshilltari i Presidentit, Hope Hicks, rezultoi pozitiv. “Do ta nisim menjëherë karantinën dhe proçesin e shërimit. Do ta kalojmë sëbashku këtë!”, ka shkruar Trump në Twitter. Një status ka ardhur edhe nga Melania, e cila ka theksuar se ajo dhe Presidenti ndihen mirë. “Ndihemi mirë dhe unë kam shtyrë çdo aktivitet për më vonë. Ju lutem, sigurohuni që po qendroni të sigurt dhe do ta kalojmë të gjithë sëbashku këtë”, ka shtuar Melania.

Mjeku që po ndjek çiftin presidencial u shpreh se familja do ta kalojë në Shtëpinë e Bardhë karantinën. Trump dhe Melania u testuan menjëherë pas rezultateve pozitive të Hicks.

Xhensila Myrtezai tregon vuajtjet e nënës, e divorcuar na rriti mua dhe motrën

Xhensila Myrtezaj ka qenë e ftuar në emisionin “NIN” të Alaudin Hamitit. Këngëtarja e ka pranuar ftesën, pas një periudhe të gjatë hatërmbetjeje me moderatorin.

Lidhur me këtë, Xhensila ka shpjeguar se nuk është shumë gjakftohtë, ndaj dhe shpesh pret momentin që të kalojë inati. “Nuk jam kurrë hakmarrëse, por do e lë inatin tim të zbehet”, është shprehur Myrtezaj. Këngëtarja ka folur si rrallë herë për fëmijërinë, faktin që ajo dhe motra janë rritur vetëm nga e ëma, për shkak të divorcit të prindërve. Ajo ka theksuar se paragjykimet kanë qenë të shumta dhe se e vetmja ‘dritare e hapur’ për të ka qenë muzika.

 

 

“Kam qenë shumë fëmijë i ndrojtur, e vetmja dritare që ka qenë hapur për mua ka qenë muzika. Paragjykimi ka qenë e vazhdon. A do mundja unë të bëja atë që nëna ime ka bërë? Ime më ka luftuar shumë për mua për motrën time, u përpoq me mish e shpirt që të shkollohemi për të qenë në rrugën e drejtë. Mami gjithmonë ka qenë nënë konservatore. Unë mendoj që këto nëna dhe këto raste u duhen dhënë ndihmë edhe nga shteti edhe nga ne si komunitet. Ato janë heroina të vërteta”, është shprehur Xhensila.

Modelja shqiptare thotë se e dinte se Gabriel Garko ishte gay

Një prej lajmeve që ishte  kudo në mediat rozë dhe jo vetëm javën e shkuar ishte deklarata e Gabriel Garkos, i cili pranoi se ishte gay Sigurisht që ky fakt “zhgënjeu” shumë fanse të tij, mes tyre edhe vajza e gra shqiptare, të cilat le të themi që e kishin ndjekur me shumë interes karrierën e tij prej fillimit.

Për aktorin italian ka folur edhe Xhensila Pere në intervistën e fundit në “Radion NRG“. Shkak për bisedën në lidhje me Garko-n u bë fotoja që ajo kishte postuar në Instagram-in e saj, ku shfaqej së bashku me aktorin dhe shprehej sigurisht e mërzitur nga lajmi i fundit, megjithatë ish-Missi tha se nuk ishte e surprizuar. Kjo pasi në eventin ku Garko kishte qenë prezent 5 vite më parë, ceremoninë e “Miss Albania 2015,” ku Pere edhe e takoi, tha se kuptohej që nuk ishte i interesuar për vajzat.

Xhensila rrëfen se atë mbrëmje ishin të shumta vajzat që donin ta takonin, madje shënuan emrin në një listë të gjatë për të qenë të pranishme  në darkën ku ai do të ishte pjesë, por ajo vetë nuk kishte pranuar të shkonte. Arsyeja? Sepse ishte shumë e zhgënjyer jo vetëm nga fakti që atij nuk i interesonin vajzat, por edhe pse nuk i kishte dhënë eventit dhe Shqipërisë rëndësinë e duhur. Pere tregon se ndër të tjera ai kishte ardhur me një veshje aspak të përshtatshme, me të cilën në jetën e tij të përditshme “nuk shkon as të blejë bukë”.

 

Bashkë në një dhomë, Mozzik feston ditëlindjen me Loredanën

Mozzik sot feston datëlindjen dhe urimi më i bukur i ka ardhur nga Hana. Edhe miq e kolegë e kanë uruar publikisht reperin, ndërsa nga fotot e ndara në rrjet mësohet se ky i fundit ndodhet në Gjermani.

Mozzik ka bërë një tjetër postim në Instagram (pas videos me Hanën), ku ka shkruar: “Happy G Day! Djali i datëlindjes.” Por, çfarë tërhoqi vëmendjen e fansave? Në foton e dytë, reflektohet në sfond imazhi i një vajze bjonde. Duke qenë se historia e reperit me Loredanën mori gjithë vëmendjen e mundshme, tashmë sytë janë kthyer pikërisht nga kjo e fundit. A është Mozzik duke e festuar 25-vjetorin me ish-partneren? Ndjekësit janë të bindur se po. Dyshja u fotografuan në një qendër tregëtare sëbashku në Gjermani, ndërsa përgjigja e reperit në “Shiko Kush LUAN” la vend për shumë komente.

Pyetur nëse kishte mundësi për një rikthim me Loredanën, Mozzik preferoi të mos përgjigjej. Pra, gjithçka është e mundur! Vallë të jetë kjo dhurata e 25-vjetorit të reperit? Mbetet të shohim në vijim

Shkalla e obezitetit në SHBA po bie, pasi shumë amerikanë po...

Shkalla e obezitetit tek të rriturit amerikanë ka nisur të bjerë për herë të parë pas më shumë se një dekade, dhe kjo duket...

Arsyet pse duhet të hani mjaltë para gjumit

NJIHUNI ME ALINËN, 6-VJEÇARJA MË E BUKUR NË BOTË

Një vogëlushe 6-vjeçare nga Rusia, e quajtur Alina Yakupova, është cilësuar si vajza më e bukur në botë.6-vjeçarja nga Moska e ka nisur modelimin...

‘A DO FLIJE NJË NATË ME ALBIN KURTIN?’, KËSHTU PËRGJIGJET KËNGËTARJA...

Mes të ftuarve në një emisionin ishin edhe Bledi Mane dhe Iva Aliko.Gjatë bisedës, nuk munguan ngacmimet e gazetarit për lidhjen e shumëpërfolur të...

Zonja e parë e Kosovës pozon me fustan të gjatë, siç...

Lumnije Thaçi, bashkëshortja e presidentit të Kosovës kohën e fundit dukshëm po i kushton më shumë rëndësi pamjes së saj.Së fundmi, ajo është paraqitur...

Ja si mund te dukeni bukur edhe pa make up

Çka duhet të përdorni për të pasur një fytyrë të bukur edhe pa makeup?Shumica e vajzave vendosin makeup për shkak që nuk ndihen mirë...

Nusja e Milot Rashicës sjell imazhet me të gjitha veshjet në...

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica po i jep fund beqarisë këtë muaj.E e fejuara Rashicës, Belkiz Kera, ditët e fundit ishte pjesë...